{"id":60959,"date":"2020-11-05T01:11:10","date_gmt":"2020-11-04T23:11:10","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=60959"},"modified":"2020-11-05T01:11:10","modified_gmt":"2020-11-04T23:11:10","slug":"poezia-e-behram-hotit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/","title":{"rendered":"Poezia e Behram Hotit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<em>V\u00ebshtrim rreth p\u00ebrmbledhjes poetike &#8220;Elegji p\u00ebr Ardianin&#8221;<\/em>)<\/p>\n<p>Letersia shqipe, ve\u00e7 t\u00eb tjerash shquhet edhe p\u00ebr perla poetike elegjish, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme te breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb lexuesish, si\u00e7 jan\u00eb p.sh. \u201dVaje\u201d e \u00c7ajupit, ku poeti rilind\u00ebs i varg\u00ebzon me nota t\u00eb theksuara elegjiake bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Evgjenis\u00eb, e cila nd\u00ebrron jet\u00eb gjat\u00eb lindjes s\u00eb t\u00eb birit, Stefanit. Jan\u00eb t\u00eb bukura pastaj elegjit\u00eb e Nolit, kushtuar bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij dhe tribun\u00ebve t\u00eb kombit, Luigj Gurakuqi e Bajram Curri (\u201cSyrgjyn vdekur\u201d, \u201dShpell\u00eb e Dragobis\u00eb\u201d).<\/p>\n<p>Me nota elegjiake, krejt e ve\u00e7ant\u00eb njihet edhe p\u00ebrmbledhja poetike \u201cLum Lumi\u201d e poetit t\u00eb shquar Ali Podrimja, p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb birin, q\u00eb ia mori vdekja e pam\u00ebshirshme para kohe, sikurse edhe nj\u00eb v\u00ebllim poetik (\u201cLot zemre\u201d) i autores Mejreme Shala-Balaj, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb de\u00e7anase, e cila do t&#8217;i thur\u00eb vargje elegjiake t\u00eb birit t\u00eb saj d\u00ebshmor, Blerim Avdi Balajt, i r\u00ebn\u00eb n\u00eb fush\u00eb t\u00eb nderit gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllimi poetik &#8220;Elegji p\u00ebr Ardianin&#8221; i poetit Behram Hoti \u00ebsht\u00eb krejt i ve\u00e7ant\u00eb nga elegjit\u00eb e tjera, ngase k\u00ebtu poeti &#8211; baba dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar i thur vargje dhembjeje dhe krenarie t\u00eb birit t\u00eb vet\u00ebm \u2013 bashk\u00ebluft\u00ebtar, ushtarit ademjasharian, Ardian Hotit, mikut t\u00eb Xhejmi Shis\u00eb, t\u00eb Klarkut e t\u00eb Holbrukut, v\u00ebllait t\u00eb idealit dhe t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb Muj\u00eb Krasniqit, t\u00eb Sandokanit e t\u00eb Zahir Pajazitit, ushtarit t\u00eb Preshev\u00ebs, t\u00eb Ilirid\u00ebs e t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Autori librin e hap me poezin\u00eb hyr\u00ebse &#8220;<em>K\u00ebnga e bardh\u00eb<\/em>&#8220;, ku tregon se:<\/p>\n<p><em>&#8220;Kjo nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00eb e zogut n\u00eb d\u00ebbor\u00eb<br \/>\nAs k\u00ebng\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie n\u00eb livadhin tim t\u00eb jet\u00ebs<br \/>\nAs k\u00ebng\u00eb n\u00ebnash n\u00eb regtim&#8230;<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga-loti i t\u00eb verb\u00ebrit n\u00eb rrug\u00eb<br \/>\n\u00cbsht\u00eb shigjeta e shpejt\u00eb e lart\u00ebsive q\u00eb mb\u00ebrrin<br \/>\nK\u00ebnduar n\u00eb trollin e luleve me diellin bashk\u00eb<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga q\u00eb shnd\u00ebrrohet pa frik\u00eb<br \/>\nN\u00eb padi e guxim moti<br \/>\nDhe i p\u00ebrcjell vjeshtat e zbehura n\u00eb kalim.<br \/>\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga e lamijeve t\u00eb thata<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb largon me urata<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb as vaj, as z\u00eb i shterur f\u00ebmije-<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ur\u00eb, o bukuri q\u00eb t&#8217;afron e t&#8217;dashuron<br \/>\n\u00cbsht\u00eb ur\u00eb e fort\u00eb, \u00ebsht\u00eb ur\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb Tok\u00eb&#8230;Qiell&#8230;<br \/>\nDielli n\u00eb nj\u00eb \u00e7erdhe me t\u00eb banon, o dashuron.