{"id":60898,"date":"2020-11-02T12:36:39","date_gmt":"2020-11-02T10:36:39","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60898"},"modified":"2020-11-02T13:16:15","modified_gmt":"2020-11-02T11:16:15","slug":"saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/","title":{"rendered":"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur"},"content":{"rendered":"<div class=\"full-width\">\n<div class=\"article-title\">\n<blockquote><p>Historia trondit\u00ebse q\u00eb u regjistrua me kamera t\u00eb fshehta, por u ndalua pak or\u00eb p\u00ebrpara transmetimit n\u00eb Fiks Fare!<\/p><\/blockquote>\n<div class=\"author\">\n<div class=\"a-content\"><b><\/b><span class=\"meta\"><a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/nente-deshmi-dhe-nje-dosje-e-zhdukur-historia-tronditese-qe-u-regjistrua-me-kamera-te-fshehta-por-u-ndalua-pak-ore-perpara-transmetimit-ne-fiks-fare\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">GazetaDita.al<\/a>, <em>2 n\u00ebntor 2020<\/em><\/span><\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"main-page left\">\n<div class=\"single-block\">\n<div class=\"content-block main left\">\n<div class=\"block\">\n<div class=\"block-content post-72501 post type-post status-publish format-standard has-post-thumbnail hentry category-aktualitet category-histori category-kronike category-kryesore category-politike\">\n<div class=\"shortcode-content\">\n<div class=\"paragraph-row\">\n<div id=\"contentofarticle\" class=\"column9\">\n<p><em>Historia e k\u00ebtij regjistrimi ka nisur kur nj\u00eb emision i njohur investigativ televiziv, u p\u00ebrpoq t\u00eb hidhte drit\u00eb mbi nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb fillim viteve \u201980 n\u00eb Tiran\u00eb: d\u00ebbimin e mjek\u00ebve t\u00eb njohur Milto dhe Margarita Kostaqi nga Tirana pas vet\u00ebvrasjes s\u00eb Mehmet Shehut.<\/em><\/p>\n<p><em>Ngjarja impikon drejtp\u00ebrdrejt ish-mjekun Sali Berisha, asokohe sekretar partie. Jan\u00eb detajet e nj\u00eb drame njer\u00ebzore, q\u00eb d\u00ebshmon personalitetin e njeriut q\u00eb ka udh\u00ebhequr Shqip\u00ebrin\u00eb e post-komunizmit.<\/em><\/p>\n<p><em>Shfaqja n\u00eb ekran (d\u00ebshmit\u00eb u regjistruan n\u00eb 2010) u anullua pak or\u00eb para transmetimit. Filmimi p\u00ebrmbante edhe d\u00ebshmi t\u00eb regjistruara nga 9 persona t\u00eb tjer\u00eb ve\u00e7 Margarit\u00ebs, shumica mjek\u00eb, q\u00eb kan\u00eb patur dijeni mbi at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb 1982. Edhe k\u00ebta jan\u00eb regjistruar me kamera t\u00eb fsheht\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori, e cila sot nuk e ka m\u00eb protagonisten kryesore. Zonja Kostaqi, nj\u00eb nga mjeket m\u00eb t\u00eb zonja t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb asaj kohe, me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb mes nga intrigat e kolegut, nuk jeton m\u00eb. Pak koh\u00eb pas dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebsaj d\u00ebshmie, ajo ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb 2011. Gjith\u00eb jet\u00ebn, pas d\u00ebbimit nga Tirana, ajo e kaloi n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>1 \u2013 M\u00eb posht\u00eb, transkripti i bised\u00ebs s\u00eb regjistruar me t\u00eb ndjer\u00ebn Margarita Kostaqi.