{"id":65438,"date":"2021-03-11T08:01:30","date_gmt":"2021-03-11T07:01:30","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=65438"},"modified":"2021-03-11T08:01:30","modified_gmt":"2021-03-11T07:01:30","slug":"kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/","title":{"rendered":"KADRI KADRIU &#8211; EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #999999;\"><em>Piktori martir Kadri Kadriu<\/em><\/span><\/p>\n<blockquote><p>Me rastin e 22 vjetorit t\u00eb masakrimit (11 mars 1999) t\u00eb njeriut atdhetar, piktorit e poetit Kadri Kadriu<\/p><\/blockquote>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/xhemail_peci.jpg\" alt=\"Xhemail Ali Peci\" width=\"300\" height=\"370\" \/> Shkruan: <strong>Xhemail Peci<\/strong><\/p>\n<p>Mitrovica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i cili n\u00eb p\u00ebrpjekjet e parreshtura p\u00ebr liri e m\u00ebveht\u00ebsi komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb ngritur si nj\u00eb dig\u00eb e pak\u00ebp\u00ebrcyeshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb misioneve dhe vizioneve t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare, sa her\u00eb q\u00eb historia ia ka k\u00ebrkuar asaj dhe banor\u00ebve t\u00eb saj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. T\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb personalitetet e k\u00ebtij qyteti, emrat e t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme, jo vet\u00ebm n\u00eb rrjedhat e historis\u00eb s\u00eb Mitrovic\u00ebs, por edhe t\u00eb gjith\u00eb atdheut. Nga gjiri i saj kan\u00eb dalur burra t\u00eb shquar t\u00eb pushk\u00ebs e t\u00eb pen\u00ebs, t\u00eb drit\u00ebs e t\u00eb dituris\u00eb, t\u00eb artit e t\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebta emra, pa dyshim \u00ebsht\u00eb edhe piktori, poeti e atdhetari Kadri Kadriu. Nj\u00eb shemb\u00eblltyr\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e dinjitetit njer\u00ebzor dhe e q\u00ebndres\u00ebs komb\u00ebtare, nj\u00eb njeri sa fisnik po aq edhe bujar, sa zem\u00ebrbardh\u00eb po aq edhe me shpirt t\u00eb madh. I rritur dhe i edukuar me ndjenj\u00ebn e theksuar t\u00eb krenaris\u00eb s\u00eb t\u00eb qenunit shqiptar si dhe i brumosur me idealet komb\u00ebtare, ai t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij q\u00ebndroi vertikalisht, i pathyer n\u00eb q\u00ebndrimin dhe n\u00eb besimin e tij se liria e shum\u00ebpritur do t\u00eb vinte nj\u00eb dit\u00eb dhe se armiku shekullor do ta thyente qaf\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ai shquhej p\u00ebr nj\u00eb modesti t\u00eb rrall\u00eb e cila shtrihej deri n\u00eb madh\u00ebshti, d\u00ebshmi e qart\u00eb e th\u00ebnies s\u00eb njohur se sa e madh\u00ebrishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb q\u00ebndrosh gjithmon\u00eb njeri. Ai shquhej p\u00ebr nj\u00eb drit\u00eb atdhadashurie e cila i rrinte gjithmon\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tij, ai kishte nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb mbushur me rreze drite, nj\u00eb mendje t\u00eb ndritur t\u00eb cil\u00ebn gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atdheut e t\u00eb idealeve t\u00eb larta, Gjithmon\u00eb ball\u00eblat\u00eb, gjithmon\u00eb krenar, gjithmon\u00eb vizionar, gjithmon\u00eb misionar i drit\u00ebs s\u00eb mendjes dhe i drit\u00ebs s\u00eb artit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebto ndjenja dhe po k\u00ebto vizione ai shp\u00ebrndau gjithandej ku punoi e ku veproi, n\u00eb takime e n\u00eb ligj\u00ebrime t\u00eb shumta, n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij prej njeriu fisnik, prej atdhetari t\u00eb devotsh\u00ebm, prej piktori dhe dhunti t\u00eb rrall\u00eb artistike, por edhe prej poeti i cili me alkemin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb bukur shqipe shpalosi gul\u00e7ima zemre e psher\u00ebtima q\u00eb dilnin thell\u00eb prej shpirtit t\u00eb tij, si ca himne t\u00eb rralla lirike e me p\u00ebrplot zjarr t\u00eb shenjt\u00eb atdhedashurie.