{"id":63803,"date":"2021-01-30T18:35:03","date_gmt":"2021-01-30T17:35:03","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=63803"},"modified":"2021-01-30T18:35:03","modified_gmt":"2021-01-30T17:35:03","slug":"kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/","title":{"rendered":"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT"},"content":{"rendered":"<p><em>P\u00ebr ju t\u00eb nderuar miq dhe dashamir\u00ebs t\u00eb krijimtarin\u00eb time. Po hedh p\u00ebr ju nj\u00eb tregim nga libri i ri me tregime: LITARI I MALLIT. Ju uroj \u00e7lodhje dhe lexim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb stresit t\u00eb virusit, karantin\u00ebs dhe dit\u00ebve me bor\u00eb t\u00eb dimrit t\u00eb fund janarit.<\/em><\/p>\n<p><strong>KRISTAQ TURTULLI<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>tregim<\/em><\/p>\n<p>G\u00ebrvishtjet n\u00eb shpirt nuk b\u00ebhen me thonj por me fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Mes rr\u00ebmetit dhe zhaurim\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve dikush e th\u00ebrriste n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe me z\u00eb basi, si buri t\u00eb vjet\u00ebr makine:<\/p>\n<p>&#8211; Ku je o Artan Buzeli, ku je!<\/p>\n<p>S\u2019mundi t\u00eb kthente kryet shihte kush qe, turma e shtynte me b\u00ebrryla e supe. Gjendej n\u00eb hyrjen e metros\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Torontos, ku kryq\u00ebzohen trenat veri- jug dhe lindje- per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Iu shmang moris\u00eb s\u00eb nxituar t\u00eb njer\u00ebzve. U ngrit n\u00eb majat e k\u00ebmb\u00ebve. Xhamat e trasha t\u00eb syzeve iu mjegulluan nga avulli dhe djersa. I fshiu me ngut, por u zhg\u00ebnjye kur dalloi t\u00eb njohurin e dikursh\u00ebm, q\u00eb s\u2019 donte ta takonte kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoi nj\u00eb hop t\u00eb ikte, t\u00eb zhdukej mes turm\u00ebs, por Sherif Vreno si patok n\u00eb fluturim, iu derdh krah\u00ebhapur. Koka katrore i qe zbardhur, b\u00ebr\u00eb dele, mbuluar me kapele t\u00eb bardh\u00eb republik\u00eb. Rrumbullak, si kadushk\u00eb me turshi.<\/p>\n<p>&#8211; Ah o Artan Buzeli, ku je!<br \/>\n&#8211; Dale prit..,- ia b\u00ebri Artani dhe t\u00ebrhoqi kok\u00ebn pas: &#8211; Mos je ti ai.., mos, je?!<\/p>\n<p>Donte t\u00eb thoshte: Mos, je ti ai q\u00eb s\u2019dua t\u00eb shoh syt\u00eb\u2019.<br \/>\n&#8211; H\u00eb mo, Shefiri jam&#8230; S\u2019m\u00eb mban mend, &#8211; dhe e puthi pllaq- plluq n\u00eb faqe.<br \/>\n&#8211; Aha&#8230; Sherifi!- foli me p\u00ebrtes\u00eb Artani dhe fshiu faqet me neveri.<br \/>\n&#8211; Sa mir\u00eb, gjeta nj\u00eb moshatar, t\u00eb k\u00ebmbej dy llafe. U myka me gruan mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi. Kujt tu flas, mureve. Kur b\u00ebj pazar, ose blej ndonj\u00eb paket\u00eb me cigare, u them:<\/p>\n<p>\u2018No anglisht, no\u2019 dhe tregoj me gisht at\u00eb q\u00eb dua. Eh o byrazer, k\u00ebtu qenka \u00e7\u2019qenka. Tjet\u00ebr bot\u00eb. Erdha vizit\u00eb n\u00eb djali, por s\u2019 ta kan\u00eb ngen\u00eb. U hipin makinave, ikin n\u00eb m\u00ebngjes dhe kthehen n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>&#8211; H\u00ebm..,- ia b\u00ebri Artani v\u00ebshtrim shp\u00ebrndar\u00eb. Ndjeu kriposjen e djers\u00ebs s\u00eb tjetrit. Sherifi fliste sikur qen\u00eb ndar\u00eb or\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe jo vite t\u00eb shkuara.<br \/>\n&#8211; Djali shkoi n\u00eb godin\u00ebn p\u00ebrball\u00eb. Prit k\u00ebtu, m\u00eb tha, pi nj\u00eb kafe: &#8211; Sherifi v\u00ebshtroi me kureshtje rreth e rrotull:- Ua, kallaball\u00ebk i madh. Eh, t\u00eb gjor\u00ebve ne, na shkoi rinia xhaba, as e pam\u00eb, as e zum\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; \u00cbh\u00eb&#8230; kallaball\u00ebk,- tha Artani dhe, ndjeu ngurt\u00ebsimin e qaf\u00ebs.<\/p>\n<p>Sherif Vreno u kthye ballas. Shikimi q\u00eb derdhej prej syve t\u00eb tij t\u00eb vegj\u00ebl i ngjan\u00eb Artanit si dy tehe shtize t\u00eb mprehta.<br \/>\n&#8211; Shyqyr t\u00eb gjeta ty, k\u00ebmbej dy fjal\u00eb, &#8211; Sherifi zbardhi dhemb\u00ebt e v\u00ebna. Futi gishtat n\u00ebp\u00ebrmjet dy kopsave t\u00eb hapura t\u00eb k\u00ebmish\u00ebs dhe fshiu djers\u00ebn e gjoksit.