{"id":62423,"date":"2020-12-30T08:20:48","date_gmt":"2020-12-30T07:20:48","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=62423"},"modified":"2020-12-30T08:36:04","modified_gmt":"2020-12-30T07:36:04","slug":"takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/","title":{"rendered":"Takime n\u00ebn rrap &#8211; v\u00ebllim me poezi shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><em>N\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnies<\/em><\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>T\u00cb LEXOSH POEZI PRAN\u00cb TANKEVE<\/strong><\/h3>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Nj\u00eb reportazh emocional nga Shkupi<\/em><\/p>\n<p>Rruga drejt Shkupit me atobusin me targ\u00eb TR pati shum\u00eb ndalesa dhe kontrolle t\u00eb her\u00ebpashershme. Ushtar\u00eb t\u00eb veshur me t\u00eb blert\u00ebn laramane t\u00eb luft\u00ebs k\u00ebrkonin pasaportat, kontrollonin bagazhet dhe donin t\u00eb dinin \u00e7\u2019ishim\u2026<\/p>\n<p>E nes\u00ebrmja do t\u00eb fillonte me debatin \u201cPoezia erotike\u201d. Pse debat, thosha un\u00eb, mjaft\u00eb me to, por me harmonizim idesh. Fol\u00ebn N. Vinca, S. Bejko, N. Lako, Xh. Limani, J. Papingji, e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb s\u2019duronin pa lexuar poezi dashurie.<\/p>\n<p>Fituesit u ftuan t\u00eb lexojn\u00eb prap\u00eb poezi. Qeli, 1997, kur vriteshin poet\u00ebt, do t\u00eb recitonte Xhevahir Spahiu. Ka filluar m\u00eb her\u00ebt vrasja e poet\u00ebve, do t\u00eb shtonte Faruk Myrtaj. Mikrofoni gj\u00ebmonte si jehon\u00eb granatash\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebshtu na ndodhi v\u00ebrtet, lexuam poezit\u00eb tona pran\u00eb tankeve n\u00eb Shkup. Net\u00ebt poetike t\u00eb ver\u00ebs \u201cTakime n\u00ebn Rrap\u201d q\u00eb i organizon \u00e7do vit Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb atje, na mblodhi tani, n\u00eb vjesht\u00ebn e dyt\u00eb, p\u00ebrshkak t\u00eb luft\u00ebs, natyrisht, kjo vones\u00eb.<\/p>\n<p>Autobusi me poet\u00eb u nis n\u00eb m\u00ebngjes nga Tirana, duke i r\u00ebn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb, jo nga K\u00ebrraba, sepse nj\u00eb ur\u00eb s\u201fe mbante dot pesh\u00ebn (kemi koh\u00eb q\u00eb ecim k\u00ebshtu, kudo ku s\u201fna mbajn\u00eb dot) dhe, nd\u00ebrsa shihnim rrug\u00ebn ku qe zgj\u00ebruar dhe ndrequr mir\u00eb, i v\u00ebrsuleshim shoferit me l\u00ebvdata p\u00ebr shtetin. Gropa prap\u00eb dhe pluhur, unaza t\u00eb tmerrshme qytetesh t\u00eb rr\u00ebgjuar, q\u00eb ngjanin me rrath\u00ebt e shtremb\u00ebr t\u00eb Ferrit dhe shtylla me postera t\u00eb grisura deputet\u00ebsh a keqb\u00ebr\u00ebsish n\u00eb k\u00ebrkim. Ndoshta nj\u00eblloj jan\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi lam\u00eb anash n\u00eb pak mjegull pasqyr\u00ebn lasgushiane t\u00eb liqenit, mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb kufi. Po ajo ngrehin\u00eb e palyer e jona, mureprishur, e varf\u00ebr. Nd\u00ebrsa vulosnim pasaportat, u ngrit trari i kuq i postbllokut, sikur t\u00eb qe zgjuar nj\u00eb vet\u00ebtim\u00eb e plakur, dembele. Dol\u00ebm p\u00ebrmatan\u00eb, te gjuha tjet\u00ebr. Prisnim keqkuptime, por p\u00ebrkundrazi. \u201cPoet\u00eb\u201d, pyeti policja maqedonase, duke par\u00eb nj\u00eb list\u00eb emrash mbi tryez\u00ebn e saj, \u201ckaloni\u201d, tha anglisht dhe n\u00eb gjuh\u00ebn e saj. Si gjithmon\u00eb Pano Ta\u00e7i po b\u00ebnte gallat\u00eb me taksist\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb. Nd\u00ebrsa regjistronte kamer\u00ebn e tij n\u00eb dogan\u00eb.