<\/p>\n<p>Ta takoje ate ishte nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e rrall\u00eb, t\u00eb bisedoje me t\u00eb ishte sa nj\u00eb privilegj po aq edhe nj\u00eb p\u00ebrjetim i ve\u00e7ant\u00eb, sepse tek ai ishte gjithmon\u00eb e gjall\u00eb ndenja e madhe e lriis\u00eb, sepse tek ai ishte gjithmon\u00eb e zgjuar d\u00ebshira e dijes dhe ndjenja e k\u00ebrsh\u00ebris\u00eb, sepse tek ai bashk\u00ebjetonin q\u00eb t\u00eb dyja, liria dhe p\u00ebrjet\u00ebsia, arti dhe poezia, fisnik\u00ebria dhe bujaria, modestia dhe madh\u00ebshtia,<\/p>\n<p>Bisedat me t\u00eb ishin nj\u00eb frym\u00ebzim i ve\u00e7ant\u00eb, sepse ai p\u00ebrshkonte aktualitetin dhe antikitetin, historin\u00eb dhe gjeografin\u00eb e atdheut me zem\u00ebr t\u00eb plagosur, artin e penelatave dhe artin e fjal\u00ebs s\u00eb shkruar shqipe.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kadri Kadriu - piktor\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/kadri-kadriu-piktor.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Kadri Kadriu: dhuntia prej piktori, gjakimi prej poeti, misioni dhe vizioni prej liberatori<\/em><\/span><\/p>\n<p>Kam pasur fatin ta takoja shpesh, por edhe kam pasur privilegjin edhe t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga shemb\u00eblltyra e tij. Si i till\u00eb ai m\u00eb shfaqet edhe sot, kur e takoja aty tek fillon Ura e Ibrit, kur merrnim po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb sht\u00ebpi dhe tek flisnim gjer\u00eb e gjat\u00eb duke rrahur tema e \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme; kur e takoja n\u00eb or\u00ebt letrare apo n\u00eb manifetimet e ndryshme kulturore, ku dora e tij, fjala e tij, vepra e tij dhe gjurm\u00ebt e tij, jan\u00eb edhe sot por edhe mot.<\/p>\n<p>Ai e donte brezin e ri dhe n\u00eb gjakimin e tij n\u00eb vijim\u00ebsi, ai m\u00ebtonte ta edukonte k\u00ebt\u00eb brez me idealin e liris\u00eb por edhe me idealin e t\u00eb bukur\u00ebs dhe t\u00eb madh\u00ebrishmes. Shpesh, deklamonte poezit\u00eb e rilindasve t\u00eb men\u00e7ur e tirma, me nj\u00eb pasion dhe p\u00ebrjetim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pastaj m\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb recitoja poezit\u00eb q\u00eb dija. Nd\u00ebrkaq, kur ishim s\u00eb bashku me motr\u00ebn time t\u00eb madhe \u00c7am\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrpos q\u00eb fliste me nj\u00eb diapazon t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr piktur\u00ebn n\u00eb ve\u00e7anti e p\u00ebr artin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00e7monte lart vizatimet dhe pikturat e motr\u00ebs sime, duke e p\u00ebrkrahur dhe duke e enkurajuar t\u00eb mos ndalej, ashtu si\u00e7 m\u00eb frym\u00ebzonte edhe me mua me shembullin e tij t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb lexoja sa m\u00eb shum\u00eb, por edhe q\u00eb t\u00eb mos ndalesha s\u00eb shkruari.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Mulliri i Vjet\u00ebr i Mitrovic\u00ebs\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/mulliri-i-vjeter-mitrovice.