{"id":61353,"date":"2020-11-20T21:08:13","date_gmt":"2020-11-20T19:08:13","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=61353"},"modified":"2020-11-20T23:01:52","modified_gmt":"2020-11-20T21:01:52","slug":"per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/","title":{"rendered":"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE"},"content":{"rendered":"<h3><strong>Pushteti i Maqedonis\u00eb Veriore eg\u00ebrsisht e ngulfat fjal\u00ebn e lir\u00eb dhe mendimin ndryshe!<\/strong><\/h3>\n<p>Nuk kan\u00eb kaluar as 24 or\u00eb nga publikimi i intervist\u00ebs time n\u00eb lidhje me pengesat (veton) nga pala bullgare kund\u00ebr Maqedonis\u00eb Veriore n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, p\u00ebrve\u00e7 pengesave q\u00eb mua personalisht mi krijon ky pushtet, me nd\u00ebrprerjen e rrym\u00ebs elektrike (jo p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb) dhe pengesa t\u00eb tjera, e kan\u00eb bllokuar edhe intervist\u00ebn n\u00eb faqen e Institutit ku \u00ebsht\u00eb publikuar, p\u00ebr ta pamund\u00ebsuar leximin e saj nga t\u00eb interesuarit. P\u00ebr k\u00ebto arsye e ripublikoj k\u00ebtu tekstin integral t\u00eb intervist\u00ebs, q\u00eb ta lexojn\u00eb lirisht t\u00eb interesuarit.<\/p>\n<p>Lexojeni s\u00eb paku p\u00ebrgjigjen e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb dhe gjith\u00e7ka do ta keni t\u00eb qart\u00eb!<\/p>\n<p>(<em>20.XI.2020<\/em>)<\/p>\n<hr \/>\n<p><em>ISSD \u2206 Institute for Security Studies and Development<\/em><\/p>\n<h3><strong>Intervist\u00eb ekskluzive me kryetarin e Akademis\u00eb Shqiptare Amerikane t\u00eb Shkencave dhe t\u00eb Arteve, me seli n\u00eb Shkup, prof. Abdulla Mehmeti. Intervistoi Selim Ibraimi @CSSDMacedonia.<\/strong><\/h3>\n<h3><strong>P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE<\/strong><\/h3>\n<p>(<strong><em>N\u00eb lidhje me historin\u00eb e mosmarr\u00ebveshjeve mes Bullgaris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb Veriore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb historis\u00eb, gjuh\u00ebs dhe identitetit t\u00eb popullit maqedonas<\/em><\/strong>)<\/p>\n<p><strong>CSSD<\/strong>: <em>z. Mehmeti, sipas jush ku q\u00ebndron problemi i tensioneve t\u00eb reja n\u00eb mes Shkupit dhe Sofjes?<\/em><\/p>\n<p><strong>MEHMETI<\/strong>: Tensionet e ngritura dit\u00ebve t\u00eb fundit mes Sofjes zyrtare dhe Shkupit kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb m\u00ebhershme, q\u00eb var\u00ebsisht nga konfigurimet gjeopolitike n\u00eb rajon, her\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb nivele t\u00eb larta, si gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, e her\u00eb jan\u00eb heshtur, por asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb shuar plot\u00ebsisht, duke l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr manipulime dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb rrethana t\u00eb reja. Mes pushteteve n\u00eb k\u00ebto dy vendeve, t\u00eb elitave intelektuale, qarqeve t\u00eb ndryshme politike dhe shkencore ka pasur p\u00ebrplasje t\u00eb koh\u00ebpaskohshme, t\u00eb cilat kryesisht kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb fokusuara n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes k\u00ebtyre dy vendeve dhe popujve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb historis\u00eb, t\u00eb kultur\u00ebs dhe sidomos t\u00eb gjuh\u00ebs. Ngritja e tensioneve gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit ka ardhur si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre mosmarr\u00ebveshjeve, t\u00eb cilat e kan\u00eb motivuar kusht\u00ebzimin e k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb pal\u00ebs bullgare p\u00ebr hapjen e bisedimeve t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian. Qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb Veriore, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve bullgar\u00eb dhe diplomacit\u00eb e shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb i ka befasuar ky ndryshim radikal i q\u00ebndrimeve t\u00eb pal\u00ebs bullgare, n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe t\u00eb papritur, n\u00eb prag t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore, bashk\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb BE. K\u00ebto mosmarr\u00ebveshje shumica kan\u00eb besuar se ishin tejkaluar tri vjet m\u00eb par\u00eb, me n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr bashk\u00ebpunim, mir\u00ebkuptim dhe fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb mes k\u00ebtyre dy shteteve, t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Shkup, m\u00eb 1 gusht t\u00eb vitit 2017. T\u00eb mos harrojm\u00eb se, absurditeti i q\u00ebndrimit aktual t\u00eb pal\u00ebs bullgare lidhet edhe me faktin se, marr\u00ebveshja p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb mes k\u00ebtyre dy shteteve \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb gjuh\u00ebn bullgare dhe n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase, gjuh\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tani pala bullgare e konteston, si\u00e7 e ka kontestuar edhe para k\u00ebsaj Marr\u00ebveshje, gjuh\u00ebn maqedonase duke e cil\u00ebsuar si norm\u00eb dialektore t\u00eb gjuh\u00ebs bullgare. Ky q\u00ebndrim i pal\u00ebs bullgare ndaj gjuh\u00ebs maqedonase \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i hersh\u00ebm, por k\u00ebsaj radhe \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb problem mes dy shteteve, n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushteteve n\u00eb k\u00ebto vende dhe t\u00eb diplomacis\u00eb evropiane, q\u00eb n\u00ebnkupton problem serioz p\u00ebr Maqedonin\u00eb Veriore, n\u00eb fund t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Dyshimet tona na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjet e fshehta mes shteteve ballkanike n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe n\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta, ato q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike dhe ato q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr opinionin, si marr\u00ebveshja Millosheviq-Micotakis, e vitit 1992, p\u00ebr ndarjen e Maqedonis\u00eb, nj\u00eb vit pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Rrjedha e ngjarjeve t\u00eb m\u00ebvonshme dhe tensionet e ngritura koh\u00eb pas kohe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sinkronizuar, bllokimi i Maqedonis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb integrimeve euroatlantike, dy dekada me radh\u00eb nga Greqia, me pretekst ndryshimin e emrit t\u00eb shtetit, nj\u00eb kontest i cili u zgjidh me ndihm\u00ebn e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrmes Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs, n\u00eb vitin 2018. Por, duke i ndjekur me v\u00ebmendje k\u00ebto zhvillime dhe zhvillime t\u00eb tjera, shihet qart\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb mes Sofjes dhe Athin\u00ebs zyrtare, q\u00eb ky proces t\u00eb pengohet me \u00e7do kusht, k\u00ebsaj radhe nga pala bullgare, duke marr\u00eb si pretekst \u00e7\u00ebshtjet historike, t\u00eb gjuh\u00ebs dhe identitetit t\u00eb popullit maqedonas. K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk jan\u00eb thjesht k\u00ebrkesa politike t\u00eb pal\u00ebs bullgare, t\u00eb cilat mund t\u00eb vendosen n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve dhe me ndonj\u00eb kompromis t\u00eb zgjidhen, por shihet qart\u00eb se me p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij procesi, kontesteve t\u00eb planifikuara dhe koordinuara mir\u00eb mes shteteve fqinje t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore, pretendohet mohimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb popullit maqedonas p\u00ebr identitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me k\u00ebt\u00eb edhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr shtet t\u00eb pavarur etnik t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore. Pa hyr\u00eb n\u00eb detaje t\u00eb holl\u00ebsishme, n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pambyllura nga e kaluara, duhet t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb se shtetet fqinje t\u00eb Maqedonis\u00eb, Bullgaria, Greqia dhe Serbia mbajn\u00eb bar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb historike p\u00ebr cop\u00ebtimin dhe ndarjen e rajonit gjeografik t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, si