{"id":63053,"date":"2021-01-12T10:33:35","date_gmt":"2021-01-12T09:33:35","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=63053"},"modified":"2021-01-12T11:00:37","modified_gmt":"2021-01-12T10:00:37","slug":"poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/","title":{"rendered":"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI?"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #999999;\"><i>Pirro Floqi mes babait Kristo dhe m\u00ebm\u00ebs Urania<\/i><\/span><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Sinan Gashi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/sinan-gashi2.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Nga <strong>Sinan GASHI<\/strong><\/p>\n<p>Ndodh\u00eb n\u00eb fatet e krijuesve shqiptar\u00eb q\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me politik\u00ebn n\u00eb pushtet, t\u00eb ak\u00ebcil\u00ebs koh\u00eb, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb skajuar, mbase edhe t\u00eb p\u00ebrbuzur, t\u00eb burgosur, t\u00eb ekzekutuar, sa s\u00eb bashku me t\u00eb i \u00ebsht\u00eb heqet edhe biografia, duke mos e l\u00ebn\u00eb as ashtu t\u00eb dihej se cili ishte dhe, aq m\u00eb keq, se \u00e7ka krijoi.<\/p>\n<p>Mbase nd\u00ebr t\u00eb till\u00ebt \u00ebsht\u00eb edhe Pirro Floqi, djali i shkrimtarit dhe t\u00eb doktoruarit n\u00eb shkenc\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Universitetin e Athin\u00ebs, dramaturgut m\u00eb prodhimtar, Kristo Floqit (1872-1951). Por, ajo q\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim k\u00ebsaj, krijuesve ua heq anonimatin, p\u00ebrkat\u00ebsisht i cyt t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb interesohen edhe p\u00ebr jet\u00ebn e tyre, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm krijimtaria, vepra postume, qofshin n\u00eb ndonj\u00eb botim sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb ose t\u00eb l\u00ebna t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb dor\u00ebshkrime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb till\u00ebt \u00ebsht\u00eb edhe Pirro Floqi, djali i vet\u00ebm i Kristos, p\u00ebr t\u00eb cilin dihet fare pak. Ajo q\u00eb u m\u00ebsua s\u00eb voni, pa nj\u00eb hulumtimi, ai ishte i lindur m\u00eb 11 mars 1911 n\u00eb New York, ku ishte e lindur edhe motra Tefta, binjake me t\u00eb v\u00ebllain, e cila vdiq si foshnje, dhe motra tjet\u00ebr Drita, e lindur m\u00eb 1919 n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb jetoi vet\u00ebm 6 muaj; se prind\u00ebt e tij ishin shkrimtari dhe veprimtari komb\u00ebtar n\u00eb Shqip\u00ebri e Amerik\u00eb, Kristo Floqi, nd\u00ebrsa e \u00ebma Urania, e motra e Sevasti Qiriazit, q\u00ebndistares s\u00eb flamurit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pasi ishin riatdhesuar nga Amerika n\u00eb Shqip\u00ebri, Pirroja kishte jetuar mir\u00eb, ngase i ati ishte n\u00eb detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sa edhe kishte pasuri t\u00eb mjaftueshme,sa dhe kishin nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn e Dibr\u00ebs, m\u00eb 1926. Pirroja n\u00eb vendlindje kishte mbaruar shkollimin fillor, nd\u00ebrsa q\u00eb p\u00ebr studime n\u00eb ndonj\u00eb kolesh, e kishin d\u00ebrguar n\u00eb Austri m\u00eb 1922, ku kishin shkuar familjarisht, q\u00eb te m\u00ebsonte gjermanishten si dhe daktilografin\u00eb, por q\u00eb nuk q\u00ebndruan m\u00eb shum\u00eb se tre muaj. Thuhet se n\u00eb Vjen\u00eb kishte vajtuar edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr kurime m\u00eb 1942, sepse nuk e ndjente veten mir\u00eb. Kishte punuar p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe n\u00ebpun\u00ebs i K\u00ebshillit t\u00eb Shtetit t\u00eb mbretit Zogu I.