{"id":60873,"date":"2020-10-31T02:12:03","date_gmt":"2020-10-31T00:12:03","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60873"},"modified":"2020-10-31T02:50:44","modified_gmt":"2020-10-31T00:50:44","slug":"po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/","title":{"rendered":"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET?"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #999999;\"><em>Martir\u00ebt e lumtur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/span><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/frank-shkreli.jpg\" alt=\"Frank Shkreli\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt \u201cForumi Ballkanik kund\u00ebr antisemitizmit\u201d. Ishte kjo nj\u00eb nism\u00eb shum\u00eb me vend e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb bashkpunim me Aleanc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr P\u00ebrkujtimin e Holokaustit, forum, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb ballkanik\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Bashkimit Evropian, Izraelit dhe madje edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, iu drejtua forumit virtual me nj\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr. Ishin mjaft p\u00ebrfaqsues t\u00eb vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse forumin virtual \u2013 p\u00ebrfshir edhe ata t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ru\u00e7i. Fol\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir zyrtar\u00ebt e lart\u00eb shqiptar\u00eb, diskutuan se si vendet e Ballkanit mund t\u00eb bashkpunojn\u00eb p\u00ebr zhdukjen e antisemitizmit dhe p\u00ebr krijimin e shoq\u00ebrive tolerante p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb thirrje shum\u00eb me vend, pasi \u00ebsht\u00eb ven\u00eb re se antisemitizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb, koh\u00ebt e fundit, po shtohet an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. Nj\u00eb fenomen q\u00eb duhet t\u00eb luftohet e t\u00eb zhduket q\u00eb n\u00eb zanafill\u00eb, n\u00eb cil\u00ebn do shoq\u00ebri qoft\u00eb.<\/p>\n<p>Sa interesant thash\u00eb me vete, q\u00eb udh\u00ebheqsit shqiptar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb forum nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si\u00e7 ishte ai q\u00eb u mbajt virtualisht n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 flasin para bot\u00ebs p\u00ebr masat dhe bashkpunimin kund\u00ebr antisemitizmit dhe p\u00ebr krijimin e shoq\u00ebrive tolerante: \u201cSfida e luft\u00ebs kund\u00ebr antisemitizmit n\u00eb format e veta m\u00eb t\u00eb sofistikuara duhet t\u00eb jet\u00eb sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, nj\u00eb thirrje ndaj nd\u00ebrgjegjes son\u00eb kolektive\u201d, u shpreh Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kryetari i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gramoz Ru\u00e7i i tha forumit se \u201cT\u00eb gjith\u00eb kombet q\u00eb aspirojn\u00eb demokracin\u00eb, pluralizmin, diversitetin e toleranc\u00ebn, duhet t\u2019i bashkohen frontit kund\u00ebr antisemitizmit\u201d, deklaroi kryetari i Parlamentit shqiptar Gramoz Ru\u00e7i.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb shprehjesh thash\u00eb &#8212; gjithnj\u00eb duke folur me veten &#8212; nga zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt edhe bot\u00ebs demokratike i japin m\u00ebsim p\u00ebr demokraci, pluraliz\u00ebm, diversitet e toleranc\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund Kryeministri shqiptar thek\u00ebsoi nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb, \u201cthirrje ndaj nd\u00ebrgjegj\u00ebs kolektive\u201d, p\u00ebr t\u00eb vepruar. Thash\u00eb me vete gjithashtu, si mund t\u00eb p\u00ebrputhen k\u00ebto shprehje t\u00eb dy udh\u00ebheqsve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Forumin Ballkanik mbi antisemitizmin me deklaratat, pik\u00ebrisht, t\u00eb k\u00ebtyre dy zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb, mbi meritat e komunist\u00ebve dhe t\u00eb komunizmit, pothuaj 50-vje\u00e7ar n\u00eb Shqip\u00ebri. Dihet se komunizmi, ashtu si edhe nazizmi &#8212; sidomos regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebls, nuk ishte aspak tolerant ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb dhe segmenteve t\u00eb caktuar t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb shqiptare q\u00eb kund\u00ebrshtonin regjimin e tij.