{"id":62560,"date":"2021-01-04T07:13:38","date_gmt":"2021-01-04T06:13:38","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=62560"},"modified":"2021-01-04T07:13:38","modified_gmt":"2021-01-04T06:13:38","slug":"personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/","title":{"rendered":"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE &#8211; PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>&#8211; Dashuria e atdheut, dashuria e librave dhe dashuria e shkrimit m\u2019u b\u00ebn\u00eb arsye dhe principe jete.<\/p>\n<p>&#8211; Kam pasur armiq t\u00eb gjuh\u00ebs sime&#8230; K\u00ebta armiq qen\u00eb ose armiq t\u00eb atdheut, ose t\u00eb idealit, dhe armiq\u00ebsia e tyre kund\u00ebr meje ishte vet\u00ebm nj\u00eb pretekst absurd p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur kalb\u00ebsirat ose ferrat dhe drizat e shpirtit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb 1984, presidenti i SHBA-ve, Ronald Regan, i ndau prof. dr. Isuf Luzajt medaljen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit \u201cPROFESOR I AMERIK\u00cbS\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Sinan Gashi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/sinan-gashi2.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Nga <strong>Sinan GASHI<\/strong><\/p>\n<p>Fati jet\u00ebsor i njeriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mister n\u00eb vet. Vjen n\u00eb jeta ai, me t\u00eb qarat e zakonshme, sikur i frikohet k\u00ebtyre hap\u00ebsirave t\u00eb paana dhe t\u00eb panjohura, dhe pastaj gradualisht p\u00ebrballet e kacafytet me dallg\u00ebt e jet\u00ebs, t\u00eb cilat varet nga cila kahe fryjn\u00eb dhe sa e kan\u00eb lart\u00ebsin\u00eb. Dhe, ndodh\u00eb q\u00eb, njeriu t\u00eb p\u00ebrp\u00eblitet sa andej-k\u00ebndej, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbijetuar e, n\u00eb raste, mu ato val\u00ebvitje e shpijn\u00eb n\u00eb brigjet e shpres\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb k\u00ebrkuar kaher\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu disi ngjason jeta e nj\u00eb intelektuali t\u00eb shquar shqiptar, i nj\u00eb krijuesi, studiuesi e filozofi t\u00eb rrall\u00eb, jo vet\u00ebm te shqiptar\u00ebt, p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur jet\u00ebn fizike me nj\u00eb pasuri tejet t\u00eb madhe dijesh, t\u00eb l\u00ebna n\u00eb form\u00eb shkrimi, n\u00eb m\u00eb se 100 v\u00ebllime.<br \/>\nGjithmon\u00eb duke u udh\u00ebhequr nga tri dashuri, q\u00eb nuk iu shqiten p\u00ebrjet\u00ebsisht: atdheu, libri dhe shkrimi, ai la nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb nj\u00eb mendjendrituri dhe karakteri t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr lakmi.<\/p>\n<h3><strong>Di\u00e7ka biografike<\/strong><\/h3>\n<p>Isuf Luzaj \u00ebsht\u00eb i lindur n\u00eb Kanin\u00ebn e Vlor\u00ebs, m\u00eb 21 shkurt 1913. Kjo dat\u00eb p\u00ebrafrohet me nj\u00eb distanc\u00eb tremujore me dat\u00ebn e madhe historike &#8211; ngritjes s\u00eb Flamurit n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkollimit fillor n\u00eb vendlindje, ai gjimnazin e shtetit p\u00ebr deg\u00ebn e m\u00ebsuesis\u00eb e kishte mbaruar n\u00eb Shkodr\u00ebn e kultur\u00ebs tradicionale. P\u00ebr ta pasuruar dijen m\u00eb tej, kishte m\u00ebsyr\u00eb djepin e kultur\u00ebs-Franc\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht ishte regjistruar n\u00eb Universitetin e Sorbon\u00ebs, n\u00eb vitin 1933, ku q\u00ebndroi deri m\u00eb 1935. rrethanat politike e desh\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb mos e mbaroi fakultetin, por t\u00eb kthehet n\u00eb atdhe, duke kryer pun\u00ebn e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb gjuh\u00ebs fr\u00ebnge n\u00eb Normalen e Elbasanit, n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs, n\u00eb Institutit tregtar t\u00eb Vlor\u00ebs e gjetiu.