{"id":61913,"date":"2020-12-10T21:47:00","date_gmt":"2020-12-10T20:47:00","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=61913"},"modified":"2020-12-10T21:47:00","modified_gmt":"2020-12-10T20:47:00","slug":"si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/","title":{"rendered":"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong><em>Arshi Pipa, nga arratisja m\u00eb 1959 tek jeta si pedagog n\u00eb universitetet amerikane<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u00ab<em>V\u00ebllimin e par\u00eb poetik me titull \u201cLund\u00ebrtar\u00ebt\u201d, nji p\u00ebrmbledhje lirikash qi dishmon nj\u00eb talent novator n\u00eb shp\u00ebrthim, e botoi n\u00eb v. 1944. T\u00eb dytin, \u201cLibri i burgut\u201d t\u00eb shkruem n\u00eb letra cingaresh, n\u00eb burgjet e kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyrueme, e botoi n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitin 1959. Asht nji p\u00ebrmbledhje liriko-epike, pasqyr\u00eb e gjall\u00eb artistike e motiveve qi i diktoi jeta e qelive dhe e kampeve t\u00eb vdekjes, ku kaloi dhet\u00eb vjet. Nj\u00eb ditar i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb mbet\u00eb nj\u00eb nga dishmit\u00eb artistike ma t\u00eb sakta t\u00eb asaj qi ndodhi me ata q\u00eb nuk iu n\u00ebnshruen regjimit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm diktaturial.<\/em>\u00bb<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/anton-cefa-rrethore.jpg\" alt=\"Anton \u00c7efa - rrethore\" width=\"300\" height=\"300\" \/> Nga <strong>Anton \u00c7efa<\/strong>, <em>New York<\/em><\/p>\n<p>Bir i nj\u00eb familjeje dinjitoze p\u00ebr ideale e virtyte atdhetare dhe krenare p\u00ebr traditat komb\u00ebtare, Arshiu mori drejtimin e nj\u00eb njeriu t\u00eb ndersh\u00ebm e kamb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb bindjet e veta, kund\u00ebrshtar i \u00e7do konformizmi. I ati, Mustafa Pipa, qe njeri me kultur\u00eb t\u00eb gjan\u00eb, jurist p\u00ebr nga profesioni, patriot dhe demokrat p\u00ebr kah idealet. E ama, nan\u00eb Hatixhja, qe nj\u00eb shembull virtyti e pune p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e saj, stoike n\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb e panum\u00ebrta q\u00eb i ran\u00eb mbi krye, burrnesh\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb shqiptare, vdiq n\u00eb internim, me shpirtin plag\u00eb.<\/p>\n<p>I v\u00ebllai, Myzaferi, avokat, me interesa t\u00eb gjana kulturore, demokrat, kund\u00ebrshtar i \u00e7do diktature, botues i revist\u00ebs \u201cFryma\u201d, ku shprehi pik\u00ebpamjet e tij p\u00ebrparimtare politike e shoq\u00ebnore, u pushkatue n\u00eb terr nga organet e sigurimit, sepse k\u00ebrkoi me gjet\u00eb drejt\u00ebsi e rregull n\u00eb gjyqet e tyne kriminale. Motrat, edhe pse t\u00eb shk\u00eblqyeshme n\u00eb m\u00ebsime dhe intelektuale t\u00eb formueme, u detyruen me ba pun\u00ebt ma t\u00eb randa p\u00ebr me fitue buk\u00ebn e goj\u00ebs.<\/p>\n<p>Arshiu u lind n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb vitin 1920. Kreu m\u00ebsimet fi llore n\u00eb qytetin e lindjes dhe po ashtu arsimin e mesem, vitet e para n\u00eb Shkoll\u00ebn Saveriane t\u00eb Jezuit\u00ebve dhe t\u00eb fundit n\u00eb Liceun e Shtetit, Dega klasike. Studimet e nalta p\u00ebr fi lozofi i kreu n\u00eb Firence (Itali), ku mori grad\u00ebn shkencore t\u00eb doktorit n\u00eb fi lozofi, tue mbrojt\u00eb disertacionin: \u201c<em>Morali dhe feja tek Bergsoni<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>U kthye n\u00eb atdhe n\u00eb vitin 1941 dhe deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 1944 dha land\u00ebn e fi lozofi s\u00eb n\u00eb Liceun Shtetnor t\u00eb Tiran\u00ebs, tue dhan\u00eb m\u00ebsim n\u00eb t\u00eb njajten koh\u00eb n\u00eb Licet\u00eb Shtetnore t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Durr\u00ebsit. I brumosun me ideale fi snike, antifashist dhe antikomunist<br \/>\ni vendosun, krahas pun\u00ebs s\u00eb tij si m\u00ebsues n\u00eb shkollat e mesme t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Durr\u00ebsit, q\u00eb heret u fut