me Marr\u00ebveshjen e Bukureshtit t\u00eb vitit 1913, por edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh t\u00eb tjera mes tyre, politike, diplomatike dhe ushtarake, para dhe pas kasaphan\u00ebs mbi hart\u00ebn e rajonit gjeografik t\u00eb Maqedonis\u00eb, n\u00eb Bukuresht. Bullgaria asnj\u00ebher\u00eb nuk ka hequr dor\u00eb nga \u00ebndrra e saj e Sh\u00ebn Stefanit, e vitit 1878, e penguar m\u00eb pas nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha n\u00eb Kongresin e Berlinit. Pse t\u00eb mos dyshohet se nj\u00eb marr\u00ebveshje e fsheht\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit mund t\u00eb jet\u00eb lidhur mes Greqis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb, q\u00eb u ka leverdisur t\u00eb dyja pal\u00ebve; q\u00eb Bullgaria do t\u00eb heq dor\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb nga pretendimet e saj p\u00ebr pjes\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Egjeut (Jugore), nd\u00ebrsa p\u00ebr kompensim t\u00eb fitoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr \u201cduar t\u00eb lira\u201d, duke siguruar p\u00ebrkrahjen e Athin\u00ebs zyrtare p\u00ebr kusht\u00ebzimin dhe gjunj\u00ebzimin e Maqedonis\u00eb Veriore, me synim ta shnd\u00ebrroj\u00eb hap pas hapi n\u00eb shtet t\u00eb dyt\u00eb bullgar. K\u00ebt\u00eb e qart\u00ebson edhe dinamika dhe leht\u00ebsia e arritjes s\u00eb dy marr\u00ebveshjeve (historike) n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb kohore prej nj\u00eb viti, t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb mes Bullgaris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb Veriore dhe e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs me Greqin\u00eb, p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb shtetit. N\u00eb lidhje me k\u00ebto dyshime t\u00eb bazuara, si\u00e7 duket \u00ebsht\u00eb punuar gjat\u00eb koh\u00eb edhe me disa forca politike vend\u00ebse n\u00eb Shkup, t\u00eb cilat mund edhe t\u00eb mos e ken\u00eb kuptuar qart\u00eb dhe deri n\u00eb fund strategjin\u00eb e fsheht\u00eb t\u00eb shteteve fqinje n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore, n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>CSSD<\/strong>: <em>z. Mehmeti, a kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb bullgar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/em><\/p>\n<p><strong>MEHMETI<\/strong>: Qeveria bullgare nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta pengoj\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore n\u00eb BE, sidomos n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste vendimtare p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij shteti dhe t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, pushteti aktual i Bullgaris\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast d\u00ebshmon se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb pjekuris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb nevojshme, duke pasur parasysh se k\u00ebto procese nuk jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb duart e shteteve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb rajonit, t\u00eb vendeve kandidate dhe t\u00eb shteteve fqinje, por jan\u00eb pjes\u00eb e projekteve globale gjeopolitike dhe gjeostrategjike, t\u00eb cilat nuk mund t\u2019i pengoj\u00eb asnj\u00eb shtet an\u00ebtar i BE-s\u00eb, edhe pse k\u00ebtyre shteteve u garantohet e drejta e kusht\u00ebzimit ose vetos p\u00ebr shtetet kandidate n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb tyre. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon edhe p\u00ebrvoja e m\u00ebparshme e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore n\u00eb NATO, p\u00ebrderisa forcat e k\u00ebsaj Aleance kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb Verore pik\u00ebrisht p\u00ebrmes territorit t\u00eb Bullgaris\u00eb fqinje, disa vjet para se Maqedonia Veriore t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e plotfuqishme e NATO-s. P\u00ebrgjigje m\u00eb e sakt\u00eb, n\u00ebse pala bullgare ka apo nuk ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr kusht\u00ebzimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore n\u00eb BE, p\u00ebrmes aktualizimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb saj n\u00eb lidhje me kontestimin e gjuh\u00ebs maqedonase si gjuh\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe identitetit t\u00eb popullit maqedonas, nuk mund t\u00eb jepet p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shkurt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse kjo s\u00eb pari u takon k\u00ebtyre dy popujve, nd\u00ebrsa ne shqiptar\u00ebt, si fqinj t\u00eb tyre, k\u00ebt\u00eb duhet ta shikojm\u00eb nga pik\u00ebpamja e interesit ton\u00eb komb\u00ebtar. Kjo dometh\u00ebn\u00eb, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb matur k\u00ebsaj radhe, p\u00ebrderisa mes popujve dhe shteteve t\u00eb rajonit ballkanik ka edhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb hapura e t\u00eb pazgjidhura, t\u00eb trash\u00ebguara nga e kaluara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb po kalojm\u00eb, secili shtet dhe qytetar\u00ebt e tyre, sidomos elitat politike dhe intelektuale, duhet t\u00eb kontribuojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e problemeve, sa t\u00eb jet\u00eb e mundur m\u00eb shpejt\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, meq\u00eb perspektiva evropiane dhe integrimet euroatlantike nuk kan\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr shtet e k\u00ebtij rajoni, n\u00eb interes t\u00eb paqes, siguris\u00eb dhe progresi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Rruga tjet\u00ebr e kalon pragun e logjik\u00ebs qytet\u00ebruese dhe na kthen n\u00eb shekujt e m\u00ebhersh\u00ebm, n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb mesjetare, t\u00eb dhun\u00ebs, luft\u00ebrave dhe pushtimeve, si\u00e7 kan\u00eb ngjar\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb rajonin e trazuar ballkanik.<\/p>\n<p><strong>CSSD<\/strong>: <em>I kujt \u00ebsht\u00eb Goce Dell\u00e7evi sipas jush?<\/em><\/p>\n<p><strong>MEHMETI<\/strong>: Nj\u00ebra nga pikat e marr\u00ebveshjes s\u00eb p\u00ebrmendur, p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb mes Bullgaris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb Veriore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord, ka qen\u00eb edhe rishqyrtimi i historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb k\u00ebtyre dy popujve dhe vendeve, pastrimi i librave shkollor\u00eb dhe i literatur\u00ebs tjet\u00ebr nga terminologjia joadekuate dhe shprehjet ofenduese ndaj pal\u00ebs tjet\u00ebr, si edhe rivler\u00ebsimi i disa ngjarjeve dhe personaliteteve nga e kaluara historike \u201ce p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, si\u00e7 thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Nd\u00ebr k\u00ebto figura m\u00eb i kontestuari ka qen\u00eb Goce Dell\u00e7evi. Un\u00eb kam shkruar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb cilin ka koh\u00eb q\u00eb \u00e7irren mes vete bullgar\u00ebt dhe maqedonasit, qarqet politike dhe qendrat shkencore n\u00eb k\u00ebto dy vende, t\u00eb cilat pa dashje e kan\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar figur\u00ebn e Goce Dell\u00e7evit. Ai \u00ebsht\u00eb rritur, edukuar dhe frym\u00ebzuar n\u00eb rrethana t\u00eb tjera, n\u00eb koh\u00ebn kur t\u00eb gjith\u00eb popujt e rajonit kan\u00eb luftuar s\u00eb bashku kund\u00ebr sunduesit t\u00eb tyre, Perandoris\u00eb Osmane. K\u00ebta sikur harrojn\u00eb se emri Goce ka qen\u00eb emri i tij p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebs, nd\u00ebrsa emri i tij i v\u00ebrtet\u00eb ka qen\u00eb Gjergj; se \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb territorin q\u00eb sot nuk i takon as Bullgaris\u00eb dhe as Maqedonis\u00eb Veriore. Goce \u00ebsht\u00eb rritur dhe shkolluar n\u00eb gjuh\u00ebn bullgare, \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar me idet\u00eb e rilind\u00ebsve bullgar\u00eb, sidomos Vasil Levskit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur dhe ka luftuar p\u00ebr lirin\u00eb e Maqedonis\u00eb dhe banor\u00ebve t\u00eb saj pa dallim t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike, sepse \u00ebndrra e tij dhe atdheu i tij real ka qen\u00eb Maqedonia autonome, n\u00eb territorin e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb lindur, n\u00eb qytetin u