<\/p>\n<p>Kur d\u00ebgjova fjal\u00ebt e zot\u00ebrinjve Rama e Ru\u00e7i n\u00eb Forumin kund\u00ebr antisemitizmit n\u00eb Tiran\u00eb, pyeta veten se cili \u00ebsht\u00eb Rama i v\u00ebrtet\u00eb dhe cili \u00ebsht\u00eb Ru\u00e7i i v\u00ebrtet\u00eb \u2013 ata q\u00eb deklaruan se disa jav\u00eb m\u00eb pare se komunizmi ishte n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb dhe se shqiptar\u00ebt ishin ndar\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1944 (duke justifikuar k\u00ebshtu t\u00eb gjitha krimet e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe mos toleranc\u00ebn politike ndaj nj\u00ebri tjetrit, e pasqyruar k\u00ebto 30-vitet e fundit) \u2013 apo ndoshta zot\u00ebrinjt Rama e Ru\u00e7i p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kombi \u2013 paskan p\u00ebsuar nj\u00eb metamorfoz\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur m\u00eb n\u00eb fund, q\u00eb u pasqyrua n\u00eb fjalimet e tyre n\u00eb forumin kund\u00ebr antisemitizmit, ku fol\u00ebn p\u00ebr \u201ctoleranc\u00eb\u201d, \u201cdemokraci\u201d dhe \u201cnd\u00ebrgjegje kolektive\u201d, ndaj s\u00eb kaluar\u00ebs. Toleranca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virtyt\u00eb njer\u00ebzor dhe shoq\u00ebror, por disa shoq\u00ebri vuajn\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nga toleranca ndaj s\u00eb keq\u00ebs. Heshtja ndaj \u00e7eshtjeve me r\u00ebnd\u00ebsi morale p\u00ebr nj\u00eb komb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb pranim i (heshtur) i s\u00eb keq\u00ebs, ka then\u00eb nj\u00eb amerikan i madh i shekullit t\u00eb kaluar. (Fulton Sheen). Parimet morale nuk varen nga vota e shumic\u00ebs. E keqja \u00ebsht\u00eb e keqe, krimi \u00ebsht\u00eb krim, edhe kur shumica \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar, ka then\u00eb ai.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dihet e v\u00ebrteta, n\u00ebse udh\u00ebheqsit aktual\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb heshtin p\u00ebr \u00e7eshtjet e m\u00ebdha morale t\u00eb Kombit \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb krimet e komunizmit dhe p\u00ebrballjes me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste t\u00eb vendit, pasi shqiptar\u00ebt \u2013 sidomos ata dhjet\u00ebra e qindra mij\u00ebra q\u00eb kan\u00eb vuajtur, jan\u00eb vrar\u00eb ose zhdukur nga regjimi komunist, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se nuk pajtoheshin me at\u00eb regjim. Ata presin p\u00ebr 30-vjet tani \u2013 q\u00eb t\u00eb k\u00ebthehen n\u00eb veprim fjal\u00ebt toleranc\u00eb, nd\u00ebrgjegje kolektive, demokraci e v\u00ebrtet\u00eb, zgjedhje t\u00eb lira, pajtim komb\u00ebtar, k\u00ebrkim faljeje p\u00ebr krimet ndaj njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm, gra, pleq e f\u00ebmij \u2013 q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb m\u00ebdha universal t\u00eb k\u00ebthehen n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb madhe morale komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk mund t\u00eb heshtet m\u00eb.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb njeriu shpreson edhe kund\u00ebr shpres\u00ebs. Sbpresova se diskutimet n\u00eb \u201cForumin Ballkanik kund\u00ebr Antisemitizmit\u201d, t\u2019u ken\u00eb kujtuar, t\u00eb pak\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb moment udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb edhe holokaustin komunist shqiptar ndaj mij\u00ebra shqiptar\u00ebve kund\u00ebshtar\u00eb t\u00eb regjimit komunist, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe holokaustin fetar shqiptar n\u00eb ve\u00e7anti. K\u00ebto mendime po m\u00eb sillen n\u00eb kok\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kisha Katolike Universale dhe sidomos Kisha Katolike Shqiptare &#8212; an\u00eb e mban\u00eb trojeve arb\u00ebrore &#8212; po p\u00ebrgatitet q\u00eb me 5 Nentor, 2020 t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb Fest\u00ebn e Martir\u00ebve t\u00eb Lum\u00eb shqiptar\u00eb \u2013 Vin\u00e7enc Prenushi me 37 shok\u00ebt &#8212; fest\u00ebn pra t\u00eb 38 martir\u00ebve: qendres\u00ebn, virtytet e tyre njer\u00ebzore, morale, komb\u00ebtare, shpirt\u00ebrore si dhe mesazhin e tyre p\u00ebr aktualitetin e sot\u00ebm shqiptar politik dhe moral, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb por sidomos p\u00ebr udh\u00ebhqesit aktual t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb e shpresojm\u00eb, p\u00ebr zgjimin e nj\u00eb nd\u00ebrgjeje morale mbar\u00ebkomb\u00ebtare, por deri kur? Un\u00eb nuk e di se ku e gjeni ju forc\u00ebn morale \u2013 si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb atij vendi \u2013 q\u00eb haptas t\u00eb vazhdoni t\u00eb mbroni nj\u00eb regjim gjakatar si\u00e7 ishte komunizmi. Nostalgjik\u00ebt e komunizmit shqiptar ende nuk e kan\u00eb kuptuar se e v\u00ebrteta dhe idet\u00eb e m\u00ebdha nuk mund t\u00eb mbahen t\u00eb mbyllura p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb \u00e7mendurin\u00eb e metalitetit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, me t\u00eb cilin ata gjithnj\u00eb mendojn\u00eb, veprojn\u00eb dhe jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Heret ose von\u00eb, shoq\u00ebria shqiptare do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u201czgjim t\u00eb nd\u00ebrgjegjes kolektive\u201d, p\u00ebrsa u p\u00ebrekt krimeve t\u00eb komunizmit. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkon\u00eb, me q\u00ebndrimet tuaja, me shkrimet dhe deklaratat tuaja duke mbrojtur nj\u00eb regjim q\u00eb nuk mund t\u00eb mbrohet &#8212; ju nuk i b\u00ebni nder as vetes, as Kombit shqiptar, por jeni duke mbajtur peng Shqip\u00ebrin\u00eb e mjer\u00eb, larg Evrop\u00ebs ku e ka vendin e saj t\u00eb denj\u00eb dhe larg vlerave per\u00ebndimore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me deklatrata e juaja, n\u00eb favor t\u00eb komunizmit,viktimat e atij rgjimi po i vrisni p\u00ebr s\u00eb dyti, p\u00ebr s\u00eb treti e p\u00ebr s\u00eb kat\u00ebrti, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sado her\u00eb q\u00eb hapni goj\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb atij regjimi diktatorial. Dhe jo vet\u00ebm k\u00ebta t\u00eb lumtur t\u00eb Kish\u00ebs Katolike dhe t\u00eb Kombit \u2013 t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb kujtohen jav\u00ebn q\u00eb vjen &#8212; por t\u00eb gjitha viktimat e tre feve kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebp\u00ebrmjet historis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre 38 martir\u00ebve shqiptar\u00eb &#8212; tani bota e njeh pak m\u00eb mir\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e krimeve t\u00eb tmerrshme t\u00eb burgjeve dhe t\u00eb kampeve t\u00eb p\u00ebrqendrimit t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj popullit t\u00eb vet t\u00eb pafajsh\u00ebm, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr 30-vjet\u00eb tani, jo vet\u00ebm historia e Kombit shqiptar pret p\u00ebrgjigje prej autoriteteve zyrtare t\u00eb shtetit dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve due pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb k\u00ebto krime t\u00eb institucioneve t\u00eb dhun\u00ebs komuniste. Presin p\u00ebrgjigje gjithashtu edhe martir\u00ebt, n\u00eb dit\u00ebn kushtuar atyre me 5 Nentor, 2020. Ata duan dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb pse-n\u00eb. Duan t\u00eb din\u00eb pse u vran\u00eb at\u00ebher\u00eb nga regjimi enverist dhe institucionet e tij t\u00eb dhun\u00ebs dhe pse vazhdojn\u00eb t\u00eb vriten edhe sot nga autoritetet e vendit me deklaratat e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb nostalgjik\u00ebve t\u00eb regjimit enverist, madje edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit e t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare? E gjith\u00eb kjo ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb demokratik dhe i cili mburret me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Aleanc\u00ebn Ushtarake t\u00eb Atlantikut, NATO, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bot\u00ebs i japin m\u00ebsime p\u00ebr demorkaci e toleranc\u00eb dhe bejn\u00eb thirrje bot\u00ebs p\u00ebr gjoja, \u201c nd\u00ebrgjegje kolektive\u201d ndaj s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00eb martir\u00ebt e Kish\u00ebs Katolike shqiptare n\u00eb dit\u00ebn e tyre me 5 Nentor, nuk k\u00ebrkojn\u00eb as hakmarrje as d\u00ebnime ndaj askujt, pasi n\u00eb prag t\u00eb martirizimit t\u00eb tyre, ata i kishin falur xhelat\u00ebt komunist\u00eb. Por martir\u00ebt e pafajsh\u00ebm u k\u00ebrkojn\u00eb sot autoriteteve shqiptare, zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ndaj t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u2013 para Kombit dhe para bot\u00ebs \u2013 k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00ebz\u00ebri nga bashkatdhetar\u00ebt e tyre n\u00eb shekullin XXI \u2013 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjitha viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebtyre pyetjeve:<\/p>\n<p>\u201cPse na vrat\u00eb, o v\u00ebllaz\u00ebn shqiptar\u00eb; cila ishte e keqja q\u00eb ju b\u00e2m\u00eb me misionin ton\u00eb, o st\u00ebrnipa t\u00eb Kastriotit. Ku ua shkel\u00ebm doket e zakonet tueja, ku e p\u00ebrdhos\u00ebm kanunin tuej, o mbasardh\u00ebs t\u00eb Lek\u00ebs; thue gabuem q\u00eb ju