n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb artit e t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1943-44, kur Shqipnija vuente n\u00ebn pushtimin e huej, n\u00eb nji mosh\u00eb t\u00eb re, nxori revist\u00ebn \u201cKritika letrare\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dallohet p\u00ebr nji trajtim origjinal dhe objekiv t\u00eb personaliteteve, ve\u00e7ori q\u00eb do ta shoqnoj\u00eb at\u00eb edhe ma von\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb faqet e revist\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ravij\u00ebzohen fi gura t\u00eb tilla t\u00eb letersis\u00eb e t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb si Konica, Noli, Migjeni, etj. Eseja e tij e shkrueme p\u00ebr Konic\u00ebn e d\u00ebshmoi at\u00eb si nj\u00eb kritik t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb par\u00eb. Ajo mbetet dhe sot e k\u00ebsaj dite nji nga xhevahiret e krtik\u00ebs son\u00eb letrare, sa p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e trajtimit, aq p\u00ebr stilin e shtjellimit dhe koncizitetin. Bashk\u00ebpunon me artikuj t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb shtypin e koh\u00ebs dhe shkruen poezi, t\u00eb cilat i boton n\u00eb v\u00ebllimin \u201cLund\u00ebrtar\u00eb\u201d, 1944, nji p\u00ebrmbledhje lirikash q\u00eb d\u00ebshmon nji talent n\u00eb shperthim.<\/p>\n<p>P\u00ebr pak koh\u00eb, n\u00eb vitin 1945, qe m\u00ebsues i italishtes dhe i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Kolegjin e M\u00ebsuesve, Tiran\u00eb. N\u00eb prill t\u00eb vitit 1946, e arrestuen p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb tij kategorik me veprue n\u00eb p\u00ebrputhje me politik\u00ebn e regjimit diktaturial.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1957, u arratis n\u00eb Jugosllavi dhe, n\u00eb vitin 1958, emigroi n\u00eb SH. B. A. N\u00eb fi llim punoi si ark\u00ebtar (kashier) n\u00eb nji hotel t\u00eb Nju Jork-ut. Veprimtaria e tij pedagogjike dhe organizative n\u00eb fush\u00ebn e m\u00ebsimit dhe t\u00eb edukimit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kapitull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb gjan\u00eb, t\u00eb larmish\u00ebm e shum\u00eb t\u00eb frytsh\u00ebm. 1).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1960, fi lloi punn\u00ebn si m\u00ebsues fi lozofi e n\u00eb kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas. N\u00eb vitet 61-62, drejtoi Departamentin e Gjuh\u00ebs Italiane n\u00eb City University, Georgia, n\u00eb Shkoll\u00ebn e Gjuh\u00ebve dhe t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb, dhe, n\u00eb t\u00eb njajt\u00ebn koh\u00eb, gjat\u00eb ver\u00ebs,<br \/>\ndha fi lozofi n\u00eb Kolegjin e Arteve t\u00eb Lira. Po n\u00eb k\u00ebto vite ka dhan\u00eb italisht n\u00eb Columbia University. N\u00eb vitet 63-66, ka qen\u00eb Profesor i Asociuem n\u00eb Departamentin e Gjuh\u00ebs Italiane, n\u00eb Universitetin Berkley t\u00eb Kalifornias, ku dha m\u00ebsim n\u00eb kurset e l\u00ebt\u00ebrsis\u00eb moderne italiane dhe drejtoi seminaret e kritk\u00ebs letrare p\u00ebr De Sanctis (1963), Croce-n (1964), Vico-n (1965). Gjat\u00eb vitit 1965 dha m\u00ebsim edhe n\u00eb kurset e gjuh\u00ebs shqipe, let\u00ebrsis\u00eb dhe folklorit ton\u00eb. Gjithashtu dha edhe fi lozofi romane. N\u00eb vitin 1966, drejtoi disertacionet p\u00ebr grad\u00ebn e doktorit n\u00eb fi lozofi (Ph. D).<\/p>\n<p>Me nji sensibilitet t\u00eb duksh\u00ebm ndaj padrejt\u00ebsive, &#8211; \u00e7ka i karakterizon njer\u00ebzit e ndershem dhe idealist\u00eb, &#8211; gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb qe n\u00eb Universitetin Little Rock, Arkansas, p\u00ebrjetoi me dhimbje realitetin e diskriminimit racial n\u00eb shoq\u00ebnin\u00eb amerikane dhe u revoltue. Atje<br \/>\np\u00ebrkrahu l\u00ebvizjen studenteske t\u00eb Berkley University t\u00eb Kalifornis\u00eb, e njohun si \u201cFree speech movement\u201d, dhe u ba kritik i paanshem i politik\u00ebs. 2).