{"id":60677,"date":"2020-10-21T19:26:53","date_gmt":"2020-10-21T17:26:53","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60677"},"modified":"2020-10-21T19:26:53","modified_gmt":"2020-10-21T17:26:53","slug":"kush-eshte-luani-e-kush-gomari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/","title":{"rendered":"KUSH \u00cbSHT\u00cb &#8220;LUANI&#8221; E KUSH &#8220;GOMARI&#8221;?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Ryzhdi Baloku<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta nxit\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e njer\u00ebzve n\u00eb eliminimin e ca dukurive brengos\u00ebse, qofshin ato t\u00eb shkaktuara nga personat e r\u00ebndomt\u00eb, apo nga personalitetet e caktuara vendimmarr\u00ebse, madje edhe nga ata t\u00eb kastave politike shqiptare t\u00eb t\u00eb dy an\u00ebve t\u00eb Drinit, m\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb q\u00eb me tehun e kritik\u00ebs t\u00eb reagoj n\u00eb rrjetin social &#8220;facebook&#8221;, p\u00ebrmes ndonj\u00eb citati apo aforizmi, e ndonj\u00ebher\u00eb edhe me shkrime, t\u00eb cilat i kam publikuar n\u00ebp\u00ebr gazeta t\u00eb ndryshme elektronike.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast vendosa q\u00eb disa nga ato aforizma e shkrime t&#8217;i sistemoj, n\u00eb trajt\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhjes s\u00eb esenc\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe kam reaguar deri tash.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb q\u00ebllimin e k\u00ebtij shkrimi, do t&#8217;ia filloj me p\u00ebrshkrim t\u00eb nj\u00eb historie p\u00ebrjetimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shok imi poet, tashm\u00eb i ndjer\u00eb, i an\u00ebs s\u00eb Llapush\u00ebs, i cili k\u00ebshtu kishte d\u00ebshir\u00eb ta identifikonte trev\u00ebn nga vinte, shpeshher\u00eb m\u00eb thoshte: &#8220;Shoku im &#8230;, nuk e kemi mosh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb lexuar \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb&#8221;. E kishte fjal\u00ebn p\u00ebr shkrime e libra pa ndonj\u00eb vler\u00eb, t\u00eb cilat ishin publikuar e botuar koh\u00ebve t\u00eb fundit. N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr e vazhdonte: &#8220;S&#8217;e kemi mosh\u00ebn p\u00ebr ta humbur koh\u00ebn me \u00e7\u00ebshtje politike. A s&#8217;po e sheh se kush po merret sot me k\u00ebt\u00eb profesion?! Ata, q\u00eb pos abetares s&#8217;kan\u00eb lexuar lib\u00ebr tjet\u00ebr !<\/p>\n<p>Nga ajo koh\u00eb, i pata dh\u00ebn\u00eb detyr\u00eb vetes q\u00eb t&#8217;i shmangem politik\u00ebs dhe t\u00eb merrem vet\u00ebm me krijimtari letrare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;ia b\u00ebr\u00eb me dije opinionit neutralitetin tim partiak, para se t\u00eb fillonte fushata zgjedhore e pata b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebrmes &#8220;facebook-ut&#8221; me tekstin si vijon: &#8220;T\u00eb nderuar miq ! Meq\u00eb tashm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ka filluar procesi i zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare, ju b\u00ebj me dije se n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e k\u00ebsaj fushate zgjedhore, qoft\u00eb edhe n\u00eb form\u00eb t\u00eb t\u00ebrthor\u00ebt, andaj gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nuk do t&#8217;ju b\u00ebj komente p\u00ebrkrah\u00ebse, e as p\u00eblqime shkrimeve t\u00eb postuara n\u00eb &#8220;facebook&#8221;, q\u00eb jan\u00eb me p\u00ebrmbajtje politike dhe kan\u00eb karakter garues&#8221;.