<br \/>\n&#8211; H\u00ebm.., mir\u00eb o Sherif Vreno,- foli me p\u00ebrtes\u00eb Artani:- M\u00eb gjete mua, k\u00ebmbesh dy fjal\u00eb. Por kur takohet shqiptari me shqiptarin, n\u00eb vend t\u00eb huaj, s\u2019\u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb k\u00ebmbejn\u00eb dy fjal\u00eb por t\u00eb kujtojn\u00eb dhe plot gj\u00ebra.<br \/>\n&#8211; Ashtu thua!- ia b\u00ebri Sherifi dhe ngriti vetullat p\u00ebrpjet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po, k\u00ebshtu,- i tha that\u00eb dhe shtoj:- M\u00eb fal. Kam pun\u00eb. Nxitoj.<\/p>\n<p>Artani u grind me vete: \u2018Nga dole p\u00ebrpara o Sherif Vreno, duke mbartur r\u00ebndes\u00ebn e pluhurit t\u00eb tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet\u00ebve.<br \/>\nSyt\u00eb e vegj\u00ebl t\u00eb Sherifit mbet\u00ebn dy pellgje t\u00eb ngrir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po&#8230;pse,- u ankua Sherifi. Hoqi kapel\u00ebn dhe fshiu \u00e7a\u00e7k\u00ebn e kok\u00ebs dhe murmuriti me inat: -\u2018Buzel ke filluar t\u00eb hedh\u00ebsh shurr\u00ebn me kallm\u00eb!\u2019<br \/>\nArtani s\u2019 i ktheu p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb metron\u00eb e madhe t\u00eb qytetit t\u00eb Torontos dyndej miz\u00ebri udh\u00ebtar\u00ebsh, t\u00eb mbahej fryma.<br \/>\nLiroj kom\u00e7\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebmish\u00ebs. N\u00eb shpin\u00ebn ndjeu nxitimin e currilit bezdis\u00ebs t\u00eb djers\u00ebs. Ti thot\u00eb Nexhit se Sherifi i mbiu p\u00ebrpara syve si plaku ma\u00e7! Ajo do pulit\u00eb syt\u00eb dhe nishani n\u00eb buz\u00eb do dridhet, E perse ti tregoj\u00eb Nexhit, kur shtegu i verb\u00ebr \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar prej gjetheve t\u00eb ronitura nga lag\u00ebshtia e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Syt\u00eb e t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb err\u00ebt dhe n\u00ebnqeshja e keqe gjithnj\u00eb u qen\u00eb ngjitur hap pas hapi si dy njolla t\u00eb murme t\u00eb ndotura n\u00eb skaj. Aq sa kur linin xhiron e mbr\u00ebmjes shpina u q\u00ebndronte gjithnj\u00eb e ftoht\u00eb akull. Ecnin pa folur n\u00eb rrugicat e kalldr\u00ebmta. Vet\u00ebm kur mbyllnin der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb ndjeheshin t\u00eb \u00e7liruar.<\/p>\n<p>-Nuk e di sa i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb morri me njeriun! Morrat jan\u00eb m\u00ebsuar te th\u00ebthinin dhe nuk mund te b\u00ebjn\u00eb dot pa krijesat e gjalla,- murmuriti Artani dhe p\u00ebrshkoi rrug\u00ebn e \u201cMbret\u00ebresh\u00ebs\u201d me hap t\u00eb shpejt\u00eb: &#8211; Eh more Sherif, Sherif! G\u00ebrvishtjet n\u00eb shpirt nuk b\u00ebhen me thonj por me fjal\u00eb..!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Dy shok\u00ebt ulur n\u00eb shkall\u00ebt e kinoteatrit \u2018\u00c7ajupi\u2019 tymosnin cigare \u2018DS\u2019. Vera po ikte dhe, afrohej me t\u00eb shpejt\u00eb shtatori, vjeshta. Djemt\u00eb ndjeheshin t\u00eb trishtuar, p\u00ebr dreq u shkoi squfur mundimi n\u00eb gjetjen e ndonj\u00eb zog\u00ebze dhe, afrimi \u00e7ak\u00ebrrqejf t\u00eb Artanit e prit\u00ebn me bezdi e p\u00ebrdredhje buz\u00ebsh. Por Artani b\u00ebri sikur s\u2019e vuri re. Bujarisht u afroi nga cigare dhe u tha:<\/p>\n<p>&#8211; Gjejeni k\u00eb gjeta mbr\u00ebm\u00eb kur shkova n\u00eb sht\u00ebpi?<br \/>\n&#8211; Gjete t\u00ebt \u00ebm\u00eb n\u00eb benevrek\u00eb,- u g\u00ebrmuq Sherifi.<br \/>\n&#8211; Nuk b\u00ebj shaka,- tha Artani: -H\u00eb e gjeni?<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019ja fut kot, pse fallxhor\u00eb jemi ne.- ia ktheu Dashi me indiferentiz\u00ebm dhe shkundi hirin e cigares.<br \/>\n&#8211; Hape o gryk\u00ebn, fol. Mos na lodh,- i tha Sherifi.<br \/>\n&#8211; Nexhin gjeta n\u00eb sht\u00ebpi, Nexhin,- tha Artani i ngaz\u00ebllyer. Merrte frym\u00eb me zor nga emocioni dhe fytyra i shk\u00eblqente nga k\u00ebnaq\u00ebsia.<br \/>\n&#8211; K\u00eb Nexhi mo?- Sherifi flaku p\u00ebshtym\u00ebn tutje.<br \/>\n&#8211; Nexhin ore, me nishank\u00eb n\u00eb buz\u00eb.<br \/>\n&#8211; Hajt, mos na shit pordh\u00eb?!- fol\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb Sherif dhe Dashi: -Nga u gjend kjo Nexhi te ty?!<br \/>\n&#8211; Ja, u gjend,- u tha Artani me sinqeritet:- S\u2019u besova syve.