{"id":64160,"date":"2021-02-06T22:22:54","date_gmt":"2021-02-06T21:22:54","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=64160"},"modified":"2021-02-06T22:22:54","modified_gmt":"2021-02-06T21:22:54","slug":"bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/","title":{"rendered":"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/Prend-Buzhala.jpg\" alt=\"Prend Buzhala\" width=\"300\" \/> Shkruan: <strong>Prend Buzhala<\/strong><\/p>\n<p>Anton Nik\u00eb Berisha, <em>Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb&#8230; (Gruaja e Kacabashit)<\/em>. Roman p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Sht\u00ebpia botuese Faik Konica, Prishtin\u00eb 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e veprimtaris\u00eb s\u00eb gjithanshme letrare t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, hyn edhe let\u00ebrsia e tij p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb si dhe studimet e shkrimet kritiko-letrare kushtuar k\u00ebsaj let\u00ebrsie. Romani p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cKush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb&#8230;(Gruaja e Kacabashit)\u201d, i botuar k\u00ebt\u00eb vit, vjen pas dy romaneve t\u00eb p\u00ebrparsh\u00ebm \u201c<em>Motra k\u00ebrkon v\u00ebllez\u00ebrit\u201d <\/em>&#8211; RILINDJA, Prishtin\u00eb 1984; botimi i dyt\u00eb i p\u00ebrpunuar Faik Konica, Prishtin\u00eb 2011 dhe \u201c<em>E Bukura e Dheut\u201d <\/em>&#8211; RILINDJA, Prishtin\u00eb 1989; botimi i dyt\u00eb i p\u00ebrpunuar FAIK KONICA, Prishtin\u00eb 2011 dhe ARGETA LMG, Tiran\u00eb 2015. K\u00ebtu hyjn\u00eb edhe veprat poetike p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201c<em>Kthimi i Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Kruj\u00eb\u201d, <\/em>RILINDJA, Prishtin\u00eb 1970 dhe \u201c<em>Pilivesa e flak\u00ebruar\u201d <\/em>(poem\u00eb-p\u00ebrrall\u00eb) &#8211; RILINDJA, Prishtin\u00eb 1980.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre interesimeve duhet shtuar dhe librin \u201c<em>E Bukura e Dheut bahet nuse<\/em>\u201d (zgjedhje p\u00ebrrallash shqiptare) &#8211; Flaka e V\u00ebllaz\u00ebrimit, Shkup 1992 apo bashkautor\u00ebsin\u00eb e librit \u201c<em>K\u00ebshtjella e drit\u00ebs\u201d,<\/em> lib\u00ebr leximi kl. IV (bashkautor\u00eb: Mehmet Gjevori, Qamil Batalli) \u2013 Enti i teksteve, Prishtin\u00eb 1988, 1989 dhe 1990. Ky interesim zgjerohet e thellohet me studimet monografike kushtuar let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb \u201c<em>Poezia p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e Mark Krasniqit\u201d<\/em> (studimin monografik) \u2013 FAIK KONICA, Prishtin\u00eb 2002, pastaj <em>\u201cLet\u00ebrsia p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb si art i fjal\u00ebs\u201d, <\/em>ARB\u00cbRIA 07, Tiran\u00eb 2013 dhe sivjet botoi vepr\u00ebn \u201cVE\u00c7ANTI T\u00cb VEPR\u00cbS LETRARE P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb T\u00cb RIFAT KUKAJT\u201d, Argeta LMG, Tiran\u00eb 2020.<\/p>\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit botoi edhe nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me titullin \u201cPoetika e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u201d (Universiteti i Gjakov\u00ebs \u201cFehmi Agani\u201d, Gjakov\u00eb 2020 ).<\/p>\n<ol>\n<li><strong> Strukturat tekstuale t\u00eb rr\u00ebfimit <\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebrpos nj\u00eb vargu shkrimesh e kritikash letrare kushtuar autor\u00ebve e veprave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb nga ky autor, interesimet e tij p\u00ebrthellohen me studimet e punimet kushtuar let\u00ebrsis\u00eb gojore, sidomos t\u00eb p\u00ebrqasjeve t\u00eb saj me let\u00ebrsin\u00eb e shkruar. K\u00ebsisoj, t\u00eb gjith\u00eb romanet e tij p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, si dhe poema-p\u00ebrrall\u00eb \u201c<em>Pilivesa e flak\u00ebruar\u201d<\/em>, kan\u00eb p\u00ebr themel trajtimi motivet nga krijimtaria jon\u00eb gojore.