{"id":65013,"date":"2021-02-28T22:25:50","date_gmt":"2021-02-28T21:25:50","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=65013"},"modified":"2021-02-28T22:45:11","modified_gmt":"2021-02-28T21:45:11","slug":"nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije-doci2.jpg\" alt=\"Naxhije Do\u00e7i\" width=\"300\" \/> <strong>NAXHIJE DO\u00c7I<\/strong> &#8211; <em>Prishtin\u00eb<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 2008 p\u00ebr atdhetarin, intelektualin dhe krijuesin e p\u00ebrmasave t\u00eb gj\u00ebra:<br \/>\n&#8211; <strong>DESTAN BAJRAKTARI<\/strong><br \/>\n&#8211; <strong>LAJM-G\u00cbZIMI P\u00cbR PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS &#8211; 17 Shkurt-2008<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<em>Shkrim botuar n\u00eb Gazet\u00ebn \u201dBOTA SOT\u201d \u2013 28.02.2008<\/em>)<\/p>\n<p>Baba i \u00e7muar &#8211; Destan Bajraktari, sot, n\u00eb trevjetorin e amshimit t\u00ebnd\u00eb, dua t\u2019i shkruaj dy-tri fjal\u00eb pak m\u00eb ndryshe p\u00ebr ty. Dua t\u00eb kujtoj dhe t\u00eb bisedoj me ty, jo p\u00ebr ta shprehur dhembjen e madhe, q\u00eb nuk t\u00eb kemi m\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb, por q\u00eb t\u00eb ta jap nj\u00eb lajm tep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm n\u00eb histori p\u00ebr ne si popull shqiptar dhe p\u00ebr ne si Kosov\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb lajm, t\u00eb pritur n\u00ebp\u00ebr vite e shekuj, kam ardhur t\u00eb t\u00eb lajm\u00ebroj te Varri Yt, Baba, aty ku prehesh i qet\u00eb n\u00eb dheun e vendlindjes t\u00ebnde t\u00eb shtrenjt\u00eb, n\u00eb dheun e Therand\u00ebs t\u00ebnde p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi t\u00eb dashur p\u00ebr Ty e p\u00ebr ne, n\u00eb dheun e Kosov\u00ebs &#8211; Shtet.<\/p>\n<p>&#8211; Baba i \u00e7muar, erdha q\u00eb ta jap lajmin p\u00ebr shpalljen e Kosov\u00ebs Shtet i Pavarur dhe Sovran, se shkove me mall\u00eb t\u00eb pashuar pa e par\u00eb agimin e k\u00ebsaj Dite t\u00eb Bardh\u00eb dhe t\u00eb Madhe p\u00ebr ne. Me k\u00ebt\u00eb lajm, Baba, doja q\u00eb ta qet\u00ebsoja amshimin t\u00ebnd\u00eb prej atdhetari t\u00eb palodhsh\u00ebm dhe prej intelektuali e krijuesi t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb letrave shqipe.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb jav\u00ebn e fundit t\u00eb muajit shkurt t\u00eb vitit 2005, sa ishe i shtrir\u00eb p\u00ebr dy-tri dit\u00eb p\u00ebr kurim n\u00eb spitalin e Prishtin\u00ebs, ishe shum\u00eb i qet\u00eb dhe kishe pamje krenare prej burrash t\u00eb pathyesh\u00ebm. Me nj\u00eb qeshje, q\u00eb n\u00eb dukje ishte pak si e lodhur nga s\u00ebmundja, pa dashur q\u00eb t\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsoje, m\u00eb pate th\u00ebn\u00eb, se n\u00ebse Pavar\u00ebsohet s\u00eb shpejti Kosova, t\u00eb m\u00eb lajm\u00ebrosh e para!<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - vepra\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/destan_bajraktari-vepra1.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>E g\u00eblltita dhembjen n\u00eb heshtje, dhe t\u00eb premtova Baba\u2026! Nuk e kisha fare t\u00eb leht\u00eb premtimin, por s&#8217;kisha rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr, se e merrja me mend k\u00ebmb\u00ebngult\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb ishin t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare\u2026!