{"id":62614,"date":"2021-01-06T01:12:43","date_gmt":"2021-01-06T00:12:43","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=62614"},"modified":"2021-01-06T02:18:32","modified_gmt":"2021-01-06T01:18:32","slug":"visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/","title":{"rendered":"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Kur Rama m\u00eb propozoi p\u00ebr ambasador, pyeta Bash\u00ebn dhe Berish\u00ebn, por pastaj\u2026<\/p><\/blockquote>\n<p>NGA <strong>VISAR ZHITI<\/strong>, <em>5 janar 2021<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Nj\u00eb vit i ri duket se nis ashtu si\u00e7 mbaron ai para tij, i vjetri. Fitimtar\u00ebt imitojn\u00eb t\u00eb mundurit e tyre, thoshin latin\u00ebt.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, b\u00ebri p\u00ebrshtypje n\u00eb media nj\u00eb sulm jo dhe aq i beft\u00eb dhe jo aq i qart\u00eb i Bujar Nishanit si ish-minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm dhe si ish-President i Republik\u00ebs, nd\u00ebrsa mediatika e dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb vitit t\u00eb ri pat\u00ebn kund\u00ebrsulmin e t\u00eb sulmuarit, vet\u00ebmbrojtjen m\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb Romeo Gurakuqit, intelektual i njohur, pedagog, historian profesionist, veprimtar i demokracis\u00eb, idealist, por dhe ish-deputet dhe ai. Nd\u00ebrkaq, i dyti hapi gjyq kund\u00ebr t\u00eb parit, i sulmuari ndaj sulmuesit, madje dha nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nxitoj t\u00eb them se Shqip\u00ebris\u00eb i munguan gjyqet e domosdoshme, ku t\u00eb d\u00ebnohej e keqja, nj\u00eb \u201c<em>Nuremberg shqiptar<\/em>\u201d kund\u00ebr diktatur\u00ebs dhe diktatorit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, gj\u00eb e cila e \u00e7oroditi politikisht dhe jo vet\u00ebm tranzicionin e gjat\u00eb postdiktatorial.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb shkruaja nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr kryetarin e Partis\u00eb Demokratike, zotin Lulzim Basha. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb serioze, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me moralin e partis\u00eb, s&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi se cil\u00ebs, dhe m\u00eb shum\u00eb se aq, me moralin qytetar t\u00eb vendit, edhe pse \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ordinere nga mediok\u00ebr me karrier\u00eb partiake dhe mbi t\u00eb gjitha duke shkelur ligjet dhe statutin. Nga partit\u00eb, opozita dhe pozita, nga kryesit\u00eb e tyre, her\u00eb pas here dalin sulme t\u00eb r\u00ebnda politike, ku p\u00ebrzihen mashtrimi dhe amoraliteti, me interes vetjak, fabrikohen shpifje publike etj., t\u00eb cilat mbulojn\u00eb korrupsionin dhe krimin siperan. I kujt \u00ebsht\u00eb interesi?<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebto nuk ndodhin vet\u00ebm n\u00eb pragje fushatash zgjedhore, kund\u00ebr kund\u00ebrshtarit politik, kur dhe si t\u00eb tilla do t\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebmshme, sepse presim t\u00eb p\u00ebrballen programet dhe aft\u00ebsit\u00eb e zbatuesve n\u00eb ngritje t\u00eb vendit dhe jo sherret dhe lig\u00ebsit\u00eb e drejtuesve, cenet dhe veset e politikan\u00ebve etj. Sulmet b\u00ebhen nga sip\u00ebr, p\u00ebr ata q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb sip\u00ebr si dije dhe pun\u00eb e moral, shkurt q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb e japin ende p\u00ebr demokracin\u00eb dhe vendin, por q\u00eb u b\u00ebhen penges\u00eb paaft\u00ebsive t\u00eb promovuara dhe korrupsionit galopant.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb jem konkret, lufta b\u00ebhet para nesh, nga ata q\u00eb i njohim, na njohin, na vler\u00ebsojn\u00eb, na godasin prapa shpine, na japin, na vjedhin, na harrojn\u00eb, i harrojm\u00eb etj., etj. N\u00eb emrin e Romeo Gurakuqit un\u00eb gjej qytetarin europian dhe n\u00eb mbiem\u00ebr patriotizmin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Shpifjet kund\u00ebr tij si bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit, kur Bujar Nishani ishte oficer i ushtris\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb atij Sigurimi, u rr\u00ebzuan zyrtarisht duke i nxjerr\u00eb t\u00eb pavlefshme dokumentet q\u00eb ai hodhi, teksa Autoriteti i Dosjeve v\u00ebrtetoi se qytetari Romeo Gurakuqi apo familjar\u00eb t\u00eb tij nuk rezultojn\u00eb ashtu si\u00e7 akuzonte Nishani.