{"id":64612,"date":"2021-02-14T03:33:10","date_gmt":"2021-02-14T02:33:10","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=64612"},"modified":"2021-02-14T03:33:10","modified_gmt":"2021-02-14T02:33:10","slug":"ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/","title":{"rendered":"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nga <b>Edi Rama<\/b>*, <a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2021\/02\/13\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">TemA<\/a><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 1em;\">T\u00eb dashur miq, dua t\u2019u them dy fjal\u00eb, sy m\u00eb sy, atyre q\u00eb qysh prej 8 dhjetorit e k\u00ebtej u fut\u00ebn n\u00eb politik\u00eb nga rruga dhe b\u00ebn\u00eb apo lejuan, kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, kush n\u00eb pushtet e kush n\u00eb opozit\u00eb, kush p\u00ebrmes akteve t\u00eb ul\u00ebta e kush p\u00ebrmes fjal\u00ebve boshe, q\u00eb liria t\u00eb merret peng prej kriminalitetit, arbitraritetit dhe kodoshll\u00ebkut, q\u00eb politika t\u00eb ushqehet makut\u00ebrisht me padijen, varf\u00ebrin\u00eb dhe gjakun e t\u00eb pafajshm\u00ebve; atyre q\u00eb b\u00ebn\u00eb apo lejuan, n\u00eb m\u00ebnyra e p\u00ebr arsye nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, orgjin\u00eb e p\u00ebrdhosjes s\u00eb \u00e7do germe t\u00eb abetares s\u00eb moralit njer\u00ebzor, duke frym\u00ebzuar k\u00ebsisoj urrejtjen edhe vet\u00ebm urrejtjen e shqiptar\u00ebve p\u00ebr njeri-tjetrin dhe p\u00ebr vendin e tyre; fajtor\u00ebve aktiv\u00eb q\u00eb p\u00ebrvetuan kuptimin e \u00e7do porosie t\u00eb shenjt\u00eb duke mbarsur n\u00ebp\u00ebr shpirtrat njer\u00ebzor\u00eb parazitin gllab\u00ebrues t\u00eb korrupsionit dhe bashk\u00ebfajtor\u00ebve jo t\u00eb pak\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb grumbulluar n\u00ebn ombrell\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ricikluar t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre t\u00eb dyshimt\u00eb, nga nj\u00eb an\u00eb betoheshin p\u00ebr kok\u00eb t\u00eb popullit dhe nga ana tjet\u00ebr jetonin me fajdet\u00eb p\u00ebr shpirtin e l\u00ebn\u00eb peng n\u00eb Piramid\u00ebn e Djallit.<\/span><\/p>\n<p>Teksa k\u00ebrkoj me sy n\u00ebp\u00ebr sall\u00eb zot\u00ebrinjt\u00eb e politik\u00ebs, ndesh fytyra koleg\u00ebsh t\u00eb pun\u00ebs mendore ose, si\u00e7 jemi m\u00ebsuar t\u2019i quajm\u00eb, intelektual\u00eb t\u00eb pavarur, dhe kujtoj me turp sesi, pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb \u201990-\u00ebs, shum\u00eb syresh hodh\u00ebn rregullisht firm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur dhunimin e liris\u00eb dhe instalimin e nj\u00eb shteti t\u00eb eg\u00ebr policor, apo sesi fshiheshin pas argumentesh absurd\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos e hidhnin firm\u00ebn p\u00ebr t\u00eb denoncuar fashistizimin e t\u00eb ashtuquajturit pushtet demokratik, duke lejuar k\u00ebsisoj edhe ata q\u00eb vizioni p\u00ebr bot\u00ebn e nj\u00eb klike horrash t\u00eb b\u00ebhet model i pakontestuesh\u00ebm politik e q\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb, Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet atdheu i dashur i \u00e7do maskarai dhe tok\u00eb armike p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb horr dot nuk b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nd\u00ebr k\u00ebta t\u00eb pavarur q\u00eb mbushnin e do t\u00eb mbushin p\u00ebr kushedi se sa koh\u00eb akoma faqet e shtypit me artikuj p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb apo me intervista p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tyre mediokre, ngrit\u00ebn kafeneve teorin\u00eb e popullit barbar, t\u00eb cilin vet\u00ebm nj\u00eb Dor\u00eb e Fort\u00eb mund ta \u00e7oj\u00eb drejt qytet\u00ebrimit. K\u00ebt\u00eb teori, t\u00eb p\u00ebrqafuar me koh\u00eb nga adhuruesit e Dor\u00ebs s\u00eb Fort\u00eb n\u00eb pushtet, e p\u00ebrqafuan dal\u00ebngadal\u00eb edhe eksponent\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb deridjeshme, q\u00eb nuk gjenin dot nj\u00eb arsye m\u00eb t\u00eb hairit p\u00ebr t\u00eb justifikuar pafuqin\u00eb e tyre shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur plag\u00ebt e liris\u00eb dhe vet\u00eb Dor\u00ebn e Fort\u00eb.