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>\u00c7am\u00ebri Peci: Mulliri i Vjet\u00ebr i Mitrovic\u00ebs<\/em><\/span><\/p>\n<p>Kadri Kadriu ishte bashkudh\u00ebtar me drit\u00ebn, me artin dhe me librin. Me fjal\u00ebn e tij t\u00eb folur e p\u00ebrplot pesh\u00eb, me mendjen e tij t\u00eb zgjuar e t\u00eb mpreht\u00eb, me thell\u00ebsin\u00eb e gjykimit t\u00eb tij, ai ishte b\u00ebr\u00eb prej koh\u00ebsh lajm\u00ebtar i liris\u00eb. Me vargun e tij t\u00eb latuar bukur, ai kishte gjakuar p\u00ebr lirin\u00eb e kombit t\u00eb tij. Me penelat\u00ebn e piktur\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ai kishte shpalosur prej koh\u00ebsh jo vet\u00ebm dhuntin\u00eb e tij t\u00eb rrall\u00eb por edhe ishte b\u00ebr\u00eb paralajm\u00ebtar i p\u00ebrmbushjes s\u00eb shpres\u00ebs historike, me besimin epatundur se drita e liris\u00eb dhe magjia e artit jan\u00eb bekim i falur prej Zotit.<\/p>\n<p>Jeta e tij ishte nj\u00eb jet\u00eb p\u00ebrplot sfida, ndeshtrasha dhe krajata, p\u00ebrplot vija e vrag\u00eb. Duke u shquar p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij t\u00eb pap\u00ebrkulur &#8211; edhe kur e p\u00ebrjashtuan nga puna e edhe kur ia shembnin sht\u00ebpin\u00eb, ai shquhej n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj atdheut dhe kombit, por edhe p\u00ebr urrjetjen ndaj armikut dhe puthador\u00ebve t\u00eb tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi pra se servil\u00ebt e shumt\u00eb e kishin hal\u00eb n\u00eb sy, por ata e dinin gjithashtu se ai ishte i pathyesh\u00ebm n\u00eb q\u00ebndrimet dhe n\u00eb bindjet e tij, sepse n\u00eb thelb, Kadri Kadriu e ka dashur Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb dhe t\u00eb pandar\u00eb. Nd\u00ebrkaq, lirin\u00eb e shum\u00ebpritur t\u00eb kombit shqiptar, ai e kishte parapar\u00eb jo vet\u00ebm si \u00e7lirim nga zgjedha e gjat\u00eb dhe e mundimshme e rob\u00ebris\u00eb, por edhe si p\u00ebrparim n\u00eb shkenc\u00eb, n\u00eb arsim, n\u00eb kultur\u00eb, pa harruar edhe barazin\u00eb sociale si parakusht p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se ai ishte, n\u00eb kuptimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, nj\u00eb Luft\u00ebtar i Drit\u00ebs. Si njeri, ai shquhej p\u00ebr pedant\u00ebri e korrekt\u00ebsi, p\u00ebr bujari, p\u00ebr fisnik\u00ebri, p\u00ebr zgjuarsi e shpirtbardh\u00ebsi. Ai ishte njeri i formuar n\u00eb tabanin komb\u00ebtar dhe intelektual i kompletuar n\u00eb kuptimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Ai kishte nj\u00eb shije t\u00eb holl\u00eb ideo-estetike dhe mbi t\u00eb gjitha ai adhuronte t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb madh\u00ebrishmen, si n\u00eb jet\u00eb ashtu edhe n\u00eb art. Ai ishte Rilindasi q\u00eb ecte gjithmon\u00eb me \u201cRilindjen\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e shfletonte me kujdes, e lexonte me shum\u00eb etje dhe e mbante ose n\u00eb dor\u00eb ose n\u00eb xhepin e setr\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebn kur b\u00ebnte vap\u00eb e mbant\u00eb n\u00eb krah, tek ecte ashtu i menduar dhe tek hidhte v\u00ebshtrimin drejt horizonteve t\u00eb bardh\u00ebsive t\u00eb atdheut, p\u00ebr t\u00eb cilin punoi, \u00ebndrroi e gjakoi aq shum\u00eb, me d\u00ebshir\u00ebn e zjarrt\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb bashkuar e t\u00eb p\u00ebrparuar.<\/p>\n<p>Si poet, n\u00eb poezin\u00eb e tij ai gjakoi p\u00ebr nj\u00eb liri n\u00eb lumturi. Si piktor, ai u shfaq p\u00ebrplot dhunti. Gjithsesi, edhe si njeri, edhe si atdhetar, edhe si poet, edhe si piktor, n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb shpirtit t\u00eb tij, ai ishte: Liberator.