{"id":62583,"date":"2021-01-05T01:43:12","date_gmt":"2021-01-05T00:43:12","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=62583"},"modified":"2021-01-05T01:43:12","modified_gmt":"2021-01-05T00:43:12","slug":"kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/","title":{"rendered":"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mursel Mu\u00e7olli<\/strong><\/p>\n<p>Kadri Mu\u00e7olli, njeriu q\u00eb me trim\u00ebrin\u00eb e dijen e tij, me ndihm\u00ebn e bashkfshatar\u00ebve t\u00eb fshatit Hertic\u00eb t\u00eb Llapit, shp\u00ebtoi fshatin pa u djegur dhe banor\u00ebt pa u masakruar nga serb\u00ebt para 100 vitesh, pik\u00ebrisht m\u00e7 6 janar 1921, kur ishin djegur e masakruar banor\u00eb t\u00eb disa fshatrave tjer\u00eb t\u00eb Rrethit t\u00eb Podujev\u00ebs e t\u00eb Prishtin\u00ebs, Kadriu mbetet heroi i Hertic\u00ebs!<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2021 b\u00ebhet nj\u00ebqindvjetori i masakr\u00ebs s\u00eb Errfis\u00eb, n\u00eb fshatrat e Llapit dhe Gallapit. P\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb din\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebto masakra, t\u00eb marrin tekstin e profesor Dr. Liman Rushiti, \u201cL\u00ebvizja ka\u00e7ake n\u00eb Kosov\u00eb (1918-1929)\u201d, autori n\u00eb detaje i p\u00ebrshkruan masakrat n\u00eb secilin fshat t\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve.<\/p>\n<p>Qysh si f\u00ebmij\u00eb kishim d\u00ebgjuar prej prind\u00ebrve dhe familjar\u00ebve p\u00ebr masakra t\u00eb ndryshme t\u00eb nd\u00ebrmarra prej Serbis\u00eb mbi shqiptar\u00ebt, t\u00eb quajtura Errfi, q\u00eb kishte kuptimin e shfarosjes s\u00eb popullit n\u00eb nj\u00eb vend, qoft\u00eb me vrasje apo me djegie n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive. Kjo kishte ndodhur n\u00eb janar t\u00eb vitit 1921, gati dhjet\u00eb vite mbas pushtimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia. Q\u00ebllimi i k\u00ebtyre mizorive ishte zbrazja e Kosov\u00ebs nga shqiptar\u00ebt dhe n\u00eb vend t\u00eb tyre vendosja e serb\u00ebve dhe e malazez\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, kolonizimi.<\/p>\n<p>Errfia serbe kishte vrar\u00eb dhe djegur fshatrat Keqekoll\u00eb dhe Prapashtic\u00eb. Si f\u00ebmij\u00eb nuk e dija \u00e7ka \u00ebsht\u00eb Errfia. Familjar\u00ebt e mi \u201cErrfin\u00eb\u201d e shpjegonin si band\u00eb nacionalist\u00ebsh dhe \u00e7etnik\u00ebsh serb\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur nga pushteti i at\u00ebhersh\u00ebm i Mbret\u00ebris\u00eb Serbo-kroate-sllovene, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte pushteti i Mbret\u00ebris\u00eb Serbe.<\/p>\n<p>Ishte p\u00ebrhapur lajmi se n\u00eb Kosov\u00eb, Errfia po i vret dhe po i masakron banor\u00ebt shqiptar\u00eb, vet\u00ebm pse jan\u00eb shqiptar\u00eb. Paniku dhe tmerri ishte p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha vendbanimet shqiptare. Nj\u00eb panik dhe tmerr i till\u00eb e kishte kapluar edhe fshatin Hertic\u00eb, i cili shtrihet n\u00eb juglindje t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Podujev\u00ebs. Burrat e fshatit po i mundonte kjo, p\u00ebr \u00e7ka u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kuvenduar se si ka mund\u00ebsi t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb k\u00ebtij terrori dhe gjenocidi te Errfis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr, ata erdh\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb t\u00eb mbledhin lira dhe t\u2019ia dor\u00ebzojn\u00eb komandantit t\u00eb Errfis\u00eb, ndoshta do t\u00eb shp\u00ebtonin. Pajtohen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb b\u00ebnin grumbullimin e lirave. P\u00ebr ato familje q\u00eb nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb jepnin nga nj\u00eb lir\u00eb, ishte zotuar Xhem\u00eb Llalloshi, se do t\u2019i jepte lirat p\u00ebr t\u00eb gjitha ato familje.<\/p>\n<p>Vendimi i kuvendit t\u00eb fshatit Hertic\u00eb ishte se k\u00ebto lira do t\u2019ia d\u00ebrgonin tre p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb fshatit, n\u00eb krye me Kadri Mu\u00e7ollin, i cili kishte q\u00eblluar kryetar fshati.<\/p>\n<p>Kadri Mu\u00e7olli kishte pranuar rolin q\u00eb ia kishin besuar fshatar\u00ebt. I merr lirat e tubuara dhe me dy p\u00ebrcjell\u00ebsit e tij, Ajet Mu\u00e7ollin dhe Musli Durmishin, nisen p\u00ebr Orllan, ku kishin informata se gjendej Komanda e Errfis\u00eb. Pas shum\u00eb peripecish rrugore n\u00ebp\u00ebr male, n\u00eb koh\u00eb dimri me shum\u00eb bor\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, t\u00eb 6 Janarit 1921, arrijn\u00eb n\u00eb Orllan.