{"id":64789,"date":"2021-02-18T18:55:58","date_gmt":"2021-02-18T17:55:58","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=64789"},"modified":"2021-02-18T19:26:46","modified_gmt":"2021-02-18T18:26:46","slug":"nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong>HAVZI NELA<\/strong><br \/>\n<em>1934-1988<\/em><\/p>\n<ul>\n<li><em><strong>N\u00eb 87 vjetorin e lindjes s\u00eb poetit<\/strong><\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Sinan Gashi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2020\/sinan-gashi2.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Nga <strong>Sinan GASHI<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb num\u00ebr i madh tragjikesh t\u00eb shkrimtar\u00ebve q\u00eb nga sistemi n\u00eb theqafje kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb, tortura e deri edhe n\u00eb asgj\u00ebsim fizik, me metoda nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ndryshmet dhe nd\u00ebr m\u00eb makabret. Nj\u00ebri nga ta, t\u00eb cilin e varen si n\u00eb mesjet\u00eb, mu n\u00eb mes t\u00eb sheshit t\u00eb qytetit, ishte poeti Havzi Nela. \u00c7ilt\u00ebrsia. sinqeriteti, p\u00ebrkushtimi dhe sakrifica q\u00eb b\u00ebnin karakterin e tij, t\u00eb sintetizuar n\u00eb atdhetarin\u00eb e manifestuar me goje, me shkrim dhe me veprim, e portretizojn\u00eb realisht t\u00eb talentuarin Havzi Nela.<\/p>\n<p>Havzi Nela nga Kollozhegu i Kuk\u00ebsit, \u00ebsht\u00eb i lidur m\u00eb 20 shkurt 1934. Kreu shkollimin fillor e pastaj edhe t\u00eb mes\u00ebm n\u00eb Kuk\u00ebs. Si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, edhe ai p\u00ebrjetoi nj\u00eb varf\u00ebri t\u00eb skajshme, e cila e futi n\u00eb kujtes\u00eb mendimin e shkaqeve q\u00eb sillte gjith\u00eb at\u00eb spekt\u00ebr fatkeq\u00ebsish t\u00eb nj\u00eb populli. \u00cbsht\u00eb mosha e shkollimit t\u00eb mes\u00ebm kur past\u00ebrtia njer\u00ebzore reflekton ndaj t\u00eb sh\u00ebmtuarave q\u00eb rrethojn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri. Mu k\u00ebtu Nela mbushet me helm e urrejtje s\u00eb bashku, ndaj sistemit \u00e7faroses n\u00eb vend, kur njeriu st\u00ebrkeqej jo vet\u00ebm fizikisht (munges\u00eb ushqimit normal), por edhe shpirt\u00ebrisht (duke u kusht\u00ebzuar q\u00eb ta luaj servilin, t\u00eb pafytyrin, dinakun e \u00e7ka jo), vet\u00ebm q\u00eb ta siguronte ekzistenc\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00eb jet\u00eb pak m\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Ambicia p\u00ebr dije e nxit t\u00eb riun q\u00eb t\u2019i vijoj\u00eb studimet n\u00eb shkollimin e lart\u00eb, pra n\u00eb Institutin e Lart\u00eb Pedagogjik n\u00eb Shkod\u00ebr. Duke qen\u00eb i brymosur me antipadrejt\u00ebsi, edhe atje nuk mund t\u00eb jet\u00eb komod dhe ta shikoj vet\u00ebm pun\u00ebn e vet, andaj hetohet dhe flak\u00ebt nga instituti mu p\u00ebr bindjet e tij. U sorollat p\u00ebr ca koh\u00eb, deri sa gjeti nj\u00eb vend pune prej m\u00ebsuesi n\u00eb fshatin Plan i Bardh\u00eb i rrethit t\u00eb Matit. Nuk vajti shum\u00eb koh\u00eb kur edhe nga k\u00ebtu p\u00ebrjashtohet si njeri i propagand\u00ebs, nga se u lexonte nx\u00ebn\u00ebsve poezi t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve dhe t\u00eb tijat(!).