<\/p>\n<p>Piktura e tij, ka ve\u00e7 tjerash dramacitetin e saj t\u00eb theksuar ku \u00ebsht\u00eb shpalosur p\u00ebrmasa e tragjik\u00ebs komb\u00ebtare. Si i till\u00eb, me jet\u00ebn dhe me vepr\u00ebn e tij, me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e tij, ai m\u00eb kujton nj\u00ebri prej piktor\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, Ezhen Delakroan. Mbi t\u00eb gjitha, me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e tij, ai m\u00eb kujton kryvepr\u00ebn e Delakroas: \u2018Liria i prin popullit\u2019, ose e quajtur ndryshe: \u2018Liria mbi barrikada\u2019.<\/p>\n<p>Dy popuj dhe dy piktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, dy fate t\u00eb ndryshme, dy prirje dhe dy qasje t\u00eb ndryshme n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb ndryshme, por \u00e7udit\u00ebrisht me ca pik\u00ebtakime, jo si pik\u00ebtakime n\u00eb piktur\u00eb por si n\u00eb mite dhe legjenda. Mitrovica mbi barrikada. Nd\u00ebrkaq, piktori i prin popullit. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr vet\u00eb Delakroan n\u00eb nj\u00eb rast: Ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Akademi. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, si n\u00eb mitet dhe n\u00eb legjendat. Nj\u00eb rast sa i rrall\u00eb po aq edhe makab\u00ebr, n\u00eb historin\u00eb e artit t\u00eb piktur\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti e t\u00eb artit bot\u00ebror n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi: Nj\u00eb piktor i maskaruar! Vet\u00ebm e vet\u00ebm pse me dhuntin\u00eb e artit t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij e t\u00eb penalat\u00ebs s\u00eb tij, t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij kishte gjakuar p\u00ebr lirin\u00eb dhe m\u00ebveht\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij kombi martir. Vet\u00ebm e vet\u00ebm pse me gjith\u00eb qenien e tij, ai ishte: Liberator.<\/p>\n<p>S\u00ebrish si n\u00eb mitet dhe n\u00eb legjendat! Koka t\u00eb prera, toka t\u00eb shk\u00ebputura, lumenj gjaku e atdheu me zem\u00ebr t\u00eb plagosur. Nj\u00eb em\u00ebr me zem\u00ebr n\u00eb atentate. Para se t\u00eb shk\u00ebpusnin Janin\u00ebn (dhe jo vet\u00ebm Janin\u00ebn) nga trungu i atdheut, shk\u00ebput\u00ebn nga trupi kok\u00ebn e Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebs. Sipas urdhrave t\u00eb Patrarkan\u00ebs Greke masakruan m\u00ebsuesin atdhetar, n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, At Sathi Melanin, kurse hordat barbare \u00e7etniko-partizane ia pren\u00eb kok\u00ebn kapedanit Sejfa i Naj\u00ebs, i cili e mbronte Pej\u00ebn nga pushtuesit sllav, ndon\u00ebse me shtat\u00eb plag\u00eb n\u00eb trup, ashtu si\u00e7 e kan\u00eb mbrojtur tok\u00ebn st\u00ebrgjyshore levend\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>E historia sikur p\u00ebrs\u00ebritet, nd\u00ebrkaq krimet makabre, nuk i gjen\u00eb dot as n\u00eb tragjedit\u00eb e Eskilit e as n\u00eb ato t\u00eb Shekspirit, ndon\u00ebse varrtar\u00ebt dhe thonjt\u00eb e varrmih\u00ebsve jan\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb magjistricave q\u00eb shfaqen n\u00eb tragjedit\u00eb e Shekspirit.<\/p>\n<p>Mitrovica, mjerisht mbetet edhe sot nj\u00eb qytet i ndar\u00eb n\u00eb dysh, Ura e Ibrit e prer\u00eb n\u00eb mes. Rrjedha e lumit e penguar kaq padrejt\u00ebsisht n\u00eb rrjedh\u00ebn e saj t\u00eb natyrshme! Nga nj\u00eb qytet, krijuan dy: Mitrovic\u00ebn e Veriut dhe Mitrovic\u00ebn e Jugut. Nd\u00ebrkaq, diplomacia e shastisur e Europ\u00ebs, (si\u00e7 e ka quajtur me t\u00eb drejt\u00eb amabasadori amerikan Xhorxh Fred Uilliams n\u00eb librin e tij profetik \u2018Shqiptar\u00ebt\u2019), flet p\u00ebr t\u00eb dy pjes\u00ebt e qytetit sikur t\u00eb ishin dy hemisfera: Hemisfera e Veriut dhe Hemisfera e Jugut, por asnj\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb 14,000 shqiptar\u00ebt e shp\u00ebrngulur me dhun\u00eb nga vatrat st\u00ebrgjyshore t\u00eb qytetit t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dysh.