{"id":62469,"date":"2020-12-31T12:26:17","date_gmt":"2020-12-31T11:26:17","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=62469"},"modified":"2020-12-31T12:30:27","modified_gmt":"2020-12-31T11:30:27","slug":"si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/","title":{"rendered":"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Me rastin e 89-vjetorit t\u00eb hapjes s\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Tokat e Liruara<\/p><\/blockquote>\n<p><em>Me rastin e fi llimit t\u00eb vitit shkollor, Ministri i Arsimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare, Ernest Koliqi l\u00ebshon nj\u00eb qarkore me 25. 10. 1941, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhet: \u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb themelohet shkolla jasht\u00eb kufi jve t\u00eb vjet\u00ebr shtet\u00ebror, t\u00eb cilat n\u00eb kuptimin e plot\u00eb jan\u00eb me vler\u00eb historike, t\u00eb cilat premtojn\u00eb se do ta \u00e7rr\u00ebnjosin prapambeturin\u00eb dhe do t\u2019i sh\u00ebroj\u00eb plag\u00ebt e rob\u00ebrimit dhe se shkolla shqipe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit\u201d.<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"...\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/... .jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Nga <strong>Prof. Dr. Avzi MUSTAFA<\/strong>, <em>Shkup<\/em><\/p>\n<p>Rilindja komb\u00ebtare shqiptare t\u00eb gjitha forcat e veta i orientoi n\u00eb ngritjen e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare dhe me moton: \u201cse pa emancipim kulturor nuk ka as emancipim politik\u201d. Prandaj shqiptar\u00ebve nuk u mbetej asgj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn amtare t\u00eb mund t\u00eb ngritnin vet\u00ebdijen komb\u00ebtare shqiptare pa dallim feje e krahine.<\/p>\n<p>Ata s\u00eb pari k\u00ebrkonin bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb kombit dhe n\u00ebn flamurin kuq e zi t\u00eb luftonin krahas pushk\u00ebs edhe me pend\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e Atdheut. Rilindja komb\u00ebtare, e sidomos Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shqiptar\u00ebt i nxori n\u00eb aren\u00ebn bot\u00ebrore si popull i ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb nuk kishte lidhje as me turqit e as me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe me t\u00ebrbim pyetnim Fuqit\u00eb e M\u00ebdha kush jan\u00eb k\u00ebta, \u00e7ka k\u00ebrkojm\u00eb dhe sa jan\u00eb? Edhe pse romantiku shqiptar Jeronim De Rada disa her\u00eb qe drejtuar Evrop\u00ebs se e ka borxh ta ruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb popullsi, dhe se t\u00eb vetmit shqiptar\u00ebt u b\u00ebn\u00eb ball\u00eb t\u00eb gjitha stuhive e rrebesheve okupuese gjat\u00eb shekujve, por ata nuk i zhduk\u00ebn nga faqja e dheut, prap\u00ebseprap\u00eb ajo (Evropa) mbeti e shurdh\u00ebt.(1).<\/p>\n<p>Lidhja Shqiptare e Prizrenit i b\u00ebri realitet q\u00ebllimet shqiptare para bot\u00ebs si komb i ve\u00e7ant\u00eb dhe k\u00ebrkonte bashkimin e t\u00eb gjitha tokave shqiptare. Por edhe p\u00ebr kund\u00ebr kryengritjeve t\u00eb p\u00ebrgjakura, Fuqit\u00eb e m\u00ebdha si dhe shtetet sllave t\u00eb Ballkanit e cop\u00ebtuan Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb sa m\u00eb leht\u00eb t\u2019i realizojn\u00eb aspiratat e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mosp\u00ebrfillje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve u shfaq jo vet\u00ebm me vendimet grabitqare t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit, por edhe m\u00eb 1913. Dhe k\u00ebshtu mbi trojet shqiptare u v\u00ebrsul\u00ebn nj\u00eb lukuni ujqish me q\u00ebllim secili p\u00ebr hesap t\u00eb vet t\u00eb gllab\u00ebrojn\u00eb copa sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga trungu shqiptar. Populli shqiptar u cop\u00ebtua n\u00eb banovina e krahina sllave e greke. Erdhi viti 1939, gjegj\u00ebsisht 1941 kur n\u00eb k\u00ebto troje erdhi nj\u00eb pushtues i ri, ai Italian.<\/p>\n<p>Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore solli edhe disa pamje t\u00eb reja p\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb Per\u00ebndimore, Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Kjo ndodhi 17 dit\u00eb pas kapitullimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave. Shqiptar\u00ebt t\u00eb bashkuar, por pa kushte p\u00ebr ndonj\u00eb konsolidim, ishin t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb nga shtetet fqinje dhe t\u00eb huaja. