{"id":63387,"date":"2021-01-21T09:30:37","date_gmt":"2021-01-21T08:30:37","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=63387"},"modified":"2021-01-21T09:30:37","modified_gmt":"2021-01-21T08:30:37","slug":"ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/","title":{"rendered":"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE"},"content":{"rendered":"<div id=\"th-innerbanner\" class=\"th-innerbanner afp-custom-title-wrapper\">\n<div class=\"container\">\n<div class=\"row\">\n<div class=\"col-sm-12 col-xs-12\">\n<div class=\"th-pagetitle afp-custom-title\">\n<div class=\"afp_postAuthor\">Nga\u00a0<strong><a href=\"http:\/\/www.albanianfreepress.al\/users\/7\">Alket Aliu<\/a><\/strong><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"container\">\n<div class=\"row\">\n<div id=\"th-twocolumns\" class=\"th-twocolumns\">\n<div class=\"col-md-8 col-sm-12 col-xs-12\">\n<div id=\"th-content\" class=\"th-content\">\n<article class=\"th-themepost th-postdetail afp-custom-article\">\n<div><\/div>\n<div class=\"th-description\"><strong>Nga cikli \u201c100 vrasjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar 1912-2017\u201d<\/p>\n<p><\/strong><em>Gazeta \u201cAlbanian Free Press\u201d publikon sot detaje mbi nj\u00eb tjet\u00ebr nga vdekjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00eb t\u00eb Ismail Qemalit. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb publicistit Roland Qafoku, opinionist i \u201cAlbanian Free Press\u201d, \u201c100 vrasjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar 1912-2017\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb vjen n\u00eb kuadrin e 105-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Mjaft m\u00eb me teorin\u00eb se Ismail Qemali vdiq nga hemorragjia cerebrale. Ajo ishte vrasje e past\u00ebr dhe un\u00eb me shum\u00eb modesti pretendoj se kjo v\u00ebrtetohet plot\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Jam besimplot\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb edhe zyrtarisht ky rast do t\u00eb njihet si vrasje. Frym\u00ebzimi im m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga ekzaminimi pak vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb laborator\u00ebt e FBI-s\u00eb, n\u00eb SHBA, ku nga kockat e Napoleon Bonapartit doli konkluzioni pas 170 vjet\u00ebsh, se vdekja e tij u shkaktua nga helmimi me arsenik dhe jo nga problemet me stomakun, si\u00e7 u shkrua zyrtarisht n\u00eb dokumentet e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Opinionisti i \u201cAlbanian Free Press\u201d, Roland Qafoku, shprehet k\u00ebshtu n\u00eb \u201c100 vrasjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar 1912-2017\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb vjen n\u00eb kuadrin e 105-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari Qafoku q\u00eb ka q\u00ebmtuar prej shum\u00eb vitesh materiale q\u00eb lidhen me vrasjet m\u00eb t\u00eb bujshme, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb rastin e kryeministrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas Pavar\u00ebsis\u00eb, thot\u00eb se ai e kishte parashikuar vdekjen e tij.<\/p>\n<p>\u201cIsmail Qemali gati e ka parashikuar vdekjen e vet aspak natyrale, por si nj\u00eb d\u00ebshmor. Luigj Gurakuqi ka folur hapur p\u00ebr vdekjen e Ismail Qemalit, m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb vet\u00eb. Hasan Prishtina ka mbajtur fjalim n\u00eb varrimin e Luigj Gurakuqit dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb vet\u00eb. Preng Bib\u00eb Doda ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb th\u00ebnie lapidare p\u00ebr koh\u00ebn. Nuk dihen arsyet e sakta, por, sipas tij, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb gjente qet\u00ebsi duhet t\u00eb vdisnin Ismail Qemali, Esad Pash\u00eb Toptani por dhe ai vet\u00eb. Vet\u00ebm 5 vjet m\u00eb pas, t\u00eb tre u vran\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe autorin e k\u00ebsaj th\u00ebnieje. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta shprehen gati nj\u00ebsoj si n\u00eb parandjenj\u00ebn e presidentit amerikan Abraham Lincoln, q\u00eb p\u00ebrpara se ta vrisnin kishte th\u00ebn\u00eb: N\u00ebse vritem, vdes nj\u00eb her\u00eb; por t\u00eb jetosh n\u00ebn tmerrin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb t\u00eb vdes\u00ebsh pa pushim.<\/p>\n<p><strong>KUR ISMAIL QEMALI SHPALLTE PAVAR\u00cbSIN\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Teksa ngrinte flamurin e palosur t\u00eb Sk\u00ebnderbeut p\u00ebr 400 vjet dhe shpallte Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00eb 28 N\u00ebntor t\u00eb vitit 1912, Ismail Qemali sikur e parandjeu q\u00eb privilegji i madh si baba i shtetit shqiptar do t\u00eb shoq\u00ebrohej edhe me vdekjen e tij. M\u00eb sakt\u00eb akoma, me vrasjen e tij. N\u00eb fund t\u00eb fjalimit q\u00eb lindi nj\u00eb shtet, themeluesi i tij tha:\u00a0<strong><em>\u201cI d\u00ebrgoj nj\u00eb lutje t\u00eb madhit Zot\u2026 t\u00eb pranoj q\u00eb k\u00ebtej e tutje t\u00eb jem un\u00eb d\u00ebshmori i par\u00eb i Atdheut ashtu si\u00e7 pata nderin dhe fatin q\u00eb t\u00eb jem i pari ta puth e ta b\u00ebj t\u00eb valvitet i lir\u00eb flamuri yn\u00eb n\u00eb atdhen\u00eb ton\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm 7 vjet m\u00eb von\u00eb nga ky moment sublim, Ismail Qemali nd\u00ebrroi jet\u00eb larg Vlor\u00ebs dhe larg Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Peruggia t\u00eb Italis\u00eb, n\u00eb rrethana q\u00eb m\u00eb shum\u00eb konvergojn\u00eb n\u00eb vrasje sesa nga versioni zyrtar, sipas t\u00eb cilit ai p\u00ebsoi hemorragji cerebrale. Por Ismail Qemali nd\u00ebrroi jet\u00eb 5 vjet nga nj\u00eb th\u00ebnie lapidare e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Preng Bib\u00eb Doda, i cili gjat\u00eb nj\u00eb darke n\u00eb vitin 1914 iu drejtua princ \u00cbied-it me fjal\u00ebt:<\/p>\n<p><strong><em>\u201cN\u00ebse do q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb bjen\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi, duhet t\u00eb vriten Ismail Qemali, Esad Pash\u00eb Toptani dhe un\u00eb.\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ismail Qemali u eliminua i pari i k\u00ebsaj liste. Afro dy muaj m\u00eb von\u00eb, vet\u00eb Preng Bib\u00eb Doda u vra n\u00eb nj\u00eb prit\u00eb dhe pak m\u00eb shum\u00eb se 1 vit pas vrasjes s\u00eb tij, u vra edhe Esad Pash\u00eb Toptani.<\/p>\n<p><strong>NJ\u00cb VDEKJE PLOT DYSHIME &#8211; \u201cM\u00cb H\u00cbNGR\u00cbT ME T\u00cb PABES\u00cb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb kishte nxjerr\u00eb nga goja frazat m\u00eb t\u00eb \u00ebmbla n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb jet\u00eb mundi t\u00eb shqiptoj\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto 5 fjal\u00eb me 18 germa po n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Pak minuta m\u00eb von\u00eb ai vdiq. Zyrtarisht vdekja e tij u cil\u00ebsua natyrale, por edhe pse kan\u00eb kaluar 98 vjet, rrethanat, shkaqet dhe ndodhia, tregojn\u00eb se ajo ishte nj\u00eb vrasje e past\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet helmimit. Pasi shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, pasi q\u00ebndroi n\u00eb detyr\u00ebn e kryeministrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr 1 vit, 1 muaj e 18 dit\u00eb, Ismail Vlora vendosi t\u00eb kryente aktin final n\u00eb jet\u00ebn e vet, at\u00eb t\u00eb rikonfirmimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe shtetit shqiptar me t\u00eb gjitha trojet q\u00eb i ishin zaptuar. Rasti dukej se po vinte n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris.<\/p>\n<p>Viti 1919 sapo kishte hyr\u00eb dhe themeluesi i shtetit shqiptar po gjente mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb. Me premtimin e lider\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb deri t\u00eb kryeministrit Vittorio Emanuale Orlando, Ismail Vlora po b\u00ebhej gati t\u00eb shkonte n\u00eb kryeqytetin francez p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e madhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vog\u00ebl. Por entuziazmi po i linte vend zhg\u00ebnjimit q\u00eb po dukej n\u00eb horizont. Ja \u00e7far\u00eb shkruan vet\u00eb Ismail Vlora n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr vet\u00ebm kat\u00ebr dit\u00eb para vdekjes:<\/p>\n<p><strong><em>\u201cSot \u00ebsht\u00eb dita vendimtare e Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb ngjallemi apo do t\u00eb vdesim. Un\u00eb e dua Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn regjimin demokrat e federal p\u00ebr popullin shqiptar\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Teksa n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb hotel \u201cBrufani\u201d n\u00eb Peruggia t\u00eb Italis\u00eb po priste lajmin p\u00ebr t\u00eb takuar politikan\u00ebt italian\u00eb, ndodhi krejt papritur vdekja e tij. Nj\u00eb vdekje shokuese jo vet\u00ebm p\u00ebr dy djemt\u00eb q\u00eb nuk iu ndan\u00eb deri momentin e fundit t\u00eb jet\u00ebs, por edhe p\u00ebr ata q\u00eb e m\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb lajm. Ethem Vlora, djali i Ismail Qemalit q\u00eb ishte me t\u00eb kur vdiq, ia ka treguar kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Ali Asllanit q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb Peruggia:<\/p>\n<p><strong><em>\u201cNj\u00eb dit\u00eb i p\u00ebrgatit\u00ebn babait nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt. Pas buke ai hyri n\u00eb sallon ku e prisnin korrespondent\u00ebt. Q\u00eb n\u00eb fjalit\u00eb e para t\u00eb bised\u00ebs, i zverdhur e i l\u00ebkundur nisi t\u00eb belb\u00ebzoj\u00eb e t\u00eb mos lidhte dot fjal\u00ebt. K\u00ebrkoi ta \u00e7onin n\u00eb banj\u00eb. Atje e mbyti shkuma dhe t\u00eb vjell\u00ebt\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Bardhosh Ga\u00e7e, nj\u00eb nga biograf\u00ebt modern\u00eb t\u00eb Ismail Qemalit, dhe studiuesi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkime t\u00eb thelluara p\u00ebr figur\u00ebn e tij nuk ka dyshime. Ai \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb Ismail Qemalin e helmuan. D\u00ebshmia e pronarit t\u00eb hotelit q\u00eb sjell Ga\u00e7e \u00ebsht\u00eb unikale.<\/p>\n<p><strong><em>\u201cPronari i hotelit pak moment p\u00ebrpara se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar t\u00eb bij\u00ebs duke i th\u00ebn\u00eb: Po vdes me nj\u00eb peng, kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb ma helmuan k\u00ebtu n\u00eb hotel\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Por d\u00ebshmia e Fatushe Shedul\u00ebs, sh\u00ebrb\u00ebtores s\u00eb Ismail Qemalit e sjell\u00eb nga studiuesi Koli Xoxe e konfirmon plot\u00ebsisht versionin e helmimit.<\/p>\n<p><strong><em>\u201cPlakun patriot e helmuam n\u00eb kafene. Pasi kishte pir\u00eb kafe i kishin filluar dhimbjet e m\u00ebdha n\u00eb stomak. Plaku kishte thirrur me goj\u00ebn e tij m\u00eb helmuan, e m\u00eb pas vdiq\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Di\u00e7ka ishte hedhur n\u00eb t\u00eb dy filxhan\u00ebt e kafes\u00eb q\u00eb kishin pir\u00eb at\u00eb e bir n\u00eb barin e hotelit, pak minuta para konferenc\u00ebs. E nd\u00ebrsa plaku i gjor\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb, i biri, Ethemi, kaloi shum\u00eb peripeci n\u00eb spital. Fal\u00eb lavazheve t\u00eb forta, mosh\u00ebs s\u00eb re, por edhe nga fiziku prej nj\u00eb ushtaraku t\u00eb st\u00ebrvitur mir\u00eb, apo organizmit t\u00eb fort\u00eb, ai nuk vdiq. Por pasojat e k\u00ebtij helmimi i ka ndjer\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Dyshimet kthehen n\u00eb bindje kur kjo grua besnike e shkroi n\u00eb ditarin e saj faktin se Ismail Qemali ishte helmuar, por edhe ajo vet\u00eb u gjet e helmuar n\u00eb vitet \u201930, kur erdhi me banim n\u00eb Tiran\u00eb. Si p\u00ebr ta mbyllur fare q\u00eb kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb vrasje, u zhduk edhe ditari i Fatushes.