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, pa pyetur as drejt\u00ebsin\u00eb as historin\u00eb e as gjeografin\u00eb, duke e shnd\u00ebruar Mitrovic\u00eb n\u00eb nj\u00eb Ifigjeni, t\u00eb cil\u00ebn e endin n\u00ebp\u00ebr Bruksel si dikur n\u00eb Aulid\u00eb e n\u00eb Taurid\u00eb! Nd\u00ebrkaq, xhelat\u00ebt s\u00ebrish po e lozin viktim\u00ebn, duke k\u00ebrkuar p\u00ebr shp\u00ebrblim llokma t\u00eb majme, qoft\u00eb nga Trep\u00e7a apo nga Liqeni i Ujmanit!&#8230;<\/p>\n<p>Historia po na p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb rethin e saj vicioz: Para se t\u00eb na i prejn\u00eb tokat, na i prejn\u00eb kokat. Krimit makab\u00ebr t\u00eb ndarjes me dhun\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Mitrovic\u00ebs, i kan\u00eb parapri krimet barbare serbe mbi banor\u00ebt e saj t\u00eb pafajsh\u00ebm e mbi civil\u00ebt e pambrojtur. Dje dhe sot, n\u00eb Mitrovic\u00ebn e ndar\u00eb jan\u00eb ndeshur e ndeshen, terri dhe drita, Mesjeta dhe modernja, liria dhe barbaria, drejt\u00ebsia dhe padrejt\u00ebsia, krimi dhe mosnd\u00ebshkimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj ia kan\u00eb zhdukur qytetit t\u00eb ndar\u00eb mizorisht, edhe k\u00ebng\u00ebtarin Haki Misini, edhe kryesindikalistin Agim Hajrzii, edhe poetin e profesorin martir Latif Berisha, edhe piktorin Kadri Kadriu.<\/p>\n<p>Si n\u00eb mitet dhe n\u00eb legjendat, trupi i k\u00ebtij t\u00eb fundit qe gjendur tek Miniera e Trep\u00e7\u00ebs. Ari si pasuri n\u00ebntok\u00ebsore dhe arti si pasuri shpirt\u00ebrore e nj\u00eb kombi nga m\u00eb t\u00eb lashtit e Gadishullit Ballkanik, q\u00eb deri dje \u00ebsht\u00eb quajtur Gadishulli Ilirik. Ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb: Arti si dhunti dhe krimi si barbari. Ari si pasuri dhe lakmia e pla\u00e7iktjes e p\u00ebrdhunimit si \u00e7menduri e si trash\u00ebgimi.<\/p>\n<p>Ari dhe arti i nj\u00eb kombi martir, pasuria e pafundshme n\u00ebntok\u00ebsore dhe dhuntia shpirt\u00ebrore e nj\u00eb kombi t\u00eb shum\u00ebvuajtur, t\u00eb cilit Providenca Hyjnore i ka falur begati t\u00eb pafundshme, e mbi t\u00eb gjitha ndjenj\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe madh\u00ebshtin\u00eb s\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kadri Kadriu na mungon kaq shum\u00eb por edhe na frym\u00ebzon kaq shum\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb mes nesh, sepse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monument i gjall\u00eb, sepse ai \u00ebsht\u00eb zjarr i pashuar i liris\u00eb; sepse me jet\u00ebn dhe me vepr\u00ebn e tij, ai \u00ebsht\u00eb sogjetar amshimi, i cili na ka l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim gjakimin e p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr liri, shemb\u00eblltyr\u00ebn e modestis\u00eb t\u00eb mish\u00ebruar aq shum\u00eb me p\u00ebrmas\u00ebn e pap\u00ebrs\u00ebristhme t\u00eb madh\u00ebshtis\u00eb.<\/p>\n<p>Qyteti dhe poeti flasin mes veti. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim i lasht\u00eb sa vet\u00eb mosha e k\u00ebsaj toke. Piktori flet edhe sot e edhe mot, jo vet\u00ebm me pesh\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb shkruar por edhe me ngjyrat e penelat\u00ebs s\u00eb tij. Ca lenta ylberi bien mbi Ur\u00ebn e Ibrit, lenta q\u00eb lidhin dy brigje e flatra fjal\u00ebsh q\u00eb thurin lokemadhet p\u00ebrmbi djepa. Pa dyshim, nj\u00eb k\u00ebng\u00eb lirie si trash\u00ebgim nd\u00ebr breza, n\u00eb t\u00eb cilat Mitrovica mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e fort\u00eb e trungut ilir.