{"id":62496,"date":"2021-01-01T11:17:48","date_gmt":"2021-01-01T10:17:48","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=62496"},"modified":"2021-01-01T11:17:48","modified_gmt":"2021-01-01T10:17:48","slug":"disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/","title":{"rendered":"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Vepra Blloshmit dhe Lek\u00ebs i bashkohet humanizmit europian<\/p><\/blockquote>\n<p>\u201c<em>Poet\u00ebt e Librazhdit kan\u00eb tash 30 e ca vjet q\u00eb e dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00ebm 16 vjet q\u00eb u dihet varri. D\u00ebshmor\u00ebt e \u00e7do kohe, e pra, poet\u00ebt d\u00ebshmor\u00eb apo d\u00ebshmor\u00ebt poet\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm e t\u00eb pavler\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e atdheut dhe t\u00eb vet\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare<\/em>.\u201d<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Bujar Laskaj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/bujar-laskaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Nga <strong>Bujar Leskaj<\/strong><\/p>\n<p>Kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb tij artiste, Lumes, i d\u00ebrgon nj\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb Francis Carco: \u201cA \u00ebsht\u00eb i vdekur, apo i gjall\u00eb\/ Ai q\u00eb sjell er\u00ebn? Ai na ka folur shpesh Duke ardhur bashk\u00eb me er\u00ebn Dhe ne e d\u00ebgjonim shpesh \u00cbsht\u00eb i vdekur, apo i gjall\u00eb ai q\u00eb sjell er\u00ebn?\u201d fq.189.V.I. Kjo njihet si letra e fundit q\u00eb i d\u00ebrgoi piktores dhe simbolika i bashkohet qart\u00eb asaj parandjenje t\u00eb pareshtur se ai s\u2019do t\u00eb ishte m\u00eb n\u00eb jet\u00eb. D\u00ebnimi, \u201chelmi estetik\u201d n\u00eb hetuesi \u201cN\u00eb k\u00ebto blloqe, ka sh\u00ebnime t\u00eb ndryshme n\u00eb form\u00eb proverbash, fj al\u00eb dhe shprehje t\u00eb ndryshme t\u00eb mbledhura andej dhe k\u00ebndej, t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja\u201d. f.186.V.2. Dhe M. Xhaxhiu duket sikur mezi ka pritur ta b\u00ebj\u00eb aktekspertiz\u00ebn. Naivi duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb xheloz me kultur\u00ebn e Blloshmit, sepse pa asnj\u00eb argument t\u00eb fort\u00eb shkencor akuzon me fj al\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme q\u00eb i duhen nj\u00eb gjyqi komunist p\u00ebr ta d\u00ebnuar poetin. \u201cpoezit\u00eb fl asin qart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tendenc\u00eb nihiliste, pesimiste, fl asin p\u00ebr m\u00ebrzitjen, p\u00ebr vdekjen, mohojn\u00eb jet\u00ebn, shkruan ai, dhe s\u00eb fundi shkruan idiot\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb rrafshin estetik, q\u00eb \u201cpoezit\u00eb e Blloshmit mohojn\u00eb kuptimin e pun\u00ebs s\u00eb dobishme\u201d. (Po aty).<\/p>\n<p>Xhaxhiu duhet t\u00eb jet\u00eb mahnitur nga antologjia e poezis\u00eb fr\u00ebnge q\u00eb kishte Vilsoni, por mezi ka pritur rastin ta quaj fajtor edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u201cVjershat n\u00eb fr\u00ebngjisht jan\u00eb t\u00eb autor\u00ebve dekadent\u00eb, regresiv\u00eb, pesimist\u00eb, reaksionar\u00eb\u201d, thoshte ai dhe justifikohej se n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste \u201cnga k\u00ebta autor\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer asgj\u00eb, sepse kan\u00eb p\u00ebrmbajtje reaksionare\u201d (Po aty). T\u00eb lexosh vepr\u00ebn e Vilsonit, kupton motivin pse shteti, udh\u00ebheq\u00ebsit dhe komunist\u00ebt e k\u00ebtij shteti e pat\u00ebn n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr Vilsonin. Ai ishte nj\u00eb diell q\u00eb u vriste syt\u00eb, nuk i linte t\u00eb qet\u00eb t\u00eb punonin n\u00eb nat\u00ebn e zez\u00eb. \u201cSaharaja\u201d edhe me nat\u00ebn nuk shkon mir\u00eb\u201d, shkruante poeti. Ajo q\u00eb t\u00eb le pa mend, \u00ebsht\u00eb cinizmi me t\u00eb cil\u00ebn, jo policia e