<\/p>\n<p>Rruga drejt Shkupit me autobusin me targ\u00eb TR pati shum\u00eb ndalesa dhe kontrolle t\u00eb her\u00ebpasher\u00ebshme. Ushtar\u00eb t\u00eb veshur me t\u00eb blert\u00ebn laramane t\u00eb luft\u00ebs k\u00ebrkonin pasaportat, kontrollonin bagazhet dhe donin t\u00eb dinin \u00e7\u201fishim.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00eb\u2026 kolektiv\u2026 poet\u00eb\u201d, sqaronim ne me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Dikush tregonte dhe ftes\u00ebn. Automatik\u00ebt e vegj\u00ebl dhe t\u00eb zinj n\u00eb duar t\u00eb ushtarak\u00ebve sikur t\u00ebrhiqeshin paksa e mua m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb mendoja se poezia, n\u00eb fund t\u00eb fundit, i mposht arm\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndal\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe n\u00eb Strug\u00ebn e liqenit, n\u00eb bregun e s\u00eb cil\u00ebs, atje ku vendosa t\u00eb haja m\u00eb k\u00ebmb\u00eb buk\u00ebn q\u00eb kisha marr\u00eb me vete, m\u201fu mblodh\u00ebn mjellmat e bardha, mahnit\u00ebse. Zgjasnin qafat, aq shum\u00eb poetike dhe donin t\u201fu jepja di\u00e7ka. Sqepat e art\u00eb, gjith\u00eb gu-gu-gu e kafshime t\u00eb \u00ebmb\u00ebla, m\u00eb rr\u00ebmbenin copa buke e biskotash. Merrini, se nj\u00eb mjellm\u00eb e bukur sa ju, m\u201fi ka dh\u00ebn\u00eb, u thosha. \u201cJa, ky \u00ebsht\u00eb elektorati yt\u201d, thirri buzagas Faruk Myrtaj, nd\u00ebrsa u ndje shkrep\u00ebtima e nj\u00eb blici pran\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri rrug\u00eb, male, pyje dhe vetmia jon\u00eb drith\u00ebronj\u00ebse n\u00eb muzgun q\u00eb po binte me shpejt\u00ebsi. Asnj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr si n\u00eb shtetrrethime. Xhevahir Spahiu nj\u00eb dritare m\u00eb p\u00ebrpara, si nj\u00eb strateg, na i tregonte mallet hijer\u00ebnd\u00eb, emrat e tyre, grykat<\/p>\n<p>historike, lumin Drin, betejat, prushuritjen e Dibr\u00ebs, vendet e U\u00c7K &#8211; s\u00eb. Ai e do Atdheun kudo, me at\u00eb pasion si Skraparin e tij, m\u00ebrm\u00ebrita. Von\u00eb dol\u00ebm n\u00eb autostrad\u00eb. Kontrolle prap\u00eb, polici, arm\u00eb, tanka t\u00eb mbuluar me rrjeta q\u00eb imitonin barin dhe natyr\u00ebn si xhinda t\u00eb verb\u00ebra. Gostivar. Heshtje. Tetov\u00eb. Ankth. Ku \u00ebsht\u00eb Universiteti shqiptar? Po sht\u00ebpit\u00eb e poet\u00ebve Murat Isaku, Adylazis Islami? N\u00eb hyrje t\u00eb Shkupit, ata q\u00eb na prisnin, na udh\u00ebhoq\u00ebn p\u00ebr n\u00eb hotelin \u201cSaraj\u201d, pran\u00eb lumit Vardar dhe pyllit brenda territ maqedonas.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/kalosh-celiku-para-lidhjes-se-shkrimtareve.jpg\" alt=\"Kalosh \u00c7eliku - para lidhjes s\u00eb shkrimtar\u00ebve\" width=\"600\" height=\"460\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Kryetari i LSHSHM -s\u00eb Kalosh \u00c7eliku p\u00ebrpara Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Lidhjes t\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptar, n\u00eb Shkup (1997).<\/em><\/span><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse mb\u00ebrrit\u00ebm shqet\u00ebsueshm\u00ebrisht von\u00eb, veprimtaria pa v\u00ebllez\u00ebrit nga Tirana, s\u201fkish si t\u00eb fillonte. Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Sarajit (ka shum\u00eb shqiptar\u00eb k\u00ebtu, prandaj zgjodh\u00ebm k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebr siguri, na thane), \u201cshtroi sofr\u00ebn poetike\u201d. Nisi ora simbolike letrare. Aktori i shquar Xhevat Limani recitoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Shekspirane Asdrenin. Z\u00ebri i tij kushtrimtar trondiste sall\u00ebn: Nuk duam gj\u00eb tjet\u00ebr, nuk\u00eb\/ vet\u00ebm ca arm\u00eb dhe ca buk\u00eb.