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs rri e flet n\u00eb heshtje qyteti buz\u00eb Ibrit. Kullat binjake tek \u2018Kroi i Vitakut\u2019, p\u00ebrhapin drit\u00eb nga rrjedha e gjakut t\u00eb birit t\u00eb vet martir. Nj\u00eb Galeri q\u00eb flet me krenari, me dinjitet dhe me madh\u00ebshti t\u00eb nj\u00eb emri t\u00eb nderuar.<\/p>\n<p>E val\u00ebt e lumit Ib\u00ebr rendin rrjedh\u00ebs s\u00eb vet. Qyteti t\u00eb cilit me t\u00eb drejt\u00eb i \u00ebsht\u00eb falur epiteti Qyteti i Minator\u00ebve, \u00ebsht\u00eb po aq edhe Qyteti i Piktor\u00ebve, i poet\u00ebve e i atdhetar\u00ebve. Fati i qytetit, ashtu sikurse edhe fati i shum\u00eb martir\u00ebve t\u00eb tij, m\u00eb kujton p\u00ebrplot mall\u00ebngjim nj\u00eb prej vargjeve t\u00eb Bajronit: \u2018N\u00eb k\u00ebng\u00eb dhe n\u00eb vajtim u drodh\u00ebn fustanellat!\u2019 Por gjithsesi, m\u00eb kujton edhe vargjet vargmal t\u00eb nj\u00eb k\u00ebnge popullore, e cila n\u00eb sfond ka q\u00ebndres\u00ebn \u00e7ame kund\u00ebr barbarive greke:<\/p>\n<p><em>O Todi, o Mio, o Ko\u00e7i, dhe ti o burr\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Ua pren\u00eb kokat, por mendimet kurr\u00eb!<\/em><br \/>\n<em>Ishin treiqnd dhe s\u2019donin t\u00eb iknin,<\/em><br \/>\n<em>U b\u00ebn\u00eb tre mij\u00eb, dhe donin t\u00eb vdisnin!<\/em><\/p>\n<p>Kadri Kadriu i takon Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Artit, dhe se Mbret\u00ebria e Artit, si\u00e7 ka shkruar Hegeli, \u00ebsht\u00eb Mbret\u00ebri e Liris\u00eb. Sepse si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb shqiptari i madh e shkodrani i men\u00e7ur, poeti i pushk\u00ebve t\u00eb bardha Pashko Vasa, poet dhe mbret jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb papajtueshme. Sepse gjuha e artit e ka sfiduar dhe e sfidon gjithmon\u00eb, gjuh\u00ebn e tiranis\u00eb e t\u00eb rob\u00ebris\u00eb. Ai, nga portat e m\u00ebdha t\u00eb magjis\u00eb s\u00eb artit, me pen\u00eb dhe me penalt\u00eb hyri n\u00eb portat triumfale t\u00eb liris\u00eb. Ai tani i takon Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Qiellit. Ai q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tij lart\u00ebsoi dhe nderoi nj\u00eb komb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, ai q\u00eb e deshti k\u00ebt\u00eb komb nj\u00eb dhe t\u00eb pandar\u00eb: Ai e meriton q\u00eb t\u00eb nderohet nga nj\u00eb komb i t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Akademi, sepse Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb P\u00ebrjet\u00ebsi.<br \/>\nQoft\u00eb i paharrur kujtimi dhe nderimi p\u00ebr t\u00eb, e drit\u00eb i b\u00ebft\u00eb shpirti!<br \/>\nNjeriu, atdhetari, misionari, poeti dhe piktori q\u00eb me gjakun e tij shkroi pavdek\u00ebsin\u00eb e tij, testamentin e tij t\u00eb madh p\u00ebr Breznit\u00eb Or\u00ebmira:<br \/>\nPiktori i prin popullit.<br \/>\nKADRI KADRIU.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Piktori martir Kadri Kadriu Me rastin e 22 vjetorit t\u00eb masakrimit (11 mars 1999) t\u00eb njeriut atdhetar, piktorit e poetit Kadri Kadriu Shkruan: Xhemail Peci Mitrovica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i cili n\u00eb p\u00ebrpjekjet e parreshtura p\u00ebr liri e m\u00ebveht\u00ebsi komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb ngritur si nj\u00eb dig\u00eb e pak\u00ebp\u00ebrcyeshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb misioneve dhe vizioneve t\u00eb m\u00ebdha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65439,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35],"tags":[],"class_list":["post-65438","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KADRI