<\/p>\n<p>Si ish-President i vendit, prej atij pritej, si p\u00ebr \u00e7do President q\u00eb l\u00eb detyr\u00ebn, t\u00eb mbetet moralisht n\u00eb at\u00eb lart\u00ebsi, t\u00eb nj\u00eb kryeqytetari, figur\u00eb p\u00ebrbashkuese, garant i Kushtetut\u00ebs, frym\u00ebzuese, e drejt\u00ebsis\u00eb dhe e mbrojtjeve t\u00eb lirive. Por Nishani s\u2019ka qen\u00eb i till\u00eb as kur ishte President. P\u00ebrkundrazi, ishte i p\u00ebrdorsh\u00ebm, manekin. Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh \u00e7udia q\u00eb president\u00ebt dalin kund\u00ebr qeverive q\u00eb dekretojn\u00eb vet\u00eb, Kryeministrit apo ministrave, t\u00eb cil\u00ebt e fillojn\u00eb detyr\u00ebn pasi marrin firm\u00ebn e Presidentit.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam p\u00ebrvoj\u00ebn time bezdis\u00ebse me President. E kujtoj, jo p\u00ebr vete, por si dukuri p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7\u2019fshihej pas, q\u00eb ka interes t\u00eb dihet, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb tek e p\u00ebrgjithshmja, me shkelje t\u00eb parimeve, kthim t\u00eb krah\u00ebve institucioneve, kapjen e kreut t\u00eb shtetit nga oligarkia, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbjen q\u00eb donin t\u2019u b\u00ebnin dhe u b\u00ebjn\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb diktatur\u00ebs, vuajtjes dhe dhembjes njer\u00ebzore etj., duke zhg\u00ebnjyer k\u00ebshtu edhe t\u00eb vet\u00ebt..<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund shpifja. Politike. Mediatike. Ordinere. Si klim\u00eb dhe kultur\u00eb. M\u00eb keq se shpifja vet\u00eb. Kur Nishani ishte President i Republik\u00ebs, nisi dhe nj\u00eb katandisje m\u00eb humnerore e Presidenc\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e interesave, jo vet\u00ebm partiake, por oligarkike, e klanit t\u00eb tij, ku ai ishte i kapur. Kam marr\u00eb veten si shembull, sepse kam siguri n\u00eb at\u00eb q\u00eb them. Po sjell nj\u00eb pjes\u00eb nga libri im i porsadal\u00eb \u201cKartela t\u00eb Realizmit t\u00eb D\u00ebnuar\u201d.<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI I GABUAR<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse puna duket se ka zbritje dhe m\u00eb t\u00eb neveritshme. Ka nj\u00eb lakmi si t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb barazi n\u00eb t\u00eb keqen morale, &#8211; N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb letre t\u00eb hapur\u2026 t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrbaltin t\u00eb gjith\u00eb, ishim nj\u00eblloj m\u00ebkatar\u00eb, duan t\u00eb thon\u00eb, ashtu si m\u00ebkatar\u00ebt, u b\u00ebm\u00eb pis nj\u00eblloj ashtu si pisat, u d\u00ebnuam nj\u00eblloj ashtu si t\u00eb burgosurit, kur s\u2019ishin nj\u00eblloj as d\u00ebnimet dhe as privilegjet.<\/p>\n<p>N\u00eb postdiktatur\u00eb, veglave t\u00eb mbetura t\u00eb diktatur\u00ebs u duhet dhe u p\u00eblqen si m\u00eb par\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb, t\u00eb mos punohet, koha t\u00eb merret me ata, t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me ata, p\u00ebr ata, duke i pasur n\u00eb krye si dikur et\u00ebrit e tyre. Dhe kultura t\u00eb jet\u00eb po ajo, me ata shkrimtar\u00eb e partist\u00eb q\u00eb b\u00ebri partia e tyre, t\u00eb tjer\u00ebt nuk na duhen.<\/p>\n<p>Suksesin tani e gjejn\u00eb te shpifja, propaganda dhe zbulimet e rreme, shtoji dhe kompleksin e Stockholm-it, gjithmon\u00eb me adhurimin e d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb sistem dhe rend q\u00eb iku. Hidh akuza false p\u00ebr t\u00eb barazuar gjith\u00e7ka me veten e tyre t\u00eb dikurshme. Dhe k\u00ebto veprime jo se i b\u00ebn vet\u00ebm ndonj\u00eb studiues a gazetar i paguar, deputet me vota t\u00eb blera, ndonj\u00eb ziliqar, sa d\u00ebshtak, po aq dhe i zellsh\u00ebm a televizion privat oligarkik, por arrin n\u00eb maj\u00eb, deri te President i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Turpi dhe r\u00ebnia jan\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>Jo se Presidenti i Republik\u00ebs gaboi, por ishte gabim i p\u00ebrs\u00ebritur ai lloj Presidenti, q\u00eb shk\u00eblqente bezdissh\u00ebm nga mediokriteti i keq dhe paaft\u00ebsia, ku nga nj\u00ebra an\u00eb flisnin p\u00ebr t\u00eb persekutuarit, edhe i dekoronin, sidomos po t\u00eb ishe i vdekur, bashk\u00eb me ta dekoronin dhe persekutor\u00eb t\u00eb shquar, nd\u00ebrsa t\u00eb gjall\u00ebt harroheshin, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbeshin dhe pengoheshin, sidomos po t\u00eb ishte shkrimtar, arrinin dhe n\u00eb sulme t\u00eb d\u00ebnueshme, por kush mund t\u2019i d\u00ebnonte?