<\/p>\n<p>Ai do ta priste me pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb, m\u00eb 7 prill 1939, pushtuesin fashist n\u00eb Skel\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs. Kund\u00ebrshtit\u00eb e tij ndaj atij sistemi jan\u00eb edhe n\u00eb form\u00ebn tjet\u00ebr, duke e kund\u00ebrshtuar pun\u00ebn profesionale n\u00eb arsim, p\u00ebr \u00e7ka do t\u00eb p\u00ebrjetoi dhun\u00eb sistematike dhe n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. K\u00ebshtu, m\u00eb 10 prill 1939 ai drejtorit t\u00eb Institutit t\u00eb Vlor\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqjen nga detyra q\u00eb ushtronte. Arsyet, q\u00eb ai ia parashtroi m\u00eb pastaj edhe me shkrim, jan\u00eb: \u201cP\u00ebr arsye se agresioni italian ndaj popullit shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb okupacion ushtarak q\u00eb v\u00eb n\u00eb rob\u00ebri atdheun tim;(&#8230;) p\u00ebr arsye s\u00eb un\u00eb jam shqiptar e jo kolon n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs&#8230; P\u00ebr arsye se s\u2019ekziston shtet shqiptar, nuk pranoj t\u2019i m\u00ebsoj shqipen n\u00eb gjuh\u00ebn italiane nj\u00eb populli n\u00eb rob\u00ebri. Nuk i sh\u00ebrbej e s\u2019i betohem dot nj\u00eb mbreti t\u00eb huaj, nj\u00eb shteti t\u00eb huaj, nj\u00eb populli t\u00eb kolonizuar me an\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb brutale.\u201d<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtu nis\u00ebn pastaj d\u00ebrgimi dhunisht n\u00eb kuestur\u00ebn italiane, p\u00ebrjetimet e burgut t\u00eb Vlor\u00ebs, at\u00eb t\u00eb Barit, t\u00eb Ventotenes, t\u00eb Cortona d\u2019Arezzo-s. Mu p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb fati t\u00eb till\u00eb ai kishte p\u00ebrjetuar jet\u00ebn e p\u00ebrkohshme n\u00eb Itali, Austri, Argjentin\u00eb dhe s\u00eb fundi n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb burgimit t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb, ai kishte punuar me 57 t\u00eb burgosur ordiner\u00eb, moshash t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t;\u2019ua m\u00ebsuar shkrim-leximin dhe sado pak historin\u00eb komb\u00ebtare, duke pasur nj\u00eb sukses t\u00eb duksh\u00ebm. Ai bindet nga ajo pun\u00eb se t\u00eb k\u00ebqijat mes njer\u00ebzve dhe shqiptar\u00ebve gjithsesi vijn\u00eb nga injoranca, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aq shum\u00eb kishin investuar dashak\u00ebqijt\u00eb e k\u00ebtij kombi gjat\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Kudo t\u00eb vajti, n\u00eb rrethana tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda, e m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nj\u00eb intelektual t\u00eb atij rangu, ai mbeti i vetvetes, por edhe p\u00ebrkrah\u00ebs dhe edukator e moralist i dalluar. N\u00eb Bari, po e z\u00ebm\u00eb, ai ishte i burgosur me nj\u00eb grup nx\u00ebn\u00ebsish t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb Vlor\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i trajtonte edhe si f\u00ebmij\u00ebt e tij, por edhe si edukatori i tyre, duke u dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshilla p\u00ebr jet\u00ebn e sk\u00ebterr\u00ebs dhe p\u00ebrkujdesjen ndaj nj\u00ebri-tjetrit. P\u00ebr ato q\u00ebndrime t\u00eb pathyeshme ai p\u00ebson n\u00eb ve\u00e7anti nga t\u00eb tjer\u00ebt, por s\u00ebrish mbeti brenda nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij. Jeta e t\u00eb internuarit n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn Cortona ishte p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebfar\u00eb leht\u00ebsimi, sepse kushtet ishin paksa m\u00eb t\u00eb mira dhe kreu detyr\u00ebn e nj\u00eb m\u00ebsuesi. Aty gjeti mir\u00ebkuptim tek zonja e pansionit.<\/p>\n<p>Ndihmes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i pat dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intelektuale e d\u00ebshmuar, <strong>Anetta Tribioli<\/strong>, e cila kishte mbetur pa krijuar familje, por kishte dije t\u00eb shumta, duke i folur edhe tri-kat\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Ajo ia solli aty nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u2019ia m\u00ebsuar privatisht dijet e Isufit nga latinishtja, fr\u00ebngjishtja, anglishtja, aritmetika, fizik\u00eb e kimi. Me at\u00eb zonj\u00eb Isufi shuante k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb e komunikimit p\u00ebr temat \u201cletrare, artistike, filozofike\u201d. P\u00ebrndryshe Luzaj shkruan: \u201c<em>E respektova si m\u00eb respektoi e, ndon\u00ebse shpirt\u00ebrisht u desh\u00ebm, fizikisht e lash\u00eb ashtu si e gjeta. Prandaj jetoi miq\u00ebsia<\/em>.