{"id":65279,"date":"2021-03-08T09:03:30","date_gmt":"2021-03-08T08:03:30","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=65279"},"modified":"2021-03-08T09:15:58","modified_gmt":"2021-03-08T08:15:58","slug":"qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/","title":{"rendered":"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/xhelal-zejneli.jpg\" alt=\"Xhelal Zejneli\" width=\"300\" height=\"300\" \/> <strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Familja patriotike <strong>Qiriaz\u00ebt<\/strong> \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga fshati Magarov\u00eb. Prej k\u00ebtu u shp\u00ebrngul\u00ebn dhe u vendos\u00ebn n\u00eb T\u00ebrnov\u00eb af\u00ebr Manastirit. M\u00eb von\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb qytet, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte qend\u00ebr e Vilajetit t\u00eb Manastirit.<\/p>\n<p>Babai Dhimit\u00ebr Qiriazi, me profesion zdrukth\u00ebtar dhe n\u00ebna Maria kishin dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb, shtat\u00eb djem dhe tri vajza: <em>Tashko<\/em>, <em>Konstandini<\/em>, <em>Gjerasimi<\/em>, <em>Gjergji<\/em>, <em>Naumi<\/em>, <em>Kristo<\/em>, <em>Pandeli<\/em>, <em>Fanka<\/em>, <em>Sevasti<\/em> dhe <em>Parashqevi<\/em>. Manastiri i asaj kohe ishte nj\u00eb qytet me p\u00ebrb\u00ebrje etnike t\u00eb p\u00ebrzier. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, Qiriaz\u00ebt i ruajt\u00ebn traditat shqiptare, f\u00ebmij\u00ebt nd\u00ebrkaq u rrit\u00ebn n\u00eb frym\u00ebn e dashuris\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn amtare.<\/p>\n<p>Nga fundi i shekullit XIX dhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, Qiriaz\u00ebt dhan\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr zhvillimin e kultur\u00ebs dhe t\u00eb arsimit shqiptar. N\u00eb periudh\u00ebn e Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare nga kjo familje dol\u00ebn edukator\u00eb, botues dhe personalitete publike. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb Qiriaz\u00ebve, me veprimtarit\u00eb e tyre ndihmuan n\u00eb forcimin e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare shqiptare. Kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj familjeje ishin pjes\u00eb e protestant\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gjerasimi, Gjergji dhe dy motrat Sevasti e Parashqevi, si veprimtar\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare, lan\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb dhe n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p><strong>GJERASIM QIRIAZI<\/strong> (<em>Manastir, 1858 &#8211; 1894<\/em>) &#8211; Ishte veprimtar i l\u00ebvizjes komb\u00ebtare, shkrimtar, rilind\u00ebs. Shkoll\u00ebn fillore greke e ndoqi n\u00eb Manastirin e tij t\u00eb lindjes. I an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Ungjillore t\u00eb Manastirit dhe me ndihm\u00ebn e m\u00ebsuesit t\u00eb tij t\u00eb anglishtes, misionarit amerikan <strong>Xheni<\/strong> (<em>Jenney<\/em>), iu dha mund\u00ebsia q\u00eb n\u00eb vitet 1878-1882 t\u00eb studioj\u00eb n\u00eb Kolegjin Teologjik Amerikan Protestant n\u00eb Samiokov t\u00eb Bullgaris\u00eb. N\u00eb vitin 1883 punoi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb si misionar ungjillor i Shoq\u00ebris\u00eb Biblike Britanike dhe Bot\u00ebrore <em>(British and Foreign Bible Society)<\/em>. Ishte edhe shp\u00ebrndar\u00ebs i librave t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Maqedoni. Krahas shp\u00ebrndarjes s\u00eb diturive fetare n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebrhapi edhe abetaret, librat dhe gazetat laike shqiptare. Nisi t\u00eb shkruaj\u00eb edhe nj\u00eb gramatik\u00eb t\u00eb shqipes dhe t\u00eb predikoj\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1884, gjat\u00eb rrug\u00ebs malore Kor\u00e7\u00eb-Manastir u sulmua nga komit\u00ebt dhe u mbajt peng p\u00ebr gjysm\u00eb viti. Rr\u00ebfimi p\u00ebr gjasht\u00eb muajt e k\u00ebtij kalvari \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer anglisht nga <strong>John Wallace Baird <\/strong>nga Manastiri.