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1966, kaloi n\u00eb Universitetin e Minnesota-s, n\u00eb Minneapolis, n\u00eb fi llim si profesor i asociuem, dhe ma von\u00eb si profesor i gjuh\u00ebs italiane n\u00eb Departamentin e Gjuh\u00ebve Romane. N\u00eb Universitetin e Minnesota-s, u ba an\u00ebtar me t\u00eb drejta t\u00eb plota dhe kontribuoi n\u00eb planifi kimin, hartimin dhe ndamjen e diplomave t\u00eb studimeve t\u00eb gjuh\u00ebs italiane. Qe, gjithashtu, drejtues i Programit Master p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb. Temat e diplomave p\u00ebr master e Ph. D. u shkruen dhe u miratuen n\u00ebn drejtimin e tij.<\/p>\n<p>U ka dhan\u00eb m\u00ebsim, gjithashtu, kurseve extraculiculare t\u00eb gjuh\u00ebve, kurseve t\u00eb qytetnimit dhe t\u00eb kultur\u00ebs dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, kurseve extraculiculare p\u00ebr shkrimtar\u00ebt e m\u00ebdhaj: Dante, Bokacio, Manxoni, Leopardi, p\u00ebr Poezin\u00eb Kalorsiake, Let\u00ebrsin\u00eb Utopike, dhe leksionet krahasuese: Marksizmi dhe ekzistencializmi n\u00eb tregim dhe dram\u00eb; ka drejtue seminaret Ungaretti dhe Montale, Vico dhe Croce. Ve\u00e7 sa tham\u00eb, ka ligj\u00ebrue ciklin e leksioneve: Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi n\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb Let\u00ebrsin\u00eb Italiane, n\u00eb kurset e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb diplomant\u00ebve t\u00eb gjuh\u00ebve fr\u00ebnge dhe italiane. N\u00eb Universitetin e Minesotta-s p\u00ebr tet\u00eb vjet me radh\u00eb mbajti falas nji kurs t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Gjat\u00eb vitit 1970, ka konceptue dhe hartue Programet e Master-it p\u00ebr gjuh\u00ebt fr\u00ebnge dhe italiane.<\/p>\n<p>Me daljen n\u00eb pension u vendos p\u00ebrfundimisht n\u00eb Washington, D. C., pran\u00eb s\u00eb motres, Fatimes. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe u intensifi kuen lidhjet e tij me \u201cVatr\u00ebn\u201d dhe \u201cDiellin\u201d. Gjithnji, ai ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i zellsh\u00ebm i \u201cDiellit\u201d. Shqet\u00ebsimet e tij p\u00ebrgjendjen e \u201cVatr\u00ebs\u201d, n\u00eb k\u00ebte koh\u00eb, dhe mendimet e tij p\u00ebr prosperitetin e saj, ai i shprehi, s\u00eb pari, n\u00eb \u201cDielli\u201d, n\u00ebartikullin e gjat\u00eb \u201cP\u00ebr riorganizimin e Vatr\u00ebs\u201d, (nr. i 16 gushtit 1983) dhe n\u00eb Fjalimin e rastit t\u00eb 28 Nandorit 1986, \u201cP\u00ebr shp\u00ebtimin e Vatr\u00ebs\u201d, q\u00eb u botuen\u00eb \u201cDiellin\u201d e 28 Shkurtit, 1987. M\u00eb duket se Arshiu ka dhan\u00eb p\u00ebrcaktimin ma t\u00eb sakt\u00eb dhe ma t\u00eb bukur p\u00ebr Vatr\u00ebn: \u201cVatra asht nji monument historik i vet\u00ebdijes dhe kultur\u00ebs komb\u00ebtare\u201d. Ai ka shkrue me dhimbje krahnori p\u00ebr gjendjen e mjerueme t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d dhe ka vler\u00ebsue lart prestigjin e saj ndaj organizatavet \u00eb tjera t\u00eb diaspor\u00ebs, gja qi i jep mund\u00ebsi e avantazh asaj t\u2019i baj\u00eb nji sherbim t\u00eb madh kombit, \u201ci cili do t\u00eb ket\u00eb vler\u00eb ma t\u00eb madhe n\u00ebse Vatra mban nji qendrim sip\u00ebrpartiak dhe sip\u00ebrqeveritar\u201d. \u201cNd\u00ebrhymja e saj, shkruen Pipa, asht sidomos e rand\u00ebsishme nd\u00ebr raste kur t\u00eb drejtat e kombit shqiptar cenohen ose rrezikohen\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1991, Pipa u zgjodh kryetar i \u201cVatr\u00ebs\u201d, pa qen\u00eb an\u00ebtar i saj, detyr\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qindroi vet\u00ebm nji vit, sepse n\u00eb qershor t\u00eb 1992-shit, nuk u rizgjodh. E mori kryesin\u00eb e \u201cVatr\u00ebs\u201d me t\u00eb vetmin qellim p\u00ebr ta vu ate n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb problemeve me rand\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme historike, qi dolen para kombit ton\u00eb: zhvillimeve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebni dhe zgjidhjes s\u00eb problemit t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe tep\u00ebr t\u00eb shkurt\u00eb, ai iu kushtue me t\u00eb gjitha energjit\u00eb rim\u00ebkambjes s\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d, dhe