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb ndihm\u00ebn e t\u00eb huajve, vendet shqiptare, q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00ebn okupim t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave, u ndan\u00eb n\u00eb zona. Zona m\u00eb e madhe q\u00eb p\u00ebrfshinte shqiptar\u00ebt de fakto i takonte Italis\u00eb, nd\u00ebrsa tjetra i takonte Gjermanis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb. Zona q\u00eb i takonte Italis\u00eb <em>de jure<\/em> ishte zona ku qeverisin shqiptar\u00ebt dhe quhej Mbret\u00ebria Shqiptare. Shqiptar\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrkrahur nga pushteti italian, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr ngrit\u00ebn administrat\u00ebn e pushtetit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasur sa m\u00eb shum\u00eb sukses, ata i p\u00ebrdor\u00ebn t\u00eb gjitha mjetet materiale dhe shpirt\u00ebrore q\u00eb sa m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ngjallin admirim ndaj tyre, duke dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejta q\u00eb shqiptar\u00ebt e k\u00ebtyre viseve kurr\u00eb nuk i kishin g\u00ebzuar. Si detyr\u00eb par\u00ebsore ishte sa m\u00eb shpejt t\u00eb ngrihet arsimi. Ata menj\u00ebher\u00eb i hap\u00ebn shkollat laike dhe soll\u00ebn m\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb ditur dhe m\u00eb t\u00eb ngritur, si n\u00eb aspektin didaktik, ashtu edhe n\u00eb aspektin moral dhe profesional. Ata zhvilluan nj\u00eb rrjet shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shkollash dhe arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb grumbullojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh nx\u00ebn\u00ebsish shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebto shkolla.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs jo pa arsye e quajt\u00ebn \u00e7lirim se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e bashkuan pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb trojeve shqiptare me shtetin am\u00eb. Ky bashkim u solli shqiptar\u00ebve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet e t\u00eb shkruhet edhe fjala shqipe q\u00eb aq fort e desh\u00ebn rilind\u00ebsit ton\u00eb, si dhe u hap\u00ebn shkolla me m\u00ebsues e administrat\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>Me rastin e fillimit t\u00eb vitit shkollor, Ministri i Arsimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare, Ernest Koliqi l\u00ebshon nj\u00eb qarkore me 25. 10. 1941, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhet: \u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb themelohet shkolla jasht\u00eb kufijve t\u00eb vjet\u00ebr shtet\u00ebror, t\u00eb cilat n\u00eb kuptimin e plot\u00eb jan\u00eb me vler\u00eb historike, t\u00eb cilat premtojn\u00eb se do ta \u00e7rr\u00ebnjosin prapambeturin\u00eb dhe do t\u2019i sh\u00ebroj\u00eb plag\u00ebt e rob\u00ebrimit dhe se shkolla shqipe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit\u201d.(2).<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Shkollat shqipe, 1941-44\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg\" alt=\"\" width=\"700\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Edhe pse gjendja e shqiptar\u00ebve kudo e sidomos n\u00eb k\u00ebto treva ishte tep\u00ebr e mjeruar n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, nuk u kursyen as mjetet e as vullneti q\u00eb shqiptar\u00ebt e k\u00ebtyre an\u00ebve t\u00eb arsimohen n\u00eb gjuh\u00ebn amtare. Nj\u00eb angazhim t\u00eb till\u00eb e t\u00eb pamohuesh\u00ebm e dha Mbret\u00ebria Shqiptare me n\u00eb krye Ministrin e Arsimit, zotin Koliqin. E k\u00ebt\u00eb angazhim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilustrative na p\u00ebrshkruan shkrimtari i njohur Martin Camaj kur flet p\u00ebr meritat e Ernest Koliqit n\u00eb parath\u00ebnien e librit t\u00eb novelave t\u00eb tij ku shkruan: \u201cN\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira si ishte Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, la gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb arsimin komb\u00ebtar, n\u00eb organizimin e shkollave dhe n\u00eb pajisjen e tyre me tekste, p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb trajtuar me kritere moderne, nd\u00ebrsa qysh tash historia ia njeh se Koliqi mori guximin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale t\u00eb themeloj\u00eb shkollat shqipe n\u00eb Kosov\u00eb (k\u00ebtu hyn\u00eb edhe trevat ku jan\u00eb t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb etnik nga pjes\u00ebt e Maqedonis\u00eb \u2013 A. M.); si Minist\u00ebr i Arsimit m\u00eb 1941-1942 d\u00ebrgoi n\u00eb Kosov\u00eb nga Shqip\u00ebria mbi 200 m\u00ebsues shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs i vun\u00eb themelet e forta t\u00eb arsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d.(3).