{"id":62106,"date":"2020-12-18T21:37:45","date_gmt":"2020-12-18T20:37:45","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=62106"},"modified":"2020-12-18T21:40:12","modified_gmt":"2020-12-18T20:40:12","slug":"ditari-i-parashqevi-qiriazit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/","title":{"rendered":"Ditari i Parashqevi Qiriazit"},"content":{"rendered":"<p><strong>PARATH\u00cbNIE<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Dr. Sk\u00ebnder Asani\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/Dr_Skender_Asani.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Ditar\u00ebt kan\u00eb ekzistuar q\u00eb nga lasht\u00ebsia dhe kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kulturave t\u00eb popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Q\u00eb nga librat personal\u00eb t\u00eb zonjave japoneze, deri te sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve, <em>ditari ka fshehur hijet e padukshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve.<\/em><\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit mbajn\u00eb ditar, por jo pak prej tyre q\u00eb mbajtjen e ditarit, duke sh\u00ebnuar ngjarje dhe procese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e kan\u00eb \u00e7muar ditarin si pjes\u00eb t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb tyre kryesore. Historia njeh shum\u00eb personalitete q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb ditar kronik\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb mbushur me ngjarje e rrjedha, ku ata kan\u00eb qen\u00eb vet\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i njohur, bie fjala, \u201c<em>Ditari i Ana Frankut<\/em>\u201d t\u00eb cilin e kishte mbajtur gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte e izoluar n\u00eb Holand\u00eb. Ky ditar \u00e7mohet nj\u00eb nga veprat letrare m\u00eb personale dhe m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb shekullit XX.<\/p>\n<p>M\u00eb 1936 shkrimtari, Haki St\u00ebrmilli, botoi \u201c<em>Ditarin e burgut<\/em>\u201d, q\u00eb e kishte mbajtur gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Pas vitit 1909 n\u00eb ditarin personal t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh rus, Leon Tolstoi, v\u00ebrehen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme, ku shprehet q\u00ebllimi i largimit nga familja p\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve me gruan e tij. Shkrimtari anglez, Oscar Wilde, thoshte: \u201cUn\u00eb nuk udh\u00ebtoj asnj\u00ebher\u00eb pa ditarin tim. Duhet t\u00eb kesh gjithmon\u00eb di\u00e7ka fantastike p\u00ebr t\u00eb lexuar n\u00eb tren\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i njohur fakti se edhe Papa Gjon Palit II kishte mbajtur ditar, t\u00eb cilin e kishte\u00a0 ruajtur p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra sekretari i tij personal, dhe pas vdekjes s\u00eb tij e kishin d\u00ebrguar n\u00eb dioqez\u00ebn e Krakov\u00ebs.<\/p>\n<p>Biograf\u00ebt e Napoleon Bonapart\u00ebs flasin gjithashtu edhe p\u00ebr sh\u00ebnimet q\u00eb ai i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb form\u00ebn e ditarit. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna pasqyrojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve dhe t\u00eb ngjarjeve t\u00eb cilat ai ose i kishte udh\u00ebhequr, ose kishte qen\u00eb v\u00ebzhgues aktiv i tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebt nga ditari personal q\u00eb mbante mbreti i muzik\u00ebs pop, Michael Jackson, t\u00eb marr\u00eb nga <em>The Mirror<\/em>, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr synimin e tij t\u00eb b\u00ebhet i pavdeksh\u00ebm si idhujt e tij Charlie Chaplin dhe Walt Disney.