<\/p>\n<p>Por, pas ardhjes s\u00eb sistemit komunist n\u00eb pushtet, familjen e tij e deklasojn\u00eb si \u201carmik t\u00eb popullit\u201d, duke ia sekuestruar t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb, madje edhe vil\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e Dibr\u00ebs dhe nj\u00eb bibliotek\u00eb shum\u00eb v\u00ebllimshme. Tashti jetonin n\u00eb bodrum t\u00eb po asaj sht\u00ebpie, q\u00eb ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb shkoll\u00eb fillore. Kristoja, p\u00ebr arsye tep\u00ebr t\u00eb ul\u00ebta (se kishte shkruar tekstin e himnit p\u00ebr Mbretit Zog, arsyetohej n\u00eb aktakuz\u00eb!), ishte arrestuar dhe d\u00ebnuar me burg politik nga viti 1945 deri m\u00eb 1950. Edhe kur lirohet, i fyer, i rraskapitur dhe n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, mbi 70 \u2013 vje\u00e7, heq edhe p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, si plak q\u00eb ishte; jetonte n\u00eb mjerim, me l\u00ebmosh\u00eb, deri sa vdiq m\u00eb 1951, pasi pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb i kishte vdekur edhe guraja Urania.<\/p>\n<p>E, Pirroja, i mbetur fillikat n\u00eb bot\u00eb, duke u munduar ta nxjerr\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht kafshat\u00ebn e goj\u00ebs me daktilografim materialesh, e ngryste dit\u00ebn. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e ndiqnin vazhdimisht. I varf\u00ebr po, i fyer p\u00ebrher\u00eb, me p\u00ebrjetime t\u00eb r\u00ebnda emocionale, duke bredhur pa cak rrug\u00ebve t\u00eb qytetit, ai lente p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb njeriu t\u00eb \u00e7ak\u00ebrdisur. Para luft\u00ebs ai bredhte fshatrave, duke mbledhur folklor, shkruan Stilian Adhami<sup>1<\/sup> p\u00ebr t\u00eb. M\u00eb pastaj ai ik\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr, rrug\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebri m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. \u201cAt\u00eb e kishin porositur me ardh\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, mbasi n\u00eb Tiran\u00eb ishte b\u00eb i bezdissh\u00ebm\u201d<sup>2<\/sup>, sh\u00ebnon Ftitz Radovani.<\/p>\n<p>Por edhe atje e p\u00ebrcolli fat i nj\u00ebjt\u00eb, bredharak e lypsar rrug\u00ebsh. I jepte kush p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb sa p\u00ebr ta mbajtur frym\u00ebn, nd\u00ebrsa gjumin e b\u00ebnte aty ku e m\u00ebshironte kush, qoft\u00eb edhe n\u00eb ndonj\u00eb skut\u00eb hoteli, si n\u00eb \u201cEvropa\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs. P\u00ebrkujdesje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pat treguar p\u00ebr t\u00eb Imz. Ernest \u00c7oba, i cili i jipte shpesh edhe p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb<sup>3<\/sup>. Por p\u00ebrcjellja nga sigurimcat ishte e p\u00ebrhershme. Rr\u00ebfehet nj\u00eb rast p\u00ebr kontrollin policor t\u00eb nat\u00ebs dhe, kur k\u00ebt\u00eb e zgjojn\u00eb p\u00ebr dokument d\u00ebshmi, ky kishte vet\u00ebm pasaport\u00ebn amerikane, e cila i irritonte edhe m\u00eb shum\u00eb ata. I shqet\u00ebsuar, iu tha: \u201d<em>Ja. Prisni nj\u00eb minut\u00eb, merreni k\u00ebt\u00eb dreq pasaporte, ndryshoni at dreq New Yorku, se jeni duke me \u00e7mendur.<\/em>\u201d<sup>4<\/sup>.<\/p>\n<p>Atje, m\u00eb ata pak njer\u00ebz q\u00eb e afronin, lente d\u00ebshmi t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb ditur. Dinte \u201cLahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs, njihte shkrimtar\u00ebt e Veriut, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr koh\u00ebn ishte rrezik t\u2019ua p\u00ebrmendje vet\u00ebm emrin e l\u00ebn\u00eb m\u00eb edhe veprat. Kjo d\u00ebshmonte se ishte nj\u00eb i ditur dhe i rritur n\u00eb gjirin e nj\u00eb familje intelektuale, me shkrimtarin e studiuesin shkencor Dr. Kristo Floqi. Ashtu i drobitur, edhe fizikisht e edhe psikikisht, ai e mbylli jet\u00ebn p\u00ebrplot travaje, i internuar n\u00eb Kampin e Lezh\u00ebs, q\u00eb si dat\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt mund t\u00eb merret 1960 (?).