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Dora e Fort\u00eb e zhyste dita-dit\u00ebs Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb mjerimin e Korrupsionit Shpirt\u00ebror dhe Ekonomik, duke e zgjuar me p\u00ebrdhun\u00eb nga \u00ebndrra me sy hapur e Dhjetorit, t\u00eb pavarurit, t\u00eb indoktrinuar si s\u2019ka m\u00eb keq nga filozofia enveriste e Urrejtjes dhe e P\u00ebr\u00e7mimit t\u00eb Tjetrit, krejt t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me drit\u00ebn e vlerave universale t\u00eb kultur\u00ebs evropiane, lartonin me tullat e fabrik\u00ebs s\u00eb rr\u00ebnuar t\u00eb komunizmit muret e getos kulturore q\u00eb Gjenerali Hoxha krijoi me artin dhe shkenc\u00ebn e tyre. U drejtohem pra sot t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn politike shqiptare, pa p\u00ebrjashtim, por sidomos atyre q\u00eb porsa kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, me shpres\u00ebn e patretshme se edhe n\u00eb llumin mbyt\u00ebs t\u00eb batakut t\u00eb politik\u00ebs shqiptare ka medoemos capak mendje e shpirtra t\u00eb pap\u00ebr\u00e7udnuar q\u00eb rreken t\u00eb shohin p\u00ebrtej mureve t\u00eb getos ku na mban rrethuar e kaluara jon\u00eb e larg\u00ebt dhe e af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos e kisha k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb nuk do t\u00eb isha ngutur t\u00eb vija e t\u00eb merrja fjal\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, ku nuk kemi ardhur p\u00ebr t\u2019u kredhur n\u00eb kujtime q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend si ky i yni, i cili nga frika p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00eb pasqyr\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, rri e zhyt kok\u00ebn p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb r\u00ebr\u00ebn e shterp\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij, m\u00eb ngjajn\u00eb si qoka shpirtrash t\u00eb vdekur q\u00eb rrin\u00eb e i tregojn\u00eb njeri-tjetrit heroizmat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kur ishin gjall\u00eb. Pra, nuk kam ardhur sot k\u00ebtu t\u00eb ndaj kujtime me t\u00eb vdekurit q\u00eb Dhjetori i futi nga rruga n\u00eb politik\u00ebn me korrin, \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa!\u201d.<\/p>\n<p>As me ata q\u00eb zhvillojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrshpirtjen e tyre surreale n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, kjo jo e jo, por as me ata syresh q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb edhe k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, e q\u00eb heroizmat e paqena t\u00eb Dhjetorit i p\u00ebrdorin ende si kredi p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb vend p\u00ebllumbash p\u00ebr vete e p\u00ebr t\u00ebr\u00eb sojesorollopin e tyre, p\u00ebr t\u2019u krekosur faqeve t\u00eb shtypit dhe pasqyrave t\u00eb pushtetit, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb kopsht me vetur\u00eb qeveritare nip\u00e7en e gruas dhe p\u00ebr t\u00eb mbytur n\u00eb pellgun e narcizmit t\u00eb tyre v\u00ebshtrimin liridash\u00ebs t\u00eb barbar\u00ebve q\u00eb i soll\u00ebn n\u00eb pushtet, duke harruar se pa kuraj\u00ebn qytetare t\u00eb fundit, atje posht\u00eb n\u00eb Jug, ata vet\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pavarurit do t\u00eb ishin tanim\u00eb t\u00eb varur p\u00ebr gjuhe n\u00eb Shpell\u00ebn e Pirat\u00ebve t\u00eb Demokracis\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb sot dua t\u00eb flas pik\u00ebrisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb barbar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb tradhtuar prej \u00ebndrr\u00ebs me sy hapur t\u00eb Dhjetorit q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve gjet\u00ebn vdekjen n\u00eb detin e zi t\u00eb arratis\u00eb e q\u00eb e humb\u00ebn goj\u00ebn p\u00ebrgjithmon\u00eb, p\u00ebr at\u00eb vog\u00eblushen pes\u00ebvje\u00e7are q\u00eb edhe pse lindi pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb Dhjetorit, humbi p\u00ebrpara pak dit\u00ebsh jet\u00ebn, e p\u00ebrmbytur n\u00eb det bashk\u00eb me vark\u00ebn e pafuqishme t\u00eb shpres\u00ebs, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen nga llahtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb fati t\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>Cilido n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb q\u00eb i ka bredhur me nj\u00eb