{"id":6133,"date":"2016-08-27T09:40:53","date_gmt":"2016-08-27T08:40:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6133"},"modified":"2021-04-16T23:50:59","modified_gmt":"2021-04-16T22:50:59","slug":"statutet-e-shkodres-historia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/","title":{"rendered":"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/albemigrant2011.wordpress.com\/2016\/08\/27\/statutet-e-shkodres-historia\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">EuroEmigrant<\/a>, <em>27\/08\/2016<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Statutet e Shkodr\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje ligjesh e normash juridike, t\u00eb cilat u zbuluan n\u00eb vitin 1997. Jan\u00eb d\u00ebshmia e par\u00eb, e shkruar e s\u00eb drejtes pozitive autoktone evropiane. Ato p\u00ebrfaq\u00ebsojne jo vet\u00ebm nj\u00eb fakt shkencor e kulturor, por edhe nj\u00eb moment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edukativ e historik.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb vitet 1330-1479 n\u00eb Shkod\u00ebr kishin statutet e tyre, ligjet q\u00eb iu rregullonin jet\u00ebn. T\u00eb quajtura si nj\u00eb monument i v\u00ebrtet\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb mesjetare, teksti m\u00eb i vjet\u00ebr ligjor, produkt n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebto ligje mesjetare akoma na habisin me \u201caktualitetin\u201d q\u00eb i karakterizon. Sipas historianit <strong>P\u00ebllumb Xhufi<\/strong>, Statutet trajtojn\u00eb probleme e shqet\u00ebsime q\u00eb mbeten t\u00eb tilla edhe sot pas 7 shekujsh.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, <em>Statutet e Shkodr\u00ebs<\/em> p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb fakt shkencor e kulturor, por edhe nj\u00eb moment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edukativ. Sipas tij, ne kemi prova t\u00eb qarta nga shekujt XII-XIII p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e gjykatave dhe p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb kulture juridike n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytete, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrtej qyteteve fillonte mbret\u00ebria e s\u00eb drejt\u00ebs zakonore. M\u00eb tej, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn Xhufi tregon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre Statuteve, vlerat q\u00eb mbart dhe p\u00ebrmbajtjen e tyre.<\/p>\n<p><strong>Mund t\u00eb na p\u00ebrshkruani shkurt <em>Statutet e Shkodr\u00ebs<\/em> dhe cila \u00ebsht\u00eb vlera e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Statutet e Shkodr\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje ligjesh e normash juridike q\u00eb kan\u00eb rregulluar jet\u00ebn e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs nga vitet 1330, kur jan\u00eb shkruar, deri n\u00eb 1479, vitin e pushtimit t\u00eb qytetit nga turqit osman\u00eb. Jan\u00eb pra, nj\u00eb lloj \u201c<em>kushtetute<\/em>\u201d, q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00ebher\u00ebsh norma t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs publike, penale e civile. N\u00eb Evrop\u00ebn mesjetare, Statutet ishin nj\u00eb dukuri e qytetit t\u00eb organizuar n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb form\u00ebn e komun\u00ebs, pra e qytetit q\u00eb vet\u00ebqeverisej nga ligjet dhe nga institucionet e veta, t\u00eb zgjedhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201cdemokratike\u201d nga asambleja e qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb. Deri tani ne kishim njoftime p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e statuteve p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb qytetesh shqiptare, si Ulqini, Tivari, Durr\u00ebsi, e natyrisht Shkodra.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ide t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e tyre na e jepnin statutet e njohura e t\u00eb botuara t\u00eb Kotorrit e t\u00eb Budv\u00ebs, q\u00eb gjithsesi i p\u00ebrkisnin nj\u00eb zone periferike n\u00eb raport me trojet shqiptare. Dekada m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 1920, Milan Shuflaj kishte zbuluar dhe botuar <em>Statutet e Drishtit<\/em>, t\u00eb shek. XIV (ribotuar s\u00eb fundi n\u00eb nj\u00eb lidhje luksoze nga Dr. M. Ahmeti e Dr. E. Lala). Por, Drishti p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb ve\u00e7ori n\u00eb kuadrin e qyteteve mesjetare shqiptare. Ishte nj\u00eb qytet me identitet t\u00eb fort\u00eb fetar, nj\u00eb qytet me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb panum\u00ebrt kishash ku jeta rrotullohej rreth katedrales e rreth figur\u00ebs s\u00eb ipeshkvit, q\u00eb ishte nj\u00ebher\u00ebsh autoriteti m\u00eb i lart\u00eb sa kishtar aq edhe laik. Statutet e Drishtit jan\u00eb \u201ckushtetuta\u201d e nj\u00eb republike kishtare, ku shum\u00eb pak ose aspak pasqyrohen problematikat e nj\u00eb komune t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mesjetare.