{"id":60847,"date":"2020-10-30T05:52:10","date_gmt":"2020-10-30T03:52:10","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60847"},"modified":"2020-10-30T06:33:14","modified_gmt":"2020-10-30T04:33:14","slug":"shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/","title":{"rendered":"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Sami Repishti<\/strong>, <a href=\"http:\/\/illyriapress.com\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">IllyriaPress.com<\/a><\/p>\n<p>Me 3 nandor 2020, n\u00eb Shtetet e Bashkueme do t\u00eb mbahen zgjedhjet kat\u00ebr vje\u00e7are p\u00ebr presidentin e ri amerikan. Zakonisht, zgjedhjet mbahen t\u00eb marten e par\u00eb t\u00eb muejit nandor dhe zgjasin vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb. Kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs vet\u00ebm ata qytetar\u00eb amerikan\u00eb, dhe emigran\u00eb me residenc\u00eb permanente q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rregjistruem p\u00ebr votim. K\u00ebsaj radhe mendohet se do t\u00eb votojn\u00eb rreth <strong>150 miljon\u00eb persona<\/strong>, shif\u00ebr rekord!<\/p>\n<p>SHBA ka shum\u00eb parti politike; prej tyne dy jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konkurrencen e zgjedhjeve: Partia Demokratike dhe Partia Republikane. E para ka programe progresive; e dyta mban q\u00ebndrime konservatore.<\/p>\n<p>N\u00eb votimet e fundit, 2016, mandatin e mori Presidenti Donald J. Trump p\u00ebr nji periudh\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7are. Kjo periudh\u00eb mbaron me dat\u00ebn 20 janar 2021, 70 dit\u00eb mbas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve, dit\u00ebn kur edhe presidenti i zgjedhun ban betimin para publikut, n\u00eb prezenc\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Nalt\u00eb dhe nji numri autoritetesh q\u00eb p\u00ebrfaqsojn\u00eb Administrat\u00ebn amerikane n\u00eb kryeqytet dhe n\u00eb shtetet tjera. Ma shum\u00eb se nji miljon qytetar\u00eb deshmojn\u00eb k\u00ebte ceremoni. Kjo periudh\u00eb quhet \u201ctranzicioni\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb numrimit t\u00eb votave dit\u00ebn e zgjedhjeve, Komisioni p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Zgjedhjeve ban njoftimin zyrtar, dhe fituesin me votat ma t\u00eb shum\u00ebta. Kandidati q\u00eb humb, zakonisht i telefonon kandidatit fitues se pranon rezultatet e zgjedhjeve dhe uron presidentin e ri n\u00eb detyr\u00ebn e re. Por SHBA ka edhe nji procedur\u00eb jo t\u00eb zakonshme: <strong>Kolegjin Elektoral<\/strong>. Ky institucion qytetar\u00ebsh, t\u00eb njohun si \u201c<strong>electors<\/strong>\u201d, ka <strong>538 elektor\u00eb<\/strong>\u00a0(<em>zgjedh\u00ebs<\/em>) dhe secili p\u00ebrfaq\u00ebson votues\u00ebt e nji shteti t\u00eb caktuem. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta elektor\u00eb q\u00eb vendosin p\u00ebrfundimisht p\u00ebr presidentin e ri.<\/p>\n<p>Po sa t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb numrimi i votave t\u00eb elektor\u00ebve, zyrtar\u00ebt e zgjedhjeve njoftojn\u00eb kandidatin q\u00eb ka fitue shumic\u00ebn e votave (<strong>270 plus<\/strong>). Elektor\u00ebt mblidhen me dat\u00ebn 24 dhetor dhe votojn\u00eb. Zakonisht elektor\u00ebt votojn\u00eb p\u00ebr kandidatin q\u00eb fiton shumic\u00ebn e votave n\u00eb shtetin e tyne. SHBA ka 50 shtete, disa t\u00eb vogla nen nji miljon, dhe disa, si California, 40 miljon\u00eb banor\u00eb. Shtetet e vogla numerikisht kan\u00eb t\u00eb drejten e nji \u201celektori\u201d por p\u00ebrfitojn\u00eb edhe dy elektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me ngrit\u00eb pesh\u00ebn n\u00eb votim. Ky kon\u00e7esion quhet \u201cfederaliz\u00ebm\u201d, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson frymen federaliste.