torb\u00eb \u00ebndrrash n\u00eb shpin\u00eb rrug\u00ebt e bot\u00ebs, si\u00e7 i bredh edhe un\u00eb vet\u00eb shtat\u00eb vjet e k\u00ebsaj ane, e njeh mir\u00eb arom\u00ebn g\u00ebrryese t\u00eb atyre muzgjeve t\u00eb mbushura me hapa vetmie, kur mendja vete e kuturis\u00ebt rrug\u00ebve t\u00eb pista t\u00eb f\u00ebminis\u00eb e kur mjafton kujtimi i buz\u00ebqeshjes s\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb t\u00eb mbledhur nj\u00eb l\u00ebmsh n\u00eb gryk\u00eb. Sa her\u00eb m\u00eb ndodh nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, m\u00eb kujtohet vetiu plaku nj\u00ebqindvje\u00e7ar q\u00eb pata takuar n\u00eb Gryk\u00ebn e Valbon\u00ebs kur isha student dhe b\u00ebnim praktik\u00ebn m\u00ebsimore n\u00eb qytetin e Bajram Currit. \u201cAtdheu\u201d, m\u00eb tha plaku, \u201cnuk i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb tok\u00eb po n\u00eb buk\u00eb\u201d! Dhe, kujtuar v\u00ebrtet\u00ebsia trondit\u00ebse e k\u00ebsaj perle t\u00eb rrall\u00eb filozofike, pyes p\u00ebrdit\u00eb vetveten ashtu si\u00e7 ju pyes sonte edhe juve: E \u00e7\u2019atdhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit ai q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb buk\u00ebs p\u00ebr shpirtin e trupin prodhon vet\u00ebm d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ta braktisur?<\/p>\n<p>M\u00eb duket se ngado q\u00eb t\u00eb rrotullohemi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj pyetjeje nga vijm\u00eb te kultura, te kjo fjal\u00eb q\u00eb si fjal\u00eb dhe koncept \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb romake. Vjen nga colere \u2013 t\u00eb kultivosh, t\u00eb ruash, t\u00eb mir\u00ebmbash, t\u00eb sigurosh jet\u00ebgjat\u00ebsi \u2013 dhe na \u00e7on tek marr\u00ebdh\u00ebniet e njeriut me natyr\u00ebn, tek sensi i kujdesit t\u00eb tij ndaj saj p\u00ebr ta adaptuar si banes\u00eb njer\u00ebzore. Paradokoh\u00ebsh, nj\u00eb letrar shqiptar, p\u00ebrmes nj\u00eb interviste dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, shkruante \u201cKemi nj\u00eb nga detet dhe bregdetet m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb bukur si t\u00eb Italis\u00eb e di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb bukur se t\u00eb Greqis\u00eb, kemi nj\u00eb nga peizazhet m\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebruar t\u00eb globit, vajza shqiptare ka nj\u00eb bukuri q\u00eb u bie n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb huajve\u201d!<\/p>\n<p>Dhe pasi rendiste t\u00ebr\u00eb k\u00ebto bukurira t\u00eb rralla si kusht q\u00eb ne shqiptar\u00ebt t\u00eb ndihemi nj\u00eb popull avangard\u00eb apo m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb protopopull, nuk e fshihte dot habin\u00eb p\u00ebr sjelljet \u201ce \u00e7uditshme\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, sipas tij, vuajtkan sot prej nj\u00eb kompleksi t\u00eb pakuptuesh\u00ebm inferioriteti! Por ajo q\u00eb letrari i njohur nuk thoshte, e q\u00eb n\u00eb fakt nuk ka sesi ta thot\u00eb i mbytur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e patriotizmit profesional, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta banale se t\u00ebr\u00eb arsenali i bukurirave t\u00eb rralla q\u00eb ai num\u00ebron me krenari, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e t\u00eb madhit Zot dhe jo e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb shekuj, nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e kultivuar, p\u00ebr t\u00eb mos e ruajtur, p\u00ebr t\u00eb mos e mir\u00ebmbajtur e p\u00ebr t\u00eb mos ia siguruar jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb k\u00ebsaj vepre.<\/p>\n<p>Sepse v\u00ebrtet kemi nj\u00eb det e nj\u00eb bregdet t\u00eb bukur, po peshkun m\u00ebsuam si ta z\u00ebm\u00eb masivisht vet\u00ebm kur na ra n\u00eb dor\u00eb dinamiti, v\u00ebrtet kemi nj\u00eb nga peizazhet m\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebruar t\u00eb globit po n\u00eb mos p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb s\u00ebpat\u00ebn p\u00ebr gj\u00eb tjet\u00ebr nuk e kemi p\u00ebrdorur, v\u00ebrtet bukuria e vajzave shqiptare iu bie n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb huajve, por t\u00eb huajt nuk e fshehin \u00e7meritjen as p\u00ebr sjelljen tmerr\u00ebsisht brutale t\u00eb burrave shqiptar\u00eb ndaj grave dhe