\u201d N\u00eb Corona ai kishte gjetur edhe t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb internuar Ali e Feriz Agollin nga Dibra, Ali Klisur\u00ebn, Llazar Fundon, Sotir Kozmon, Sali Vui\u00e7iternin, Azis Klaoshin nga Dibra, Izet Bebeziqin, Faslli Frash\u00ebrin, Abaz Ermenjin, Zef Mal\u00ebn e 100 shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u liruan m\u00eb 1941.<\/p>\n<p>Isuf Luzaj m\u00eb 1941 kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb si misionar i Ballit Komb\u00ebtar, duke qen\u00eb edhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Mbledhjen e famshme t\u00eb Mukjes (1943), kur manifestohet edhe zyrtarisht ndarja e p\u00ebrjetshme m\u00eb komunist\u00ebt, kur ky mbrojti tez\u00ebn e nacionalizmit p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike. Gjat\u00eb luft\u00ebs ishte takuar disa her\u00eb m\u00eb Enver Hoxh\u00ebn, por asnj\u00ebher\u00eb nuk ishte pajtuar me ideologjin\u00eb e tij. \u201cJam i bindur q\u00eb fitorja sovjetike do t\u00eb mbuloj\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe at\u00eb Jug Lindore dhe ju do ta fitoni k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Un\u00eb nuk kam as frik\u00eb dhe as turp, si\u00e7 thua ti, por nuk bashkohem me ty.\u201d- i kishte th\u00ebn\u00eb atij.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb falang\u00eb si dhe p\u00ebr at\u00eb, e detyron q\u00eb m\u00eb 1844 t\u00eb ik\u00ebn nga atdheu, duke u vendosur fillimisht n\u00eb Austri, pastaj n\u00eb Itali, ku nuk i ndahet burgimi. Por nj\u00eb leht\u00ebsim i b\u00ebn Sandro Petrini, q\u00eb ishte njohur nga Ventotene gjat\u00eb internimit. Ai e rekomandoi q\u00eb t\u00eb punoi n\u00eb Bibliotek\u00ebn e Vatikanit. Kjo kishte edhe arsyen tjet\u00ebr ngase, q\u00eb nga viti 1946 e deri m\u00eb 1950, Stalini i k\u00ebrkonte qeveris\u00eb italiane q\u00eb t\u00eb kthente n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr gjyqe t\u00eb popullit p\u00ebr krime lufte, edhe dhjet\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb (Shefqet V\u00ebrlaci, Mustafa Kruja, Mehdi Frash\u00ebri, Mit\u2019hat Frash\u00ebri, Gjon Markagjoni, Kol\u00eb Bib\u00eb Mirakaj, Hasan Dosti, Qazim Mulleti, Faik Quku dhe Isuf Luzaj).<\/p>\n<p>M\u00eb 1948 Luzaj emigron n\u00eb Argjentin\u00eb, ku kryen edhe studimet p\u00ebr let\u00ebrsi n\u00eb Universitetin e Buenos Airesit. Dija dhe kultura e tij e lart\u00eb b\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb kryej detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb atje, si drejtor i Institutin fr\u00ebng p\u00ebr studime t\u00eb larta (1960), k\u00ebshilltar i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit t\u00eb Argjentin\u00ebs. Nd\u00ebrsa m\u00eb 1965 ai emigron n\u00eb SHBA, ku punoi profesor i filozofis\u00eb fr\u00ebnge n\u00eb Universitetin e Nju-Hempshir\u00ebse e po ashtu edhe profesor i let\u00ebrsis\u00eb fr\u00ebnge, spanjolle, e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pun\u00ebn e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, e cila nxori edhe risi metodike e metodologjike n\u00eb procesin m\u00ebsimor, m\u00eb 1984, kur n\u00eb Universitetin e Indianes, ku u ligj\u00ebronte student\u00ebve nga gjith\u00eb bota filozofin\u00eb, presidenti i SHBA-ve, Ronald Regan, e dekoroi prof.dr. Isuf Luzajt me medaljen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit \u201cPEOFESOR I AMERIK\u00cbS\u201d. K\u00ebt\u00eb dekorat\u00eb, ai e kishte shprehur d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb \u201c&#8230;Do t\u00eb doja q\u00eb kjo medalje t\u00eb varej n\u00eb nj\u00eb gozhd\u00eb muri n\u00eb Muze t\u00eb Tiran\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tijin, n\u00eb form\u00eb ditari, ai me pak fjali p\u00ebrmbledh bukur gjith\u00eb fatin dhe p\u00ebrjetimet e jet\u00ebs s\u00eb tij: \u201cI vobekt\u00eb, rritur zbathur dhe rreckak; i p\u00ebrv\u00ebluar nga nj\u00eb ideal i shenjt\u00eb, luft\u00ebtar i zhg\u00ebnjyer nga shoq\u00ebria njer\u00ebzore e koh\u00ebs sime, i shfryt\u00ebzuar nga ata q\u00eb un\u00eb i besoja t\u00eb idealit; i rrahur, torturuar dhe burgosur shum\u00eb her\u00eb; i plagosur shpirt\u00ebrisht nga tragjedia e pashembullt e familjes sime, kam qen\u00eb i shtr\u00ebnguar t\u2019i b\u00ebj ball\u00eb vetm\u00ebrisht jet\u00ebs absurde me t\u00eb vetmin Moral: Idealin, pa mundur t\u00eb respektoja principe Etike, aq m\u00eb pak Estetike.