<\/p>\n<p>&#8211; Tani, n\u00eb trevjetorin e amshimit t\u00ebnde, jam k\u00ebtu, para varrit t\u00ebnd dhe para madh\u00ebshtis\u00eb t\u00ebnde, Baba, q\u00eb ta kryej amanetin e premtuar! Q\u00eb t\u2019i sh\u00ebroj dhembjet trishtuese, q\u00eb i p\u00ebrjetove me vite n\u00ebp\u00ebr burgjet tmerruese serbe, p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb zot Kosov\u00ebs t\u00ebnde dhe popullit t\u00ebnd\u00eb shqiptar.<br \/>\n&#8211; Tani jam k\u00ebtu para varrit t\u00ebnd\u00eb q\u00eb ta madh\u00ebshtoj krenarin\u00eb t\u00ebnde Baba\u2026!<\/p>\n<p>&#8211; <strong>SHKRIMET TUAJA &#8211; PASURI KOMB\u00cbTARE<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Vitet shkojn\u00eb si uji n\u00ebn ur\u00eb! &#8211; thoje sa e sa her\u00eb i shtrenjti yn\u00eb Baba, kur bisedonim p\u00ebr ngjarjet, q\u00eb kishin trandur p\u00ebrher\u00eb n\u00ebp\u00ebr mote tokat tona me lasht\u00ebsi q\u00eb nga parahistoria. N\u00ebp\u00ebr ato vite tep\u00ebr t\u00eb mundimshme p\u00ebr ne si popull shqiptar, g\u00ebzimet tona ishin krejt\u00ebsisht t\u00eb pakta n\u00eb jet\u00eb &#8211; na thoje. T\u00eb shumta i kishim vet\u00ebm vuajtjet dhe shpresat e pashuara p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb bardha, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb patjet\u00ebr duhej t\u00eb vinin edhe p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>&#8211; Jemi popull i ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb vendin ton\u00eb dhe n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e lasht\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb me nam &#8211; thoje sa e sa her\u00eb, Baba. Trim\u00ebrin\u00eb e kemi virtyt t\u00eb lindur dhe sh\u00ebnj\u00ebt\u00ebri. Mir\u00ebsin\u00eb dhe sakrific\u00ebn p\u00ebr tjerin e kemi tep\u00ebr nj\u00ebr\u00ebzore, se jemi popull zem\u00ebrgjer\u00eb dhe me kultur\u00eb t\u00eb rrall\u00eb e t\u00eb lasht\u00eb- thon\u00eb urt\u00ebsit\u00eb tuaja t\u00eb shkruara, n\u00eb librat tuaja t\u00eb shumta, Baba.<\/p>\n<p>&#8211; Krenarin\u00eb dhe dashurin\u00eb i kemi dhunti nga Zoti i Madh! \u2013 thoje. Me madh\u00ebshti t\u00eb tilla kemi hap\u00ebruar n\u00ebp\u00ebr mote t\u00eb turbullta duke iu sfiduar rr\u00ebbesheve t\u00eb stuhishme t\u00eb armiqve t\u00eb shumt\u00eb, q\u00eb ia kishin m\u00ebsyer nga an\u00eb t\u00eb ndryeshme t\u00eb globit bukuris\u00eb gjeografike t\u00eb vendit ton\u00eb &#8211; thoje! Kah nuk i kishim pritur fare kishin ardhur ato hordhi t\u00eb mallkuara pushtuesish, q\u00eb kishin lakmuar n\u00eb begatit\u00eb dhe n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn me \u00e7do kusht donin q\u00eb ta b\u00ebnin t\u00eb vet\u00ebn.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - vepra\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/destan_bajraktari-vepra.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>&#8211; Lirin\u00eb e donim si toka ujin \u2013 Ishin fjal\u00ebt tuaja p\u00ebrplot\u00eb m\u00ebn\u00e7uri Baba!