{"id":6318,"date":"2016-09-02T00:06:13","date_gmt":"2016-09-01T23:06:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6318"},"modified":"2021-04-18T01:55:08","modified_gmt":"2021-04-18T00:55:08","slug":"roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/","title":{"rendered":"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan <strong>Prof. Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p>Te kujtojm\u00eb, po k\u00ebshtu, se n\u00eb veprimtarit\u00eb gjuh\u00ebsore standardizuese n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Prishtin\u00eb, roli i faktor\u00ebve jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb ishte i madh dhe kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr rrethanat politike n\u00eb t\u00eb cilat gjendej populli shqiptar andej e k\u00ebtej kufirit, por edhe p\u00ebr arsyen se faktor\u00ebt jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb kudo e kurdo kan\u00eb pesh\u00ebn e vet n\u00eb p\u00ebrcaktimin dhe krijimin e politikave gjuh\u00ebsore, shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare. Edhe n\u00eb koh\u00ebn e mbajtjes s\u00eb Konsult\u00ebs, por edhe t\u00eb mbledhjeve t\u00eb tjera gjuh\u00ebsore n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb afro gjysm\u00eb shekulli, ndikimi i faktor\u00ebve politik\u00eb e shoqeror\u00eb ka qen\u00eb i madh dhe i p\u00ebrligjur.<\/p>\n<p>Duke pranuar bashkimin gjuh\u00ebsor me t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, duke pranuar si norm\u00eb Projektin e Rregullave t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb vitit 1967, duke hequr dor\u00eb nga rregullat e drejtshkrimit t\u00eb vitit 1964 t\u00eb geg\u00ebrishtes standarde, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb trojeve t\u00eb tjera shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi i dhan\u00eb fund rrug\u00ebs ndar\u00ebse gjuh\u00ebsore n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishin ecur n\u00eb historin\u00eb e tyre t\u00eb gjat\u00eb gjuh\u00ebsore dhe hapi rrug\u00ebn e bashkimit gjuh\u00ebsor. Klasa intelektuale shqiptare, populli, por edhe klasa politike shqiptare, q\u00eb i dha shtys\u00eb e dor\u00eb k\u00ebtij procesi, ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk ishte aspak i leht\u00eb dhe ishte nj\u00eb veprim jo pak sakrifikues, duke pasur parasysh shum\u00eb rrethana e momente te\u00eb zhvillimit t\u00eb tyre politik, shoq\u00ebror e ekonomik, po sidomos arsimor e kulturor, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se rruga e p\u00ebrvet\u00ebsimit dhe e zbatimit t\u00eb atyre rregullave nuk do t\u00eb ishte pun\u00eb e leht\u00eb, sepse n\u00eb Kosov\u00eb ende po luftohej analfabetizmi dhe shkalla e tij ishte shum\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, d\u00ebshira e entuziazmi dhe sidomos, vet\u00ebdija e lart\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij veprimi, b\u00ebn\u00eb q\u00eb, me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, p\u00ebrvet\u00ebsimi dhe zbatimi n\u00eb form\u00ebn e shkruar t\u00eb sh\u00ebnonte suksese. Zbatimi i rregullave t\u00eb Projektit t\u00eb Drejtshkrimit filloi t\u00eb realizohej menj\u00ebher\u00eb n\u00eb gazetat, n\u00eb emisionet e radios, n\u00eb shkolla, sidomos n\u00eb m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs amtare, po pak a shum\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebsimin e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tjera, m\u00eb pas n\u00eb botimet shkollore, botimet letrare e t\u00eb tjera dhe n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, aty ku kishte hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr shqipen. Mund t\u00eb thuhet se shum\u00eb shpejt shqipja letrare fitoi autoritetin e pakontestuesh\u00ebm. Rezultatet n\u00eb p\u00ebrdorimin praktik t\u00eb saj ishin m\u00eb se modeste p\u00ebr arsyet e ditura, megjithat\u00eb pranimi i gjer\u00eb dhe gatishm\u00ebria q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohej e t\u00eb p\u00ebrdorej, hap\u00ebn mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb rrjedha e k\u00ebtij procesi t\u00eb kishte t\u00eb ardhme t\u00eb mir\u00eb. Dhe kjo ndodhi.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb objektive t\u00eb fillimit, vitet &#8217;70 ishin vendimtaret q\u00eb gjuha standarde n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira t\u00eb sh\u00ebnonte suksese edhe p\u00ebrtej parashikimeve. Rruga e filluar mir\u00eb, fatkeq\u00ebsisht do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi pas ngjarjeve t\u00eb vitit &#8217;81 p\u00ebr t&#8217;u intensifikuar sidomos gjat\u00eb viteve &#8217;90 p\u00ebr arsyet e njohura. Kriza politike, shoq\u00ebrore, ekonomike, solli kriz\u00ebn e madhe arsimore dhe rrjedhimisht edhe gjuh\u00ebsore, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb solli v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb rrug\u00ebn e zhvillimeve t\u00eb filluara mir\u00eb. P\u00ebsoi r\u00ebnie sidomos shkolla shqipe, dhe kjo pati reflektim sidomos n\u00eb m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs. R\u00ebnia e disiplin\u00ebs gjuh\u00ebsore do t\u00eb sjell\u00eb pasoja jo t\u00eb vogla p\u00ebr kultur\u00ebn gjuh\u00ebsore. Megjithat\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk u l\u00ebkund mendimi e q\u00ebndrimi p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e vendimit t\u00eb vitit 1968.