<\/p>\n<p>(K\u00ebshtu ma ngjalli kujtes\u00ebn edhe e dh\u00ebna e nj\u00eb kolegu t\u00eb profesionit dhe pasionit t\u00eb tij, m\u00ebsues dhe poet, e gjithsesi edhe i fatit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, se t\u00eb dy vriten nga pushteti komunist, Fazli Grei\u00e7evcit nga Drenica, i cili, para se t\u00eb zhvillonte m\u00ebsimin, u lexonte nx\u00ebn\u00ebsve poezi! Motivet, po dihet m\u00eb!).<\/p>\n<p>Havziu koh\u00ebn nuk e lente q\u00eb t\u00eb bjerrej kot, por studionte e shkruante vazhdimisht, sa arriti q\u00eb me korrespondenc\u00eb ta mbaroi Institutin e Shkodr\u00ebs. Profesionin e shenjt t\u00eb m\u00ebsuesit e ushtroi n\u00eb vijim\u00ebsi n\u00eb Krum\u00eb, Lojma e Shishtavec deri n\u00eb vitin 1967. Transferimi iu b\u00eb m\u00eb pastaj n\u00eb Topojan. Ky ishte vendi dhe kjo ishte koha kur u aktualizuan veprimet makabre ndaj familjes dhe atij vet\u00eb, kur u p\u00ebrcoll nga syri i sigurimcave. U paraburgos, pastaj iu kufizua l\u00ebvizja dhe madje i ishte caktuar vendi se ku ai mund t\u00eb frymonte, puna q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte po n\u00eb aso kushtesh t\u00eb p\u00ebrjetimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana ndrydh\u00ebse p\u00ebr fizikun dhe shpirtin e njeriut, ai mendoi q\u00eb t\u00eb gjente shp\u00ebtim duke kaluar kufirin p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten, n\u00eb fund prilli 1967. Jan\u00eb paksa t\u00eb \u00e7uditshme b\u00ebmat e poet\u00ebve, e n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb atyre idealist\u00eb: Havziu, due kaluar kufirin kishte, l\u00eb gjurm\u00eb vargjet<\/p>\n<p>\u201c<em>Lamtumir\u00eb, atdhe i dashun,<\/em><br \/>\n<em>Po t\u00eb la, por zem\u00ebrplasun&#8230;<\/em>\u201d<\/p>\n<p>dhe letr\u00ebn e kishte kacavjerr\u00eb n\u00eb nj\u00eb dru, si shenj\u00eb se kishte kryer veprimin e menduar m\u00eb par\u00eb. Por e keqja sikur nuk i kursente ata, kur q\u00eb t\u00eb dy jugosllav\u00ebt do t\u2019i burgosin n\u00eb Prizren, sa p\u00ebr t\u2019i maltretuar edhe m\u00eb, duke i marr\u00eb n\u00eb pyetje dhe, m\u00eb 6 maj po t\u00eb atij viti, do i kthejn\u00eb n\u00eb atdhe. Atje kalvari tashti r\u00ebndohet edhe m\u00eb, kur ai do d\u00ebnohej me 15 vjet burg, pasuria e pak\u00ebt iu konfiskua, nd\u00ebrsa q\u00eb edhe e shoqja Lavdia u d\u00ebnua me 8 vite heqje lirie. Ai p\u00ebrjetoi sk\u00ebterrat e burgjeve t\u00eb Spa\u00e7it, Qaf\u00eb Barit, Burrelit, Rr\u00ebshenit e Ballshit, duke l\u00ebn\u00eb atje nga nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tortur\u00ebs, rinis\u00eb, \u00ebndrrave e frym\u00ebzimit poetik.<\/p>\n<p>Jeta r\u00ebndomt\u00ebsonte dhun\u00ebn, por Havzi Nela ngelej i nj\u00ebjti: i pabindur sipas tyre se i pa bindur. Mu p\u00ebr hakmarrje pushtetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrcillnin gjendjen e tij p\u00ebrmes bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve nga jasht\u00eb si dhe n\u00eb burg, ia shtuar edhe 8 vite t\u00eb tjera, m\u00eb 8 gusht 1975. P\u00ebr \u00e7udi pse, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1986 lirohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht, sikur b\u00ebnin eksperiment me bindjet e tija. Por kjo \u2018liri\u2019 zgjati fare pak, ngase n\u00eb tetor 1986 ai arrestohet dhe d\u00ebrgohet si i internuar n\u00eb fshatin Arren.