<\/p>\n<p>Lexuesit t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm nuk do t\u2019i ket\u00eb shp\u00ebtuar punimi i tij me titull \u201cLoja e fjal\u00ebve n\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn <em>\u2018Djali i begut dhe Sh\u00ebrbtori marrin gruen e Kacabashit\u2019<\/em>, e q\u00eb merr n\u00eb trajtim k\u00ebt\u00eb p\u00ebrrall\u00eb t\u00eb mbledhur m\u00eb 1975 n\u00eb Llap nga vet\u00eb Anton N. Berisha,.<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrrall\u00eb, Anton N. Berisha thur edhe l\u00ebnd\u00ebn e k\u00ebtij romani, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rikrijim i mir\u00ebfillt\u00eb artistike.<\/p>\n<p>Do theksuar se autori e ka z\u00ebn\u00eb motivin e k\u00ebrkimit t\u00eb gruas s\u00eb Kacabashit, me bukuri t\u00eb rrall\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb v\u00ebshtrimi mjaft origjinal, sado q\u00eb referencat hipertesktuale dihen. Ndryshe nga p\u00ebrralla q\u00eb personazhet i ka me emra t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb reja, autori ata emra (dhe ngjarjen) i shtyn n\u00eb lasht\u00ebsin\u00eb mitike, meq\u00eb p\u00ebrralla ng\u00ebrthen l\u00ebnd\u00eb t\u00eb pasur mitologjike, si\u00e7 e p\u00ebrmend P. L. Metelinski te \u201cPoetika e mitit\u201d.<\/p>\n<p>Romani nis me rr\u00ebfimtarin autodiegjetik, apo m\u00eb mir\u00eb, me z\u00ebrin q\u00eb rr\u00ebfen n\u00eb roman: a \u00ebsht\u00eb ky z\u00eb i autorit, i gjyshes, i protagonist\u00ebve t\u00eb romanit apo i rr\u00ebfimtar\u00ebve t\u00eb mo\u00e7\u00ebm brez pas brezi? E pra, gjith\u00eb k\u00ebta narrator\u00eb (qofshin ata heterodiegjetik\u00eb, homodiegjetik\u00eb apo autodiegjetik\u00eb), ashtu si\u00e7 i p\u00ebrcakton Zherar Zhenet, autori arrin t\u2019i shkrij\u00eb mrekullisht n\u00eb struktur\u00ebn e romanit, p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrshtatur bot\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi, romani i shkrin natyrsh\u00ebm n\u00eb gjith\u00eb at\u00eb polifoni tekstuale, jo vet\u00ebm me z\u00ebrat narrativ\u00eb apo me z\u00ebrat vegimtar\u00eb si te pjesa p\u00ebr Vark\u00ebn e Noes; po edhe me p\u00ebrrallat, legjendat, mitet, kall\u00ebzimet popullore apo biblike, urt\u00ebsit\u00eb, fjal\u00ebt e urta, madje edhe me \u00ebndrrat si procedim i zhdrivillimit romanor t\u00eb ngjarjes. Prej kapitullit t\u00eb dyt\u00eb, k\u00ebta z\u00ebra narrativ\u00eb, sikur t\u00ebrhiqen n\u00eb prapasken\u00eb dhe rolin e merr rr\u00ebfimtari i gjith\u00ebdijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Lulmiri, djali i nj\u00eb bujari, Dredhit, dhe i nj\u00eb n\u00ebne bujare dhe e zonja, me emrin Lydra (nj\u00eb em\u00ebr antik ilir). Lulmiri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb i prap\u00ebt, i cili \u201c<em>b\u00ebnte si donte vet\u00eb: sh\u00ebtite dhe sikur t\u2019i binte hunda n\u00eb tok\u00eb, si\u00e7 thuhet, nuk p\u00ebrkulej ta merrte\u201d<\/em>. Gjat\u00eb sh\u00ebtitjeve n\u00eb pyll ai i b\u00ebn tri t\u00eb mira, por te e mira e fundit ndaj nj\u00eb plake, ajo e uron: <em>\u201cM\u00eb ndihmove p\u00ebrtej mas\u00ebs. Zoti ta shp\u00ebrbleft\u00eb dhe e marrsh p\u00ebr nuse Gruan e Kacabashit. E merituake at\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen se ku rri ajo, plaka i p\u00ebrgjigjet: \u201c<em>K\u00ebrkoje se e gjen\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Arketipi i k\u00ebrkimit p\u00ebrrallor, shtrihet p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vepr\u00ebs; m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb aventur\u00eb e thjesht\u00eb q\u00eb zgjon kureshtjen e lexuesve t\u00eb vegj\u00ebl, ky k\u00ebrkim merr edhe nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb tjet\u00ebr: at\u00eb t\u00eb