<br \/>\n&#8211; Thoshe mendime dhe men\u00e7uri edhe t\u00eb tjera Baba, me qind\u00ebra dhe me mija, t\u00eb panum\u00ebrta, t\u00eb cilat ne i kujtojm\u00eb dhe i p\u00ebrs\u00ebrisim vazhdimisht n\u00eb shenj\u00eb kujtimi dhe nderimi p\u00ebr ty. I kujtojm\u00eb edhe n\u00eb shenj\u00eb domosdoshm\u00ebrie, si shum\u00eb t\u00eb dobishme dhe t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u2019i dim\u00eb! Mendimet dhe shkrimet tuaja jan\u00eb pasuri komb\u00ebtare, q\u00eb ia le trash\u00ebgim popullit t\u00ebnd\u00eb t\u00eb lasht\u00eb dhe liridash\u00ebs, q\u00eb ia le trash\u00ebgim mbar\u00eb njer\u00ebzimit paq\u00ebdash\u00ebs dhe t\u00eb kulturuar. N\u00eb librat tuaja t\u00eb thesarit ton\u00eb popullor, si edhe n\u00eb librat e shumta poetike p\u00ebr t\u00eb rritur e f\u00ebmij\u00eb, \u00ebsht\u00eb i pasqyruar shpirti i popullit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Zot i vetvet\u00ebs n\u00eb tok\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>MADH\u00cbSHTIA E PARAARDH\u00cbSVE<\/strong><\/p>\n<p>U p\u00ebrkula edhe para varreve t\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes son\u00eb, Baba, q\u00eb preheshin p\u00ebrreth teje, se t\u00eb gjith\u00eb ishin luftar\u00eb nacionalist\u00eb dhe kontribues t\u00eb pakursyer p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqiptaris\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ishin edhe p\u00ebrjetues t\u00eb aksioneve t\u00eb m\u00ebvonshme tmerruese dhe shfaros\u00ebse serbe mbi shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>U p\u00ebrkula para varrit t\u00eb Asllan Bajraktarit t\u00eb Dyt\u00eb, luftarit nacionalist t\u00eb viteve 1943-1944, n\u00eb kufi me Malin e Zi dhe n\u00eb Malet e Sharrit. P\u00ebrjetuesit dhe mbijetuesit t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, m\u00eb 1945, t\u00eb aksionit t\u00eb mbledhjes s\u00eb tepricave, si edhe t\u00eb aksionit t\u00eb mbledhjes s\u00eb arm\u00ebve t\u00eb vitit 1956.<\/p>\n<p>&#8211; U p\u00ebrkula edhe para varrit dhe para madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb Zek\u00eb Bajraktarit t\u00eb Dyt\u00eb, luftarit t\u00eb pakrahasuar nacionalist t\u00eb vitit 1943-1944, n\u00eb kufi me Malin e Zi dhe n\u00eb Malet e Sharrit, ku edhe ishte plagosur r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb burgosurit politik, i d\u00ebnuar me 17 vjet burg n\u00ebp\u00ebr kazamatet tmerruese dhe shfaros\u00ebse serbe. Pran\u00eb varrit t\u00eb tij q\u00ebndronte madh\u00ebshtor mermeri i varrit t\u00eb Sef\u00eb Bajraktarit, poashtu i burgosur politik n\u00eb vitin 1949 dhe i maltretuar deri p\u00ebr vdekje gjat\u00eb aksionit t\u00eb mbledhjes s\u00eb arm\u00ebve, n\u00eb vitin 1956. Sef\u00ebn e vran\u00eb uniformist\u00ebt kriminel\u00eb serb\u00eb n\u00eb prag t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet gjat\u00eb luft\u00ebs shfaros\u00ebse p\u00ebr shqiptar\u00ebt, m\u00eb 25 mars 1999. Nuk kishte dashur Sefa t\u00eb largohej nga trolli i vet dhe nga rr\u00ebnj\u00ebt e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - Emblema e art\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/destan_bajraktari-emblema_e_arte.