<\/strong><\/p>\n<p>Margarita flet fillimisht p\u00ebr jet\u00ebn e saj t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme:<\/p>\n<p><i>\u00a0\u201cVajz\u00ebn e kam n\u00eb Kanada, nd\u00ebrsa djalin n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb italo-shqiptare, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb. Un\u00eb dhe Miltoja punojm\u00eb bashk\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb nuk kemi sht\u00ebpi. At\u00eb q\u00eb kishim e shit\u00ebm\u00a0 n\u00eb koh\u00ebn e fajdeve p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb.\u00a0 Tek Kisha jemi nga ora\u00a0 8 deri n\u00eb or\u00ebn 12, part time. N\u00eb mengjes vijm\u00eb me furgon\u2026\u201d\u00a0<\/i><\/p>\n<p>Gazetari e rikthen pas n\u00eb koh\u00eb, tek ngjarja e vitit 1982, kur fati i saj, i bashk\u00ebshortit dhe i f\u00ebmij\u00ebve ndryshoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fatale dhe t\u00eb pakthyeshme:<\/p>\n<p><i>\u201cArdh\u00ebn dhe na mor\u00ebn me ushtar\u00eb. N\u00eb fakt ne nuk u internuam, por u d\u00ebbuam, u shpall\u00ebm t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm dhe desh na \u00e7uan n\u00eb Kryevidh. Pastaj ky drejtori i Spitalit nd\u00ebrhyri, u mor vesh me Muho Asllanin q\u00eb ishte Sekretari i par\u00eb i qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit q\u00eb i tha: Mi jepni mua se jan\u00eb mjek\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/i><\/p>\n<p><i>Pas dy vjet\u00ebsh na dhan\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Kavaj\u00eb se vinim p\u00ebr dit\u00eb nga Tirana me autobus n\u00eb k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr ne ishte ndryshim i madh, por njer\u00ebzit\u00a0 na prit\u00ebn jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb. Njer\u00ebzit na kan\u00eb mbajtur n\u00eb p\u00ebllemb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, prandaj q\u00ebndrojm\u00eb dhe k\u00ebtu\u2026.\u201d<\/i><\/p>\n<p>Margarita flet m\u00eb pas p\u00ebr kavajasit dhe p\u00ebr PD-n\u00eb e Kavaj\u00ebs dhe thot\u00eb:<\/p>\n<p><i>\u201cPopulli, po t\u00eb hynim ne n\u00eb nj\u00eb kafe ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, partia nj\u00eb \u00e7ik\u00eb e diferencuar, deputet\u00ebt nj\u00eb cik\u00eb t\u00eb diferencuar, sidomos ata t\u00eb PD-s\u00eb. Meq\u00ebn\u00ebse sekretar ishte Saliu dhe ne na ka d\u00ebbuar Saliu dhe urrejtja ushqehet\u2026\u201d<\/i><\/p>\n<p>Gazetari n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, p\u00ebrpiqet ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr ngjarjen me Berish\u00ebn n\u00eb 1982 dhe i thot\u00eb:\u00a0<em>T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb folur kurse ti\u2026\u00a0<\/em>Margarita tkurret menj\u00ebher\u00eb:<\/p>\n<p><i>\u201c\u2026Aha nuk dua t\u00eb flas, pse t\u00eb flas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e kot\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt u rrit\u00ebn e u martuan, un\u00eb po ta p\u00ebrmend do m\u00eb ngrihet tensioni, do vdes. Nuk e kam takuar asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb at\u00eb her\u00eb dhe nuk m\u00eb ka k\u00ebrkuar dhe nuk e kam k\u00ebrkuar.\u00a0 P\u00ebrse ta k\u00ebrkoj\u00eb? P\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se ti m\u00eb ke \u00e7uar atje? Shum\u00eb gazetar\u00eb kan\u00eb ardhur p\u00ebr\u00a0 t\u00eb shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe i kemi p\u00ebrz\u00ebn\u00eb. \u00cbsht\u00eb pem\u00eb pa kokrra, njer\u00ebzit e din\u00eb kush ishte fajtori. 