<br \/>\n&#8211; U verbove, h\u00eb!- u tall Sherifi.<br \/>\n&#8211; U befasova.<\/p>\n<p>T\u00eb dy shok\u00ebt dyshues v\u00ebshtruan njeri tjetrin.<br \/>\nTre djemt\u00eb ishin njohur n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e L\u00ebkur\u00eb -K\u00ebpuc\u00ebs. I ati i Sherifit, Manxini, si kryetar lagje e futi t\u00eb birin t\u00eb punonte n\u00eb modelimin dhe prestarin\u00eb e l\u00ebkur\u00ebve. Dashin e rregulloi i xhaxhai n\u00eb montim e k\u00ebpuc\u00ebve. Dashi lakmonte f\u00ebrnetin e zi me belladonin e mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Artani pa krah\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse punonte n\u00eb \u2018siberi\u2019, skarnimin e l\u00ebkur\u00ebve. Mb\u00ebshtillej fund e krye me rroba llastiku, mbarte l\u00ebkur\u00ebt e regjura, t\u00eb kriposura. I neveritej era e ndyr\u00eb, por e humbiste mendjen kur shkruante poezi dhe tekste k\u00ebng\u00ebsh. I ati vdiq kur ishte tet\u00eb vjet nga nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb gjat\u00eb. Shkaktuar prej viteve t\u00eb tmerrshme n\u00eb birucat e n\u00ebndheshme t\u00eb hetuesis\u00eb s\u00eb Hanit me Dy Porta. Me akuz\u00ebn: \u2018fshehje floriri\u2019.<\/p>\n<p>&#8211; Sikur the Nexhin me nishank\u00eb n\u00eb buz\u00eb?- e pyeti me ironi dhe xhelozi Sherifi.<br \/>\n&#8211; Jua a thash\u00eb, po Nexhi,- u p\u00ebrgjigj Artani.<br \/>\n&#8211; Nexhi me nishank\u00eb n\u00eb buz\u00eb u gremis n\u00eb furrikun t\u00ebnd?- i than\u00eb me sarkaz\u00ebm dy shok\u00ebt.<br \/>\n&#8211; \u00cbh\u00eb.<\/p>\n<p>Shprehja e tyre kaloi n\u00eb qeshje:<br \/>\n&#8211; O derdimen e gjor\u00eb, sheh \u00ebndrra me sy hapur!<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019ne o \u00ebndrra, e kam me gjith\u00eb mend.<br \/>\n&#8211; T\u00eb \u00ebm\u00ebn e s\u00eb \u00ebm\u00ebs ku\u00e7ka! S\u2019gjeti sht\u00ebpi tjet\u00ebr, por theu k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb ty?! &#8211; u g\u00ebrmuq Sherifi dhe u zg\u00ebrdhi: -H\u00eb?!<br \/>\n&#8211; Nuk e di.<br \/>\n&#8211; Hej, na ran\u00eb k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ik\u00eb fem\u00ebr dhe, dol\u00ebn si rrojtur qethur. P\u00ebr \u00e7udi, alamet ferme shkon dhe hyn si pulk\u00eb n\u00eb qenefin t\u00ebnd, K\u00ebshtu?!<br \/>\n&#8211; Erdhi mbr\u00ebm\u00eb .., &#8211; ngulmoi Artani . S\u2019 u kushtoi r\u00ebnd\u00ebsi zg\u00ebrdhirjes s\u00eb shok\u00ebve.<br \/>\n&#8211; H\u00ebm, e \u00e7uditshme! Si n\u00eb filma! Pa na thuaj si ndodhi me Nexhin. Ama mos na \u00e7aj byth\u00ebn, mos g\u00ebnje,- i than\u00eb me seriozitet t\u00eb shtirur dhe tin\u00ebs q\u00eblluan nj\u00ebri tjetrin me b\u00ebrryla.<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, s\u2019flas fare,- u tha Artani i fyer.<br \/>\n&#8211; E mir\u00eb de mir\u00eb. Shaka b\u00ebm\u00eb. Hajt trego, mezi durojm\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Artini u mbush me frym\u00eb. Mori nj\u00eb pamje \u00ebnd\u00ebrrimtare dhe, nisi t\u00eb tregonte:<br \/>\n&#8211; Mbr\u00ebm\u00eb, kur u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi n\u00ebna m\u00eb priste te dera. M\u00eb ndali dhe m\u2019u ankua:<br \/>\n\u2018Hi\u00e7 nuk i hapesh n\u00ebn\u00ebs, hi\u00e7.\u2019<br \/>\n\u2018\u00c7\u2019thua moj n\u00ebn\u00eb!\u2019 ia b\u00ebra i habitur: \u2018N\u00eb kursin e makin\u00ebs isha\u2019.<br \/>\n\u2018N\u00eb kuzhin\u00eb pret nj\u00eb vajz\u00eb e bukur e panjohur.\u2019<br \/>\n\u2018M\u00eb pret nj\u00eb vajz\u00eb!\u2019 ia b\u00ebra i \u00e7uditur.<br \/>\n\u2018Po o bir dhe p\u00ebr mua si n\u00ebn\u00eb, \u00e7upa \u00ebsht\u00eb e panjohur!\u2019<\/p>\n<p>Pa i kthyer n\u00ebn\u00ebs p\u00ebrgjigje hyj n\u00eb kuzhin\u00eb. Hej dreq, s\u2019kisha ftuar ndonj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Le ku gjendej vajz\u00ebn ta ftoja. S\u2019m\u00eb besohej. U shtanga. S\u2019u besoja syve. Ulur n\u00eb stol ishte Nexhi, bukuroshja, me nishank\u00ebn e mrekullueshme n\u00eb buz\u00eb. Nexhi, e lakmuara e meshkujve. Nuk e di n\u00eb ju kam th\u00ebn\u00eb, Nexhin e njoha n\u00eb takimin e krijuesve t\u00eb rinj t\u00eb qytetit. Vall\u00ebzuam s\u00eb bashku, gjoja si rast\u00ebsisht m\u00eb ngjiti shalk\u00ebn. M\u2019u tha gjuha dhe, mezi lidha dy fjal\u00eb. Prej asaj dite Nexhi m\u00eb dilte n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Por \u00ebndrra t\u00eb b\u00ebhej realitet dhe, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb vinte vet\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb shkaktoi p\u00ebrskuqje n\u00eb fytyr\u00eb. U kap\u00ebrdiva, shmanga topitjen dhe lirova gjuh\u00ebn t\u00eb fliste:<\/p>\n<p>\u2018Nexhi po ti k\u00ebtu!