vet\u00ebmohimit, k\u00ebmb\u00ebnguljes, k\u00ebrkimit t\u00eb fatit dhe i dhurimit t\u00eb p\u00ebrvojave t\u00eb jet\u00ebs. K\u00ebrkimi b\u00ebhet, si gjithnj\u00eb n\u00eb territor t\u00eb panjohur, n\u00eb p\u00ebrballje e p\u00ebrplasje me t\u00eb panjohur\u00ebn, gjithnj\u00eb me nj\u00eb pik\u00ebsynim t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe prej k\u00ebtu Lulmiri nuk resht s\u00eb k\u00ebrkuari p\u00ebr ta marr\u00eb at\u00eb grua t\u00eb bukur, nuk heq dor\u00eb as kur n\u00ebna e sugjeron: <em>\u201cBukuria e Gruas s\u00eb Kacabashit \u00ebsht\u00eb bukuri q\u00eb t\u00eb vret!<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Ja nj\u00eb tjet\u00ebr arketip p\u00ebrrallor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai i bukuris\u00eb si kob! Kategoria e s\u00eb bukur\u00ebs n\u00eb roman \u00ebsht\u00eb shtres\u00eb m\u00eb vete, mu ashtu si\u00e7 jan\u00eb edhe shtresimet e tjera estetike e kuptimore p\u00ebr malin, p\u00ebr gruan, p\u00ebr gjakimet n\u00eb jet\u00eb, poetizimet mitike p\u00ebr drit\u00ebn e p\u00ebr diellin, p\u00ebr bukurin\u00eb e uj\u00ebvar\u00ebs apo p\u00ebr arketipin e ur\u00ebs, e cila ng\u00ebrthen urat\u00ebn e fsheht\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb mbar\u00ebshtruara me nj\u00eb dialog dinamik, t\u00eb gjall\u00eb, jasht\u00ebzakonisht funksional, mu ashtu si\u00e7 e ka vet\u00eb p\u00ebrralla.<\/p>\n<p>N\u00eb vep\u00ebr shfaqet Dardanesha, N\u00ebna e Bjeshk\u00ebs s\u00eb Madhe, q\u00eb di shum\u00eb\u00e7ka, por e cila nuk b\u00ebn ta thot\u00eb dot fsheht\u00ebsin\u00eb mbi t\u00eb cilin arketip p\u00ebrrallor nd\u00ebrtohet edhe romani edhe titulli i romanit, sidomos te kapitulli i n\u00ebnt\u00eb, me formul\u00ebn \u201cKush d\u00ebgjoft\u00eb e tregoft\u00eb, gur mermeri u mbaroft\u00eb!\u201d E v\u00ebrteta zbulohet p\u00ebrmes d\u00ebgjimit n\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb nj\u00eb gruaje tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u2019i kap\u00ebrcyer v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e peripecit\u00eb e ku nd\u00ebrhyn elementi p\u00ebrrallor.<\/p>\n<p>Delmeri i q\u00ebndron besnik zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, Lulmirit; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihm\u00ebs i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb e nxjerr at\u00eb prej situatave t\u00eb v\u00ebshtira e t\u00eb pa rrug\u00ebdalje. Pas shum\u00eb peripecish, ata arrijn\u00eb ta marrin t\u00eb bukur\u00ebn grua t\u00eb Kacabashit. Mir\u00ebpo, protagonist\u00ebt, si Lulmiri, si Delmeri, e p\u00ebsojn\u00eb nga fsheht\u00ebsia e treguar. Fillimisht, e p\u00ebson Delmeri, mbasi detyrohet ta tregoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Intriga e romanit k\u00ebtu merr rrjedh\u00eb tjet\u00ebr: dyshimet se Delmeri \u00ebsht\u00eb fajtori. Autori shfryt\u00ebzon realitetin artistik t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs p\u00ebr ta \u00e7uar m\u00eb tutje veprimin. Lulmiri nd\u00ebrmerr veprimin p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Delmerin. Kur e shp\u00ebton, at\u00ebher\u00eb ai vet\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb mermer, pasi mashtrohet nga loja e formul\u00ebs kobzez\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu romani ndjek logjik\u00ebn e gjykimit e t\u00eb veprimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs: se duhet t\u00eb shp\u00ebrblehet ai q\u00eb b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb, tregohet m\u00eb i zgjuar. Kah fundi shfaqet formula tjet\u00ebr e ndryshuar, si loj\u00eb e logjik\u00ebs s\u00eb gjykimit t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs dhe intrig\u00ebs: \u201cKush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb, gur mermeri u mbaroft\u00eb!