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb krahun e djatht\u00eb shnd\u00ebrriste mermeri i varrit t\u00eb Alush Bajraktarit, luft\u00ebtarit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore m\u00eb 1914, si edhe luft\u00ebtarit nacionalist t\u00eb viteve 1943-1944 dhe i maltretuari i p\u00ebrtej masave njer\u00ebzore gjat\u00eb kolektivizimit t\u00eb pronave, m\u00eb 1947 dhe gjat\u00eb aksionit t\u00eb mbledhjes s\u00eb arm\u00ebve, m\u00eb 1956. Pran\u00eb tij preheshin Maliqi, Jemini, Ademi, Zeneli i Dyt\u00eb dhe burrat t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes, q\u00eb p\u00ebrjetuan tmerret e luftrave dhe t\u00eb aksioneve t\u00eb shumta kriminale serbe, t\u00eb b\u00ebra mbi familjen Bajraktari dhe mbi popullat\u00ebn e pafajshme e t\u00eb pambrojtur shqiptare t\u00eb Therand\u00ebs me rrethin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>LAJMIN E G\u00cbZIMIT EDHE P\u00cbR PARAARDH\u00cbSIT LUFT\u00cbTAR\u00cb T\u00cb LSHP<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Baba i shtrenjt\u00eb, nuk munda pa ecur edhe n\u00ebp\u00ebr vitet pak m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Therand\u00ebs dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u2019ua jap lajmin e pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm t\u00eb g\u00ebzimit edhe paraardh\u00ebsve tan\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, t\u00eb vitit 1878. Lajmin e g\u00ebzimit, si jehon\u00eb, ia dhash krenare edhe st\u00ebrgjyshit ton\u00eb t\u00eb Madh t\u00eb k\u00ebsaj kohe, Zek\u00eb Bajraktarit t\u00eb Par\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, t\u00eb vitit 1878, si edhe prijetar i Bajrakut t\u00eb vet n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr aneksimit t\u00eb tokave shqiptare, n\u00eb kufi me Malin e Zi. E lajm\u00ebrova edhe st\u00ebrgjyshin tim (gjyshin t\u00ebnd\u00eb Baba), Asllan Bajraktarin e Par\u00eb, poashtu prijetar i Bajrakut te vet (kuptohet pas r\u00ebnies heroike n\u00eb luft\u00eb t\u00eb babait te vet, Zek\u00eb Bajraktarit t\u00eb Par\u00eb) n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr aneksimit t\u00eb tokave shqiptare n\u00eb kufi me Malin e Zi.<\/p>\n<p>&#8211; Zek\u00eb Bajraktarit t\u00eb Par\u00eb dhe t\u00eb birit t\u00eb tij, Asllan Bajraktarit t\u00eb Par\u00eb nuk ua dim\u00eb varret Baba, se ran\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebshmor\u00eb te Livadhet e Gjakit, n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr aneksimit t\u00eb tokave shqiptare n\u00eb kufi me Malin e Zi. Ua dim\u00eb vet\u00ebm madh\u00ebshtit\u00eb dhe trim\u00ebrit\u00eb. Ato nuk do t\u2019i harrojm\u00eb kurr\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Nga af\u00ebrsia e varrit t\u00ebnd Babai im i shtrenjt\u00eb ia dhash\u00eb lajmin t\u00eb madhit paragjysh, Zenel Bajraktarit t\u00eb Par\u00eb t\u00eb Therand\u00ebs (Suharek\u00ebs), prijetarit t\u00eb trimave t\u00eb Bajrakut t\u00eb vet dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb pes\u00eb Bajraqeve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb luft\u00ebrat p\u00ebr liri t\u00eb viteve 1909-1910, n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb Carralev\u00ebs, kund\u00ebr hordhive turke t\u00eb Shefqet Turgut Pash\u00ebs, se nuk ia dim\u00eb sakt varrin ku e ka. At\u00eb e kishin var turqit n\u00eb litar, m\u00eb 10 gusht 1910, n\u00eb lagjen Bazhdarhane, n\u00eb Prizren (bashk\u00eb edhe me trimat Rrust\u00eb Kabashin dhe Mus\u00eb Rahavecin e familjes D\u00ebrgutaj) dhe nuk e kishin l\u00ebn\u00eb familjen q\u00eb ta merrte trupin pa jet\u00eb t\u00eb trimit, q\u00eb ta varrosnin n\u00eb vendlinjen e tij, n\u00eb Tharand\u00eb (Suharek\u00ebn) e tij t\u00eb shtrenjt\u00eb. E kishin varrosur pushtuesit turq n\u00eb Prizren dhe ia kishin humbur gjurm\u00ebt e varrit, si kund\u00ebrshtar i p\u00ebrbetuar dhe i p\u00ebrhersh\u00ebm i Perandoris\u00eb Osmane, q\u00eb ishte.