<\/p>\n<p>Recituan poet\u00ebt nga t\u00eb gjitha trevat poezit\u00eb e tyre, por edhe t\u00eb miqve. Kishte autor\u00eb q\u00eb s\u201fjetonin m\u00eb, por edhe t\u00eb ikur me U\u00c7K &#8211; n\u00eb maleve e s\u201fmund t\u00eb merrnin dot pjes\u00eb. Grupi i k\u00ebng\u00ebtarve \u201cOkarina\u201d nga Shkupi e emocionoi gjendjen me k\u00ebng\u00eb t\u00eb famshme shqiptare. Kalosh \u00c7eliku, kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, nuk e fshihte shqet\u00ebsimin e vet, endej n\u00ebp\u00ebr holl dhe koridoreve edhe pas mesnat\u00ebs. Do t\u00eb flinte i fundit, se mos ndodh gj\u00eb. Mos b\u00ebni sh\u00ebtitje t\u00eb larg\u00ebta porosiste, sidomos vet\u00ebm, jan\u00eb patrullat.<\/p>\n<p>E nes\u00ebrmja do t\u00eb fillonte me debatin \u201cPoezia erotike\u201d. Pse debat, thosha un\u00eb, mjaft\u00eb me to, por me harmonizim idesh. Fol\u00ebn Nuhi Vinca, Sadik Bejko, Natasha Lako, Xhevat Limani, Jorgo Papingji, e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb s\u201fduronin pa lexuar poezi dashurie. Pano Ta\u00e7i ja futi me pornografi. Pastaj u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla. Po nj\u00eb sh\u00ebtitje n\u00ebp\u00ebr Shkup?<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr, patjet\u00ebr, dit\u00ebn s\u201fka rrezik, na than\u00eb. Desha t\u00eb shoh shtatoren e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Aktori Xhevat Limani, dashamir\u00ebs si gjithmon\u00eb, i cili sapo kishte botuar dhe nj\u00eb lib\u00ebr me pozi \u201cPranver\u00eb dim\u00ebrore\u201d, ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb titull, na \u00e7oi me vetur\u00ebn e vet, her\u00eb pran\u00eb nj\u00eb xhamije e pastaj nj\u00eb kishe, bulevarde t\u00eb gj\u00ebra, vitrazhe, rini. Ndal\u00ebm te memoriali, ku kishte qen\u00eb sht\u00ebpia e shenjtores ton\u00eb, N\u00ebn\u00eb Tereza. Nj\u00eb pllak\u00eb mes luleve n\u00eb anglisht dhe maqedonisht. Po n\u00eb gjuh\u00ebn e saj, n\u00eb shqipen e lasht\u00eb? Ishte k\u00ebtu, mbi trotuar, por ia thyen germat dhe e hoq\u00ebn. Menj\u00ebher\u00eb m\u201fu kujtua parath\u00ebnia e librit tim me poezi, i porsa botuar n\u00eb maqedonisht, ku poeti Ante Popovski, mes l\u00ebvdatave, shkruan nj\u00eb paragraf sikur shqiptar\u00ebt tani jan\u00eb ngritur me arm\u00eb kund\u00ebr gjuh\u00ebs maqedonase.<\/p>\n<p>Kurse te shtatorja e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, e cila vinte ca e l\u00ebmuar, pa ato rrudhat e dhimbshme dhe n\u00eb veshjen e saj, pa asnj\u00eb fjal\u00eb shqip p\u00ebrs\u00ebri, piva uj\u00eb te \u00e7ezma e shenjt\u00eb. Mbi piedestal vezullonte nj\u00eb grumbull i vog\u00ebl parash, denar\u00eb. Hudh\u00ebm dhe ne nga lek\u00ebt tona t\u00eb pakta. Pash\u00eb s\u00ebrish fytyr\u00ebn e saj t\u00eb bronzt\u00eb, duke u brengosur q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ende s&#8217;ka asnj\u00eb statuj\u00eb t\u00eb saj\u00ebn. Sa her\u00eb u kemi th\u00ebn\u00eb ministrave t\u00eb Kultur\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb vihej kudo e kudo nj\u00eb pllak\u00ebz memeri, ku t\u00eb gdhendej shkrimi i saj n\u00eb at\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen shqip, shkruar me dor\u00ebn edhe t\u00eb Shenjtores ton\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kur mori \u00e7mimin \u201cNobel\u201d e na uronte dhe posht\u00eb t\u00eb vihej p\u00ebrkthimi anglisht. Pse Shqip\u00ebria zyrtare vazhdimisht e largon N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn si nj\u00eb mirazh apo i trembet ballafaqimit laik me m\u00ebshir\u00ebn e saj hyjnore, t\u00eb pafundme? Ajo m\u00ebm\u00ebrit, \u201cduajeni nj\u00ebri tjetrin\u201d n\u00eb vendin ku rr\u00ebmbejn\u00eb arm\u00ebt kund\u00ebr nj\u00ebri &#8211; tjetrit sipas porosis\u00eb s\u00eb fantazm\u00ebs s\u00eb diktatorit.