{"id":6548,"date":"2016-09-11T16:17:25","date_gmt":"2016-09-11T15:17:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6548"},"modified":"2021-12-13T00:10:55","modified_gmt":"2021-12-12T23:10:55","slug":"perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/","title":{"rendered":"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan <strong>Prof. Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\n<strong>Motoja e rilind\u00ebsve: \u201cPa shkrim t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe s\u2019do t\u00eb ket\u00eb as Shqip\u00ebri\u201d<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizja p\u00ebr alfabetin dhe shkrimin shqip ka qen\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e p\u00ebrpjekjeve mbar\u00ebshekullore t\u00eb kombit ton\u00eb, ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime dhe q\u00ebndrime negative t\u00eb armiqve tan\u00eb komb\u00ebtar\u00eb dhe ka \u00e7ar\u00eb p\u00ebrpara duke pasur pishtar\u00ebt e vet. Lufta p\u00ebr alfabetin dhe shkrimin shqip u ashp\u00ebrsua sidomos gjat\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare dhe pas saj.<\/p>\n<p>Pas daljes n\u00eb drit\u00eb t\u00eb &#8220;\u00cbvetarit&#8221; t\u00eb Naum Veqilharxhit (1844), l\u00ebvizja p\u00ebr alfabetin dhe shkrimin shqip u sulmuan p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb rrept\u00eb nga oborri osman dhe athino-fanarit\u00ebt jo m\u00eb si nj\u00eb dukuri gjuh\u00ebsore, por si nj\u00eb dukuri politike. Konstandin Kristoforidhi, gjuh\u00ebtari yn\u00eb i njohur, do t\u00eb l\u00ebshonte alarmin: &#8220;Nd\u00eb mos u shkroft\u00eb gjuha shqipe nuk do t\u00eb shkojn\u00eb shum\u00eb vjet dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00eb faqe t\u00eb dheut, as nuk do t\u00eb sh\u00ebnohet m\u00eb emri shqiptar nd\u00eb kart\u00eb t\u00eb bot\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e rilind\u00ebsve p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebr shkoll\u00ebn shqipe, kishin si hallk\u00eb zgjidhjeje krijimin e nj\u00eb alfabeti shqip. K\u00ebrkesa kryesore ishte q\u00eb ky alfabet t\u2018u p\u00ebrgjigjej karakteristikave t\u00eb vet\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, ve\u00e7orive t\u00eb saj fonetike dhe atyre t\u00eb shqiptimit.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nGjurm\u00ebt e para mbi p\u00ebrdorimin e alfabetit latin te shqiptar\u00ebt Shkenca gjuh\u00ebsore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb shkruar qysh her\u00ebt dhe se jan\u00eb p\u00ebrdorur disa lloje alfabetesh. Marin Barleti, n\u00eb librin &#8220;Rrethimi i Shkodr\u00ebs&#8221; (1504), thot\u00eb se kishte p\u00ebrdorur burime historike q\u00eb flisnin p\u00ebr krijimin e Shkodr\u00ebs t\u00eb shkruara &#8220;n\u00eb gjuh\u00ebn e popullit&#8221;, pa p\u00ebrmendur se me \u00e7\u2018lloj alfabeti ishin shkruar. Po t\u00eb merret me mend se n\u00eb ato burime ka qen\u00eb p\u00ebrdorur alfabeti latin, at\u00ebher\u00eb pohimi i d\u00ebshmitarit m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm q\u00eb njihet gjer sot p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, francezit Gulielm Adae, i njohur me emrin Brokardus Monakus, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e fort\u00eb e shkrimit t\u00eb shqipes me shkronja latine qysh n\u00eb lasht\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gulielm Adae, n\u00eb nj\u00eb kumtim latinisht t\u00eb vitit 1332, shkruante se shqiptar\u00ebt, sado q\u00eb kishin &#8220;nj\u00eb gjuh\u00eb krejt t\u00eb ndryshme nga ajo e latin\u00ebve, n\u00eb librat e tyre p\u00ebrdorin shkronjat latine&#8221;. Por nuk thot\u00eb n\u00eb cil\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrdoreshin dhe prej sa kohe ishin n\u00eb p\u00ebrdorim ato shkronja.