9 mbledhje\u00a0 partie jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrz\u00ebn\u00eb. Motivacioni ishte p\u00ebr Milton\u00a0 kur vrau veten Mehmet Shehu.\u00a0<\/i><i>Un\u00eb isha m\u00ebndjemadhe, kryelart\u00eb, hedh hapin me forc\u00eb egoiste, karrieriste, k\u00ebto budallall\u00ebqe m\u00eb\u00a0tha\u2026<\/i><\/p>\n<p><i>Gjith\u00e7ka u imponua, se thelbi ishte Miltoja. P\u00ebrkrahje gjeti tek Ylli Popa, por nuk ka kuptim m\u00eb. Ky qe sekretar byroje i fakultetit, un\u00eb isha pedagoge, isha n\u00eb organizat\u00ebn e partis\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kam takuar Sejfullahun. Saliu punonte me mua, po \u00e7\u2019fitoj ta rikthej k\u00ebt\u00eb histori? Mjeke jam, e qet\u00eb jam\u2026<\/i><\/p>\n<p>\u00c7ifti i mjek\u00ebve Kostaqi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur pas \u201990-s t\u00eb p\u00ebrfitonte statusin e t\u00eb p\u00ebrndjekurit. Por\u2026 p\u00ebrndjekja ka vazhduar edhe pas 90-s dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e k\u00ebsaj historie. Madje Margarita thot\u00eb q\u00eb\u00a0 gjith\u00e7ka ka qen\u00eb e organizuar me zhdukje t\u00eb dokumentave q\u00eb provonin historin\u00eb e tyre me Berish\u00ebn:<\/p>\n<p><i>\u201c\u2026U ndjeva keq kur u b\u00eb rehabilititmi i t\u00eb gjith\u00ebve, jo e p\u00ebrndjekur, jo i internuar. Doja t\u00eb \u00e7oja djalin n\u00eb shkoll\u00eb, nuk ia dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn as n\u00eb demokraci. Desha nj\u00eb v\u00ebrtetim q\u00eb ishim t\u00eb d\u00ebbuar. Shkova n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk je regjistruar. M\u00eb than\u00eb q\u00eb u rezultonte se jemi\u00a0 larguar me d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb nga Tirana. Nga pedagoge e par\u00eb, shefe katedre un\u00eb isha larguar me d\u00ebshir\u00eb (?!!). \u00c7do gj\u00eb ishte piketuar e rregulluar mir\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb sipas k\u00ebtyre dokumentave nuk kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj asgj\u00eb\u2026<\/i><\/p>\n<p>Rikthehet tek d\u00ebbimi dhe kujtimet e mbledhjes fatale:<\/p>\n<p><i>\u00a0\u201cShqet\u00ebsohem kur e kujtoj. Ashtu m\u00eb kan\u00eb d\u00ebbuar, me kamion\u00ebt e gard\u00ebs. Mblidh plackat nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb pare \u2013 m\u00eb than\u00eb. Me urdh\u00ebr t\u00eb Hekurain Isait. Fillimisht m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjashtuar mua, pastaj Milton. Tre her\u00eb e kan\u00eb\u00a0 kthyer p\u00ebrjashtimin tim. \u201cPse e hedh hapin e r\u00ebnd\u00eb\u201d \u2013 m\u00eb tha. Her\u00ebn e kat\u00ebrt u ngrit Tafaj: Po mire, \u2013 m\u00eb tha, \u2013 duhet t\u00eb ishe edhe ti nj\u00eb \u00e7ik\u00eb vigjilente p\u00ebr burrin. I thash\u00eb: Urdh\u00ebro teser\u00ebn. E dija se \u00e7do t\u00eb hiqja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, por hoqa dor\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb vuajtur shum\u00eb, jasht\u00eb mase,\u00a0 ne jo. Populli na ka mbrojtur.. U m\u00ebsuam, \u00e7do b\u00ebnim tjet\u00ebr. Derisa populli na respektonte kishim nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u2026\u201d\u00a0<\/i><\/p>\n<p>Jeta e k\u00ebsaj gruaje \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht nga ngjarja e vitit 1982:<\/p>\n<p><b>\u00a0<\/b><i>\u201cUn\u00eb mbrojta dezertacionin, do ta mbaroja m\u00eb 20 tetor. Por n\u00eb 2 tetor m\u00eb soll\u00ebn n\u00eb Kavaj\u00eb. E kam n\u00eb kuti, ia kam l\u00ebn\u00eb k\u00ebtij (Miltos) t\u00eb ma v\u00ebr\u00eb me vete n\u00eb varr\u2026\u201d \u00a0<\/i><\/p>\n<p>M\u00eb pas p\u00ebrq\u00ebndrohet tek figura dhe personaliteti i Sali Berish\u00ebs. Frika e saj ndaj persekutimit edhe n\u00eb vitet e \u201cdemokracis\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb rr\u00ebfimit. Fjal\u00ebt e saj n\u00eb kaset\u00eb:<\/p>\n<p><i>\u201c..Talleshin shok\u00ebt me t\u00eb, nuk e di se si mbijeton ai njeri. Q\u00ebnka i plotfuqish\u00ebm. Nuk e di nuk e di, e ka nga zoti at\u00eb fuqi?\u00a0 Q\u00eb e kam m\u00ebsuar, i kam mjekuar vjehrr\u00ebn, t\u00eb shoqen, me ngr\u00ebn\u00eb dreka dhe darka, shoq\u00ebri e ngusht\u00eb\u2026 Po, ka qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, por egoizmi nuk mund t\u00eb m\u00eb shihte mua q\u00eb t\u00eb mbijetoja\u2026\u00a0 Bab\u00ebn me mustaqe kur vinte nga Tropoja e vizitoja se vinte tek un\u00eb si mjeke e mir\u00eb. Nuk m\u00eb hodhi posht\u00eb nga profesioni mua por si karrieriste. Ai thot\u00eb se e b\u00ebri partia nuk e b\u00ebra une. Por po ta kishte b\u00ebr\u00eb partia duhet t\u00eb m\u00eb kishte thirrur kur u b\u00eb president\u2026 Apo edhe kryeminist\u00ebr. M\u00eb fal \u2013 t\u00eb thoshte, \u2013 t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte falje. M\u00eb urdh\u00ebruan.<\/i><\/p>\n<p><i>Dhe un\u00eb jam dakort, edhe mund ta pranoja q\u00eb e urdh\u00ebruan, p\u00ebr nj\u00eb moment jam dakord, megjith\u00ebse s\u2019ka logjik\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb pyeste si jeni a duam sht\u00ebpi apo jo?? Se ne nuk kemi as sht\u00ebpi dhe as katandi. Ku e do pun\u00ebn ti the Miltoja?? Po jo\u2026\u201d<\/i><\/p>\n<p>M\u00eb pas pranon hapur frik\u00ebn e saj, pa e ditur q\u00eb po e regjistronin:<\/p>\n<p><i>\u201c\u2026Un\u00eb nuk dua t\u00eb di q\u00eb ai e di q\u00eb un\u00eb ekzistoj me gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt.. Nuk\u00a0 dua ta di. Them sinqerisht q\u00eb kam frik\u00eb. Tani un\u00eb at\u00eb e kam frik\u00eb. At\u00ebher\u00eb jo se ia p\u00ebrmblodha t\u00eb t\u00ebra\u2026 zhduku procesverbalet se ishin dokumenta. Por un\u00eb tani kam frik\u00eb nuk dua nuk dua t\u00eb p\u00ebrzihem m\u00eb me t\u00eb.\u00a0 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb po, kam folur. Por ai m\u00eb tha k\u00ebshtu mua:\u00a0 \u201cKe shkuar n\u00eb Itali\u00a0 dhe ke takuar motr\u00ebn\u00a0 t\u00eb martuar me gjeneral italian q\u00eb un\u00eb as q\u00eb kisha njeri n\u00eb Itali\u2026.\u201d<\/i><\/p>\n<p>Vijon m\u00eb tej, arsyetimin e dhimbsh\u00ebm t\u00eb njeriut t\u00eb dor\u00ebzuar p\u00ebrball\u00eb lig\u00ebsis\u00eb s\u00eb pand\u00ebshkuar:<\/p>\n<p><i>\u201cKa metoda e metoda k\u00ebrc\u00ebnimi\u2026 Nj\u00eb liri e k\u00ebrc\u00ebnuar nuk \u00ebsht\u00eb liri. Tani kam frik\u00eb nga e v\u00ebrteta, e p\u00ebsova nj\u00eb her\u00eb, thash\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e p\u00ebsova. Tabu..