<\/p>\n<p>Parashqevi Qiriazi n\u00eb sh\u00ebnimet e mbajtura n\u00eb form\u00ebn e ditarit, jep d\u00ebshmi t\u00eb shumta p\u00ebr disa nga ngjarjet e bujshme q\u00eb lidhen me zhvillimet e kombit ton\u00eb, si\u00e7 ishte Kongresi i Alfabetit, apo Konferenca e Paqes n\u00eb Paris. Ndonj\u00ebher\u00eb ajo ishte edhe vet\u00eb realizuese e shum\u00eb ideve dhe veprimeve. N\u00eb sh\u00ebnimet e veta ajo thekson se ishte nj\u00eb nga femrat e rralla q\u00eb ishte frym\u00ebzuar nga Kongresi i Manastirit, duke hartuar nj\u00eb <em>Abetare<\/em> sipas rregullave t\u00eb k\u00ebtij Kongresi. Pra, ajo \u00ebsht\u00eb shqiptarja e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrdori ABC-n\u00eb e Kongresit t\u00eb Manastirit n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr shkollor. Kjo vep\u00ebr do t\u2019u sh\u00ebrbente f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohen me ting\u00ebllim\u00ebn e bukur t\u00eb shkronjave shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb 50-vjetorin e vdekjes s\u00eb Parashqevi Qiriazit, po botojm\u00eb ditarin e saj n\u00eb Konferenc\u00ebn e Versaj\u00ebs, e njohur si Konferenca e paqes e Parisit, gjat\u00eb vitit 1919 dhe fillimit t\u00eb vitit 1920 t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00ebshkrim, q\u00eb d\u00ebshmon edhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb e saj n\u00eb rrafshin arsimor, kulturor, publicistik dhe diplomatik.<\/p>\n<p>Ky material i pasur q\u00eb po botohet \u00ebsht\u00eb fryt i hulumtimit n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb, me \u00e7\u2019rast i fal\u00ebnderojm\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e tij p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e treguar dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, si dhe poashtu e fal\u00ebnderojm\u00eb studiuesin David Hosaflook p\u00ebr sugjerimet mjaft t\u00eb vlefshme profesionale shkencore.<\/p>\n<p>Figura e Parashqevi Qiriazit n\u00eb sh\u00ebnimin e 50-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb saj, ka frym\u00ebzuar edhe drejtuesit e UNESCO-s p\u00ebr ta p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb \u2013 si nj\u00eb grua dhe pedagogeje e jasht\u00ebzakonshme \u2013 n\u00eb kalendarin e jubileve t\u00eb p\u00ebrkrahur nga kjo organizat\u00eb p\u00ebr vitin 2020.<\/p>\n<p>Figura emblematike e Parashqevi Qiriazit k\u00ebtu ndri\u00e7ohet p\u00ebrmes t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb panjohura, q\u00eb mund t\u2019i gjejm\u00eb n\u00eb ditarin e saj dhe ajo p\u00ebrligj z\u00ebrin m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb gruas s\u00eb shquar shqiptare, e cila pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb saj titanike n\u00eb sensibilizimin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, mund t\u00eb konsiderohet edhe si themeluese e diplomacis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e saj n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris (1919\/20), tregon fuqin\u00eb e zotimin e saj intelektual e komb\u00ebtar n\u00eb arritjen e q\u00ebllimeve madhore, p\u00ebr t\u00eb cilat Rilind\u00ebsit tan\u00eb ishin p\u00ebrpjekur dhe flijuar. Ishte pik\u00ebrisht Parashqevi Qiriazi q\u00eb gjith\u00eb synimet dhe \u00ebndrrat e Rilind\u00ebsve i barti n\u00eb sallonet diplomatike t\u00eb koh\u00ebs dhe u b\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e denj\u00eb e kauz\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>\u201c<em>T\u00eb gjith\u00eb gazetat n\u00eb gjith\u00eb Amerik\u00ebn lajm\u00ebruan nisjen time p\u00ebr Paris si delegate, dhe zgjedhjen e Zotit Kristo Dako si President te Part\u00eds Politike e akredituar ne Shtetet e Bashkuara. Drek\u00ebn e h\u00ebng\u00ebr n\u00eb nj\u00eb restorant armen. I telefonova Sevastis\u00eb n\u00eb Boston<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shk\u00ebputje nga sh\u00ebnimet e dat\u00ebs 17 mars 1919, d\u00ebshmia autentike e zotimit t\u00eb Parashqevi Qiriazit n\u00eb punimet e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris, si delegate shqiptare nga SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn mjaft t\u00eb gjall\u00eb ajo e p\u00ebrshkruan edhe udh\u00ebtimin me anije nga Nju Jorku p\u00ebr n\u00eb Paris.