\u2019 i thash\u00eb dhe iu afrova pran\u00eb.<br \/>\nAjo mblodhi supet pa ditur \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte dhe m\u00ebrm\u00ebriti:<br \/>\n\u2018Erdha. B\u00ebra gabim?!\u2019<\/p>\n<p>Heshta, s\u2019dija \u00e7\u2019t\u00eb thosha. Nj\u00eb moment nuk besova isha n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Kisha nj\u00eb l\u00ebmsh me pyetje n\u00eb tru dhe s\u2019 dija nga ta nisja.<br \/>\n\u2018Ke ngr\u00ebn\u00eb gj\u00ebsend?\u2019 e pyeta t\u00eb gjendesha n\u00eb llaf. Nj\u00ebher\u00ebsh u grinda me veten, si nuk gjeta fjal\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb.<\/p>\n<p>Mblodhi supet. Nishanka n\u00eb buz\u00eb iu drodh. Mbante veshur fustan me lule pak t\u00eb hapur n\u00eb gjoks dhe xhaket\u00eb t\u00eb holl\u00eb, t\u00eb bardh\u00eb pambuku.<\/p>\n<p>N\u00ebna solli dy pjata me sup\u00eb mbetur nga dreka, pa m\u00eb ndar\u00eb shikimin pyet\u00ebs. Dreq o pun\u00eb, qenka bela e madhe kur vjen n\u00eb sht\u00ebpi pa pritur dhe papandehur nj\u00eb vajz\u00eb e bukur, me nishank\u00eb ne buz\u00eb. Them t\u00eb drejt\u00ebn u p\u00ebrk\u00ebdhela n\u00eb sed\u00ebr. Nexhi mblodhi gjunj\u00ebt, shtriu fustanin dhe u ul pa shum\u00eb ceremoni n\u00eb tavolin\u00eb. Filloi t\u00eb hante. V\u00ebshtroja profilin e hijsh\u00ebm t\u00eb Nexhit, hund\u00ebn e vog\u00ebl, pak majuce dhe d\u00ebgjoja trok\u00ebllim\u00ebn e lug\u00ebve n\u00eb pjata. Nuk dija nga ta nisja.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund vendosa. S\u2019kisha p\u00ebrse t\u00eb vrisja mendjen. Femra hyri n\u00eb sht\u00ebpi, do ta merrja pun\u00ebn shtruar, si mashkull i regjur pa shum\u00eb holl\u00ebsira t\u00eb panevojshme dhe sentimentalizma. N\u00ebna lodhet gjith\u00eb dit\u00ebn, do shkoj\u00eb t\u00eb flej\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e saj dhe, un\u00eb me durim e maturi do sqaroja t\u00eb gjitha enigmat e bukuris\u00eb fem\u00ebrore ardhur papritmas n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>Mblodha pjatat, i vura n\u00eb lavapjat\u00eb. N\u00ebna erdhi pran\u00eb, m\u00eb p\u00ebshp\u00ebriti:<br \/>\n\u2018P\u00ebrse erdhi kjo vajz\u00eb, h\u00eb? U ul t\u00eb haj\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb si sht\u00ebpin\u00eb e vet? Biro mos m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pro\u00e7k\u00eb dhe s\u2019 ia thua n\u00ebn\u00ebs?<br \/>\n\u2018Jo moj n\u00ebn\u00eb jo,\u2019 e qet\u00ebsova.<br \/>\nAjo tundi kok\u00ebn e pabindur.<br \/>\n\u2018Mos ke e l\u00ebn\u00eb me barr\u00eb biro!\u2019<\/p>\n<p>Oh, \u00e7\u2019m\u00eb gjeti. Duhej t\u00eb mbushja mendjen n\u00ebn\u00ebs s\u2019e kam prekur me dor\u00eb dhe, jo pastaj me barr\u00eb. Eh, ku u shkon mendja n\u00ebnave! I mbusha Nexhit nj\u00eb got\u00eb me qum\u00ebsht. M\u00eb fal\u00ebnderoi pa m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy. Dreq o pun\u00eb me k\u00ebto femrat, e ndjek, mat rrug\u00ebt, d\u00ebrmon k\u00ebmb\u00ebt, kthehesh duar bosh, Dhe, papritur e pa kujtuar, e kur u ka qejfi, pa e b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjat\u00eb hyjn\u00eb zduq e zdruq n\u00eb sht\u00ebpi. Hej dreq, kur ia kishte qejfi, p\u00ebrse s\u2019m\u00eb ra n\u00eb sy qysh m\u00eb par\u00eb<\/p>\n<p>N\u00ebna iku n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr. Pa e zgjatur i futa duart Nexhit n\u00eb gji. I shtr\u00ebngova fort cicat dhe thithat e vogla. Ajo u ndeh dhe u p\u00ebrdrodh. S\u2019e priste veprimin tim. E putha me afsh n\u00eb buz\u00eb e tulta. Ia th\u00ebthiva me neps nishanin e zi. Buz\u00ebt i kish t\u00eb thata edhe nishani qe i that\u00eb Nexhi me fytyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrvuajtur mundohej t\u00eb mbrohej, t\u00eb shk\u00ebputej. Trupi i saj i brisht\u00eb dridhej n\u00eb krah\u00ebt e mi. Por un\u00eb \u00ebh\u00eb, e mb\u00ebrtheva si n\u00eb mengene. M\u00eb n\u00eb fund pas shum\u00eb lutjesh u shk\u00ebput prej meje. Largoi kryet shikim trishtuar.