<\/p>\n<p>Mbas deklarimit t\u00eb fitimtarit, p\u00ebrfaqsues t\u00eb Administrat\u00ebs s\u00eb kalueme dhe asaj t\u00eb ardhme takohen periodikisht dhe bajn\u00eb transferimin e autoritetit me t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb e nevojshme, sidomos zyrtar\u00ebt e ngarkuem p\u00ebr sh\u00ebrbime sekrete shtetnore. Nji ose dy takime bahen edhe n\u00eb mes t\u00eb dy ish kandidat\u00ebve ku shk\u00ebmbimi i informatave ka karakter tep\u00ebr sekret, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e arm\u00ebve nukleare. Kjo asht\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, forma e ndjekun me sukses tradicionalisht.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e reja dhe p\u00ebrfundimi i tyne kan\u00eb tregue se ka mund\u00ebsi, q\u00eb njeni kandidat -sidomos ai q\u00eb humbet \u2013 vendos\u00eb t\u00eb mos pranoj\u00eb rezultatet e Komisionit dhe t\u00eb refuzoj\u00eb dor\u00ebzimin e pushtetit. N\u00eb k\u00ebte rast, kandidati Trump dhe kandidati Biden. Kjo situat\u00eb e krijueme nga deklaratat e Presidentit Trump se \u201c<em>zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb montueme<\/em>\u201d dhe se ai nuk do t\u00eb pranonte rezultatet e Komisonit t\u00eb Zgjedhjeve, kan\u00eb shkaktue shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha dhe tensione politike q\u00eb, n\u00eb se realizohen, do t\u00eb jen\u00eb shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr demokracin\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Amerika me pesh\u00ebn e saj t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentet do t\u00eb shkaktonte dridhje tektonike n\u00eb bot\u00eb, dhe nji ndamje n\u00eb mes shtetesh pro-demokratike dhe ato gjysm\u00eb totalitare, sidomos n\u00eb Europ\u00eb, ku rreshtohen Hungaria, Polonia, Slovakia, Turqia e tjer\u00eb\u2026 Efekti i par\u00eb i k\u00ebtij zhvillimi negativ do t\u00eb ishte prishja e Bashkimit Europian ashtu si e njohim ne sot.<\/p>\n<blockquote><p>Prandej, zgjedhjet e 3 nandorit 2020 kan\u00eb nji rand\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb!<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb edicionin e saj t\u00eb 2 tetorit, gazeta shqiptare TEMA botonte p\u00ebrkthimin e nji artikulli t\u00eb shkruem nga tre autor\u00eb t\u00eb njohun t\u00eb sken\u00ebs gazetareske gjermane (Becker, Hoffmann, Matler) ku flitet p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nji skenari t\u00eb till\u00eb. \u201c<em>\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb sikur Donald Trump t\u00eb refuzonte largimin nga detyra dhe pretendon para kohe dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligj\u00ebshme fitoren<\/em>\u201c shkruen gazeta, \u201c<em>dhe mban presidenc\u00ebn e republik\u00ebs edhe p\u00ebr nji mandat kat\u00ebr vje\u00e7ar?<\/em>\u201d Pyetja tmerron Berlinin dhe Brukselin. Europa po p\u00ebrgatitet p\u00ebr ate ma t\u00eb keqen e asaj q\u00eb mund t\u00eb ngjas\u00eb n\u00eb Washington, D.C. shkruen TEMA. N\u00eb nji Raport t\u00eb gazet\u00ebs <em>Der Spiegel<\/em> t\u00eb d\u00ebrguem nga Uashingtoni theksohet se nji skenar i till\u00eb nuk mund t\u00eb shp\u00ebrfillet. Raporti ven n\u00eb dukje se SHBA rrezikon t\u00eb bie n\u00eb nji kriz\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, e cila mund t\u00eb zgjat\u00eb disa muej dhe t\u00eb ket\u00eb pasoja shum\u00eb negative, p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<blockquote><p>Gjerman\u00ebt mendojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje i gjith\u00eb rendi bot\u00ebnor asht\u00eb n\u00eb balanc\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p>Para nji skenari t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, udh\u00ebheqsi demokrat i Senatit amerikan, Senatori Menendez (D,N.Jersey) paraqiti nji \u201c<em>Raport<\/em>\u201d, ku thuhet se \u201c<em>\u2026pasojat e fjal\u00ebve dhe veprimeve t\u00eb Donald Trump-it kan\u00eb qen\u00eb pothuejse pa dyshim negative p\u00ebr popullin amerikan dhe p\u00ebr interes\u00ebt afatgjata t\u00eb SHBA si fuqi globale<\/em>\u201d. Ai i referohej rastit fatkeq t\u00eb incidentit kur nji grup \u201csupremacist\u00ebsh t\u00eb bardh\u00eb\u201d tentuen grabitjen e governatorit demokrat te Michigan-it, gjykimin dhe ekzekutimin e saj p\u00ebr arsye t\u00eb korrektes\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb marrjen e masave t\u00eb nevojshme p\u00ebr luftimin e virusit COVID 19. Pak dit\u00eb ma von\u00eb ky skenar u p\u00ebrs\u00ebrit edhe p\u00ebr governatorin demokrat t\u00eb shtetit Virginia. Konspiracioni u zbulue me koh\u00eb dhe 14 aktor\u00eb u arrestuen dhe do t\u00eb dalin para gjyqit. Nji jav\u00eb ma par\u00eb, nji djalosh 19 vje\u00e7ar, p\u00ebrkah\u00ebs i Presidentit Trump, u kap 4 km. larg banes\u00ebs s\u00eb kandidatit demokrat J. R. Biden, Jr. me nji makin\u00eb t\u00eb mbushun me arm\u00eb e municion dhe me sh\u00ebnime p\u00ebr vrasjen e kandidatit Biden. Ai u arrestue dhe do t\u00eb dal\u00eb para gjyqit.<\/p>\n<p>Kandidati presidencial demokrat Joseph R. Biden, Jr. n\u00eb nji analiz\u00eb t\u00eb botueme n\u00eb Foreign Affairs, mars-prill 2020, shkruen: \u201c<em>Nga \u00e7do kand q\u00eb t\u00eb veshtrojm\u00eb kredibiliteti dhe influenca e SHBA-s n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb ashte pak\u00ebsue\u2026 Donald Trump ka zvog\u00eblue, dob\u00ebsue, n\u00eb disa raste abandonue aleat\u00ebt e SHBA-s\u00eb. Ai ka sulmue sh\u00ebrbimet tona informative t\u00eb udh\u00ebhequna nga profesionist\u00eb, nga diplomat\u00eb, ashtu edhe si forcat e armatosuna. Ai ka forcue k\u00ebshtu kund\u00ebrshtar\u00ebt ton\u00eb: Koren\u00eb e Veriut, Iranin, Sirin\u00eb, Afganistanin, Venezuel\u00ebn etj. Ai ka krijue konflikte treg\u00ebtare t\u00eb panevojshme q\u00eb damtojn\u00eb klas\u00ebn e mesme. Ai ka heq dor\u00eb nga politika q\u00eb mbledh rreth vehtes shtete q\u00eb bashk\u00ebndajn\u00eb vlerat tona, nji orientim q\u00eb forcon kombin ton\u00eb e na bashkon si popull<\/em>\u2019.<\/p>\n<p>Senatori Ben Sasse (R. Nebraska) qorton: \u201c<em>M\u00ebnyra si (Presidenti) p\u00ebrqafon me paturp\u00ebsi diktator\u00ebt, due t\u00eb them m\u00ebnyra si injoron gjendjen e popullit mysliman Uighur t\u00eb mbyllun literalisht n\u00eb kampe p\u00ebrqendrimi n\u00eb Xinjiang edhe sot e k\u00ebsaj dite. Ai nuk l\u00ebvizi nji gisht me ndihmue demonstratat pro-demokraci n\u00eb Hong Kong\u2026 Udh\u00ebheqja e tij gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb epidemis\u00eb nuk ka qen\u00eb as e arsyeshme, pa sensin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, dhe as e drejt\u00eb<\/em>\u201d. Me shifrat e nalta t\u00eb viktimave t\u00eb pandemis\u00eb (po i afrohemi shifr\u00ebs frik\u00ebsuese 250.000 t\u00eb vdekun) nji pjes\u00eb e madhe p\u00ebr gabime dhe pa aft\u00ebsi udh\u00ebheqje, COVID asht\u00eb ba problemi i par\u00eb i SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p>Prandej, votimet e 3 nandorit marrin nji rand\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb!<\/p><\/blockquote>\n<p>Analisti i mir\u00ebnjohun i gazet\u00ebs The NYTimes, <strong>Thomas L. Friedman<\/strong>, me 2 tetor shkruente: \u201d<em>Me rizgjedh\u00eb Trumpin do t\u00eb ishte nji \u201cmarr\u00ebzi kolektive\u201d; masoshizmi n\u00eb dit\u00ebt e pandemis\u00eb nuk asht\u00eb trimni, as nji akt \u00e7lirimtar; asht\u00eb nji marr\u00ebzi e rrezikshme; mbyllja e disa aktiviteteve nuk asht\u00eb kufizim lirie, asht\u00eb mbrojtje kund\u00ebr vdekjes nga virusi. Shkenc\u00ebtar\u00ebt nuk jan\u00eb politikan\u00eb: fjala e tyne asht\u00eb vendimtare, pavar\u00ebsisht