<\/p>\n<p>&#8211; I shtrenjti yn\u00eb Baba, gjyshit tim shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar, Sejdi Bajraktarit t\u00eb Par\u00eb (1888-1941) t\u00eb pakrahasuar p\u00ebr trim\u00ebri e men\u00e7uri n\u00eb Bajrakun e vet (Tani Komuna e Therand\u00ebs), ia dhash\u00eb lajmin e g\u00ebzimit nga af\u00ebrsia. U ula n\u00eb mermerin e varrit t\u00eb Gjyshit tim t\u00eb shtrenjt\u00eb (varrit t\u00eb ngritur nga pasardh\u00ebsit si p\u00ebrmendore, n\u00eb kopshtin e kull\u00ebs son\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr koh\u00ebn, t\u00eb ngritur nga ai vet), q\u00eb ta b\u00ebja nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb p\u00ebrmallshme me t\u00eb, q\u00eb t\u2019ia kumtoja lajmin e g\u00ebzuesh\u00ebm. Gjyshit Zulm\u00ebmadh sikur iu l\u00ebkund\u00ebn eshtrat p\u00ebr lajmin e g\u00ebzuesh\u00ebm q\u00eb ia dhash p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - medalje\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/destan_bajraktari-medalje.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb kishte luftuar dhe vepruar p\u00ebr popullin dhe p\u00ebr vendin e vet gjyshi im, Sejdi Bajraktari, prandaj edhe m\u2019u duk se u dridhen edhe malet nga jehu i g\u00ebzuesh\u00ebm i lajmit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb. U p\u00ebrkula p\u00ebr dh\u00ebnie t\u00eb lajmit edhe para varrit, poashtu si p\u00ebmendore, t\u00eb xhaxhait tim, Shaban Bajraktari i Par\u00eb, luft\u00ebtar i ri dhe trim i paepur, q\u00eb luftoi krah p\u00ebr krah me babain e vet, Sejdi Bajraktari, si edhe trash\u00ebgimtar i bajrakut, pas vrasjes n\u00eb pusi t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>&#8211; Po t\u00eb mos i lajm\u00ebroja p\u00ebr Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe po t\u00eb mos p\u00ebrkulesha deri n\u00eb tok\u00eb para trim\u00ebris\u00eb dhe madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb paraardh\u00ebsve tan\u00eb luft\u00ebtar\u00eb e prijetar\u00eb, m\u00eb dukej se do t\u2019u mbetja p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb hak. M\u00eb dukej edhe se do t\u2019u tronditej tmerr\u00ebsisht amshimi sublim i tyre po t\u2019i harroja un\u00eb, pasardh\u00ebsja e tyre, loza e tyre, se me harresat e t\u00eb tjer\u00ebve sikur edhe ishin topitur me vite e me shekuj, n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>&#8211; Luftar\u00ebt dhe atdhetar\u00ebt nacionalist\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebhershme, duhet t\u2019i ken\u00eb vendet meritore, q\u00eb u takojn\u00eb n\u00eb histori, thoje shum\u00eb her\u00eb Baba! Ata luftuan dhe vepruan me p\u00ebrkushtueshm\u00ebri t\u00eb pashoqe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr tokat shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Gjaku i tyre i derdhur p\u00ebr liri sigurisht q\u00eb do t\u2019i ngacmoj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb nd\u00ebrgjegjet \u00e7udit\u00ebrisht pak si t\u00eb fjetura n\u00ebp\u00ebr vite t\u00eb shqiptaris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr lajmin e g\u00ebzuesh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn Shtet i Pavarur dhe Sovran se si m\u2019u duk Baba se edhe z\u00ebri Yt m\u2019u bashkua si jehon\u00eb me z\u00ebrin tim. Se si m\u2019u duk se kumbuan edhe male e fusha t\u00eb Kosov\u00ebs nga fuqia e lajmit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Destan Bajraktari - Fjal\u00eb t\u00eb urta\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/destan_bajraktari-fjale_te_urta.