<\/p>\n<p>Bujar Nishani, i edukuar si t\u00eb gjith\u00eb, n\u00ebse mund t\u00eb quhet edukat\u00eb, me m\u00ebsimet e partis\u00eb dhe t\u00eb shokut Enver, si\u00e7 thuhej at\u00ebher\u00eb, b\u00ebhet oficer i ushtris\u00eb s\u00eb diktatur\u00ebs, madje dhe pedagog-oficer i oficer\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb shkoll\u00ebn e bashkuar q\u00eb mbante emrin \u201cEnver Hoxha\u201d, ku ishte dhe shtatorja e diktatorit n\u00eb oborr dhe do t\u00eb ishte dhe ai mes atyre me kallashnikov n\u00eb dor\u00eb q\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb shtatore donte ta vendosnin atje, n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, m\u00eb i madhi dhe kryesori i kryeqytetit, mbi piedestalin e mbetur bosh, ku populli i revoltuar sapo kishte rr\u00ebzuar shtatoren e p\u00ebrbindshme t\u00eb diktatorit, ku kishin mbetur ca hekura si paterica t\u00eb thyera&#8230;<\/p>\n<p>Kjo sindrom\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb statuje t\u00eb madhe t\u00eb Enverit me nj\u00eb statuj\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl po t\u00eb Enverit ndoshta shp\u00ebshtolli kompleksin katovician q\u00eb Enveri t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej her\u00eb pas here me dishepuj, natyrisht m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl se ai, madje dhe se Ramiz Alia dhe u katandis puna q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit t\u00eb vendoseshin karikatura t\u00eb Enverit. Dhe i erdhi radha Bujar Nishanit, q\u00eb u mahnit dhe vet\u00eb se si u gdhi nj\u00eb dit\u00eb i pari i vendit, President i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb mos zgjatem, ajo mend\u00ebsia e tij forcashterur u p\u00ebrndez vag\u00ebllimthi q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte si dikur, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb disa aspekte t\u00eb luft\u00ebs se klasave n\u00eb kushtet e demokracis\u00eb. I doli p\u00ebrpara nj\u00eb ish i burgosur, i d\u00ebnuar p\u00ebr poezi dikur, gazetar dhe shkrimtar tani, i p\u00ebrkthyer dhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera, me \u00e7mime, madje dhe me nj\u00eb dekorat\u00eb q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb po ai, me vler\u00ebn sa dh\u00ebn\u00ebsi etj., etj., dhe, meqen\u00ebse iu b\u00eb penges\u00eb p\u00ebr planet e tij oligarkike, hodhi mbi t\u00eb urrejtjen presidenciale, duke marr\u00eb hak\u00ebn e Enverit, duke shpifur llapaqen\u00ebshe si ai.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse s\u2019gjeti dot ndonj\u00eb \u201ckle\u00e7k\u00eb\u2019 n\u00eb biografin\u00eb e tij, nuk ia luante dot integritetin prej ish-t\u00eb burgosuri politik dhe poeti edhe n\u00eb burg, pasi i than\u00eb zyrtarisht ata t\u00eb Autoritetit t\u00eb Dosjeve se n\u00eb dosjen e tij jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, por, p\u00ebrkundrazi ka nj\u00eb kartel\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon se ka refuzuar t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit fam\u00ebkeq t\u00eb Shtetit, at\u00ebher\u00eb, si nj\u00eb revansh p\u00ebr koleg\u00ebt e tij oficer\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Presidenti Nishanlli shpifi di\u00e7ka q\u00eb s\u2019ekzistonte, tha q\u00eb ai, ish-i burgosuri politik dhe poeti, kishte bashk\u00ebpunuar me zyr\u00ebn teknike t\u00eb burgut, personeli i s\u00eb cil\u00ebs ishte po me t\u00eb burgosur, por n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komand\u00ebs, dhe k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetonte me nj\u00eb mesazh anonim disa fjal\u00ebsh q\u00eb i kishte ardhur n\u00eb celular, q\u00eb, ja, sapo i mb\u00ebrriti. Dhe e botoi n\u00eb gazet\u00eb foton e ekranin t\u00eb celularit t\u00eb tij t\u00eb zi. Presidentit k\u00ebshtu. Sikur nuk kishte shtetin n\u00eb dor\u00eb ai. Dhe zgjodhi m\u00eb t\u00eb kot\u00ebn, vog\u00eblanen, grotesken, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb dhe klani q\u00eb rrinte mbas tij..