Kullkeshit (sllavisht: Kukush), i cili sot ndodhet n\u00ebn Greqi. Askush nuk mund ta kontestoj\u00eb se familja e Goces nuk ka qen\u00eb me prejardhje shqiptare, si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb edhe shum\u00eb shkrimtar\u00eb, dijetar\u00eb, veprimtar\u00eb dhe revolucionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nga familje me rr\u00ebnj\u00eb shqiptare, q\u00eb kan\u00eb luftuar edhe p\u00ebr kauz\u00ebn e Maqedonis\u00eb autonome, si\u00e7 kan\u00eb luftuar, jan\u00eb p\u00ebrpjekur dhe kan\u00eb sakrifikuar shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e Bullgaris\u00eb, Greqis\u00eb, Serbis\u00eb, Turqis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera. Nj\u00eb popull i qytet\u00ebruar dhe historiografia e v\u00ebrtet\u00eb, e shkruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb burimeve relevante dhe mbi parime shkencore, pse ka nevoj\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb mite t\u00eb rrejshme p\u00ebr k\u00ebto figura, p\u00ebrderisa ata vet\u00eb i kan\u00eb tejkaluar k\u00ebto dallime shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, me idet\u00eb, veprimtarin\u00eb dhe sakrific\u00ebn e tyre, p\u00ebr t\u00eb cilat shkaqe edhe shumica e tyre jan\u00eb likuiduar n\u00eb rrethana tep\u00ebr t\u00eb dyshimta dhe nga dora e fsheht\u00eb e forcave q\u00eb u kan\u00eb penguar pik\u00ebpamjet dhe vizioni i tyre p\u00ebr t\u00eb ardhmen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb popujve dhe shteteve ballkanike. K\u00ebt\u00eb fat t\u00eb hidhur e ka pasur edhe Goce Dell\u00e7evi, i cili p\u00ebr bindjen ton\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb i tejkalon p\u00ebrmasat e koncepteve t\u00eb ngushta nacionale dhe t\u00eb shovinizmit t\u00eb popujve ballkanik\u00eb, qysh n\u00eb koh\u00ebn kur ai ka jetuar dhe vepruar.<\/p>\n<p><strong>CSSD<\/strong>: <em>A q\u00ebndrojn\u00eb rus\u00ebt qysh nga vitet e LDB pas \u00e7\u00ebshtjes maqedonase dhe figur\u00eb s\u00eb Goce Dell\u00e7evit dhe kombeve t\u00eb reja?<\/em><\/p>\n<p><strong>MEHMETI<\/strong>: Rusia ka qen\u00eb shum\u00eb e pranishme n\u00eb Ballkan me politikat dhe strategjin\u00eb e saj dinake, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe sot, edhe p\u00ebrkund\u00ebr dob\u00ebsimit t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb dekadat e fundit. Ndikimi i Rusis\u00eb ka qen\u00eb vendimtar nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr fatin e popujve dhe t\u00eb shteteve t\u00eb rajonit, sidomos nga Marr\u00ebveshja e Sh\u00ebn Stefanit dhe pas r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Rusia ka luajtur nj\u00eb rol tep\u00ebr perfid n\u00eb rajonin e Ballkanit, edhe n\u00eb raport me Maqedonin\u00eb si shtet i pavarur, jasht\u00eb orbit\u00ebs s\u00eb satelit\u00ebve t\u00eb saj, Serbis\u00eb apo Bullgaris\u00eb. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon q\u00ebndrimi negator dhe mosp\u00ebrfshirja e \u00e7\u00ebshtjes maqedonase dhe e ish-Republik\u00ebs Socialiste t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb Enciklopedit\u00eb Ruse t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit. N\u00eb lidhje me Gocen (Gjergj Nikoll\u00ebn), q\u00ebndrimi i politik\u00ebs ruse ka qen\u00eb q\u00eb, t\u00eb shfryt\u00ebzohet figura e tij p\u00ebr frym\u00ebzim dhe forcimin elementit sllav dhe t\u00eb ortodoksis\u00eb pravosllave nd\u00ebr banor\u00ebt e Maqedonis\u00eb, sidomos nd\u00ebr shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb, vllah\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb krijuar nj\u00eb kult t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj k\u00ebsaj figure p\u00ebrbashkuese nd\u00ebr popujt vend\u00ebs n\u00eb Maqedoni. Edhe sot, gati n\u00eb secil\u00ebn sht\u00ebpi me tradita atdhetare e revolucionare, sidomos nd\u00ebr shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb, portreti i Goce Dell\u00e7evit z\u00eb vendin kryesor, si asnj\u00eb figur\u00eb tjet\u00ebr historike nga e kaluara. Kjo besojm\u00eb ka qen\u00eb edhe arsyeja e trusnis\u00eb ruse ndaj ish-regjimit komunist t\u00eb Bullgaris\u00eb p\u00ebr sjelljen e eshtrave t\u00eb Goces n\u00eb Shkup. E vetmja figur\u00eb q\u00eb ka dominuar edhe n\u00eb