shtetit, por vet\u00eb shkrimtar\u00ebt e \u00e7uan Vilson Blloshmin drejt vdekjes. Gjuha e tyre n\u00eb aktekspertiz\u00ebn q\u00eb i b\u00ebn\u00eb \u201cSaharas\u00eb\u201d ishte e nj\u00ebjt\u00eb, kopje t\u00eb nj\u00ebri tjetrit, ishte gjuha e k\u00ebrkuar, helmi i gatsh\u00ebm q\u00eb ua kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Sigurimi. Edhe \u201ceksperti letrar\u201d, K. Petriti thot\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fj al\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVjersha ka frym\u00eb pesimiste, nihiliste, ka p\u00ebrmbajtje reaksionare\u201d. Fq. 190.V.II. E nj\u00ebjta gjuh\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga shkrimtarja Diana \u00c7uli. K\u00ebta t\u00eb tre ishin bresh\u00ebria e par\u00eb e plumbave q\u00eb ran\u00eb mbi shkrimtarin, p\u00ebrpara plumbit m\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb i mori jet\u00ebn. M\u00ebnyra se si po nd\u00ebshkoheshin poet\u00ebt Vilson Blloshmi dhe Genc Leka na \u00e7on drejt zgjidhjes s\u00eb \u201cenigm\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs shqiptare\u201d, ku ka nisur t\u00eb na drejtoj sakt studiuesi i njohur Sabri Hamiti. N\u00eb librin e tij \u201cAlbanizma\u201d, n\u00eb kapitullin \u201cDiaspora shqiptare\u201d, fq. 43, Sabri Hamiti, pasi hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi krijuesit e diaspor\u00ebs dhe rr\u00ebfen momentin e ndritur kur krijuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb shqiptar\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb jetojn\u00eb e krijojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00ebher\u00ebsh na tregon dhe fatkobin ton\u00eb duke shkruar se: \u201cMir\u00ebpo Shqip\u00ebria nacionale e shekullit t\u00eb 20-t\u00eb mbeti e ndar\u00eb, e p\u00ebrgjysmuar, dhe ky p\u00ebrgjysmim (duke prodhuar karaktere ekstreme, apo eg\u00ebrsimin e kthyer n\u00eb vullnet t\u00eb \u00e7elikt\u00eb pushtetor), b\u00ebri q\u00eb toka shqiptare t\u00eb mos jet\u00eb ambjent i p\u00ebrshtatshm\u00ebm p\u00ebr shkrimtar\u00ebt dhe dijetar\u00ebt e vet t\u00eb m\u00ebdhenj.\u201d<\/p>\n<p>Pasi rr\u00ebfen se n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme Shqip\u00ebria kthehet n\u00eb nj\u00eb shtet ideologjik \u201cp\u00ebr t\u00eb prodhuar karikatur\u00ebn e fuqis\u00eb s\u00eb pushtetit q\u00eb p\u00ebrfundon me dhun\u00eb, n\u00eb shpikje kund\u00ebrshtar\u00ebsh t\u00eb brendshm\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb kund\u00ebrshtohen, madje t\u00eb likuidohen\u2026.!\u201d, Sabri Hamiti ka parashtruar pyetjet e hidhura: \u201cPse, pra, u p\u00ebrjashtua Fishta, kur qe b\u00ebr\u00eb vet\u00eb ai nj\u00eb institucion kultural nacional; Pse erdhi, veproi dhe u arratis Fan Noli, kur \u00ebnd\u00ebrroi Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrparuar; Pse s\u2019u kthye p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb Faik Konica, ndoshta intelektuali m\u00eb i madh i shekullit. Ku mbaroi i fundit i Frash\u00ebrve, Mithat Frash\u00ebri, q\u00eb krijoi nj\u00eb bibliotek\u00eb nacionale, pasi erdhi nga Stambolli; Pse mbeti jasht\u00eb Asdreni, q\u00eb inaguroi kalimin n\u00eb let\u00ebrsi moderne shqiptare; Pse nuk u kthye p\u00ebrjet\u00eb Andon Zako \u00c7ajupi q\u00eb k\u00ebndoi e vajtoi Shqip\u00ebrin\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Vilson Blloshmi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/vilson-blloshmi.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ku Sabri Hamiti i ndal k\u00ebto pyetje t\u00eb hidhura, un\u00eb do t\u00eb shtoja nj\u00eb tjet\u00ebr pyetje t\u00eb hidhur: Pse u vran\u00eb poet\u00ebt Blloshmi e Leka? Nuk \u00ebsht\u00eb fj ala q\u00eb t\u2019ia jap un\u00eb p\u00ebrgjigjen e plot\u00eb, por b\u00ebhet fjal\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb te enigma dhe misteret e zgjidhjes s\u00eb saj q\u00eb ka p\u00ebrgatitur m\u00eb par\u00eb Sabri Hamiti, sepse t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrgjigje dhe hipoteza p\u00ebrskaj k\u00ebsaj enigme na zgjidhin edhe enigm\u00ebn e nd\u00ebshkimit t\u00eb dy poet\u00ebve n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re. \u201cApo mos paq\u00ebndrueshm\u00ebria e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb moskuptim, mosp\u00eblqim edhe personal, nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb \u00ebndrr\u00ebs nacionale e politike me Shqip\u00ebrin\u00eb reale t\u00eb detit dhe t\u00eb dheut\u201d, aludon S. Hamiti.