<\/p>\n<p><strong>ENIGMAT E VDEKJES S\u00cb ISMAIL QEMALIT<\/strong><\/p>\n<p>Plot 98 vjet nga vrasja \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb por jo e pamundur t\u00eb nxjerr\u00ebsh konkluzione, por faktet e renditura s\u00ebrish anojn\u00eb nga vrasja: Ismail Qemalit nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihma e duhur mjek\u00ebsore pas shqet\u00ebsimeve dhe t\u00eb vjellave q\u00eb kishte. T\u00eb dh\u00ebnat e grumbulluara tregojn\u00eb se ekipi mjek\u00ebsor shkoi aq me vones\u00eb, sa nuk u arrit q\u00eb t\u2019i jepej fare ndihm\u00eb. E vetmja pun\u00eb e mjek\u00ebve ishte kryerja e formaliteteve pas vdekjes q\u00eb n\u00eb fakt nuk hedhin dyshime, por v\u00ebrtetojn\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me helmim.<\/p>\n<p>Mjeku ligjor q\u00eb ka k\u00ebqyrur kufom\u00ebn ka l\u00ebshuar nj\u00eb deklarat\u00eb e cila p\u00ebrmban shum\u00eb gabime. S\u00eb pari ai shkruan se Ismail Qemali ka vdekur m\u00eb 26 janar, kur n\u00eb fakt vdekja ndodhi m\u00eb 24 janar. S\u00eb dyti, mjeku ligjor shkruan se k\u00ebqyrjen e kufom\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb 27 janar, pra tre dit\u00eb pas vdekjes kur n\u00eb fakt duhet t\u00eb b\u00ebhej dit\u00ebn e vdekjes. Kjo l\u00eb shum\u00eb dyshime se p\u00ebrse ka ndodhur kjo vones\u00eb. S\u00eb treti, mjeku ligjor shkruan se varrosja duhet t\u00eb b\u00ebhet pas 27 janarit p\u00ebr nj\u00eb arsye q\u00eb vet\u00ebm ai e ka ditur. Dhe si p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb pirg faktet kund\u00ebr, mjeku nuk ka vendosur as emrin n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj deklarate.<\/p>\n<p>Ja teksti i formularit origjinal:<\/p>\n<p>Komuna e Peruggia-s<\/p>\n<p><strong><em>\u201cUn\u00eb i n\u00ebnshkruari sanitar deklaroj q\u00eb kam vizituar trupin e Ismail Qemal Vlor\u00ebs, i biri i Mahmudit dhe Hedijes, 75 vje\u00e7, lindur n\u00eb Vlor\u00eb, banues n\u00eb hotel Brufani, q\u00eb vdiq m\u00eb 26 janar 1919, ora 23.50, nga hemorragjia cerebrale. Deklaroj se kjo kufom\u00eb mund t\u00eb traspotohet brenda disa or\u00ebsh dhe varrosur pas dat\u00ebs 27 janar 1919. Sanitari, firma\u201d.<\/em><\/strong>(Deklarat\u00eb e mjekut ligjor t\u00eb spitalit t\u00eb Peruggia-s, Arkivi i Spitalit Shtet\u00ebror t\u00eb Peruggia-s, 27 janar, 1917)<\/p>\n<p>Por versionit t\u00eb helmimit i vendos kapakun zyra e gjendjes civile t\u00eb Peruggia-s q\u00eb i referohet raporti t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore, teksa shprehet se vdekja e Ismail Qemalit \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Ja \u00e7far\u00eb shkruhet n\u00eb raportin zyrtar t\u00eb k\u00ebsaj zyre:<\/p>\n<p><strong><em>Komuna e Peruggia-s\/ Zyra e gjendjes civile\/ Raporti nekroskopik<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u201cDeklarata e sanitarit p\u00ebr hemorragjin\u00eb cerebrale si shkak i vdekjes s\u00eb Ismail Qemalit \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb. Zyrtari i gjendjes civile\/ Gabellini Era\u201d.<\/em><\/strong>\u00a0(Komuna e Peruggia-s, zyra e gjendjes civile 27 janar, 1919, nr. 52, pjesa 1.)<\/p>\n<p>Por provat p\u00ebr helmim shtohen me kalimin e viteve. Pas kryerjes s\u00eb formaliteteve t\u00eb vdekjes n\u00eb Itali u b\u00eb balsamosja e kufom\u00ebs q\u00eb mori dy jav\u00eb koh\u00eb dhe m\u00eb pas u soll n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019u varrosur n\u00eb Kanin\u00eb. Por n\u00eb vitin 1932 varri u hap p\u00ebr ta varrosur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, aty ku ndodhet edhe sot. Por k\u00ebqyrja e kufom\u00ebs gjat\u00eb zhvarrimit nxori fakte t\u00eb tjera. N\u00eb raportin e zhvarrimit t\u00eb kufom\u00ebs shkruhet:<\/p>\n<p><strong><em>\u201cN\u00eb trupin e kufom\u00ebs s\u00eb Ismail Vlor\u00ebs nuk kishte asnj\u00eb shenj\u00eb balsami dhe kufoma \u00ebsht\u00eb gjysm\u00eb e dekompozuar\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb ishte kjo lloj balsamosje? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb dekompozohej trupi kur dihen mir\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e balsamit. Sot ende n\u00ebntoka zbulon t\u00eb paprishura mumje mij\u00ebra vje\u00e7are dhe si ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb dekompozohej nj\u00eb kufom\u00eb e balsamuar para 13-vjet\u00ebsh? Pra gjith\u00e7ka \u00e7on n\u00eb konkluzonin se Ismail Qemal Vlor\u00ebn e vran\u00eb n\u00eb nj\u00eb metod\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb \u201cmod\u00eb\u201d n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, me helmim.<\/p>\n<p><strong>SI U KRYE VRASJA?<\/strong><\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb privatisht ka kryer k\u00ebto hetime ka qen\u00eb Nermin Vlora, vajza e vajz\u00ebs s\u00eb Kleoniqit, gruas s\u00eb Ismail Vlor\u00ebs. Ja \u00e7far\u00eb thot\u00eb Bardhosh Ga\u00e7e p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Nermini, nj\u00eb nga pasardh\u00ebsit e Ismail Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>\u201cIsmail Qemali \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb helmuar nga njer\u00ebz q\u00eb nuk donin q\u00eb ai t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, sepse donin q\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb ta zot\u00ebronte Esad Pash\u00eb Toptani. Autor\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb Esad Pash\u00eb Toptanit. Jan\u00eb nip\u00ebrit e tij, q\u00eb jan\u00eb autor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vrasjeje. Un\u00eb me Nermin Vlor\u00ebn, mbes\u00ebn e Ismail Qemalit, kemi investiguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vdekje. Kemi kontaktuar edhe me policin\u00eb e Peruxhas dhe t\u00eb gjitha gjurm\u00ebt na \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb hotel p\u00ebrball\u00eb hotelit \u201cBrufani\u201d ku q\u00ebndronte Ismail Qemali, i cili ishte 35 metra larg tij\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kat\u00ebr shqiptar\u00eb kan\u00eb udh\u00ebtuar me tren drejt Periuggia-s m\u00eb 24 janar 1919 dhe kan\u00eb bujtur n\u00eb hotelin p\u00ebrball\u00eb hotelit \u201cBurfanit\u201d. Ata kan\u00eb paguar kafexhiun e hotel \u201cBrufanit\u201d, i cili ka hedhur helmin n\u00eb kafe. Biografi Bardhosh Ga\u00e7e nuk ka dyshime, por \u00ebsht\u00eb i bindur se Ismail Qemalin e kan\u00eb vrar\u00eb, pra helmuar. Po kush e helmoi kryeministrin par\u00eb dhe baban\u00eb q\u00eb themeloi pavar\u00ebsin\u00eb? Ja versioni i tij p\u00ebr vrasjen:<\/p>\n<p><strong><em>\u201cVras\u00ebsit shqiptar\u00eb kan\u00eb bler\u00eb kafexhiun q\u00eb p\u00ebrgatiti kafen p\u00ebr Ismail beun dhe djalin e tij Ethem beu. E bija e pronarit m\u00eb ka treguar se i ati vdiq me nj\u00eb peng sipas t\u00eb cil\u00ebs ishte helmimi jo vdekja natyrale e Ismail Qemalit\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>KUSH E DONTE VDEKJEN E ISMAIL QEMALIT?<\/strong><\/p>\n<p>Armiku num\u00ebr nj\u00eb i Ismail Qemalit ishte Esad Pash\u00eb Toptani. Ishte Esadi q\u00eb jo vet\u00ebm nuk e aprovoi qeverin\u00eb e Vlor\u00ebs dhe nuk pranoi as ofert\u00ebn e Ismail Qemalit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb minist\u00ebr i kabinetit, por ngriti dhe nj\u00eb qeveri paralele.<\/p>\n<p>Duket paradoksal, por armiqt\u00eb e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb Ismail Qemalit ishin pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb madhe Vlora. Mjaft t\u00eb komplikuara jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Ismail beut me Syrja Vlor\u00ebn, kush\u00ebririn e dyt\u00eb t\u00eb tij, babain e Eqrem Vlor\u00ebs. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs ata kan\u00eb qen\u00eb rival\u00eb n\u00eb pushtet dhe pasuri. Syrja Vlora ishte investuar n\u00eb jet\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, por k\u00ebt\u00eb e realizoi Ismail Vlora dhe kjo ishte nj\u00eb arsye e madhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh kush\u00ebrinj dhe armiq. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie e \u00e7uditshme ndihet hapur edhe n\u00eb librin e famsh\u00ebm me kujtime t\u00eb Eqrem bej Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse Ismaili e \u00e7mon nipin e tij, por vet\u00eb nipi p\u00ebrve\u00e7 vler\u00ebsimeve maksimale p\u00ebr Ismailin gjen vend t\u00eb \u201charroj\u00eb\u201d apo edhe tregoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr inatet e vjetra t\u00eb familjes. Kulmi \u00ebsht\u00eb kur Eqrem bej Vlora rr\u00ebfen gati me mburrje se nuk ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb momentin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912. Kjo edhe sepse ai ishte zgjedhur delegat i Vlor\u00ebs. Preteksti i Eqrem beut se ishte duke luftuar n\u00eb Himar\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse t\u00eb Ismail Qemalit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, duket qesharak, kur dihet q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se arm\u00ebn ai p\u00ebrdorte pen\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet e koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb nj\u00eb rivalitet mes Ismail Qemalit dhe Syrja Vlor\u00ebs. N\u00eb momentin kur ishin rival\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 1908, Syrja beu thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb kafe n\u00eb skel\u00eb:<\/p>\n<p><strong><em>\u201cNja 100 vlonjat\u00eb kishin vajtur n\u00eb Bari p\u00ebr t\u00eb pritur Ismail Qemal ben\u00eb. Prit\u00ebn nj\u00eb jav\u00eb edhe u kthyen n\u00eb Vlor\u00eb kur m\u00ebsuan se njeriu q\u00eb prisnin shkoi n&#8217; Athine me udh\u00eb t\u00eb Napolit. Shqip\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb si foshnja, t\u00eb paditur edhe paopinion . S&#8217; u arriti turp&#8217; i Barit, nja 20 veta van\u00eb dha e pritn\u00eb n\u00eb Korfus! Kur arriti n\u00eb Vlor\u00eb, edhe ata q\u00eb s&#8217;e donin i duall\u00ebn p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb pritur : u-huathn\u00eb 10 topa, zgjithn\u00eb kuajt e qerres ku ryri Ismail Qemali dhe e muar\u00ebn n\u00eb krah. Vlonjat\u00ebt, e din\u00eb se \u00e7&#8217;far\u00eb njeriu duke shkuar edhe n\u00eb t\u00eb vajtur edhe n\u00eb \u00ebsht\u00eb Ismail Qemali, po i bejn\u00eb gjith\u00eb kundr\u00eb Ferid Pash\u00ebs\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Dhe ky ligj\u00ebrim mbyllet sikur Syrja Vlora ta kishte armik Ismail Vlor\u00ebn dhe jo djalin e xhaxhait.<\/p>\n<p><strong><em>\u201cE \u00e7ka ky njeri q\u00eb e presin me salltanete. A mos ka \u00e7ifligjet e pallate? Le q\u00eb s\u2019ka sjell\u00eb gj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb mbytur edhe n\u00eb borxhe n\u00ebp\u00ebr hotelet e Evrop\u00ebs, ku ka rendur si vagabond. Pa duan ta zgjedhin edhe deputet\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Por armiku akoma m\u00eb i madh i asaj kohe i Ismail Qemalit ishte Faik Konica, i cili e ngjyen pen\u00ebn n\u00eb acid ndaj Ismail Qemalit. N\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d t\u00eb dat\u00ebs 14 janar 1922, Faik Konica shkruan:<\/p>\n<p><strong><em>\u201cShqiptar\u00ebt kishin zakon t\u00eb thoshin se shp\u00ebtimin dhe p\u00ebrparimin e Shtetit e ndalojn\u00eb tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Nj\u00ebri nga k\u00ebta vdiq, dy u vran\u00eb. Q\u00eb t\u00eb tre u \u00e7dukn\u00eb. Se m\u00eb par\u00eb kish nj\u00eb ballanc\u00eb t\u00eb tiranis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri: despotizma e Esadit n\u00eb mes, intrigat e Bib Dod\u00ebs n\u00eb Veri, g\u00ebnjeshtrat e Ismail Qemalit n\u00eb Jug, r\u00ebndonin nj\u00ebra kund\u00ebr tjetr\u00ebs. Kur shkuan Bib Doda me Ismail Qemalin, dualln\u00eb n\u2019ato v\u00ebnde nj\u00eb grup tiran\u00ebsh dhe vagabond\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt menj\u00ebher\u00eb ballancuan tiranin\u2019 e Esadit\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>TENTATIVAT PER TA VRAR\u00cb ISMAIL BEJ VLOR\u00cbN<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e