{"id":65784,"date":"2021-03-16T22:42:52","date_gmt":"2021-03-16T21:42:52","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=65784"},"modified":"2021-03-16T22:42:52","modified_gmt":"2021-03-16T21:42:52","slug":"roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/","title":{"rendered":"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" title=\"Izet Abdyli\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/Izet_Abdyli.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Izet Abdyli<\/strong><\/p>\n<p><em>Anton Nik\u00eb Berisha &#8220;Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb&#8230;&#8221; (Gruaja e Kacabashit). Roman p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, botoi &#8220;Faik Konica\u201d Prishtin\u00eb 2020<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrrallat, fabulat, goj\u00ebdh\u00ebnat etj. t\u00eb tradit\u00ebs letrare gojore shpeshher\u00eb u kan\u00eb sh\u00ebrbyer shkrimtar\u00ebve si l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u2019i shtjelluar ato n\u00eb form\u00ebn e tregimeve, novelave apo t\u00eb romaneve, duke i veshur me oreolin artistik.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht nga kjo gurr\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbyer edhe shkrimtari Anton Nik\u00eb Berisha, i cili e ka nd\u00ebrtuar romanin e tij p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb me titull \u201cKush d\u00ebgjoft\u00eb mos tregoft\u00eb&#8230;\u201d (Gruaja e Kacabashit). T\u00eb shtjelluar n\u00eb 12 kapitujve autori ia ka dal\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lidhje harmonike t\u00eb shtresave t\u00eb rr\u00ebfimit, duke ruajtur nj\u00ebsimin dhe kronologjin\u00eb e ngjarjeve.<\/p>\n<p>Romani ka nj\u00eb fillim spontan, q\u00eb nd\u00ebrlidhet me p\u00ebrrall\u00ebn e gjyshes, e cila \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer prej nj\u00eb brezi n\u00eb tjetrin, shekuj me radh\u00eb. Tradita jon\u00eb d\u00ebshmon se zakonisht gjyshet u kan\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebrralla nip\u00ebrve dhe mbesave, prandaj dhe romani fillon me tekstin &#8220;K\u00ebt\u00eb p\u00ebrrall\u00eb ma ka treguar Gjyshja ime. Asaj ja pask\u00ebsh treguar Gjyshja e saj e asaj Gjyshja e saj: Gjyshe pas Gjyshe e brez pas brezi\u201d.<\/p>\n<p>E mira, po dhe veset dhe e keqja, jan\u00eb konceptuar dhe shprehen me mjeshtri n\u00eb tekstin e k\u00ebsaj vepre, sidomos kur shkrimtari jep (n\u00eb fillim) shembullin e djalit t\u00eb mbrapsht\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Lulmirit, i cili pas qortimeve q\u00eb merr nga babai i tij p\u00ebr pun\u00ebt e pamira q\u00eb b\u00ebnte dhe koh\u00ebn e bjerr\u00eb q\u00eb e kalonte me kot, vendos t\u2019i ndreq\u00eb gabimet e tij, p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb mira, duke hequr (pas \u00e7do veprimi t\u00eb mir\u00eb) nga nj\u00eb gozhd\u00eb nga muri. Mir\u00ebpo, aty, megjithat\u00eb, mbesin gjurm\u00ebt, q\u00eb n\u00ebnkupton se disa gabime v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen, pasi q\u00eb pasojat ve\u00e7 jan\u00eb shkaktuar.<\/p>\n<p>Ngjarjet e romanit zhvillohen me plot dramacitet. P\u00ebrmes imagjinat\u00ebs, shkrimtari i ballafaqon dy krye personazhet e romanit: Lulmirin, djalin e nj\u00eb bujari t\u00eb pasur, dhe Delmerin, sh\u00ebrb\u00ebtorin besnik t\u00eb k\u00ebsaj familje. Ndon\u00ebse k\u00ebta marrin nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb rreziksh\u00ebm, vendosm\u00ebria e tyre p\u00ebr t\u00eb realizuar misionin: marrjen e gruas s\u00eb Kacabashit, i v\u00eb ata para provave dhe ballafaqimeve t\u00eb v\u00ebshtira dhe d\u00ebshmon aft\u00ebsin\u00eb dhe guximin e tyre.