\u201d Delmeri ringjallet, por Lulmiri shnd\u00ebrrohet n\u00eb gur mermeri. P\u00ebrfundimi i romanit sugjeron logjik\u00ebn e shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb mesazhit tekstual: <em>\u201cAt\u00ebher\u00eb Gruaja e Kacabashit u martua me Delmerin. Mbreti i b\u00ebri ata si djalin dhe ren\u00eb e vet. Thon\u00eb se b\u00ebn\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb t\u00eb madhe me shum\u00eb t\u00eb ftuar. Nuk i harruan as Plak\u00ebn, Gjahtarin e vjet\u00ebr, N\u00ebn\u00ebn e Bjeshk\u00ebs s\u00eb Madhe dhe Fqinj\u00ebn e saj\u201d<\/em>; personazhi i sh\u00ebrb\u00ebtorit, Delmerit, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka p\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i drejt\u00eb, ai q\u00eb ka prirje p\u00ebr t\u2019i kuptuar e p\u00ebr t\u2019i nuhatur situatat intriguese drejtp\u00ebrdrejt e m\u00eb me shkatht\u00ebsi se i pari. Edhe m\u00ebsim-p\u00ebsimet q\u00eb shfaqen n\u00eb fillim e n\u00eb fund t\u00eb vepr\u00ebs, jan\u00eb qen\u00ebsore.<\/p>\n<p>E p\u00ebrfol\u00ebm, k\u00ebsisoj, fabul\u00ebn e romanit, p\u00ebr t\u2019i par\u00eb edhe shtresat artistike e estetike t\u00eb saj.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Arketipat tematik\u00eb t\u00eb romanit dhe poetika e rikrijimit artistik t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs <\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Fraza e sigurt, teksti narrativ funksional, poetika e p\u00ebrqasjeve rikrijuese p\u00ebrrall\u00eb-roman, shtresimet e tjera poetike, filozofike dhe t\u00eb tensionit narrativ, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj vepre, do t\u00eb thoshim, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb realizuarat n\u00eb zhanrin e romanit ton\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Mitet dhe p\u00ebrrallat baz\u00ebn e tyre burimore e kan\u00eb n\u00eb metaforat e hershme, si\u00e7 na sugjerojn\u00eb jo pak studiues, si Klod Levi Stros, Jung etj. P\u00ebrrallat u referohen ngjarjeve q\u00eb ndodhin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb lashta, ku e pabesueshmja dhe e pamundura, fantastikja, si n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, formula e gur\u00ebzimit (\u201cKush d\u00ebgjoft\u00eb e tregoft\u00eb gur mermeri u mbaroft\u00eb!\u201d apo \u201cKush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb gur mermeri u mbaroft\u00eb\u201d si loj\u00eb fjal\u00ebsh q\u00eb luan me fatin p\u00ebr jet\u00eb a vdekje); jan\u00eb \u201cmbijetesa narrative t\u00eb zakoneve dhe besimeve nga koh\u00eb dhe vende t\u00eb tjera, t\u00eb lashta; ajo ka frym\u00ebzuar llojet e modeleve shpjeguese\u201d, si\u00e7 shprehej folkloristi britanik Andrew Lang, dhe ku imazhet p\u00ebrrallore, duke qen\u00eb t\u00eb mbushura me magji dhe me nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb dallimi midis kafsh\u00ebve dhe njer\u00ebzve, p\u00ebrb\u00ebn \u201cnj\u00eb epok\u00eb t\u00eb fantazis\u00eb s\u00eb eg\u00ebr\u201d. Jan\u00eb ato arketipat e fatit, ngjarjeve, b\u00ebmave dhe p\u00ebrjetimeve q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten nga koha n\u00eb koh\u00eb me fytyr\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ndryshe nga mbushullimat e elementeve t\u00eb till\u00eb, shkrimtari Berisha e \u00e7liron p\u00ebrrall\u00ebn, e qytet\u00ebron, e fisnik\u00ebron, e rikrijon, ia jep shenj\u00ebn kulturore t\u00eb identitet ton\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb, tek rr\u00ebnj\u00ebt. N\u00eb vazhd\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb till\u00eb krijuese, edhe ky roman e p\u00ebrfill poetik\u00ebn e tradit\u00ebs s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb rikrijimin artistik t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs, e ku fantastikja merr rolin udh\u00ebheq\u00ebs, si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb arritur thell\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe artistike e psikologjike.