<\/p>\n<p>Gjurma e par\u00eb q\u00eb haset mbi p\u00ebrdorimin e alfabetit latin n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e vitit 1462. N\u00eb k\u00ebt\u00eb alfabet ka qen\u00eb shkruar e ashtuquajtura &#8220;Formul\u00eb e Pag\u00ebzimit&#8221;.<\/p>\n<p>Mendohet se ky dor\u00ebshkrim shqip, me shkronja latine, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb prej dor\u00ebs s\u00eb Pal \u00cbngj\u00ebllit, kryepeshkopit t\u00eb Iliris\u00eb. Kryepeshkop Pal \u00cbngj\u00eblli udh\u00ebzonte besnik\u00ebt q\u00eb t\u2018i pag\u00ebzonin vet\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, kur nuk kishin mund\u00ebsi q\u00eb t\u2018i shpinin n\u00ebp\u00ebr kisha, duke p\u00ebrdorur shqip formul\u00ebn q\u00eb autori e shkruan k\u00ebshtu: &#8220;Unte\u2018 paghesont premenit Atit et birit et spertit senit&#8221; (&#8220;Un\u00eb t\u00eb pag\u00ebzoj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Atit e Birit e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;.) \u00cbsht\u00eb dokumenti m\u00eb i vjet\u00ebr i gjuh\u00ebs son\u00eb, q\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr p\u00ebrdorimin e alfabetit latin p\u00ebr shkrimin e shqipes. K\u00ebt\u00eb dokument e zbuloi historiani rumun, Nikola Jorga.<\/p>\n<p>Burimi i dyt\u00eb ku p\u00ebrdoret alfabeti latin n\u00eb shkrimin e gjuh\u00ebs shqipe \u00ebsht\u00eb i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qen\u00eb nj\u00eb fjalorth, n\u00eb t\u00eb cilin udh\u00ebtari Arnold von Harff, gjat\u00eb kalimit n\u00ebp\u00ebr disa qytete bregdetare shqiptare, sh\u00ebnon num\u00ebror\u00ebt themelor\u00eb nga nj\u00ebshi deri n\u00eb nj\u00ebmij\u00eb; tet\u00eb fraza t\u00eb ndryshme (p\u00ebrsh\u00ebndetje, pyetje e zotime), si dhe nj\u00ebzetegjasht\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Me &#8220;Mesharin&#8221; (1555) e Gjon Buzukut shpaloset nj\u00eb faz\u00eb e re dhe m\u00eb e gjer\u00eb e alfabetit shqip. Buzuku, edhe pse kryesisht p\u00ebrdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, p\u00ebrshtati apo huazoi edhe disa shenja a shkronja t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr, sepse shqipja ka m\u00eb shum\u00eb tinguj e z\u00ebra se latinishtja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi dhe cil\u00ebsit\u00eb e ve\u00e7anta t\u00eb ABC-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura nga Buzuku jan\u00eb trajtuar shkenc\u00ebrisht nga profesor Eqrem \u00c7abej n\u00eb transliterimin dhe transkriptimin e &#8220;Mesharit&#8221;.<\/p>\n<p>Shkrimtari i dyt\u00eb q\u00eb p\u00ebrdori gjer\u00ebsisht shkronjat e alfabetit latin n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb plot\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ka qen\u00eb Lek\u00eb Matr\u00ebnga, q\u00eb besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arb\u00ebresh\u00ebve, si\u00e7 e quajn\u00eb arb\u00ebresh\u00ebt, apo Piana dei Gre\u00e7i, si\u00e7 e quajn\u00eb italian\u00ebt. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lek\u00eb Matr\u00ebnga p\u00ebrdori vet\u00ebm shkronjat e alfabetit latino-italian.<br \/>\nShkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb klerik\u00eb katolik\u00eb, si Pjet\u00ebr Budi, Pjet\u00ebr Bogdani, Frang Bardhi, e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, u p\u00ebrpoq\u00ebn dhe e shkruan shqipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe alfabetet e tyre sh\u00ebmb\u00ebllejn\u00eb ku m\u00eb shum\u00eb e ku m\u00eb pak m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\nAtdhetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb dijes dhe t\u00eb kultur\u00ebs i pan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme alfabetet e gjertanishme t\u00eb nd\u00ebrthurura me huazime t\u00eb pjesshme nga alfabetet e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, prandaj iu p\u00ebrvesh\u00ebn pun\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ABC-je t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\n\u201cShoq\u00ebria