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje filloi veprimtaria \u201cMe poezi e k\u00ebng\u00eb deri n\u00eb agim\u201d, e cila u \u00e7el me p\u00ebrurimin e revist\u00ebs letrare \u201cStili 97\u201d, botim i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Recitonin poet\u00eb e poetesha, por jo gjithmon\u00eb vargje erotike, p\u00ebrkundrazi, m\u00eb shum\u00eb zot\u00ebroi tema e t\u00eb tanishmes trondit\u00ebse, flamuri, gjuha, trualli, indentiteti, m\u00ebrgimi. U duartrokit\u00ebn gjat\u00eb Musa Ramadani, Xhevahir Spahiu, Lul\u00ebzim Haziri, Linda Karadaku, t\u00eb cil\u00ebt u vler\u00ebsuan me \u00e7mime t\u00eb ndryshme, por dhe Iliriana Sulkuqi, Pano Ta\u00e7i, Sk\u00ebnder Rusi, Zyhdi Morava, Natasha Lako, Sadik Bejko, Shazim Mehmeti, Mirela Sula, Milianov Kallupi, Sk\u00ebnder Temali, Entela Safeti etj. e etj. Edhe Agim Xheku recitoi fuqish\u00ebm nj\u00eb poezi burgu timen p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb endej pas telave me gjemba.<\/p>\n<p>U lexuan dhe t\u00eb munguarit Enver Hadri dhe Rexhep Bajrami, nj\u00ebri n\u00eb varr dhe tjetri maleve. Por ishte Qazim Shemaj ai, i dehur q\u00eb shpotiste k\u00ebdo, nd\u00ebrhynte me z\u00eb, krijonte kund\u00ebrsensin, nj\u00eb si shkund\u00ebllim\u00eb kund\u00ebr mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb banalitetit, duke shkatuar k\u00ebshtu gazmend ilegal, nd\u00ebrsa gazetarja Rezarta Re\u00e7i mbante sh\u00ebnime. Kamera e televizionit vandas thithte pamje drite e sy poezish.<\/p>\n<p>Juria, me kryetar Nehas Sopajn, shpalli fitues p\u00ebr \u201cvepr\u00ebn jet\u00ebsore letrare\u201d, shkrimtarin e shquar shkupian Resul Shabani. P\u00ebr t\u00eb cilin dhan\u00eb vler\u00ebsime dhe koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Her\u00eb pas here krijoheshin pauza t\u00eb bukura ku kantautori nga K\u00ebr\u00e7ova, Ferid Abdiu, me nj\u00eb z\u00eb, sa melodioz, po aq edhe \u00ebndrrimtar k\u00ebndonte shqip, vet\u00ebm shqip e tingujt e organos elektrike sikur krijonin shandan\u00eb kristali e qirimbajt\u00ebse alabastri n\u00eb aj\u00ebr. Fituesit u ftuan t\u00eb lexojn\u00eb prap\u00eb poezi. Qeli, 1997, kur vriteshin poet\u00ebt, do t\u00eb recitonte Xhevahir Spahiu. Ka filluar m\u00eb heret vrasja e poet\u00ebve, do t\u00eb shtonte Faruk Myrtaj. Mikrofoni gj\u00ebmonte si jehon\u00eb granatsh. Muzik\u00eb, vallzime, sh\u00ebtitje nate n\u00ebn h\u00ebn\u00ebn mes deg\u00ebve t\u00eb rrapeve, k\u00ebng\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebrs\u00ebri dhurime librash, autografe, urime p\u00ebr \u00e7mimet. \u00c7\u201f\u00ebsht\u00eb kjo, u thosha un\u00eb organizator\u00ebve, \u00e7mimi II, III (!?), poezia ka \u00e7mim tjet\u00ebr, ve\u00e7 bukuris\u00eb s\u00eb vetvetes. Mos i jepni m\u00eb, u gjeni emra t\u00eb tjer\u00eb si p.sh. \u00c7mimi i Shkupit, i k\u00ebsaj mbr\u00ebmje, i t\u00eb rinjve etj.