kreu shum\u00eb pun\u00eb me vler\u00eb. N\u00eb \u201cAlbanica\u201d, n\u00eb nr. 3-4 t\u00eb 1992-shit, n\u00eb shkrimin On VATRA and Dielli, ai ka shkrue me holl\u00ebsi p\u00ebr to. Puna e tij asht pasqyrue, gjithashtu, n\u00eb numrat e \u201cDiellit\u201d, q\u00eb editoi ai gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Veprimtaria e tij p\u00ebrfshin fusha t\u00eb artit letrar, t\u00eb fi lozofi s\u00eb, estetik\u00ebs, kritik\u00ebs letrare, folklorit, folkloristik\u00ebs, gjuh\u00ebsis\u00eb, politik\u00ebs, publicistik\u00ebs. V\u00ebllimin e par\u00eb poetik me titull \u201cLund\u00ebrtar\u00ebt\u201d, nji p\u00ebrmbledhje lirikash qi dishmon nj\u00eb talent novator n\u00eb shp\u00ebrthim, e botoi n\u00eb v. 1944. T\u00eb dytin, \u201cLibri i burgut\u201d t\u00eb shkruem n\u00eb letra cingaresh, n\u00eb burgjet e kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyrueme, e botoi n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitin 1959. Asht nji p\u00ebrmbledhje liriko-epike, pasqyr\u00eb e gjall\u00eb artistike e motiveve qi i diktoi jeta e qelive dhe e kampeve t\u00eb vdekjes, ku kaloi dhet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ditar i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb mbet\u00eb nj\u00eb nga dishmit\u00eb artistike ma t\u00eb sakta t\u00eb asaj qi ndodhi me ata q\u00eb nuk iu n\u00ebnshruen regjimit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm diktaturial. \u201cNuk njoh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe vargje m\u00eb trondit\u00ebse sa ato t\u00eb botuara n\u00eb librin e quajtur thjesht<br \/>\n\u201cLibri i burgut\u201d. Tek lexon poezit\u00eb e Arshi Pip\u00ebs, ndjen klithmat, britmat, plag\u00ebt, posht\u00ebrimin njer\u00ebzor, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ca idealeve absurde dhe hipokrite. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sketerr\u00eb m\u00eb e tmerrshme se sa Ferri i Dantes, sepse ky \u00ebsht\u00eb ferri i njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm e jo i m\u00ebkatar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb materia e Parajs\u00ebs e transplantuar n\u00eb Ferr\u201d, ka shkruar shkrimtari Rudolf Marku.3).<\/p>\n<p>Pun\u00eb e burgut asht edhe \u201cRusha\u201d (botue n\u00eb Munich, 1968), poem\u00eb epike me nj\u00eb subjekt t\u00eb theksuem dramatik t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb gjys\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shek. XIV, q\u00eb trajton nji histori dashunije dhe hakmarrjeje mes shqiptar\u00ebve e serb\u00ebve n\u00eb sfondin e zakoneve tona tradicionale. Me 1969, Pipa botoi n\u00eb Munich antologjin\u00eb poetike \u201cMeridiana\u201d, nji p\u00ebrzgjedhje nga botimet e maparshme dhe disa poezish t\u00eb pabotueme, qi ting\u00ebllon si jehon\u00eb e mir\u00ebfi llt\u00eb e nji testamenti poetik.<\/p>\n<p>Krijimet poetike t\u00eb Arshiut shquhen p\u00ebr nj\u00eb talent t\u00eb fuqish\u00ebm, p\u00ebr shum\u00ebsi e p\u00ebrzgjedhje motivesh, p\u00ebr trajtim t\u00eb tyne n\u00eb nivele artistike t\u00eb lakmueshme, dhe p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb madh ndaj pun\u00ebs krijuese, pa lan\u00eb mangut gjuh\u00ebn poetike jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pasun e t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb zgjedhun me kujdes si rrall\u00ebkush. Po ve\u00e7oj, sa p\u00ebr ilustrim, nga \u201c<em>Meridiana<\/em>\u201d, \u201c<em>Preludet<\/em>\u201d, t\u00eb shkrueme n\u00eb Firence dhe Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1941.