KADRIU - EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KADRI KADRIU - EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Piktori martir Kadri Kadriu Me rastin e 22 vjetorit t\u00eb masakrimit (11 mars 1999) t\u00eb njeriut atdhetar, piktorit e poetit Kadri Kadriu Shkruan: Xhemail Peci Mitrovica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i cili n\u00eb p\u00ebrpjekjet e parreshtura p\u00ebr liri e m\u00ebveht\u00ebsi komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb ngritur si nj\u00eb dig\u00eb e pak\u00ebp\u00ebrcyeshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb misioneve dhe vizioneve t\u00eb m\u00ebdha [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-03-11T07:01:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/kadri-kadriu.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"430\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KADRI KADRIU &#8211; EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR\",\"datePublished\":\"2021-03-11T07:01:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/\"},\"wordCount\":2786,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/kadri-kadriu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/\",\"name\":\"KADRI KADRIU - EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/kadri-kadriu.jpg\",\"datePublished\":\"2021-03-11T07:01:30+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/kadri-kadriu.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/kadri-kadriu.jpg\",\"width\":300,\"height\":430},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KADRI KADRIU &#8211; EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KADRI KADRIU - EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KADRI KADRIU - EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Piktori martir Kadri Kadriu Me rastin e 22 vjetorit t\u00eb masakrimit (11 mars 1999) t\u00eb njeriut atdhetar, piktorit e poetit Kadri Kadriu Shkruan: Xhemail Peci Mitrovica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i cili n\u00eb p\u00ebrpjekjet e parreshtura p\u00ebr liri e m\u00ebveht\u00ebsi komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb ngritur si nj\u00eb dig\u00eb e pak\u00ebp\u00ebrcyeshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb misioneve dhe vizioneve t\u00eb m\u00ebdha [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-03-11T07:01:30+00:00","og_image":[{"width":300,"height":430,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/kadri-kadriu.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KADRI KADRIU &#8211; EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR","datePublished":"2021-03-11T07:01:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/"},"wordCount":2786,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/kadri-kadriu.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/","name":"KADRI KADRIU - EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/kadri-kadriu.jpg","datePublished":"2021-03-11T07:01:30+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/kadri-kadriu.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/kadri-kadriu.jpg","width":300,"height":430},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadri-kadriu-ezhen-delakroa-i-nje-kombi-martir\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KADRI KADRIU &#8211; EZHEN DELAKROA I NJ\u00cb KOMBI MARTIR"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65438"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65438\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65440,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65438\/revisions\/65440"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}