nga \u201cpolitikan\u00ebt\u201d, sepse jo gjith\u00eb\u00e7ka n\u00eb veprimtarit\u00eb tona asht\u00eb \u201cpolitik\u00eb\u201d<\/em>. Prof. Dov Seidman, drejtor i Institutit LRN and How, k\u00ebshillon: \u201d<em>\u2026Sot, na kemi nji kriz\u00eb reale udh\u00ebheqje dhe autoriteti; populli nuk din ma cilin udh\u00ebheq\u00ebs me besue, dhe cilin me mb\u00ebshtet\u00eb. Ajo q\u00eb asht\u00eb e qart\u00eb asht\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsit, q\u00eb na kujtojm\u00eb e admirojm\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb historia nderon. Presidenti Tump nuk asht\u00eb njeni nga ata<\/em>\u201d<\/p>\n<blockquote><p>Prandej zgjedhjet e 3 nandorit marrin nji rand\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb!<\/p><\/blockquote>\n<p>Analisti <strong>Frank Bruni<\/strong> shkruen: \u201d<em>Amerika asht\u00eb para nji rreziku t\u00eb madh. Mos gaboni: ky vend i yni tashma pa cil\u00ebsi qytetare, asht\u00eb n\u00eb prak t\u00eb nji situate, q\u00eb nuk mund t\u00eb kontrollohet sepse institucionet e tij jan\u00eb degradue kaq shum\u00eb, sepse partizania konsumon energjit\u00eb tona, dhe sepse Trumpi, q\u00eb pruni n\u00eb pushtet k\u00ebto vese, asht\u00eb mobilizue me rrenue Amerik\u00ebn; e Partia Republikane nuk p\u00ebrdor\u00eb frenat p\u00ebr me e pengue<\/em>\u201d (The NYTimes 27 shtator). Kjo gazet\u00eb permbledh situat\u00ebn e krijueme nga Presidenti me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201c<em>genjeshtra- zemrim- korrupsion- paaft\u00ebsi- kaos- kalb\u00ebzim- Duhet t\u00eb ndalojm\u00eb k\u00ebte kriz\u00eb komb\u00ebtare<\/em>\u201d. Un\u00eb e quej \u201c<em>nji tragjedi amerikane<\/em>\u201d!<\/p>\n<p>Avokati personal i Presidentit, Michael Cohen, shkruen: \u201c<em>Ashtu si\u00e7 e kam than\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, Trump asht\u00eb nji Mafioz, shkurt e thjesht\u00eb<\/em>\u201d. \u201cPresidenti ofendon njer\u00ebzit me sjelljen e tij, me gjuhen e tij, me mesazhet e tij\u2026\u201d, shkruen Ty Cobb ish avokati i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Donald Trump asht\u00eb i pari president, q\u00eb nuk p\u00ebrpiqet me bashkue popullin amerikan\u2026 Na kemi mund\u00ebsi me qen\u00eb t\u00eb bashkuem pa at\u00eb, tue marr\u00eb fuqi nga forcat tona n\u00eb shoq\u00ebnin\u00eb ton\u00eb civile<\/em>\u201d, shkruen Gjeneral Mathis, ish Sekretar i Mbrojtjes. \u201d<em>Trump ka damtue atdheun\u2026 me p\u00ebrhapje t\u00eb urrejtjes dhe ndasive, q\u00eb e kan\u00eb ba popullin amerikan ma pak t\u00eb sigurt\u00eb<\/em>\u201d, thot\u00eb Miles Taylor, ish shef i departmentit te Sigurimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Nji individ, q\u00eb asht\u00eb shum\u00eb i padisiplinuem\u2026<\/em>\u201d, gjykon Rex Tillerson, ish Sekretar i Shtetit. \u201d<em>Ai ka dal\u00eb jasht\u00eb binarit. Dhe ata t\u00eb ndershmit q\u00eb e sherbejn\u00eb e dijn\u00eb q\u00eb asht\u00eb i \u00e7mendun<\/em>\u201d komenton Anthony Scaramucci, ish drejtor i komunikimeve n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. \u201d(Presidenti) sheh konspiracione kudo, dhe mbetet jasht\u00ebzakonisht i pa informuem si punohet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, aq ma pak n\u00eb Administrat\u00ebn e madhe federale\u2026\u201d, shkruen diplomati John Bolton, ish drejtor i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n<blockquote><p>Prandej zgjedhjet e 3 nandorit marrin nji rand\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb!<\/p><\/blockquote>\n<p>Artikulli i Jeffrey Goldberg n\u00eb revisten <em>The Atlantic<\/em> na paralajm\u00ebron se ka shum\u00eb mund\u00ebsi &#8211; ashtu si u konfirmue pak or\u00eb ma von\u00eb nga vet\u00eb Presidenti Trump me komentet e tia se \u201c<em>\u2026ai (Trump) ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb kontestoj\u00eb zgjedhjet n\u00eb nji m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb lejon me qendrue n\u00eb fuqi pavar\u00ebsisht se \u00e7ka populli amerikan d\u00ebshiron dhe voton.