<\/p>\n<p>Ishte tep\u00ebr v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb organizosh nj\u00eb sistem edukativo-arsimor n\u00eb trevat ku pushtuesi kishte punuar nat\u00eb e dit\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb realitetin historik me dhun\u00eb dhe me propagand\u00eb p\u00ebr t\u00eb harruar identitetin e vet. Objektivat kryesore t\u00eb pushtuesve ishin pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb gjenocidit t\u00eb ushtruar mbi to, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej shp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve nga vatrat st\u00ebrgjyshore. Shqiptar\u00ebt kurr\u00eb nuk e p\u00ebrfill\u00ebn fashizmin si ideologji, por vet\u00ebm si simbol bashkimi, sepse periudhat e vuajtjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kishin l\u00ebn\u00eb gjurma t\u00eb pashlyeshme n\u00eb vet\u00ebdije. N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb asaj kohe thuhet: \u201cle t\u00eb vij\u00eb edhe dreqi i mallkuar, vet\u00ebm serbi e t\u00eb na hiqet qafe\u201d.(4).<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u vun\u00eb themelet e arsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Dhe tani punohej n\u00eb shum\u00eb fronte, jo vet\u00ebm me nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb rregullt, por edhe me kursist\u00eb, seminarist\u00eb dhe me tjer\u00eb q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb arsimoheshin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata q\u00eb kishin mbarur shkolla t\u00eb ndryshme serbe apo fetare. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre d\u00ebrgoheshin n\u00eb kurse kualifikuese n\u00eb Shkoll\u00ebn Normale \u201cSami Frash\u00ebri\u201d, n\u00eb Prishtin\u00eb, e nj\u00eb pjes\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb kurset verore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebshtu kualifikoheshin edhe m\u00ebsues nga k\u00ebto treva.(5).<\/p>\n<p>Problem m\u00eb t\u00eb madh paraqiste pajisja e nx\u00ebn\u00ebsve me mjete shkollore, gjegj\u00ebsisht me tekste shkollore. Edhe pse kuadri i caktuar q\u00eb vinte n\u00eb k\u00ebto treva kishte traste plot\u00eb me libra, kjo p\u00ebrs\u00ebri nuk mjaftonte, k\u00ebshtu q\u00eb ndodhte q\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb punohej vet\u00ebm me nj\u00eb abetare. P\u00ebrve\u00e7 abetareve n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn edhe libra leximi p\u00ebr klas\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Mbret\u00ebria Shqiptare si dhe pishtar\u00ebt q\u00eb merreshin me organizimin e hapjeve t\u00eb shkollave n\u00eb k\u00ebto treva ishin shum\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se ndjenjat fetare n\u00eb Viset e Liruara q\u00eb p\u00ebrfshinte Kosov\u00ebn, Tetov\u00ebn, Strug\u00ebn dhe Dibr\u00ebn ishin nj\u00eb faktor vendimtar n\u00eb p\u00ebrfshirjen e nx\u00ebn\u00ebsve dhe hapjen e shkollave.<\/p>\n<p>N\u00eb baze t\u00eb Qarkores s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit n\u00eb Tiran\u00eb d\u00ebrguar Inspektoris\u00eb s\u00eb Arsimit n\u00eb Kosov\u00eb e Dib\u00ebr l\u00ebshohet udh\u00ebzimi mbi zhvillimin e l\u00ebnd\u00ebve m\u00ebsimore dhe bashkangjitur me te edhe Plani dhe programi i shkoll\u00ebs fillore pes\u00ebklas\u00ebshe, ku m\u00ebsimbesimi parashihej si l\u00ebnd\u00eb fakultative dhe ajo t\u00eb zhvillohej n\u00eb mejtepet q\u00eb funksiononin edhe gjat\u00eb okupimit serb n\u00eb k\u00ebto troje.(6). Kjo ndodhi k\u00ebshtu sepse shkolla komb\u00ebtare ishte laike dhe se n\u00eb planet dhe programet m\u00ebsimbesimi nuk ekzistonte si l\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Komiteti Mysliman Shqiptar me shkres\u00ebn d\u00ebrguar m\u00eb 29 shator 1941 i drejtohet kabinetit t\u00eb Kryeministris\u00eb midis atij edhe Komitetit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit q\u00eb k\u00ebrkohej q\u00eb m\u00ebsimbesimi t\u00eb figuroj\u00eb si l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore dhe t\u00eb vler\u00ebsohej me not\u00eb. Por, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shkres\u00ebs me nr. 436\/125 t\u00eb dat\u00ebs 04. 01. 1941-XIX dhe t\u00eb shkres\u00ebs nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit me nr. 198 t\u00eb dat\u00ebs 04. 01.1941-XIX ku e njoftojn\u00eb Komitetin Mysliman se s\u00eb shpejti pritet t\u00eb sillet ligji i ri e deri sa nuk sillet ky ligj, aplikimi i notave nuk mund vihet n\u00eb veprim.(7).<\/p>\n<p>Shkolla shqipe n\u00eb shum\u00eb fshatra nuk vijohej me rregullsi e sidomos problem ishte me gjinin\u00eb fem\u00ebrore, sidomos n\u00ebp\u00ebr fshatra, meq\u00eb ato nuk vijonin shkollimin, edhe pse n\u00eb listat zyrtare ishin te evidentuara. Nj\u00eb problem tjet\u00ebr ishte se nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb s\u00eb pari ndiqnin kurset fetare e pastaj shkoll\u00ebn e rregullt. Ky m\u00ebsim thuhej se i lodhte shum\u00eb dhe se v\u00ebmendja n\u00eb procesin m\u00ebsimor ishte i dekoncentruar, prandaj u pa e nevojshme q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb sillet Ligji dhe t\u00eb zgjidhet kuadri p\u00ebr m\u00ebsimbesimin , koha e ndjekjes s\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebndeje si dhe numri i or\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shkurt-marsi i vitit 1942, Ministria e Arsimit njofton Prefekturat dhe N\u00ebnprefekturat p\u00ebr dh\u00ebnien e lejes q\u00eb edhe m\u00ebsimbesimi t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e plan-programeve m\u00ebsimore n\u00eb shkollat komb\u00ebtare shqipe me nga dy or\u00eb n\u00eb jav\u00eb dhe me pages\u00eb. N\u00eb vitin shkollor 1942\/43, m\u00ebsimbesimi hyri n\u00eb plan-programet m\u00ebsimore, por si m\u00ebsim moral e qytetar.