<\/p>\n<p>Pirro Floqi kishte trash\u00ebguar nj\u00eb talent krijimtarie nga i ati shkrimtar. Ai nisi krijimtarin\u00eb q\u00eb n\u00eb rini, kur dihet e dh\u00ebna q\u00eb si gjimnazist kishte nxjerr\u00eb v\u00ebllimin e par\u00eb me poezi. Madje edhe n\u00eb orientimin komb\u00ebtar, gjykojm\u00eb sado pak sipas shkrimeve t\u00eb l\u00ebna, ai ishte mjaft i p\u00ebrkushtuar. Shkrimet poetike fillimisht i kishte botuar n\u00eb periodikun e koh\u00ebs, para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u201cZotit\u201d<sup>5<\/sup>, por, e t\u00ebr\u00eb trash\u00ebgimia letrare i ishte d\u00ebshmuar me botimin e kat\u00ebr librave fare t\u00eb vegj\u00ebl me poezi, q\u00eb nuk e kalonin numrin e faqeve mbi 15. Nganj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb poezi e gjat\u00eb a poem\u00eb ishte si nj\u00eb lib\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Veprat e botuara q\u00eb dihen, jan\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>1. \u201cVajtimi mbi t\u00eb paharrueshmen N.M.S. Mbret\u00ebresh\u00ebn Nan\u00eb\u201d, botues \u201cKristo Luarasi\u201d, Tiran\u00eb 1934, 15 faqe,<br \/>\n2. \u201cVjersha\u201d, shtypshkronja \u201cTirana\u201d, Tiran\u00eb 1935, 14 faqe, libri i kushtohet prof. Filip Fisht\u00ebs,<br \/>\n3. \u201cBajram Curri\u201d, vjersha, shtypshkronja \u201cAt\u00eb Gjergj Fishta\u201d, Shkod\u00ebr 1941, 13 faqe,<br \/>\n4. \u201c\u00c7am\u00ebrija e lir\u00eb\u201d, vjersh\u00eb, pa vend dhe vit botimi,<br \/>\n5. \u201cKosova e lir\u00eb:\u201d, vjersh\u00eb, shtypshkronja \u201cAt\u00eb Gjergj Fishta\u201d, Shkod\u00ebr 1941, 14 faqe,<br \/>\n6. \u201cKosova e lir\u00eb:\u201d, vjersh\u00eb, botues \u201cKristo Luarasi\u201d, Tiran\u00eb 1941, 14 faqe.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kosova e lir\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/kosova-e-lire.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em><span style=\"color: #999999;\">Vepra \u201cKosova e lir\u00eb\u201d e botuar n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 1941<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong>Vjersha p\u00ebr Kosov\u00ebn ishte botuar edhe n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen \u201cRilindja\u201d.<\/strong><sup>6<\/sup><\/p>\n<p>Vepra \u201cKosova e lire\u201d e botuar n\u00eb vitin 1941, nj\u00eb poem\u00eb me gjithsej 225 vargje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb vitale t\u00eb komb\u00ebtarizm\u00ebs. Si edhe te poet\u00ebt e deritanish\u00ebm, Kosova mban virtytet e asaj q\u00eb nuk do t\u00eb kishte krahasimtare tjet\u00ebr p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb madhore e nj\u00eb kombi. Por, n\u00eb vijim\u00ebsi, sikur t\u00eb ishte i nj\u00ebjti n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, vjen dhimba p\u00ebr pushtimin e saj nga i huaji, i cili nj\u00eb her\u00eb ishte otomani e pastaj sllavi.<\/p>\n<p>I p\u00ebrshkruar her\u00eb-her\u00eb me nota sentimentale e her\u00eb me ngritje t\u00eb hoveve besimi p\u00ebr pashterrshm\u00ebrin\u00eb e tradit\u00ebs \u00e7lirimtare, poeti Pirro Floqi edhe e p\u00ebrmbyll k\u00ebt\u00eb poem\u00eb.<\/p>\n<p>Renditja e historis\u00eb \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb ecuri faktike: niset me meritat q\u00eb kishte n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e t\u00eb cilat ishin trash\u00ebgimore, vinin pastaj te realiteti, duke i derdhur t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr rob\u00ebrin\u00eb, n\u00ebnshtrimin, grabitjen, varf\u00ebrimin, p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb vijim\u00ebsi p\u00ebr fitoren e patjet\u00ebr, pasi l\u00ebshohej kushtrimi anek\u00ebnd vendit. T\u00eb huajt \u201cNuk kursyen kurrnji shqyptar.