<\/p>\n<p>Gjykata Popullore e Rrethit t\u00eb Kuk\u00ebsit, me vendimin nr. 59, dt. 24.6.1988, e d\u00ebnon me vdekje n\u00eb litar, t\u00eb cilin vendim e zyrtarizon presidenti Ramiz Alia.<\/p>\n<p>Akti makaber ndaj poetit e atdhetarit Havzi Nela, u manifestuar n\u00eb dit\u00ebn e 10 gushtit 1988, n\u00eb ora 2 t\u00eb m\u00ebngjesit, mu n\u00eb sheshin e Kuk\u00ebsit, duke i detyruar njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb shihnin dhe \u2018t\u00eb mblidhnin mend!\u2019.<\/p>\n<p>Ky veprim kriminal n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ve\u00e7sa shtoi urrejtjen e indinjat\u00ebn edhe m\u00eb ndaj pushtetit \u2018popullor\u2019.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Havzi Nela - Shtat\u00eb fletore\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/havzi_nela-shtate_fletore.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>Havzi Nela<\/strong> &#8211; <em>poet<\/em><\/p>\n<p>Havziu mbi t\u00eb gjitha ishte poet, madje poet shum\u00eb i talentuar, q\u00eb bindja mb\u00ebshteten nga materialet n\u00eb dor\u00ebshkrim q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb ai. T\u00eb gjitha ato shkrime arrijn\u00eb shifr\u00ebn e 5.548 vjershave, t\u00eb cilat i pat krijuar n\u00ebp\u00ebr birucat e burgjeve komuniste, apo edhe kur ishte i internuar n\u00eb Arren. P\u00ebrmes atyre vargjeve ai zb\u00ebrthente k\u00ebrkesat e tij, shfrynte urrejtjen ndaj armiqve t\u00eb kombit shqiptar, kudo q\u00eb frymonte ai, si dhe psikikisht ndjehej m\u00eb i liruar gjat\u00eb atyre \u00e7asteve t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>N\u00eb ato rrethana t\u00eb krijohej art \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ve\u00e7anti, madje pa pasur as mjetet elementare p\u00ebr evidentin, si laps e fletore. Mjaft nga krijuesit e burgosur kishin gjetur m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme rrethanore p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka, si duke shkruar n\u00eb flet\u00eb t\u00eb cigareve, n\u00eb cop\u00ebra gazetash , n\u00eb letra t\u00eb thas\u00ebve t\u00eb betonit, n\u00eb llamarina t\u00eb tasave t\u00eb konzerevave, apo edhe kishin \u2018shpikur alfabet individual\u2019, si\u00e7 b\u00ebri Pjet\u00ebr Arbnri.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e krijimit t\u00eb poezive, n\u00eb \u00e7astet e frym\u00ebzimit letrar, poeti Nela d\u00ebshmon:<br \/>\n\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb shkrova deri k\u00ebtu, me vjet t\u00eb tana kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb tru dhe duke i p\u00ebrs\u00ebrit me vetvete, me kok\u00eb n\u00ebn jorgan, ose n\u00eb vende ku isha ma i vetmuem, kam mund me i ruejt n\u00eb kujtes\u00eb. Gati gjysma jan\u00eb krijue me mend, pa p\u00ebrdor\u00eb laps dhe jan\u00eb rimue me an\u00eb t\u00eb gishtave. (Havzi Nela: \u201cShtat\u00eb fletore\u201d, p\u00ebrgatiti Rexhep Shahu, Tiran\u00eb 2018).<br \/>\nAi atje derdhi talentin e tij, q\u00eb gjasojn\u00eb me nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e sk\u00ebterr\u00ebs.<\/p>\n<p>Motivimet jan\u00eb t\u00eb gjitha pothuaj atdhetare, por disa edhe sociale. Atdhetaria e tij nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkufizuar kufijsh administrativ, por zgjerimi hap krah\u00ebt edhe n\u00eb Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri, n\u00eb t\u00eb cilat i fut edhe pjes\u00ebt tjera n\u00ebn shtetet e Ballkanit.