(8).<\/p>\n<p>Komiteti Islam n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb krye me Kryetarin Behxhet Shapati dhe me Kryetarin e Ylemave, Sherif Langun, u ngarkuan q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin elaboratin mbi futjen e m\u00ebsimbesimit n\u00eb shkollat shtet\u00ebrore. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb qarkoreje, q\u00eb mban nr. 447, Kryesia e K\u00ebshillit t\u2019Ylemave t\u00eb Komitetit Mysliman njofton Kryemyftinjt\u00eb, Myftinjt\u00eb e N\u00ebnmyftinjt\u00eb, Kryesin\u00eb e Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale Shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb me dekret t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb ngarkoj\u00eb Kryetarin dhe K\u00ebshillit e Ylemave t\u00eb Komitetit Mysliman n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr projektimin e nj\u00eb Statuti t\u00eb ri p\u00ebr Komitetin e gjith\u00eb Mysliman\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Statutin e ri nj\u00eb prej detyrave ishte edhe futja me dekret e m\u00ebsimit fetar p\u00ebr t\u00eb gjitha shkollat shtet\u00ebrore. Njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb angazhoheshin p\u00ebr m\u00ebsim feje duhet t\u00eb ishin s\u00eb pari shqiptar dhe t\u00eb kishin kryer ndonj\u00eb shkoll\u00eb fetare, nd\u00ebrsa si detyr\u00eb par\u00ebsore parashihej q\u00eb t\u00eb gjitha ata q\u00eb do t\u00eb angazhoheshin, t\u00eb ken\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim \u201crr\u00ebnjosjen e ndjenjave fetare, bashkimit e dashtunimit vllaznuer fetar\u00eb e komb\u00ebtar\u00eb shqiptar\u201d.(9).<\/p>\n<p>T\u00eb interesuarit s\u00eb pari duhej t\u00eb drejtoheshin me lutje Kryesive, sipas konfesioneve t\u00eb tyre, e k\u00ebto pastaj i drejtojn\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe pas marrjes s\u00eb lejes d\u00ebrgoheshin n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit, e cila i njoftonte Inspektoratet pran\u00eb Prefekturave dhe n\u00ebnprefekturave n\u00eb Tokat e Liruara.<\/p>\n<p>Pas aprovimit t\u00eb Statutit t\u00eb ri dhe marrjes s\u00eb lejes p\u00ebr mbajtjen e m\u00ebsimit t\u00eb fes\u00eb, caktimi i m\u00ebsueseve t\u00eb m\u00ebsimbesimit b\u00ebhej me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shkollave dhe t\u00eb Inspektoratit p\u00ebr Arsim. Kryetari i Ylemave i pranonte t\u00eb gjitha lutjet dhe propozonte se cili mund t\u00eb ishte m\u00ebsues feje. P\u00ebrpar\u00ebsi kishin ata t\u00eb cil\u00ebt shiheshin se u jan\u00eb zgjuar ndjenjat komb\u00ebtare nacionaliste. K\u00ebshtu, sipas dokumentit nr. 19 t\u00eb dat\u00ebs 3. XIII\/41 s\u00eb pari lajm\u00ebrohet shkolla e Ulqinit me propozim q\u00eb m\u00ebsues m\u00ebsimbesimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb em\u00ebrohet Izet Zejnuni, i cili nj\u00ebherazi ishte edhe imam zyrtar p\u00ebr myslimanet dhe njeri i\u00a0d\u00ebshmuar i \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare, kurse p\u00ebr besimin katolik, Dom Nikol Tusha, i cili pa ashtu kryente detyr\u00ebn e famullitarit t\u00eb kish\u00ebs n\u00eb Ulqin, nd\u00ebrsa p\u00ebr ortodoks\u00ebt thuhet n\u00eb dokument se nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb njeri t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm \u201cse asnj\u00eb nga popat nuk zot\u00ebrojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d. Por, q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj komuniteti ortodoks, p\u00ebr m\u00ebsimbesim angazhohet m\u00ebsuesi i shkoll\u00ebs, Mina Nikolla Grega. (10).