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa ne nuk do t\u00eb vendosim t\u00eb zbulojm\u00eb krijimtarin\u00eb e intelektual\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrmendur, p\u00ebrderisa ne ende nuk do ta njohim at\u00eb, kjo enigm\u00eb n\u00eb der\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs ka trokitur studiuesi Sabri Hamiti, do t\u00eb na mundoj\u00eb, por edhe do t\u00eb na l\u00ebndoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ndaj un\u00eb vazhdoj t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb t\u2019u kthehemi k\u00ebtyre veprave, t\u2019u referohemi atyre n\u00eb t\u00eb gjitha shprehimit\u00eb letrare dhe estetike, nacionale dhe historike, me q\u00ebllim q\u00eb mosdurimi dhe p\u00ebrjashtimi i t\u00eb m\u00ebdhenj\u00ebve nga Shqip\u00ebria t\u00eb mos ndodh edhe m\u00eb von\u00eb, ashtu si\u00e7 ka ndodhur me Ernest Koliqin, Mitrush Kutelin, Ethem Haxhiademin, Lasgush Poradecin, Anton Pashkun e Selman Riz\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 pohon studiuesi Hamiti \u201cmor\u00ebn arratin\u00eb e jashtme, apo izolimin e brendsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuaje atdhen\u00eb edhe kur t\u00eb vret\u201d, shkroi me dhemshuri Mitrush Kuteli n\u00eb testamentin e vet. \u201cMos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb fenomeni nuk ka mbaruar as me Bilal Xhaferin dhe Ismail Kadaren\u00eb\u201d, thekson Hamiti n\u00eb librin e tij \u201cAlbanizma\u201d. Dhe un\u00eb do t\u00eb shtoja q\u00eb, t\u00eb mos harrojn\u00eb se ky fenomen ka ndodhur jo rrall\u00eb her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb krimeve komuniste ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb p\u00ebrhershme me q\u00ebndres\u00ebn antikomuniste komb\u00ebtare, e cila m\u00eb s\u00eb shumti shprehej n\u00ebp\u00ebrmjet intelektualit, krijuesit, t\u00eb cilit si\u00e7 e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, atij edhe i pritej m\u00eb par\u00eb koka.<\/p>\n<p>Ndaj e kam theksuar dhe e them, p\u00ebrfshi s\u00eb fundi edhe pozicionin tim si politikan se nuk ka Kujtes\u00eb Historike, pa dekomunistizimin e saj. K\u00ebtij \u201cudh\u00ebtimi\u201d n\u00eb vepr\u00ebn e Vilson Bloshmit dhe Genc Lek\u00ebs, desha t\u2019i m\u00ebshoja me nj\u00eb nj\u00eb indikacion m\u00eb konkret dhe t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb auditor, pra: Nuk ka Kujtes\u00eb Historike, pa dekomunistizimin e saj N\u00eb vitet \u201890 n\u00eb Shqip\u00ebri u p\u00ebrmbys diktatura komuniste, p\u00ebr t\u2019u vendosur nj\u00eb shoq\u00ebri e lir\u00eb demokratike mb\u00ebshtetur n\u00eb: 1) shtetin ligjor demokratik 2) ekonomin\u00eb e tregut t\u00eb lir\u00eb Kjo e dyta duket e realizuar 100%, por sesi dhe n\u00eb dobi t\u00eb kujt u realizua mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb, megjithat\u00eb tranzicioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb p\u00ebrfundoi. Po a ka p\u00ebrfunduar ky tranzicion n\u00eb drejtim t\u00eb vendosjes dhe konsolidimit t\u00eb demokracis\u00eb? Druaj se kemi patur sukses&#8230; Ngjarjet e \u201997-\u00ebs, privatizimet korruptive, p\u00ebrq\u00ebndrimi i monopoleve, fuqizimi i njer\u00ebzve t\u00eb nomenklatur\u00ebs komuniste jan\u00eb tregues jo pozitiv p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Krimet e komunizmit duhet t\u00eb studiohen nga Instituti i Kujtes\u00ebs Historike n\u00eb baz\u00eb t\u00eb programeve