<\/p>\n<p>\u201c<em>Deti \u00ebsht\u00eb mjaft i ashp\u00ebr, ne shkojm\u00eb duke u l\u00ebkundur si n\u00eb nj\u00eb djep\u2026 Un\u00eb u njoha me m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs e kalova duke shkruar librin \u2018Manushaqja\u2019\u2026 Personeli kishte marr\u00eb dy sinjale p\u00ebr ajsberg\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb kaluar\u2026 Sot kishte dy vdekje n\u00eb bord, nj\u00eb pasagjer i klasit t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb grek i cili kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb operacion para se t\u00eb lundronte dhe ishte shum\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte udh\u00ebtimin, dhe gjithashtu nj\u00eb foshnj\u00eb 10 muajshe n\u00eb klasin e tret\u00eb, vdiq nga gripi<\/em>.\u201d (19, 22, 28 Mars 1919)<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb lundrimi t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb lodhsh\u00ebm, Parashqevia m\u00eb n\u00eb fund arrin n\u00eb Paris dhe b\u00ebn p\u00ebrgatitjet paraprake p\u00ebr Konferenc\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u ve\u00e7uar sh\u00ebnimi i dat\u00ebs 9 Prill 1999 \u2013 \u201c<em>Kam pregatitur disa pika, p\u00ebrse nuk duam Italin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em><a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\"><sup>[1]<\/sup><\/a><em>\u201d<\/em>.<\/p>\n<p><strong><em>Ditari i Parashqevi Qiriazit<\/em><\/strong> nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb kujtim personal i nj\u00eb gruaje q\u00eb vuri shum\u00eb an\u00eb t\u00eb njohura e t\u00eb panjohura t\u00eb saj, por \u00ebsht\u00eb edhe frym\u00ebn dhe kontekstin e koh\u00ebs, t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb raport me Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, sidomos me SHBA-t\u00eb, ku shqiptar\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb kishin v\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha shpresat.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto fakte del q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore me Amerik\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u ngrit\u00ebn n\u00eb shkall\u00eb institucionale. Pra, ku roli i saj n\u00eb vendosjen e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve ishte vendimtar, si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb dhe k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna:<\/p>\n<p>\u201c<em>P\u00ebr tre jav\u00eb zyrtar\u00ebt e Vatr\u00ebs po k\u00ebrkojn\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje nj\u00eb mandat Amerikan p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u2026 Sot n\u00eb m\u00ebngjes Partis\u00eb i d\u00ebrgova k\u00ebt\u00eb kabl\u00eb. N\u00eb mbledhjen e djeshme delegat\u00ebt k\u00ebrkuan mandat<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\"><sup><strong>[2]<\/strong><\/sup><\/a> amerikan, Partia mund t\u00eb ndjeki t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se q\u00ebndrimi i lidhjes s\u00eb Kombeve nuk la vend p\u00ebr as nj\u00eb shpres\u00eb&#8230; Presidenti Wilson q\u00ebndroj si burr\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e popujve kundra k\u00ebrkimeve Imperialiste t\u00eb qeveris\u00eb italiane<\/em>\u201d (15, 17, 23 Prill 1919).<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy gjat\u00eb leximit t\u00eb k\u00ebtij ditari \u00ebsht\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja e Parashqevi Qiriazit q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb telegrame Presidentit Amerikan, Woodrow Wilson, t\u00eb cilin e njoftonte detajisht mbi ecurin\u00eb e mbledhjeve dhe konsultimeve t\u00eb delegat\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb kishin ardhur nga an\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb globit.<\/p>\n<p><strong>\u201c<em>N\u00eb mbledhje \u00ebsht\u00eb vendosur bashk\u00ebpunim, zyr\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb telegram Presidentit Wilson p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e popujvet t\u00eb rob\u00ebruar, jan\u00eb zhvilluar Bisedime t\u00eb nxehta, t\u00eb rrepta, gjer m\u00eb ora 6:00 pas dite, \u00ebsht\u00eb vendos t\u00eb mblidheshin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb m\u00ebngjesin tjet\u00ebr<\/em>.