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, shikuar nga ana tjet\u00ebr e ndijimit njer\u00ebzor, nuk po mundem me qen\u00eb indiferent ndaj shp\u00ebrfaqjes s\u00eb disa dukurive t\u00eb pap\u00eblqyeshme q\u00eb po e p\u00ebrshkojn\u00eb qenien shqiptare. Nga ky aspekt m\u00eb ka ndodhur q\u00eb her\u00eb pas here n\u00eb rrjetin social &#8220;facebook&#8221; ta postoj ndonj\u00eb aforiz\u00ebm apo ndonj\u00eb shkrim q\u00eb sado pak t\u00eb ndikoj n\u00eb luftimin e k\u00ebtyre dukurive, jo vet\u00ebm politike, por edhe p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me jet\u00ebn e qytetar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sidomos indinjohesha ndaj shkrimeve letrare q\u00eb i sh\u00ebrbenin politik\u00ebs, andaj n\u00eb faqen time t\u00eb k\u00ebtij rrjeti e pata postuar tekstin: &#8220;N\u00ebse krijimtaria letrare e artistike i dedikohet q\u00ebllimeve politike, me pretendim p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrfitime apo favore personale a kolektive, at\u00ebher\u00eb ajo do ta kryej\u00eb detyr\u00ebn e sh\u00ebrb\u00ebtores dhe aty p\u00ebr aty arti do t\u00eb vdes\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekjen time p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e njer\u00ebzve, gjithashtu, kam postuar shpeshher\u00eb edhe aforizma dhe mendime t\u00eb personaliteteve me reputacion komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si p.sh.: &#8220;S&#8217;duhet t&#8217;i djeg\u00ebsh librat p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar nj\u00eb kultur\u00eb. Thjesht b\u00ebju shprehi q\u00eb mos t&#8217;i lexojn\u00eb&#8221;, mendim nga shkrimtari amerikan Rej Bredb\u00ebri (Ray Bradbury), ose at\u00eb t\u00eb fituesit t\u00eb \u00e7mimit &#8220;Nobel&#8221;, t\u00eb shkrimtarit peruan Mario Vargas Llosa, i cili jeton n\u00eb Madrid. Ai gjat\u00eb nj\u00eb interviste thot\u00eb: &#8220;Populli q\u00eb nuk lexon, manipulohet leht\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb vitit 2013 nga \u201dPew Research Center\u201d, shkruan se mesatarisht nj\u00eb amerikan i lexon 5 libra n\u00eb vit. Themeluesi i Microsoftit dhe njeriu m\u00eb i pasur n\u00eb bot\u00eb, Bill Gejts (Bill Gates), gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr \u201cThe New York Times\u201d tregon se sa shum\u00eb kan\u00eb ndikim librat tek ai. Ky pohon se leximi p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe se i lexon 50 libra n\u00eb vit.<\/p>\n<p>V\u00ebshtruar nga ky aspekt, k\u00ebto dit\u00eb lexova se n\u00eb bot\u00ebn e internetit v\u00ebmendja e jon\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb miliona drejtime dhe gj\u00ebrat q\u00eb shohim jan\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Me librin \u00ebsht\u00eb ndryshe, aty gjendet vazhdim\u00ebsia e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs histori dhe v\u00ebmendja e lexuesit p\u00ebrqendrohet dhe fokusohet n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb. Pos ngritjes profesionale dhe pasurimit t\u00eb dijes e fjalorit p\u00ebrmes librave, nj\u00eb roman i shkruar mir\u00eb do ta largoj\u00eb mendjen nga t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb stresojn\u00eb dhe lexuesi do t\u00eb ndihet i relaksuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e p\u00ebrpjekjes time lidhur me nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e njer\u00ebzve, kam cituar th\u00ebniet e mendimtar\u00ebve apo personaliteteve m\u00eb me nam. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00eb rrjetin social &#8220;facebook&#8221; e kam postuar th\u00ebnien: &#8220;Njeriu i lig i ngjan thesit t\u00eb qymyrit: jasht\u00eb i zi, brenda edhe m\u00eb i zi&#8221;, mendim nga Sami Frashri, apo &#8220;Shum\u00eb njer\u00ebz do t\u00eb tmerroheshin sikur n\u00eb pasqyr\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb fytyr\u00ebs t\u00eb shihnin shpirtin e tyre&#8221;, mendim nga miku i shqiptar\u00ebve, aktori me fam\u00eb bot\u00ebrore Riqard Gir (Richard Gere), etj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb pasurimit enorm t\u00eb politikan\u00ebve, kushdo qofshin dhe kudo qofshin ata, t\u00eb cil\u00ebt &#8220;brenda nat\u00ebs&#8221; krijuan pasuri p\u00ebrrallore, q\u00eb mendja e sh\u00ebndosh\u00eb s&#8217;e kap. Andaj, sipas mendimit tim, pasuria e fituar nga politika \u00ebsht\u00eb e pandershme dhe nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet normal ajo duhet konfiskuar, si\u00e7 ka ndodhur edhe n\u00eb Kroaci.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb merren me politik\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vlefsh\u00ebm mendimi i mikut ton\u00eb, gjeneralit amerikan dhe ish komandantit t\u00eb NATO-s z.Vesli Klark (Wesley Clark), i cili thot\u00eb: &#8220;N\u00ebse doni t\u00eb keni sht\u00ebpi n\u00eb Monako, pastaj sht\u00ebpi tjet\u00ebr n\u00eb mal, anije t\u00eb shpejta, pushime dhe skijim n\u00eb bjeshk\u00eb etj., merruni me biznes e jo me politik\u00eb dhe e fitoni at\u00eb si duhet&#8221;.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb nd\u00ebr dukurit\u00eb m\u00eb negative q\u00eb e p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri jan\u00eb ndodhit\u00eb e vrasjeve, qofshin ato me prapavij\u00eb politike apo biznesi, q\u00eb t\u00eb dyja e d\u00ebmtojn\u00eb shtetin.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb portal e lexova artikullin me titull &#8220;Vrasja e kryearkitektit t\u00eb kryeqytetit&#8221;, nga ai shkrim e shk\u00ebputa tekstin si vijon: &#8220;Me vrasjen mizore t\u00eb kryearkitektit t\u00eb kryeqytetit u vra e t\u00ebr\u00eb urbanistika e Kosov\u00ebs, filloi shkat\u00ebrrimi i t\u00eb gjitha qyteteve kryesore &#8230; T\u00eb gjitha k\u00ebto krime urbane jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atdhetarizmit apo \u00bbpatriotizmit\u00ab t\u00eb rrejsh\u00ebm &#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, p\u00ebrpiqem q\u00eb edhe shkrimet e mia t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb konsolidimit t\u00eb shtetit n\u00eb ve\u00e7anti, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb apo Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Si gjithmon\u00eb edhe tash, hebrenjt\u00eb i zbrazin xhepat dhe kasafortat pa kurrfar\u00eb hezitimi, p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur e forcuar shtetin e tyre, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt e sotsh\u00ebm, andej dhe k\u00ebndej Drinit po ia rr\u00ebmihin edhe themelet e shtetit, vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i mbushur xhepat dhe kasafortat e tyre.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi deri m\u00eb tash n\u00eb Kosov\u00eb?! Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb varf\u00ebrohej shteti dhe qytetari, aq m\u00eb tep\u00ebr pasurohej pjesa d\u00ebrmuese e politikan\u00ebve. K\u00ebshtu, politikan\u00ebt zun\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se vet\u00eb shteti. Andaj m\u00eb k\u00ebt\u00eb u vra edhe shpresa p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi, pothuajse gjysma e rinis\u00eb iku jasht\u00eb. \u00c7udi, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb tash e nj\u00ebzet vite ! K\u00ebshtu, nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Tani e tutje, uroj q\u00eb Kosova e Shqip\u00ebria s&#8217;do t\u00eb mbesin n\u00eb pleq, t\u00eb cil\u00ebt s&#8217;kan\u00eb kah t&#8217;ia mbajn\u00eb !<\/p>\n<p>P\u00ebr rrenat q\u00eb fliten dhe b\u00ebhen t\u00eb m\u00ebrzitshme nga p\u00ebrs\u00ebritja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb sarkastike q\u00eb pejan\u00ebt t\u00eb till\u00ebve u p\u00ebrgjigjen me th\u00ebnien: &#8220;U ngi Kadria dajre&#8221;. Tashm\u00eb, i madh e i vog\u00ebl e di se interesi i shumic\u00ebs s\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr nj\u00ebzet vitet e shkuara nuk kishte qen\u00eb shtet-nd\u00ebrtimi, por si t\u00eb pasurohen.