<\/p>\n<p>Ke t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb p\u00ebrgjigjeshin. Mos u largoni shum\u00eb, d\u00ebgjoheshin porosit\u00eb, jasht\u00eb jan\u00eb tanket. V\u00ebrtet ne kishim lexuar poezit\u00eb tona pran\u00eb tankeve t\u00eb shtetit maqdonas. I pam\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, kur mor\u00ebm rrug\u00ebn e kthimit, n\u00eb an\u00eb. Rrjesht i zi i metalt\u00eb, vrastar. Te kullat e \u00e7elikta ushtar\u00eb me automatik\u00eb. Dhe mbi zingjir\u00ebt, n\u00ebn tytat e frikshme b\u00ebn\u00eb shenj\u00eb t\u00eb ndalte autobusi yn\u00eb. U fut nj\u00eb ushtar i ri. Me drojtje k\u00ebrkoi kush kishte kamera, q\u00eb sapo xhiroi nga xhamat. U fut dhe nj\u00eb ushtar tjet\u00ebr i armatosur, bjond dhe i eg\u00ebr. Kamera, b\u00ebrtiti. Mos kishte th\u00ebn\u00eb kamarad? Pastaj erdhi nj\u00eb i tret\u00eb, i err\u00ebt dhe inat\u00e7or, u v\u00ebrsul n\u00ebp\u00ebr ne, rr\u00ebmoi \u00e7antat me duart si qen dhe nxorri nga kamera e Pano Ta\u00e7it p\u00ebrtej kaset\u00ebn dhe u kthye vrik duke hunguruar maqedonisht. S\u201fkam filmuar tanket, por poet\u00eb, u d\u00ebgjua britma pa dh\u00ebmb\u00eb e Panos s\u00eb djersitur.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb u djersit\u00ebm. Na kishin grabitur vizionet, d\u00ebshmin\u00eb e pafajshme t\u00eb k\u00ebng\u00ebve tona dhe e kaluam kufirin pa to. Heshtnim. M\u00eb pas gj\u00ebndjen e funeralt\u00eb e shtoi edhe m\u00eb kumti i Zyhdi Morav\u00ebs. Ja, aty n\u00eb at\u00eb rr\u00ebpin\u00eb u pushkatuan dy poet\u00ebt e Librazhdit. Kthyem kokat andej dhe pam\u00eb ve\u00e7 nat\u00eb prej dheu si ajo e syve t\u00eb pushkatuar. N\u00eb kujtim t\u00eb tyre le t\u00eb ushtoj\u00eb buria. Ndjem\u00eb klithma p\u00ebrbrenda. Prap\u00eb rrug\u00eb dhe nat\u00eb. T\u00eb rash\u00eb pas, moj, t\u00eb rash\u00eb pas, nisi t\u00eb tallazitet leht\u00eb radioja e autobusit ton\u00eb. Sa breza u rrit\u00ebn vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb dashurie? A s\u201fkrijonte dot t\u00eb tjera, populli im? Vet\u00eb e keni fajin, m\u00eb tha nj\u00eb vajz\u00eb e re dhe buz\u00ebqeshi pa t\u00eb keq. I pash buz\u00ebt e enjtura. Me siguri ajo ishte puthur n\u00eb Shkup\u2026<\/p>\n<p><strong>Visar ZHITI<\/strong><br \/>\n<em>Tiran\u00eb, DITA 3 n\u00ebntor 2001<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/kalosh-celiku2.jpg\" alt=\"Kalosh \u00c7eliku\" width=\"300\" \/> <strong>Kalosh \u00c7eliku<\/strong> lindi m\u00eb 13 shkurt 1951 n\u00eb fshatin C\u00ebrvic\u00eb t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs (IRJ e Maqedonis\u00eb). Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb vendlindje. Shkoll\u00ebn e mesme normale n\u00eb Shkup, nd\u00ebrsa studimet e Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs (Kosov\u00eb). \u00c7eliku shkruan poezi e proz\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rritur dhe gjer m\u00eb sot ka botuar rreth dyzet\u00eb libra: Zogu erdhi me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb &#8211; vjersha (l982), Lepuri me pushk\u00eb &#8211; tregime (l983), Sht\u00ebpiza e xix\u00ebllonjave &#8211; tregime (1984), Ferexhja e zez\u00eb &#8211; dram\u00eb (1985), Arusha pa bisht &#8211; tregime (l986), Dielli zbret malev\u0435 &#8211; novel\u00eb (l986), Varrimi i sorrave &#8211; roman (1988), Vite me bor\u00eb &#8211; roman (l990), Trumbetat e Tellallit &#8211; satira (l992), Imzot, lehin qent\u00eb &#8211; drama (1993), Trimi shihet n\u00eb vep\u00ebr &#8211; poem\u00eb (l994), \u00c7ohuni trima shaloni lapsin &#8211; rr\u00ebfenja (1994), Sorraku i Qytetit &#8211; pjes\u00eb teatrore (1994), Kali i Troj\u00ebs n\u00ebp\u00ebr Bit &#8211; Pazar &#8211; satira (1994), Loja e syve &#8211; poezi (1995), Babi ka dy nuse &#8211; roman, (1995), Vjellja e zorr\u00ebve &#8211; poezi (1996), Qyteti i qyqeve &#8211; roman (1997), E p\u00ebrcolla Nat\u00ebn &#8211; poezi (1998), Mbr\u00ebm\u00eb fjeta me Vjesht\u00ebn &#8211; poezi (1999), Kopeja