\u201d<\/p>\n<p>Prof dr. Isuf Luzaj e p\u00ebrmbylli jet\u00ebn ndershm\u00ebrisht m\u00eb 27 n\u00ebntor 2000, n\u00eb \u00c7ikago t\u00eb Amerik\u00ebs, nd\u00ebrsa m\u00eb 2 dhjetor t\u00eb atij viti (me amanetin e tij), varroset n\u00eb Kanin\u00ebn e \u00ebndrrave f\u00ebmij\u00ebrore dhe atdhetare.<\/p>\n<p>Se sa ishte i madh autoriteti i tij, d\u00ebshmoj\u00eb me dhjet\u00ebra letra q\u00eb i d\u00ebrgojn\u00eb shqiptar\u00ebt an\u00eb e k\u00ebnd bot\u00ebs, por edhe personalitetet e shquara bot\u00ebrore, si Sharl de Gol, Alcide de Gasperi, Palmirio Toliati, Alessandro Petrini, Stanislav Mikojal\u010bik, gjeneral Anders Vlasislav e tjer\u00eb, si dhe personalitete t\u00eb shquara t\u00eb kultur\u00ebs: Pablo Neruda, Jorge Luis Borges, Theofan S. Noli, e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Veprimtaria letrare-shkencore<\/strong><\/h3>\n<p>Me krijimtari letrare prof. dr. Isuf Luzaj ishte marr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet \u201930 t\u00eb shekullit XX. Ai n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 1937 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, e kishte botuar nj\u00eb v\u00ebllim poetik me titullin \u201cRr\u00ebfimet\u201d. Por krijimtarin\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kishte nd\u00ebrprer\u00eb, pavar\u00ebsisht rrethanave jet\u00ebsore n\u00eb t\u00eb cilat ishte ndodhur. Ajo i ishte b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7kaja n\u00eb jet\u00eb: shoq\u00ebruese n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebtimet e r\u00ebnda e t\u00eb kusht\u00ebzuara si dhe n\u00eb birucat e burgjeve. Ai nuk ishte shqitur nga kjo dhunti edhe n\u00eb rastet m\u00eb tragjike p\u00ebr fatin e atyre krijimeve, t\u00eb cilat i ishin asgj\u00ebsuar disa her\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb ia dogj\u00ebn veprat fashist\u00ebt, nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr ia asgj\u00ebsuan ato komunist\u00ebt dhe s\u00eb treti iu asgj\u00ebsuan nga shtegtimet e kusht\u00ebzuara. Por ai i rikrijoi s\u00ebrish.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1954, n\u00eb Buenos Aires, n\u00eb gjuh\u00ebn spanjolle, Luzaj e kishte botuar romani n \u201cLumenjt\u00eb derdhen t\u00eb kuq\u201d. Veprat e tjera t\u00eb botuara , jan\u00eb: \u201cGloria e \u00e7mendjes\u201d (1995), \u201cEkzistenca dhe bot\u00ebsia\u201d (1996), \u201cS\u00ebmundja e shekullit ton\u00eb\u201d (1999), \u201cLamtumira e yjve\u201d, \u201cFilozofia e bukuris\u00eb\u201d, \u201c.<\/p>\n<p>Ai kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00ebshkrim m\u00eb s\u00eb 100 v\u00ebllime, n\u00eb t\u00eb cilat kishte histori, filozofi, let\u00ebrsi nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, rrjedhoj\u00eb kjo e nj\u00eb studiuesi t\u00eb p\u00ebrkushtuar. Ai kishte dijet t\u00eb shumta dhe diapazon t\u00eb gjer\u00eb njohurish, q\u00eb nga historia dhe filozofia shqiptare e deri t\u00eb ato t\u00eb p\u00ebrbotshmet.<\/p>\n<p>Disa nga veprat e tij jan\u00eb: \u201cEterokokracia e \u2018Ballit Komb\u00ebtar\u2019\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn flitet p\u00ebr politik\u00ebn dhe personalitetet e Ballit Komb\u00ebtar; \u201cKoh\u00eb shtatzan\u00eb\u201d, ku trajtohet politika dhe zhvillimet aktuale deri n\u00eb vitet 1948; \u201cDiplomacia aleate\u201d, q\u00eb p\u00ebr tem\u00eb ka funksionalizimin e Rusis\u00eb p\u00ebrmes kat\u00ebr komisar\u00ebve p\u00ebr Ballkanin, t\u00eb cil\u00ebt u vendosen n\u00eb Beligrad. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs komisari Sergej Simonovi\u00e7; \u201cDitari i p\u00ebrpjekjes\u201d, ku jan\u00eb radhitur sh\u00ebnimet autentike t\u00eb fatit t\u00eb tij q\u00eb nga burgosja, internimet n\u00eb disa vende, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs jepet realisht pasqyra e gjendjen dhe mekanizmave shtet\u00ebror t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr \u00e7b\u00ebrjen shqiptare.<\/p>\n<p>Kjo periudh\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb koh\u00ebn q\u00eb nga viti 1939-1949.; \u201cAnarkia shqiptare\u201d, shpjegon dyfaq\u00ebsin\u00eb dhe falsitetin e grupimeve politike shqiptare, q\u00eb mendohej se kishin p\u00ebr q\u00ebllim ardhm\u00ebrin\u00eb e lumtur t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa e b\u00ebnin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke u treguar arrogant, t\u00eb pabes\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb interesave personale e grupore; \u201cDitari i m\u00ebsonj\u00ebsit\u201d ku radhiten n\u00eb disa v\u00ebllime aktiviteti i tij profesional, nga t\u00eb cilat rr\u00ebfime arg\u00ebtohen mjaft \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me arsimin por edhe me filozofin\u00eb e jet\u00ebs, e p\u00ebrmbushur me plot k\u00ebshilla p\u00ebr gjeneratat e reja.<\/p>\n<h3><strong>Let\u00ebrk\u00ebmbimi si d\u00ebshmi vlere<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim q\u00eb kishte Isuf Luzaj me njer\u00ebz t\u00eb letrave, shihet se sa e kan\u00eb vler\u00ebsuar ata dhe ku e kan\u00eb par\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb intelektuale t\u00eb tij. Po e z\u00ebm\u00eb, shkrimtari Pablo Neruda i shkruan k\u00ebshtu:<\/p>\n<hr \/>\n<p>\u201dI nderuar Profesor,<br \/>\nI admiruari im Borges m\u00eb d\u00ebrgoi \u201c<em>Lumenjt\u00eb<\/em>&#8230;\u201d dhe fjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ju. Edhe pse nuk jam dakord me fen\u00eb dhe me politik\u00ebn tuaj, ne mund t\u00eb jemi miq, si poet\u00eb.<br \/>\nPoezit\u00eb dhe novelat tuaja shprehin fuqish\u00ebm vullnet, dashuri p\u00ebr atdheun dhe mallin e t\u00eb m\u00ebrguarit.<br \/>\nEdhe pse nuk keni gjuh\u00ebn ton\u00eb, k\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb zbulim p\u00ebr poet\u00ebt latino-amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Me simpati poetike,<br \/>\n<strong>Pablo Neruda<\/strong><br \/>\n&#8212;<br \/>\nFjal\u00eb miradie i jep edhe krijuesi gjenial i letrave, <strong>Jorge Luis Borges<\/strong>:<br \/>\nBuenos Aires<br \/>\n17.5.955<\/p>\n<p>I dashuri shqiptar,<br \/>\nLexova ditar\u00ebt dhe jam i g\u00ebzuar p\u00ebr ecurin\u00eb tuaj intelektuale, por nuk do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente nj\u00eb rutin\u00eb akademike t\u2019ju largonte nga spontaniteti i imagjinat\u00ebs poetike. Kujtoni gjithmon\u00eb \u00e7\u2019ju kam th\u00ebn\u00eb: Ju keni lindur poet dhe jeni b\u00ebr\u00eb m\u00ebsues i jet\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb tregon tiparet e demokracis\u00eb son\u00eb, e cila priret drejt zbulimit t\u00eb vlerave morale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrqafim nga miku i juaj dhe atdheut tuaj<br \/>\n<strong>Jorge Luis Borges<\/strong><br \/>\n&#8212;<br \/>\nJa edhe nj\u00eb let\u00ebr e shkrimtarit e eruditit ton\u00eb, <strong>Fan S, Noli<\/strong>:<\/p>\n<p>Boston, Massachusetts<br \/>\n28-11-1954<br \/>\nProfesor Isuf Luzi<br \/>\nBuenos Aires<\/p>\n<p>I dashur lab,<br \/>\nLexova n\u00eb gazet\u00eb q\u00eb do t\u00eb vish\u00eb k\u00ebtu si delegat i Universitetit t\u00eb Buenos Airesit n\u00eb konvencionin bot\u00ebror t\u00eb filozofis\u00eb. Sh\u00ebn Gjergjin e ke si sht\u00ebpin\u00eb t\u2019\u00ebnde. K\u00ebtu do t\u00eb vin\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur shum\u00eb shqipo t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs t\u2019\u00ebnde.<\/p>\n<p>T\u00eb pres v\u00ebllaz\u00ebrisht!