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, vit pas viti e dit\u00eb pas dite, Serbia arriti q\u00eb n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs t\u00eb shnd\u00ebrrohet nga agresori dhe gjenocid-b\u00ebr\u00ebsi n\u00eb viktim\u00eb e shtet paq\u00ebsor, ku madje edhe pjes\u00ebn kryesore t\u00eb &#8220;Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb&#8221; e b\u00ebn\u00eb p\u00ebr vete, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Kosova arriti t\u00eb shihet si nj\u00eb shtet me oligark\u00eb milioner\u00eb, e me popullsi t\u00eb varf\u00ebr, ku shtet\u00ebsia e saj ka ardhur n\u00eb nj\u00eb gjendje rreziku&#8230; !<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr dukurit\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme q\u00eb mund ta kaploj\u00eb shtetin, mendoj se \u00ebsht\u00eb &#8220;vrasja e shpres\u00ebs&#8221; p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit, Andaj n\u00eb nj\u00eb postim timin shkrova: Peja, qyteti im. Po e them se \u00ebsht\u00eb qyteti im, n\u00eb aspektin e ndjesis\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb. Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: Aty u linda e u rrita dhe n\u00eb t\u00eb po plakem me breng\u00ebn se p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kjo qend\u00ebr banimi po zbrazet si qytetet tjera, nga t\u00eb rinjt\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar, p\u00ebr shkak t\u00eb pa perspektiv\u00ebs q\u00eb e ka kapluar vendin tash e sa koh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebta t\u00eb rinj ende po ikin, po e l\u00ebshojn\u00eb vendin e vet duke e marr\u00eb bot\u00ebn n\u00eb sy, me shpres\u00eb se do t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00ebsim adekuat p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar jet\u00ebn, n\u00ebp\u00ebr shtetet e ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs, SHBA, Kanada, Zeland\u00eb t\u00eb Re etj.<\/p>\n<p>Meq\u00eb atdheu nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;bah\u00e7ja e bab\u00ebs&#8221;, q\u00eb t\u00eb shitet e t\u00eb b\u00ebhet \u00e7far\u00eb t\u00eb duash m\u00eb t\u00eb, at\u00ebher\u00eb lind pyetja, po kush jan\u00eb ata q\u00eb do t&#8217;ia kthejn\u00eb shpres\u00ebn k\u00ebtij vendi, ku secili i ri do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb krijoj\u00eb familje e ta g\u00ebzoj\u00eb at\u00eb me dinjitet njer\u00ebzor deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Besoj se edhe ju miqt\u00eb e mi do t\u00eb pajtoheni me mendimin, se k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb nuk mund ta kthejn\u00eb t\u00eb moshuarit, p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore q\u00eb e krijon jeta, andaj vetvetiu arrijm\u00eb te konstatimi logjik se e vetmja zgjidhje \u00ebsht\u00eb q\u00eb fatin e kombit ta marr\u00eb n\u00eb duart e veta gjenerata e re, e cila \u00ebsht\u00eb e shkolluar dhe ka vullnet p\u00ebr t&#8217;i zgjidhur \u00e7\u00ebshtjet me t\u00eb cilat po ballafaqohet vendi.<\/p>\n<p>Pra, ky \u00ebsht\u00eb perceptimi im p\u00ebr rinin\u00eb e Kosov\u00ebs, q\u00eb vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha trevat shqiptare, e cila me dije dhe vullnet mund t&#8217;i shpie \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrpara, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb atdheut, gj\u00eb q\u00eb konsideroj se, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet edhe t&#8217;ua falim besimin t\u00eb rinjve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij postimi, n\u00eb rrjetin social &#8220;facebook&#8221; e