<\/p>\n<p>Mendimi i tij \u00ebsht\u00eb i zjarrt\u00eb, i sinqert\u00eb, pa figuracione, sepse i p\u00ebrshtatej natyr\u00ebs s\u00eb till\u00eb, sikur mendonte se e ngat\u00ebrrojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejtshm\u00ebrin\u00eb e synimit rr\u00ebfimtar.<\/p>\n<p><strong>Cikli poetik p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Dashurin\u00eb p\u00ebr trojet etnike, t\u00eb cilat kishin ngelur padrejt\u00ebsisht jasht\u00eb shtetit administrativ shqiptar, poeti e p\u00ebrjetonte si nj\u00eb dhembje t\u00eb p\u00ebrhershme, e cila e ndiqte edhe n\u00eb rrug\u00eb, edhe n\u00eb sht\u00ebpi, edhe n\u00eb qeli, edhe n\u00eb gjykatore, madje edhe n\u00eb shoq\u00ebri, e m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb vetmi.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha krijimet e tij poetike u botuan m\u00eb titullin \u201cShtat\u00eb fletoret\u201d n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 1918, n\u00eb p\u00ebrgatitjen e kujdesshme nga poeti Rexhep Shahu.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr personalitet e saja q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr atdhetarie, edhe n\u00eb p\u00ebrmasa gjith\u00ebkomb\u00ebtare, Havziu kishte k\u00ebnduar \u00ebmb\u00eblsisht dhe me krenari n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl vjershash, t\u00eb cilat i kishte radhitur pastaj n\u00eb fletoren num\u00ebr 6, por q\u00eb disa t\u00eb motiveve t\u00eb tilla i kishte edhe n\u00eb fletoren num\u00ebr 5. K\u00ebt\u00eb cik\u00ebl e titullon \u201cKosova Republik\u00eb\u201d, q\u00eb p\u00ebrmban gjithsej 11 krijime me strofa t\u00eb rimuara, n\u00eb strofa kat\u00ebr vargshe, si dhe me gjat\u00ebsi t\u00eb ndryshme, nga 4 e deri n\u00eb 34 strofa.<\/p>\n<p>Madje, vet\u00ebm po t\u2019ua lexosh titujt e tyre, n\u00ebnkupton edhe frym\u00ebzimin e tij, sepse vargu i tij \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, i sinqert\u00eb dhe i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. K\u00ebshtu ai mendonte se \u00ebsht\u00eb m\u00eb funksional dometh\u00ebnia e vargut, si dhe m\u00eb bindsh\u00ebm reflekton ajo te lexuesi. Poezia m\u00eb e gjat\u00eb titullohet \u201cHasan Prishtina\u201d, pastaj \u201cHeroizmi kosovar n\u00eb skenat tona\u201d, \u201cSi Shqiponj\u00eb n\u00eb aj\u00ebr u l\u00ebshove\u201d, \u201cSi ortek u shkul Prishtina\u201d, \u201cBijt\u2019 e shqipes nuk po lidhen\u201d, \u201cNusja e flamurit\u201d, \u201cTahir Mehja trim i rrall\u00eb\u201d, \u201cDjemt luan\u00eb \u00e7ikat drenusha\u201d, \u201cPodujev\u00eb kala vigane\u201d, \u201cLum p\u00ebr ty o Suharek\u00eb\u201d dhe \u201cFerizaj unaz\u2019 e vendit\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Havzi Nela - Poezi p\u00ebr Kosov\u00ebn\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/havzi_nela-poezi_per_kosoven.