e t\u00eb shtypurit shkronja shqip\u201d e Stambollit Alfabetet e ndryshme p\u00ebr shkrimin e shqipes gjat\u00eb shekujve kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta dhe t\u00eb shum\u00ebllojshme. Ato u shtuan, sidomos gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me programin politik e kulturor, u b\u00eb frym\u00ebzuesja e fuqishme p\u00ebr atdhetar\u00ebt e ditur q\u00eb t\u00eb krijonin nj\u00eb alfabet shqip, t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Nj\u00eb vit e gjysm\u00eb pas themelimit t\u00eb k\u00ebsaj Lidhjeje, u ngrit n\u00eb Stamboll &#8220;Shoq\u00ebria e t\u00eb shtypurit shkronja shqip&#8221;. Sipas nj\u00eb burimi t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebrmenden si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie Sami Frash\u00ebri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Nase Hoxhi; nd\u00ebrsa nj\u00eb burim tjet\u00ebr p\u00ebrmend edhe Zija dhe Ali Danishin nga Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante:<\/p>\n<p>&#8220;Vet\u00ebm me an\u00ebn e shkronjave shqipe dhe t\u00eb gjuh\u00ebs amtare kan\u00eb p\u00ebr t\u2018u p\u00ebrhapur dritat e shkenc\u00ebs, kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndritur dit\u00eb t\u00eb lumturis\u00eb dhe idet\u00eb e qytet\u00ebrimit e t\u00eb p\u00ebrparimit dhe n\u00eb atdheun e shqiptar\u00ebve&#8221; . &#8220;Shoq\u00ebria e t\u00eb shtypurit shkronja shqip&#8221;, q\u00eb njihet edhe si Komisioni i alfabetit, pranoi nj\u00ebz\u00ebri alfabetin e Sami Frash\u00ebrit. Rreth p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb shkronjave t\u00eb k\u00ebsaj ABC-je, burimet e ndryshme nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebz\u00ebshme. Nj\u00ebri prej tyre thot\u00eb se ai alfabet kishte 36 shkronja, nd\u00ebr t\u00eb cilat 26 ishin latine, 10 ishin t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra, t\u00eb send\u00ebrzuara a t\u00eb huajtura nga alfabeti grek, kurse nj\u00eb burim tjet\u00ebr thot\u00eb se 25 prej shkronjave ishin latine, 6 sllave dhe 5 greke. Ky alfabet p\u00ebrb\u00ebhej pra nga 36 shkronja; nga k\u00ebto 7 zanore dhe 29 bashk\u00ebting\u00ebllore.<\/p>\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 1879, alfabeti i Samiut u p\u00ebrmblodh brenda nj\u00eb abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt &#8220;ALFABETARE E GJUH\u00cbS SHQIP&#8221;, q\u00eb u botua n\u00eb 20000 kopje dhe u shp\u00ebrnda n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb kolonit\u00eb shqiptare brenda dhe jasht\u00eb perandoris\u00eb osmane. Me Alfabetin e Samiut u botuan fletoret &#8220;Drita&#8221; e &#8220;Dituria&#8221;, librat e v\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebri dhe plot vepra e fletore t\u00eb tjera. Kund\u00ebr alfabetit s\u00eb &#8220;Shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb t\u00eb shtypurit t\u00eb shkronjave shqip&#8221; u sul\u00ebn n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt armiq\u00ebsor q\u00eb nga oborri osman, Patrikana e Fanarit dhe Papati i Rom\u00ebs, oborri carist rus, e deri te qeverit\u00eb fr\u00ebnge, greke, serbe, malazeze etj.<\/p>\n<p>Nuk mbet\u00ebn pas tyre as krer\u00ebt e &#8220;Shoq\u00ebris\u00eb biblike britanike dhe p\u00ebr vendet e huaja&#8221;. Mir\u00ebpo p\u00ebrpjekjet e tyre dhe t\u00eb gjith\u00eb armiqve t\u00eb tjer\u00eb, d\u00ebshtuan. Shoq\u00ebria e shkronjave ishte shoq\u00ebria e par\u00eb komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb l\u00ebmin e pen\u00ebs shqiptare, &#8220;e para far\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb&#8221;, si\u00e7 i shkruante Sotir Koles\u00eb, Jani Vretoja.