me zgjebe ndjek Autorin &#8211; drama (2000), Sht\u00ebpia publike \u2013 roman (2000), Si u ndava me Gruan time\u201c &#8211; satira (2001), Grat\u00eb e mia besnike &#8211; roman (2001), Lamtumir\u00eb b\u00ebrllok &#8211; n\u00ebnt\u00eb drama (2002, 2007), Me tre varre &#8211; roman (2002), Vdekja m\u00eb deshi m\u00eb pak se Ti &#8211; poezi (2003), Edhe Ajo nuk ishte xheloze &#8211; poezi (2004), Repriza e V\u00ebllaz\u00ebrim &#8211; bashkimit &#8211; dram\u00eb (2005) , Atdheu ky burr\u00eb pa Grua &#8211; poezi (2006), Kulturofagu &#8211; antiroman (2006), Burrat i p\u00ebrz\u00eb me burra e Mua me gra &#8211; poezi (2007), Engj\u00eblli im \u00ebsht\u00eb Grua &#8211; poezi (2007), Dimri, s\u2019vjen me lule &#8211; 5 poema (2007), Ujku e di nj\u00eb loj\u00eb &#8211; poezi (2007), Kur b\u00ebrtet \u201c vojvoda \u201c e pjell Kurv\u00eb Partia \u2013 satira (2008), Dac Poeti i shkruan poezi Mamit &#8211; poem\u00eb humoristike (2008), Ehu &#8211; poezi (2008), Gruaja besnike \u2013 roman, (2009), Djemnusha, roman (210), Xhadia, publicistik\u00eb letrare (2011), Cuca Boheme u jep gji poezive t\u00eb mia \u2013 poezi (p\u00ebrzgjedhje n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane (2012), Plaga e dhjet\u00eb e Babait \u2013 roman (2012), Rrufjani \u2013 publicistik\u00eb letrare(2012) Qengji m\u00eb tha: ha bar &#8211; roman (2013), Plaga e dhjet\u00eb me H\u00ebn\u00ebn \u2013 poezi (p\u00ebrzgjedhje n\u00eb gjuh\u00ebn greke (2013), Gruaver\u00eb \u2013 poezi, p\u00ebrzgjedhje (2013), Imzot, lehin qent\u00eb \u2013 dhjet\u00eb drama (2013), I fshehur pas H\u00ebn\u00ebs \u2013 poezi (p\u00ebrzgjedhje n\u00eb gjuh\u00ebm rumune, 2014), Lavdi heronj\u00ebve t\u00eb Xhadis\u00eb \u2013 publicistik\u00eb letrare (2014), Zonj\u00ebn Vdekje do ta marr p\u00ebr grua \u2013 poezi (2015), Dudumi g\u00ebrhet p\u00ebr Liri &#8211; dram\u00eb (2016, 2018), PYK\u00cb Shelgu &#8211; publicistik\u00eb letrare (2019), \u201cKali Shem\u00ebs\u201d pas porte, publicistik\u00eb letrare (2019), Rrugacja &#8211; lirika t\u00eb cmendura letrere (2019), Koronavirusi (poezi, 2020) Grat\u00eb e mia besnike (Lib\u00ebr me tre romane, 2020). etj.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1992 ai drejton Sht\u00ebpin\u00eb Gazetare &#8211; Botuese ASDRENI, n\u00eb Shkup dhe \u00ebsht\u00eb kryeredaktor i t\u00eb vetmes revist\u00eb p\u00ebr humor dhe satir\u00eb ZEKTHI, q\u00eb del kur t\u2019i teket n\u00eb IRJ t\u00eb Maqedonis\u00eb. Dhe, q\u00eb nga viti (2009) mbar\u00ebkomb\u00ebtar\u00eb. \u00cbsht\u00eb fitues i disa \u00e7mimeve t\u00eb konkurseve letrare n\u00eb poezi, tregime dhe pjes\u00eb teatrore. Nj\u00ebherit, edhe i \u00e7mimeve letrare: PERENDESH\u00cb E BUKURIS\u00cb, Klubi i Shkrimtar\u00ebve \u201cBota e Re\u201d &#8211; Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb Net\u00ebt e Poezis\u00eb Kor\u00e7are (2003), n\u00eb Kor\u00e7\u00eb , Shqip\u00ebri, \u00c7mimin AS p\u00ebr let\u00ebrsi n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, IRJ e Maqedonis\u00eb (2007), \u201cSYRI I KALT\u00cbR\u201c, n\u00eb Sarand\u00eb, Shqip\u00ebri (2007), \u201cFLAKADANI I KARADAKUT\u201c, Kuvendi i Komun\u00ebs Viti, Kosov\u00eb (2008) dhe \u201c SEREMBE \u201c, Klubi i Artist\u00ebve t\u00eb La\u00e7it, Shqip\u00ebri (2008), \u201cJEHONA E KARADKUT\u201d (2010), n\u00eb Kumanov\u00eb, \u201cSKAMPINI\u201d n\u00eb Festivalin Ballkanik t\u00eb Poezis\u00eb, n\u00eb Elbasan, Kurora e poezis\u00eb \u201cKOR\u00c7A 2012), n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, \u00c7mimin e par\u00eb p\u00ebr poezi t\u00eb vitit (2014) \u201cPAVAR\u00cbSIA\u201d e Kosov\u00ebs nga Unioni i Shkrimtar\u00ebve dhe Kritik\u00ebve Shqiptar, n\u00eb Prishtin\u00eb, METAFORA II (2014) nga Lidhja e Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Medaljen e art\u00eb \u201cAleksandri i Madh\u201d (2015) nga Shoqata Kulturore e Salamin\u00ebs KAFENEJA E IDEVE, \u00c7mimin UNESKO (Greqi) etj. etj.