\/ Ban\u00eb \u00e7mos me t\u2019qitun fare, \/ Moj Kosov\u00eb, Kosov\u00eb shqyptare\u201d.<\/p>\n<p>Poema p\u00ebr disa specifika tematike dhe m\u00ebnyr\u00ebn mbar\u00ebshtuese, i ngjet poem\u00ebs s\u00eb Pashko Vas\u00ebs \u201cShqypnis s\u00eb robnueme\u201d. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb k\u00ebtu, nj\u00ebsoj qahet fati i Kosov\u00ebs dhe i pjes\u00ebs tjet\u00ebr shqiptare \u2013 \u00c7am\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p><em>Jo, jo kurr nuk e xa bes\u00eb,<br \/>\nSe Kosova kshtu do t\u2019jes\u00eb.<br \/>\nKam uzdaj\u00eb n\u2019Zotin e qiellit<br \/>\nSe nj\u00eb dit rrezet e diellit<br \/>\nKan me shkrep e me ngjallnue<br \/>\nKam me shndrit e me trimnue,<br \/>\nKan me njall \u00e7do shpirt shqyptarit<br \/>\nKan me i pri, po kosovarit<br \/>\nKan me i \u00e7el\u00eb rrugen liris<br \/>\n\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<br \/>\n\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<br \/>\n\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<br \/>\nBashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris;<\/em><\/p>\n<p>Parashikimi i fitores, sipas poetit, \u00ebsht\u00eb me mobilizim, me bashkim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kosovar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt unji duhet t\u00eb manifestoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn me \u00e7do mjet qoft\u00eb:<\/p>\n<p><em>Dilte vrik burr\u2019 i Kosov\u00ebs<br \/>\nSi prej Pej\u2019s, si prej Gjakov\u00ebs,<br \/>\nSi prej Plavet, si prej Hotit,<br \/>\nQi i njef mir\u00eb njai syni i Zotit,<br \/>\nSi prej Ku\u00e7it a Gjilanit,<br \/>\nQi ja kan dor\u00ebn taganit,<br \/>\nA prej bjeshk\u2019ve t\u00eb Planin\u00ebs,<br \/>\nPrej Tetovet e Gucinj\u00ebs,<br \/>\nPrej K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs s\u2019Ka\u00e7anikut,<br \/>\nTue ja shti mnderen anmikut.<\/em><\/p>\n<p>Edhe kjo poem\u00eb, si t\u00eb gjitha krijimet e tjera, p\u00ebrmbyllin mendimin se vendi do t\u00eb jetoj\u00eb i lumtur, me g\u00ebzime dhe p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebto troje. Mjetet shpreh\u00ebse jan\u00eb t\u00eb ndryshme, por ecuria dhe fillimi e fundi i tyre ngjason duksh\u00ebm.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Pirro Floqi - n\u00ebnshkrimi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/pirro-floqi-nenshkrimi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" border=\"0\" \/> Pirro Floqi nuk dyshonte n\u00eb ardhm\u00ebrin\u00eb e mir\u00eb t\u00eb kosovarit, n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb zot vetes dhe p\u00ebr t\u00eb jetuar komb\u00ebtarisht mbar\u00eb, si t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Fundi i k\u00ebtij krijimi m\u00eb tep\u00ebr vjen si urim i dal\u00eb nga nj\u00eb adhurues i k\u00ebsaj pjes\u00eb shqiptare:<\/p>\n<p><em>Rrnosh e kjosh Kosova trime,<br \/>\nKjosh e lumtun, plot g\u00ebzime,<br \/>\nKjosh e rrnosh ti porsa zallet.