zyrat e institucioneve dhe organeve t\u00eb pushtetit, n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat nd\u00ebr banor\u00ebt e Maqedonis\u00eb ka qen\u00eb Goce Dell\u00e7evi. K\u00ebtu edhe q\u00ebndron insistimi i pap\u00ebrmbajtur i pal\u00ebs bullgare dhe rezistenca e fuqishme e pal\u00ebs maqedonase. P\u00ebrderisa t\u00eb par\u00ebt kan\u00eb goditur n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb historis\u00eb dhe identitetit t\u00eb popullit t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb dyt\u00ebt jan\u00eb v\u00ebn\u00eb me \u00e7do \u00e7mim n\u00eb mbrojtjen e k\u00ebtij identiteti, simbolit identifikues t\u00eb mish\u00ebruar n\u00eb figur\u00ebn e Goce Dell\u00e7evit.<\/p>\n<p><strong>CSSD<\/strong>: <em>Cili duhet t\u00eb jet\u00eb pozicioni i shqiptar\u00ebve n\u00eb raportet Sofje-Shkup?<\/em><\/p>\n<p><strong>MEHMETI<\/strong>: E para, nd\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb krijohet bindje dhe jepet hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente p\u00ebr shp\u00ebrthime emocionale, kinse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave komb\u00ebtare, p\u00ebrderisa k\u00ebto probleme t\u00eb riaktualizuara sot mes Maqedonis\u00eb Veriore dhe fqinj\u00ebve t\u00eb saj jan\u00eb heshtur dhe toleruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs edhe nga shqiptar\u00ebt, si nga faktori politik dhe intelektuale edhe nga mediet dhe opinioni. S\u00eb dyti, shqiptar\u00ebt, si popull vend\u00ebs n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb nivel kombi, nuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb indiferent ndaj k\u00ebtyre zhvillimeve, qoft\u00eb edhe n\u00eb rastin kur b\u00ebhet fjal\u00eb thjesht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje dypal\u00ebshe mes dy popujve, bullgar\u00ebve dhe maqedonasve. Nuk duhet as sot t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb indiferent, p\u00ebrderisa k\u00ebto probleme i tejkalojn\u00eb suazat e mosmarr\u00ebveshjeve historike mes dy popujve, duke i atakuar edhe interesat e shtetit t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj, ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb element tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe garantues t\u00eb stabilitetit, perspektiv\u00ebs evropiane dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb k\u00ebtij shteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Nuk p\u00ebrb\u00ebn fsheht\u00ebsi n\u00ebse themi se, as Bullgaria, as Serbia apo Greqia kan\u00eb dashur dhe mir\u00ebpritur krijimin e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore, por secila nga k\u00ebto shtete kan\u00eb pretenduar ta gllab\u00ebrojn\u00eb at\u00eb n\u00ebn sqetullat e veta, gati gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, sidomos nga Marr\u00ebveshja e Sh\u00ebn Stefanit (1878), Marr\u00ebveshja e Bukureshtit (1913) dhe m\u00eb von\u00eb. N\u00eb rrethanat e reja, me shkat\u00ebrrimin e ish-Federat\u00ebs Jugosllave, k\u00ebto apetite jan\u00eb ringjallur dhe shfaqur n\u00eb forma m\u00eb t\u00eb sofistikuar, me nd\u00ebrhyrje t\u00eb her\u00ebpashershme, t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta apo t\u00eb t\u00ebrthorta. Maqedonia Veriore, nga pavar\u00ebsia e saj ka kaluar shum\u00eb sfida dhe kurthe t\u00eb ngritura nga k\u00ebto shtete fqinje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e fundit e pal\u00ebs bullgare me bllokimin dhe kusht\u00ebzimin e saj n\u00eb procesit e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. P\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj situate, n\u00eb momente tep\u00ebr t\u00eb ndjeshme p\u00ebr vendin dhe rajonin, nuk duhet t\u2019i lihet faji vet\u00ebm pal\u00ebs bullgare, por edhe faktor\u00ebve politik\u00eb vend\u00ebs, pa e p\u00ebrjashtuar edhe faktorin politik shqiptar. Goditjeve t\u00eb sinkronizuara nga qendrat politike t\u00eb jashtme, sidomos nga disa shtete fqinje, \u00ebsht\u00eb dashur me koh\u00eb t\u2019u jepet p\u00ebrgjigje e duhur. Si ka mundur t\u00eb mos v\u00ebrehet dhe t\u00eb tolerohet, si dit\u00eb e referendumit p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Maqedonis\u00eb t\u00eb zgjidhet data 8 shtator, n\u00eb vitin 1991, kur