<\/p>\n<p>Bashk\u00ebvuajt\u00ebs t\u00eb mi, shok\u00eb t\u00eb Spa\u00e7it dhe t\u00eb Qaf\u00eb-Barit dhe jo vet\u00ebm ata, iu v\u00ebrsul\u00ebn Presidentit me t\u00eb shara si n\u00eb burg, si\u00e7 iu v\u00ebrsul\u00ebn oficer\u00ebve n\u00eb revolt\u00eb. G\u00ebnjeshtar ordiner, i than\u00eb, e plot t\u00eb tjera me zhargonin e burgut, q\u00eb s\u2019i p\u00ebrs\u00ebris dot k\u00ebtu, na ke fyer t\u00eb gjith\u00ebve, i thoshin, p-l-e-h-r-a, b\u00ebrtisnin me plot goj\u00ebn si rebeli plot dije Petro Zheji.<\/p>\n<p>Kartel\u00ebn me emrin tim, ku sh\u00ebnjohej refuzimi im p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor me t\u00eb keqen, e nxori s\u00eb pari botuesi im Luan Pengili, nd\u00ebrsa shkrimtari Agron Tufa, drejtor i Institutit t\u00eb Studimeve t\u00eb Krimeve t\u00eb komunizmit, e botoi po n\u00eb at\u00eb gazet\u00eb ku Presidenti kishte botuar mesazhin e tij t\u00eb zi si vazhdim i atyre krimeve.<\/p>\n<p>Ishte fyerje dhe mjerim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, kur nj\u00eb d\u00ebshtak i zakonsh\u00ebm bie dhe ku? N\u00eb poltron\u00ebn e Presidentit..<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb p\u00ebr hapjen e dosjeve, e kam trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb n\u00eb fillimet, q\u00eb kur isha gazetar n\u00eb t\u00eb par\u00ebn gazet\u00eb opozitare \u201cRD\u201d, duhej b\u00ebr\u00eb me koh\u00eb hapja e dosjeve t\u00eb diktatur\u00ebs dhe t\u00eb diktatorit, t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre, politikan\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj. T\u00eb fillonin me president\u00ebt, kryeministrat, ministrat, z\u00ebvend\u00ebsit, deputet\u00ebt, oligark\u00ebt, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti s\u00eb bashku vijn\u00eb nga nomenklatura e vjet\u00ebr. Nga ajo e dyshimta, vrastarja. Pse? T\u2019u hapeshin dosjet intelektual\u00ebve q\u00eb po b\u00ebheshin publik\u00eb. Shkrimtar\u00ebve, se shkrimtar\u00ebt jan\u00eb d\u00ebnuar dhe me shkrimtar\u00eb, t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb artit dhe jam i pari q\u00eb kam shtruar \u00e7\u00ebshtjen k\u00ebshtu:<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00eb t\u00eb emrit t\u00eb \u00e7do bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb Policis\u00eb Sekrete, spiuni, n\u00eb list\u00eb t\u00eb vihet n\u00eb krah dhe emri i atij q\u00eb e b\u00ebri ata t\u00eb till\u00eb, si, me \u00e7\u2019tortur\u00eb. T\u00eb shihej se sa d\u00ebme kan\u00eb sjell\u00eb, secili, t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>NGA LIBRI N\u00cb REALITET<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb dal\u00ebsh i pafajsh\u00ebm apo i past\u00ebr nga akuzat e Bujar Nishanit, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por t\u00eb gjejm\u00eb dhe t\u00eb pengojm\u00eb q\u00eb pse n\u00eb koh\u00eb krizash ekonomike, politike e morale, pik\u00ebrisht at\u00eb ose si ai i b\u00ebjn\u00eb President. Duke mos dashur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr ndryshimin, vendoset n\u00eb krye nj\u00eb asgj\u00eb, q\u00eb befas e kap nj\u00eb marramenth, q\u00eb e mban gjat\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit, se, pa e par\u00eb as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebngjes i thon\u00eb: ti je President. B\u00ebhet dhe sikur votohet. E si t\u00eb mos b\u00ebhet ky lloj Presidenti i em\u00ebruar ombrell\u00eb e atyre interesave, q\u00eb e vun\u00eb duke nd\u00ebrkallur dhe t\u00eb vetat?