<\/p>\n<p>E pash\u00eb me inat.<br \/>\n\u2018Nuk do,\u2019 hung\u00ebrita,\u2018 At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse erdhe te un\u00eb?\u2019<br \/>\n\u2018Erdha,\u2019 murmuriti kokulur: \u2018B\u00ebra vall\u00eb gabim?\u2019<br \/>\n\u2018Nuk di, dhe gabim. Po&#8230; po p\u00ebrse kur nuk do?\u2019<br \/>\n\u2018Nes\u00ebr shkoj n\u00eb Tiran\u00eb&#8230;\u2019<br \/>\n\u2018E pastaj!<br \/>\n\u2018Kam konkursin e piktur\u00ebs.\u2019<br \/>\n\u2018Erdhe tek un\u00eb, si pun\u00eb trampoline, h\u00eb, me gjysm\u00eb ore njohje?\u2019<br \/>\nAjo mblodhi supet dhe vari kok\u00ebn posht\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Mu duke djal\u00eb i mir\u00eb, prandaj. Autobusi niset n\u00eb tre t\u00eb m\u00ebngjesit. Sht\u00ebpia jote \u00ebsht\u00eb pran\u00eb stacionit t\u00eb autobus\u00ebve.\u2019<br \/>\nH\u00ebm, djal\u00eb i mir\u00eb! Pa e zgjatur dhe, pa ja v\u00ebn\u00eb veshin arsyes s\u00eb saj e mb\u00ebrtheva nga shpatullat e putha p\u00ebrs\u00ebri. D\u00ebgjova hapat e n\u00ebn\u00ebs. U shk\u00ebputa nga Nexhi.<\/p>\n<p>\u2018Mund t\u00eb flini n\u00eb divan,\u2019 iu drejtua n\u00ebna Nexhit: \u2018T\u00eb shtrova rrobat.\u2019<br \/>\nN\u00ebna iku. Por nuk ndenji pa ma b\u00ebr\u00eb me shenj\u00eb, t\u00eb shkoja t\u00eb flija e, mos b\u00ebja ndonj\u00eb marr\u00ebzi. Po ku m\u00eb rihej mua. Isha tallaz e shkuar tallazit. T\u00eb kesh fem\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb ngre n\u00eb havadan nj\u00eb qytet dhe, t\u00eb b\u00ebsh gjum\u00eb t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebgjoja i ngrehur frym\u00ebmarrjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, shoq\u00ebruar me f\u00ebrsh\u00ebllim\u00ebn si lokomotiv\u00eb. Frym\u00ebmarrjen e but\u00eb t\u00eb Nexhit dhe trok\u00ebllim\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb or\u00ebs s\u00eb madhe varur n\u00eb mur. Isha n\u00eb ethe. Zemra m\u00eb rrihte me vrull. Goja m\u00eb ishte mbushur me l\u00ebng. M\u00eb besoni, s\u2019mund t\u00eb rezistoja m\u00eb. Si u b\u00ebka mashkulli kur ka nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb bukur, seks n\u00eb sht\u00ebpi&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb besojm\u00eb o posi,- ia pat Sherifi me ironi.<\/p>\n<p>Artani s\u2019ia vuri veshin, vazhdoi:<br \/>\n\u2018Pa e zgjatur u ngrita, eca n\u00eb majat e gishtave dhe, pa e b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ngrita kuvert\u00ebn q\u00eb mbulonte Nexhin. M\u00eb mbahej fryma nga emocioni dhe duke u dredhur, u ngjesha pas trupit t\u00eb saj t\u00eb ngroht\u00eb.<br \/>\n\u2018\u00c7far\u00eb b\u00ebn?! T\u00eb lutem mos,\u2019 klithi ajo.<\/p>\n<p>S\u2019i ktheva p\u00ebrgjigje dhe, pa i v\u00ebn\u00eb veshin lutjes s\u00eb saj e putha, e shtr\u00ebngova. Mezi mbushesha me frym\u00eb nga d\u00ebshira e shfrenuar t\u00eb b\u00ebja seks me t\u00eb. U k\u00ebrlesh\u00ebm. Ia thitha me afsh nishanin e zi. Ia cop\u00ebtova cicat me majat e dh\u00ebmb\u00ebve. Duart m\u00eb l\u00ebviz\u00ebn me shpejt\u00ebsi drejt mbathjeve t\u00eb vogla t\u00eb m\u00ebndafshta t\u00eb Nexhit. Filloi t\u00eb qante. Kryq\u00ebzoi k\u00ebmb\u00ebt dhe u zbyth n\u00eb cep t\u00eb divanit. N\u00eb err\u00ebsir\u00eb dallova ndri\u00e7imin drith\u00ebrues t\u00eb lot\u00ebve dhe frik\u00ebn e hapur n\u00eb syt\u00eb e saj. P\u00ebshp\u00ebriti z\u00eb dredhur:<\/p>\n<p>\u2018T\u00eb lutem Tani, t\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrohem. Mos m\u00eb b\u00ebj gj\u00eb. Jam p\u00ebr konkurs. S\u2019kisha ku shkoja. Besova dhe trokita n\u00eb der\u00ebn tuaj. Kur t\u00eb kthehem jam e jotja, m\u00eb b\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb duash.\u2019<\/p>\n<p>D\u00ebgjova zhurm\u00ebn e der\u00ebs s\u00eb dhom\u00ebs ku flinte n\u00ebna. Pa e zgjatur shkava prej shtratit t\u00eb Nexhit dhe shkova n\u00eb shtratin tim&#8230; ja kaq. Kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha.<br \/>\n&#8211; Dale, dale, s\u2019t\u00eb marr vesh? Ku \u00ebsht\u00eb \u00e7udia, le Nexhin te ikte dhe, s\u2019ia b\u00ebre at\u00eb pun\u00eb?