<\/em><\/p>\n<p>Krijuesi ende nga ne i panjohur mir\u00eb me bio-bibliografi, nga kjo reflekton se ishte edhe nj\u00eb krijues me talent, t\u00eb cilin duhet ta ket\u00eb d\u00ebshmuar me m\u00eb shum\u00eb vepra, q\u00eb shpresojm\u00eb t\u2019i njohim m\u00eb von\u00eb. N\u00ebnt\u00ebrrok\u00ebshi i vargut shpreh\u00ebs, me rim\u00ebn aa, bb, cc, dd, ee, e tjer\u00eb, ka rrjedh\u00ebn e nj\u00eb gurre me pak katarakte. Krijimi \u00ebsht\u00eb bazuar me tep\u00ebr n\u00eb p\u00ebrshkrimet e karakterit, t\u00eb veprimit dhe t\u00eb fateve t\u00eb njeriut t\u00eb k\u00ebsaj hap\u00ebsire, p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb fatin kolektiv n\u00ebp\u00ebr situata karakteristike e d\u00ebshmuese kohore-nyje, at\u00eb t\u00eb historis\u00eb dhe fateve t\u00eb t\u00ebr\u00eb nj\u00eb popullate. Momentet e dhimbjes, kur habia p\u00ebr mosmbajtje t\u00eb asaj q\u00eb ishte tradicionale k\u00ebtu q\u00eb nga lasht\u00ebsia e madhe edhe n\u00eb shtrirje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, gjithshqiptare, jan\u00eb th\u00ebn\u00eb shkoqur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, kur njohim gjith\u00e7ka p\u00ebr krijues-krijimet e Pirros, do t\u00eb flasim m\u00eb drejt, m\u00eb bindsh\u00ebm dhe me nj\u00eb mendim m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pirro Floqi<\/strong><\/p>\n<p><strong>KOSOVA E LIR\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><em>Moj Kosov\u00eb, Kosova trime,<br \/>\nPse vajton me aq idhnime,<br \/>\nPse nuk \u00e7on syt kah Empiri<br \/>\nPrej kah nierit i vjen hiri?<br \/>\nKah t\u2019ka shkue trimnija e par\u00eb<br \/>\nMe fatosat t\u2019u Shqyptar\u00eb,<br \/>\nQi nuk din\u2026 nuk din shka a tuta,<br \/>\nNuk i tremb\u00eb kurr pushka as huta?<br \/>\nShka t\u2019ka gjet\u00eb, Kosova e shkret\u00eb,<br \/>\nQi po t\u2019shof me ftyr\u00eb t\u00eb zbet\u00eb?<br \/>\nPse, mjerisht, nji thund\u2019r e vshtrir\u00eb<br \/>\nRrin tue t\u2019shkel\u00eb pa kurrnji mshir\u00eb!<br \/>\nPse t\u2019ra ty mbi qaf\u00eb mizori,<br \/>\nSerbi i eg\u00ebr: ai gjaksori!<br \/>\nQi pa shpirt e pa far\u00eb mshrire,<br \/>\nT\u2019prishi zem\u00ebr e dishire,<br \/>\nTue t\u00eb shkel\u00eb e tue t\u2019varrue,<br \/>\nTue t\u00eb vra e tue t\u2019coptue;<br \/>\nEdhe djelmt t\u00eb gjith t\u2019i korri:<br \/>\nMija-mija i \u00e7oi tu vorri.<br \/>\nU shkretnue Kosova trime,<br \/>\nKa mbet\u00eb vetem nder mjerime.<br \/>\nAn e kand sot ndihet gjama,<br \/>\nVaji, zija, lott e nama.<br \/>\n\u2026Zot, shka kje gjith kjo poter\u00eb,<br \/>\nQi setcillit me i shti mnder\u00eb?<br \/>\nPse u shkretnue kjo tok\u00eb e gjan\u00eb,<br \/>\nA kje e drejt\u00eb t\u00eb mjer\u00eb m\u2019e lan\u00eb?<br \/>\nShekujt mbar\u00eb a kan kurr pamun<br \/>\nKaq dishmor\u00eb per dhe t\u00eb ramun?<br \/>\nSi s\u2019t\u2019u hoqen mizorit<br \/>\nDigiet, pjekjet, tiranit<br \/>\nQi ke hjek\u00eb prej osmanllis,<br \/>\nO moj zemr e Shqypnis!!!!<br \/>\nKqyr nji her\u00eb se si n\u2019qaf\u00eb Slavi<br \/>\nT\u2019ra, t\u00eb shkeli, n\u2019gjak t\u00eb lavi.<br \/>\nEdhe sot rrin me krye ult\u00eb<br \/>\nSi e l\u2019ngatueme: krejt pervujt\u00eb.<br \/>\nE shkado qi t\u2019la Turkija,<br \/>\nT\u2019a plotsoi dyfish Serbija!<br \/>\nKjani, Kjani pra me mue<br \/>\nKjani, kjani pa pushue,<br \/>\nMbi Kosov\u00eb t\u00eb ngrat\u00eb e t\u2019mjer\u00eb<br \/>\nQi e ka mblue gjith kjo poter\u00eb,<br \/>\nQi ka bjerr\u00eb shpres\u00eb e uzdaj\u00eb,<br \/>\nAs nuk din sot kah t\u2019i a mbaj\u00eb\u2026<br \/>\nKjaj\u00eb trimni burrat q\u00eb shkuene,<br \/>\nKjaj\u00eb t\u00eb mirat q\u00eb mbaruene\u2026<br \/>\nRa Kosova, ra krejt vdekun,<br \/>\nRa pik\u00eb gjall\u00eb, ra krejt e mekun.<br \/>\nSerb\u2019t si t\u2019egjer e barbar<br \/>\nNuk kursyen kurrnji shqyptar.<br \/>\nBane \u00e7mos me t\u2019qitun fare,<br \/>\nMoj Kosov\u00eb, Kosov\u00eb shqyptare.<br \/>\nKaloi gzimi edhe lumnija<br \/>\nMbaroi krejt per ty burrnija,<br \/>\nQysh se dridhesh si purteka:<br \/>\nThue t\u2019ka ardh\u00eb mordja ase vdeka!!<br \/>\nMblidhnju t\u2019gjith, burra shqyptar\u00eb,<br \/>\nPer Kosov\u00eb dhe kosovar\u00eb:<br \/>\nBritni, kjani edhe vajtoni,<br \/>\nDit\u00eb e nat\u00eb kurr mos pushoni.