<\/p>\n<p>Prej vitit shkollor 1942, gjegj\u00ebsisht prej fillimit t\u00eb vitit shkollor, var\u00ebsisht nga personi dhe rregullimi i dokumentacionit, fillohet me dekret t\u00eb em\u00ebrohen m\u00ebsues t\u00eb m\u00ebsimbesimit n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Maqedonin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe Malin e Zi. Sipas dokumenteve arkivore, m\u00ebsues t\u00eb m\u00ebsimbesimit em\u00ebrohen sipas p\u00ebrkat\u00ebsive fetare t\u00eb shqiptareve. K\u00ebshtu, sipas dokumentit t\u00eb arkivit q\u00eb gjendet nj\u00eb list\u00eb e personave q\u00eb propozohen t\u00eb em\u00ebrohen m\u00ebsues besimi n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni, si: Ahmet Haxhi Vehabi m\u00ebsues besimi n\u00eb Tetov\u00eb, Rexhep Ferati n\u00eb Tetov\u00eb, Sali Abdyrahmani n\u00eb Prishtin\u00eb, Et-hem Tahir Pishnjari n\u00eb Re\u00e7i\u00e7\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs, Zulfi Naziri po ashtu n\u00eb Re\u00e7ic\u00eb, Hafiz Nexhat Veseli n\u00eb Xhepshit\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs, Hafiz Shaban Halili n\u00eb Zhelin\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs, Jahja Baftir (Baftjar) M\u00ebnjaku n\u00eb Shipkovic\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs, Shefki Ademi n\u00eb Gajre t\u00eb Tetov\u00ebs, Iljaz Idrizi n\u00eb Pall\u00e7isht\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs, Ramadan Osmani n\u00eb Gradec t\u00eb Gostivarit, Nixhmi Abdullahu n\u00eb Zhelin\u00eb, Haki Selmoni n\u00eb Re\u00e7ic\u00eb, Ajet Kamberi n\u00eb Strimnic\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs dhe Zeqir Teufik Lazami n\u00eb Kamjan t\u00eb Tetov\u00ebs.(11).<\/p>\n<p>Kryetari i Komunitetit Mysliman, Dr. Bexhet Shapati, me shkres\u00ebn nr. 851\/1 i drejtohet Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, duke k\u00ebrkuar leje q\u00eb t\u00eb em\u00ebrohen t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb shprehur d\u00ebshir\u00eb dhe q\u00eb i plot\u00ebsojn\u00eb kushtet. N\u00eb shkres\u00ebn nr. 50 t\u00eb dat\u00ebs 19.02.1942 thuhet se n\u00eb viset e Lirume si kandidat\u00eb p\u00ebr m\u00ebsues besimi kan\u00eb shprehur d\u00ebshir\u00eb: Emshi Ismail Rexhepi p\u00ebr shkoll\u00ebn e katundit n\u00eb Dob\u00ebrdoll t\u00eb Gostivarit e Hafiz Ymer Spahija n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Prizrenit. P\u00ebr Shkollat e Pej\u00ebs, Myftinija e Pej\u00ebs propozon q\u00eb p\u00ebr m\u00ebsues t\u00eb m\u00ebsimbesimit, sipas cil\u00ebsive t\u00eb duhura, t\u00eb jet\u00eb Hafiz Sulejman Pajaziti dhe z. Beqir Mulla Zeqa, pasi k\u00ebta t\u00eb dy e \u201cdin\u00eb mir\u00eb shqipen n\u00eb t\u00eb folme e ne t\u00eb shkruar dhe se \u00ebsht\u00eb (jan\u00eb) t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr m\u00ebsim\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Dib\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kurs t\u00eb m\u00ebsimbesimit em\u00ebrohet Devish Jahja, i cili ngarkohet me 7 or\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn fillore \u201cSk\u00ebnderbej\u201d dhe me nga dy or\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn fillore \u201cLirija\u201d t\u00eb Dibr\u00ebs p\u00ebr klasat e dyta dhe t\u00eb treta. Meqen\u00ebse numri i shkollave edhe i nx\u00ebn\u00ebsve po shtohej, Kryesia e Komitetit Mysliman e ndjek me v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb gjendje, duke k\u00ebrkuar nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb angazhoj\u00eb m\u00ebsues t\u00eb fes\u00eb edhe n\u00eb vendet me m\u00eb pak nx\u00ebn\u00ebs, me shpres\u00eb se numri do t\u00eb rritet. K\u00ebshtu, n\u00eb Pall\u00e7isht\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, Kryesia e Komitetit Mysliman detyrohet ta pranoj\u00eb Sherif Sherifin nga i nj\u00ebjti katund, kurse Abdyl Qerimin n\u00eb fshatin n\u00eb Ladorisht\u00eb t\u00eb Strug\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumentacionit q\u00eb disponojm\u00eb, shihet se disa m\u00ebsues t\u00eb m\u00ebsimbesimit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngarkuar, si p\u00ebr shembull Ali Hamidi nga Qarku i Prishtin\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb i ngarkuar me 17 or\u00eb n\u00eb jav\u00eb dhe mban m\u00ebsim n\u00eb tri shkolla t\u00eb qytetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Edhe m\u00ebsuesit e fes\u00eb, si Rexhep Ferhati nga Tetova, jep m\u00ebsim n\u00eb klas\u00ebn I, II dhe III; kurse Ahmet Vehapi n\u00eb klas\u00ebn IV dhe V n\u00eb Tetov\u00eb. Abdyl B. Mehmeti mbante kat\u00ebr ore n\u00eb jav\u00eb n\u00eb Kamjan, kurse Ahmet Hasani q\u00eb nga viti 1932 punonte si m\u00ebsues besimi n\u00eb n\u00ebnprefektur\u00ebn e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs. Ai mbante pes\u00eb or\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00eb t\u00eb pes\u00eb klasat n\u00eb fshatin S\u00ebrbic\u00eb (Kastriot) t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, ku u mbante m\u00ebsime 138 nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Detyr\u00ebn e m\u00ebsuesit e kishte marr\u00eb m\u00eb 9 mars 1941 me nj\u00eb pages\u00eb prej 60 frangave shqiptare. Po ashtu kemi edhe pasqyr\u00ebn e t\u00eb ngarkuarve me m\u00ebsime n\u00eb kursin e besimit n\u00eb Prizren, si: Pjet\u00ebr Berisha me 9 or\u00eb p\u00ebr elementin e besimit katolik, Sami Xhemaili me 26 or\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cBajram Curri\u201d dhe \u201cAdyl Frash\u00ebri\u201d, Maksut Spahiu me 22 or\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00eb shkollat: \u201cStjefan Gje\u00e7ovi\u201d dhe \u201cHaxhi Ymeri\u201d n\u00eb Prizren, nd\u00ebrsa Ali Hamiti i pun\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00ebn nr. 1 n\u00eb Prishtin\u00eb me 14 or\u00eb dhe Islam Emini n\u00eb shkoll\u00ebn fem\u00ebrore nr. 2, po n\u00eb Prishtin\u00eb me 12 or\u00eb n\u00eb jav\u00eb, ku sh\u00ebrbimi pagesor kapte shum\u00ebn prej 84 frangash shqiptare.