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto poeti g\u00ebrsheton format e ve\u00e7anta trim\u00ebrore t\u00eb lokaliteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb secil\u00ebn sosh nga nj\u00eb personalitet shembullor strumbullar, si Haxhi Zeka p\u00ebr Pej\u00ebn, Syl\u00eb Vokshi p\u00ebr Gjakov\u00ebn, Ali Ibra p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb ku i bashk\u00ebngjit\u00ebn edhe Mic Sokoli e Col Delia, Ymer Prizreni p\u00ebr Prizrenin, Jakup Ferri p\u00ebr Plav\u00eb e Guci, Hasan Prishtina n\u00eb Vu\u00e7itern\u00eb, Idriz Seferi p\u00ebr Gjilanin, Shot\u00eb e Azem Galica p\u00ebr Drenic\u00ebn, Isa Begu, Bajram Curri si dhe trimat e tjer\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs, Tetov\u00ebs e Gostivarit.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fijezim historie t\u00eb t\u00eb ngjarave gjat\u00eb viteve t\u00eb ndryshme, kur ishte dasht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbrohet dinjiteti komb\u00ebtar dhe toka e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.<br \/>\nT\u00eb kusht\u00ebzuar q\u00eb t\u00eb sakrifikojn\u00eb kaq shum\u00eb, k\u00ebta personalitete korrigjojn\u00eb historin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishin shkruar ata q\u00eb kishin gllab\u00ebruar tokat e huaja.<\/p>\n<p><em>S\u2019jem kopil, s\u2019na vodhi nana,<\/em><br \/>\n<em>S\u2019jemi k\u00ebtu lypsar\u00eb t\u00eb mjer\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Brez mbas brezi n\u2019troje tona,<\/em><br \/>\n<em>Brez mbas brezi k\u00ebtu kem ler\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Mjaft me profka, fjal\u00eb t\u00eb kota<\/em><br \/>\n<em>Mitet serbe u ban\u00eb hi,<\/em><br \/>\n<em>E pranoi e tha gjith\u00eb bota,<\/em><br \/>\n<em>K\u00ebtu nuk ka \u2018Staraserbi\u2019!<\/em><\/p>\n<p><em>E than\u00eb shkencat, historia<\/em><br \/>\n<em>E than\u00eb vorret mijvje\u00e7ar\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Nga kjo tok\u00eb flet Iliria,<\/em><br \/>\n<em>Dardani banor i par\u00eb!<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebtu nuk ka \u201cSerbi t\u00eb Mo\u00e7me\u201d<\/em><br \/>\n<em>Ka Kosov\u00eb, nji komb etni,<\/em><br \/>\n<em>Serbi t\u2019mo\u00e7me as t\u00eb so\u00e7me<\/em><br \/>\n<em>Jem shqiptar\u00eb, s\u2019durojm\u00eb robni!<\/em><\/p>\n<p>(\u201c<strong>Si ortek u shkul Prishtina<\/strong>\u201d)<\/p>\n<p>Historizmat dhe sakrificat k\u00ebtu manifestohen n\u00eb \u00e7do dekad\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur lypset q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmohet q\u00ebndresa, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn radhiten edhe djem e po ashtu edhe vajza t\u00eb sakrific\u00ebs dhe heroizmit, si rrall\u00eb kund tjet\u00ebr. Fati i r\u00ebnd\u00eb b\u00ebri q\u00eb ky vend t\u00eb nxjerr\u00eb shum\u00eb d\u00ebshmor\u00eb e shum\u00eb heronj, t\u00eb cil\u00ebt i udh\u00ebhiqte vet\u00ebm nj\u00eb synim &#8211; ruajtja e tok\u00ebs m\u00ebm\u00eb nga grabitqaret sllav\u00eb.<\/p>\n<p>Ja se si p\u00ebrshkruhet kjo sakrific\u00eb dhe barazohej me jet\u00ebn, n\u00eb pak vargje t\u00eb nj\u00eb poezie:<\/p>\n<p><em>Lavdi \u00e7ik\u00ebs kosovare,<\/em><br \/>\n<em>Si nj\u00eb shqerr\u00eb, si nj\u00eb manare<\/em><br \/>\n<em>I del tankut i thot \u201cNdal!\u201d<\/em><br \/>\n<em>Rritet, ngrihet sa nj\u00eb mal!