<br \/>\nKjani vlugune djelmnis,<br \/>\nKjani lulen e Shqypnis<br \/>\nQi ka mbet\u00eb e vej\u00eb, e shkret\u00eb<br \/>\nE p\u00ebrvajshme, n\u2019ftyr\u00eb e zbet\u00eb<br \/>\nZi dhe mnder\u00eb atje ka ra,<br \/>\nMe gjak vendi krejt a la!<br \/>\nQysh\u00eb e lat\u00eb, o kosovar\u00eb,<br \/>\nVendin t\u2019uej ashtu krejt mbar\u00eb:<br \/>\nMe ju djegun shpi e troje<br \/>\nMe ju mar\u00eb buken buz\u00eb goje<br \/>\nPasuni, lop\u00eb edhe shtjerr\u00eb<br \/>\nGjan\u00eb e gjall\u00eb, tok\u00eb edhe djerre?<br \/>\nQysh\u00eb durohet Serbi n\u2019der\u00eb<br \/>\nMe ju vra e me ju ther\u00eb<br \/>\nNder zakone me u-dhunue,<br \/>\nVarza e motra me u shnjerzue?<br \/>\nMe ju gri me mitraljoza,<br \/>\nMe ju ba krejt hi e bloza\u2026<br \/>\nKjaj\u00eb, pra kjaj\u00eb, Kosov\u00eb e mjer\u00eb,<br \/>\nP\u00ebr fatosa qi ke bjerr\u00eb.<br \/>\nKjaje vlugun e trimnis,<br \/>\nKjaje ajken e djelmnis,<br \/>\nKjaje tok\u00ebn qi u shkretnue,<br \/>\nAn e kand sot me gjak mbulue!<br \/>\nPo a thue s\u2019je Kosova e par\u00eb,<br \/>\nTi qi t\u2019dasht\u2019 nen Shqypni mbar\u00eb<br \/>\nMe trimni fort e madhnove,<br \/>\nNam\u00eb e za ti ja naltove,<br \/>\nTi qi rrxove sa Sulltana<br \/>\nMe djelm t\u2019u t\u2019let\u00eb porsi Zana?<br \/>\nPo edhe sot \u00e7do mal e prrue<br \/>\nSi \u00e7do kod\u00ebr e \u00e7do krue<br \/>\nZa ngadhnjimesh prap jehojn,<br \/>\nNamin t\u2019and duen prap t\u2019dishmojn.<br \/>\nSi prendoi kjo koh\u00eb kreshnike,<br \/>\nP\u00ebr ket tok\u00eb gjithmon\u00eb fisnike!<br \/>\nKu gjimojshin pushk\u2019t breshana,<br \/>\nTuj u turr\u00eb trimat si Zana,<br \/>\nKu, si flet\u00eb, \u00e7etat anmike<br \/>\nBijshin rrash, t\u2019mekun prej frike,<br \/>\nDhe ku kanga shungullote,<br \/>\nMal e fush\u00eb e bjeshk\u00eb jehote:<br \/>\nDjelm e burra kosovar\u00eb<br \/>\nN\u00eb mejdan delshin krenar\u00eb<br \/>\nMir\u00eb mberthye me arm\u00eb t\u00eb leta<br \/>\nE me pushk\u00eb e me shigjeta.<br \/>\nAh! u-zhduk krejt porsi n\u2019anderr<br \/>\nSi nj\u00eb voes\u00eb e si nj\u00eb gjanderr<br \/>\nGjith ajo madhni me nam\u00eb<br \/>\nTue mos mbet\u00eb ve\u00e7 zi e gjam\u00eb.<br \/>\nN\u2019at tok\u00eb t\u2019bukur kosovare,<br \/>\nKen\u00eb gjithmon\u00eb \u00e7erdhe shqyptare,<br \/>\nSi me u-zhduk\u00eb kjo koh\u00eb e lume<br \/>\nPer Shqypni p\u00ebrher\u00eb t\u2019bekume?<br \/>\nKoha n\u2019za e mrekullis,<br \/>\nP\u00ebr t\u2019u drasht\u00eb prej Osmanllis,<br \/>\nTue lan\u00eb nam\u00eb dhe lavd Shqypnis<br \/>\nTue shti mnderen mbar\u00eb Turkis<br \/>\nKur njato pushka breshana,<br \/>\nKarajfile dhe shishana<br \/>\nKrisshin plot me fishkullime:<br \/>\nPorsi rr\u2019fe me bumbullime,<br \/>\nE gjimojshin fush\u00eb e male<br \/>\nBjeshk\u00eb e det e l\u2019qej e zalle,<br \/>\nEdhe zani tuj ushtue<br \/>\nGadi Zotit i asht afrue.<br \/>\nNjallshin zemra me krahnore<br \/>\nNdiesi t\u2019buk\u2019ra atdhedashtnore<br \/>\nEdhe e luft\u00ebs kanga trime<br \/>\nGjithkund kriste ashk\u00eb me gzime.<br \/>\nE thue sot: gjith ata trima<br \/>\nKan mbarue zhduk\u00eb si vetima?<br \/>\nThue me shpresa hupi ngeli,<br \/>\nPse Kosov\u00ebn Serbi shkeli?<br \/>\nA thue \u2018i mend se shkoi tan\u00eb shpresa,<br \/>\nPorsi njegulla, si vesa?<br \/>\nMos kujtoni, ju malcor\u00eb,<br \/>\nSe i perhershmi ka hjek\u00eb dor\u00eb<br \/>\nPrej Kosov\u2019s qi aq fort permendet<br \/>\nKah bjen dielli e hana endet.<br \/>\nJo, jo kurr nuk e xa es\u00eb<br \/>\nSe Kosova kshtu do t\u2019jes\u00eb.