vajzave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Adaptimi i natyr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb jetuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb popull dhe kujdesi p\u00ebr monumentet e s\u00eb kaluar\u00ebs jan\u00eb dy kuptimet themelore q\u00eb Hannah Arendt i jep kultur\u00ebs, por qoft\u00eb kjo studiuese gjeniale e sistemeve totalitare, qoft\u00eb edhe Ciceroni, i cili e p\u00ebrdori i pari fjal\u00ebn kultur\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e shpirtit njer\u00ebzor, do t\u00eb rrotulloheshin n\u00eb varr nga s\u00ebk\u00eblldia sikur t\u00eb ndjenin kut\u00ebrbimin e kufom\u00ebs s\u00eb dekompozuar t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb, e cila n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX, pjell t\u00eb atill\u00eb njer\u00ebz q\u00eb, sa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur nj\u00ebrin nga qindra shembujt lapidar\u00eb t\u00eb mjerimit shpirt\u00ebror, ven\u00eb e shkulin edhe pllakat e mermerta t\u00eb varreve p\u00ebr t\u00eb shtruar halet\u00eb!<\/p>\n<p>Humanizmi \u00ebsht\u00eb rezultat i shpirtit t\u00eb kultur\u00ebs, i aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujdesur, p\u00ebr t\u00eb ruajtur, p\u00ebr t\u00eb admiruar gj\u00ebrat e mira t\u00eb k\u00ebsaj bote. Dhe ne duhet t\u00eb kujtohemi m\u00eb par\u00eb se p\u00ebr romak\u00ebt nj\u00eb person i kultivuar \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb di t\u00eb zgjedh\u00eb shok\u00ebt e tij, mendimet dhe gj\u00ebrat, n\u00eb t\u00eb tashmen ashtu si edhe nga e kaluara, p\u00ebr t\u00eb kuptuar pask\u00ebtaj se n\u00eb k\u00ebto kushte, kur shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur, n\u00eb t\u00eb tashmen apo edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nuk ka, t\u00eb rinjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb braktisjen e atdheut t\u00eb imponuar, e atdheut q\u00eb i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb tok\u00eb e vet\u00ebm n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb me nj\u00eb peizazh q\u00eb po degradohet dita-dit\u00ebs e pa shum\u00eb monumente me vler\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb q\u00eb kut\u00ebrbon gjak e barut e q\u00eb gjer m\u00eb sot n\u00eb vend t\u00eb buk\u00ebs ka pjell\u00eb vet\u00ebm andralla t\u00eb panum\u00ebrta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb guxuan ta shohin si terren ku mund t\u00eb hidhej ndonj\u00eb far\u00eb e mir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb stacion sfilit\u00ebs tranziti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb fluturojn\u00eb n\u00eb qiellin e paan\u00eb t\u00eb \u00ebndrrave.<\/p>\n<p>Shihini gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, nj\u00ebzet\u00eb, nj\u00ebzetepes\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt. A nuk \u00ebsht\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebse indiferenca e tyre ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe ndaj \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb vjen mir\u00ebfilli er\u00eb Shqip\u00ebri, duke filluar nga malet e lart\u00eb dhe lisat e gjat\u00eb e deri te mizat me origjin\u00eb shqiptare. Dhe si mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe, p\u00ebrderisa jeta e tyre brenda kufijve t\u00eb atij q\u00eb quhet me zor atdhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vize apo t\u00eb nj\u00eb gomoneje q\u00eb t\u00eb hedh matan\u00eb k\u00ebtyre kufijve, nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e d\u00ebshp\u00ebrimit, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku shpresa g\u00ebrryhet p\u00ebrdit\u00eb si kufom\u00eb nga krimbat e korrupsionit dhe t\u00eb mediokritetit, nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb vritet pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb mjegull\u00ebn e iluzioneve tunduese t\u00eb marijuan\u00ebs a t\u00eb heroin\u00ebs.