<\/em><\/p>\n<p><em>Shih se jam si \u201clulekuqe\u201d<\/em><br \/>\n<em>Lul\u00ebkuqe, buz\u00ebburbuqe<\/em><br \/>\n<em>Jam shqiponja me dy kren\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Fluturova, mora dhen\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr Kosov\u00ebn republik\u00eb<\/em><br \/>\n<em>L\u00ebshohem, ngritem nuk kam frik\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Jam shqiponj\u00eb me krah e flet\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>L\u00ebshohem, ngritem gjer te ret\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>(\u201c<strong>Nusja e Flamurit<\/strong>\u201d)<\/p>\n<p>Si nj\u00eb personalitet i rezistenc\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i koh\u00ebve t\u00eb vona, na del Tahir Meha, sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb e rrall\u00eb e historis\u00eb njer\u00ebzore e q\u00ebndrimit, vet\u00ebm me t\u00eb atin p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ushtrie t\u00eb armatosur gjer n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb. Portretizimi i tij \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb, tradicional i mal\u00ebsorit sypatrembur, q\u00eb e b\u00ebn luft\u00ebn si n\u00eb legjenda, p\u00ebr nj\u00eb obligim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm k\u00ebtyre trojeve.<\/p>\n<p><em>Tahir Mehja trim i rrall\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Nuk po i pritet n\u2019shesh me dal\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Nuk po i pritet s\u2019iu durue<\/em><br \/>\n<em>Vesh e ngjesh, qenka sht\u00ebrngue!<\/em><\/p>\n<p><em>Xhurdin\u00eb e tirq prej shajaku,<\/em><br \/>\n<em>Vesh ferman kuq si gjaku<\/em><br \/>\n<em>K\u00ebmish\u00eb gjan\u00eb, opinga lope<\/em><br \/>\n<em>Kapu\u00e7\u00eb bardh\u00eb, sahat Evrope!<\/em><\/p>\n<p><em>Ka ngjesh\u00eb pushk\u00eb, ka ngjesh\u00eb revole,<\/em><br \/>\n<em>N\u2019xhep t\u00eb djatht\u00eb dy bomba dore,<\/em><br \/>\n<em>Nj\u00ebqind fishek\u00eb ia mba kollani,<\/em><br \/>\n<em>Paska syrin si filxhani!<\/em><\/p>\n<p>(\u201c<strong>Tahir Mehja trim i rrall\u00eb<\/strong>\u201d)<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto krijime kuptohet se poeti e njeh edhe vijim\u00ebsin\u00eb e ngjarjeve dhe l\u00ebvizjeve n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat fundja pik\u00ebzohet n\u00eb mosdor\u00ebzimin para dhun\u00ebs serbe, e \u00e7far\u00ebdo forme qoft\u00eb, edhe n\u00ebse humbja \u00ebsht\u00eb e madhe n\u00eb raport me forc\u00ebn ushtarake shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Havzi Nela - Poezi p\u00ebr Kosov\u00ebn\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/havzi_nela-poezi_per_kosoven1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Havzi Nela sa ka p\u00ebrjetimin e trisht\u00eb p\u00ebr fatin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb popullit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn shtypjen e sistemit brutal monist, aq edhe p\u00ebr fatin jet\u00eb a vdekje t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre etnike n\u00eb hap\u00ebsirat ballkanike. Madje ky Kosov\u00ebn nuk e p\u00ebrkufizon vet\u00ebm me kufijt\u00eb e saj q\u00eb ia kishin p\u00ebrcaktuar, por ajo \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb etnia shqiptare n\u00eb ish Jugosllavin\u00eb.