k\u00ebrkimore shkencore me studime reale e t\u00eb mir\u00ebfi llta t\u00eb mb\u00ebshtetura mbi dokumenta historike t\u00eb arkivave tona t\u00eb ish\u2013Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, ish-Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb diktatur\u00ebs. Dekomunistizimi realizohet kur historia t\u00eb rishkruhet duke denoncuar publikisht krimet e komunizmit, metodat, zbatuesit e krimeve n\u00ebp\u00ebrmjet fakteve, shifrave, veprimeve t\u00eb dhunimit t\u00eb ligjit q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij procesi, demaskimi e d\u00ebnimi nj\u00ebkoh\u00ebsisht ne luftojm\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e nostalgjis\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb edhe sot t\u00eb metodave e mjeteve propagandistike t\u00eb regjimit t\u00eb djesh\u00ebm antikomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Duke ditur k\u00ebto krime, mbi nj\u00eb kujtes\u00eb solide historike ne do t\u00eb konsolidojm\u00eb t\u00eb ardhmen demokratike q\u00eb nis\u00ebm n\u00eb vitin \u201990, ne do t\u00eb shmangim ide, metoda t\u00eb vjetra pse jo dhe individ\u00eb q\u00eb nuk ndryshojn\u00eb dot dhe deformojn\u00eb zhvillimet e koh\u00ebs, zhvillimet e sotme dhe t\u00eb ardhme. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se krimet komuniste kan\u00eb patur nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb t\u00eb fort\u00eb antikomuniste. Duhet studiuar kjo simbioz\u00eb fatale e zhvillimeve nga vitet 1940-1990 n\u00eb Shqip\u00ebri: Krimet komuniste ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve \u2013 n\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb p\u00ebrhershme me q\u00ebndres\u00ebn antikomuniste komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mithat Frash\u00ebri na m\u00ebson se: \u201cElita intelektuale p\u00ebrfaq\u00ebson jo vet\u00ebm pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb vlefshme t\u00eb nj\u00eb kombi, por \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr ide, p\u00ebr gjykim, p\u00ebr kultur\u00eb, p\u00ebr jet\u00ebn kulturore dhe tendencat historike, p\u00ebr besim dhe fi lozofi . Popujt zgjohen, iluminohen, qytet\u00ebrohen vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb ideve fi lozofi ke dhe politike\u201d. Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb komb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrg\u00ebzuar Qendra e Studimeve Albanologjike q\u00eb po zhvillon veprimtari n\u00eb k\u00ebt\u00eb fi ll demokratik komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ne sot kemi nevoj\u00eb p\u00ebr demokratizim p\u00ebrmes dekomunistizimit. Giovani Sartori n\u00eb vepr\u00ebn e vet madhore \u201cTeoria e Demokracis\u00eb\u201d, duke trajtuar problemin e formimit t\u00eb opinionit thekson: Lidhja midis opinionit publik dhe demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb konstituive: I pari \u00ebsht\u00eb baza em\u00ebrore dhe vepruese e s\u00eb dyt\u00ebs. Opinioni publik s\u2019\u00ebsht\u00eb di\u00e7ka \u201ce lindur\u201d: Ai \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsia e pik\u00ebpamjeve t\u00eb p\u00ebrhapura (opinioneve) q\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb me fl ukset e informacionit.<\/p>\n<p>Proceset e formimit t\u00eb opinioneve zhvillohen sipas tri modaliteteve: R\u00ebnie n\u00eb form\u00eb kaskave prej elitave posht\u00eb; Zierje nga baza p\u00ebrpjet\u00eb; Identifi kim me grupet e referimit. Zbritja dhe p\u00ebrhapja e opinioneve prej elitave vizatohet mir\u00eb nga modeli i kaskad\u00ebs i Karl Doj\u00e7it. Te Doj\u00e7i nivelet, apo depozitat e kaskad\u00ebs jan\u00eb pes\u00eb: Vaska ku qarkullojn\u00eb idet\u00eb e elitave ekonomike e shoq\u00ebrore, Ajo ku takohen e p\u00ebrplasen elitat politike e qeveritare. Rrjeti i komunikacionit masiv dhe kryesisht personeli q\u00eb transmeton e p\u00ebrhap mesazhet, \u201cLider\u00ebt e opinionit\u201d n\u00eb nivel lokal Vaska e madhe e publikut. Pra, n\u00eb fund, gjith\u00e7ka derdhet n\u00eb demos, n\u00eb rezervuarin e publikut masiv. Gj\u00ebja themelore e modelit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzierja e vazhdueshme.