- i tha Sherifi me n\u00ebnqeshje cinike n\u00eb buz\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jua a thash\u00eb,- u p\u00ebrgjigj Artani:-Mu lut, ishte p\u00ebr konkurs.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb, konkurs! Hej, ka konkurs m\u00eb t\u00eb madh se t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb fem\u00ebr si Nexhi!- qeshi me t\u00eb keq Sherifi dhe v\u00ebshtroi nga Dashi, i cili s\u2019fliste, veshtonte sy shqyer.<\/p>\n<p>Artani s\u2019foli.<br \/>\n&#8211; Pa na thuaj, ku \u00ebsht\u00eb \u00e7udia,- ngulmoi Sherifi me lig\u00ebsi: -S\u2019 t\u00eb durohej ta tregoje budallall\u00ebkun me brir\u00eb, h\u00eb? Hej kok\u00eb, le nishank\u00ebn t\u00eb ik\u00eb si p\u00ebllumbesh\u00eb dhe, s\u2019ja ngrite k\u00ebmb\u00ebt big\u00eb?\u2019<br \/>\n&#8211; E lash\u00eb t\u00eb ikte, s\u2019 ja ngrita k\u00ebmb\u00ebt big\u00eb,\u2019 ua ktheu Artani i nervozuar.<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7menduria m\u00eb e madhe e shekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb,- u g\u00ebrmuq Sherifi dhe qeshi me t\u00eb keq:- Hej, kok\u00eb, kok\u00eb. Na ra bretku p\u00ebr t\u00eb vjedhur nj\u00eb puthje dhe, ti na tregon&#8230;<br \/>\nArtani s\u2019i ktheu p\u00ebrgjigje. Flaku cigaren e shkeli me maj\u00ebn e k\u00ebpuc\u00ebs dhe u largua pa kthyer kok\u00ebn. Shok\u00ebt s\u2019e lan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonte historin\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebrcolli Nexhin n\u00eb stacionin e autobus\u00ebve t\u00eb linj\u00ebs. Ishte ftoht\u00eb dhe Nexhi dridhej si zog. Iu var n\u00eb qaf\u00eb dhe e puthi me buz\u00ebt e plota, t\u00eb tulta, t\u00eb l\u00ebng\u00ebshta prej ves\u00ebs m\u00ebngjesore. Syt\u00eb e saj shk\u00eblqenin:<br \/>\n\u2018S\u2019e merr me mend sa mir\u00ebnjoh\u00ebse jam, p\u00ebr ty dhe n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb mrekullueshme,\u2019 i tha.<br \/>\nKur u kthye n\u00eb sht\u00ebpi gjeti t\u00eb \u00ebm\u00ebn ngritur, sy merakosur dhe me xhaket\u00eb t\u00eb trash\u00eb leshi n\u00eb dor\u00eb.<br \/>\n\u2018Si e lam\u00eb vajz\u00ebn t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb me xhaket\u00eb t\u00eb holl\u00eb,\u2019 tha n\u00ebna.<\/p>\n<p>Von\u00eb iu kujtua, gjat\u00eb vall\u00ebzimit Nexhi e pyeti:<br \/>\n\u2019Ku banon?\u2019<br \/>\n\u2018N\u00eb shtat\u00eb kat\u00ebshi,\u2019 i tha.<br \/>\n\u2018Nj\u00eb rrug\u00eb larg nga stacioni i autobus\u00ebve?\u2019 E pyeti ajo.<br \/>\n\u2018Po.\u2019<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Sherif dhe Dashi filluan t\u00eb prashitnin mes tyre dhe, pir\u00eb cigare paf- puf. Artanit i paska shkruar n\u00eb sht\u00ebpi Nexhi me nishank\u00eb n\u00eb buz\u00eb, bomba e fshatit Pa\u00e7ov\u00eb. P\u00ebr Nexhin plasi grushti jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb shkall\u00ebt e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs. T\u00eb mjerit Tani, i l\u00ebshon goja l\u00ebng p\u00ebr Nexhin, ndaj fantazon, krijon \u00ebndrra me sy hapur dhe, k\u00ebrkon t\u00eb mburret n\u00eb sy t\u00eb tyre. Kaqoli s\u2019\u00ebsht\u00eb dalluar si josh\u00ebs i femrave.<\/p>\n<p>Dhe, kur e fut\u00ebn me zor t\u00eb b\u00ebnte seks me Xhulin\u00eb k\u00ebmb\u00ebshtremb\u00ebr, kurv\u00ebn me nam, u drodh si epileptik. H\u00ebm, e kur mbaroi at\u00eb pun\u00eb, Xhuli qeshi me t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa ai qe b\u00ebr\u00eb i verdh\u00eb dyll\u00eb. Vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte mbi Xhulin\u00eb pa l\u00ebvizur. V\u00ebshtronte si hutaq rreth e qark. Kurva Xhuli u m\u00ebrzit dhe e shtyu me gju.<\/p>\n<p>&#8211; Nga ma soll\u00ebt k\u00ebt\u00eb qullac,\u2019 u grind ajo: -Pa e futur u prish m\u00eb keq se lepuri\u2019<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb pas bised\u00ebs Dashi dhe Sherifi q\u00ebndronin ulur si zakonisht n\u00eb shkall\u00ebt e kinoteatrit \u2018\u00c7ajupi\u2019. Sherifi luante me tre topa t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb vegj\u00ebl ping-pongu. Do merrte pjes\u00eb me grupin e estrad\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrmarrjes. Dashi pinte me k\u00ebnaq\u00ebsi, gll\u00ebnjka t\u00eb vogla f\u00ebrnetin me belladonin e mrekulluesh\u00ebm. Faqoren petashuqe me f\u00ebrnet e mbante fshehur n\u00eb xhepin e brendsh\u00ebm t\u00eb xhaket\u00ebs. Duhej t\u00eb luteshe, puthje byth\u00ebn t\u00eb jepte nj\u00eb gll\u00ebnjk\u00eb.