Ismail Qemalit jan\u00eb tre tentativa p\u00ebr ta vrar\u00eb at\u00eb. E para ka qen\u00eb m\u00eb 7 shtator 1901 kur sulltani kishte k\u00ebrkuar kok\u00ebn e tij si mik i Mit\u2019hat Pash\u00ebs, t\u00eb cilin e vrau. Fal\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb ambasadori anglez n\u00eb Stamboll, N.O.Konor, i dha Ismail Qemalit, bashk\u00eb me familjen e nxor\u00ebn nga kryeqyteti i perandoris\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin e priste vdekja e sigurt. Tentativa e dyt\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me Gani Toptanin, v\u00ebllan\u00eb e Esad Pash\u00eb Toptanit. Sipas dokumenteve t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 se pjes\u00eb e truproj\u00ebs, Ganiu ishte nj\u00eb agjent direkt i sulltanit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe nuk ishin t\u00eb pakta rastet q\u00eb Ganiu kishte kryer vrasje me porosi direkte t\u00eb tij. Ngjarja mori p\u00ebrmasa reale kur dy miqt\u00eb e Ismail Vlor\u00ebs i than\u00eb se sulltani kishte urdh\u00ebruar Gani Toptanin p\u00ebr ta vrar\u00eb. N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr miqt\u00eb i kishin th\u00ebn\u00eb Ismail Qemal Vlor\u00ebs se Ganiu i kishte garantuar q\u00eb edhe pse sulltani i kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr, ai nuk do ta vriste Ismail Vlor\u00ebn, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb arratisej ose do t\u00eb vriste veten. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb Gani Toptani u vra.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.albanianfreepress.al\/news\/2017\/11\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale-60686\/#_ednref1\" name=\"_edn1\"><\/a><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.albanianfreepress.al\/news\/2017\/11\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale-60686\/#_ednref2\" name=\"_edn2\"><\/a><strong>VRITET VRAS\u00cbSI I VRAS\u00cbSIT T\u00cb VRAS\u00cbSIT<\/strong><\/p>\n<p>Hasan Riza Pash\u00ebn e vrau Esad Pash\u00eb Toptani me an\u00eb t\u00eb rojes s\u00eb tij Osman Bali. Ministrin e Financave, Nexhati Libohov\u00ebn, e vrau Osman Bali me urdh\u00ebr t\u00eb Esad Pash\u00eb Toptanit. Ismail Qemalin e helmuan njer\u00ebz t\u00eb Esad Pash\u00eb Toptanit. Esad Pash\u00eb Toptanin e vrau Avni Rustemi. Avni Rustemin e vrau Isuf Ke\u00e7i, nj\u00eb njeri i af\u00ebrt i Esad Toptanit. Osman Balin e vrau Myslim Peza. Vet\u00eb ky lib\u00ebr tregon se ai q\u00eb ka vrar\u00eb ose ka inspiruar nj\u00eb vrasje, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb target i nj\u00eb vrasjeje t\u00eb dyt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disa ekzekutime q\u00eb si shkak kryesor kan\u00eb hakmarrjen p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb kryer m\u00eb par\u00eb. Natyrisht q\u00eb zinxhirin me m\u00eb shum\u00eb hallka e kryeson Esad Pash\u00eb Toptani, q\u00eb ashtu si\u00e7 thoshte nipi i tij, Eqrem bej Vlora, \u201cecte mbi kufoma\u201d[ii] e nj\u00eb dit\u00eb edhe vet\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb kufom\u00eb.<\/p>\n<p><strong>30 POLITIKAN\u00cb T\u00cb VRAR\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Fundja nuk \u00ebsht\u00eb romanc\u00eb, por politik\u00eb. T\u00eb jesh pjes\u00eb e establishmentit shtet\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb aq rrezik sa m\u00eb mir\u00eb se kushdo e ka th\u00ebn\u00eb At Zef Pllumi: N\u00ebse je politikan n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb e ke n\u00eb varr dhe nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb e ke n\u00eb burg. Nga ministri i Financave t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Esad Pash\u00eb Toptanit e deri te deputeti Azem Hajdari jan\u00eb 30 politikan\u00eb q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e 100 vrasjeve. Mes tyre ka politikan\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha rangjeve q\u00eb nisin nga kryeministra si Esad Pash\u00eb