dihet se kjo dat\u00eb n\u00eb histori sh\u00ebnon dit\u00ebn e krijimit t\u00eb shtetit kuisling bullgar t\u00eb Van\u00e7o Mihajllovit n\u00eb Maqedoni, m\u00eb 8 shtator 1944? Si nuk qenka v\u00ebrejtur dhe \u00ebsht\u00eb toleruar vendosja e dat\u00ebs 3 Mars, dita e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Sh\u00ebn Stefanit p\u00ebr krijimin e Bullgaris\u00eb s\u00eb Madhe, si dit\u00eb e Komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs, e qendr\u00ebs politike, kulturore dhe e rezistenc\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni? Si nuk qenka hetuar dhe \u00ebsht\u00eb toleruar, n\u00eb asnj\u00eb regjistrim t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e pavarur, t\u00eb mos ket\u00eb rubrik\u00eb p\u00ebr deklarimin e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike bullgare, t\u00eb k\u00ebsaj bashk\u00ebsie etnike q\u00eb jeton n\u00eb Maqedoni dhe e ndje veten si t\u00eb till\u00eb? Si nuk qenka hetuar dhe \u00ebsht\u00eb toleruar n\u00eb Preambul\u00ebn e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore, t\u00eb sjell\u00eb s\u00eb pari her\u00eb n\u00eb vitin 1991 dhe t\u00eb ndryshuar e plot\u00ebsuar dy her\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2001 dhe n\u00eb vitin 2019, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrmenden t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e k\u00ebtij shteti sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike t\u00eb tyre, maqedonasit, shqiptar\u00ebt, turqit, vllah\u00ebt, serb\u00ebt, rom\u00ebt, boshnjak\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt q\u00eb e ndjejn\u00eb veten bullgar\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrmenden ashtu si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb tjer\u00ebt? Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, Shkupi zyrtar gjithmon\u00eb e ka ngritur \u00e7\u00ebshtjen e ekzistimit t\u00eb pakic\u00ebs maqedonase n\u00eb Bullgari, madje ka pasur edhe nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Strasburgut. \u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb e gjith\u00eb kjo q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm? Si\u00e7 duket, forca t\u00eb caktuara politike n\u00eb vend dhe jasht\u00eb jan\u00eb munduar pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr krijimin e situat\u00ebs si\u00e7 e kemi sot, n\u00eb prag t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore n\u00eb BE, si shtet demokratik dhe i pavarur, jo si koloni e ndonj\u00ebrit nga shtetet fqinje. Tani kur jan\u00eb betonuar kornizat e reja p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shteteve t\u00eb rajonit, sidomos t\u00eb atyre n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe Maqedonia Veriore, por nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb Bullgaria dhe Greqia, k\u00ebto tensione perceptohen si tep\u00ebr tendencioze dhe si nj\u00eb kujtes\u00eb e vonuar e politik\u00ebs zyrtare t\u00eb Sofjes dhe e qendrave t\u00eb tjera n\u00eb rajon, t\u00eb cilat \u201cmiq\u00ebsisht\u201d pretendojn\u00eb ta mbajn\u00eb Maqedonin\u00eb Veriore n\u00ebn sqetullat e veta, n\u00eb \u00ebndrrat e t\u00eb cilave ende flen\u00eb fantazmat e shekujve t\u00eb kaluar. Sidoqoft\u00eb, n\u00eb k\u00ebto loj\u00ebra politike dhe diplomatike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fat i mir\u00eb q\u00eb, shumica e banor\u00ebve t\u00eb Bullgaris\u00eb, t\u00eb Maqedonis\u00eb Veriore dhe shteteve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, nuk mendojn\u00eb sikurse mendojn\u00eb elitat politike q\u00eb qeverisnin aktualisht n\u00eb k\u00ebto shtete, nd\u00ebrsa kjo jep shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rajonit, t\u00eb popujve dhe shteteve t\u00eb tij, n\u00eb rrjedhat e sotme t\u00eb historis\u00eb dhe qytet\u00ebrimit evropian.