<\/p>\n<p>Hapja e s\u00eb par\u00ebs shkoll\u00eb shqipe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 1887, t\u00eb njohur zyrtarisht, e frym\u00ebzoi Gjerasimin dhe t\u00eb motrat Sevastian e Parashqevin\u00eb t\u00eb hapnin nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr vajzat. Me ndihm\u00ebn e <strong>Naim Frash\u00ebrit<\/strong> (1846-1900), e sidomos t\u00eb misionar\u00ebve amerikan\u00eb dhe anglez\u00eb, mor\u00ebn autorizimin e duhur n\u00eb Stamboll dhe m\u00eb 15 tetor 1891 hap\u00ebn n\u00eb Kor\u00e7\u00eb <strong>t\u00eb par\u00ebn shkoll\u00eb shqiptare p\u00ebr vasha<\/strong>. Ver\u00ebn tjet\u00ebr u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb mund t\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs. Hapjen e k\u00ebsaj shkolle, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, hierarkia greke e kund\u00ebrshtoi me fanatiz\u00ebm<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1892 Gjerasimi formoi shoq\u00ebrin\u00eb \u201cV\u00ebllaz\u00ebria Ungjillore\u201d t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. P\u00ebr nevojat e shkollave shqipe shkroi dhe p\u00ebrktheu poezi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, shkroi skica, dialog\u00eb, tekste shkollore dhe kompozoi k\u00ebng\u00eb. Shumic\u00ebn e krijimeve t\u00eb tij i p\u00ebrmblodhi i v\u00ebllai, Gjergji, i cili i botoi ato n\u00eb antologjin\u00eb <em>\u201cHristomathi a udh\u00ebheq\u00ebs p\u00ebr \u00e7do sht\u00ebpi shqiptari\u201d<\/em> (Sofje, v\u00ebll. I, 1902, v\u00ebll. II, 1907). K\u00ebtu Gjergji p\u00ebrfshiu edhe dy krijime t\u00eb veta dhe kat\u00ebr fjalime t\u00eb s\u00eb motr\u00ebs, Sevastis\u00eb. Krijime t\u00eb tjera t\u00eb Qerasimit u botuan n\u00eb p\u00ebrmbledhjen <em>\u201cK\u00ebng\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruara p\u00ebr faltoret shqipe\u201d<\/em> (1924).<\/p>\n<p>Gjerasim Qiriazi konsiderohet si nj\u00eb nga pedagog\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare. Ai la pas studime me vler\u00eb q\u00eb u p\u00ebrmblodh\u00ebn dhe u botuan n\u00eb librin <em>\u201cShkrime pedagogjike t\u00eb Gjerasim Qiriazit\u201d <\/em>(1966). Nj\u00ebherazi, \u00ebsht\u00eb edhe themelues i let\u00ebrsis\u00eb shqiptare p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb shekullin XIX. P\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij atdhetare u p\u00ebrndoq nga pushtetar\u00ebt osman\u00eb dhe nga klerik\u00ebt e Megali Ides\u00eb greke.<\/p>\n<p>Gjerasimi Qiriazi vdiq m\u00eb 4 janar 1894, n\u00eb mosh\u00ebn 36-vje\u00e7are, nga <em>pleuriti<\/em> q\u00eb e kishte marr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishte z\u00ebn\u00eb peng.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 1892 themelon shoq\u00ebrin\u00eb V\u00ebllaz\u00ebria Ungjillore e Shqip\u00ebris\u00eb. Familja e tij i p\u00ebrkiste besimit ortodoks. M\u00eb 1877 Gjerasimi l\u00eb ortodoksizmin dhe p\u00ebrqafon besimin e kish\u00ebs protestante, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e panjohur n\u00eb Shqip\u00ebri. Kishte raporte me tre misionar\u00eb protestant\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb q\u00eb kishin ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 1973. U martua me <strong>Athina Mikelidhi<\/strong>-n, e cila ishte e bija e pastorit t\u00eb kish\u00ebs ungjillore t\u00eb Selanikut. U lindi djali i vet\u00ebm Stefani. Gruaja e Gjerasimit, Athina, vdiq m\u00eb 1891, disa muaj pas lindjes s\u00eb djalit. Stefani ka vdekur n\u00eb ShBA m\u00eb 1959 duke l\u00ebn\u00eb pas gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 1933 qeveria e A. Zogut e ndaloi veprimtarin\u00eb e shkollave ungjillore n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. M\u00eb 1940, n\u00eb koh\u00ebn e pushtimit nazifashist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kisha Ungjillore e Kor\u00e7\u00ebs u shp\u00ebrnda. Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, tempujt fetar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u rihap\u00ebn. Filloi edhe veprimtari ungjillore shqiptare.