<br \/>\nKam uzdaj\u00eb n\u2019Zotin e qiellit<br \/>\nSe nji dit\u00eb rrezet e diellit<br \/>\nKan me shkrep\u00eb e me gjallnue<br \/>\nKan me shdrit e me trimnue,<br \/>\nKan me njall\u00eb \u00e7do shpirt shqyptarit<br \/>\nKan me i pri, po, kosovarit<br \/>\nKan me i \u00e7il\u00eb rrugen liris<br \/>\nTue ja fal\u00eb kta bij Shqypnis<br \/>\nKa me shndrit\u00eb kjo si brilanti<br \/>\nMe kandrit\u00eb ka si djamanti<br \/>\nMbi kunoren e Mbretnis<br \/>\nBashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb \u00c7ameris;<br \/>\nPse atje nalt kur nuk tha Zoti<br \/>\nKjo Kosov\u00eb, si tym baroti,<br \/>\nKshtu qi t\u2019zhduket e t\u2019mbaroj\u00eb<br \/>\nThundra e anmikut t\u2019a faroj\u00eb!<br \/>\nPer\u00ebndija s\u2019e ka than\u00eb<br \/>\nQi robnesh\u00eb me ndej\u00eb n\u2019nji an\u00eb<br \/>\nKjo qi fort martirizue<br \/>\nAsht trimnin tue trashigue.<br \/>\nQysh\u00eb se doli drita e diellit<br \/>\nE na erdh kjo rreze qiellit<br \/>\nQysh\u00eb se bota ko krijue<br \/>\nE shqyptari kje trajtue.<br \/>\nPo dikur ky tue zemrue<br \/>\nShok\u2019t e vet, ka me fitue<br \/>\nTroet e para. Thundra anmike<br \/>\nKa me u hesht\u00eb para asaj frike,<br \/>\nEdhe at-her\u00eb ka me dishmue<br \/>\nMe t\u2019v\u00ebrtet\u00eb, tuj e besue,<br \/>\nSe mbar\u00eb toka kosovare<br \/>\nA tok\u00eb shejte, tok\u00eb shqyptare<br \/>\nMblidhnju, pra, mor\u2019ju Shqyptar\u00eb<br \/>\nT\u2019gjith sa jeni, e kosovar\u00eb:<br \/>\nSot asht dita me k\u00ebrkue,<br \/>\nLirin t\u2019uej ju me fitue<br \/>\nJeni burra si vetima,<br \/>\nJeni t\u2019rrebt\u00eb, porsi ushtima:<br \/>\nKur n\u00eb luft\u00eb keni qillue,<br \/>\nBurni mjaft keni tregue;<br \/>\nPor njetash duhet burrnija,<br \/>\nZemra e ndezne: atdhedashtnija.<br \/>\nKur kersitte, tjera her\u00eb,<br \/>\nPushka qi p\u00ebrhapte mnder\u00eb,<br \/>\nToka e qiell\u00eb tue bumbullue.<br \/>\nEdhe sh\u2019ndija rreth tue l\u2019shue,<br \/>\nDilte vrik burr\u2019 i Kosov\u00ebs<br \/>\nSi prej Pej\u2019s, si prej Gjakov\u00ebs,<br \/>\nSi prej Plavet, si prej Hotit,<br \/>\nQi i jef mir\u00eb njai syni i Zotit,<br \/>\nSi prej Ku\u00e7it a Gjilanit,<br \/>\nQi ja kan doren taganit,<br \/>\nA prej bjeshk\u2019ve t\u00eb Planin\u00ebs,<br \/>\nPrej Tetovet a Gucinj\u00ebs,<br \/>\nPrej Ker\u00e7oves s\u2019Ka\u00e7anikut<br \/>\nTue ja shti mnderen anmikut.<br \/>\nPor shka t\u2019thom un fill ma par\u00eb<br \/>\nPer kta trima kosovar\u00eb,<br \/>\nTrima n\u2019za, sokola malit,<br \/>\nKurse plaku ja del djalit,<br \/>\nE nder lufsta nierz ma t\u2019zot<br \/>\nBota kurr nuk pa der m\u2019sot.<br \/>\nPra, Shqyptar\u00eb, kqyrni t\u2019bashkohi,<br \/>\nPorsi vllazen ju t\u2019shterngohi,<br \/>\nLeni smir\u00eb, leni \u00e7do mni,<br \/>\nLidhni bes\u00eb, lidhni miqsi<br \/>\nVotrat, fiset, nderen pshtoni,<br \/>\nTokt e hup\u2019 na sot fitoni.<br \/>\nPse ka than\u00eb Zoti i v\u00ebrtet\u00eb,<br \/>\nSe Kosova gjall\u00eb do t\u2019jet\u00eb,<br \/>\nPrap do t\u2019njallet, do t\u2019naltohet,<br \/>\nDo t\u2019qindroj\u00eb, e do t\u2019smadhohet:<br \/>\nPer nen flatrat e Shqypnis<br \/>\nKa me gzue vjett e liris;<br \/>\nKa me rrnue, po, kosovari<br \/>\nQi nder dej ka gjak shqyptari.<br \/>\nRrnosh e kjosh Kosova trime,<br \/>\nKjosh e lumtun, plot gsszime,<br \/>\nKjosh e rrnosh ti porsa malet,<br \/>\nPorsa fushat, porsa zallet.<\/em><\/p>\n<p><strong>1941, Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>REFERENCA<\/strong>:<\/p>\n<p>1. Prof.dr. Stilian Adhami: \u201cI anatemuari Kristo Floqi \u201c, Gazeta shqiptare , Tiran\u00eb, 20 tetor 2008,<br \/>\n2. Fritz Radovani: \u201c\u2019Pasaporti\u2019 i Pirros\u201d, Z\u00ebri i Shqiptar\u00ebve, 3.12.2013<br \/>\n3. M\u00eb gjer\u00ebsisht po aty<br \/>\n4. Po aty<br \/>\n5. Botuar n\u00eb \u201cLajm\u00ebtari i z\u00eamr\u00ebs s\u00eb Krishtit\u201d, Shkod\u00ebr, tetuer 1940<br \/>\n6. \u201cRilindja\u201d, 8 mars 1998, f. 9<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pirro