<\/p>\n<p>Tharme poetike, ysht\u00ebse imtimesh meditative me forc\u00eb t\u00eb madhe purifi kuese, t\u00eb enduna n\u00eb veshje tekstore moderne; fl uiditete lirike t\u00eb derdhuna n\u00eb simfoni ritmesh e tingujsh t\u00eb magjish\u00ebm. K\u00ebto jan\u00eb \u201c<em>Preludet<\/em>\u201d. \u201c<em>Urgjenca t\u00eb mbrendshme<\/em>\u201d, si\u00e7 i patiquajtur ai shtysat e fuqishme shpirtnore p\u00ebr t\u2019i dhan\u00eb jet\u00eb poezis\u00eb. Befasuese p\u00ebr letrat shqipe t\u00eb asaj kohe, dhe po aq befasuese edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p><em>Marr\u00eb nga Nacional<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arshi Pipa, nga arratisja m\u00eb 1959 tek jeta si pedagog n\u00eb universitetet amerikane \u00abV\u00ebllimin e par\u00eb poetik me titull \u201cLund\u00ebrtar\u00ebt\u201d, nji p\u00ebrmbledhje lirikash qi dishmon nj\u00eb talent novator n\u00eb shp\u00ebrthim, e botoi n\u00eb v. 1944. T\u00eb dytin, \u201cLibri i burgut\u201d t\u00eb shkruem n\u00eb letra cingaresh, n\u00eb burgjet e kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyrueme, e botoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16505,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35,8],"tags":[],"class_list":["post-61913","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arshi Pipa, nga arratisja m\u00eb 1959 tek jeta si pedagog n\u00eb universitetet amerikane \u00abV\u00ebllimin e par\u00eb poetik me titull \u201cLund\u00ebrtar\u00ebt\u201d, nji p\u00ebrmbledhje lirikash qi dishmon nj\u00eb talent novator n\u00eb shp\u00ebrthim, e botoi n\u00eb v. 1944. T\u00eb dytin, \u201cLibri i burgut\u201d t\u00eb shkruem n\u00eb letra cingaresh, n\u00eb burgjet e kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyrueme, e botoi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-10T20:47:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Arshi_Pipa.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME\",\"datePublished\":\"2020-12-10T20:47:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/\"},\"wordCount\":2049,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/Arshi_Pipa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/\",\"name\":\"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/Arshi_Pipa.jpg\",\"datePublished\":\"2020-12-10T20:47:00+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/Arshi_Pipa.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/Arshi_Pipa.jpg\",\"width\":300,\"height\":450,\"caption\":\"Arshi Pipa\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Arshi Pipa, nga arratisja m\u00eb 1959 tek jeta si pedagog n\u00eb universitetet amerikane \u00abV\u00ebllimin e par\u00eb poetik me titull \u201cLund\u00ebrtar\u00ebt\u201d, nji p\u00ebrmbledhje lirikash qi dishmon nj\u00eb talent novator n\u00eb shp\u00ebrthim, e botoi n\u00eb v. 1944. T\u00eb dytin, \u201cLibri i burgut\u201d t\u00eb shkruem n\u00eb letra cingaresh, n\u00eb burgjet e kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyrueme, e botoi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-12-10T20:47:00+00:00","og_image":[{"width":300,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Arshi_Pipa.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME","datePublished":"2020-12-10T20:47:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/"},"wordCount":2049,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Arshi_Pipa.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/","name":"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Arshi_Pipa.jpg","datePublished":"2020-12-10T20:47:00+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Arshi_Pipa.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Arshi_Pipa.jpg","width":300,"height":450,"caption":"Arshi Pipa"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-e-shkroi-pipa-librin-e-burgut-ne-letra-cigaresh-ne-burgjet-e-kampet-e-punes-se-detyrueme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SI E SHKROI PIPA \u201cLIBRIN E BURGUT\u201d N\u00cb LETRA CIGARESH, N\u00cb BURGJET E KAMPET E PUN\u00cbS S\u00cb DETYRUEME"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61913","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61913"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61913\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61914,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61913\/revisions\/61914"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16505"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61913"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61913"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61913"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}