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb theksojm\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur shkall\u00eb e d\u00ebshirueshme e zot\u00ebrimit t\u00eb gjuh\u00ebs standarde kur t\u00eb kihen parasysh v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar rrug\u00ebn standardizuese t\u00eb shqipes sidomos n\u00eb k\u00ebto dy dekadat e fundit. Se do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb m\u00ebsimin e p\u00ebrvet\u00ebsimin \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar edhe n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit. Profesor Emil Lafe n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebto probleme shkruan: &#8220;Edhe kur u formua gjuha letrare \u00ebsht\u00eb theksuar se e sotmja nuk do t&#8217;i takoj\u00eb plot\u00ebsisht gjuh\u00ebs standarde.&#8221;( IAP, Konsulta Gjuh\u00ebsore e Prishtin\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2008, faqe 44). Ky mendim i shprehur asokohe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive e ka \u00e7muar problemin, sepse gjuha standarde po krijohej p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare t\u00eb cop\u00ebtuar e me kontekste t\u00eb ndryshme politike, shoq\u00ebrore, ekonomike e kulturore. M\u00eb tej Lafe shton se lajmi i Konsult\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs dhe i vendimit kryesor t\u00eb saj, q\u00eb ajo njohu nj\u00ebz\u00ebri gjuh\u00ebn letrare t\u00eb vendit am\u00eb si gjuh\u00eb letrare t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar atje, erdhi si i papritur te ne (n\u00eb Shqip\u00ebri).<\/p>\n<p>N\u00eb veprimtarit\u00eb standardizuese t\u00eb shqipes, n\u00eb hartimin e teksteve norm\u00ebzuese kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, si\u00e7 dihet, studiuesit tan\u00eb t\u00eb njohur, njoh\u00ebsit e mir\u00eb t\u00eb shqipes. Hartues t\u00eb Projektortografis\u00eb s\u00eb vitit 1967 dhe t\u00eb Rregullave t\u00eb Drejtshkrimit kan\u00eb qen\u00eb \u00c7abej, Domi, Kostallari dhe Lafe, personalitete k\u00ebto me kompetenca jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e studimeve thjesht\u00eb gjuh\u00ebsore, por edhe n\u00eb fush\u00ebn e planifikimit gjuh\u00ebsor. K\u00ebta emra do t&#8217;i gjejm\u00eb si autor\u00eb t\u00eb gramatikave, hartues t\u00eb fjalorit t\u00eb shqipes dhe t\u00eb fjalor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb terminologjik\u00eb. &#8220;Autor\u00ebt e p\u00ebrmendur, studiuesit e njohur t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe e t\u00eb shqipes standarde kan\u00eb shfryt\u00ebzuar erudicionin e tyre, kompetenc\u00ebn e tyre dhe parimet e tyre moralo-shkencore n\u00eb pun\u00ebn rreth krijimit t\u00eb gjuh\u00ebs standarde.&#8221; (Dr. Qemal Murati, Standardi gjuh\u00ebsor dhe kultura e shprehjes, IAP, Prishtin\u00eb, 2004). Puna dhe perpjekja e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim k\u00ebrkon vler\u00ebsimin dhe nderimin e pasardh\u00ebsve, k\u00ebrkon vler\u00ebsimin dhe nderimin ton\u00eb p\u00ebr ta. Nj\u00eb pun\u00eb e till\u00eb sot \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e realizueshme, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e parealizueshme, p\u00ebr arsyet q\u00eb i dim\u00eb mir\u00ebfilli t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Prej asaj q\u00eb na ofrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori t\u00eb gjuh\u00ebs letrare del se gjuh\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb pajtuar q\u00eb standardi i p\u00ebrzgjedhur p\u00ebrmbush kriteret themelore q\u00eb shtrohen para nj\u00eb forme t\u00eb till\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs: se baza e p\u00ebrzgjedhur dialektore ka paraqitur shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb norm\u00ebzimi, se gjuha e krijuar standarde del e p\u00ebrpunuar n\u00eb t\u00eb gjitha n\u00ebnsistemet, se shpreh mund\u00ebsi t\u00eb gjera p\u00ebr pasurim nga shum\u00eb an\u00eb: nga shqipja e shkruar q\u00eb prej fillimeve e p\u00ebrk\u00ebtej, nga t\u00eb folmet t\u00eb ndryshme t\u00eb shqipes, rrjedhimisht edhe nga t\u00eb folmet e geg\u00ebrishtes n\u00eb vij\u00eb t\u00eb gjer\u00eb horizontale dhe nga gjuh\u00ebt e huaja, natyrisht duke i p\u00ebrshtatur ato brenda sistemit fonologjik e gramatikor t\u00eb standardit.