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nShoq\u00ebrit\u00eb \u201cBashkimi\u201d (1899) dhe \u201cAgimi\u201d (1901) t\u00eb Shkodr\u00ebs \u00c7\u00ebshtja e alfabetit, edhe pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, mbeti e gjall\u00eb. P\u00ebrpjekjet vazhduan tek arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb dhe arianitasit n\u00eb Greqi. N\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX dhe fillim t\u00eb shekullit XX u dallua nj\u00eb shtim i vrullsh\u00ebm i veprimeve p\u00ebr hartimin e nj\u00eb alfabeti me nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nK\u00ebshtu, m\u00eb 1899, nj\u00eb grup atdhetar\u00ebsh shkodran\u00eb, me Preng Do\u00e7in n\u00eb krye, ngrit\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb &#8220;Bashkimi&#8221; dhe krijuan nj\u00eb alfabet t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, t\u00eb quajtur &#8220;Alfabeti i Bashkimit&#8221;. Ky alfabet u botua n\u00eb librin &#8220;ABETARI&#8221;. Nj\u00eb grup tjet\u00ebr shkodran\u00ebsh t\u00eb pen\u00ebs, me Ndre Mjed\u00ebn n\u00eb krye, n\u00eb vitin 1901 krijoi shoq\u00ebrin\u00eb &#8220;Agimi&#8221;; po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit Mjeda nd\u00ebrtoi dhe p\u00ebrhapi nj\u00eb alfabet t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i &#8220;Bashkimit&#8221;. Alfabeti n\u00eb fjal\u00eb, sipas Justin Rrot\u00ebs, u vu menj\u00ebher\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim dhe zuri vend t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<br \/>\n<strong>Kongresi i Manastirit (1908)<\/strong><br \/>\nKongresi i alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe u mbajt n\u00eb Manastir m\u00eb n\u00ebntor 1908. Ai kuror\u00ebzoi p\u00ebrpjekjet e shum\u00eb brezave atdhetar\u00ebsh dhe njer\u00ebzve t\u00eb pen\u00ebs. Thirrja e kongresit u prit me g\u00ebzim nga t\u00eb gjith\u00eb, si\u00e7 d\u00ebshmon Mihal Grameno n\u00eb nj\u00eb reportazh t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje historike: &#8220;Ah! Me sa g\u00ebzim dhe me sa padurim prisnim dit\u00ebn e Kongresit t\u00eb par\u00eb komb\u00ebtar, g\u00ebzimi dhe padurimi ishte n\u00eb delegat\u00ebt&#8221;. &#8220;Tubimi historik i Manastirit nuk ishte thjesht nj\u00eb mbledhje gjuh\u00ebtar\u00ebsh, por nj\u00eb kongres komb\u00ebtar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb l\u00ebvizjes son\u00eb komb\u00ebtare&#8221;, shkruan Uran Butka. N\u00eb kongres mor\u00ebn pjes\u00eb 32 delegat\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin 22 klube dhe shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jasht\u00eb vendit. Mihal Grameno p\u00ebrmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e d\u00ebrguara e shkoll\u00ebs s\u00eb \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. Por Grameno shton se ishte e pranishme edhe Filomena A.<\/p>\n<p>Bonati, mbesa e Pashko Vas\u00ebs, e cila kishte shkuar me d\u00ebshir\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar Parashqevi Qirjazin. Kryetar i Kongresit t\u00eb Manastirit u zgjodh me vota t\u00eb fshehta atdhetari i madh dhe erudit, Mit\u2018hat Frash\u00ebri, dhe si n\u00ebnkryetar\u00eb Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit\u2018hati at\u00ebher\u00eb ishte 28 vje\u00e7 dhe nuk kishte ardhur ende nga Selaniku kur u zgjodh n\u00eb munges\u00eb kryetar; u zgjodh\u00ebn edhe tre shkrues: Hil\u00eb Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb punimeve t\u00eb kongresit i cili vazhdoi deri m\u00eb 22 n\u00ebntor, u zgjodh komisioni i alfabetit. Kryetar i Komisionit t\u00eb Alfabetit u zgjodh poeti i shquar Gjergj Fishta; nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00eb Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli etj. Komisioni i Alfabetit u nda n\u00eb 4 grupe dhe gjat\u00eb 3 dit\u00ebve rresht punuan ve\u00e7mas, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. Grupet pat\u00ebn diskutime t\u00eb ashpra p\u00ebr zgjedhjen e alfabetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Debatet zgjat\u00ebn aq sa u rrezikua edhe kompromisi. Por, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Mjed\u00ebs, u arrit kompromisi historik.