<\/p>\n<p><em>Intervist\u00ebn e realizoi, <strong>Selim Ibraimi<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Tetov\u00eb, 19.XI.2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pushteti i Maqedonis\u00eb Veriore eg\u00ebrsisht e ngulfat fjal\u00ebn e lir\u00eb dhe mendimin ndryshe! Nuk kan\u00eb kaluar as 24 or\u00eb nga publikimi i intervist\u00ebs time n\u00eb lidhje me pengesat (veton) nga pala bullgare kund\u00ebr Maqedonis\u00eb Veriore n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, p\u00ebrve\u00e7 pengesave q\u00eb mua personalisht mi krijon ky pushtet, me nd\u00ebrprerjen e rrym\u00ebs elektrike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55163,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5,34],"tags":[],"class_list":["post-61353","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista","category-politike"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pushteti i Maqedonis\u00eb Veriore eg\u00ebrsisht e ngulfat fjal\u00ebn e lir\u00eb dhe mendimin ndryshe! Nuk kan\u00eb kaluar as 24 or\u00eb nga publikimi i intervist\u00ebs time n\u00eb lidhje me pengesat (veton) nga pala bullgare kund\u00ebr Maqedonis\u00eb Veriore n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, p\u00ebrve\u00e7 pengesave q\u00eb mua personalisht mi krijon ky pushtet, me nd\u00ebrprerjen e rrym\u00ebs elektrike [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-11-20T19:08:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-11-20T21:01:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/abdulla-mehmeti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"654\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"654\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE\",\"datePublished\":\"2020-11-20T19:08:13+00:00\",\"dateModified\":\"2020-11-20T21:01:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/\"},\"wordCount\":3608,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/abdulla-mehmeti.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\",\"Politik\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/\",\"name\":\"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/abdulla-mehmeti.jpg\",\"datePublished\":\"2020-11-20T19:08:13+00:00\",\"dateModified\":\"2020-11-20T21:01:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/abdulla-mehmeti.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/abdulla-mehmeti.jpg\",\"width\":654,\"height\":654,\"caption\":\"Abdulla Mehmeti\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Pushteti i Maqedonis\u00eb Veriore eg\u00ebrsisht e ngulfat fjal\u00ebn e lir\u00eb dhe mendimin ndryshe! Nuk kan\u00eb kaluar as 24 or\u00eb nga publikimi i intervist\u00ebs time n\u00eb lidhje me pengesat (veton) nga pala bullgare kund\u00ebr Maqedonis\u00eb Veriore n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, p\u00ebrve\u00e7 pengesave q\u00eb mua personalisht mi krijon ky pushtet, me nd\u00ebrprerjen e rrym\u00ebs elektrike [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-11-20T19:08:13+00:00","article_modified_time":"2020-11-20T21:01:52+00:00","og_image":[{"width":654,"height":654,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/abdulla-mehmeti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE","datePublished":"2020-11-20T19:08:13+00:00","dateModified":"2020-11-20T21:01:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/"},"wordCount":3608,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/abdulla-mehmeti.jpg","articleSection":["Intervista","Politik\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/","name":"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/abdulla-mehmeti.jpg","datePublished":"2020-11-20T19:08:13+00:00","dateModified":"2020-11-20T21:01:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/abdulla-mehmeti.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/abdulla-mehmeti.jpg","width":654,"height":654,"caption":"Abdulla Mehmeti"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/per-ringjalljen-e-fantazmave-nga-e-kaluara-ne-realitetin-e-sotem-te-integrimeve-globale\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00cbR RINGJALLJEN E FANTAZMAVE NGA E KALUARA N\u00cb REALITETIN E SOT\u00cbM T\u00cb INTEGRIMEVE GLOBALE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61353","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61353"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61353\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61359,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61353\/revisions\/61359"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55163"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}