gjeta p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj ikjeje, n\u00eb poezin\u00eb e poetit Ilir Hajdari nga Gjakova, i cili shkruan:<\/p>\n<p><em>K\u00ebrkova t\u00eb hy n\u00eb pun\u00eb<br \/>\nM\u00eb than\u00eb duhesh me ju hy n\u00eb byth\u00eb<br \/>\nPrej pun\u00ebs njeriu gjen flori<br \/>\nPrej byth\u00ebs vet\u00ebm mut &#8230;<\/em><\/p>\n<p>Pos shkrimeve t\u00eb cekura, me tehun e kritik\u00ebs time n\u00eb faqen e &#8220;facebook-ut&#8221; shkrova: Haj medet ?! K\u00ebta tan\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb s&#8217;kan\u00eb pasur dije t\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb e t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb shtet, por as nuk i kan\u00eb pyetur ata q\u00eb duhet. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, se pran\u00eb vetes i mbanin t\u00eb d\u00ebgjueshmit e padijsh\u00ebm, k\u00ebshilltar\u00eb pa fije shkolle, vet\u00ebm sa p\u00ebr t&#8217;u dukur m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur se tjer\u00ebt, e t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan. Silleshin sikur bota po rrotullohej rreth tyre. Pra k\u00ebshtu, nga pangop\u00ebsia e tyre, dal\u00ebngadal\u00eb erdh\u00ebm n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb jemi. Na u nd\u00ebrruan rolet. Tani Serbia n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs po e luan rolin e viktim\u00ebs, edhe pse deri dje ishte xhelat i pam\u00ebshirsh\u00ebm ndaj shqiptar\u00ebve !<\/p>\n<p>Na ruaj Zot nga poltron\u00ebt dhe karrierist\u00ebt, sepse jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb &#8220;karrige bythe&#8221; t\u00eb na sjellin edhe Serbin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ku pastaj s&#8217;do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Kush na ka faj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb jemi ?!<br \/>\nS&#8217;ka th\u00ebn\u00eb kot Faik Konica: &#8220;Ruaje Zot Shqip\u00ebrin\u00eb nga shqiptar\u00ebt&#8221;.<\/p>\n<p>Nga d\u00ebshp\u00ebrimi p\u00ebr situat\u00ebn e ndodhjes s\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb &#8220;facebook&#8221; e postova edhe shkrimin me th\u00ebnien e njohur t\u00eb Napoleon Bonapart\u00ebs: &#8220;M\u00eb shum\u00eb vlen nj\u00eb ushtri gomar\u00ebsh q\u00eb e udh\u00ebheq nj\u00eb luan, se sa nj\u00eb ushtri luan\u00ebsh q\u00eb e udh\u00ebheq nj\u00eb gomar&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00ebse fjal\u00ebt gomar e luan do t\u2019 i konsideronin figura stilistike dhe ato t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoheshin me fjal\u00ebt popull dhe pushtet at\u00ebher\u00eb lind pyetja: N\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri, kush \u00ebsht\u00eb &#8220;luani&#8221; e kush \u00ebsht\u00eb &#8220;gomari&#8221;?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ryzhdi Baloku N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta nxit\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e njer\u00ebzve n\u00eb eliminimin e ca dukurive brengos\u00ebse, qofshin ato t\u00eb shkaktuara nga personat e r\u00ebndomt\u00eb, apo nga personalitetet e caktuara vendimmarr\u00ebse, madje edhe nga ata t\u00eb kastave politike shqiptare t\u00eb t\u00eb dy an\u00ebve t\u00eb Drinit, m\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb q\u00eb me tehun e kritik\u00ebs t\u00eb reagoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60682,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-60677","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KUSH \u00cbSHT\u00cb &quot;LUANI&quot; E KUSH &quot;GOMARI&quot;?! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KUSH \u00cbSHT\u00cb &quot;LUANI&quot; E KUSH &quot;GOMARI&quot;?! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ryzhdi Baloku N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta nxit\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e njer\u00ebzve n\u00eb eliminimin e ca dukurive brengos\u00ebse, qofshin ato t\u00eb shkaktuara nga personat e r\u00ebndomt\u00eb, apo nga personalitetet e caktuara vendimmarr\u00ebse, madje edhe nga ata t\u00eb kastave politike shqiptare t\u00eb t\u00eb dy an\u00ebve t\u00eb Drinit, m\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb q\u00eb me tehun e kritik\u00ebs t\u00eb reagoj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-21T17:26:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/ryzhdu-baloku.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"850\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"733\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KUSH \u00cbSHT\u00cb &#8220;LUANI&#8221; E KUSH &#8220;GOMARI&#8221;?!\",\"datePublished\":\"2020-10-21T17:26:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/\"},\"wordCount\":2215,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/ryzhdu-baloku.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/\",\"name\":\"KUSH \u00cbSHT\u00cb \\\"LUANI\\\" E KUSH \\\"GOMARI\\\"?! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/ryzhdu-baloku.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-21T17:26:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/ryzhdu-baloku.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/ryzhdu-baloku.jpg\",\"width\":850,\"height\":733,\"caption\":\"Ryzhdu Baloku\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KUSH \u00cbSHT\u00cb &#8220;LUANI&#8221; E KUSH &#8220;GOMARI&#8221;?!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KUSH \u00cbSHT\u00cb \"LUANI\" E KUSH \"GOMARI\"?! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KUSH \u00cbSHT\u00cb \"LUANI\" E KUSH \"GOMARI\"?! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Ryzhdi Baloku N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta nxit\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e njer\u00ebzve n\u00eb eliminimin e ca dukurive brengos\u00ebse, qofshin ato t\u00eb shkaktuara nga personat e r\u00ebndomt\u00eb, apo nga personalitetet e caktuara vendimmarr\u00ebse, madje edhe nga ata t\u00eb kastave politike shqiptare t\u00eb t\u00eb dy an\u00ebve t\u00eb Drinit, m\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb q\u00eb me tehun e kritik\u00ebs t\u00eb reagoj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-21T17:26:53+00:00","og_image":[{"width":850,"height":733,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/ryzhdu-baloku.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KUSH \u00cbSHT\u00cb &#8220;LUANI&#8221; E KUSH &#8220;GOMARI&#8221;?!","datePublished":"2020-10-21T17:26:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/"},"wordCount":2215,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/ryzhdu-baloku.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/","name":"KUSH \u00cbSHT\u00cb \"LUANI\" E KUSH \"GOMARI\"?! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/ryzhdu-baloku.jpg","datePublished":"2020-10-21T17:26:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/ryzhdu-baloku.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/ryzhdu-baloku.jpg","width":850,"height":733,"caption":"Ryzhdu Baloku"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kush-eshte-luani-e-kush-gomari\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KUSH \u00cbSHT\u00cb &#8220;LUANI&#8221; E KUSH &#8220;GOMARI&#8221;?!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60677"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60683,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60677\/revisions\/60683"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}