<\/p>\n<p>K\u00ebtu pra, q\u00ebndron edhe r\u00ebnd\u00ebsia e jasht\u00ebzakonshme e zbulimit dhe e botimit t\u00eb Statuteve t\u00eb Shkodr\u00ebs: n\u00ebp\u00ebrmjet tyre m\u00ebsojm\u00eb se si ishte organizuar e si funksiononte nj\u00ebra nga qendrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme qytetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mesjet\u00eb, si zgjidheshin organet e komun\u00ebs: k\u00ebshilltar\u00ebt, gjyqtar\u00ebt, kancelari, noter\u00ebt, financier\u00ebt, kreu i policis\u00eb bashkiake e t\u00eb tjer\u00eb; Statutet p\u00ebrcaktojn\u00eb se cilat ishin raportet e komun\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs me pushtetet e tjera fqinje, me Venedikun apo mbret\u00ebrin\u00eb e Serbis\u00eb, gjithashtu cilat ishin raportet e brendshme, midis komun\u00ebs e qytetar\u00ebve, midis qytetar\u00ebve dhe banor\u00ebve t\u00eb hinterlandit bujq\u00ebsor, cili ishte pozicioni i gruas, i f\u00ebmij\u00ebve dhe i \u201cemigrant\u00ebve\u201d t\u00eb huaj; statutet p\u00ebrcaktojn\u00eb ato q\u00eb sot i quajm\u00eb norma t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs qytetare, duke p\u00ebrcaktuar e duke mbrojtur me forc\u00ebn e ligjit t\u00eb gjitha llojet e marr\u00ebdh\u00ebnieve q\u00eb ng\u00ebrtheheshin brenda nj\u00eb qyteti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si\u00e7 ishte Shkodra.<\/p>\n<p><strong><em>Statutet e Shkodr\u00ebs<\/em>, ku jan\u00eb zbuluar dhe prej kujt?<\/strong><\/p>\n<p>Statutet e Shkodr\u00ebs u zbuluan n\u00eb vitin 1997, n\u00eb fondet e <em>Muzeut Correr<\/em> nga nj\u00eb studiuese e apasionuar dhe mike e rrall\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, profesoresha <strong>Lucia Nadin<\/strong>, nga Venecia. K\u00ebsaj zonje, Shqip\u00ebria dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Shkodra, i detyrohen nj\u00eb num\u00ebr zbulimesh e botimesh t\u00eb \u00e7muara p\u00ebr historin\u00eb e kultur\u00ebn shqiptare. Un\u00eb e kam shprehur edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera: Shkodra do t\u2019i b\u00ebnte nder vetes n\u00eb rast se do ta b\u00ebnte qytetare nderi t\u00eb saj profesoresh\u00ebn Nadin, k\u00ebt\u00eb zonj\u00eb q\u00eb me <em>Statutet<\/em> ka zbuluar rr\u00ebnj\u00ebt e qytet\u00ebrimit mesjetar t\u00eb Shkodr\u00ebs. <em>Statutet<\/em> u botuan n\u00eb Itali n\u00eb vitin 2002, me tekstin origjinal n\u00eb nj\u00eb italishte dalmato-veneciane, me nj\u00eb p\u00ebrkthim shqip t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga un\u00eb e t\u00eb shoq\u00ebruara nga studime t\u00eb thelluara t\u00eb zonj\u00ebs Nadin e t\u00eb studiuesve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb them se ky botim me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ende nuk njihet e nuk vler\u00ebsohet sa duhet nga bota shkencore e kulturore k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. U prezantua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2002, n\u00eb Tiran\u00eb. Por, n\u00eb at\u00eb rast, entuziazmin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zbulim q\u00eb n\u00eb shkenc\u00ebn e n\u00eb kultur\u00ebn e nj\u00eb vendi vjen nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 100 vjet, e prish\u00ebn disa nga ata kritizer\u00ebt e kudondodhur, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsonin eventin, u kujdes\u00ebn ta prishnin fest\u00ebn, duke shprehur shqet\u00ebsimin se mos ky botim do t\u2019u jepte dor\u00eb \u201cnacionalist\u00ebve\u201d tan\u00eb, q\u00eb tash e tutje t\u00eb mburreshim me vlerat \u201csip\u00ebrore\u201d t\u00eb qytet\u00ebrimit shqiptar! E pra, Statutet e Shkodr\u00ebs sjellin nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme p\u00ebr nivelin e lart\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb mesjetare shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb asaj qytetare, nivel q\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb e kishin provuar studimet e zbulimet e kolos\u00ebve t\u00eb shkencave albanologjike, si <em>Konstantin Jire\u010dek<\/em>, <em>Milan Shuflaj<\/em>, etj.