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Gjerasimit d\u00ebrguar m\u00eb 1887 Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, p\u00ebr njohjen e ungjillor\u00ebve shqiptar\u00eb, ishte refuzuar. Ajo q\u00eb u refuzua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, u realizua pas m\u00eb se nj\u00eb shekulli, m\u00eb 22 n\u00ebntor 2010. Kjo dit\u00eb, p\u00ebr protestant\u00ebt shqiptar\u00eb konsiderohet si dit\u00eb e sh\u00ebnuar.<\/p>\n<p>M\u00eb 1987 Gjerasimit u dekorua <em>post mortem<\/em> me titullin <em>\u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d, <\/em>nd\u00ebrsa m\u00eb 1992 iu dha <em>\u201cUrdhri i Liris\u00eb i Klasit t\u00eb Par\u00eb\u201d<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p><strong>GJERGJ QIRIAZI<\/strong> (<em>Manastir, 1868 \u2013 Manastir, 1912<\/em>) \u00ebsht\u00eb veprimtar i Rilindjes Komb\u00ebtare. Ashtu si i v\u00ebllai Gjerasimi, ndoqi shkoll\u00ebn greke n\u00eb vendlindje, n\u00eb Manastir. Vazhdoi studimet n\u00eb Kolegjin Teologjik Amerikan Protestant n\u00eb Samokov t\u00eb Bullgaris\u00eb. Edhe ai u mor n\u00eb pun\u00eb nga Shoq\u00ebria Biblike Britanike dhe Bot\u00ebrore <em>(British and Foreign Bible Society)<\/em>.<\/p>\n<p>Pas vdekjes s\u00eb t\u00eb v\u00ebllait Gjerasimit m\u00eb 1894, Gjergj Qiriazi punoi p\u00ebr vazhdimin dhe mbajtjen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb <em>Shoq\u00ebris\u00eb Biblike t\u00eb Manastirit <\/em>dhe t\u00eb <em>Shkoll\u00ebs Shqipe t\u00eb Vashave<\/em> n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe mori n\u00eb dor\u00eb drejtimin e shkoll\u00ebs s\u00eb lartp\u00ebrmendur. N\u00eb vitin 1908 ishte delegat n\u00eb <strong>Kongresin e Manastirit<\/strong> ku u vendos p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. N\u00eb vitin 1909, Gjergj Qiriazi ishte nj\u00eb nga themeluesit e gazet\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe <em>\u201cBashkim\u2019 i kombit\u201d<\/em> dhe shquhej p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij politike.<\/p>\n<p>Si sekretar dhe n\u00ebnkryetar i klubit shqiptar \u201cBashkimi\u201d t\u00eb Manastirit luajti rol sidomos p\u00ebr organizimin dhe p\u00ebr zhvillimin e punimeve t\u00eb Kongresit t\u00eb Manastirit (1908). Mori pjes\u00eb n\u00eb komitetin e fsheht\u00eb \u201cP\u00ebr lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d t\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1905 nga veprimtari i Rilindjes Komb\u00ebtare, pjes\u00ebmarr\u00ebs i Kongresit t\u00eb Manastirit (1908) &#8211; <strong>Bajo<\/strong> <strong>Topulli (<\/strong>Bajram Topulli, 1873-1930). P\u00ebrpos Bajo Topullit, n\u00eb themelimin e k\u00ebtij komiteti mor\u00ebn pjes\u00eb edhe veprimtar\u00ebt e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare <strong>Gjergj Qiriazi<\/strong>, <strong>Halit B\u00ebrzeshta <\/strong>(1840-1909),<strong> Fehim Zavalani <\/strong>(1859-1935) etj.<\/p>\n<p>Gjergj Qiriazi dha ndihmes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen dhe botimin e teksteve shkollore. \u00cbsht\u00eb autor i par\u00eb i tekstit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb fizik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe <em>\u201cFisika\u201d <\/em>(Bukuresht 1899), me t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb fush\u00ebn e fizik\u00ebs. P\u00ebrpos hristomathis\u00eb s\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, Gjerasimit &#8211; <em>\u201cHristomathi\u201d <\/em>(1902 dhe 1907) n\u00eb dy v\u00ebllime, me pjes\u00eb letrare didaktike, 640 faqe, Gjergj Qiriazi botoi nj\u00eb p\u00ebrmbledhje me poezi fetare me titullin <em>\u201cK\u00ebnk\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruara\u201d <\/em>(Sofje 1906). Si publicist, n\u00eb artikujt e vet trajtoi \u00e7\u00ebshtje kulturore dhe shoq\u00ebrore dhe i botoi n\u00eb organet e shtypit t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Tregoi interesim p\u00ebr dor\u00ebshkrimet e l\u00ebvruesit dhe studiuesit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, veprimtarit t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e arsimit dhe t\u00eb kultur\u00ebs, <strong>Kostandin Kristoforidhit <\/strong>(1827-1895). Gjergj Qiriazi vdiq n\u00eb Manastir m\u00eb 30 dhjetor 1912.