<br \/>\n<strong>Fanoli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Mendime sentenciale e filozofike<br \/>\nnga veprat e Isuf Luzajt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha veprat ose edhe ditar\u00ebt e prof. Luzajt kan\u00eb dep\u00ebrtuar, mes synimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara tematike, edhe mendime t\u00eb natyr\u00ebs filozofike dhe sentenciale, t\u00eb cilat gjithsesi e kan\u00eb plot\u00ebsuar t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht e zbukuruar at\u00eb. Kjo m\u00ebnyr\u00eb shkrimi shpjegon dy gj\u00ebra: aft\u00ebsin\u00eb e mendimit t\u00eb koncentruar e dometh\u00ebn\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje tep\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb shprehjes, si dhe ruajtjen e dhuntis\u00eb s\u00eb lindur poetike, e cila shp\u00ebrthen sapo e gjen rastin p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm mendimin e sapoth\u00ebn\u00eb dhe duke menduar se ato kan\u00eb n\u00eb vete vlera q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb dhe freskojn\u00eb mendjen njer\u00ebzore, po i japim vet\u00ebm disa nga ato.<\/p>\n<p>\u201dTrim p\u00ebrpara rrezikut, i vendosur p\u00ebrpara detyr\u00ebs, shenjtor p\u00ebrpara misionit; \u00e7ilimi, foshnj\u00eb, p\u00ebrpara dredhis\u00eb. I mir\u00eb, aq i mir\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat q\u00eb burri t\u00eb jet\u00eb aq i mir\u00eb.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cSigurisht, q\u00eb t\u00eb shkruhet historia jon\u00eb moderne komb\u00ebtare k\u00ebrkohet nj\u00eb pun\u00eb m\u00eb se gjysm\u00eb shekulli p\u00ebr t\u00eb shpluhuruar arkivat e Vjen\u00ebs, Parisit, Londr\u00ebs, Rom\u00ebs, Venecjes, Raguz\u00ebs, Athin\u00ebs, Belgradit, Sofjes, Stambollit, Kairos, Arabis\u00eb, Siris\u00eb, Palestin\u00ebs e Persis\u00eb.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cDashuria e vret e e varros miq\u00ebsin\u00eb n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve n\u00eb jet\u00eb, sepse d\u00ebshira p\u00ebr posedim err\u00ebson logjik\u00ebn e vullnetit e dob\u00ebsia njer\u00ebzore n\u00eb gjak e mish ia l\u00eb vendin boshimit seksual.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cP\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sinqeriteti t\u00eb thell\u00eb \u00ebsht\u00eb zor q\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb misterioz\u00eb.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cPolitika e Mosk\u00ebs ishte t\u00eb sakrifikohej populli shqiptar p\u00ebr t\u2019u krijuar probleme armatave gjermane e italiane n\u00eb Ballkan, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar frontin ruso-gjerman dhe, m\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebr t\u00eb instaluar nj\u00eb qeveri kukull komuniste, satelite t\u00eb Mosk\u00ebs.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cMbetet tani q\u00eb t\u00eb pasurohet me kultur\u00ebn euro-amerikane, me ndjenj\u00ebn latine italiane,me logjik\u00ebn franceze, me vendosm\u00ebrin\u00eb gjermane dhe me filozofin\u00eb per\u00ebndimore t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, q\u00eb shqiptari t\u00eb perfeksionohet me nj\u00eb idiomikraci moderne, p\u00ebrparimtare, duke ruajtur karakteristikat e tij poetike BES\u00cb-NDER-BURR\u00cbRI.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cAs un\u00eb s\u2019e di se si m\u2019u b\u00ebn\u00eb arsye dhe principe jete tri dashuri: A) dashuria e atdheut, B) dashuria e librave dhe C) dashuria e shkrimit.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cKoha m\u00eb m\u00ebsoi t\u00eb frenoj rr\u00ebmbimin, t\u00eb njoh dhelp\u00ebrin\u00eb e hipokritit, t\u00eb mbyll n\u00eb kuti t\u00eb hekurt sinqeritetin djaloshar.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cMorali, Etika dhe Estetika kristiane nuk \u00ebsht\u00eb ai i Ni\u00e7es, Heideggerit, Sartrit, pale konceptet kafshore t\u00eb marksizmit.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cTre shok\u00eb dhe miq t\u00eb pandar\u00eb kam pasur besnik\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs sime: vetmin\u00eb, m\u00ebrzin\u00eb dhe kureshtjen p\u00ebr t\u00eb njohur.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cZakonisht, koha m\u00eb e lumtur e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjysm\u00eb-mosha: 30 deri 50 vje\u00e7, kur pasionet e err\u00ebta t\u00eb rinis\u00eb jan\u00eb ftohur dhe s\u00ebmundjet e pleq\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb ardhur.