<\/p>\n<p>Atdheun e b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit dhe gjurm\u00ebt q\u00eb ata l\u00ebn\u00eb pas vetes e jo bregoret bukuroshe apo lumenjt\u00eb e kulluar, ato, si\u00e7 e thash\u00eb kryekreje, i kemi dhurat\u00eb nga Per\u00ebndia. Dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ato mund t\u2019i gjesh kudo, n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb globit. Un\u00eb nuk besoj tek p\u00ebrralla e Shqip\u00ebris\u00eb tok\u00eb e mallkuar, por nuk mund t\u00eb b\u00ebj sikur jam n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kur e shoh gjendjen t\u00eb shqyej\u00eb copa nga atdheu i f\u00ebmij\u00ebve e t\u2019i kap\u00ebrdij\u00eb me nj\u00eb makut\u00ebri t\u00eb llahtarshme n\u00eb barkun e pangish\u00ebm. Fatkeq\u00ebsisht, ekzekutimi me epsh kriminal i k\u00ebsaj makut\u00ebrie q\u00eb s\u2019njeh mas\u00eb e kufi ka qen\u00eb e vazhdon t\u00eb mbetet sinonim i zot\u00ebsis\u00eb dhe suksesit n\u00eb realitetin shqiptar. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk mjafton t\u00eb marr\u00ebsh pend\u00ebn e t\u00eb shkruash t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duhet m\u00eb par\u00eb t\u00eb kesh sy n\u00eb ball\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e grir\u00eb dhe b\u00ebr\u00eb zhele nga format m\u00eb virulente t\u00eb barbaris\u00eb feudale, komuniste, e tani von\u00eb edhe kapitaliste.<\/p>\n<p>Ja pse kush ka mbetur ende i gjall\u00eb shpirt\u00ebrisht duhet ta pres\u00eb pa ngurrim k\u00ebrthiz\u00ebn q\u00eb e lidh pahiri me at\u00eb bark fatkeq\u00ebsish, i cili riciklohet sipas rrethanave politike p\u00ebr t\u00eb gjeneruar vet\u00ebm egoiz\u00ebm shtazarak dhe parazitiz\u00ebm paralizues, ja pse n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i rikthehemi ritualeve t\u00eb kota t\u00eb respektit p\u00ebr gjoja vlerat e tradit\u00ebs dhe hosanarave p\u00ebr gjallesat mediokre t\u00eb k\u00ebsaj tradite, ka ardhur koha t\u00eb marrim p\u00ebrsip\u00ebr sfid\u00ebn e rithemelimit t\u00eb atdheut sipas atyre principeve t\u00eb humanizmit q\u00eb e kthejn\u00eb lirin\u00eb nga nj\u00eb gjendje e eg\u00ebr, e cila n\u00eb \u00e7do \u00e7ast mund t\u00eb gjeneroj\u00eb t\u00eb keqen duke degraduar n\u00eb diktatur\u00eb, n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb organizuar produktive q\u00eb i ndih paqes dhe solidaritetit mes njer\u00ebzve. \u201cN\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb \u00e7interesohen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet publike, un\u00eb, Kongresi dhe Asamblet\u00eb, Gjykat\u00ebsit dhe Guvernator\u00ebt, do t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb gjith\u00eb ujq\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Jefferson-i.<\/p>\n<p>Duke na qen\u00eb e pamundur t\u00eb mos i besojm\u00eb fjal\u00ebt e profetit t\u00eb demokracis\u00eb amerikane, ashtu si\u00e7 na \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb ku \u00e7interesimi kat\u00ebrcip\u00ebror i bashk\u00ebqytetar\u00ebve dhe transformimi i politikan\u00ebve n\u00eb ujq nuk ka ndodhur, s\u2019na mbetet tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb v\u00ebm\u00eb gishtin n\u00eb plag\u00eb, drejt e n\u00eb plag\u00eb, dhe duke duruar dhimbjet t\u00eb provojm\u00eb t\u00eb dalim nga l\u00ebkura e infektuar e vlerave surrogato t\u00eb tradit\u00ebs son\u00eb, nga getoja kulturore ku vegjetojm\u00eb duke u metamorfozuar sipas kodeve t\u00eb kultur\u00ebs antihumane q\u00eb kemi krijuar e duke iu p\u00ebrshtatur si kameleon\u00eb ndryshimeve t\u00eb peizazhit politik. Kameleonizmi yn\u00eb skandaloz, natyr\u00eb e dyt\u00eb e klas\u00ebs intelektuale shqiptare, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb tek ne, t\u00eb zez\u00ebs t\u2019i thuhet e bardh\u00eb, balt\u00ebs t\u2019i thuhet mjalt\u00eb, injorantit t\u2019i thuhet atdhetar, kriminelit t\u2019i thuhet i fort\u00eb, horrit t\u2019i thuhet zotni, g\u00ebnjeshtarit t\u2019i thuhet garip, spurdhjakut t\u2019i thuhet pishtar, gomarit t\u2019i thuhet intelektual, e k\u00ebshtu pafund\u00ebsisht. Dhe, t\u00eb mos harrojm\u00eb, k\u00ebt\u00eb natyr\u00ebn ton\u00eb kameleonike nuk e kemi peshqesh nga komunizmi.