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p><strong>SEVASTI QIRIAZI-DAKO <\/strong>(Manastir, 1871 \u2013 Tiran\u00eb, 1949) \u2013 \u00ebsht\u00eb veprimtare e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare. Punoi p\u00ebr emancipimin e femr\u00ebs shqiptare. \u00cbsht\u00eb mot\u00ebr e Gjerasimit, Gjergjit dhe Parashqevit. Shkollimin e mes\u00ebm e kreu n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, n\u00eb shkoll\u00ebn e Shoq\u00ebris\u00eb Biblike t\u00eb Manastirit. N\u00eb vitet 188-1891 kreu studimet n\u00eb Kolegjin Fem\u00ebror amerikan (Womens College) t\u00eb Stambollit. Me t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, me ndihm\u00ebn e t\u00eb v\u00ebllait, Gjerasimit, m\u00eb 15 tetot 1891 hapi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb <em>\u201cShkoll\u00ebn Shqipe t\u00eb Vashave\u201d,<\/em> e cila ishte e para shkoll\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr vajza.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1905-1906, n\u00eb Universitetin (Kolegjin) Oberlin t\u00eb Ohajos (Ohio, ShBA), kreu disa kurse kualifikimi p\u00ebr pedagogji. P\u00ebrs\u00ebri u kthye n\u00eb krye t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb vashave n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, kjo shkoll\u00eb ende njihej me emrin e familjes Qiriazi. Mori pjes\u00eb n\u00eb <strong>Kongresin e Manastirit<\/strong> (1908), ku u mor kryesisht me p\u00ebrgatitjen e teksteve shkollore. N\u00eb vitin 1909 mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin arsimor t\u00eb Elbasanit dhe u zgjodh an\u00ebtare e komisionit p\u00ebr shqyrtimin e teksteve shkollore. Ky komision ishte formuar nga shoq\u00ebria \u201cP\u00ebrparimi\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb vitin 1912 ka botuar n\u00eb Manastir nj\u00eb gramatik\u00eb t\u00eb shqipes p\u00ebr shkollat fillore dhe ka redaktuar disa tekste historie p\u00ebr historin\u00eb bot\u00ebrore, p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb etj. Bashk\u00ebpunoi me udh\u00ebp\u00ebrshkruesen, etnografen, piktoren, antropologen, humanisten britanike, mike e shqiptar\u00ebve, <strong>Edit Durham <\/strong>(Mery Edith Durham, Lond\u00ebr, 1869 \u2013 Lond\u00ebr, 1944) p\u00ebr njohjen e shtetit t\u00eb pavarur shqiptar n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb vitin 1913.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1915, nga atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb me qend\u00ebr n\u00eb Uor\u00e7ster (ShBA), u zgjodh kryetare e <em>Partis\u00eb Komb\u00ebtare Shqiptare<\/em>. Hartoi nj\u00eb varg memorandumesh, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partis\u00eb q\u00eb kryesonte, iu d\u00ebrguan forumeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb to flitej p\u00ebr njohjen dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me t\u00eb shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin <strong>Kristo Anastas Dako <\/strong>(Kor\u00e7\u00eb, 1878 \u2013 Tiran\u00eb, 1941) dhe me t\u00eb motr\u00ebn Parashqevin\u00eb, Sevasti Qiriazi-Dako vajti n\u00eb Rumani dhe prej andej emigroi n\u00eb ShBA. N\u00eb vitin 1902 Kristo Anastas Dako kishte kryer n\u00eb Bukuresht matematik\u00ebn.<\/p>\n<p>Sevasti bashk\u00ebpunoi me Parashqevin\u00eb p\u00ebr botimin e revist\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdyjavshme politike, historike, gjuh\u00ebsore, letrare, pedagogjike dhe kulturore <em>\u201cYll\u2019i M\u00ebngjesit\u201d<\/em> <em>(The Morning Star<\/em>, 1917-1920). Revista drejtohej nga Parashqevi Qiriazi dhe dilte n\u00eb Boston (ShBA). Numri i par\u00eb doli m\u00eb 15 janar 1917. Vijoi me nd\u00ebrprerje deri n\u00eb numrin 45. Nj\u00eb pjes\u00eb e shkrimeve ishin fr\u00ebngjisht ose anglisht.