\u00a0 E kemi mbyllur burr\u00eb e grua k\u00ebt\u00eb histori. Gj\u00ebja m\u00eb e madh\u00eb \u00ebsht\u00eb rreziku i njer\u00ebzve. Ju l\u00ebm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb f\u00ebmij\u00ebve sa t\u00eb merremi me k\u00ebto histori q\u00eb kurr\u00eb nuk ia gjen m\u00eb fillin\u2026\u201d<\/i><\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrs\u00ebrit akuz\u00ebn e zhdukjes s\u00eb dokumentave:<\/p>\n<p><i>\u201cP\u00ebr mua jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbledhjet n\u00eb korrik t\u00eb vitit\u00a0 1982. N\u00eb tetor kam ardhur n\u00eb Kavaj\u00eb.\u00a0 Nuk ekziston asnj\u00eb procecverbal. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me skema t\u00eb studiuara, jo kot. Me l\u00ebvizje t\u00eb matura.. Dhe neve na p\u00eblqen t\u00eb heshtim.. Pse t\u00eb k\u00ebrkoj? Nuk kam pse. \u00c7far\u00eb do t\u00eb fitoj? I hyj llogaris\u00eb nuk fitoj. Jam 70 vje\u00e7, nuk me duhet m\u00eb asgj\u00eb\u2026.\u201d.<\/i><\/p>\n<p><b>2 \u2013 D\u00ebshmia e nj\u00ebrit prej mjek\u00ebve t\u00eb regjistruar n\u00eb dokumentarin q\u00eb nuk u transmetua:<\/b><\/p>\n<p>Sic e tham\u00eb n\u00eb hyrje, jan\u00eb regjistruar me kamera t\u00eb fshehta edhe mjek\u00eb q\u00eb kan\u00eb dijeni mbi ngjarjen. Nj\u00eb prej tyre (DITA e kontaktoi) ka d\u00ebshmuar n\u00ebn regjistrim:<\/p>\n<p><b>\u201c<\/b>U b\u00eb intrig\u00eb e madhe. Dine Abazi ishte intrig\u00eb, shokun e tij po nga Tropoja.. Pas k\u00ebsaj\u2026 Meq\u00ebn\u00ebse Mehmeti filloi t\u00eb kishte probleme nga zemra, kisht\u00eb kardiologun N. Rroku nga Lezha. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb u fut Saliu. Kur erdhi nga nj\u00eb specializim n\u00eb Franc\u00eb, Saliu donte si mjek i Mehmetit. Un\u00eb isha shefi i specializant\u00ebve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo q\u00eb t\u00eb futej ai, duhet t\u00eb hiqej qafe Miltoja dhe Margarita. K\u00ebtu filloi intriga. Nd\u00ebrkaq Margarita ishte doktoresh\u00eb ambicioze dhe kishte hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb Bllok. Ai donte t\u00eb hiqte Margarit\u00ebn. I del dosja Margarit\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb. U thash\u00eb, b\u00ebj nj\u00eb specializim. Saliu kishte frik\u00ebn q\u00eb po t\u00eb vente n\u00eb Franc\u00eb, ajo ngulej nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb n\u00eb Bllok.<\/p>\n<p>Detyroi Ylli Pop\u00ebn q\u00eb t\u2019i thoshte Mehmetit q\u00eb t\u00eb mos shkonte Margarita. Me thot\u00eb Ylli, si t\u2019ia b\u00ebj q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb qepur Saliu, do ta heq qafe at\u00eb. Hyri Ylli tek Mehmeti. M\u00eb tha m\u00eb duket se b\u00ebra gabim. Ai i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk merrem me k\u00ebto probleme. por mos u merr as ti. Kjo ishte etapa e par\u00eb e Margarit\u00ebs. Etapa e dyt\u00eb vjen kur Mehmet Shehu vrau veten. U prish ekipi i Mehmetit. Miltoja iku. Heqin qafe edhe Margarit\u00ebn. Margarita ishte komuniste. I fusin nj\u00eb dru edhe Margarit\u00ebs, e p\u00ebrjashtojn\u00eb nga partia dhe e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb. Promotor i gjith\u00eb k\u00ebsaj ishte Sali Berisha\u2026\u201d<\/p>\n<p><i>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb?<\/i><\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitin 1981-82. Organizata baz\u00eb e Partis\u00eb kishte 13-14 veta. Ylli Popa, Nesti Kondili, Myzaferr Janina, Violeta Dhimitri nuk e di dhe t\u00eb tjer\u00eb, nuk po m\u00eb kujtohet.