<\/p>\n<p>Komunizmi na gjeti kameleon\u00eb dhe na la kameleon\u00eb, e fal\u00eb kameleonizmit ton\u00eb ia doli t\u00eb zhvilloj\u00eb triumfalisht betej\u00ebn e vet gjakatare q\u00eb n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjet e shnd\u00ebrroi Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb qenie Anormale n\u00eb nj\u00eb qenie Mbinormale. Por, s\u00eb paku tani, q\u00eb jemi gjithsesi t\u00eb lir\u00eb e q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr momentin, nuk na duhet t\u00eb p\u00ebrballemi me nj\u00eb shtet p\u00ebrbind\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb dalim nga l\u00ebkura e kameleonit dhe t\u00eb hapim nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb madhe qytetare me krejt at\u00eb Frym\u00eb Djall\u00ebzore q\u00eb sundon n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb e q\u00eb kusht\u00ebzon \u00e7do lloj politike, me frym\u00ebn q\u00eb pervertoi Dhjetorin dhe q\u00eb n\u00eb kat\u00ebr-pes\u00eb vjet e ringriti nga e para, bile n\u00eb kushte lirie, at\u00eb Piramid\u00eb t\u00eb Djallit prej nga kujtuam se e kishim nxjerr\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb mumien e shpirtit ton\u00eb, me frym\u00ebn q\u00eb nuk del duke ngritur e rr\u00ebzuar qeveri, por duke e ngulur thik\u00ebn pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt e kalb\u00ebta t\u00eb vetvetes. Kjo frym\u00eb \u00ebsht\u00eb fryma q\u00eb na ngroh kur b\u00ebhemi pronar\u00eb t\u00eb nj\u00eb trualli shpirt\u00ebror a material q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i yni, \u00ebsht\u00eb fryma q\u00eb b\u00ebn mir\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb s\u00eb Keqes, \u00ebsht\u00eb fryma q\u00eb na b\u00ebri ushtar\u00eb t\u00eb radhitur sup me sup pas nj\u00eb gjenerali xhahil dhe m\u00eb pas pacient\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkonin shp\u00ebtimin nga nj\u00eb doktor i marr\u00eb, kjo frym\u00eb jemi Ne.<\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga k\u00ebmisha tradicionale e forc\u00ebs ku na mban cung forca e zakonit, ka koh\u00eb q\u00eb ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga vezorja e m\u00ebndafsht\u00eb e vemjes s\u00eb vetmuar por krenare, ka koh\u00eb q\u00eb ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb mos ngr\u00ebn\u00eb balt\u00eb n\u00eb vend t\u00eb mjalt\u00ebs, por ende nuk po shihen gj\u00ebkundi shenjat e lindjes s\u00eb nj\u00eb mendimi t\u00eb ri n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb kulture t\u00eb re, t\u00eb hapur e humaniste, nj\u00eb mendimi q\u00eb ta gjej\u00eb frym\u00ebzimin te virtytet e lashta t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb kontinentit ku duam t\u00eb integrohemi e jo tek vese te trash\u00ebguara t\u00eb kultur\u00ebs mizerab\u00ebl t\u00eb izolimit e t\u00eb vet\u00ebp\u00eblqimit q\u00eb kemi prodhuar n\u00eb shekuj, nj\u00eb mendimi q\u00eb t\u2019i b\u00ebhet mur mediokritetit dhe p\u00ebr\u00e7udnimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb mendjes e t\u00eb shpirtit shqiptar.<\/p>\n<p>Marr n\u00eb telefon prind\u00ebrit e mi p\u00ebr t\u2019i pyetur se si ishte gjendja n\u00eb Tiran\u00eb dhe, teksa n\u00ebna ime m\u00eb thoshte se situata ishte e qet\u00eb, matan\u00eb fillit telefonik d\u00ebgjoja batare pushk\u00ebsh. Qenka \u00e7mendur ime m\u00eb, mendova vet me vete, aty k\u00ebrcet pushka kurse asaj nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje dhe nuk durova e ia thash\u00eb. \u201cJo mor bir\u201d, m\u2019u p\u00ebrgjigj e gjora n\u00ebn\u00eb, \u201cnuk ka krisma \u00ebsht\u00eb televizori. Jepet filmi \u201cBesa e Kuqe\u201d! A mund t\u00eb m\u00eb thoni se kush tjet\u00ebr p\u00ebrpos Frym\u00ebs Djall\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sapo fola mund t\u00eb imagjinoj\u00eb e bile t\u00eb b\u00ebj\u00eb realitet shfaqjen e filmave t\u00eb prodhuar nga regjimi i Gjeneralit Hoxha p\u00ebr t\u00eb ngritur mitin e enverizmit? A nuk \u00ebsht\u00eb e frikshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb paan\u00eb shpirt\u00ebror shqiptar\u00ebve u ofrohet avazi i vjet\u00ebr i batareve t\u00eb Realizmit Socialist?<\/p>\n<p>A do t\u2019i vihet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb pik\u00eb k\u00ebsaj demagogjie t\u00eb neveritshme me Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, me d\u00ebshmor\u00ebt dhe viktimat e saj? A mund t\u00eb shpresojm\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ndahet p\u00ebrfundimisht, nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, rezistenca e admirueshme e shqiptar\u00ebve n\u00eb krahun antifashist t\u00eb k\u00ebsaj lufte me pasqyrimin grotesk t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb librat e historis\u00eb e n\u00eb veprat vulgare t\u00eb Realizmit Socialist, vepra pa kurrfar\u00eb vlere shpirt\u00ebrore, morale, historike e aq m\u00eb pak artistike? Dhe tani nj\u00eb pyetje p\u00ebr