<\/p>\n<p>N\u00eb procesverbalin e mbledhjes lexohet: &#8220;Te nes\u00ebrmen nadje, para se t\u00eb fillonim mbledhjen e komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit\u2018hat Frash\u00ebri dhe i paraqiti k\u00ebto dy alfabete. Zotnia, pas nj\u00eb diskutimi t\u00eb shkurt\u00ebr, mbeti i k\u00ebnaqur dhe i tha t\u2018ia paraqiti vet\u00eb komisionit&#8221;. Mjeda ia paraqiti alternativat komisionit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Luigj Gurakuqi zbuloi d\u00ebrras\u00ebn e zez\u00eb ku ishte shkruar alfabeti.<\/p>\n<p>Fishta shkoqiti se alfabeti i Stambollit \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb e mbi baza latine, por p\u00ebr t\u00eb shtypurit e librave shqip ka v\u00ebshtir\u00ebsi, ndaj duhet nj\u00eb alfabet thjesht latin.<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>.<br \/>\nP\u00ebrfundimet e arritura n\u00eb Kongresin e Manastirit M\u00eb n\u00eb fund u vendos t\u00eb p\u00ebrdoreshin t\u00eb dyja alfabetet paralelisht dhe pas dy vjet\u00ebsh t\u00eb mbahej nj\u00eb kongres tjet\u00ebr n\u00eb Janin\u00eb, i cili do t\u00eb vendoste p\u00ebrfundimisht p\u00ebr alfabetin dhe ortografin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe. N\u00eb fund, pas diskutimesh dhe polemikash t\u00eb shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodh\u00ebn s\u00eb bashku dhe vendos\u00ebn t\u00eb mbahej alfabeti i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb shkronjave &#8220;me nja dy ndryshime t\u00eb vogla&#8221; dhe krahas saj nj\u00eb alfabet &#8220;krejt me germa latine, duke bashkuar dy shkronja p\u00ebr ata tinguj q\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Posht\u00eb n\u00ebnshkrimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm<\/strong><br \/>\nsh\u00ebnohet: &#8220;Vendimin e Komisionit e p\u00eblqyen t\u00eb gjith\u00eb zot\u00ebrinjt\u00eb delegat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po e n\u00ebnshkruajn\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb bes\u00ebn se kan\u00eb p\u00ebr ta mbajtur&#8221; (&#8220;N\u00ebp\u00ebr udh\u00ebn e pen\u00ebs shqiptare&#8221;, 1984, f.2007).<\/p>\n<p>&#8220;Kongresi i alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe&#8221; \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e sh\u00ebnuar komb\u00ebtare n\u00eb prag t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912. &#8220;Nj\u00ebsimi i alfabetit, shkruante Mithat Frash\u00ebri, \u00ebsht\u00eb pema e par\u00eb e Kongresit. Por ka edhe nj\u00eb pem\u00eb tjat\u00ebr, akoma m\u00eb t\u00eb madhe dhe m\u00eb t\u00eb bukur dhe kjo \u00ebsht\u00eb bashkimi i shqiptar\u00ebve. Ish, pra, nj\u00eb ngjarje e re p\u00ebr ne kjo mbledhje, ku pam\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ardhur nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe nga per\u00ebndimi, ku pam\u00eb krah p\u00ebr krah geg\u00eb dhe tosk\u00eb, t\u00eb krishter\u00eb dhe musliman\u00eb, hoxh\u00eb dhe prift\u00ebr. Qoft\u00eb ky themeli i nj\u00eb bashkimi t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve&#8221;, p\u00ebrfundon Mithat Frash\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Prof. Zymer Mehani 1. Motoja e rilind\u00ebsve: \u201cPa shkrim t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe s\u2019do t\u00eb ket\u00eb as Shqip\u00ebri\u201d L\u00ebvizja p\u00ebr alfabetin dhe shkrimin shqip ka qen\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e p\u00ebrpjekjeve mbar\u00ebshekullore t\u00eb kombit ton\u00eb, ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime dhe q\u00ebndrime negative t\u00eb armiqve tan\u00eb komb\u00ebtar\u00eb dhe ka \u00e7ar\u00eb p\u00ebrpara duke pasur pishtar\u00ebt e