<\/p>\n<p>Brenda \u00e7do rezervuari ka opinione dhe interesa q\u00eb s\u2019pajtohen, kanalet e komunikimit jan\u00eb t\u00eb shumta e polifonike. L\u00ebvizja rezultante e kaskad\u00ebs \u00ebsht\u00eb zbrit\u00ebse. P\u00ebrhapja e opinioneve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb shkak dhe as nuk \u00ebsht\u00eb linear. Brenda \u00e7do niveli,<br \/>\nprocesi, \u00e7do vaske proceset e nd\u00ebrveprimit jan\u00eb horizontale: ndikuesit kund\u00ebr ndikueseve, transmetuesit kund\u00ebr transmetuesve, burimet kund\u00ebr burimeve.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, gjat\u00eb \u00e7do kalimi nga nj\u00eb nivel n\u00eb tjetrin nd\u00ebrhyjn\u00eb faktor\u00eb t\u00eb rinj: \u00e7do her\u00eb rinis nj\u00eb cik\u00ebl i plot\u00eb q\u00eb p\u00ebrzien gjith\u00e7ka dhe duke p\u00ebrzier b\u00ebn modifi kime. Pra, shihet qart\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, opinioni publik dhe ngjizja e k\u00ebtij opinioni ka nevoj\u00eb p\u00ebr mendimin e kualifi kuar akademik, mendimi demokratik i t\u00eb cil\u00ebve (integruar natyrsh\u00ebm nga Qendra e Studimeve Albanologjike), do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb dhe \u00e7el ide e shtigje t\u00eb reja n\u00eb demokratizimin e vendit p\u00ebrmes dekomunistizimit, vendosjes s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit mbi baza shkencore e kulturore komb\u00ebtare. Ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se megjith\u00ebse partit\u00eb politike n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb ekstroverse (t\u00eb hapura), politikan\u00ebt shqiptar\u00eb si individ jan\u00eb introverse (t\u00eb mbyllura), t\u00eb prirur t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb manovrojn\u00eb brenda nj\u00eb bote t\u00eb mbyllur t\u00eb loj\u00ebs s\u00eb pushtetit. Pra, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb ndihmohen nga ju, t\u00eb nderuar akademik\u00eb, p\u00ebr t\u2019a iluminuar e p\u00ebrshpejtuar procesin e dekomunistizimit.<\/p>\n<p>Konferenca si kjo e sotmja, t\u00eb k\u00ebtij institucioni prestigjioz akademik jan\u00eb dobiprur\u00ebse edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. N\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb viti kam theksuar: Ne sot, t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb guxim t\u00eb munguar dje, m\u00eb s\u00eb pari duhet t\u00eb nderojm\u00eb ata q\u00eb i shkaktuan frik\u00eb diktatur\u00ebs me pun\u00ebn, jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tyre. Zhvillimet historike na m\u00ebsojn\u00eb se shtetet totalitare bien, por poet\u00ebt mbesin; jeta dhe vargu i tyre jan\u00eb monumenti m\u00eb i p\u00ebrkryer i thelbit t\u00eb njeriut, jan\u00eb d\u00ebshmitari i p\u00ebrjetsh\u00ebm i triumfi t t\u00eb liris\u00eb mbi tiranin\u00eb. E pik\u00ebrisht k\u00ebto vlera, t\u00eb prodhuara n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs dhe t\u00eb kuptuara gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, sot i b\u00ebjn\u00eb poet\u00ebt martir\u00eb d\u00ebshmor\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nd\u00ebrgjegjes s\u00eb humbur dhe t\u00eb ruajtjes s\u00eb karakterit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ata e kan\u00eb vendin n\u00eb altarin e kombit. Altari \u00ebsht\u00eb apo, m\u00eb sakt\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb i preksh\u00ebm, i vizituesh\u00ebm, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt e Kombit. Ky altar, pra Varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kombit kan\u00eb vite e vite q\u00eb presin d\u00ebshmor\u00ebt e rinj t\u00eb Atdheut t\u00eb rreshtohen krahas atyre t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, t\u00eb vler\u00ebsuar nga t\u00eb