<\/em>\u201d E pabesueshme, por e vertet\u00eb!<\/p>\n<blockquote><p>Prandej, zgjedhjet e 3 nandorit marrin nji rand\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb!<\/p><\/blockquote>\n<p>Para se t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e votimit, bashk\u00ebshortja e ime dhe un\u00eb, dy pleq tashma t\u00eb krrusun, do t\u00eb pyesim vehten: \u201c<em>\u00c7ka kemi m\u00ebsue gjat\u00eb k\u00ebtyne kat\u00ebr viteve t\u00eb kalueme; dhe \u00e7ka kan\u00eb m\u00ebsue ata q\u00eb e p\u00ebrkrahen k\u00ebte Adminstrat\u00eb t\u00eb personifikueme nga nji individ narcisist in extremis, g\u00ebnjeshtar patologjik dhe i rreziksh\u00ebm, p\u00ebr vehte e p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kombin amerikan.&#8221; <\/em>Donald Trump nuk asht\u00eb nji \u00e7faqje spontane q\u00eb rrethanat politike n\u00eb SHBA e spjegojn\u00eb! Gjat\u00eb k\u00ebtyne 50 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201c<em>\u2026kahet positive (n\u00eb politik\u00ebn amerikane) jan\u00eb kthye mbrapa, si an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb organizatat qytetare ka ra shum\u00eb, polarizimi politik asht\u00eb keq\u00ebsue, mosbarazia ekonomike asht\u00eb rrit\u00eb, mir\u00ebbesimi social asht\u00eb fundos\u00eb, pjes\u00ebmarrja n\u00eb lutje fetare asht\u00eb pak\u00ebsue, mobiliteti social ka ra, vdekjet nga deshp\u00ebrimi jan\u00eb shtue shum\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb<\/em>\u201d, shkruen Op-Ed shkruesi i NYTimes, David Brooks. Ai vazhdon: \u201c<em>Ndryshime rranj\u00ebsore jan\u00eb ba n\u00eb bot\u00ebkuptimin dhe n\u00eb kultur\u00ebn amerikane.<\/em>\u201d Historia e eksperimentit amerikan t\u00eb shekullit 20 asht\u00eb njena nga ngritjet drejt nji forcimi t\u00eb solidaritetit t\u00eb ndjekun nga ramja e thell\u00eb drejt individualizmit n\u00eb rritje. Nga \u201cun\u00eb\u201d n\u00eb \u201cne\u201d dhe p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb \u201cun\u00eb\u201d\u2026 nji \u201cun\u00eb\u201d ku mb\u00ebshtetet e gjith\u00eb struktura mendore e Presidentit Trump\u201d, spjegon ai.<\/p>\n<p>Qytetari Donald Trump qendron si nji figur\u00eb e vetmueme, pa asnji rival, n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb Editorialin e dat\u00ebs 19 tetor 2020, gazeta me influenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare The NYTimes jep k\u00ebte gjykim: \u201c<em>Ne jemi para zgjedhjeve n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb. Megjithate, republikan\u00ebt diskutojn\u00eb mbi taktikat agresive q\u00eb synojn\u00eb, simbas disa akuzave, asgjasimin e votave Demokrate. Presidenti Trump ka mbjell\u00eb dyshime n\u00eb avantazhin e votimeve me korrespondenc\u00eb postare n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, dhe ka p\u00ebrs\u00ebrit\u00eb se refuzon me premtue nji tranzicion paq\u00ebsor t\u00eb pushtetit, n\u00eb rast t\u00eb humbjes n\u00eb votime. Demokrat\u00ebt shpresojn\u00eb p\u00ebr nji pjes\u00ebmarrje masive n\u00eb votime (\u201cblue wave-val\u00eb blu\u201d) t\u00eb mjaftueshme, p\u00ebr me pengue akrobaci t\u00eb tilla t\u00eb rrezikshme<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr kat\u00ebr vite t\u00eb gjata, kongresist\u00ebt republikan\u00eb hesht\u00ebn para sulmeve shkat\u00ebrrimtare t\u00eb Presidentit Trump. Vet\u00eb Partia Republikane, me nji t\u00eb kalueme t\u00eb lavdishme si Partia e <strong>Abraham Lincoln<\/strong>-it u kthye n\u00eb \u201c<em>Trump Party<\/em>\u201d, tue pranue politik\u00ebn e rrezikshme t\u00eb \u2018<em>kultit t\u00eb individit<\/em>\u2019, q\u00eb karakterizoi diktaturat fashiste, naziste e komuniste\u2026 e q\u00eb shqiptar\u00ebt njohin shum\u00eb mir\u00eb! Ata hesht\u00ebn kur Presidenti Trump abandonoi aleat\u00ebt ton\u00eb ushtarak\u00eb n\u00eb Europ\u00eb e n\u00eb Azi; sulmoi institucionet qeveritare t\u00eb vendit, dhe nxiti sentimentet raciste e frik\u00ebn n\u00eb popull.