<\/p>\n<p>Kadriu k\u00ebrkon leje nga rojet e komandantit q\u00eb t\u00eb takohet me Komandantin. I lejohet takimi, hyn brenda te Komandanti i Errefis\u00eb. E p\u00ebrsh\u00ebndet n\u00eb gjuhen serbe dhe i prezantohet: \u201cUn\u00eb, Kadri Mu\u00e7olli jam p\u00ebrfaq\u00ebsues i fshatit Hertic\u00eb, me dy p\u00ebrcjell\u00ebsit e fshatit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb korridor, t\u00eb garantojm\u00eb se n\u00eb fshatin ton\u00eb nuk ka l\u00ebvizje ka\u00e7ake. N\u00ebse fshati kursehet nga nd\u00ebshkimi t\u00eb shp\u00ebrblejm\u00eb me k\u00ebto para (lira)\u201d, duke ia hedh\u00eb lirat n\u00eb tavolin\u00eb (sa ka qen\u00eb numri i lirave nuk dihet).<\/p>\n<p>Komandanti ndihet i k\u00ebnaqur me pages\u00ebn. Kadriun e urdh\u00ebron q\u00eb t\u2019i gjej\u00eb dy-tri sht\u00ebpi t\u00eb pabanuara n\u00eb Hertic\u00eb, ato do t\u2019i djegim, sepse k\u00ebshtu e kemi urdh\u00ebrin prej s\u00eb larti q\u00eb t\u00eb dalim edhe n\u00eb Hertic\u00eb, i kishte th\u00ebn\u00eb Kadriut komandanti.<\/p>\n<p>Kadriu kthehet i g\u00ebzuar n\u00eb Hertic\u00eb me dy shoq\u00ebruesit e tij dhe i njoftojn\u00eb bashk\u00ebfshatar\u00ebt p\u00ebr marr\u00ebveshjen e arritur.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, me 7 Janar 1921 del Errfia n\u00eb Hertic\u00eb dhe i djegin dy-tri sht\u00ebpi t\u00eb pabanuara, af\u00ebr nj\u00eb mali, sipas marr\u00ebveshjes. Pas aksionit t\u00eb kryer, komandanti i urdh\u00ebron fshataret e Hertic\u00ebs q\u00eb t\u2019i ushqejn\u00eb ushtar\u00ebt e tij. Dreka u shtrohet n\u00eb lagjen e Llallosh\u00ebve, pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Qamil Llalloshit. Pas ngr\u00ebnies s\u00eb drek\u00ebs, komandanti i Errefis\u00eb i urdh\u00ebron pjes\u00ebtar\u00ebt e tij, q\u00eb t\u00eb ngriten dhe t\u00eb largohen nga fshati Hertic\u00eb, ngase aksioni p\u00ebr Hertic\u00eb mori fund.<\/p>\n<p>Ky ishte kontributi i Kadri (Xhemail) Mu\u00e7ollit me bashk\u00ebfshatar\u00ebt e Hertic\u00ebs q\u00eb fshati Hertic\u00eb i shp\u00ebtoi masakr\u00ebs s\u00eb planifikuar.<\/p>\n<p>Kontributin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr shp\u00ebtimin nga masakrat e Errfis\u00eb serbe e ka dh\u00ebn\u00eb atdhetari Nazim Gafurri, i cili e shiti t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb e vet n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb ta njoftonte K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Kombet e Bashkuara e urdh\u00ebruan Mbret\u00ebrin\u00eb Serbe q\u00eb ta nd\u00ebrpres tortur\u00ebn mbi popullat\u00ebn shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Torturat e pushtetit serb u nd\u00ebrpren\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht por regjimi u ndie i turp\u00ebruar me k\u00ebto veprime. N\u00eb vend se t\u2019i d\u00ebnonte autor\u00ebt e k\u00ebtyre krimeve, regjimi serb e ktheu nd\u00ebshkimin p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb kishin ndikuar, q\u00eb Serbia n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb njihej si shtet nacionalist.<\/p>\n<p>Nazim Gafurrit, n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb hakmarrjes p\u00ebr kontributin e tij, p\u00ebr publikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb masakrave t\u00eb Erfis\u00eb serbe mbi popullat\u00ebn shqiptare, regjimi serb ia p\u00ebrgatit\u00eb likuidimin. Caktohet atentatori shqiptar, i cili e vret Nazim Gafurrin n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata e Serbis\u00eb e th\u00ebrret n\u00eb gjykim Kadri Mu\u00e7ollin, si t\u00eb akuzuar p\u00ebr njollosje ndaj pushteti serb. D\u00ebnohet me burg n\u00eb Prokuple. D\u00ebrgohet n\u00eb burgun e Nishit. N\u00eb burgun e Nishit keqtrajtohet dhe torturohet derisa i keq\u00ebsohet gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore fizike dhe mendore. Kur pas disa vitesh burgim, e kuptojn\u00eb se ia kan\u00eb arrit q\u00ebllimit, e lirojn\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar t\u00ebr\u00ebsisht fizikisht e mentalisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast,nuk ishte fajtor kadriu, porkomandanti i \u00e7etnik\u00ebve, pse kishte pranuar lirat n\u00eb kusht\u00ebzim me mosnd\u00ebrhyrje n\u00eb fshatin Hertic\u00eb. Nuk e kishte njollosur kadriu pushtetin satrap t\u00eb Serbis\u00eb, por komandanti i tyre i korruptuar.