<\/p>\n<p><strong>Krijimtaria e tij letrare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb disa gjuh\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>bullgare, gjermane, turke, rumune, etj. Q\u00eb nga viti 1997 \u00ebsht\u00eb kryetar i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb IRJ t\u00eb Maqedonis\u00eb. Dhe, themelues i disa manifestimeve kulturore tradicionale nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb: Dit\u00ebt e Naimit, n\u00eb Tetov\u00eb, Takime n\u00ebn Rrap , n\u00eb Shkup (poezi erotike) dhe i Dit\u00ebve t\u00eb humorit dhe satir\u00ebs: XHA DERALLA, n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb. Poashtu \u00ebsht\u00eb edhe themelues dhe kryeredaktor i revist\u00ebs letrare STILI 97, organ i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptar n\u00eb IRJ t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7eliku gjer m\u00eb vitin 1995 punoi si m\u00ebsues i Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe n\u00eb Drenic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Mal\u00ebsin\u00eb e Shkupit. Vitet e fundit punon dhe jeton n\u00eb Shkup, tashm\u00eb n\u00eb profesionin e lir\u00eb t\u00eb shkrimtarit.<\/p>\n<p><strong>Un\u00eb jam Ujk. Dhe,<br \/>\ndua plag\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Grua, nat\u00ebn e mir\u00eb! Ika.<br \/>\nPasmesnate, m\u00eb pret nj\u00eb Grua tjet\u00ebr:<br \/>\nPoezia. Dhe, \u00ebsht\u00eb xheloze.<br \/>\nN\u00ebnt\u00eb burra nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb zap<br \/>\nNat\u00ebn.Vet\u00ebm Un\u00eb ia jap hakun.<br \/>\nGrua, nat\u00ebn e mir\u00eb! Ika<br \/>\nFalemnderit. Q\u00eb, nuk je xheloze.<\/p>\n<p>Grua, mir\u00ebm\u00ebngjes. Erdha<br \/>\nUn\u00eb jam Ujk. Dhe, dua plag\u00eb!<br \/>\nEdhe, Ajo nuk ishte xheloze.<\/p>\n<p>I d\u00ebbova armiqt\u00eb rreth Meje. Edhe Miken<br \/>\nVet\u00ebm Poezin\u00eb nuk mund ta p\u00ebrz\u00eb. Nuk ik\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb, Grua besnike. E do burrin&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">[ <a href=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/takime-nen-rrap.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shkarko v\u00ebllimin me poezi nga pooet\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb PDF<\/a> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnies T\u00cb LEXOSH POEZI PRAN\u00cb TANKEVE Nj\u00eb reportazh emocional nga Shkupi Rruga drejt Shkupit me atobusin me targ\u00eb TR pati shum\u00eb ndalesa dhe kontrolle t\u00eb her\u00ebpashershme. Ushtar\u00eb t\u00eb veshur me t\u00eb blert\u00ebn laramane t\u00eb luft\u00ebs k\u00ebrkonin pasaportat, kontrollonin bagazhet dhe donin t\u00eb dinin \u00e7\u2019ishim\u2026 E nes\u00ebrmja do t\u00eb fillonte me debatin \u201cPoezia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62425,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35,8,10],"tags":[],"class_list":["post-62423","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Takime n\u00ebn rrap - v\u00ebllim me poezi shqiptare - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Takime n\u00ebn rrap - v\u00ebllim me poezi shqiptare - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnies T\u00cb