<\/p>\n<p>Dihet q\u00eb p\u00ebrralla ishte nj\u00ebra nga llojet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur ende nuk kishte let\u00ebrsi t\u00eb shkruar p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. S\u00eb k\u00ebndejmi, pra, edhe mrekullia, e pabesueshmja, fantastikja, lidhen me p\u00ebrrall\u00ebn, me at\u00eb , \u201c\u00e7far\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb\u201d. E mrekullueshmja a mrekullia, jan\u00eb t\u00eb pabesueshme, t\u00eb pakapshme p\u00ebr njeriun, por jo t\u00eb pamundura. Te e fundit, k\u00ebt\u00eb e thot\u00eb Aristoteli q\u00eb n\u00eb antik\u00eb, se arti merret me t\u00eb mundshmen. Ngjarjet jan\u00eb t\u00eb pabesueshme (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kryetema e gur\u00ebzimit), por personazhet jan\u00eb t\u00eb bot\u00ebs reale, si\u00e7 jan\u00eb Lulmiri me mikun e tij sh\u00ebrb\u00ebtor, Delmeri, prind\u00ebrit, gjysh\u00ebrit, N\u00ebna e Bjeshk\u00ebs, madje edhe banor\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Kacabashit, fqinj\u00ebve, nuses s\u00eb Kacabashit etj.<\/p>\n<p><em>\u201cNa ishte nj\u00eb her\u00eb&#8230;<\/em> dhe Gjyshja nisi t\u00eb m\u00eb rr\u00ebfente p\u00ebrrall\u00ebn p\u00ebr Gruan e Kacabashit q\u00eb m\u00eb pushtoi dhe m\u00eb tronditi pa fund.\u201d Jan\u00eb t\u00eb njohura formulat e tilla t\u00eb nisjes s\u00eb rr\u00ebfimit. Rozhe Kajoa n\u00ebnvizon se \u201cbota e p\u00ebrrall\u00ebs dhe bota reale g\u00ebrshetohen nd\u00ebrsjellas pa kurrfar\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsish dhe konfliktesh\u201d. Figura e gjyshes nis me metarr\u00ebfimin a me metodologjin\u00eb narrative romanore q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj vepre (Kreu i par\u00eb, P\u00ebrralla q\u00eb m\u00eb ngaz\u00eblleu dhe m\u00eb tronditi pa fund). Madje, te ky kapitull lexojm\u00eb nj\u00eb diskurs t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr burimet e rr\u00ebfimit p\u00ebrrallor. Autori, duke e marr\u00eb rolin e rr\u00ebnimtarit t\u00eb par\u00eb, e p\u00ebrligj faktin se f\u00ebmij\u00ebt i mbajn\u00eb n\u00eb mend rr\u00ebfimet me ndodhi t\u00eb pazakonta, p\u00ebr shkak se rr\u00ebfimi i till\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ata d\u00ebshirojn\u00eb; \u00ebsht\u00eb blata krijuese q\u00eb ai e ka ndaj gjyshes:<\/p>\n<p><em>\u201cNuk e di se, nj\u00ebmend, do t\u2019ju p\u00eblqej\u00eb edhe juve ky rr\u00ebfim, po un\u00eb e kam mbajtur gjat\u00eb n\u00eb shpirt dhe e kam p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush amanetin e Gjyshes sime. Tek e fundit, ky \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb ngush\u00ebllim p\u00ebr mua: duke e ritreguar k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim \u2013 p\u00ebrrall\u00eb, e kujtoj Gjyshen dhe dashurin\u00eb e saj t\u00eb paskaj ndaj meje, po t\u2019ju dhuroj dhe juve di\u00e7ka q\u00eb mua m\u00eb ka ngaz\u00ebllyer dhe nj\u00ebherit m\u00eb ka tronditur pa fund. Pastaj, secili do t\u00eb vendos\u00eb: ta p\u00ebrfill\u00eb p\u00ebr t\u2019ua treguar dhe t\u00eb tjer\u00ebve ose ta mbaj\u00eb p\u00ebr vete. Thon\u00eb se njeriu i mir\u00eb gj\u00ebrat e vlefshme nuk i mban vet\u00ebm p\u00ebr vete.\u201d <\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshtu na e p\u00ebrligj edhe nj\u00eb parim tjet\u00ebr: q\u00eb mbi baz\u00ebn e p\u00ebrrall\u00ebs popullore, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar e rikrijuar edhe ky rr\u00ebfim artistik, apo roman p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Autori e shfryt\u00ebzon mjesht\u00ebrisht gjuh\u00ebn e thjesht\u00eb e t\u00eb kuptueshme, po dhe simbolike t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs, duke e karakterizuar me t\u00eb bukur\u00ebn dhe magjin\u00eb e rr\u00ebfimit t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm. T\u00eb gjitha i