gjith\u00eb. Dhe poet\u00ebt e Librazhdit kan\u00eb tash 30 e ca vjet q\u00eb e dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00ebm 16 vjet q\u00eb u dihet varri. D\u00ebshmor\u00ebt e \u00e7do kohe, e pra, poet\u00ebt d\u00ebshmor\u00eb apo d\u00ebshmor\u00ebt poet\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm e t\u00eb pavler\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e atdheut dhe t\u00eb vet\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Rishkrimi i domosdosh\u00ebm i historis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht asaj t\u00eb k\u00ebtij 70-vjetori, larg \u00e7do pasioni politik, larg \u00e7do demagogjie, duhet t\u00eb b\u00ebhet me akte konkrete dhe pik\u00ebrisht ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb akt nderimi moralo-politik, p\u00ebr ata q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr liri, duke kund\u00ebrshtuar diktatur\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs, ashtu si qindra djem dhe vajza idealiste q\u00eb ran\u00eb kund\u00ebr fashizmit gjat\u00eb Luft \u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e t\u00eb nderuar nga t\u00eb gjith\u00eb ne sot. K\u00ebta d\u00ebshmor\u00eb poet\u00eb ishin disident\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb frike dhe terrori dhe treguan krenari e dinjitet, duke e paguar dinjitetin dhe antikomunizmin q\u00eb treguan me \u00e7mimin e jet\u00ebs s\u00eb tyre, kur ne t\u00eb tjer\u00ebt, m\u00eb e pakta, ishim kok\u00eb ulur a indiferent ndaj saj.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, p\u00ebr Atdheun, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Trifon Xhagjika, Havzi Nela dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb do t\u00eb dokumentohen nga historia, morali dhe politika, m\u00eb mir\u00eb se kurr\u00eb p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb Institutit t\u00eb Kujtes\u00ebs Historike, q\u00eb ne duhet dhe do ta ngrem\u00eb, si detyrim moral, ligjor dhe politik p\u00ebr \u201cdekomunistizimin\u201d e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, larg \u00e7do fryme revanshi.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e bashkuar edhe me detyrimet p\u00ebr integrimin evropian q\u00eb ne aspirojm\u00eb, t\u00eb shprehur p\u00ebrmes deklarat\u00ebs s\u00eb janarit 2006 t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet rezolutes 1481.<\/p>\n<p>Si diktatura totalitare dje, por edhe periudha e turbullt dhe shpeshher\u00eb e pasqaruar e postkomunizmit, ca nga amullia dhe ca nga mungesa e vullnetit politik, e kan\u00eb ngadal\u00ebsuar piedestalin e k\u00ebtyre martir\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shpirtit ton\u00eb demokratik, piedestal, i cili, p\u00ebr fatin e tyre tragjik dhe heroik nj\u00ebher\u00ebsh, kaloi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb krenarie dhe formimi komb\u00ebtar demokrat, t\u00eb ngritur, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, edhe nga plumbi e litari q\u00eb diktatura rezervoi p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Izet Shehu ka cituar: Her\u00ebt a von\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb dekomunistizohet dhe do t\u00eb pastrohet nga ferrat e s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr. Pa hezitim e mb\u00ebshtes propozimin e zotit Bujar Leskaj, q\u00eb poet\u00ebt e pushkatuar Blloshmi e Leka t\u00eb vendosen n\u00eb Altarin e Nderit t\u00eb Kombit, t\u00eb shpallen d\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Atdheut dhe eshtrat e tyre t\u00eb prehen t\u00eb qet\u00eb atje ku e meritojn\u00eb. Shpreh besimin tim se k\u00ebt\u00eb propozim do t\u00eb mb\u00ebshtesin edhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Duke nderuar e vler\u00ebsuar k\u00ebta dy poet\u00eb t\u00eb martirizuar me k\u00ebng\u00eb n\u00eb goj\u00eb, ne nderojm\u00eb dhe vler\u00ebsojm\u00eb lirin\u00eb e shenjt\u00eb t\u00eb fj al\u00ebs, mbajm\u00eb t\u00eb gjall\u00eb kujtes\u00ebn