LEXOSH POEZI PRAN\u00cb TANKEVE Nj\u00eb reportazh emocional nga Shkupi Rruga drejt Shkupit me atobusin me targ\u00eb TR pati shum\u00eb ndalesa dhe kontrolle t\u00eb her\u00ebpashershme. Ushtar\u00eb t\u00eb veshur me t\u00eb blert\u00ebn laramane t\u00eb luft\u00ebs k\u00ebrkonin pasaportat, kontrollonin bagazhet dhe donin t\u00eb dinin \u00e7\u2019ishim\u2026 E nes\u00ebrmja do t\u00eb fillonte me debatin \u201cPoezia [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-30T07:20:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-12-30T07:36:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"376\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Takime n\u00ebn rrap &#8211; v\u00ebllim me poezi shqiptare\",\"datePublished\":\"2020-12-30T07:20:48+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-30T07:36:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/\"},\"wordCount\":2969,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/\",\"name\":\"Takime n\u00ebn rrap - v\u00ebllim me poezi shqiptare - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg\",\"datePublished\":\"2020-12-30T07:20:48+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-30T07:36:04+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg\",\"width\":600,\"height\":376,\"caption\":\"Kalosh \u00c7eliku - Takime n\u00ebn rrap\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Takime n\u00ebn rrap &#8211; v\u00ebllim me poezi shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Takime n\u00ebn rrap - v\u00ebllim me poezi shqiptare - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Takime n\u00ebn rrap - v\u00ebllim me poezi shqiptare - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnies T\u00cb LEXOSH POEZI PRAN\u00cb TANKEVE Nj\u00eb reportazh emocional nga Shkupi Rruga drejt Shkupit me atobusin me targ\u00eb TR pati shum\u00eb ndalesa dhe kontrolle t\u00eb her\u00ebpashershme. Ushtar\u00eb t\u00eb veshur me t\u00eb blert\u00ebn laramane t\u00eb luft\u00ebs k\u00ebrkonin pasaportat, kontrollonin bagazhet dhe donin t\u00eb dinin \u00e7\u2019ishim\u2026 E nes\u00ebrmja do t\u00eb fillonte me debatin \u201cPoezia [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-12-30T07:20:48+00:00","article_modified_time":"2020-12-30T07:36:04+00:00","og_image":[{"width":600,"height":376,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Takime n\u00ebn rrap &#8211; v\u00ebllim me poezi shqiptare","datePublished":"2020-12-30T07:20:48+00:00","dateModified":"2020-12-30T07:36:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/"},"wordCount":2969,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/","name":"Takime n\u00ebn rrap - v\u00ebllim me poezi shqiptare - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg","datePublished":"2020-12-30T07:20:48+00:00","dateModified":"2020-12-30T07:36:04+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/kalosh_celiku-takime_nen_rrap.jpg","width":600,"height":376,"caption":"Kalosh \u00c7eliku - Takime n\u00ebn rrap"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/takime-nen-rrap-vellim-me-poezi-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Takime n\u00ebn rrap &#8211; v\u00ebllim me poezi shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62423","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62423"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62423\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62428,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62423\/revisions\/62428"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62425"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}