<\/p>\n<p><i>Po Berisha kur u b\u00eb an\u00ebtar?<\/i><\/p>\n<p>Saliu hyri n\u00eb byron\u00eb e partis\u00eb s\u00eb spitalit nj\u00eb \u00e7ik m\u00eb shpejt. N\u00eb vitin 1978 Hysni Kapo b\u00ebri nj\u00eb infakt. Saliu ishte n\u00eb nj\u00eb ekip me mua meq\u00eb Saliu nuk bente dot karrier\u00eb i than\u00eb Hysniut\u00a0 ta merrte. At\u00eb koh\u00eb Berisha b\u00ebri nj\u00eb shkrim tek Z\u00ebri i Popullit\u00a0 q\u00eb niveli i partis\u00eb n\u00eb baz\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt. Por un\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb mbledhjet e organizuara n\u00eb spital p\u00ebr Margarit\u00ebn se un\u00eb b\u00ebja pjes\u00eb tek klinika speciale. Por di, cfar\u00eb b\u00ebhej nga fjal\u00ebt q\u00eb thuheshin se t\u00eb gjith\u00eb tek un\u00eb vinin dhe hapnin barkun. Ajo q\u00eb mund t\u00eb them se kjo ka qen\u00eb e gjitha nj\u00eb intrig\u00eb e sajuar nga Dinja dhe Saliu. Kur pan\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb zinin vendin tek Mehmeti u b\u00eb maksimumi p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e ekpit t\u00eb Kadriut\u2026<\/p>\n<p><em>Po Margarita?<\/em><\/p>\n<p>S\u2019kam q\u00ebn\u00eb n\u00eb mbledhje, por di q\u00eb e akuzonin p\u00ebr imoralitet, si karieriste. Por e v\u00ebrteta ishte q\u00eb Margarita sfidonte hapur Saliun dhe u p\u00ebrdor\u00ebn t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb ajo t\u00eb largohej edhe nga spitali edhe nga pedagoge dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u p\u00ebrdor fakti q\u00eb i shoqi ishte mjek i Mehmet Shehut. Pra pun\u00ebt u stisen aq mir\u00eb sa sot e k\u00ebsaj dite nuk ke nga ta kap\u00ebsh n\u00ebse nuk flasin vet\u00eb personat.<\/p>\n<p><b>3 \u2013 N\u00eb filmime \u00ebsht\u00eb regjistruar edhe Sokol Bare (inspektor terreni Kavaj\u00eb). Ai thot\u00eb:<\/b><\/p>\n<p><i>\u201c\u2026Pak koh\u00eb pasi kisha mbaruar studimet isha em\u00ebruar inspektor terreni n\u00eb Kavaj\u00eb.\u00a0 Ky qytet ishte n\u00eb\u00a0 var\u00ebsi t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb br\u00ebndshme t\u00eb Durr\u00ebsit. Pasi nuk ishte rreth m\u00eb vet\u00eb zyrat i kishm n\u00eb rajonin e policis\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs. Atje jam njohur me\u00a0 nj\u00eb dosje n\u00eb ngarkim t\u00eb dy mjek\u00ebve Milto dhe Margarita Kostaqi.<\/i><\/p>\n<p><i>Nj\u00eb dosje e \u00e7uditshme pasi e t\u00ebr\u00eb dosja ishte\u00a0 ngritur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb mbledhjeve t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat ishin p\u00ebrjashtuar nga partia dhe kishim marr\u00eb si mas\u00eb largimin nga\u00a0 Tirana n\u00eb rrethin e Kavaj\u00ebs.\u00a0 Them se ishte dosje e \u00e7uditshme\u00a0 sepse nuk ishte ngritur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve me t\u00eb cilat ngrihej nj\u00eb dosje.