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1921, Sevasti Qiriazi-Dako u kthye n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe, ku bashk\u00eb me t\u00eb shoqin Kristo Dako dhe me t\u00eb motr\u00ebn Parashqevin\u00eb, iu p\u00ebrkushtua institutit arsimor <em>\u201cKyrias\u201d<\/em>, t\u00eb \u00e7elur prej tyre n\u00eb Tiran\u00eb dhe Kamz\u00eb. Sevasti Qiriazi-Dako vdiq n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1949.<\/p>\n<p>Sevasti Qiriazi_Dako \u00ebsht\u00eb dekoruar me <em>\u201cUrdhrin e Sk\u00ebnderbeut\u201d,<\/em> me \u201c<em>Urdhrin p\u00ebr Veprimtari Patriotike\u201d<\/em> dhe me <em>\u201cUrdhrin e Liris\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p><strong>PARASHQEVI QIRIAZI<\/strong> (Manastir, 1880 \u2013 Tiran\u00eb, 1970) ishte veprimtare e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare, gazetare, publiciste, pedagoge. Punoi p\u00ebr emancipimin e femr\u00ebs shqiptare. Autore e abetares s\u00eb par\u00eb shqipe t\u00eb shkruar me alfabetin e Manastirit. \u00cbsht\u00eb e para fem\u00ebr shqiptare, autore tekstesh. \u00cbsht\u00eb e para fem\u00ebr shqiptare q\u00eb krijoi nj\u00eb projekt arsimor.<\/p>\n<p>Lindi n\u00eb Manastir, m\u00eb 2 qershor 1880. Ishte m\u00eb e vogla prej dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb familjes. Shkollimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm e kreu n\u00eb Manastir. N\u00eb vitet 1900-1904 studioi let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb Kolegjin Amerikan p\u00ebr Vajza n\u00eb Stamboll <em>(Womens College <\/em>apo <em>American College for Girls)<\/em> q\u00eb vepronte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb <em>Robert College<\/em>. N\u00eb vitin e fundit t\u00eb studimeve u caktua kryetare e organizat\u00ebs studentore.\u00a0 Pasi kreu studimet u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e filloi pun\u00ebn si m\u00ebsuese n\u00eb Shkoll\u00ebn Shqipe t\u00eb Vashave n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. M\u00eb von\u00eb u b\u00eb edhe drejtuese e saj. Mori pjes\u00eb si delegate n\u00eb <strong>Kongresin e Manastirit<\/strong> (1908), bashk\u00eb me <strong>Filomena Bonatin <\/strong>dhe <strong>Fineas Kenedi* <\/strong>(Phineas Bareber Kennedy, 1867-1963). Me k\u00ebt\u00eb rast, Parashqevi p\u00ebrpiloi dhe publikoi <em>\u201cHimnin e alfabetit komb\u00ebtar\u201d<\/em>, q\u00eb k\u00ebndohet edhe sot. M\u00eb 16 apo m\u00eb 21 janar 1909 themeloi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00eb par\u00ebn shoq\u00ebri t\u00eb gruas shqiptare q\u00eb u quajt <em>\u201cYll\u2019 i m\u00ebngjesit\u201d. <\/em>N\u00eb vitet 1909, me shkronja t\u00eb alfabetit t\u00eb ri, hartoi dhe botoi n\u00eb shtypshkronj\u00ebn <em>\u201cBashkimi i Kombit\u201d<\/em> t\u00eb Manastirit, tekstin <em>\u201cAbetare p\u00ebr shkollat e para\u201d<\/em>. M\u00eb 1911 teksti u ribotua n\u00eb Manastir, nd\u00ebrsa m\u00eb 1915 kjo abetare u ribotua edhe n\u00eb ShBA.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: <strong>Fineas Kenedi <\/strong>(Phineas Bareber Kennedy) ka lindur n\u00eb ShBA. Ishte predikues n\u00eb kish\u00ebn ungjillore protestante shqiptare, t\u00eb themeluar m\u00eb 1892 nga Gjerasimi. Fineas Kenedi mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Manastirit n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb v\u00ebzhguesit. Kenedi sh\u00ebrbeu n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb vitet 1908-1939. Pas k\u00ebsaj, bashk\u00eb me familjen, u kthye n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1912 Parashqevi ndoqi disa kurse kualifikimi, p\u00ebrkat\u00ebsisht studimet pasuniversitare master n\u00eb Fakultetin e Pedagogjis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Oberlinit n\u00eb Ohajo (Ohio) t\u00eb ShBA-s\u00eb. Po at\u00eb vit (1912) hartoi programin arsimor t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Vlor\u00ebs. N\u00eb qershor 1913, n\u00eb Universitetin e Oberlinit p\u00ebrfundoi studimet master pasi mbrojti tem\u00ebn <em>\u201cZhvillimi i shkollave n\u00eb Perandorin\u00eb Turke dhe nj\u00eb sistem ideal i arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/em> Mori grad\u00ebn akademike M. A., d.m.th. master i edukimit <em>(master of education)<\/em>. M\u00eb 1913 botoi n\u00eb \u00c7ikago vepr\u00ebn <em>\u201cShkolla e vashave \u2013 Kor\u00e7\u00eb\u201d (The School for Girls \u2013 Kortcha, Albania)<\/em> e cila n\u00eb vitin 2014 u ribotua n\u00eb form\u00ebn elektronike nga Instituti i Studimeve Shqiptare dhe Protestante, me parath\u00ebnie t\u00eb <strong>Dana Marie Stucky<\/strong> (1951-2018).