<\/p>\n<p>Artani sy pic\u00ebrruar prej tymit, pinte cigare \u2018DS\u2019. Kish kaluar nj\u00eb jav\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb qysh nga ajo nat\u00eb e mahnitshme. Ndjente mall p\u00ebr Nexhin. I iku gjumi. E ri sillte n\u00eb mendje refrenin e k\u00ebng\u00ebs:<br \/>\n\u2018Do ta puth nishank\u00ebn\u2019\u00eb<br \/>\nq\u00eb ma ke n\u00eb buz\u00eb.<br \/>\nPo t\u00eb duash Nexhi, le t\u00eb b\u00ebhem ur\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Askujt s\u2019 i tregoi tekstin e k\u00ebng\u00ebs kushtuar Nexhit. Do ta luante n\u00eb kitar\u00eb.<br \/>\nCigaret u mbaruan. Vet\u00ebm n\u00eb kinkalerin\u00eb e \u00c7om\u00eb Gajtanit kishte \u2018DS\u2019, i mbante n\u00ebn banak skuthi. \u00c7om\u00eb Gajtani si kush\u00ebri i par\u00eb i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Artanit dhe xheku i ruante ndonj\u00eb paket\u00eb \u2018DS\u2019.<\/p>\n<p>&#8211; Shko merrna nj\u00eb paket\u00eb n\u00eb \u00c7ome Gajtani,- i tha Dashi.<br \/>\n&#8211; Do vij\u00eb ndonj\u00eb me mua,- u tha Artani shok\u00ebve.<br \/>\n&#8211; Shko vet\u00eb. \u00c7ome Gajtani i ka z\u00ebt d\u00ebshmitar\u00ebt,-i tha Sherif dhe shau n\u00ebp\u00ebr dhemb\u00eb. Nj\u00eb prej topave t\u00eb vegj\u00ebl i shp\u00ebtoi nga duart, u rrokullis n\u00eb asfalt dhe u shkel prej kalimtar\u00ebve. Artani iku.<br \/>\n&#8211; Sa pordh\u00eb ka,- u grind Sherifi si t\u00eb nxirrte inatin p\u00ebr shkeljen e topit.<\/p>\n<p>Dashi indiferent rr\u00ebk\u00ebllente f\u00ebrnet.<br \/>\nP\u00ebrtej bulevardit t\u00eb post\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr u shfaq Nexhi, veshur me xhaket\u00ebn e holl\u00eb, t\u00eb bardh\u00eb dhe fustanin me lule. Sa qe kthyer nga Tirana dhe fitoi konkursin e piktur\u00ebs. Mezi priste t\u00eb takonte Artanin.<br \/>\n&#8211; Hej Dashi, shiko Nexhin. N\u00eb trotuarin e post\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr,- klithi Sherifi: -Ta th\u00ebrres?<br \/>\n&#8211; L\u00ebre dreqin, \u00e7\u2019e ngacmon kur s\u2019e njeh,- i foli Dashi me bezdi.<br \/>\n&#8211; Pun\u00eb e madhe! Nexhi!- thirri Sherifi dhe u turr drejt saj.<\/p>\n<p>Vajza ndaloi. V\u00ebshtroi e hutuar nga i erdhi z\u00ebri. Nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb huaj i afrohej. B\u00ebri t\u00eb largohej.<br \/>\n&#8211; Nexhi t\u00eb lutem, mos ik. Vet\u00ebm nj\u00eb pyetje kam,- iu tha Sherifi.<\/p>\n<p>Vajza me nj\u00eb l\u00ebvizje nazike ngriti flok\u00ebt e zinj, ka\u00e7urrela dhe, q\u00ebndroi e ngrehur para djalit t\u00eb huaj.<br \/>\n&#8211; Dua t\u00eb pyes p\u00ebr Artanin,- i tha Sherifi.<br \/>\n&#8211; Po&#8230;p\u00ebrse!- ia b\u00ebri vajza dhe zemra i rrahu me vrull. U b\u00eb gati ta pyeste ku \u00ebsht\u00eb? Ai djal\u00eb u tregua fisnik me t\u00eb.<br \/>\n&#8211; Vura bast, nj\u00eb dor\u00eb leka. Thuaj t\u00eb drejt\u00ebn, fjete v\u00ebrtet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Tanit?<\/p>\n<p>Nexhi u skuq, u zverdh, m\u00eb pas u nxi nga inati. Sa bastard\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit. V\u00ebn\u00eb baste!<br \/>\n&#8211; Nuk di kush \u00ebsht\u00eb ky Artani. M\u00eb l\u00ebr\u00eb t\u00eb qet\u00eb,- i tha dhe u t\u00ebrhoq prapa me hapa t\u00eb plog\u00ebshta, duke v\u00ebshtruar p\u00ebrdhe me frik\u00ebn e rr\u00ebzimit.<br \/>\nSherifi pa i kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi turbullimit t\u00eb vajz\u00ebs vazhdoi:<br \/>\n&#8211; Nexhi, vajte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atij bufi, ashikut t\u00eb pazier, apo na shiti pordh\u00eb, g\u00ebnjeu?<br \/>\nTurpi i hijsh\u00ebm i Nexhit u drodh.<\/p>\n<p>&#8211; Nexhi, n\u00ebse ke qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e k\u00ebrri\u00e7it dhe s\u2019 ja le bere\u00e7k\u00ebn, ja paske b\u00ebr\u00eb me gjiz\u00eb,- i thirri Sherifi nga pas dhe qeshi me sarkaz\u00ebm: &#8211; Artan Buzeli \u00ebsht\u00eb k\u00ebrri\u00e7 i gjor\u00eb, s\u2019merr er\u00eb nga femrat, nga jeta dhe, biografin\u00eb e ka t\u00eb prishur. E bukura Nexhi, me nishank\u00ebn magjeps\u00ebs n\u00eb buz\u00eb, vije n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, do t\u00eb mbaja gjith\u00eb nat\u00ebn n\u00eb krah\u00eb si princesh\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nexhi s\u2019i ktheu p\u00ebrgjigje. Rr\u00ebzoi kok\u00ebn n\u00eb gjoks e mbytur prej ngash\u00ebrimit. Artani mund t\u00eb ishte nj\u00eb naiv i mjer\u00eb, nd\u00ebrsa ky nj\u00eb i posht\u00ebr.