\u201d (29 Prill 1919)<\/strong><\/p>\n<p>Nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna burimore kuptojm\u00eb edhe p\u00ebr disa mospajtime q\u00eb kishin pasur delegat\u00ebt shqiptar\u00eb lidhur me marrjen e nj\u00eb q\u00ebndrimi unik sa i p\u00ebrket mbrojtjes s\u00eb interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes.<\/p>\n<p>Parashqevia flet edhe p\u00ebr disa shqiptar\u00eb q\u00eb nuk punonin p\u00ebr interesa komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nuk na kan faj kaqe te huajt sa e kemi na vet\u00eb, se fatkeqsisht kemi n\u00eb mes ton\u00eb antikombetar\u00eb q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb huaja\u2026 Koha shkon duke u munduar p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje, por propagandat p\u00ebr\u00e7arse jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb forta<\/em>.\u201d (7 Maj, 30 Prill 1919)<\/p>\n<p>Libri q\u00eb po e botojm\u00eb fillon me nj\u00eb dokument mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cKujtimet e Parashqevi Qiriazit mbi Kongresin e par\u00eb t\u00eb Manastirit\u201d, shkruar dhjet\u00ebra vite pas Kongresit. Vendosem ta nxjerrim n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr shkak se ky dokument nd\u00ebrlidhet pik\u00ebrisht me Parashqevi Qiriazin, e cila ishte e pranishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb madhe historike p\u00ebr bashkimin dhe nj\u00ebsimin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas listave zyrtare t\u00eb delegat\u00ebve, Parashqevia nuk em\u00ebrohet si delegate e Kongresit, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joformale njihet si \u201cdelegate\u201d (apo \u201cdelegate nderi\u201d), meq\u00eb kishte shkuar n\u00eb vend t\u00eb Sevastis\u00eb, e cila u ftua si delegate (e vetmja fem\u00ebr q\u00eb u ftua si delegate), por nuk mundi t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyrave t\u00eb saj si drejtoresh\u00eb e Shkoll\u00ebs s\u00eb Vashave n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Ky dokument ng\u00ebrthen n\u00eb vete autenticitetin e nj\u00eb p\u00ebrkushtimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb Parashqevi Qiriazit ndaj \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me emancipimin dhe p\u00ebrparimin e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim botohet ditari i saj, fillimisht i radhitur me Word, pastaj i radhitur me makin\u00eb shkrimi nga Aleksand\u00ebr Dako (A.D.), nipi i Parashqevis\u00eb dhe i biri i Sevasti Qiriazi-Dakos, dhe n\u00eb fund faksimili i dor\u00ebshkrimit origjinal.<\/p>\n<p>Dokumentet jan\u00eb t\u00eb renditura sipas kronologjis\u00eb historike dhe nuk jan\u00eb t\u00eb ndara n\u00eb tema apo kapituj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tematik\u00eb. Vepruam k\u00ebshtu p\u00ebr shkak se dokumentet jan\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb dor\u00ebshkrimit dhe jan\u00eb t\u00eb shkurta, pa ndonj\u00eb titull t\u00eb dokumentit, sidomos ditari i saj, ku ajo i p\u00ebrshkruan udh\u00ebtimin, ngjarjet dhe takimet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb Parashqevi Qiriazit, po b\u00ebhet gati p\u00ebr botim edhe nj\u00eb transkriptim i plot\u00eb i ditarit me sh\u00ebnime historike<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\"><sup>[3]<\/sup><\/a>, botim i cili mund t\u00eb shoq\u00ebrohet me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, sepse pajton mosp\u00ebrputhjet midis dor\u00ebshkrimit t\u00eb Parashqevis\u00eb dhe transkriptimit t\u00eb A. Dakos, si dhe identifikon dhe komenton figurat historike q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb ditar, ngjarjet, botimet etj.