{"id":62021,"date":"2020-12-15T00:06:30","date_gmt":"2020-12-14T23:06:30","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=62021"},"modified":"2020-12-18T06:18:42","modified_gmt":"2020-12-18T05:18:42","slug":"rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/","title":{"rendered":"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" title=\"Sinan Gashi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/sinan-gashi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Shkruan: <strong>Sinan GASHI<\/strong><\/p>\n<p>Libri i historis\u00eb shqiptare q\u00eb mban titullin <strong><em>\u201cT\u2019nno\u03bbunat e Sc\u01078pniis\u201d<\/em><\/strong> (<em>T\u00eb ndodhunat e Shqypnis<\/em>) shkruar prej <strong><em>gni Gheghet \u0107i don v\u00eannin e vet<\/em> <\/strong>(<em>pseudonim<\/em>), e botuar n\u00eb Skenderie (Aleksandri) m\u00eb 1898, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: se \u00ebsht\u00eb libri i par\u00eb i k\u00ebsaj natyre dhe se \u00ebsht\u00eb autori i par\u00eb, q\u00eb ka k\u00ebso njohurish p\u00ebr gjenin shqiptar dhe b\u00ebmat e tij.<\/p>\n<p><strong>Po, cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij libri?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt vepra ka nj\u00eb parath\u00ebnie, e cila nis me fjal\u00ebt \u201c<em>Shqiptar, vllaznit e dashtun!<\/em>\u201d, ku ai paraqet synimet e\u00a0 k\u00ebtij p\u00ebrkushtimi shkrimor. P\u00ebrndryshe, vepra \u00ebsht\u00eb e ndara n\u00eb kat\u00ebr pjes\u00eb: 1. Prej koh\u00ebs s\u00eb mo\u00e7me e deri sa romak\u00ebt rr\u00ebzuan mbretin ton\u00eb Gencin, 167 vjet para Krishtit, q\u00eb ishte koha e Ilir\u00ebve; 2. Koha prej 167 para K. e deri gjat\u00eb breza ose qindra vjet pas, q\u00eb quhet koha e romak\u00ebve; 3. Prej t\u00eb \u2018gjasht\u00ebs faqe\u2019 mbas Krishtit e deri m\u00eb 1479, kur Shkodra ra n\u00ebn Turqin\u00eb dhe, 4. Prej vitit 1479 e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme (<em>t\u00eb autorit, v. ime<\/em>), n\u00eb koh\u00ebn e quajtur otomane.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrmbajtur k\u00ebtyre radh\u00ebve kohore, autori shpjegon, sqaron dhe u mund\u00ebson p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe njohurit\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, q\u00eb nga gjeneza e deri n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb vona. Ai q\u00eb n\u00eb nism\u00eb deklaron \u201d<em>Na jemi fisi m\u00e2 i vjetri i Evrops<\/em>\u201d, p\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj p\u00ebrshkrimin e aktualitetit t\u00eb koh\u00ebs, \u201c<em>&#8230;na jena t\u2019vorfen, pa dije e s\u2019kena k\u00ebrkend qi me na ngjit dor\u00ebn,&#8230;<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Kur nis\u00eb me historiken, ai thot\u00eb se t\u2019par\u00ebt tan\u00eb \u201c<em>dulne pei Aziet<\/em>\u201d dhe pastaj udh\u00ebtuan duke u shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr vise t\u00eb ndryshme, dh\u00e9na t\u00eb huaja, ku disa edhe u tret\u00ebn n\u00eb fise t\u00eb tjera t\u00eb gjetura, kurse t\u00eb tjer\u00ebt jetuan si t\u00eb till\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb udh\u00ebtimin e grupuar. Autori ndjek rrug\u00ebn e ecejakeve t\u00eb tyre dhe p\u00ebrjetimeve t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrjetuar v\u00ebshtir\u00ebsi ekzistenciale, apo edhe duke marr\u00eb zakone t\u00eb grupeve fisnore t\u00eb ndryshme, deri sa u vendosen p\u00ebrfundimisht n\u00eb trojet e Ballkanit, q\u00eb u quajt Iliri.