<\/p>\n<p>Nga dokumentet m\u00ebsojm\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb vones\u00ebs s\u00eb pages\u00ebs, disa nga m\u00ebsuesit e m\u00ebsimbesimit n\u00eb disa vende t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb larguar nga detyra, kurse nga vendet e Lirueme asnj\u00eb nuk e kishte v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb diskutim. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb Vendet e Lirueme kemi k\u00ebrkesa p\u00ebr angazhim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb dokumenti shohin se Baftjar Fazliu nga Prishtina njoftohet se dokumentet e tij ende nuk kan\u00eb arritur n\u00eb Inspektorin\u00eb e Arsimit q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb angazhohej p\u00ebr mbajtjen e m\u00ebsimbesimit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mjaft interesante q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kemi edhe k\u00ebrkesa nga ana e femrave, si p. sh. Lutfije Zejnullahu dhe Xhevrije Ali Hysejni nga Prishtina. Mir\u00ebpo, t\u00eb dyja zonjat nuk pranohen, \u201csepse nuk ka nevoj\u00eb\u201d thuhet n\u00eb dokument p\u00ebr shtes\u00eb t\u00eb personelit. Ata t\u00eb cil\u00ebt kishin biografi t\u00eb mir\u00eb, njohje t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe d\u00ebshmonin patriotiz\u00ebm, nuk i largonin, por i angazhonin n\u00eb kurse t\u00eb ndryshme, si p.sh m\u00ebsuesin Baftjar Fazliu, i cili kishte konkurruar p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e m\u00ebsimbesimit dhe i plot\u00ebsonte kushtet q\u00eb ta ushtroj\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshira p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e m\u00ebsimbesimit nga ana e prind\u00ebrve dhe e nx\u00ebn\u00ebsve ishte e madhe. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb letr\u00ebs protokolluar me nr. 668, t\u00eb l\u00ebshuar nga Dibra, drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, v\u00ebrehen ankime t\u00eb shumta pse n\u00eb shum\u00eb shkolla f\u00ebmij\u00ebt nuk marrin m\u00ebsim feje dhe pse nuk angazhojn\u00eb m\u00ebsues t\u00eb fes\u00eb se \u201cpopullsija e k\u00ebtyre vendeve jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb dhanun mas fejet nj\u00eb trash\u00ebgim n\u00eb ket\u00eb pik\u00eb sjell nj\u00eb mos k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb popull dhe len vend thash e themeve t\u00eb shumta\u201d.(12).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit e m\u00ebsimbesimit gjat\u00eb vitit 1942 ishin n\u00eb sprov\u00eb. Ata ndiqeshin nga Inspektori i Arsimit dhe nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit e shkollave. Q\u00ebllimi kryesor i p\u00ebrgjegj\u00ebsve ishte t\u00eb ndjekin te t\u00eb gjith\u00eb se si e flasin dhe shkruajn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe sa e lidhin fen\u00eb me traditat e vendit ton\u00eb. N\u00eb nj\u00eb Raport t\u00eb l\u00ebshuar nga Drejtoria e shkoll\u00ebs fillore \u201cSkenderbeg\u201d t\u00eb Tetov\u00ebs jepen sqarime p\u00ebr pun\u00ebn e A. Vahipin, R. Feratin dhe Abdylbaki Memetin. Nga shkresa nr. 153\/16 e dat\u00ebs 3.3.1942 shihet se p\u00ebr Abdylbaki Memetin k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb pushohet nga puna, sepse ai shum\u00eb pak e njeh gjuh\u00ebn shqipe ose t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb \u201ckatundet Pirok, \u00c7olopek apo Kamjan ku nx\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb qe nuk din\u00eb me fol tjet\u00ebr gjuh\u00eb ve\u00e7 asaj shqipe. Atje Bakiu do t\u00eb sht\u00ebrgoheshte me m\u00ebsue mir\u00eb shqipen\u201d.<\/p>\n<p>Nga dokumentacioni i shumt\u00eb shohin se ka shum\u00eb k\u00ebrkesa nga haf\u00ebz\u00eb, hoxhallar\u00eb e myderriz\u00eb p\u00ebr t\u2019u inkuadruar n\u00eb mbajtjen e m\u00ebsimbesimit. K\u00ebshtu, nga deponimi i dokumentacionit me biografit\u00eb dhe ixhazetnamet\u00eb e tyre, t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, dalin n\u00eb shesh t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr l\u00ebvizjet e pun\u00ebs s\u00eb tyre, kurse atyre q\u00eb u mungonin ixhazetnamet\u00eb merrnin d\u00ebshmi n\u00ebp\u00ebrmjet njer\u00ebzve t\u00eb firmosur para kompetent\u00ebve, si imam\u00ebve njer\u00ebzve t\u00eb bashkis\u00eb dhe t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga biografit\u00eb e tyre shihet edhe shkalla e kualifikimit dhe e pun\u00ebsimit t\u00eb tyre. K\u00ebshtu, Ali Hamiti, myderriz nga Prishtina, thuhet se ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb gjimnazin turk n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 1911. Pun\u00ebn e k\u00ebtij myderrizi e d\u00ebshmojn\u00eb Mahmut Rexhepi, imam n\u00eb xhamin\u00eb e Prishtin\u00ebs dhe Mehmet Shabani, polic n\u00eb Bashkin\u00eb e Prishtin\u00ebs, v\u00ebrtetuar nga Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Prishtin\u00ebs, Salatin Kelemendi.