vet. Lufta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65214,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-6548","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan Prof. Zymer Mehani 1. Motoja e rilind\u00ebsve: \u201cPa shkrim t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe s\u2019do t\u00eb ket\u00eb as Shqip\u00ebri\u201d L\u00ebvizja p\u00ebr alfabetin dhe shkrimin shqip ka qen\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e p\u00ebrpjekjeve mbar\u00ebshekullore t\u00eb kombit ton\u00eb, ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime dhe q\u00ebndrime negative t\u00eb armiqve tan\u00eb komb\u00ebtar\u00eb dhe ka \u00e7ar\u00eb p\u00ebrpara duke pasur pishtar\u00ebt e vet. Lufta [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-11T15:17:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-12T23:10:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/mesonjtorja-korce.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"533\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP\",\"datePublished\":\"2016-09-11T15:17:25+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-12T23:10:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/\"},\"wordCount\":2299,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/mesonjtorja-korce.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/\",\"name\":\"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/mesonjtorja-korce.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-11T15:17:25+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-12T23:10:55+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/mesonjtorja-korce.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/mesonjtorja-korce.jpg\",\"width\":800,\"height\":533,\"caption\":\"M\u00ebsonjtorja, Kor\u00e7\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan Prof. Zymer Mehani 1. Motoja e rilind\u00ebsve: \u201cPa shkrim t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe s\u2019do t\u00eb ket\u00eb as Shqip\u00ebri\u201d L\u00ebvizja p\u00ebr alfabetin dhe shkrimin shqip ka qen\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e p\u00ebrpjekjeve mbar\u00ebshekullore t\u00eb kombit ton\u00eb, ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime dhe q\u00ebndrime negative t\u00eb armiqve tan\u00eb komb\u00ebtar\u00eb dhe ka \u00e7ar\u00eb p\u00ebrpara duke pasur pishtar\u00ebt e vet. Lufta [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-11T15:17:25+00:00","article_modified_time":"2021-12-12T23:10:55+00:00","og_image":[{"width":800,"height":533,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/mesonjtorja-korce.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP","datePublished":"2016-09-11T15:17:25+00:00","dateModified":"2021-12-12T23:10:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/"},"wordCount":2299,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/mesonjtorja-korce.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/","name":"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/mesonjtorja-korce.jpg","datePublished":"2016-09-11T15:17:25+00:00","dateModified":"2021-12-12T23:10:55+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/mesonjtorja-korce.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/mesonjtorja-korce.jpg","width":800,"height":533,"caption":"M\u00ebsonjtorja, Kor\u00e7\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perpjekjet-e-shqiptareve-per-unisimin-e-alfabetit-shqip\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00cbRPJEKJET E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR UNISIMIN E ALFABETIT SHQIP"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6548"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6548\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74494,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6548\/revisions\/74494"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65214"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}