<\/p>\n<p>Ai shpjegon pastaj se si jan\u00eb ndar\u00eb nga kjo v\u00ebllaz\u00ebri, p\u00ebr t\u2019u formuar pastaj prej tyre fise t\u00eb ndryshme t\u00eb nj\u00eb etnie, e q\u00eb pastaj u formuan edhe hap\u00ebsira t\u00eb reja gjeografike me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, si Arb\u00ebri, Dalmaci, Mal i Zi, Kroaci, Panoni e tjer\u00eb, q\u00eb ishin v\u00ebllaz\u00ebri ilire e shtrir\u00eb dhe e shkrir\u00eb gjat\u00eb shekujve n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera, pasi ilir\u00ebt kishin ngelur \u201c<em>posi nji shkrep n\u2019midis t\u2019detit<\/em>\u201d edhe pse \u201c<em>i qindruen gjith tallazve e motnave, qi i rrahen pa i rrxue kurr\u00eb.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Luft\u00ebrat e p\u00ebrhershme, ndikimet e ndryshme fetare dhe t\u00eb interesit, b\u00ebn\u00eb q\u00eb disa nga p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e k\u00ebsaj etnie t\u2019i bashkoheshin popujve sllav\u00eb, por edhe viset gradualisht ishin\u00a0 b\u00ebr\u00eb hap\u00ebsira krejt tjera, si Dalmacia, Panonia, Mali i Zi e tjer\u00eb, q\u00eb ishin shtrirje e fiseve ilire. Kjo ndodhte \u201c<em>&#8230;masi Serbt, Bulgart e Shqyptart kishin ni besim bashk<\/em>\u201d, kur \u201c<em>u munuen Slavt me shti ner ne edhe giuhen e vet e me na b\u00e2 kshtu krejt t\u2019vet.<\/em>\u201d, at\u00ebher\u00eb nisi ndarja dhe luft\u00ebrat.<\/p>\n<h3><strong>Hap\u00ebsir\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Gjergj Kastriotin-Sk\u00ebnderbeun<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr historie p\u00ebrmblidhet shkurtimisht gjith\u00e7ka e manifestuar n\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebsaj etnie shqiptare, si n\u00eb jet\u00ebn ekonomike, sociale dhe luftarake.<\/p>\n<p>Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb i paraqitur, si\u00e7 dihet m\u00eb, me biografi dhe me b\u00ebma t\u00eb jasht\u00ebzakonshme gjat\u00eb luft\u00ebrave kund\u00ebr osman\u00ebve. Ato sakt\u00ebsi historike t\u00eb veprimit k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb lakmueshme. Edhe personalitetet q\u00eb shihen n\u00eb aren\u00ebn e veprimit, gjithashtu jan\u00eb real\u00eb dhe me sakt\u00ebsia d\u00ebshmimi. Sulltan\u00ebt, rrug\u00ebtimet e betejat e ndryshme pasqyrohen sakt\u00eb edhe pretendohet se kan\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p>Kjo koh\u00eb e Sk\u00ebnderbeut p\u00ebrmbyllet me vdekjen e tij, kur pas disa rezistencave t\u00eb pa sukses, osmanlinjt\u00eb e sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ndolljet e Shqypnis\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/ndolljet-e-shqypnise.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e kat\u00ebrt kemi tashti nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb kur shum\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak e administrativ t\u00eb sulltan\u00ebve. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja, ngase gjat\u00eb historis\u00eb, ilir\u00ebt-shqiptar\u00ebt trima e t\u00eb guximsh\u00ebm, kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00ebp\u00ebr ushtrit\u00eb e popujve tjet\u00ebr, pa e pas asnj\u00eb leverdi p\u00ebr etnin\u00eb dhe vendin e vet.