<\/p>\n<p>Por, Inspektorati i Arsimit k\u00ebrkon sqarime p\u00ebr kandidatin se sa e njeh gjuh\u00ebn shqipe dhe se a ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00ebsues t\u00eb fes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Sipas shkres\u00ebs nr. 153\/82 t\u00eb 16.5.1942, ky m\u00ebsues feje ngarkohet me detyr\u00eb n\u00eb tri shkolla me 17 or\u00eb m\u00ebsimi n\u00eb jav\u00eb me nj\u00eb rrog\u00eb prej 80 frangash shqiptare. Ka edhe t\u00eb till\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk pranohen, sepse nuk e njohin gjuh\u00ebn e folur dhe t\u00eb shkruar shqipe. K\u00ebshtu ndodh me Abaz Selam Kabashin, t\u00eb cilin e drejtojn\u00eb dhe e udh\u00ebzojn\u00eb \u201cq\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb mir\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb t\u00eb shkruem e n\u00eb t\u00eb folur dhe rishtazi t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu kemi edhe k\u00ebrkes\u00ebn e Azem Dalipit nga fshati Tuhin i K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, i cili d\u00ebshiron t\u00eb mbaj\u00eb m\u00ebsimbesimin n\u00eb shkoll\u00ebn e Tuhinit dhe t\u00eb Jagoll-Dolenc\u00ebs. N\u00eb biografin\u00eb e tij shkruan: Azem Dalipi i lindur n\u00eb katundin Tuhin t\u00eb N\u00ebn\/prefetur\u00ebs s\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs. N\u00eb vitin 1902 ka mbarur Ruzhdijen n\u00eb Kostur t\u00eb Greqis\u00eb. Pastaj ka ndjekur m\u00ebsimet n\u00eb gjuh\u00ebn arabe n\u00eb medresen\u00eb e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs. Pas mbarimit t\u00eb m\u00ebsimeve 6-vje\u00e7are vazhdon shkoll\u00ebn Normale n\u00eb Manastir ku edhe \u00ebsht\u00eb diplomuar.<\/p>\n<p>Em\u00ebrohet m\u00ebsues n\u00eb fshatin Velesht\u00eb t\u00eb Strug\u00ebs. Me ardhjen e fuqis\u00eb Jugosllave \u00ebsht\u00eb detyruar q\u00eb ta l\u00ebshoj\u00eb pun\u00ebn dhe merr rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Turqi. Atje em\u00ebrohet m\u00ebsues praktike pran\u00eb shkoll\u00ebs Normale t\u00eb Kostamanit. Pas 6 vjet\u00ebsh sh\u00ebrbimi ai em\u00ebrohet Drejtor i shkoll\u00ebs fillore n\u00eb Bolli dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb post q\u00ebndron deri n\u00eb vitin 1923 ku thot\u00eb se u ktheva n\u00eb Atdheun tim dhe punova si m\u00ebsues feje dhe detyr\u00ebn e mbajta deri n\u00eb shembjen e regjimit barbar Jugosllav. Gjithashtu thot\u00eb se \u201cdin\u00eb mir\u00eb me shkrua e me k\u00ebndue gjuh\u00ebn amtare (Shqipen).<\/p>\n<p>\u201cTash q\u00eb lumnisht q\u00eb vendi im u bashkue me N\u00ebn\u00ebn Shqipni, d\u00ebshiroj t\u00eb emnohem m\u00ebsues besimi n\u00eb shkoll\u00ebn e Tuinit e Dolencit&#8230; Me nderime Azem Dalipi\u201d. Lutja biografike si duket \u00ebsht\u00eb shkruar nga m\u00ebsuesi i mir\u00ebnjohur Petref Therrepela, m\u00ebsues nga Shqip\u00ebria, ngase me ndihm\u00ebn dhe rekomandimin e tij ai em\u00ebrohet m\u00ebsues feje n\u00eb Tuhin dhe Dolenc\u00eb.<\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr m\u00ebsimbesim ishte e madhe tek elementi ortodoks. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese kuptojm\u00eb se si Kryesia e Ylemave i drejtohet Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin e m\u00ebsuesve t\u00eb m\u00ebsimbesimit ortodoks. K\u00ebrkesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ishin n\u00eb Tetove, Dib\u00ebr e, sidomos, n\u00eb fshatrat e Rek\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme dhe n\u00eb prefektur\u00ebn e Prizrenit. Edhe pse pagesa ishte 150 franga shqiptare, p\u00ebrs\u00ebri kuad\u00ebr nuk mund t\u00eb gjendej. N\u00eb Tetov\u00eb em\u00ebrohet Dimitri Risto nga ky qytet, i cili thuhet se e \u201czot\u00ebron gjuh\u00ebn shqipe\u201d. (13)<\/p>\n<p>M\u00ebsimbesimi n\u00eb shkollat shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ishte n\u00eb funksion t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb formimit moral e qytetar t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p><strong>Referencat<\/strong>:<br \/>\n1. Avzi Mustafa, Figura mesuesish shqiptar 1, BKSH, Tetove,1995, f..3-4.<br \/>\n2. K\u00ebt\u00eb dokument e ka ruajtur pishtari i arsimit shqip Vlash Gjelaj i ardhur nga Obodi i Shkodr\u00ebs q\u00eb punoi n\u00eb Maqedoni dhe Kosov\u00eb.<br \/>\n3. Shih: Ernest Koliqi, Tregtar flamujsh, botoi Nd\u00ebrmarrja botuese, \u201cGjon Buzuku\u201d, Prishtin\u00eb, 1991, f, 5.