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1914, me shp\u00ebrthimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, u largua nga Shqip\u00ebria. Po at\u00eb vit mori pjes\u00eb n\u00eb formimin e organizat\u00ebs \u201cLidhja Komb\u00ebtare\u201d n\u00eb Sofje dhe u zgjodh sekretare e saj. Bashk\u00ebpunoi me veprimtarin e l\u00ebvizjes komb\u00ebtare dhe demokratike dhe para dhe pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb <strong>Themistokli G\u00ebrmenjin* <\/strong>(1871-1917) dhe me <strong>Kristo Anastas Dakon <\/strong>(1878-1941) p\u00ebr botimin e gazet\u00ebs <em>\u201cBiblioteka<\/em> <em>Z\u00ebri i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em> (1915-1916) n\u00eb Sofje.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: N\u00eb vitet 1916-1917 Themistokli G\u00ebrmenji u kthye nga bullgaria n\u00eb Shqip\u00ebri. organizoi forca t\u00eb armatosura p\u00ebr ta \u00e7liruar nga pushtuesit grek\u00eb krahin\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut. Politikan\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb mbanin q\u00ebndrim armiq\u00ebsor ndaj Shqip\u00ebris\u00eb trilluan akuza t\u00eb rreme p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij si \u201cagjent\u201d i austro-hungarez\u00ebve. U d\u00ebnua me vdekje nga nj\u00eb gjykat\u00eb ushtarake franceze n\u00eb Selanik dhe u pushkatua.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1917 Parashqevi mori pjes\u00eb n\u00eb themelimin e partis\u00eb politike <em>\u201cPartis\u00eb Komb\u00ebtare Shqiptare\u201d<\/em> n\u00eb Uor\u00e7ester (ShBA). Kjo parti komb\u00ebtare shqiptare u themelua n\u00eb gjirin e m\u00ebrgimtar\u00ebve ekonomik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb atjesh\u00ebm. Vazhdoi t\u00eb vepronte deri n\u00eb mesin e vitit 1920. Kryetar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie qen\u00eb Sevasti Qiriazi-Dako dhe Kristo Dako. Partia u shpreh p\u00ebr mbrojtjen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb tokave t\u00eb shtetit shqiptar. si dhe p\u00ebr rishikimin e kufijve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 mars 1915 revista amerikane <em>\u201cThe Oberlin Review\u201d<\/em> shkruan se n\u00eb vitin 1913, Parashqevi Qiriazi ka marr\u00eb grad\u00ebn akademike A. M. \u2013 Artium Magister apo Master of Arts.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1917-1920 Parashqevi q\u00ebndroi n\u00eb ShBA. N\u00eb Boston Mass themeloi dhe drejtoi revist\u00ebn dyjavore <em>\u201cYll\u2019i M\u00ebngjesit\u201d<\/em>. Ajo u b\u00eb kryeredaktorja e par\u00eb fem\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e shtypit shqiptar. N\u00eb revist\u00eb ajo e kishte edhe rubrik\u00ebn e vet <em>\u201cFleta e editorit\u201d<\/em>. N\u00eb rubrik\u00ebn e saj botoi nj\u00eb varg punimesh lidhur me arsimin dhe edukat\u00ebn. Gazeta doli n\u00eb vitet 1917-1920. Bashk\u00eb me Kristo Dakon, Parashqevi drejtoi shkollat e nat\u00ebs p\u00ebr m\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Masa\u00e7usets t\u00eb ShBA-s\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe angleze.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1919, si delegate e Partis\u00eb Komb\u00ebtare Shqiptare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs,\u00a0\u00a0 mori pjes\u00eb n\u00eb <strong>Konferenc\u00ebn e Paqes <\/strong>n\u00eb Paris. Ishte e vetmja delegate fem\u00ebr q\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb. K\u00ebtu Parashqevi Qiriazi dha nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb vyer p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. M\u00eb 1921 u kthye n\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe dhe u b\u00eb nj\u00eb nga themelueset dhe drejtueset kryesore t\u00eb Institutit Fem\u00ebror \u201cKyrias\u201d n\u00eb Tiran\u00eb dhe Kamz\u00eb. Ky institucion punoi n\u00eb vitet 1922-1933 dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb nga shkollat e mesme m\u00eb serioze n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 janar 1922 revista amerikane <em>\u201cThe Oberlin Review\u201d<\/em> p\u00ebrs\u00ebri shkruan se Parashqevi Qiriazi, n\u00eb vitin 1913, n\u00eb departamentin e arsimit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Oberlinit, ka marr\u00eb grad\u00ebn akademike master.