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>&#8211; <strong>LOT\u00cbT JAN\u00cb DOB\u00cbSI PARA ARMIQ\u00cbVE E PARA V\u00cbSHTIR\u00cbSIVE N\u00cb JET\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Me b\u00ebso, i shtrenjti yn\u00eb Baba, se kur udh\u00ebtova nga Prishtina (ku u vendos\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb tok q\u00eb n\u00eb vitet e gjasht\u00ebdhjeta), p\u00ebr n\u00eb Therand\u00eb, t\u00eb ta jap lajmin e b\u00ebrjes s\u00eb Kosov\u00ebs Shtet i Pavarur, jam ndier p\u00ebrtej mase e g\u00ebzuar. Republika e Kosov\u00ebs quhet Shteti Yn\u00eb &#8211; T\u00eb thash\u00eb Baba! Lot\u00ebt i g\u00eblltita me v\u00ebshtir\u00ebsi nga p\u00ebrmallimi, se e dija q\u00eb ti Baba kurr\u00eb nuk i ke dashur lot\u00ebt n\u00eb jet\u00eb. Ne f\u00ebmij\u00ebt e tu as q\u00eb dinim bile t\u00eb qanim ndonj\u00eb her\u00eb. U pat\u00ebm b\u00ebr\u00eb gur\u00eb nga g\u00eblltitja e p\u00ebrhershme e lot\u00ebve n\u00eb tejkalim t\u00eb dhembjeve q\u00eb na shkaktoheshin nga pushtuesi serb, q\u00eb na i thyenin dyert koh\u00eb e pa koh\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Lot\u00ebt jan\u00eb dob\u00ebsi para armiqve dhe para v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00eb jet\u00eb! &#8211; na thoshe kur ishim f\u00ebmij\u00eb. Dhe ne i pat\u00ebm marr\u00eb t\u00eb shenjta k\u00ebshillat e tilla dhe i pat\u00ebm respektuar me xhelozi, deri n\u00eb pakufi.<\/p>\n<p>N\u00ebn\u00ebmadhja (gjyshja), ndjes\u00eb past\u00eb, na thoshte se lot\u00ebt jan\u00eb kob p\u00ebr dheun! Ne nuk qajt\u00ebm, pra as q\u00eb t\u00eb tregoheshim t\u00eb dob\u00ebt para armiqve t\u00eb ndryesh\u00ebm dhe as q\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb kob dheut! Q\u00ebndruam stoikisht dhe i sfiduam p\u00ebr aq sa mund\u00ebm v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00ebp\u00ebr mote, dhe kujtoj se kjo ishte vet\u00eb mrekullia, q\u00eb b\u00ebm\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; <em>Prishtin\u00eb \u2013 28.02.2021<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NAXHIJE DO\u00c7I &#8211; Prishtin\u00eb M\u00eb 2008 p\u00ebr atdhetarin, intelektualin dhe krijuesin e p\u00ebrmasave t\u00eb gj\u00ebra: &#8211; DESTAN BAJRAKTARI &#8211; LAJM-G\u00cbZIMI P\u00cbR PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS &#8211; 17 Shkurt-2008 (Shkrim botuar n\u00eb Gazet\u00ebn \u201dBOTA SOT\u201d \u2013 28.02.2008) Baba i \u00e7muar &#8211; Destan Bajraktari, sot, n\u00eb trevjetorin e amshimit t\u00ebnd\u00eb, dua t\u2019i shkruaj dy-tri fjal\u00eb pak m\u00eb ndryshe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65014,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-65013","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"NAXHIJE DO\u00c7I &#8211; Prishtin\u00eb M\u00eb 2008 p\u00ebr atdhetarin, intelektualin dhe krijuesin e p\u00ebrmasave t\u00eb gj\u00ebra: &#8211; DESTAN BAJRAKTARI &#8211; LAJM-G\u00cbZIMI P\u00cbR PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS &#8211; 17 Shkurt-2008 (Shkrim botuar n\u00eb Gazet\u00ebn \u201dBOTA SOT\u201d \u2013 28.02.2008) Baba i \u00e7muar &#8211; Destan Bajraktari, sot, n\u00eb trevjetorin e amshimit t\u00ebnd\u00eb, dua t\u2019i shkruaj dy-tri fjal\u00eb pak m\u00eb ndryshe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-02-28T21:25:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-28T21:45:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/destan-bajraktari.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"742\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT\",\"datePublished\":\"2021-02-28T21:25:50+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-28T21:45:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/\"},\"wordCount\":2397,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/destan-bajraktari.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/\",\"name\":\"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/destan-bajraktari.jpg\",\"datePublished\":\"2021-02-28T21:25:50+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-28T21:45:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/destan-bajraktari.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/destan-bajraktari.jpg\",\"width\":500,\"height\":742,\"caption\":\"Destan Bajraktari\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"NAXHIJE DO\u00c7I &#8211; Prishtin\u00eb M\u00eb 2008 p\u00ebr atdhetarin, intelektualin dhe krijuesin e p\u00ebrmasave t\u00eb gj\u00ebra: &#8211; DESTAN BAJRAKTARI &#8211; LAJM-G\u00cbZIMI P\u00cbR PAVAR\u00cbSIN\u00cb E KOSOV\u00cbS &#8211; 17 Shkurt-2008 (Shkrim botuar n\u00eb Gazet\u00ebn \u201dBOTA SOT\u201d \u2013 28.02.2008) Baba i \u00e7muar &#8211; Destan Bajraktari, sot, n\u00eb trevjetorin e amshimit t\u00ebnd\u00eb, dua t\u2019i shkruaj dy-tri fjal\u00eb pak m\u00eb ndryshe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-02-28T21:25:50+00:00","article_modified_time":"2021-02-28T21:45:11+00:00","og_image":[{"width":500,"height":742,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/destan-bajraktari.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT","datePublished":"2021-02-28T21:25:50+00:00","dateModified":"2021-02-28T21:45:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/"},"wordCount":2397,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/destan-bajraktari.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/","name":"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/destan-bajraktari.jpg","datePublished":"2021-02-28T21:25:50+00:00","dateModified":"2021-02-28T21:45:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/destan-bajraktari.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/destan-bajraktari.jpg","width":500,"height":742,"caption":"Destan Bajraktari"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-riperkujtim-i-bere-krenarie-ne-trevjetorin-e-amshimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NJ\u00cb RIP\u00cbRKUJTIM I B\u00cbR\u00cb KRENARIE N\u00cb TREVJETORIN E AMSHIMIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65013"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65013\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65018,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65013\/revisions\/65018"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}