<\/p>\n<p>Rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat u krijuan k\u00ebto poezi nuk lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr, pos nj\u00eb konstatimi se k\u00ebto ishin frym\u00ebzime t\u00eb nj\u00eb poeti shum\u00eb t\u00eb talentuar dhe t\u00eb nj\u00eb idealisti t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore, q\u00eb nuk thyhet assesi, por i b\u00ebn ball\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore edhe p\u00ebrmes fjal\u00ebs s\u00eb bukur poetike shqipe.<\/p>\n<h3>Dy poezi t\u00eb Havzi Nel\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/h3>\n<p><strong>Si shqiponj\u00eb n\u00eb aj\u00ebr u l\u00ebshove<\/strong><\/p>\n<p><em>Si Shqiponj\u00eb n\u00eb ajr u l\u00ebshove<\/em><br \/>\n<em>Si shqiponj\u00eb nalt vulvitesh<\/em><br \/>\n<em>Nan\u00eb Kosov\u00eb sa fort na g\u00ebzove,<\/em><br \/>\n<em>N\u2019pjedestal Ante po rritesh!<\/em><\/p>\n<p><em>N\u2019luft\u00eb ke lind e n\u2019luft\u00eb ke ra,<\/em><br \/>\n<em>N\u2019gjoksin tand jan\u00eb shkri \u00e7eliqe,<\/em><br \/>\n<em>Faqebardh\u00eb gjithmon\u00eb je nda<\/em><br \/>\n<em>Ke zbraps dallg\u00eb, ke mbajt ortiqe.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u2019kamb\u00eb p\u00ebrher\u00eb, me \u201cBesa \u2013 bes\u00eb\u201d!<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr Liri, p\u00ebr nder shqiptari,<\/em><br \/>\n<em>L\u00ebshon kushtrimin: \u201cAsnj\u00eb t\u2019mos mbes\u00eb!\u201d<\/em><br \/>\n<em>N\u2019log t\u00eb Burrit gjithmon\u00eb i pari.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu sot dhe k\u00ebsaj here<\/em><br \/>\n<em>Me guxim, me vrull luani<\/em><br \/>\n<em>Derdhe plot lule pranvere,<\/em><br \/>\n<em>Me duhi, me krah vigani!<\/em><\/p>\n<p><strong>Dremjt\u00eb luan\u00eb \u00e7ikat drenusha<\/strong><\/p>\n<p><em>Hajde \u00e7\u2019djem q\u00eb lindi nana,<\/em><br \/>\n<em>Hajde \u00e7\u2019djem nana q\u00eb bani,<\/em><br \/>\n<em>Djem t\u00eb vrullsh\u00ebm, djem si zana,<\/em><br \/>\n<em>Si ka kush si ka Gjermani.<\/em><\/p>\n<p><em>Si ka pamja, ka trinia,<\/em><br \/>\n<em>Njik\u00ebso djem lind ve\u00e7 Shqipnia,<\/em><br \/>\n<em>Njik\u00ebso djem lind luanesha,<\/em><br \/>\n<em>Nan\u00eb Kosova, Sokolesha.<\/em><\/p>\n<p><em>Djem luan\u00eb \u00e7ika drenusha,<\/em><br \/>\n<em>I \u00e7on mali, i \u00e7on fusha,<\/em><br \/>\n<em>I \u00e7on raca q\u00eb s\u2019i zdrodhi,<\/em><br \/>\n<em>I \u00e7on gjaku q\u00eb k\u00ebtu rodhi.<\/em><\/p>\n<p><em>Lufton djali, lufton \u00e7ika<\/em><br \/>\n<em>Hi\u00e7 nuk din\u00eb se \u00e7ka asht frika<\/em><br \/>\n<em>Hi\u00e7 nuk din\u00eb se \u00e7ka asht zori<\/em><br \/>\n<em>Si p\u00ebr das\u00ebm shkojn\u00eb te vorri.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>HAVZI NELA 1934-1988 N\u00eb 87 vjetorin e lindjes s\u00eb poetit Nga Sinan GASHI \u00cbsht\u00eb num\u00ebr i madh tragjikesh t\u00eb shkrimtar\u00ebve q\u00eb nga sistemi n\u00eb theqafje kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb, tortura e deri edhe n\u00eb asgj\u00ebsim fizik, me metoda nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ndryshmet dhe nd\u00ebr m\u00eb makabret. Nj\u00ebri nga ta, t\u00eb cilin e varen si n\u00eb mesjet\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":64790,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,8,10],"tags":[],"class_list":["post-64789","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"HAVZI NELA 1934-1988 N\u00eb 87 vjetorin e lindjes s\u00eb poetit Nga Sinan GASHI \u00cbsht\u00eb num\u00ebr i madh