komb\u00ebtare, sepse nj\u00eb popull pa kujtes\u00eb, s\u2019ka t\u00eb ardhme. Ndaj un\u00eb e kam theksuar dhe e theksoj edhe nj\u00ebher\u00eb se; n\u00eb aspirat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb bot\u00ebn demokratike, ne p\u00ebrpos d\u00ebshmive t\u00eb r\u00ebnda dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb thella, duhet t\u00eb tregojm\u00eb letrat e fi snik\u00ebris\u00eb dhe, s\u00eb pari, at\u00eb t\u00eb disidenc\u00ebs antikomuniste, t\u00eb prodhuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga heronjt\u00eb dhe poet\u00ebt e koh\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vepra Blloshmit dhe Lek\u00ebs i bashkohet humanizmit europian \u201cPoet\u00ebt e Librazhdit kan\u00eb tash 30 e ca vjet q\u00eb e dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00ebm 16 vjet q\u00eb u dihet varri. D\u00ebshmor\u00ebt e \u00e7do kohe, e pra, poet\u00ebt d\u00ebshmor\u00eb apo d\u00ebshmor\u00ebt poet\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm e t\u00eb pavler\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e atdheut [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62497,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-62496","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vepra Blloshmit dhe Lek\u00ebs i bashkohet humanizmit europian \u201cPoet\u00ebt e Librazhdit kan\u00eb tash 30 e ca vjet q\u00eb e dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00ebm 16 vjet q\u00eb u dihet varri. D\u00ebshmor\u00ebt e \u00e7do kohe, e pra, poet\u00ebt d\u00ebshmor\u00eb apo d\u00ebshmor\u00ebt poet\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm e t\u00eb pavler\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e atdheut [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-01T10:17:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"510\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik\",\"datePublished\":\"2021-01-01T10:17:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/\"},\"wordCount\":3026,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/\",\"name\":\"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-01T10:17:48+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg\",\"width\":600,\"height\":510,\"caption\":\"Vilson Blloshmi - ushtar\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Vepra Blloshmit dhe Lek\u00ebs i bashkohet humanizmit europian \u201cPoet\u00ebt e Librazhdit kan\u00eb tash 30 e ca vjet q\u00eb e dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00ebm 16 vjet q\u00eb u dihet varri. D\u00ebshmor\u00ebt e \u00e7do kohe, e pra, poet\u00ebt d\u00ebshmor\u00eb apo d\u00ebshmor\u00ebt poet\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm e t\u00eb pavler\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e atdheut [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-01-01T10:17:48+00:00","og_image":[{"width":600,"height":510,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik","datePublished":"2021-01-01T10:17:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/"},"wordCount":3026,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/","name":"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg","datePublished":"2021-01-01T10:17:48+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/vilson-blloshmi-ushtar.jpg","width":600,"height":510,"caption":"Vilson Blloshmi - ushtar"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disidenca-e-fuqishme-e-vilson-blloshmit-pare-ne-ndertekstin-poetik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Disidenca e fuqishme e Vilson Blloshmit, par\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtekstin poetik"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62496"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62496\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62498,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62496\/revisions\/62498"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}