<\/p>\n<p>N\u00eb qart\u00ebsim t\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb nisa, Presidenti i Republik\u00ebs m\u00eb akuzonte mua, nj\u00eb qytetar t\u00eb Republik\u00ebs, me prov\u00eb celularin e tij q\u00eb e nxori si revole, p\u00ebr q\u00ebndrimet e mia n\u00eb burg, q\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ai e din\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e mi, e ka dosja ime. I jap t\u00eb drejt\u00ebn \u00e7do gazetari, kujtdo, q\u00eb do t\u00eb donte ta hulumtonte. Nd\u00ebrkaq, po ai vet\u00eb\/Presidenti, e p\u00ebrs\u00ebris, m\u00eb kishte dekretuar p\u00ebr minist\u00ebr Kulture m\u00eb par\u00eb, madje dhe m\u00eb par\u00eb akoma m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb at\u00eb dreq dekorat\u00ebn e tij, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, q\u00eb un\u00eb e pranova, e kam treguar, nga shkaku i bashk\u00ebvuajt\u00ebsit tim, k\u00ebshilltar n\u00eb presidenc\u00eb, shkrimtarit Amik Kasoruho, q\u00eb, n\u00eb fakt, ai duhej t\u00eb ishte Presidenti dhe mbase Nishani kujdestar i rojeve p\u00ebrreth deri sa t\u00eb hiqej mbas ndonj\u00eb shpifje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>Nejse, un\u00eb desha ta ktheja at\u00eb dekorat\u00eb, por nuk e gjeta, s\u2019mbaja mend ku e kisha hedhur, por ia thash\u00eb q\u00eb kur ishte President. Puna jote, \u2013 m\u00eb tha, sikur t\u00eb mos kishte qen\u00eb puna e tij. Dhe e vazhdonte fushat\u00ebn kund\u00ebr meje, kur un\u00eb isha shembur nga tjet\u00ebr gj\u00eb, nga tragjedia e fatit tim. Nj\u00eb dehumanizim t\u00eb till\u00eb kisha par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb burg dhe jo nga t\u00eb gjith\u00eb oficer\u00ebt, koleg\u00eb t\u00eb Nishanit. Por duke qen\u00eb ai President, ky dehumanizim administrativ i kalonte dhe vendit, p\u00ebr fat t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi im tani nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua, por m\u00eb p\u00ebrtej, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, \u00e7\u00ebshtjen. Nuk ka m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ai nuk dekretoi p\u00ebr ambasador n\u00eb Vatikan as mua dhe as para meje intelektualin e njohur, studiuesin, autorin e shum\u00eb librave filozofik\u00eb, Ardian Ndreca, profesor n\u00eb nj\u00eb nga universitetet papnore n\u00eb Rom\u00eb. Por pse? \u00c7\u2019prapaskena luheshin dhe luhen? Q\u00eb si epilog u vinin nj\u00eb shpifje. Kur ma propozoi Kryeministri i vendit, Edi Rama, un\u00eb e bisedova dhe me kryetarin e PD-s\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, Lulzim Basha, dhe me dr. Berish\u00ebn, Kryeministrin e qeveris\u00eb, ku kisha qen\u00eb pjes\u00ebtar s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb korrekt me t\u00eb gjith\u00eb. Me moralin e detyrave q\u00eb lija dhe t\u00eb atyre q\u00eb do t\u00eb merrja. E kam treguar dhe n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr timin, q\u00eb ata jo vet\u00ebm m\u00eb siguruan mb\u00ebshtetjen, q\u00eb besoj se ka qen\u00eb utilitare dhe p\u00ebr ta dhe e sinqert\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u2018thon\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, se dhe grupi parlamentar i marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb e miratoi propozimin p\u00ebr mua n\u00eb unitet, si pozita dhe opozita, si\u00e7 rrall\u00ebher\u00eb ndodhte. Po pse s\u2019deshi Nishani p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri?<\/p>\n<p>\u00c7\u2019ishte m\u00eb e fort\u00eb se partia nga kishte dal\u00eb ai p\u00ebr President? Po nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme? Po nga Kryeministri q\u00eb e kishte dekretuar po vet\u00eb? Po nga Parlamenti q\u00eb e kishte votuar? Po nga media? Dhe, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr mua, po nga ajo shtres\u00eb q\u00eb vinte nga persekutimet, q\u00eb solli moralin e munguar, at\u00eb t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs ndaj s\u00eb keqes dhe kultur\u00ebn e saj, kur shoqatat e ish-t\u00eb burgosurve politik\u00eb i kishin d\u00ebrguar let\u00ebr q\u00eb ai, Presidenti, t\u00eb miratonte si nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i tyre. Nd\u00ebrkaq, edhe Vatikani vet\u00eb, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt me parashikimin e Presidentit, m\u00eb mir\u00ebpriti hapur dhe pata fatin t\u00eb bashk\u00ebpunoja deri dhe n\u00eb shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019djallin ishte m\u00eb e fort\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto? Dukja e ngrehin\u00ebs shtet\u00ebrore, Presidenca n\u00eb krye t\u00eb saj, binte dhe pash\u00eb oligarkin\u00eb, q\u00eb kishte kapur p\u00ebr fyti vendin. Nj\u00eb shtet vrastar brenda shtetit. Po ku ishte kapur n\u00eb prapasken\u00eb Presidenti? Peng i cilit klani ishte? A vazhdon t\u00eb jet\u00eb? Vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb? Si munden q\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, por e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e tyre t\u00eb ul\u00ebt?