<\/p>\n<p><strong>Si i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Statutet e Shkodr\u00ebs Lucia Nadin?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1990, zonja Nadin erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri si drejtoresh\u00eb e Institutit Italian t\u00eb Kultur\u00ebs. U prezantua k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr publikun e p\u00ebr bot\u00ebn akademike shqiptare nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zbulimesh, hartash e dokumente t\u00eb vjetra, t\u00eb rr\u00ebmuara prej saj n\u00eb arkivat e Venedikut. Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb panjohur u ushqyen n\u00eb vitet 1995-1998 nj\u00eb s\u00ebr\u00eb botimesh e ekspozitash t\u00eb realizuara sa n\u00eb Tiran\u00eb, aq edhe n\u00eb Shkod\u00ebr e Venecie, t\u00eb cilat hodh\u00ebn nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb re p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Venedikun n\u00eb Mesjet\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 1997, Prof. Nadin ra n\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb <em>Statuteve t\u00eb Shkodr\u00ebs<\/em>, t\u00eb cil\u00ebt i gjeti m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb <em>Bibliotek\u00ebn e Muzeut Correr<\/em>, aty ku, deri at\u00ebher\u00eb, askujt nuk i kishte shkuar n\u00ebp\u00ebr mend se do mund t\u00eb kishte gj\u00ebra interesante p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Statutet, si\u00e7 thash\u00eb, u botuan n\u00eb 2002. Nga ajo koh\u00eb, Prof. Nadin ka botuar edhe studime t\u00eb tjera mbi marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Venedikun n\u00eb Mesjet\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe libri i fundit: \u201c<em>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Venedik shek. XV-XVI: nga emigrimi n\u00eb integrim<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>A ka pasur tradit\u00eb juridike n\u00eb Shqip\u00ebri para shek. XIV, koh\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkasin <em>Statutet e Shkodr\u00ebs<\/em>?<\/strong><\/p>\n<p><em>Statutet e Shkodr\u00ebs<\/em> jan\u00eb d\u00ebshmia e par\u00eb e shkruar e s\u00eb drejt\u00ebs pozitive autoktone. M\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb Shqip\u00ebri ka vepruar e drejta zakonore vendase, e p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta funksiononte edhe e drejta bizantine. Ne kemi prova t\u00eb qarta nga shekujt XII-XIII p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e gjykatave dhe p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb kulture juridike n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytete, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrtej qyteteve fillonte mbret\u00ebria e s\u00eb drejt\u00ebs zakonore. K\u00ebtyre t\u00eb fundit (<em>bonos usus<\/em>), u b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me perandor\u00ebt bizantin\u00eb Manuel I Komnen e Andronik II Paleolog (shek. XII-XIV), apo me Mbretin Karl I Anzhu t\u00eb Sicilis\u00eb, n\u00eb 1271. K\u00ebto marr\u00ebveshje konfirmojn\u00eb autonomin\u00eb e qyteteve e t\u00eb feudal\u00ebve shqiptar\u00eb, pra i p\u00ebrkasin fush\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Kjo tradit\u00eb autonomiste pasqyrohet edhe n\u00eb Statutet e Shkodr\u00ebs: kapitulli i par\u00eb i tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konfirmim i th\u00ebnies \u201c<em>ajri i qytetit t\u00eb b\u00ebn t\u00eb lir\u00eb<\/em>\u201d, q\u00eb karakterizonte n\u00eb mesjet\u00eb qytetet e Evrop\u00ebs. Sipas tij, \u00e7do i huaj q\u00eb vinte t\u00eb strehohej n\u00eb Shkod\u00ebr, merrej n\u00eb mbrojtje nga qyteti dhe detyrohej t\u2019i bindej vet\u00ebm autoriteteve dhe ligjeve (statuteve) t\u00eb tij. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, Statutet e Shkodr\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb e integruar edhe mjaft institucione t\u00eb tjera nga e drejta zakonore, si p.sh, institucionin e bes\u00ebs, q\u00eb trajtohet n\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, apo institucionin e gjakmarrjes. P\u00ebr t\u00eb em\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb fenomen t\u00eb fundit, Statutet na befasojn\u00eb kur p\u00ebrdorin termin \u201curazhba\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e huazuar nga serbishtja. Kjo provon at\u00eb q\u00eb M. Shuflaj e kishte pohuar nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, ende pa i njohur Statutet e Shkodr\u00ebs, d.m.th, q\u00eb edhe vet\u00eb <strong>gjakmarrja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb shqiptar\u00ebt e huazuan nga sllav\u00ebt kur ran\u00eb n\u00eb kontakt me ta, pas shek. VIII.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb statut ligjor, a mund t\u00eb na p\u00ebrmendni ndonj\u00eb ligj interesant t\u00eb tij, t\u00eb cilin ju e gjykoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn, rrethanat dhe p\u00ebrmbajtjen?<\/strong><\/p>\n<p>Po filloj me <em>nenin 228<\/em>, q\u00eb rezervon p\u00ebr krimin e tradhtis\u00eb, d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, prerjen e kok\u00ebs dhe konfiskimin e gjith\u00eb pasurive. D\u00ebnim ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00eb merrte edhe ai q\u00eb e fyente tjetrin duke e quajtur \u201ctradhtar\u201d, 500 hyperper\u00eb (neni 92), n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb vet\u00eb plagosja d\u00ebnohej me vet\u00ebm 50 hyperper\u00eb (neni 246). Me 50 hyperper\u00eb gjob\u00eb dhe me humbjen e \u00e7\u00ebshtjes d\u00ebnohej qytetari q\u00eb p\u00ebrdorte dokumente t\u00eb falsifikuara (neni 141). Por, d\u00ebnohej me 100 hyperper\u00eb personi q\u00eb guxonte m\u00eb shum\u00eb dhe falsifikonte vul\u00ebn e Komun\u00ebs (neni 248). N\u00eb Shqip\u00ebri prerja e mjekr\u00ebs ishte konsideruar tradicionalisht nj\u00eb fyerje tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb, dhe n\u00eb fakt Statutet d\u00ebnonin me 50 hyperper\u00eb autor\u00ebt e saj, m\u00eb r\u00ebnd\u00eb edhe se vet\u00eb vrasja ose plagosja (neni 239).<\/p>\n<p>Statutet i njohin gruas t\u00eb drejta mjaft t\u00eb gj\u00ebra, t\u00eb pakrahasueshme me ato t\u00eb Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit: <strong>gruas i jepej me ligj gjysma e pasuris\u00eb s\u00eb familjes<\/strong>. Neni 255 d\u00ebnonte me gjob\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb at\u00eb q\u00eb fyente e q\u00eb vinte dor\u00eb mbi nj\u00eb grua (8 hyperper\u00eb) dhe me gjob\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, 50 hyperper\u00eb, at\u00eb q\u00eb tentonte t\u00eb p\u00ebrdhunonte (neni 256). Nj\u00eb grup i t\u00ebr\u00eb nenesh trajton probleme t\u00eb nd\u00ebrtimit e t\u00eb menaxhimit urban. K\u00ebshtu, p.sh, neni 12 p\u00ebrcakton se kush nd\u00ebrton nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb re, nuk mund t\u00eb hap\u00eb port\u00eb apo dritare p\u00ebrball\u00eb fqinjit. Neni 24 d\u00ebnon me gjoba t\u00eb r\u00ebnda ata q\u00eb hedhin plehrat nga dritarja. Statutet parashikojn\u00eb masa t\u00eb r\u00ebnda edhe p\u00ebr ata q\u00eb fyenin ose plagosnin gjykat\u00ebsit e funksionar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb komun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr vjedh\u00ebsit, p\u00ebr d\u00ebmtuesit e pasuris\u00eb private ose publike.<\/p>\n<p>Trajtojn\u00eb gjithashtu me holl\u00ebsi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me zgjedhjen e n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb komun\u00ebs e kompetencat e tyre, me administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb, me menaxhimin e familjes, martes\u00ebn, testamentin, trash\u00ebgimin\u00eb, kujdesin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e p\u00ebr prind\u00ebrit etj. N\u00eb fund, vlen t\u00eb p\u00ebrmendet neni 5, i cili i detyron qytetar\u00ebt ta njohin p\u00ebrmbajtjen e statuteve n\u00eb fjal\u00eb. Statutet, pra, trajtojn\u00eb probleme e shqet\u00ebsime q\u00eb mbeten t\u00eb tilla edhe sot pas 7 shekujsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, <em>Statutet e Shkodr\u00ebs<\/em> p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb fakt shkencor e kulturor, por edhe nj\u00eb moment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edukativ. Gjykoj se nuk e teproj po t\u00eb propozoj q\u00eb k\u00ebto statute t\u00eb futen n\u00eb programet e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme e t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb thelbin e l\u00ebnd\u00ebs q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn time quhej \u201c<em>Edukat\u00eb Qytetare<\/em>\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EuroEmigrant, 27\/08\/2016 Statutet e Shkodr\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje ligjesh e normash juridike, t\u00eb cilat u zbuluan n\u00eb vitin 1997. Jan\u00eb d\u00ebshmia e par\u00eb, e shkruar e s\u00eb drejtes pozitive autoktone evropiane. Ato p\u00ebrfaq\u00ebsojne jo vet\u00ebm nj\u00eb fakt shkencor e kulturor, por edhe nj\u00eb moment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edukativ e historik. N\u00eb vitet 1330-1479 n\u00eb Shkod\u00ebr kishin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":66989,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-6133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"EuroEmigrant, 27\/08\/2016 Statutet e Shkodr\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje ligjesh e normash juridike, t\u00eb cilat u zbuluan n\u00eb vitin 1997. Jan\u00eb d\u00ebshmia e par\u00eb, e shkruar e s\u00eb drejtes pozitive autoktone evropiane. Ato p\u00ebrfaq\u00ebsojne jo vet\u00ebm nj\u00eb fakt shkencor e kulturor, por edhe nj\u00eb moment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edukativ e historik. N\u00eb vitet 1330-1479 n\u00eb Shkod\u00ebr kishin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-08-27T08:40:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-16T22:50:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/statutet_e_shkodres.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"439\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia)\",\"datePublished\":\"2016-08-27T08:40:53+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T22:50:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/\"},\"wordCount\":2114,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/statutet_e_shkodres.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/\",\"name\":\"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/statutet_e_shkodres.jpg\",\"datePublished\":\"2016-08-27T08:40:53+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-16T22:50:59+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/statutet_e_shkodres.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/statutet_e_shkodres.jpg\",\"width\":300,\"height\":439,\"caption\":\"Statutet e Shkodr\u00ebs\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/statutet-e-shkodres-historia\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"EuroEmigrant, 27\/08\/2016 Statutet e Shkodr\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje ligjesh e normash juridike, t\u00eb cilat u zbuluan n\u00eb vitin 1997. Jan\u00eb d\u00ebshmia e par\u00eb, e shkruar e s\u00eb drejtes pozitive autoktone evropiane. Ato p\u00ebrfaq\u00ebsojne jo vet\u00ebm nj\u00eb fakt shkencor e kulturor, por edhe nj\u00eb moment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edukativ e historik. N\u00eb vitet 1330-1479 n\u00eb Shkod\u00ebr kishin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-08-27T08:40:53+00:00","article_modified_time":"2021-04-16T22:50:59+00:00","og_image":[{"width":300,"height":439,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/statutet_e_shkodres.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia)","datePublished":"2016-08-27T08:40:53+00:00","dateModified":"2021-04-16T22:50:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/"},"wordCount":2114,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/statutet_e_shkodres.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/","name":"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/statutet_e_shkodres.jpg","datePublished":"2016-08-27T08:40:53+00:00","dateModified":"2021-04-16T22:50:59+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/statutet_e_shkodres.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/statutet_e_shkodres.jpg","width":300,"height":439,"caption":"Statutet e Shkodr\u00ebs"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/statutet-e-shkodres-historia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Statutet e Shkodr\u00ebs (Historia)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6133"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6133\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66990,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6133\/revisions\/66990"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66989"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}