<\/p>\n<p>Kadriu kthehet n\u00eb familjen e tij n\u00eb Hertic\u00eb. Mir\u00ebpo nga torturat kishte nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesje dhe p\u00ebrcjell\u00ebs. P\u00ebr Kadriun kujdeseshin vajzat e tij: Zyka dhe Zarifja. P\u00ebrcjell\u00ebs t\u00eb Kadriut ishin v\u00ebllez\u00ebrit: Shabani, Syla, Bejta dhe Idrizi.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebkuptimi p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb janar t\u00eb vitit 1921, q\u00eb shp\u00ebtoi fshatin Hertic\u00eb pa u masakruar, sot nj\u00eb rrug\u00eb e k\u00ebtij fshati mban emrin e Kadri Mu\u00e7ollit.<\/p>\n<p>E p\u00ebrkujton me krenari:<br \/>\nNipi i axh\u00ebs Kadri<br \/>\n<strong>Mursel Mu\u00e7olli<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mursel Mu\u00e7olli Kadri Mu\u00e7olli, njeriu q\u00eb me trim\u00ebrin\u00eb e dijen e tij, me ndihm\u00ebn e bashkfshatar\u00ebve t\u00eb fshatit Hertic\u00eb t\u00eb Llapit, shp\u00ebtoi fshatin pa u djegur dhe banor\u00ebt pa u masakruar nga serb\u00ebt para 100 vitesh, pik\u00ebrisht m\u00e7 6 janar 1921, kur ishin djegur e masakruar banor\u00eb t\u00eb disa fshatrave tjer\u00eb t\u00eb Rrethit t\u00eb Podujev\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62584,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-62583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mursel Mu\u00e7olli Kadri Mu\u00e7olli, njeriu q\u00eb me trim\u00ebrin\u00eb e dijen e tij, me ndihm\u00ebn e bashkfshatar\u00ebve t\u00eb fshatit Hertic\u00eb t\u00eb Llapit, shp\u00ebtoi fshatin pa u djegur dhe banor\u00ebt pa u masakruar nga serb\u00ebt para 100 vitesh, pik\u00ebrisht m\u00e7 6 janar 1921, kur ishin djegur e masakruar banor\u00eb t\u00eb disa fshatrave tjer\u00eb t\u00eb Rrethit t\u00eb Podujev\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-05T00:43:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/marsel-mucolli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET\",\"datePublished\":\"2021-01-05T00:43:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/\"},\"wordCount\":1216,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/marsel-mucolli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/\",\"name\":\"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/marsel-mucolli.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-05T00:43:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/marsel-mucolli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/marsel-mucolli.jpg\",\"width\":600,\"height\":450,\"caption\":\"Marsel Mu\u00e7olli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Mursel Mu\u00e7olli Kadri Mu\u00e7olli, njeriu q\u00eb me trim\u00ebrin\u00eb e dijen e tij, me ndihm\u00ebn e bashkfshatar\u00ebve t\u00eb fshatit Hertic\u00eb t\u00eb Llapit, shp\u00ebtoi fshatin pa u djegur dhe banor\u00ebt pa u masakruar nga serb\u00ebt para 100 vitesh, pik\u00ebrisht m\u00e7 6 janar 1921, kur ishin djegur e masakruar banor\u00eb t\u00eb disa fshatrave tjer\u00eb t\u00eb Rrethit t\u00eb Podujev\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-01-05T00:43:12+00:00","og_image":[{"width":600,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/marsel-mucolli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET","datePublished":"2021-01-05T00:43:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/"},"wordCount":1216,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/marsel-mucolli.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/","name":"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/marsel-mucolli.jpg","datePublished":"2021-01-05T00:43:12+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/marsel-mucolli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/marsel-mucolli.jpg","width":600,"height":450,"caption":"Marsel Mu\u00e7olli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-mucolli-njeriu-qe-meriton-te-perkujtohet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KADRI MU\u00c7OLLI, NJERIU Q\u00cb MERITON T\u00cb P\u00cbRKUJTOHET"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62583"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62583\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62585,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62583\/revisions\/62585"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}