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cPushteti imponon vullnetin e tij, i bazuar n\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb organizuar me fuqi: polici, ushtri, korrupsion.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cGuximi i bazuar n\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblim, n\u00eb frik\u00eb p\u00ebr d\u00ebnim, n\u00eb eksperienc\u00eb p\u00ebr sukses, n\u00eb m\u00ebri dhe inat t\u00eb t\u00ebrbuar v\u00ebrbonj\u00ebs, n\u00eb moskuptimin e rrezikut, ai lloj guximi \u00ebsht\u00eb banalitet q\u00eb nuk e meriton emrin guxim.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cM\u00eb i pari dhe m\u00eb i thjeshti emocion q\u00eb njeriu zbulon q\u00eb n\u00eb foshnj\u00ebrin\u00eb e hershme \u00ebsht\u00eb kurioziteti.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cNdjenja e vdekjes dhe e dashuris\u00eb jan\u00eb dy krah\u00eb q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb fluturojm\u00eb p\u00ebrtej koh\u00ebs dhe hap\u00ebsir\u00ebs.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cFrika e vdekjes \u00ebsht\u00eb e ndryshme mes t\u00eb lumturit dhe t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarit.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cPengimet. Difikultetet, zorshm\u00ebria jan\u00eb termometri i shpirtit q\u00eb na tregon se sa t\u00eb fort\u00eb a t\u00eb dob\u00ebt jemi.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cDinjiteti nuk fitohet kurr\u00eb me karrigen ku ulet njeriu, as me floririn q\u00eb mban m\u00ebshehur pasaniku; ai fitohet me pun\u00eb t\u00eb mundimshme dhe me sakrifica t\u00eb ndershme n\u00eb udh\u00ebt e martirologjis\u00eb. Dinjiteti \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb si stralli, i thell\u00eb si deti, i pakufi si hap\u00ebsira, i pa matur si koha.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cMiq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt shum\u00eb delikat, si kristal i holl\u00eb q\u00eb, nga nj\u00eb ndryshim i vog\u00ebl temperature thuhet, duke mbetur vet\u00ebm cick\u00ebrra pasqyre t\u00eb kujtimeve q\u00eb japin helm.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cLumturia fizike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mirazh n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb afrohemi, aq m\u00eb shum\u00eb largohet.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cLumturia shpirt\u00ebrore arrihet me inteligjenc\u00eb, vullnet dhe studim. Shembuj jan\u00eb: Buda, Konfuci, Sokrati, Krishti, sheh Sadiu&#8230;\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cShpresa \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtra m\u00eb e \u00ebmb\u00ebl q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb jetueshme jet\u00ebn; na q\u00ebndron besnike deri n\u00eb \u00e7astin e epitafit.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cPoezia \u00ebsht\u00eb muzik\u00eb n\u00eb fjal\u00eb dhe muzika \u00ebsht\u00eb poezi n\u00eb tinguj.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cSinqeriteti \u00ebsht\u00eb kur t\u00eb flasim \u00e7\u2019mendojm\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ashti si\u00e7 mendojm\u00eb; t\u00eb japim \u00e7\u2019kemi premtuar: t\u00eb jemi ashti si\u00e7 d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi Sinqeriteti \u00ebsht\u00eb fytyra e shpirtit, ashtu si disimulacioni \u00ebsht\u00eb mosha e shpirtit.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cGjeniu \u00ebsht\u00eb talenti q\u00eb prodhon i pari krijes\u00ebn origjinale t\u00eb ngjitjes s\u00eb ekstaz\u00ebs, pa v\u00ebn\u00eb fre, rregulla e rregullore, si\u00e7 nuk i vihet ligji val\u00ebs s\u00eb detit.\u201d<br \/>\n*<br \/>\n\u201cG\u00ebnjeshtra politike e tregtar\u00ebve t\u00eb flamur\u00ebve \u00ebsht\u00eb antitez\u00eb e ndjenj\u00ebs s\u00eb bukur q\u00eb konstituon patriotizmin e zemr\u00ebs e t\u00eb harmonis\u00eb shpirt\u00ebrore, q\u00eb i v\u00eb \u00e7imento t\u00eb fort\u00eb nacionalizmit civil.