<\/p>\n<p>Sot, ata jan\u00eb para votimeve ku ka shenja se kongresist\u00ebt republikan\u00eb kan\u00eb arrijt\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin, se Presidenti Trump do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb humbje t\u00eb thell\u00eb, dhe bajn\u00eb p\u00ebrpjekje me shp\u00ebtue pozitat e tyne personale n\u00eb Kongres. Ata flasin p\u00ebr nji fytyr\u00eb tjet\u00ebr republikane, q\u00eb nuk asht\u00eb ajo e Trump-it dhe p\u00ebr forcimin e identitetit t\u00eb humbun republikan.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqja e p\u00ebrkrahjes p\u00ebr Presidentin ka qen\u00eb e duk\u00ebshme n\u00eb deklaratat e shum\u00eb figurave me rand\u00ebsi publike t\u00eb Partis\u00eb Republikane, q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb abandonimin e vlerave dhe parimeve tradicionale republikane. Ky moment reflekton edhe frik\u00ebn se me humbjen n\u00eb votime, kongresist\u00ebt republikan\u00eb mund t\u00eb fundosen bashk\u00eb me Presidentin. Nji skenar i njohun nga t\u00eb gjith\u00eb. Gjithashtu tashti flitet haptas se qarqet republikane punojn\u00eb intensivisht p\u00ebr rindertimin e PR mbas humbjes q\u00eb parashikohet t\u00eb jet\u00eb e thell\u00eb n\u00eb votime. Ma shum\u00eb se dyzet\u00eb personalitete republikane kane dhan\u00eb dor\u00ebheqjen dhe jan\u00eb deklarue bot\u00ebnisht si \u201c<em>kund\u00ebrshtar\u00eb<\/em>\u201d t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Jam jasht\u00ebzakonisht i shg\u00ebnjyem nga situata politike n\u00eb SHBA; por jam i bindun se ky sentiment vjen edhe nga simpatia e ime pa kufi p\u00ebr SHBA, q\u00eb n\u00eb vitet e rinis\u00eb sime studenteske, kur SHBA mendohej si \u201ctoka e shenjt\u00eb\u201d e s\u00eb tashmes dhe e s\u00eb ardhmes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Koncepti \u201c<em>exceptionalism<\/em>\u201d nuk i referohet pasunis\u00eb p\u00ebrrallore t\u00eb vendit, as edhe fuqis\u00eb superiore ushtarake t\u00eb vendit; ai sentiment vjen nga aft\u00ebsia e Shteteve t\u00eb Bashkueme t\u00eb Amerik\u00ebs me u tregue si vendi i par\u00eb n\u00eb histori, q\u00eb eksperimenton p\u00ebr me krijue \u201c<em>atdheun universal<\/em>\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha, n\u00eb nji atmosfer\u00eb ku mbretnon liria dhe drejt\u00ebsia universale pa dallim, pa p\u00ebrjashtim!<\/p>\n<p>Nji and\u00ebrr? Ndoshta! Por nji and\u00ebrr q\u00eb frym\u00ebzon aksione qytetnuese dhe n\u00eb an\u00ebn e duhun t\u00eb historis\u00eb, e konceptueme si marshi solemn i mbar\u00eb njer\u00ebzimit drejt liris\u00eb s\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, kudo q\u00eb jetojn\u00eb!<\/p>\n<blockquote><p>Asht\u00eb ky sentiment fisnik e thell\u00ebsisht humanitar q\u00eb justifikon \u00e7do sakrific\u00eb!<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Sami Repishti, IllyriaPress.com Me 3 nandor 2020, n\u00eb Shtetet e Bashkueme do t\u00eb mbahen zgjedhjet kat\u00ebr vje\u00e7are p\u00ebr presidentin e ri amerikan. Zakonisht, zgjedhjet mbahen t\u00eb marten e par\u00eb t\u00eb muejit nandor dhe zgjasin vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb. Kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs vet\u00ebm ata qytetar\u00eb amerikan\u00eb, dhe emigran\u00eb me residenc\u00eb permanente q\u00eb