<\/i><\/p>\n<p><i>M\u00eb sakt\u00eb them nj\u00eb fashikull. Nj\u00eb fashikull i cili\u00a0 nuk kishte ecur m\u00eb tutje pasi ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb verifikimet e pretendimet e ngritura n\u00eb mbledhjen e\u00a0 organizat\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilave ata ishin p\u00ebrjashtuar nga partia dhe nuk kishin rezultuar t\u00eb v\u00ebrteta dhe kishte ngelur nj\u00eb dosje e vjet\u00ebruar\u2026\u201d<\/i><\/p>\n<p>Kjo d\u00ebshmi provon q\u00eb dosja (ajo q\u00eb Margarita nuk ka gjetur kur ka shkuar n\u00eb Ministri pas viteve 90) ka ekzistuar. Pra \u00ebsht\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p><strong>4 \u2013 Kush ishte Margarita Kostaqi<\/strong><br \/>\n<strong>(1938 \u2013 2011)<\/strong><\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb jet\u00ebshkrimi t\u00eb p\u00ebrgatitur nga kolektivi i Spitalit Kavaj\u00eb dhe K\u00ebshilli Rajonal i UMSH p\u00ebr Tiran\u00ebn, Dr.Margarita Lluka (Kostaqi) lindi n\u00eb vitin 1938 n\u00eb Durr\u00ebs ku p\u00ebrfundoi me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera shkoll\u00ebn e mesme. N\u00eb vitin 1961 kreu gjithashtu me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb pran\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh rezultatet, Dr.Margarita n\u00eb vitin 1961 em\u00ebrohet n\u00eb klinik\u00ebn e propedeutik\u00ebs me drejtues Prof. Nikolla Shurbani dhe pastaj n\u00eb katedr\u00ebn e terapis\u00eb p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e propedeutik\u00ebs ku punoi pedagoge n\u00eb vitin 1982. N\u00eb vitin 1967 merr titullin si specialiste n\u00eb kardiologji.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1970 Dr.Margarita pasi kryen nj\u00eb kurs nj\u00eb vje\u00e7ar me specialist kinez\u00eb p\u00ebr kardiologjin\u00eb dhe hemodinamik\u00ebn, s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e saj, vuri n\u00eb jet\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me rezultate t\u00eb mira kateterizimin e zemr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Dr. Margarita Lluka (Kostaqi) si pedagoge e propedeutik\u00ebs, cil\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrkushtimit e t\u00eb etik\u00ebs n\u00eb pun\u00eb, t\u00eb korrektes\u00ebs ndaj koleg\u00ebve dhe pacient\u00ebve, i p\u00ebr\u00e7oi edhe tek shum\u00eb gjenerata mjek\u00ebsh q\u00eb p\u00ebrfunduan Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vitin 1980 deri 1981 specializohet n\u00eb Paris pran\u00eb spitalit BEAUJON n\u00eb klinik\u00ebn e Prof. Gourgon p\u00ebr EKO t\u00eb zemr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo pati merit\u00ebn t\u00eb ishte nj\u00eb nga specialistet e para q\u00eb vuri n\u00eb jet\u00eb ekzaminimin ekografik t\u00eb zemr\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00eb vitin 1982 transferohet n\u00eb Kavaj\u00eb ku banoi deri n\u00eb ndarjen nga jeta.<\/p>\n<hr \/>\n<p><em>Artikulli i m\u00ebsip\u00ebrm \u00ebsht\u00eb botuar nga DITA n\u00eb 3 shtator 2013. Nes\u00ebr mund t\u00eb lexoni d\u00ebshmit\u00eb e mjek\u00ebve q\u00eb e njohin historin\u00eb, filmuar edhe ata me kamera t\u00eb fsheht\u00eb<\/em><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia trondit\u00ebse q\u00eb u regjistrua me kamera t\u00eb fshehta, por u ndalua pak or\u00eb p\u00ebrpara transmetimit n\u00eb Fiks Fare! GazetaDita.al, 2 n\u00ebntor 2020 Historia e k\u00ebtij regjistrimi ka nisur kur nj\u00eb emision i njohur investigativ televiziv, u p\u00ebrpoq t\u00eb hidhte drit\u00eb mbi nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb fillim viteve \u201980 n\u00eb Tiran\u00eb: d\u00ebbimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60899,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-60898","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Historia trondit\u00ebse q\u00eb u