<br \/>\nO kjo k\u00ebng\u00eb \u00ebsht\u00eb bu\u00e7im\u00eb moti<br \/>\n\u00cbsht\u00eb kala agimi i dlirt\u00eb si loti<br \/>\nLulja e par\u00eb, e v\u00ebrteta<br \/>\nZogjve u d\u00ebfton sa dimra ka jeta<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb lidh-laku<br \/>\n\u00cbsht\u00eb fara, kroni i gurit- Konaku&#8230;<br \/>\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb dhimbja e zogut n\u00eb d\u00ebbor\u00eb<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb krushku i par\u00eb<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga q\u00eb sh\u00ebron me urata<br \/>\nKjo i grish zjarret n\u00eb dasm\u00ebn e bardh\u00eb<br \/>\nK\u00ebndoje k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb, o njeri i madh!&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Pra, k\u00ebsofare poeti e mund dhembjen p\u00ebr t\u00eb birin me krenari, q\u00eb i shkon p\u00ebr shtati karakterit t\u00eb tij si burr\u00eb i burr\u00ebruar n\u00eb kull\u00ebn drenicase.<\/p>\n<p>Krijimtaria letrare e Behram Hotit, qysh n\u00eb fillim (vitet \u201960) pati zgjuar interesime kahesh t\u00eb ndryshme, prandaj me kalimin e viteve erdhi e u p\u00ebrsos, duke u b\u00ebr\u00eb si e till\u00eb shembull i mir\u00eb n\u00eb nivelin mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb vlerave artistike.<\/p>\n<p>Si poet, Hoti shquhet me shprehje krijuese origjinale n\u00eb letrat shqipe, ngase kultura e tij e gjer\u00eb letrare nga nj\u00ebra an\u00eb dhe p\u00ebrjetimet e pjes\u00ebmarrja direkte e tij n\u00eb ngjarjet e koh\u00ebs u b\u00ebn\u00eb pasuri e burimit dhe e formimit t\u00eb tij prej artisti, e t\u00eb gjitha k\u00ebto cop\u00ebza u integruan n\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi duke na e shfaqur nj\u00eb figur\u00eb krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si p\u00ebrnga stili, po ashtu edhe p\u00ebrnga shprehjet dhe figuracioni poetik. Prandaj \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet edhe nj\u00eb poet i till\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Behram Hoti.<\/p>\n<p>Nga vargjet e poezive p\u00ebr t\u00eb birin, nga pena e zotit Hoti buron madh\u00ebshtia e sakrific\u00ebs p\u00ebr atdhe e komb. Prandaj poezia e tij si realizim artistik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perl\u00eb e mrekullueshme, dedikuar flijimit t\u00eb t\u00eb birit, i cili b\u00ebri nj\u00eb vdekje t\u00eb ndershme, edhe pse t\u00eb e parakohshme dhe t\u00eb tmerrshme. Ardiani e deshi vdekjen n\u00eb aren\u00eb t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb truallin e lul\u00ebkuqeve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb malet e shkrepat e Ilirid\u00ebs, te Molla e Kyqe, apo n\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb shqiptare, e jo n\u00eb aren\u00ebn sportive, ku e gjeti ajo. Por ja q\u00eb jeta s&#8217;na pyetka fare!&#8230;.<\/p>\n<p>Poeti Behram Hoto do t\u00eb thot\u00eb se:<\/p>\n<p><em>&#8220;Hejbet i kemi me far\u00eb<br \/>\nNe dim\u00eb t\u00eb mbjellim n\u00eb ar\u00eb<br \/>\nDashuri e lasht\u00eb.<br \/>\nAi, nj\u00ebkoh\u00ebsisht na porosit se:<br \/>\n&#8220;N\u00ebse q\u00ebndroni n\u00eb maje si shk\u00ebmbi<br \/>\nMund t\u00eb rrahni gjoks se t&#8217;nj\u00eb rr\u00ebnje jemi&#8221;.<\/em><\/p>\n<p>Pra e don edhe p\u00ebr vete, por edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt guximin, trim\u00ebrin\u00eb, e kurrsesi frik\u00ebn, n\u00ebnshtrimin e qyqarll\u00ebkun.<\/p>\n<p>Hoti i varg\u00ebzon t\u00eb birit luft\u00ebtar vargje elegjiake dhe e kujton at\u00eb me krenari duke mos e sh\u00ebnd\u00ebrruarr poezin\u00eb n\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb that\u00eb poetike, ngase \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr ta ruajtur edhe vet\u00eb fom\u00ebn, por edhe p\u00ebrmbajtjen si elemente t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij.<br \/>\nGjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Behram Hoti, sikurse edhe sot e gjith\u00eb dit\u00ebn do t&#8217;i p\u00ebrkrah me t\u00ebr\u00eb qenien e tij forcat q\u00eb punuan p\u00ebr \u00e7lirim t\u00eb popullit ton\u00eb nga thundra serbosllave.<\/p>\n<p><em>&#8220;Ecim, ndalemi, hapojm\u00eb<br \/>\nUr\u00ebn p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar, o Zot<br \/>\nSot&#8230; nes\u00ebr&#8230; o mot&#8230;&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Do t\u00eb shprehet diku ai. Atij i kujtohet porosia e n\u00ebn\u00ebs:<br \/>\n<em>&#8220;N&#8217;krajata t&#8217;jet\u00ebs kurr\u00eb t\u00eb mos ligesh!&#8230;&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Prandaj edhe i mbetet besnik asaj, duke q\u00ebndruar stoik para \u00e7do furtune e rrebeshi dhe para andrallave q\u00eb ia shkaktoi jeta.<br \/>\nVepra e tij publicistiko- dokumentare dhe letrare, q\u00eb si\u00e7 tham\u00eb m\u00eb lart, nis n\u00eb vitet &#8217;60 t\u00eb shekullit XX, do t\u00eb ve\u00e7ohet p\u00ebr trajtim dinjitoz temash, motivesh dhe \u00e7\u00ebshtjesh qen\u00ebsore t\u00eb periudhave t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetonin n\u00eb viset e veta st\u00ebrgjyshore, n\u00ebn ish-Jugosllavin\u00eb (t\u00eb Lugin\u00ebs, t\u00eb Ilirid\u00ebs, t\u00eb Malsis\u00eb t\u00eb Madhe: Hot, Grud\u00eb, Plav\u00eb e Guci).<\/p>\n<p>Temat q\u00eb pena majepreht\u00eb e Behram Hotit i trajtoi me guxim atdhetar e intelektual ishin: aksioni fam\u00ebkeq rankovi\u00e7isto-titist i vitit 1956 i mbledhjes s\u00eb arm\u00ebve, presioni ndaj shqiptar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;u shp\u00ebrngulur p\u00ebr n\u00eb viset e shkreta t\u00eb Anadollit (Turqi) sipas projekteve serbosllave t\u00eb Ilia Gara\u00e7aninit me shok\u00eb, t\u00eb Akademis\u00eb Serbe t\u00eb Shkencave e t\u00eb Kish\u00ebs Serbe; burgosjet masive, sidomos t\u00eb intelektual\u00ebve dhe t\u00eb atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb, si\u00e7 ishte Adem Dema\u00e7i, nga regjimi titist; dhuna e pand\u00ebrprer\u00eb e \u00e7do forme dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb mbi shqiptar\u00ebt si individ\u00eb dhe si etni etj. etj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje, shkrimtari Behram Hoti do t\u2019i inkorporoj\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e vet publicistiko-dokumentare dhe letraro- artistike me nj\u00eb vendosm\u00ebri dhe stil unik, duke i p\u00ebrfshir\u00eb edhe ngjarjet e viteve 1990-1995 t\u00eb Aksionit p\u00ebr Pajtim t\u00eb Gjaqeve, sidomos daljen n\u00eb sken\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb krye me komandantin legjendar Adem Jashari, rezistenc\u00ebn dhe triumfin e saj. Ai me pen\u00ebn e tij t\u00eb guximshme e p\u00ebrshkruan edhe karakterin e ul\u00ebt t\u00eb hasmit ton\u00eb shekullor, i cili haptas deklaron se:<\/p>\n<p><em>&#8220;Un\u00eb jam Korbi<br \/>\nZemrak mitologjik<br \/>\nZihosh fut\u00eb i nat\u00ebs<br \/>\nKrrokama ime trishton tok\u00ebn<br \/>\nZotin e shaj e b\u00ebrtas<br \/>\nDit\u00eb e nat\u00eb un\u00eb krrokas&#8230;&#8221;<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb treguar n\u00eb vazhdim se edhe:<br \/>\n<em>&#8220;Sofr\u00ebs ia grabis buk\u00ebn<br \/>\nGjakun ma ushqen fantazi e ndezur<br \/>\nKur hut\u00ebn e shoh n&#8217;dor\u00eb t&#8217;shqiptarit<br \/>\nL\u00ebkura m\u00eb dridhet e mlrdhezur<br \/>\nEshtrat e zogjve m\u00eb ushqejn\u00eb<br \/>\nKok\u00ebn e kam historin\u00eb&#8230;<br \/>\nMe g\u00ebnjeshtra b\u00ebj histirin\u00eb<br \/>\nMe intriga, me lot e me gjak<br \/>\nUshqehet e fanitet trupi im<br \/>\nUn\u00eb shekull e kam pangop\u00ebsin\u00eb<br \/>\nDit\u00eb e nat\u00eb kam mizorin\u00eb<br \/>\nNuk shoh muzgje, as m\u00ebngjese<br \/>\nJam i ftoht\u00eb akull gri<br \/>\nSi un\u00eb nuk ka lubi<br \/>\nJam ferr, fut\u00eb i zi<br \/>\nUn\u00eb jam korbi&#8230; Serbi&#8230;&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Poeti Behram Hoti ia ka dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn atdheut st\u00ebrgjyshor dhe \u00ebsht\u00eb betuar se:<\/p>\n<p><em>&#8220;Gurit t\u00ebnd s&#8217;ia kthej kurr\u00eb shpin\u00ebn, o vot\u00ebr<br \/>\nDer&#8217;sa vdekja t&#8217;m&#8217;k\u00ebput\u00eb damar\u00ebt n&#8217;udh\u00ebtim&#8230;<br \/>\nGjithmon\u00eb do t\u00eb k\u00ebndoj p\u00ebr buk\u00eb e sof\u00ebr<br \/>\nDo t\u00eb rritem me ty, me diellin e gjakut tim&#8230;&#8221;<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebsofare pena e shkrimtarit Behram Hoti do t\u00eb b\u00ebhet kujdestare e kujtes\u00ebs son\u00eb kolektive t\u00eb ngjarjeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00eb gjitha sferat, si politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore, sh\u00ebndet\u00ebsore, bamir\u00ebse, madje edhe ushtarake.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim maratonik, autori Behram Hoti e nisi ball\u00eblart\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast, madje as sot (m\u00eb 2020), fakt ky q\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebrkushimin e tij t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar thell\u00eb n\u00eb shqet\u00ebsimet e motrave dhe t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve shqiptar\u00eb, kudo cep m\u00eb cep hart\u00ebs s\u00eb grisur t\u00eb atdheut.<\/p>\n<p>N\u00eb fak, pena e Behram Hotit i rezistoi \u00e7do situate dhe ishte p\u00ebrher\u00eb q\u00ebndrestare dhe nkurajuese, asnj\u00ebher\u00eb majethyer, por prore majepreht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, me vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn ton\u00eb shekullore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Ribashkimi Komb\u00ebtar i Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Librit p\u00ebrkushtues \u201cElegji p\u00ebr Ardianin\u201d vler\u00ebn ua shtojn\u00eb edhe shum\u00eb fotografi t\u00eb t\u00eb birit me prind\u00ebrit, me motr\u00ebn, me bashk\u00ebluftltart\u00eb, me miqt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb etj. etj., e n\u00eb ve\u00e7anti, tejet interesante dhe mall\u00ebngjyese jan\u00eb edhe 5 poezi t\u00eb Ardian Hotit, q\u00eb ai i kishte shkruar si fillorist, t\u00eb ruajtura nga i ati, Behram Hoti.<\/p>\n<p>Po e p\u00ebrfundoj k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim timin me konstatimin e prod. Dr. Shyqri Galica, i cili p\u00ebr vepr\u00ebn e shkrimtarit Behram Hoti, ve\u00e7 tjerash thot\u00eb: \u201c<em>Vepra e tij ka dhe dimensionin historik, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb autori Behram Hoti. Prandaj poezia, proza, proza dokumentare, monografit\u00eb dhe elegjit\u00eb prekin thell\u00eb n\u00eb shpirt jo vet\u00ebm autorin, por edhe receptuesin, i cili do ta p\u00ebrjetoj\u00eb artin letrar si pjes\u00eb t\u00eb situatave jet\u00ebsore, t\u00eb cilat autori ka ditur t\u2019i nd\u00ebrtoj\u00eb me invencion. Nj\u00eb vep\u00ebr komplekse si vet\u00eb jeta e krijuesit, si realiteti yn\u00eb dramatik<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Zymer Mehani<\/strong>, <em>Podujev\u00eb, m\u00eb 4 n\u00ebntor 2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zymer Mehani (V\u00ebshtrim rreth p\u00ebrmbledhjes poetike &#8220;Elegji p\u00ebr Ardianin&#8221;) Letersia shqipe, ve\u00e7 t\u00eb tjerash shquhet edhe p\u00ebr perla poetike elegjish, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme te breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb lexuesish, si\u00e7 jan\u00eb p.sh. \u201dVaje\u201d e \u00c7ajupit, ku poeti rilind\u00ebs i varg\u00ebzon me nota t\u00eb theksuara elegjiake bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Evgjenis\u00eb, e cila nd\u00ebrron jet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60960,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,10],"tags":[],"class_list":["post-60959","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Poezia e Behram Hotit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Poezia e Behram Hotit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Zymer Mehani (V\u00ebshtrim rreth p\u00ebrmbledhjes poetike &#8220;Elegji p\u00ebr Ardianin&#8221;) Letersia shqipe, ve\u00e7 t\u00eb tjerash shquhet edhe p\u00ebr perla poetike elegjish, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme te breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb lexuesish, si\u00e7 jan\u00eb p.sh. \u201dVaje\u201d e \u00c7ajupit, ku poeti rilind\u00ebs i varg\u00ebzon me nota t\u00eb theksuara elegjiake bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Evgjenis\u00eb, e cila nd\u00ebrron jet\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-11-04T23:11:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"920\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Poezia e Behram Hotit\",\"datePublished\":\"2020-11-04T23:11:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/\"},\"wordCount\":1807,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/11\\\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/\",\"name\":\"Poezia e Behram Hotit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/11\\\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg\",\"datePublished\":\"2020-11-04T23:11:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/11\\\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/11\\\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg\",\"width\":600,\"height\":920,\"caption\":\"Behram Hoti - Elegji p\u00ebr Ardianin\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poezia-e-behram-hotit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Poezia e Behram Hotit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Poezia e Behram Hotit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Poezia e Behram Hotit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Zymer Mehani (V\u00ebshtrim rreth p\u00ebrmbledhjes poetike &#8220;Elegji p\u00ebr Ardianin&#8221;) Letersia shqipe, ve\u00e7 t\u00eb tjerash shquhet edhe p\u00ebr perla poetike elegjish, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme te breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb lexuesish, si\u00e7 jan\u00eb p.sh. \u201dVaje\u201d e \u00c7ajupit, ku poeti rilind\u00ebs i varg\u00ebzon me nota t\u00eb theksuara elegjiake bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Evgjenis\u00eb, e cila nd\u00ebrron jet\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-11-04T23:11:10+00:00","og_image":[{"width":600,"height":920,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Poezia e Behram Hotit","datePublished":"2020-11-04T23:11:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/"},"wordCount":1807,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/","name":"Poezia e Behram Hotit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg","datePublished":"2020-11-04T23:11:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/behram_hoti-elegji_per_ardianin.jpg","width":600,"height":920,"caption":"Behram Hoti - Elegji p\u00ebr Ardianin"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poezia-e-behram-hotit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Poezia e Behram Hotit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60959"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60959\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60961,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60959\/revisions\/60961"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60960"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}