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Dashuria e atdheut, dashuria e librave dhe dashuria e shkrimit m\u2019u b\u00ebn\u00eb arsye dhe principe jete. &#8211; Kam pasur armiq t\u00eb gjuh\u00ebs sime&#8230; K\u00ebta armiq qen\u00eb ose armiq t\u00eb atdheut, ose t\u00eb idealit, dhe armiq\u00ebsia e tyre kund\u00ebr meje ishte vet\u00ebm nj\u00eb pretekst absurd p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur kalb\u00ebsirat ose ferrat dhe drizat e shpirtit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62562,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-62560","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE - PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE - PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Dashuria e atdheut, dashuria e librave dhe dashuria e shkrimit m\u2019u b\u00ebn\u00eb arsye dhe principe jete. &#8211; Kam pasur armiq t\u00eb gjuh\u00ebs sime&#8230; K\u00ebta armiq qen\u00eb ose armiq t\u00eb atdheut, ose t\u00eb idealit, dhe armiq\u00ebsia e tyre kund\u00ebr meje ishte vet\u00ebm nj\u00eb pretekst absurd p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur kalb\u00ebsirat ose ferrat dhe drizat e shpirtit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-04T06:13:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/isuf-luzaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"632\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE &#8211; PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE\",\"datePublished\":\"2021-01-04T06:13:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/\"},\"wordCount\":3401,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/isuf-luzaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/\",\"name\":\"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE - PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/isuf-luzaj.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-04T06:13:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/isuf-luzaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/isuf-luzaj.jpg\",\"width\":500,\"height\":632,\"caption\":\"Isuf Luzaj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE &#8211; PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE - PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE - PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"&#8211; Dashuria e atdheut, dashuria e librave dhe dashuria e shkrimit m\u2019u b\u00ebn\u00eb arsye dhe principe jete. &#8211; Kam pasur armiq t\u00eb gjuh\u00ebs sime&#8230; K\u00ebta armiq qen\u00eb ose armiq t\u00eb atdheut, ose t\u00eb idealit, dhe armiq\u00ebsia e tyre kund\u00ebr meje ishte vet\u00ebm nj\u00eb pretekst absurd p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur kalb\u00ebsirat ose ferrat dhe drizat e shpirtit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-01-04T06:13:38+00:00","og_image":[{"width":500,"height":632,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/isuf-luzaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE &#8211; PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE","datePublished":"2021-01-04T06:13:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/"},"wordCount":3401,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/isuf-luzaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/","name":"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE - PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/isuf-luzaj.jpg","datePublished":"2021-01-04T06:13:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/isuf-luzaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/isuf-luzaj.jpg","width":500,"height":632,"caption":"Isuf Luzaj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/personalitet-shqiptar-i-permasave-boterore-prof-dr-isuf-luzaj-njeriu-i-tri-dashurive\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"PERSONALITET SHQIPTAR I P\u00cbRMASAVE BOT\u00cbRORE &#8211; PROF. DR. ISUF LUZAJ-NJERIU I TRI DASHURIVE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62560","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62560"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62563,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62560\/revisions\/62563"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62562"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}