<\/p>\n<p>Me mua ato zbulohen, por kund\u00ebrveprimi duhet t\u00eb jet\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb, politik, moral, ligjor, gjyqe, protest\u00eb, pa u harruar \u201cNurembergu shqiptar\u201d, i pari, sado von\u00eb qoft\u00eb. Me President\u00eb si Nishani jan\u00eb gjall\u00ebruar dhe kryepolic\u00ebt e burgjeve, kryeprokuror\u00ebt e diktatur\u00ebs duke i sulmuar dhe tani ish-burgosurit e tyre politik\u00eb, duke rikthyer kultur\u00ebn e barbaris\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb ndiej shkrimtarin brenda vetes, k\u00ebt\u00eb s\u2019ma heqin dot president\u00ebt dhe asgj\u00eb m\u00eb. Dhe s\u2019kam ndonj\u00eb inat q\u00eb t\u00eb m\u00eb mbaj\u00eb gjat\u00eb me Nhishanin dhe nishan\u00ebt. P\u00ebrkundrazi, ata jan\u00eb personazhe interesant\u00eb q\u00eb shpjegojn\u00eb koh\u00ebn e liris\u00eb q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb po vuajm\u00eb idealisht. Ai, ata, i duhen let\u00ebrsis\u00eb, ka filluar q\u00eb t\u2019i fus\u00eb n\u00eb burgun e saj.<\/p>\n<p><strong>Po partis\u00eb i duhen? Demokracis\u00eb s\u00eb saj dhe t\u00eb vendit?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse kjo do t\u00eb ishte let\u00ebr e hapur p\u00ebr kryetarin e Partis\u00eb Demokratike, do t\u2019i thosha q\u00eb ka nj\u00eb aluvion r\u00ebndues nga e kaluara, mend\u00ebsi dhe praktika, se shpifjet dhe nishan\u00ebt nuk jan\u00eb rast\u00ebsi, t\u00eb shikohet. \u00cbsht\u00eb krijuar, si nj\u00eb antikultur\u00eb, kultura e mashtrimit, e shfaqur banalsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet politik\u00ebs s\u00eb shpifjeve kund\u00ebr vlerave dhe t\u00eb v\u00ebrtetave, kund\u00ebr moralit, duke cenuar qytetarin\u00eb e gjithsecilit, q\u00eb dob\u00ebson q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt, mir\u00ebqenien mendore q\u00eb kalon n\u00eb at\u00eb ekonomike, n\u00eb ngritjen e vendit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sakrifikohen t\u00eb gjith\u00eb, programet i b\u00ebn propagand\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, kur mendon se me k\u00eb do t\u00eb zbatohen.<\/p>\n<p>S\u2019\u00ebsht\u00eb fjala thjesht p\u00ebr Bujar Nishanin, q\u00eb ndoshta ashtu vepron se aq di e do, th\u00ebn\u00eb hapur nga pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria, q\u00eb e shquan. Por t\u00eb lejuarit e tij mos \u00ebsht\u00eb mision destabilizues, pa e kuptuar as ata q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr atentate kund\u00ebr demokracis\u00eb me kallashin e shpifjeve, si at\u00ebher\u00eb ata q\u00eb e mbanin gati p\u00ebr t\u00eb rivendosur shtatoren e diktatorit dhe djallit t\u00eb tyre, q\u00eb populli dhe historia e shkuli dhe e zvarriti dhe e hodhi ku e meritonte. Po dishepujt e Enverit, q\u00eb po g\u00eblojn\u00eb gjithkund, n\u00eb pozit\u00eb dhe opozit\u00eb?<\/p>\n<p>Bujar Nishani na qenka dhe n\u00eb grupin q\u00eb p\u00ebrzgjedh kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky grup skulpturor me fantazm\u00ebn n\u00eb mes, si t\u00eb ardhur nga e kaluara kund\u00ebrshtare e demokracis\u00eb? Me t\u00eb p\u00ebrzgjedhurit e nishan\u00ebve do t\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb shpresa opozitare? Duke larguar autoritete t\u00eb shkenc\u00ebs si doktor Halim Kosova? Dhe i k\u00ebrkojn\u00eb pushim absurd liderit historik, kur ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se ata. Nuk mund t\u00eb p\u00ebrz\u00ebsh ata q\u00eb s\u2019duhen, duhet t\u00eb bien vet\u00eb. Dhe e vendos vota e sovranit popull. Sa pa u b\u00ebr\u00eb von\u00eb m\u00eb shum\u00eb, duhet par\u00eb n\u00eb sy, rrept\u00eb, gjendja q\u00eb na rrethon.