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebsaj radhe, edhe pse shqiptar\u00ebt ishin shum\u00eb thell\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e perandoris\u00eb osmane, asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk mund i soll\u00ebn vendit. Vet\u00ebm nj\u00eb iniciativ\u00eb e k\u00ebsaj natyre ishte p\u00ebrmendur, kur pashai i Tepelen\u00ebs, i Ohrit dhe ai i Shkodr\u00ebs, q\u00eb t\u00eb tre shqiptar\u00eb, kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lidhje p\u00ebr t\u2019i bashkuar territoret e tyre n\u00eb nj\u00eb, ishin spiunuar te Sulltani dhe ajo kishte mbetur d\u00ebshtim i radh\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i besuesh\u00ebm, autori gjith\u00e7ka q\u00eb jep si t\u00eb qenme, e sakt\u00ebson me dat\u00ebn dhe vendin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb lexuesi t\u00eb bindet lirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Fqinj\u00ebt k\u00ebtu p\u00ebrher\u00eb dalin lakmitar\u00eb t\u00eb trojeve shqiptare. Grek\u00ebt dhe serb\u00ebt kryesisht d\u00ebshmohen historikisht lakmitar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb tok\u00ebs shqiptare, ani pse q\u00eb t\u00eb dy nuk ishin vend\u00ebs k\u00ebtu: nj\u00ebri ishte formuar nga mbetjet e fiseve t\u00eb ndryshme e tjetri kishte ardhur nga viset Karparte. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmendet sundimi dhe shtrirja hap\u00ebsinore e S. Dushanit deri n\u00eb Vlor\u00eb e Kanin\u00eb, m\u00eb 1337. Po ashtu nuk prajn\u00eb as sundimtar\u00ebt e ndrysh\u00ebm grek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebto l\u00ebvizje, dyndje dhe luft\u00ebra, dallohen edhe pinjojt\u00eb shqiptar\u00eb, qoft\u00eb si familje ose individ\u00eb, p\u00ebr mbrojtjen e tok\u00ebs s\u00eb tyre, si topiajt me Karlin, i cili m\u00eb 1358 ishte shpallur mbret i Arb\u00ebnis\u00eb, pastaj Tanushin, familja e Balshajve, e Muzakajve, e Kastriot\u00ebve, e Dukagjin\u00ebve e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>\u00a0<\/strong><strong>Cili ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb autori i vepr\u00ebs?<\/strong><\/h3>\n<p>Ai q\u00eb e kishte shkruar e botuar k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr historike <strong>\u201cT\u2019nno\u03bbunat e Sc\u01078pniis\u201d<\/strong> me emrin <strong>Nji geg\u00eb qi e don vendin e vet<\/strong>, ishte nj\u00eb \u00a0pseudonim dhe si i till\u00eb ruhej i fsheht\u00eb autori i saj, pastaj edhe vendvotimi nuk ishte ai qytet i m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb libri ishte shtypur n\u00eb Vjen\u00eb, me financim t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb, e cila kishte synim ta ringjallte ndjenj\u00ebn shqiptare dhe t\u2019i kund\u00ebrvihej otoman\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt luftonin \u00e7do gj\u00eb shqiptare dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"T\u00eb ndodhurat e Shqypnis\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/te-ndodhurat-e-shqypnise.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb fakt vepra origjinale ishte shkruar n\u00eb gjermanisht, me titullin \u201c<em>Populare Geschichte der Albanesen<\/em>\u201d (<em>Historia popullore e Shqiptar\u00ebve<\/em>), e cila ishte p\u00ebrkthyer n\u00eb dialektin geg\u00eb nga <strong>Stefan Zurani<\/strong>, nj\u00eb intelektual i shquar n\u00eb Vjen\u00eb. Madje edhe shp\u00ebrndarja e librit ishte b\u00ebr\u00eb ilegalisht, duke shkuar dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos rrezikoheshin nga otomanet. Duhet theksuar se nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe i kishin dh\u00ebn\u00eb autorit edhe studiuesit e shquar <strong>\u0106iro Truhelka<\/strong> (<em>boshnjak<\/em>), <strong>Carl Patsch<\/strong> (<em>austriak<\/em>) dhe <strong>Stefan Zurani<\/strong> (<em>shqiptar<\/em>).