gjejm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman: konfliktin n\u00eb mes t\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes, shp\u00ebrblimet dhe nd\u00ebshkimet, apo \u201cvendosjen e kushteve dhe provave, shtyrjen e shp\u00ebrblimeve, objektet magjike dhe transformimet e mrekullueshmem\u201d(Zalar, Ivo; Pintari\u0107, Ana. 2008. Umjetni\u010dke bajke \u2013 teorija, pregled i interpretacije. Matica Hrvatska. Osijek, f. 7). Ky roman e ngre k\u00ebt\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb artit n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ku i g\u00ebrsheton koh\u00ebt dhe hap\u00ebsirat, bot\u00ebn shpirt\u00ebrore e at\u00eb materiale, pengesat e zgjidhjet, nga nj\u00ebra an\u00eb, po edhe bot\u00ebn e loj\u00ebrave t\u00eb kuptimeve, t\u00eb asociacioneve e t\u00eb enigmave, t\u00eb peizazhit, t\u00eb flor\u00ebs e t\u00eb faun\u00ebs, t\u00eb ndenj\u00ebsimit social e t\u00eb atij t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb udh\u00ebtimeve fantastike p\u00ebrplot pengesa.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> Shpirti i aventur\u00ebs e v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje imagjinat\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs <\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Edhe te ky roman autori i b\u00ebn vend historis\u00eb dhe legjend\u00ebs, mitologjis\u00eb e bes\u00ebtytnive popullore dhe p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, aksionit dhe aventur\u00ebs, t\u00eb pabesueshmes dhe t\u00eb r\u00ebndomt\u00ebs, kurse vendin e nderit ua l\u00eb imagjinat\u00ebs dhe peripecive, \u00ebnd\u00ebrrimit dhe veprimit. Kudo do t\u00eb ndeshesh me t\u00eb pandodhur\u00ebn, t\u00eb papritur\u00ebn e t\u00eb pabesueshmen. Shpirti i aventur\u00ebs e v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje imagjinat\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs. Rr\u00ebfimi p\u00ebrrallor e legjendar dramatizohen me ndihm\u00ebn e poetik\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb dialogut dhe g\u00ebrshetohen me bised\u00ebn krejt t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb imagjinat\u00ebs. Kund e kund, do t\u00eb thoshim, ky dialog e ky rr\u00ebfim intelektualizohen dhe p\u00ebrshkohen nga th\u00ebnie t\u00eb urta.<\/p>\n<p>Fantastika narrative, n\u00eb g\u00ebrshetim me p\u00ebrshkrimet lirike, lexohet si nj\u00eb p\u00ebrjetim i bukur artistik. Autori \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm q\u00eb k\u00ebt\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb artin e pranuesh\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb; q\u00eb me rr\u00ebfimin t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos e tepruar me elementet e tilla: n\u00eb vep\u00ebr ka p\u00ebrshkrime t\u00eb realitetit shoq\u00ebror a familjar me nj\u00eb realiz\u00ebm t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. T\u00eb dashura n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, na vijn\u00eb figurat e t\u00eb moshuarve, t\u00eb prind\u00ebrve, e sidomos e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Lulmirit, q\u00eb brengoset p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Ky roman, p\u00ebr nga ana e jashtme, i ngjet p\u00ebrrall\u00ebs gojore (popullore), por p\u00ebr nga strukturimi letrar, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman i mir\u00ebfillt\u00eb, duke i ruajtur lidhjet me popullin e me rr\u00ebfimet e tij; duke na paraqitur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re rr\u00ebfimi krahasuar me p\u00ebrrall\u00ebn q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm n\u00eb fillim dhe k\u00ebt\u00eb risi narrative e tematike e arrijn\u00eb vet\u00ebm shkrimtar\u00ebt e mir\u00eb.