<\/p>\n<p>Profili i gjer\u00eb i Parashqevi Qiriazi kap fush\u00ebveprime t\u00eb ndritshme, t\u00eb cilat ishin t\u00eb lidhura drejtp\u00ebrdrejt me proceset dhe ngjarjet e m\u00ebdha historike p\u00ebr kombin shqiptar, si\u00e7 ishte hapja e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, botimi i revist\u00ebs \u201cYll\u2019 i M\u00ebngjesit\u201d, pjes\u00ebmarrja n\u00eb Kongresin e Manastirit dhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e Versaj\u00ebs. Po ashtu ajo kishte ndjekur m\u00ebsimet n\u00eb shkollat elitare t\u00eb koh\u00ebs, nd\u00ebr to edhe Kolegjin amerikan p\u00ebr vajza, n\u00eb Kostandinopoj\u00eb, ku vitin e fundit ishte presidente e student\u00ebve. N\u00eb vitin 1913 ajo p\u00ebrfundoi masterin p\u00ebr edukim n\u00eb Kolegjin Oberlin n\u00eb Ohajo. N\u00eb tez\u00ebn e masterit ajo projektoi nj\u00eb sistem arsimor komb\u00ebtar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e sapo\u00e7liruar.<\/p>\n<p>Kontributi i saj n\u00eb hapjen e shkollave ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ajo u em\u00ebrua drejtoresh\u00eb dhe m\u00ebsuese e Shkoll\u00ebs s\u00eb vajzave n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, e para shkoll\u00eb e till\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nga 1904-1905 dhe p\u00ebrs\u00ebri nga 1910-1911, kur motra e saj, Sevasti Qiriazi, nuk ishte aty.<\/p>\n<p>Nga 1907-1908 Parashqevia ishte p\u00ebrkthyesja dhe m\u00ebsuesja e gjuh\u00ebs p\u00ebr misionarin Phineas B. Kennedy, i cili sapo kishte ardhur i d\u00ebrguar prej Bordit amerikan t\u00eb komisionar\u00ebve p\u00ebr Misionet e huaja (American Board of Commissioners for Foreign Missions) me k\u00ebrkes\u00ebn e vet\u00eb Shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve 1920 Parashqevia kthehet n\u00eb atdhe me kunatin dhe motr\u00ebn, Kristo dhe Sevasti Qiriazi-Dakon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdonte t\u00eb punonte p\u00ebr edukimin e vajzave shqiptare. Instituti Qiriazi (Kyrias) p\u00ebr vajza, q\u00eb sapo ishte hapur af\u00ebr Tiran\u00ebs, do t\u00eb nxirrte m\u00ebsuese q\u00eb ishin t\u00eb domosdoshme p\u00ebr shum\u00eb shkolla t\u00eb sapo\u00e7elura shqiptare.<\/p>\n<p>M\u00eb 1908 Parashqevia ishte e deleguara e Shkoll\u00ebs s\u00eb vajzave n\u00eb ngjarjen historike t\u00eb Kongresit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Manastirit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb nj\u00ebsimit t\u00eb alfabetit shqip, ajo u caktua sekretare e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb burrave t\u00eb respektuesh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb zgjidhnin problemin e alfabetit shqip. N\u00eb vitin 1909 ajo shkroi <em>Abetaren<\/em> sipas alfabetit t\u00eb ri shqiptar.<\/p>\n<p>Parashqevia \u00ebsht\u00eb e njohur (s\u00eb bashku me motr\u00ebn e saj) p\u00ebr emancipimin e grave shqiptare dhe p\u00ebr rolin e saj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb themelimin e shoqat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb grave \u201cYll\u2019 i M\u00ebngjesit\u201d, m\u00eb 1912 n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs. Pas luft\u00ebrave ballkanike dhe n\u00eb fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e saj (si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb) shkoi ajo n\u00eb Bukuresht m\u00eb 1914 dhe pastaj n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs m\u00eb 1915. N\u00eb Boston, iu kushtua \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb vendit t\u00eb saj dhe emancipimit t\u00eb grave, duke themeluar dhe botuar revist\u00ebn shqiptaro-amerikane \u201cYll\u2019 i M\u00ebngjesit\u201d, q\u00eb doli nga 1917 deri m\u00eb 1920.