<\/p>\n<p>Hamend\u00ebsimi i t\u00eb interesuarve, se cili m\u00ebshohej pas k\u00ebtij pseudonimi p\u00ebr autor, i kishte\u00a0 shp\u00ebn\u00eb deri te emri i <strong>Filip Shirok\u00ebs<\/strong>, i cili jetonte aso kohe n\u00eb Egjipt.<\/p>\n<p>Vepra si e till\u00eb kreu nj\u00eb mision t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb ngritjen e vet\u00ebdijes dhe rizgjimit t\u00eb ndjenj\u00ebs komb\u00ebtare n\u00eb ato rrethana mjegullie, krijuar nga sundimtar\u00ebt otoman\u00eb, q\u00eb synim kishin zhb\u00ebrjen t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb ballin\u00eb, botimi i par\u00eb kishte nj\u00eb portret t\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut, punuar nga nj\u00eb piktor francez.<\/p>\n<p>Ky ishte botimi i par\u00eb i k\u00ebsaj historie.<\/p>\n<h3><strong>Botimi i dyt\u00eb, autor tjet\u00ebr<\/strong><\/h3>\n<p>Pasi q\u00eb kaluan vitet, mbase edhe nga rreziqet e t\u00eb huajve, ngase aktualiteti i k\u00ebsaj vepre nuk zvog\u00eblohej, sepse ishte shkruar me p\u00ebrkushtim dhe me baza shkencore, duke gjurmuar literatur\u00eb n\u00eb arkivat evropiane, botohet s\u00eb dyti, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitin 1939, tashti n\u00eb Shkod\u00ebr, me autor <strong>Stefan Zuranin<\/strong>, q\u00eb njihej edhe si <strong>Tef\u00eb Curani<\/strong>.<\/p>\n<p>Ky intelektual i shquar, poliglot, i cili njihte mir\u00eb italishten, gjermanishten, anglishten, fr\u00ebngjishten, arabishten, turqishten dhe persishten, dhe q\u00eb g\u00ebzonte nj\u00eb fam\u00eb prej dijetari, p\u00ebr \u00e7udi e p\u00ebrvet\u00ebson autor\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj vepre aktuale. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky ishte vet\u00ebm p\u00ebrkthyes i saj, q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje me autorin dhe q\u00eb ishin marr\u00eb vesh ta botonin me pseudonim, p\u00ebr t\u00eb mos e rrezikuar as autorin e as librin.<\/p>\n<p><strong>Stef\u00eb Curani<\/strong> (1865-1941) nga Shkodra. Pas Kolegjit serverian n\u00eb vendlindje, kishte mbaruar studimet e larta n\u00eb Universitetin Ekonomik dhe t\u00eb Shkencave Politike n\u00eb Vjen\u00eb. Aktiviteti i Curanit ishte i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Ishte aktivisht i angazhuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cBashkimi\u201d, pastaj organizator i Kongresit Shqiptar t\u00eb Trieshtes (mars 1913), kur ve\u00e7 ishte thirrur n\u00eb Lond\u00ebr Mbledhja e Ambasador\u00ebve p\u00ebr caktimin e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs i Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, gjat\u00eb viteve 1920-1921 dy her\u00eb minist\u00ebr i Financave. Ishte angazhuar n\u00eb krijimin e sistemit bankar n\u00eb Shqip\u00ebri (1921-\u201925) si dhe konsull nderi i Austris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb viteve 1923-1938. <em>Pas pushtimit t\u00eb Italis\u00eb fashiste, dha dor\u00ebheqje nga \u00e7do detyr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Ky p\u00ebrvet\u00ebsim i autor\u00ebsis\u00eb kishte lajthitur t\u00eb gjith\u00eb bibliograf\u00ebt dhe studiuesit, t\u00eb cil\u00ebt e sh\u00ebnonin emrin e tij p\u00ebr autor. K\u00ebtij ia kishte dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta p\u00ebrkthyer shqip, i cili edhe ia paska pas vjedhur autor\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Tashti titulli del m\u00eb qart\u00eb shqip \u201c<em>Ndodhjet e Shqypnis<\/em>\u201d, q\u00eb\u00a0 nuk ishte botim i tret\u00eb, si\u00e7 sh\u00ebnohet n\u00eb kop\u00ebrtin\u00eb, por botim i dyt\u00eb. Mbase \u201cautori\u201d don\u00eb t\u00eb krijoi mjegull e paqart\u00ebsi nga origjinali.