tragjikesh t\u00eb shkrimtar\u00ebve q\u00eb nga sistemi n\u00eb theqafje kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb, tortura e deri edhe n\u00eb asgj\u00ebsim fizik, me metoda nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ndryshmet dhe nd\u00ebr m\u00eb makabret. Nj\u00ebri nga ta, t\u00eb cilin e varen si n\u00eb mesjet\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-02-18T17:55:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-18T18:26:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/havzi-nela.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA\",\"datePublished\":\"2021-02-18T17:55:58+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-18T18:26:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/\"},\"wordCount\":2553,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/havzi-nela.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/\",\"name\":\"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/havzi-nela.jpg\",\"datePublished\":\"2021-02-18T17:55:58+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-18T18:26:46+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/havzi-nela.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/havzi-nela.jpg\",\"width\":600,\"height\":770,\"caption\":\"Havzi Nela\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"HAVZI NELA 1934-1988 N\u00eb 87 vjetorin e lindjes s\u00eb poetit Nga Sinan GASHI \u00cbsht\u00eb num\u00ebr i madh tragjikesh t\u00eb shkrimtar\u00ebve q\u00eb nga sistemi n\u00eb theqafje kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb, tortura e deri edhe n\u00eb asgj\u00ebsim fizik, me metoda nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ndryshmet dhe nd\u00ebr m\u00eb makabret. Nj\u00ebri nga ta, t\u00eb cilin e varen si n\u00eb mesjet\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-02-18T17:55:58+00:00","article_modified_time":"2021-02-18T18:26:46+00:00","og_image":[{"width":600,"height":770,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/havzi-nela.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA","datePublished":"2021-02-18T17:55:58+00:00","dateModified":"2021-02-18T18:26:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/"},"wordCount":2553,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/havzi-nela.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/","name":"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/havzi-nela.jpg","datePublished":"2021-02-18T17:55:58+00:00","dateModified":"2021-02-18T18:26:46+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/havzi-nela.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/havzi-nela.jpg","width":600,"height":770,"caption":"Havzi Nela"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-cikel-poezish-per-kosoven-nga-havzi-nela\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NJ\u00cb CIKEL POEZISH P\u00cbR KOSOV\u00cbN NGA HAVZI NELA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64789","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64789"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64789\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64793,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64789\/revisions\/64793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64790"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}