<\/p>\n<p>M\u00eb 1919 Parashqevi Qiriazi, si\u00e7 u tha, shkoi n\u00eb Paris, si e vetmja grua diplomate shqiptare n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes, si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Partis\u00eb Politike Komb\u00ebtare n\u00eb Amerik\u00eb. Me gjith\u00eb fushatat e fuqishme p\u00ebr ta ndar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb mes vendeve fqinje, Konferenca p\u00ebrgjith\u00ebsisht miratoi kufijt\u00eb shqiptar\u00eb, si\u00e7 ishin caktuar n\u00eb vitin 1913 n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Lond\u00ebr. Kontributi diplomatik i Parashqevi Qiriazit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar edhe Shqip\u00ebrin\u00eb londineze ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm; Fuqit\u00eb e m\u00ebdha, q\u00eb e kishin fituar luft\u00ebn, sipas marr\u00ebveshjeve (Marr\u00ebveshja e Fsheht\u00eb e Londr\u00ebs) s\u00eb m\u00ebhershme d\u00ebshironin q\u00eb ta eliminonin at\u00eb nga faqja e dheut. Pra, ajo luajti nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb madh diplomatik n\u00eb k\u00ebt\u00eb Konferenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb argumentuar t\u00eb drejt\u00ebn historike p\u00ebr trevat etnike t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb n\u00eb Siujdhes\u00ebn Ballkanike. Kjo e drejt\u00eb elementare p\u00ebr t\u00eb pasur shtetin shqiptar nuk mund t\u00eb arrihej pa p\u00ebrkrahjen e nj\u00ebr\u00ebs nga Fuqit\u00eb e m\u00ebdha bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kontributi i saj ishte shum\u00eb i madh edhe n\u00ebp\u00ebrmjet miqve me t\u00eb cil\u00ebt komunikonte, duke u kuror\u00ebzuar me sukses k\u00ebto p\u00ebrpjekje pas dep\u00ebrtimit n\u00eb kabinetin e presidentit amerikan, Woodrow Wilson, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar k\u00ebrkes\u00ebn e popullit shqiptar n\u00eb shp\u00ebtimin nga cop\u00ebtimi q\u00eb i kanosej asaj. Presidenti amerikan, jo rast\u00ebsisht, u vu n\u00eb mbrojtje t\u00eb popujve t\u00eb vegj\u00ebl, q\u00eb edhe ata t\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00ebn legjitime p\u00ebr t\u00eb pasur shtetin e tyre, kundrejt popujve t\u00eb m\u00ebdhenj apo t\u00eb privilegjuar.<\/p>\n<p>Kombi shqiptar p\u00ebrjet\u00ebsisht i detyrohet angazhimit t\u00eb madh t\u00eb Parashqevi Qiriazit dhe grupit t\u00eb patriot\u00ebve q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb orientimin e drejt\u00eb t\u00eb proceseve vendimmarr\u00ebse p\u00ebr fatin ton\u00eb, ku posa\u00e7\u00ebrisht ve\u00e7ohet roli i saj n\u00eb p\u00ebrafrimin me SHBA-t\u00eb, si nj\u00eb aleate e sinqert\u00eb dhe me mjaft pesh\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e zhvillimit ton\u00eb si komb dhe si shoq\u00ebri, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris (1919\/20), ku qenia shqiptare i shp\u00ebtoi dezintegrimit fal\u00eb angazhimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb presidentit amerikan, Woodrow Wilson.<\/p>\n<p>Me botimin e k\u00ebtij ditari, po p\u00ebrmbushim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb detyrimit ndaj Parashqevi Qiriazit, por ajo q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb studimi dhe hulumtimi i d\u00ebshmive q\u00eb ajo i paraqet p\u00ebrmes ditarit t\u00eb saj, e q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb burim k\u00ebndv\u00ebshtrimesh t\u00eb reja mbi rolin e gruas shqiptare n\u00eb proceset e r\u00ebnd\u00ebsishme historike.<\/p>\n<hr \/>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> P\u00ebr shkak marr\u00ebveshjes s\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs t\u00eb vitit 1915, ku parashihej q\u00eb Shqip\u00ebria t\u2019i takoj\u00eb Italis\u00eb si trofe lufte.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Protektorat<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Toska, Teuta. <em>Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919.<\/em> Tiran\u00eb: Instituti p\u00ebr Studime Shqiptare dhe Protestante, 2020.<\/p>\n<blockquote><p>Punimin e d\u00ebrgoi p\u00ebr botim: <strong>Antin Nik\u00eb Berisha<\/strong>, shkrimtar<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PARATH\u00cbNIE Ditar\u00ebt kan\u00eb ekzistuar q\u00eb nga lasht\u00ebsia dhe kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kulturave t\u00eb popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Q\u00eb nga librat personal\u00eb t\u00eb zonjave japoneze, deri te sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve, ditari ka fshehur hijet e padukshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve. Jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit mbajn\u00eb ditar, por jo pak prej tyre q\u00eb mbajtjen e ditarit, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62107,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,35],"tags":[],"class_list":["post-62106","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ditari i Parashqevi Qiriazit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ditari i Parashqevi Qiriazit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"PARATH\u00cbNIE Ditar\u00ebt kan\u00eb ekzistuar q\u00eb nga lasht\u00ebsia dhe kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kulturave t\u00eb popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Q\u00eb nga librat personal\u00eb t\u00eb zonjave japoneze, deri te sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve, ditari ka fshehur hijet e padukshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve. Jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit mbajn\u00eb ditar, por jo pak prej tyre q\u00eb mbajtjen e ditarit, duke [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-18T20:37:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-12-18T20:40:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"710\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ditari i Parashqevi Qiriazit\",\"datePublished\":\"2020-12-18T20:37:45+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-18T20:40:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/\"},\"wordCount\":2779,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg\",\"articleSection\":[\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/\",\"name\":\"Ditari i Parashqevi Qiriazit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg\",\"datePublished\":\"2020-12-18T20:37:45+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-18T20:40:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg\",\"width\":500,\"height\":710,\"caption\":\"Ditari i Parashqevi Qiriazit\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ditari i Parashqevi Qiriazit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ditari i Parashqevi Qiriazit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ditari i Parashqevi Qiriazit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"PARATH\u00cbNIE Ditar\u00ebt kan\u00eb ekzistuar q\u00eb nga lasht\u00ebsia dhe kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kulturave t\u00eb popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Q\u00eb nga librat personal\u00eb t\u00eb zonjave japoneze, deri te sh\u00ebnimet e udh\u00ebtimeve, ditari ka fshehur hijet e padukshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve. Jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit mbajn\u00eb ditar, por jo pak prej tyre q\u00eb mbajtjen e ditarit, duke [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-12-18T20:37:45+00:00","article_modified_time":"2020-12-18T20:40:12+00:00","og_image":[{"width":500,"height":710,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ditari i Parashqevi Qiriazit","datePublished":"2020-12-18T20:37:45+00:00","dateModified":"2020-12-18T20:40:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/"},"wordCount":2779,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg","articleSection":["Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/","name":"Ditari i Parashqevi Qiriazit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg","datePublished":"2020-12-18T20:37:45+00:00","dateModified":"2020-12-18T20:40:12+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Ditari_i_Parashqevi_Qiriazit.jpg","width":500,"height":710,"caption":"Ditari i Parashqevi Qiriazit"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ditari-i-parashqevi-qiriazit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ditari i Parashqevi Qiriazit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62106"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62106\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62108,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62106\/revisions\/62108"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}