<\/p>\n<p>N\u00eb ballin\u00eb, p\u00ebr ilustrim, kishte vet\u00ebm nj\u00eb flamur t\u00eb vog\u00ebl shqiptar.<\/p>\n<h3><strong>Botimi i tret\u00eb, autori i v\u00ebrtet\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2003, kur vepra ribotohet nga <em>Studime Fra\u00e7eskane<\/em> n\u00eb Shkod\u00ebr, emri i autorit \u00ebsht\u00eb <strong>Ludwig von Thalloczy<\/strong> (1854-1916), nj\u00eb historian hungarez nga Buda, i cili kishte studiuar p\u00ebr historin\u00eb e popujve t\u00eb Ballkanit. Vdes n\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi komunikacioni n\u00eb Herceghalom.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb studiues i p\u00ebrkushtuar dhe kishte nj\u00eb adhurim p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Ai s\u00eb bashku me <strong>Kostandin Jire\u010dek<\/strong> e <strong>Milan \u0160ufflay<\/strong> kishin p\u00ebrgatitur vepr\u00ebn \u201c<em>Acta et Diplomata res Albaniae mediae aetatis Illustrantia<\/em>\u201d, vep\u00ebr madhore p\u00ebr shqiptar\u00ebt, gjithnj\u00eb e bazuar n\u00eb dokumente t\u00eb vepra t\u00eb arkivave t\u00eb shquara, e cila ndri\u00e7onte historin\u00eb madhore t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb nga hershm\u00ebria.<\/p>\n<p>Vepra e par\u00eb shqip p\u00ebr historin\u00eb e popullit t\u00eb tij <strong>\u201cT\u00eb ndodhunat e Shqypnis\u201d<\/strong> \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb besueshme shkencore, ngase ai i kishte shfryt\u00ebzuar dokumentet dhe materialet e studiuesit hungarez.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr n\u00eb ballin\u00eb ka nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb simbol steme, qysh e kishte menduar Austro-Hungaria ta vendoste n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi ajo t\u00eb pavar\u00ebsohej nga Perandoria Otomane.<\/p>\n<h3><strong>Mendime me k\u00ebshilla t\u00eb p\u00ebrhershme<\/strong><\/h3>\n<p>Autori, vepr\u00ebn e mendonte edhe si vler\u00eb t\u00eb ngritjes s\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare, prandaj n\u00eb shum\u00eb raste mendimet i p\u00ebrmbledh n\u00eb form\u00eb k\u00ebshille. Po i japin disa p\u00ebr ilustrim:<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u2019de\u00e7 i krisht\u00ean, n\u2019de\u00e7 muhametan na jena t\u2019gjith ni gjakut e prei anei vllazen; e s\u2019\u00e2sht pune qi besimi mun t\u2019dai gjak, ve\u00e7 gjith e cili e ka per shpirt t\u2019vet, e n\u2019ket bot do t\u2019errnojm bashkarisht.<\/em>\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>\u201c<em>Na e dijm t\u2019gjith se jena t\u2019tan shka flasim shqyp t\u2019birt e ni n\u00e2ns qi s\u2019harrohet, t\u2019Arbn\u00eds shkret&#8230;<\/em>\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>\u201c<em>Prei anej shofim qe n\u20191391 Epiria, Thesalia e poleponezi kishte mush\u00eb me Tosk, e t\u2019gjith ato \u00e2na flitshin shqyp.<\/em>\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>\u00a0\u201c<em>N\u2019ket luft t\u2019Kosovs t\u2019pergjithshme dulne edhe t\u2019part tan, per me i dal zot dheut e fes vet.<\/em>\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>\u201c<em>Na do t\u2019i kallxojnm fmive t\u2019on, se burrat e Arbn\u00eds kan derdh si kroni gjakun per ner e per t\u2019mir t\u2019gjith atyne qi flasin shqyp.<\/em>\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>\u201c<em>Shqyptar! T\u2019dona shoqi shoqin at-her sakt n\u2019a vien lirimi.