<\/p>\n<p><em>Dhjetor 2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Prend Buzhala Anton Nik\u00eb Berisha, Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb&#8230; (Gruaja e Kacabashit). Roman p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Sht\u00ebpia botuese Faik Konica, Prishtin\u00eb 2020. N\u00eb kuadrin e veprimtaris\u00eb s\u00eb gjithanshme letrare t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, hyn edhe let\u00ebrsia e tij p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb si dhe studimet e shkrimet kritiko-letrare kushtuar k\u00ebsaj let\u00ebrsie. Romani p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cKush d\u00ebgjoft\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":64161,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[35,8,11],"tags":[],"class_list":["post-64160","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-kulture","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan: Prend Buzhala Anton Nik\u00eb Berisha, Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb&#8230; (Gruaja e Kacabashit). Roman p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Sht\u00ebpia botuese Faik Konica, Prishtin\u00eb 2020. N\u00eb kuadrin e veprimtaris\u00eb s\u00eb gjithanshme letrare t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, hyn edhe let\u00ebrsia e tij p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb si dhe studimet e shkrimet kritiko-letrare kushtuar k\u00ebsaj let\u00ebrsie. Romani p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cKush d\u00ebgjoft\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-02-06T21:22:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"448\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR\",\"datePublished\":\"2021-02-06T21:22:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/\"},\"wordCount\":2828,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\",\"articleSection\":[\"Kultur\u00eb\",\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/\",\"name\":\"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\",\"datePublished\":\"2021-02-06T21:22:54+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\",\"width\":600,\"height\":448,\"caption\":\"Anton Nik\u00eb Berisha - Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan: Prend Buzhala Anton Nik\u00eb Berisha, Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb&#8230; (Gruaja e Kacabashit). Roman p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Sht\u00ebpia botuese Faik Konica, Prishtin\u00eb 2020. N\u00eb kuadrin e veprimtaris\u00eb s\u00eb gjithanshme letrare t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, hyn edhe let\u00ebrsia e tij p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb si dhe studimet e shkrimet kritiko-letrare kushtuar k\u00ebsaj let\u00ebrsie. Romani p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cKush d\u00ebgjoft\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-02-06T21:22:54+00:00","og_image":[{"width":600,"height":448,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR","datePublished":"2021-02-06T21:22:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/"},"wordCount":2828,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","articleSection":["Kultur\u00eb","Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/","name":"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","datePublished":"2021-02-06T21:22:54+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","width":600,"height":448,"caption":"Anton Nik\u00eb Berisha - Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bukuria-dhe-magjia-e-rrefimit-artistik-perrallor\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BUKURIA DHE MAGJIA E RR\u00cbFIMIT ARTISTIK P\u00cbRRALLOR"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64160"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64160\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64163,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64160\/revisions\/64163"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}