m\u00ebsuem \u2018Hymnin e Flamurit\u2019 t\u00eb ngritun n\u00eb bjeshk\u00ebt e Ded\u00eb Gjo\u2019 Lulit; gabuem, thue, se ec\u00ebm nd\u00ebr gjurm\u00eb t\u00eb opang\u00ebve t\u00eb tija p\u00ebr me mbledh\u00eb ushtar\u00eb p\u00ebr Krishtin? \u2026 Me ruejt\u00eb fen\u00eb e Tij n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb t\u00eb Arb\u00ebnit? Thue nuk i ndej\u00ebm bes\u00ebs suej nd\u00ebr votrat e sofrat e shtrueme e t\u00eb \u00e7ueme prej atyne burrneshave fisnike, q\u00eb n\u00eb djep druni p\u00ebrkunden dikur foshnje Nan\u00eb Terez\u00ebn? Gabuem, thue, se k\u00ebnduem n\u00eb \u2018Lahut\u00eb t\u00eb Malc\u00eds\u2019, kang\u00ebn e At\u00eb Gjergjit e diftuem si vdes shqiptari p\u00ebr F\u00e9 e Atme, ashtu si vdiq Gje\u00e7ovi? Por nuk ka gj\u00e2, mbasi na jemi k\u00ebtu\u2026 k\u00ebtu \u00e2sht toka jon\u00eb, k\u00ebtu \u00e2sht trupi yn\u00eb, k\u00ebtu \u00e2sht edhe gjaku yn\u00eb, q\u00eb u derdh p\u00ebr j\u00fa, p\u00ebr idealin ma t\u00eb nalt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin vdes shqiptari. Nj\u00eb dit\u00eb kemi p\u00ebr t\u2019u ringjall\u00eb s\u2019bashkut!\u201d. (Marr\u00eb nga vepra \u201c\u00c7inar\u00ebt\u201d e fran\u00e7eskanit shqiptar Konrad Gjolaj, nga Radio Vatikani).<\/p>\n<p>Ka ardhur koha p\u00ebr veprim. Mjaft m\u00eb me rezoluta dhe projekt-rezoluta propagandistike boshe q\u00eb nuk \u00e7ojn\u00eb askund. Tregojeni veten burra, se m\u00eb n\u00eb fund, pas 30 vjet postkomuniz\u00ebm jeni gati \u2013 personalisht, institucionalisht dhe moralisht \u2013 t\u00eb zbuloni, t\u00eb pranoni dhe t\u00eb njoftoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi krimet \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Sepse p\u00ebr shqiptar\u00ebt, trajtimi i krimeve t\u00eb komunizmit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb viktimave t\u00eb regjimit komunist &#8212; t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur &#8212; n\u00eb mos asgj\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb pakt\u00ebn \u2013 \u201cT\u2019u kthehet nj\u00eb pjes\u00eb e dinjitetit t\u00eb tyre\u201d dhe si\u00e7 u shpreh edhe Sekretari Amerikan Shtetit, Mike Pompeo n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb Forumin Ballkanik kund\u00ebr anti-semitizmit, \u201cDuhet t\u00eb garantohet siguria e \u00e7do personi, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb krah p\u00ebr krah n\u00eb paqe\u201d, me t\u00eb drejta dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim feje, krahine ose pik\u00ebpamjesh politike. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>Kthejani pra, dinjitetin dhe nderin jo vet\u00ebm viktimave t\u00eb komunizmit, por mbar\u00eb Kombit shqiptar duke i b\u00ebr\u00eb \u201c<em>thirrje nd\u00ebrgjegjes son\u00eb kolektive\u201d p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb mban historia e kaluar komuniste dhe udh\u00ebheqsit aktual\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar ndaj viktimave t\u00eb pafajshme t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Un\u00eb jam i bindur se, eventualisht, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb n\u00eb fund, \u201cE v\u00ebrteta dhe dashuria do t\u00eb fitojn\u00eb mbi g\u00ebnjeshtrat dhe urrejtjet<\/em>\u201d. (<strong>Vaclav Havel<\/strong>.)<\/p>\n<hr \/>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Lek\u00eb Pervizi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/leke-pervizi.jpg\" alt=\"\" width=\"220\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> *<em>Skicat m\u00eb posht\u00eb, t\u00eb botuara nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, hedhin pak drit\u00eb mbi kampet e vdekjes t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Piktori \u00ebsht\u00eb Z. <strong>Lek\u00eb Pervizi<\/strong>: Kampet e vdekjes, jan\u00eb kampet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe pik\u00ebrisht kampi fam\u00ebkeq n\u00eb Tepelen\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej tyre. <\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pamje e p\u00ebrgjithshme - kampi Tepelen\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/pamje-e-pergjithshme-kampi-tepelene.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kazermat ciklopike - kampi i Tepelen\u00ebs\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kazermat-ciklopike-kampi-i-tepelenes.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kampi i Tepelen\u00ebs - pamje\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kampi-i-tepelenes-pamje.