<br \/>\nSherifi me duar rrasur n\u00eb xhepa, qeshte me t\u00eb keq. Dashi indiferent me gll\u00ebnjka t\u00eb vogla pinte f\u00ebrnetin e zi me belladonin e mrekulluesh\u00ebm&#8230;<\/p>\n<p><em>Korrik 2010- 2020<\/em><\/p>\n<p><strong>Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT<\/strong><br \/>\nLibrin e gjeni ne Tirane tek Liabrarite Adrion dhe Albania dhe ne te gjitha librarite e qytetit te Korces; me porosi mund ta cojme me poste ne cdo cep te Shqiperise dhe te bote\u00ebgjon Nexhi! Gj\u00ebja m\u00eb e men\u00e7ur e femrave si ti, \u00ebsht\u00eb mos ua l\u00ebn\u00eb fole\u00e7k\u00ebn debilave si Artan Buzeli!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr ju t\u00eb nderuar miq dhe dashamir\u00ebs t\u00eb krijimtarin\u00eb time. Po hedh p\u00ebr ju nj\u00eb tregim nga libri i ri me tregime: LITARI I MALLIT. Ju uroj \u00e7lodhje dhe lexim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb stresit t\u00eb virusit, karantin\u00ebs dhe dit\u00ebve me bor\u00eb t\u00eb dimrit t\u00eb fund janarit. KRISTAQ TURTULLI tregim G\u00ebrvishtjet n\u00eb shpirt nuk b\u00ebhen me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":61798,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-63803","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebr ju t\u00eb nderuar miq dhe dashamir\u00ebs t\u00eb krijimtarin\u00eb time. Po hedh p\u00ebr ju nj\u00eb tregim nga libri i ri me tregime: LITARI I MALLIT. Ju uroj \u00e7lodhje dhe lexim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb stresit t\u00eb virusit, karantin\u00ebs dhe dit\u00ebve me bor\u00eb t\u00eb dimrit t\u00eb fund janarit. KRISTAQ TURTULLI tregim G\u00ebrvishtjet n\u00eb shpirt nuk b\u00ebhen me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-30T17:35:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"424\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT\",\"datePublished\":\"2021-01-30T17:35:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/\"},\"wordCount\":4160,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/\",\"name\":\"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-30T17:35:03+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg\",\"width\":600,\"height\":424,\"caption\":\"Kristaq Turtulli - Litari i Mallit\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"P\u00ebr ju t\u00eb nderuar miq dhe dashamir\u00ebs t\u00eb krijimtarin\u00eb time. Po hedh p\u00ebr ju nj\u00eb tregim nga libri i ri me tregime: LITARI I MALLIT. Ju uroj \u00e7lodhje dhe lexim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb stresit t\u00eb virusit, karantin\u00ebs dhe dit\u00ebve me bor\u00eb t\u00eb dimrit t\u00eb fund janarit. KRISTAQ TURTULLI tregim G\u00ebrvishtjet n\u00eb shpirt nuk b\u00ebhen me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-01-30T17:35:03+00:00","og_image":[{"width":600,"height":424,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT","datePublished":"2021-01-30T17:35:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/"},"wordCount":4160,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/","name":"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg","datePublished":"2021-01-30T17:35:03+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Kristaq_Turtulli-Litari_i_Mallit.jpg","width":600,"height":424,"caption":"Kristaq Turtulli - Litari i Mallit"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kristaq-turtulli-tregim-shkeputur-nga-libri-me-tregime-litari-i-mallit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kristaq Turtulli, Tregim shk\u00ebputur nga libri me tregime LITARI I MALLIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63803"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63803\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63804,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63803\/revisions\/63804"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}