<\/em>\u201d<\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Anton Nik\u00eb Berishaj<\/strong>, shkrimtar<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Sinan GASHI Libri i historis\u00eb shqiptare q\u00eb mban titullin \u201cT\u2019nno\u03bbunat e Sc\u01078pniis\u201d (T\u00eb ndodhunat e Shqypnis) shkruar prej gni Gheghet \u0107i don v\u00eannin e vet (pseudonim), e botuar n\u00eb Skenderie (Aleksandri) m\u00eb 1898, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: se \u00ebsht\u00eb libri i par\u00eb i k\u00ebsaj natyre dhe se \u00ebsht\u00eb autori i par\u00eb, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62022,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-62021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan: Sinan GASHI Libri i historis\u00eb shqiptare q\u00eb mban titullin \u201cT\u2019nno\u03bbunat e Sc\u01078pniis\u201d (T\u00eb ndodhunat e Shqypnis) shkruar prej gni Gheghet \u0107i don v\u00eannin e vet (pseudonim), e botuar n\u00eb Skenderie (Aleksandri) m\u00eb 1898, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: se \u00ebsht\u00eb libri i par\u00eb i k\u00ebsaj natyre dhe se \u00ebsht\u00eb autori i par\u00eb, q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-14T23:06:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-12-18T05:18:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"900\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE\",\"datePublished\":\"2020-12-14T23:06:30+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-18T05:18:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/\"},\"wordCount\":2092,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/\",\"name\":\"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg\",\"datePublished\":\"2020-12-14T23:06:30+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-18T05:18:42+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg\",\"width\":600,\"height\":900,\"caption\":\"Nji geg q\u00eb don vendin e vet\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan: Sinan GASHI Libri i historis\u00eb shqiptare q\u00eb mban titullin \u201cT\u2019nno\u03bbunat e Sc\u01078pniis\u201d (T\u00eb ndodhunat e Shqypnis) shkruar prej gni Gheghet \u0107i don v\u00eannin e vet (pseudonim), e botuar n\u00eb Skenderie (Aleksandri) m\u00eb 1898, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: se \u00ebsht\u00eb libri i par\u00eb i k\u00ebsaj natyre dhe se \u00ebsht\u00eb autori i par\u00eb, q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-12-14T23:06:30+00:00","article_modified_time":"2020-12-18T05:18:42+00:00","og_image":[{"width":600,"height":900,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE","datePublished":"2020-12-14T23:06:30+00:00","dateModified":"2020-12-18T05:18:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/"},"wordCount":2092,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/","name":"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg","datePublished":"2020-12-14T23:06:30+00:00","dateModified":"2020-12-18T05:18:42+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/nji-geg-qe-don-vendin-e-vet.jpg","width":600,"height":900,"caption":"Nji geg q\u00eb don vendin e vet"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rrjedha-e-cuditshme-e-nje-vepre-historike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RRJEDHA E \u00c7UDITSHME E NJ\u00cb VEPRE HISTORIKE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62021"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62021\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62079,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62021\/revisions\/62079"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}