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kampi i Tepelen\u00ebs - Skica\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kampi-i-tepelenes-skica.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kampi i Tepelen\u00ebs - masakra e f\u00ebmij\u00ebve\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kampi-i-tepelenes-masakra-e-femijeve.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kampi i Tepelen\u00ebs - masakra ndaj t\u00eb pafajshm\u00ebve\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kampi-i-tepelenes-masakra-ndaj-te-pafajshmeve.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kampi i Tepelen\u00ebs - vajzat dhe grat\u00eb si kafsh\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kampi-i-tepelenes-vajzat-dhe-grate-si-kafshe.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kampi i Tepelen\u00ebs - t\u00eb internuarit si skllev\u00ebr\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/kampi-i-tepelenes-te-internuarit-si-skllever.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Martir\u00ebt e lumtur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt \u201cForumi Ballkanik kund\u00ebr antisemitizmit\u201d. Ishte kjo nj\u00eb nism\u00eb shum\u00eb me vend e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb bashkpunim me Aleanc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr P\u00ebrkujtimin e Holokaustit, forum, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb ballkanik\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Bashkimit Evropian, Izraelit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60874,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-60873","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Martir\u00ebt e lumtur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt \u201cForumi Ballkanik kund\u00ebr antisemitizmit\u201d. Ishte kjo nj\u00eb nism\u00eb shum\u00eb me vend e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb bashkpunim me Aleanc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr P\u00ebrkujtimin e Holokaustit, forum, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb ballkanik\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Bashkimit Evropian, Izraelit dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-10-31T00:12:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-10-31T00:50:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET?\",\"datePublished\":\"2020-10-31T00:12:03+00:00\",\"dateModified\":\"2020-10-31T00:50:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/\"},\"wordCount\":2149,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/\",\"name\":\"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg\",\"datePublished\":\"2020-10-31T00:12:03+00:00\",\"dateModified\":\"2020-10-31T00:50:44+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg\",\"width\":600,\"height\":780,\"caption\":\"Martir\u00ebt e lumtur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Martir\u00ebt e lumtur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt \u201cForumi Ballkanik kund\u00ebr antisemitizmit\u201d. Ishte kjo nj\u00eb nism\u00eb shum\u00eb me vend e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb bashkpunim me Aleanc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr P\u00ebrkujtimin e Holokaustit, forum, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb ballkanik\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Bashkimit Evropian, Izraelit dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-10-31T00:12:03+00:00","article_modified_time":"2020-10-31T00:50:44+00:00","og_image":[{"width":600,"height":780,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET?","datePublished":"2020-10-31T00:12:03+00:00","dateModified":"2020-10-31T00:50:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/"},"wordCount":2149,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/","name":"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg","datePublished":"2020-10-31T00:12:03+00:00","dateModified":"2020-10-31T00:50:44+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/martiret-e-lumtur-te-shqiperise.jpg","width":600,"height":780,"caption":"Martir\u00ebt e lumtur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/po-per-holokaustin-komunist-shqiptar-kur-do-te-flitet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PO P\u00cbR HOLOKAUSTIN KOMUNIST SHQIPTAR KUR DO T\u00cb FLITET?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60873"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60873\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60879,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60873\/revisions\/60879"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}