<\/p>\n<p>Puna n\u00eb tekstet standardizuese duke filluar nga rregullat e drejtshkrimit deri te fjalori i drejtshkrimit dhe tekstet e tjera pasuese, d\u00ebshmon se autor\u00ebt e lartp\u00ebrmendur jan\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr rregulla sa m\u00eb t\u00eb sakta dhe me sa m\u00eb pak p\u00ebrjashtime n\u00eb t\u00eb gjitha n\u00ebnsistemet, jan\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr nj\u00eb drejtshkrim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm duke pasur p\u00ebr baz\u00eb kryesisht parimin fonetik, po edhe parimet e tjera, si morfologjik, semantik, etimologjik, me p\u00ebrpjekjen q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sa m\u00eb pak dublete dhe sa m\u00eb pak p\u00ebrjashtime nga rregullat e p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Me vendimin q\u00eb mor\u00ebn k\u00ebtu e 45 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Konsult\u00ebn Gjuh\u00ebsore t\u00eb Prishtin\u00ebs, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe ata q\u00eb jetonin n\u00eb trojet e tyre n\u00eb ish-Jugosllavi, me vendimin q\u00eb mor\u00ebn n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit (1972) t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, b\u00ebn\u00eb hapin e madh historik: nga kombi klasik, u b\u00ebn\u00eb komb modern. Dhe sot duhet te sillen si komb modern.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Prof. Zymer Mehani Te kujtojm\u00eb, po k\u00ebshtu, se n\u00eb veprimtarit\u00eb gjuh\u00ebsore standardizuese n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Prishtin\u00eb, roli i faktor\u00ebve jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb ishte i madh dhe kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr rrethanat politike n\u00eb t\u00eb cilat gjendej populli shqiptar andej e k\u00ebtej kufirit, por edhe p\u00ebr arsyen se faktor\u00ebt jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb kudo e kurdo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41186,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-6318","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan Prof. Zymer Mehani Te kujtojm\u00eb, po k\u00ebshtu, se n\u00eb veprimtarit\u00eb gjuh\u00ebsore standardizuese n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Prishtin\u00eb, roli i faktor\u00ebve jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb ishte i madh dhe kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr rrethanat politike n\u00eb t\u00eb cilat gjendej populli shqiptar andej e k\u00ebtej kufirit, por edhe p\u00ebr arsyen se faktor\u00ebt jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb kudo e kurdo [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-01T23:06:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-18T00:55:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES\",\"datePublished\":\"2016-09-01T23:06:13+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-18T00:55:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/\"},\"wordCount\":1340,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/\",\"name\":\"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-01T23:06:13+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-18T00:55:08+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\",\"width\":600,\"height\":800,\"caption\":\"Zymer Mehani - bibliotek\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan Prof. Zymer Mehani Te kujtojm\u00eb, po k\u00ebshtu, se n\u00eb veprimtarit\u00eb gjuh\u00ebsore standardizuese n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Prishtin\u00eb, roli i faktor\u00ebve jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb ishte i madh dhe kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr rrethanat politike n\u00eb t\u00eb cilat gjendej populli shqiptar andej e k\u00ebtej kufirit, por edhe p\u00ebr arsyen se faktor\u00ebt jasht\u00ebgjuh\u00ebsor\u00eb kudo e kurdo [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-01T23:06:13+00:00","article_modified_time":"2021-04-18T00:55:08+00:00","og_image":[{"width":600,"height":800,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES","datePublished":"2016-09-01T23:06:13+00:00","dateModified":"2021-04-18T00:55:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/"},"wordCount":1340,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/","name":"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","datePublished":"2016-09-01T23:06:13+00:00","dateModified":"2021-04-18T00:55:08+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","width":600,"height":800,"caption":"Zymer Mehani - bibliotek\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roli-i-faktorit-jashtegjuhesor-per-standardizimin-e-shqipes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ROLI I FAKTORIT JASHT\u00cbGJUH\u00cbSOR P\u00cbR STANDARDIZIMIN E SHQIPES"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6318"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6318\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67074,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6318\/revisions\/67074"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}