<\/p>\n<p>Kryetari i opozit\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb guxoj\u00eb p\u00ebr interesat e partis\u00eb q\u00eb drejton, t\u00eb opozit\u00ebs demokratike, se klani i Nishanit i ka nisur m\u00eb her\u00ebt p\u00ebrgatitjet p\u00ebr nishan\u00ebt dhe kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb hamendje, por rrezik, q\u00eb vet\u00ebm madhohet kangrensh\u00ebm. N\u00ebse pozita socialiste merr nga \u201cBlloku\u201d, opozita demokratike nuk duhet t\u00eb marr\u00eb nga oficer\u00ebt e atij \u201cBlloku\u201d. Prandaj dhe u mbyllet perspektiva shum\u00eb nga pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb PD-s\u00eb dhe krijojn\u00eb parti tjet\u00ebr demokratike, a ikin fare.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe d\u00ebmi moral q\u00eb p\u00ebsohet, por dhe d\u00ebmi real, duke zhg\u00ebnjyer falanga votuesish? Demoralizohet puna, ideali dhe frym\u00ebzimi p\u00ebr arritje, krijohet p\u00ebr\u00e7arja dhe do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb s\u00ebrish urrejtja si vazhdim i luft\u00ebs s\u00eb klasave. A do ta shqyrtoj\u00eb PD-ja precedentin p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs \u201cNishani\u201d, kryetari i saj, kryesia, k\u00ebshilli drejtues etj., deri edhe an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, ata t\u00eb ndershmit, t\u00eb varfrit, sakrifikuesit, q\u00eb mbas \u00e7do fitoreje braktisen t\u00eb par\u00ebt?<\/p>\n<p>Pse Bujar Nishani shpif edhe p\u00ebr p\u00ebrbrenda partis\u00eb si rasti m\u00eb i fundit p\u00ebr profesor Romeo Gurakuqin, q\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb si ai, t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb heshtur, jan\u00eb shtyll\u00eb morale n\u00eb PD. Mos duan t\u2019i l\u00ebkundin k\u00ebto shtylla? Q\u00eb n\u00ebse jan\u00eb anuar si p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb, t\u2019i drejtojn\u00eb. A do ta nd\u00ebshkoj\u00eb partia shpifjen t\u00eb pakt\u00ebn? Dhe pastaj dhe shpif\u00ebsit politik\u00eb, q\u00eb duke flakur kapotat e p\u00ebrbaltura staliniste, q\u00eb ua dhuroi Enveri apo klani i tij, kan\u00eb uzurpuar tashm\u00eb \u00e7\u2019duhej, duke iu bashkuar gjithmon\u00eb pushtetit q\u00eb fiton, p\u00ebr t\u00eb keqen e t\u00eb gjith\u00ebve. A do ta marrin nishan\u00ebt partin\u00eb? Apo e kan\u00eb marr\u00eb? Mos po pritet marshimi triumfal i tyre kudo?<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb mjaftonte vet\u00ebm falja, q\u00eb k\u00ebrkon profesor Romeo Gurakuqi. Por si t\u00eb sh\u00ebrohet shoq\u00ebria demokratike nga dukuria \u201cNishani\u201d? Kur Presidenti, para mandatit, gjat\u00eb mandatit dhe pas mandatit, \u00ebsht\u00eb thjesht pal\u00eb, pjes\u00eb e oligark\u00ebve, noterizues i interesave t\u00eb tyre, shkel\u00ebs i Kushtetut\u00ebs deri dhe i dinjitetit qytetar etj., etj. Ku jan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb opozitar\u00eb t\u00eb s\u00eb keqes, t\u00eb shkolluar mes v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb universitetet e varfra t\u00eb vendit, por dhe n\u00eb Europ\u00eb e Amerik\u00eb, me dije dhe shpirt? Qytetar\u00ebt q\u00eb u mbijetojn\u00eb halleve me dinjitet? Shoq\u00ebria civile? Apo kudo ka r\u00ebn\u00eb hija e kapot\u00ebs s\u00eb nishant\u00eb?<\/p>\n<p>Edhe shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs, n\u00eb Europ\u00eb e SHBA, jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe i ndjekin me v\u00ebmendje zhvillimet n\u00eb vend. Vatran\u00ebt e Amerik\u00ebs k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufirit detar me Greqin\u00eb. Por nuk duhet harruar kufiri i njer\u00ebzores dhe \u00e7njer\u00ebzor n\u00eb vend. Ndryshe do t\u00eb humb\u00eb shum\u00eb\u00e7ka. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb q\u00ebndrimet dhe zgjidhjet e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tilla varet e tashmja dhe e ardhmja e mbetur, jo vet\u00ebm e partive, t\u00eb opozit\u00ebs dhe jo t\u00eb opozit\u00ebs, por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, e gjith\u00eb vendit, q\u00eb s\u2019po ndahet dot nga e kaluara q\u00eb e shtypte lavdish\u00ebm dhe nga tranzicioni me shtyp\u00ebsit e konvertuar, para dyerve t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs euroatlantike. T\u00eb shohim\u2026 A mund t\u00eb fillohet me Romeo Gurakuqin President?