<\/p>\n<p>M\u00eb 1931 Instituti Qiriazi (Kyrias) dhe motrat Parashqevia dhe Sevastia dekorohen me <em>\u201cUrdhrin e Sk\u00ebnderbeut\u201d.<\/em> M\u00eb 1933 Instituti Arsimor Qiriazi (Kyrias) mbyllet.<\/p>\n<p>M\u00eb 1943, e cil\u00ebsuar si antifashiste, Parashqevi u internua nga Gestapoja dhe u d\u00ebrgua n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit n\u00eb Banjic\u00eb af\u00ebr Beogradit. Pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs u kthye n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>M\u00eb 1960 motrat Qiriazi u dekoruan me <em>\u201cUrdhrin e Liris\u00eb\u201d, <\/em>nd\u00ebrsa m\u00eb 1962 u dekoruan me <em>\u201cUrdhrin p\u00ebr veprimtari patriotike\u201d<\/em>. Parashqevi Qiriazi vdiq n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1970. N\u00eb vitin 1987 u dekorua <em>post mortem <\/em>me titullin <em>\u201cM\u00ebsuese e Popullit\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>P\u00ebr historin\u00eb e shkoll\u00ebs shqipe \u00ebsht\u00eb me vler\u00eb studimi i Parashqevi Qiriazit <em>\u201cZhvillimi i shkollave n\u00eb Perandorin\u00eb Turke dhe nj\u00eb sistem ideal i arsimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d<\/em> (<em>T<\/em><em>he development of schools in the Turkish Empire and an ideal system of education for Albania<\/em>). K\u00ebt\u00eb tez\u00eb e mbrojti n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1913 n\u00eb Fakultetin e Pedagogjis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Oberlinit n\u00eb Ohajo (Ohio) t\u00eb ShBA-s\u00eb. N\u00eb vitin 1919 studimi u botua n\u00eb Boston n\u00eb gjuh\u00ebn angleze n\u00eb librin e Kristo Dakos <em>\u201cAlbania, the master key to the Near East\u201c<\/em> <em>(Shqip\u00ebria, \u00e7el\u00ebs i enigm\u00ebs p\u00ebr Lindjen e Af\u00ebrt),<\/em> si pjes\u00eb e shtojc\u00ebs E, n\u00eb faqet 248-266. Ky studim, i p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip, ndodhet n\u00eb vepr\u00ebn <em>\u201cTrash\u00ebgimi social-pedagogjike (Motrat Qiriazi)\u201d<\/em> t\u00eb studiuesit t\u00eb arsimit dhe pedagogut <strong>Shefik Osmani<\/strong> (Shkod\u00ebr, 1923 \u2013 Tiran\u00eb, 2012).<\/p>\n<p><strong>Vepra t\u00eb Parashqevi Qiriazit<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; <em>\u201cHimni i alfabetit komb\u00ebtar\u201d<\/em> 1908;<br \/>\n&#8211; <em>\u201cAbetare &#8211; p\u00ebr shkollat e para\u201d<\/em> 1909, 1911, 1915;<br \/>\n&#8211; <em>\u201cZhvillimi i shkollave n\u00eb Perandorin\u00eb Turke dhe nj\u00eb sistem ideal i arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/em> 1913;<br \/>\n&#8211; <em>\u201cShkolla e vashave \u2013 Kor\u00e7\u00eb\u201c<\/em> 1913 <em>(The School for Girl \u2013 Kortcha, Albania) 1913<\/em>;<br \/>\n&#8211; <em>&#8220;Nj\u00eb sistem shkollor p\u00ebr zhvillimin e arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;<\/em> 1920;<br \/>\n&#8211; P\u00ebrktheu dhe botoi tregimin <em>\u201cEvangjelina\u201d<\/em> t\u00eb <strong>Henry Longfellow,<\/strong> 1923;<br \/>\n&#8211; <em>\u201cShkolla e par\u00eb shqipe e vajzave\u201c<\/em> (Kujtime) 1963;<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb monografis\u00eb <em>\u201cAlfabeti i gjuh\u00ebs shqipe dhe Kongresi i Manastirit\u201d<\/em> 1972, botohet n\u00eb Tiran\u00eb libri <em>\u201cKujtime nga Kongresi i Manastirit\u201d<\/em> i autores Parashqevi Qiriazi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Familja patriotike Qiriaz\u00ebt \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga fshati Magarov\u00eb. Prej k\u00ebtu u shp\u00ebrngul\u00ebn