<br \/>\n4. Abdullah Vokrri, Shkolla dhe arsimi n\u00eb an\u00ebn e Llapit (1878-1944), f. 92.<br \/>\n5. Mehmedali Hoxha dhe Isen Kaloshi i pari ishte nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb Normalen e Prishtin\u00ebs, kurse i dyti m\u00ebsues n\u00eb k\u00ebto shkolla.<br \/>\n6. Abdylazis Veseli, Shkollat dhe arsimi shqip n\u00eb Maqedoni gjat\u00eb periudh\u00ebs 1941-1944, Tetov\u00eb, 2000,f. 95.<br \/>\n7. Tokat e Liruara 1941-1944, p\u00ebrmbledhje dokumentesh, p\u00ebrmbledhur nga Qerim Lita, botoi Logos_A, Shkup, 2016. f. 149 (dok. nr. 662).<br \/>\n8. Shiko d\u00ebftesat shkollore q\u00eb kjo l\u00ebnd\u00eb radhitet pas sjelljes.<br \/>\n9. AQSH, Qarkore, q\u00eb mban nr. 447, Kryesia e K\u00ebshillit t\u2019Ylemave t\u00eb Komitetit Mysliman.<br \/>\n10. AQSH, F. 814, D. 14. Fl. 7. Dok. 195\/942.<br \/>\n11. AQSH f. 195 v. 1942 d. 263, n. 8<br \/>\n12. AQSH, F.dok. 668 t\u00eb dat\u00ebs 28. 07. 1942.<br \/>\n13. AQSH. F. 195: V. 1942. D. 296. FL: 29111.<\/p>\n<p><em>Marr\u00eb nga Nacional<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 89-vjetorit t\u00eb hapjes s\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Tokat e Liruara Me rastin e fi llimit t\u00eb vitit shkollor, Ministri i Arsimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare, Ernest Koliqi l\u00ebshon nj\u00eb qarkore me 25. 10. 1941, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhet: \u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb themelohet shkolla jasht\u00eb kufi jve t\u00eb vjet\u00ebr shtet\u00ebror, t\u00eb cilat n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62470,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-62469","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Me rastin e 89-vjetorit t\u00eb hapjes s\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Tokat e Liruara Me rastin e fi llimit t\u00eb vitit shkollor, Ministri i Arsimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare, Ernest Koliqi l\u00ebshon nj\u00eb qarkore me 25. 10. 1941, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhet: \u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb themelohet shkolla jasht\u00eb kufi jve t\u00eb vjet\u00ebr shtet\u00ebror, t\u00eb cilat n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-31T11:26:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-12-31T11:30:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944\",\"datePublished\":\"2020-12-31T11:26:17+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-31T11:30:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/\"},\"wordCount\":4346,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/\",\"name\":\"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg\",\"datePublished\":\"2020-12-31T11:26:17+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-31T11:30:27+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg\",\"width\":700,\"height\":450,\"caption\":\"Shkollat shqipe 1941-44\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Me rastin e 89-vjetorit t\u00eb hapjes s\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Tokat e Liruara Me rastin e fi llimit t\u00eb vitit shkollor, Ministri i Arsimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare, Ernest Koliqi l\u00ebshon nj\u00eb qarkore me 25. 10. 1941, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhet: \u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb themelohet shkolla jasht\u00eb kufi jve t\u00eb vjet\u00ebr shtet\u00ebror, t\u00eb cilat n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2020-12-31T11:26:17+00:00","article_modified_time":"2020-12-31T11:30:27+00:00","og_image":[{"width":700,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944","datePublished":"2020-12-31T11:26:17+00:00","dateModified":"2020-12-31T11:30:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/"},"wordCount":4346,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/","name":"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg","datePublished":"2020-12-31T11:26:17+00:00","dateModified":"2020-12-31T11:30:27+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/shkollat-shqipe-1941-44.jpg","width":700,"height":450,"caption":"Shkollat shqipe 1941-44"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-funksionoi-arsimi-ne-shqiperine-etnike-gjate-viteve-1941-1944\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SI FUNKSIONOI ARSIMI N\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE GJAT\u00cb VITEVE 1941-1944"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62469"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62469\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62473,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62469\/revisions\/62473"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62470"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}