regjistrua me kamera t\u00eb fshehta, por u ndalua pak or\u00eb p\u00ebrpara transmetimit n\u00eb Fiks Fare! GazetaDita.al, 2 n\u00ebntor 2020 Historia e k\u00ebtij regjistrimi ka nisur kur nj\u00eb emision i njohur investigativ televiziv, u p\u00ebrpoq t\u00eb hidhte drit\u00eb mbi nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb fillim viteve \u201980 n\u00eb Tiran\u00eb: d\u00ebbimin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-11-02T10:36:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-11-02T11:16:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/saliu-margarita.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"349\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur\",\"datePublished\":\"2020-11-02T10:36:39+00:00\",\"dateModified\":\"2020-11-02T11:16:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/\"},\"wordCount\":2722,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/11\\\/saliu-margarita.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/\",\"name\":\"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/11\\\/saliu-margarita.jpg\",\"datePublished\":\"2020-11-02T10:36:39+00:00\",\"dateModified\":\"2020-11-02T11:16:15+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/11\\\/saliu-margarita.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/11\\\/saliu-margarita.jpg\",\"width\":800,\"height\":349,\"caption\":\"Saliu - Margarita\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Historia trondit\u00ebse q\u00eb u regjistrua me kamera t\u00eb fshehta, por u ndalua pak or\u00eb p\u00ebrpara transmetimit n\u00eb Fiks Fare! GazetaDita.al, 2 n\u00ebntor 2020 Historia e k\u00ebtij regjistrimi ka nisur kur nj\u00eb emision i njohur investigativ televiziv, u p\u00ebrpoq t\u00eb hidhte drit\u00eb mbi nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb fillim viteve \u201980 n\u00eb Tiran\u00eb: d\u00ebbimin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-11-02T10:36:39+00:00","article_modified_time":"2020-11-02T11:16:15+00:00","og_image":[{"width":800,"height":349,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/saliu-margarita.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur","datePublished":"2020-11-02T10:36:39+00:00","dateModified":"2020-11-02T11:16:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/"},"wordCount":2722,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/saliu-margarita.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/","name":"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/saliu-margarita.jpg","datePublished":"2020-11-02T10:36:39+00:00","dateModified":"2020-11-02T11:16:15+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/saliu-margarita.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/saliu-margarita.jpg","width":800,"height":349,"caption":"Saliu - Margarita"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/saliu-margarita-dhe-nje-dosje-e-zhdukur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Saliu, Margarita dhe nj\u00eb dosje e zhdukur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60898"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60898\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60902,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60898\/revisions\/60902"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60899"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}