<\/p>\n<p><em>\u00a9 <a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin-kur-rama-me-propozoi-per-ambasador-pyeta-bashen-dhe-berishen-por-pastaj\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Panorama.al<\/a><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Rama m\u00eb propozoi p\u00ebr ambasador, pyeta Bash\u00ebn dhe Berish\u00ebn, por pastaj\u2026 NGA VISAR ZHITI, 5 janar 2021 Nj\u00eb vit i ri duket se nis ashtu si\u00e7 mbaron ai para tij, i vjetri. Fitimtar\u00ebt imitojn\u00eb t\u00eb mundurit e tyre, thoshin latin\u00ebt. N\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, b\u00ebri p\u00ebrshtypje n\u00eb media nj\u00eb sulm jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38244,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-62614","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kur Rama m\u00eb propozoi p\u00ebr ambasador, pyeta Bash\u00ebn dhe Berish\u00ebn, por pastaj\u2026 NGA VISAR ZHITI, 5 janar 2021 Nj\u00eb vit i ri duket se nis ashtu si\u00e7 mbaron ai para tij, i vjetri. Fitimtar\u00ebt imitojn\u00eb t\u00eb mundurit e tyre, thoshin latin\u00ebt. N\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, b\u00ebri p\u00ebrshtypje n\u00eb media nj\u00eb sulm jo [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-06T00:12:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-01-06T01:18:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/visar_zhiti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin\",\"datePublished\":\"2021-01-06T00:12:43+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-06T01:18:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/\"},\"wordCount\":3860,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/visar_zhiti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/\",\"name\":\"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/visar_zhiti.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-06T00:12:43+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-06T01:18:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/visar_zhiti.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/visar_zhiti.jpg\",\"width\":500,\"height\":480,\"caption\":\"Visar Zhiti\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kur Rama m\u00eb propozoi p\u00ebr ambasador, pyeta Bash\u00ebn dhe Berish\u00ebn, por pastaj\u2026 NGA VISAR ZHITI, 5 janar 2021 Nj\u00eb vit i ri duket se nis ashtu si\u00e7 mbaron ai para tij, i vjetri. Fitimtar\u00ebt imitojn\u00eb t\u00eb mundurit e tyre, thoshin latin\u00ebt. N\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas, b\u00ebri p\u00ebrshtypje n\u00eb media nj\u00eb sulm jo [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-01-06T00:12:43+00:00","article_modified_time":"2021-01-06T01:18:32+00:00","og_image":[{"width":500,"height":480,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/visar_zhiti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin","datePublished":"2021-01-06T00:12:43+00:00","dateModified":"2021-01-06T01:18:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/"},"wordCount":3860,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/visar_zhiti.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/","name":"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/visar_zhiti.jpg","datePublished":"2021-01-06T00:12:43+00:00","dateModified":"2021-01-06T01:18:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/visar_zhiti.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/visar_zhiti.jpg","width":500,"height":480,"caption":"Visar Zhiti"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/visar-zhiti-analizon-debatin-gurakuqi-nishani-dhe-rrefen-historine-e-tij-me-ish-presidentin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Visar Zhiti analizon debatin Gurakuqi-Nishani dhe rr\u00ebfen historin\u00eb e tij me ish-Presidentin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62614"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62617,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62614\/revisions\/62617"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38244"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}