zot\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb deri dje ishin n\u00eb opozit\u00eb dhe me t\u00eb drejt\u00eb ngrinin z\u00ebrin kund\u00ebr abuzimeve politike me zhvarrim-rivarrimet e protagonist\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb asaj lufte:<\/p>\n<p>A nuk ju duket zot\u00ebrinj t\u00eb nderuar se ngritja nga varri e protagonist\u00ebve t\u00eb filmave t\u00eb Gjeneralit \u00ebsht\u00eb ana tjet\u00ebr e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs medalje dhe se nj\u00eb aventur\u00eb e till\u00eb, qorre dhe e pakuptimt\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb shprehje e nj\u00eb strategjie t\u00eb rrezikshme q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb respektit p\u00ebr gjoja vlerat e s\u00eb kaluar\u00ebs, po e kthen nga e para Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb terren midis t\u00eb vdekurve? Sot n\u00eb Televizionin Shqiptar nuk ka terr informativ t\u00eb q\u00ebllimt\u00eb, por nuk ka as ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga err\u00ebsira e getos kulturore, p\u00ebrkundrazi, duke shfaqur filma kryek\u00ebput t\u00eb kot\u00eb q\u00eb jo rrall\u00eb mbarojn\u00eb me britm\u00ebn \u201cRroft\u00eb partia\u201d apo duke vrar\u00eb koh\u00ebn me ahengje t\u00eb muzik\u00ebs popullore, kjo err\u00ebsir\u00eb inkurajon forcat m\u00eb reaksionare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe dekurajon ato forca q\u00eb tentojn\u00eb kah p\u00ebrparimi.<\/p>\n<p>Hyrja jon\u00eb politike n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb varet p\u00ebrs\u00ebpari nga aderimi yn\u00eb n\u00eb programin e kultur\u00ebs evropiane, nga ura q\u00eb ne do t\u00eb ngrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer prodhimin kulturor, nga ajo \u00e7ka do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb thithim e p\u00ebrvet\u00ebsojm\u00eb prej vlerave universale t\u00eb krijuara nga Kontinenti i Vjet\u00ebr dhe nga ajo \u00e7ka dal\u00ebngadal\u00eb do t\u00eb ofrojm\u00eb si prov\u00eb bind\u00ebse p\u00ebrkat\u00ebsie n\u00eb raport me t\u00eb. Ata q\u00eb sot kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet duhet ta mbajn\u00eb parasysh dit\u00eb-nat\u00eb Kryengritjen e Jugut, sepse n\u00ebse L\u00ebvizja e Dhjetorit vrau frik\u00ebn, Kryengritja e Jugut e varrosi at\u00eb. Tek k\u00ebdo q\u00eb e ka varrosur frik\u00ebn \u00e7do form\u00eb e riciklimit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs ngjall dal\u00ebngadal\u00eb neverin\u00eb e kufizimit t\u00eb liris\u00eb dhe ngushtimit t\u00eb horizontit t\u00eb s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>N\u00ebnvleft\u00ebsimi i k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete i kushtoi shtrenjt\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuarve prej asaj kryengritjeje, por mund t\u2019i kushtoj\u00eb edhe m\u00eb shtrenjt\u00eb atyre q\u00eb kryengritja solli n\u00eb pushtet. Q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb e mira, ne mund e duhet t\u2019i kthejm\u00eb syt\u00eb mbrapa vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb me kujdes se \u00e7far\u00eb gabimesh nuk duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pa krijuar bindjen se asgj\u00eb nga ato q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt e t\u00eb larg\u00ebt nuk mund t\u00eb na vlej\u00eb m\u00eb p\u00ebr model n\u00eb qoft\u00eb se nuk duam t\u2019i hapim p\u00ebrs\u00ebri vetes nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb re, ne nuk mundet kurrsesi t\u00eb pretendojm\u00eb t\u00eb hipim n\u00eb trenin e shekullit ku jetojm\u00eb dhe t\u00eb cilit, t\u00eb pakt\u00ebn sipas kalendarit, i p\u00ebrkasim.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam v\u00ebrtet ta nd\u00ebrrojm\u00eb statusin e nj\u00eb bashk\u00ebsie primitive n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb shteti an\u00ebtar t\u00eb familjes s\u00eb popujve t\u00eb saj, duhet t\u00eb punojm\u00eb dit\u00eb-nat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ri, i cili mund t\u00eb ngrihet vet\u00ebm mbi virtytet e kultur\u00ebs evropiane e jo mbi tiparet e Realizmit Socialist. Ose lakuriq dhe drejt Evrop\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re ose n\u00eb geto mb\u00ebshtjell\u00eb me gun\u00ebn e Mato Grud\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb makth t\u00eb