jan\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60848,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,34],"tags":[],"class_list":["post-60847","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-politike"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prof. Sami Repishti, IllyriaPress.com Me 3 nandor 2020, n\u00eb Shtetet e Bashkueme do t\u00eb mbahen zgjedhjet kat\u00ebr vje\u00e7are p\u00ebr presidentin e ri amerikan. Zakonisht, zgjedhjet mbahen t\u00eb marten e par\u00eb t\u00eb muejit nandor dhe zgjasin vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb. Kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs vet\u00ebm ata qytetar\u00eb amerikan\u00eb, dhe emigran\u00eb me residenc\u00eb permanente q\u00eb jan\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-30T03:52:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-10-30T04:33:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami-repishti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"464\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"619\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA\",\"datePublished\":\"2020-10-30T03:52:10+00:00\",\"dateModified\":\"2020-10-30T04:33:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/\"},\"wordCount\":2655,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/sami-repishti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Politik\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/\",\"name\":\"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/sami-repishti.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-30T03:52:10+00:00\",\"dateModified\":\"2020-10-30T04:33:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/sami-repishti.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/sami-repishti.jpg\",\"width\":464,\"height\":619,\"caption\":\"Sami Repishti\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Prof. Sami Repishti, IllyriaPress.com Me 3 nandor 2020, n\u00eb Shtetet e Bashkueme do t\u00eb mbahen zgjedhjet kat\u00ebr vje\u00e7are p\u00ebr presidentin e ri amerikan. Zakonisht, zgjedhjet mbahen t\u00eb marten e par\u00eb t\u00eb muejit nandor dhe zgjasin vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb. Kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs vet\u00ebm ata qytetar\u00eb amerikan\u00eb, dhe emigran\u00eb me residenc\u00eb permanente q\u00eb jan\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-30T03:52:10+00:00","article_modified_time":"2020-10-30T04:33:14+00:00","og_image":[{"width":464,"height":619,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami-repishti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA","datePublished":"2020-10-30T03:52:10+00:00","dateModified":"2020-10-30T04:33:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/"},"wordCount":2655,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami-repishti.jpg","articleSection":["Artikuj","Politik\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/","name":"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami-repishti.jpg","datePublished":"2020-10-30T03:52:10+00:00","dateModified":"2020-10-30T04:33:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami-repishti.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/sami-repishti.jpg","width":464,"height":619,"caption":"Sami Repishti"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqetesime-para-zgjedhjeve-presidenciale-ne-shba\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQET\u00cbSIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE N\u00cb SHBA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60847"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60847\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60853,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60847\/revisions\/60853"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60848"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}