Floqi mes babait Kristo dhe m\u00ebm\u00ebs Urania Nga Sinan GASHI Ndodh\u00eb n\u00eb fatet e krijuesve shqiptar\u00eb q\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me politik\u00ebn n\u00eb pushtet, t\u00eb ak\u00ebcil\u00ebs koh\u00eb, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb skajuar, mbase edhe t\u00eb p\u00ebrbuzur, t\u00eb burgosur, t\u00eb ekzekutuar, sa s\u00eb bashku me t\u00eb i \u00ebsht\u00eb heqet edhe biografia, duke mos e l\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":63054,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-63053","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pirro Floqi mes babait Kristo dhe m\u00ebm\u00ebs Urania Nga Sinan GASHI Ndodh\u00eb n\u00eb fatet e krijuesve shqiptar\u00eb q\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me politik\u00ebn n\u00eb pushtet, t\u00eb ak\u00ebcil\u00ebs koh\u00eb, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb skajuar, mbase edhe t\u00eb p\u00ebrbuzur, t\u00eb burgosur, t\u00eb ekzekutuar, sa s\u00eb bashku me t\u00eb i \u00ebsht\u00eb heqet edhe biografia, duke mos e l\u00ebn\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-12T09:33:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-01-12T10:00:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"808\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI?\",\"datePublished\":\"2021-01-12T09:33:35+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-12T10:00:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/\"},\"wordCount\":3176,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/\",\"name\":\"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-12T09:33:35+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-12T10:00:37+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg\",\"width\":700,\"height\":808,\"caption\":\"Pirro Floqi - me babain Kristo dhe n\u00ebn\u00ebn Urania\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Pirro Floqi mes babait Kristo dhe m\u00ebm\u00ebs Urania Nga Sinan GASHI Ndodh\u00eb n\u00eb fatet e krijuesve shqiptar\u00eb q\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me politik\u00ebn n\u00eb pushtet, t\u00eb ak\u00ebcil\u00ebs koh\u00eb, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb skajuar, mbase edhe t\u00eb p\u00ebrbuzur, t\u00eb burgosur, t\u00eb ekzekutuar, sa s\u00eb bashku me t\u00eb i \u00ebsht\u00eb heqet edhe biografia, duke mos e l\u00ebn\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-01-12T09:33:35+00:00","article_modified_time":"2021-01-12T10:00:37+00:00","og_image":[{"width":700,"height":808,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI?","datePublished":"2021-01-12T09:33:35+00:00","dateModified":"2021-01-12T10:00:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/"},"wordCount":3176,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/","name":"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg","datePublished":"2021-01-12T09:33:35+00:00","dateModified":"2021-01-12T10:00:37+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/pirro_floqi-me_babain_kristo_nenen_urania.jpg","width":700,"height":808,"caption":"Pirro Floqi - me babain Kristo dhe n\u00ebn\u00ebn Urania"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/poeti-pirro-floqi-cili-qe-ai\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"POETI PIRRO FLOQI, CILI QE AI?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63053"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63053\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63064,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63053\/revisions\/63064"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63054"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}