ri, t\u00eb dyja bashk\u00eb nuk rrin\u00eb dot, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb shekull tjet\u00ebr po troket n\u00eb der\u00eb e m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u2019i lem\u00eb pleqt\u00eb e Realizmit Socialist n\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>* <em>Botuar m\u00eb 10 dhjetor 1997, n\u00eb Koha Jon\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edi Rama*, TemA T\u00eb dashur miq, dua t\u2019u them dy fjal\u00eb, sy m\u00eb sy, atyre q\u00eb qysh prej 8 dhjetorit e k\u00ebtej u fut\u00ebn n\u00eb politik\u00eb nga rruga dhe b\u00ebn\u00eb apo lejuan, kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, kush n\u00eb pushtet e kush n\u00eb opozit\u00eb, kush p\u00ebrmes akteve t\u00eb ul\u00ebta e kush p\u00ebrmes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":51993,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-64612","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual... - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual... - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Edi Rama*, TemA T\u00eb dashur miq, dua t\u2019u them dy fjal\u00eb, sy m\u00eb sy, atyre q\u00eb qysh prej 8 dhjetorit e k\u00ebtej u fut\u00ebn n\u00eb politik\u00eb nga rruga dhe b\u00ebn\u00eb apo lejuan, kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, kush n\u00eb pushtet e kush n\u00eb opozit\u00eb, kush p\u00ebrmes akteve t\u00eb ul\u00ebta e kush p\u00ebrmes [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-02-14T02:33:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/edi_rama_kongres_ps.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual&#8230;\",\"datePublished\":\"2021-02-14T02:33:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/\"},\"wordCount\":3998,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/edi_rama_kongres_ps.jpeg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/\",\"name\":\"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual... - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/edi_rama_kongres_ps.jpeg\",\"datePublished\":\"2021-02-14T02:33:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/edi_rama_kongres_ps.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/edi_rama_kongres_ps.jpeg\",\"width\":770,\"height\":433,\"caption\":\"Edi Rama - kongres, PS\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual... - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual... - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Edi Rama*, TemA T\u00eb dashur miq, dua t\u2019u them dy fjal\u00eb, sy m\u00eb sy, atyre q\u00eb qysh prej 8 dhjetorit e k\u00ebtej u fut\u00ebn n\u00eb politik\u00eb nga rruga dhe b\u00ebn\u00eb apo lejuan, kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, kush n\u00eb pushtet e kush n\u00eb opozit\u00eb, kush p\u00ebrmes akteve t\u00eb ul\u00ebta e kush p\u00ebrmes [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-02-14T02:33:10+00:00","og_image":[{"width":770,"height":433,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/edi_rama_kongres_ps.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual&#8230;","datePublished":"2021-02-14T02:33:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/"},"wordCount":3998,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/edi_rama_kongres_ps.jpeg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/","name":"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual... - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/edi_rama_kongres_ps.jpeg","datePublished":"2021-02-14T02:33:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/edi_rama_kongres_ps.jpeg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/edi_rama_kongres_ps.jpeg","width":770,"height":433,"caption":"Edi Rama - kongres, PS"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ketu-kriminelit-i-thuhet-i-forte-horrit-i-thuhet-zotni-gomarit-i-thuhet-intelektual\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"K\u00ebtu kriminelit i thuhet i fort\u00eb, horrit i thuhet zotni, gomarit i thuhet intelektual&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64612"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64612\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64613,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64612\/revisions\/64613"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}