Toptani, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Qazim Koculi, Idhomen Kosturi, Kostaq Kotte e deri te Mehmet Shehu. Por edhe z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr si Preng Bib\u00eb Doda, ose ministra si Mark Gjon Markaj, Lefter Kosova, Nako Spiru etj. N\u00eb list\u00ebn e t\u00eb vrar\u00ebve jan\u00eb edhe deputet\u00eb, si Azem Hajdari dhe Fatmir Xhindi e deri te politikan\u00eb t\u00eb disa rangjeve q\u00eb nisin me firm\u00ebtar\u00ebt e Pavar\u00ebsis\u00eb, si Xhelal Kopr\u00ebncka e deri te Luigj Gurakuqi, Bajram Curri e Avdyl Ypi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/article>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Alket Aliu Nga cikli \u201c100 vrasjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar 1912-2017\u201d Gazeta \u201cAlbanian Free Press\u201d publikon sot detaje mbi nj\u00eb tjet\u00ebr nga vdekjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00eb t\u00eb Ismail Qemalit. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb publicistit Roland Qafoku, opinionist i \u201cAlbanian Free Press\u201d, \u201c100 vrasjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":63388,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-63387","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga\u00a0Alket Aliu Nga cikli \u201c100 vrasjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar 1912-2017\u201d Gazeta \u201cAlbanian Free Press\u201d publikon sot detaje mbi nj\u00eb tjet\u00ebr nga vdekjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00eb t\u00eb Ismail Qemalit. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb publicistit Roland Qafoku, opinionist i \u201cAlbanian Free Press\u201d, \u201c100 vrasjet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-21T08:30:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1024\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"599\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE\",\"datePublished\":\"2021-01-21T08:30:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/\"},\"wordCount\":3486,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/\",\"name\":\"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-21T08:30:37+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/01\\\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg\",\"width\":1024,\"height\":599,\"caption\":\"Ismail Qemali - 1844-1919\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga\u00a0Alket Aliu Nga cikli \u201c100 vrasjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar 1912-2017\u201d Gazeta \u201cAlbanian Free Press\u201d publikon sot detaje mbi nj\u00eb tjet\u00ebr nga vdekjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00eb t\u00eb Ismail Qemalit. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e librit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb publicistit Roland Qafoku, opinionist i \u201cAlbanian Free Press\u201d, \u201c100 vrasjet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-01-21T08:30:37+00:00","og_image":[{"width":1024,"height":599,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE","datePublished":"2021-01-21T08:30:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/"},"wordCount":3486,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/","name":"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg","datePublished":"2021-01-21T08:30:37+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Ismail-Qemali-1844-1919.jpg","width":1024,"height":599,"caption":"Ismail Qemali - 1844-1919"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-qemali-u-helmua-nuk-vdiq-nga-hemorragjia-cerebrale\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ISMAIL QEMALI U HELMUA, NUK VDIQ NGA HEMORRAGJIA CEREBRALE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63387"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63389,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63387\/revisions\/63389"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63388"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}