dhe u vendos\u00ebn n\u00eb T\u00ebrnov\u00eb af\u00ebr Manastirit. M\u00eb von\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb qytet, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte qend\u00ebr e Vilajetit t\u00eb Manastirit. Babai Dhimit\u00ebr Qiriazi, me profesion zdrukth\u00ebtar dhe n\u00ebna Maria kishin dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb, shtat\u00eb djem dhe tri vajza: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65280,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,207,4,35],"tags":[],"class_list":["post-65279","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-gjuhe","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Familja patriotike Qiriaz\u00ebt \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga fshati Magarov\u00eb. Prej k\u00ebtu u shp\u00ebrngul\u00ebn dhe u vendos\u00ebn n\u00eb T\u00ebrnov\u00eb af\u00ebr Manastirit. M\u00eb von\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb qytet, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte qend\u00ebr e Vilajetit t\u00eb Manastirit. Babai Dhimit\u00ebr Qiriazi, me profesion zdrukth\u00ebtar dhe n\u00ebna Maria kishin dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb, shtat\u00eb djem dhe tri vajza: [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-03-08T08:03:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-03-08T08:15:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"720\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"415\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA\",\"datePublished\":\"2021-03-08T08:03:30+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-08T08:15:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/\"},\"wordCount\":3126,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Gjuh\u00eb\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/\",\"name\":\"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg\",\"datePublished\":\"2021-03-08T08:03:30+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-08T08:15:58+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg\",\"width\":720,\"height\":415,\"caption\":\"Gjerasim - Parashqevi - Gjergj - Sevasti - Qiriazi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Familja patriotike Qiriaz\u00ebt \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga fshati Magarov\u00eb. Prej k\u00ebtu u shp\u00ebrngul\u00ebn dhe u vendos\u00ebn n\u00eb T\u00ebrnov\u00eb af\u00ebr Manastirit. M\u00eb von\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb qytet, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte qend\u00ebr e Vilajetit t\u00eb Manastirit. Babai Dhimit\u00ebr Qiriazi, me profesion zdrukth\u00ebtar dhe n\u00ebna Maria kishin dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb, shtat\u00eb djem dhe tri vajza: [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-03-08T08:03:30+00:00","article_modified_time":"2021-03-08T08:15:58+00:00","og_image":[{"width":720,"height":415,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA","datePublished":"2021-03-08T08:03:30+00:00","dateModified":"2021-03-08T08:15:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/"},"wordCount":3126,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg","articleSection":["Artikuj","Gjuh\u00eb","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/","name":"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg","datePublished":"2021-03-08T08:03:30+00:00","dateModified":"2021-03-08T08:15:58+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Gjerasim-Parashqevi-Gjergj-Sevasti-Qiriazi.jpg","width":720,"height":415,"caption":"Gjerasim - Parashqevi - Gjergj - Sevasti - Qiriazi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qiriazet-gjerasimi-gjergji-sevastia-dhe-parashqevia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"QIRIAZ\u00cbT \u2013 GJERASIMI, GJERGJI, SEVASTIA DHE PARASHQEVIA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65279"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65284,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65279\/revisions\/65284"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}