<\/p>\n<p>Besnik\u00ebria, si virtyt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, shp\u00ebrfaqet tek personazhi i Delmerit, i cili si sh\u00ebrb\u00ebtor i mbretit jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i ndihmoj\u00eb djalit t\u00eb tij, por edhe t\u00eb flijohet p\u00ebr t\u00eb. K\u00ebshillat e Gjuetarit, Dardanesh\u00ebs, N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Bjeshk\u00ebs s\u00eb Madhe, po dhe e t\u00eb tjer\u00ebve se misioni tyre mbart rreziqe t\u00eb shumta, sikur i forcojn\u00eb ata edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Elementet mitologjike, fuqia e zanave (or\u00ebve), magjia e moll\u00ebs, q\u00eb mund\u00ebson hapjen e tok\u00ebs n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Gruas s\u00eb Kacabashit, shpeshher\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u2019i kujtojm\u00eb legjendat e mitet e pasura t\u00eb krijimtaris\u00eb son\u00eb gojore, e q\u00eb me mjeshtri shkrimtari ka arritur t\u2019i ngjiz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr.<br \/>\nRuajtja e fsheht\u00ebsis\u00eb, q\u00eb ng\u00ebrthen shprehja ,,Kush d\u00ebgjoft\u00eb e tregoft\u00eb, gur mermeri u mbaroft\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dhe ka funksion t\u00eb madh, t\u00eb cil\u00ebn autori e ka p\u00ebrdorur me mjesht\u00ebrisht n\u00eb zgjidhjen e situatave nganj\u00ebher\u00eb pa rrug\u00ebdalje, duke zgjidhur k\u00ebshtu dilemat dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e udh\u00ebtimit t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb dy krye personazheve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur q\u00ebllimin e shtruar q\u00eb n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e finj\u00ebs s\u00eb Dardanesh\u00ebs, N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Bjeshk\u00ebs s\u00eb Madhe, po dhe \u00ebndrra e Lulmirit n\u00ebn moll\u00ebn magjike, sidomos tri moll\u00ebt q\u00eb Delmeri i merr dhe e hap tok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb qytetin e Kacabashit, ku jetonte gruaja e bukur e tij, kusht\u00ebzojn\u00eb rrjedh\u00ebn dhe thurjen e nj\u00eb drame t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, dhe i hapin udh\u00eb dhe duke e leht\u00ebsuar marrjen e Gruas s\u00eb Kacabashit dhe martes\u00ebn e Lulmiri me t\u00eb.<\/p>\n<p>Fsheht\u00ebsia: Gruaja Kacabashit kishte brenda n\u00eb trup tre gjarp\u00ebrinj dhe djalit t\u00eb mbretit i kanose e vdekja e sigurt, ruhet deri n\u00eb \u00e7astin e fundit: Delmeri e shp\u00ebton zot\u00ebrin\u00eb e vet nat\u00ebn e dh\u00ebnd\u00ebris\u00eb, duke i mbytur gjarp\u00ebrinjt\u00eb, po i ati i Lulmirit e akuzon p\u00ebr vrasje dhe i k\u00ebrc\u00ebnohet me vdekje. N\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb, Delmeri detyrohet ta tregoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb tij ndaj Lulmirit dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb gur: &#8220;Kush d\u00ebgjoft\u00eb e tregoft\u00eb, gur mermeri u mbaroft\u00eb\u201d. Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbushet ajo q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb fqinja e N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Bjeshk\u00ebs s\u00eb Madhe: gur\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Sado q\u00eb romani p\u00ebrmbyllet tragjikisht: shnd\u00ebrrimi i Lulmirit n\u00eb gur mermeri dhe rikthimi n\u00eb jet\u00eb i Delmerit, megjithat\u00eb mesazhi p\u00ebr triumfin e t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb flijimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kuptimplot\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar stilin e autorit t\u00eb zbatuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, sidomos gjuh\u00ebs figurative t\u00eb pasur po sjell vet\u00ebm dy shembuj.<\/p>\n<p>I pari lidhet me meditimin e Lulmirit para zjarrit n\u00eb vat\u00ebr:<br \/>\nIshte nj\u00eb mbr\u00ebmje vjeshte dhe, si r\u00ebndom, N\u00ebna e kishte ndezur zjarrin e un\u00eb po luaja me drur\u00ebt q\u00eb kishin marr\u00eb flak\u00eb. Zjarri dhe flaka q\u00eb i kishte mb\u00ebrthyer ata dhe ngrihej me nxitim gryk\u00ebs s\u00eb oxhakut, thuajse e t\u00ebrhiqte di\u00e7ka e padukshme, m\u00eb zgjonin kureshtjen e pafund. Nga vjen zjarri vall\u00eb? Kush e shkakton at\u00eb? Ndoshta drut\u00eb e kan\u00eb zjarrin brenda dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, kur vihen n\u00eb oxhak, vetvetiu ai merr jet\u00eb dhe ato fillojn\u00eb t\u00eb ndizen? Po at\u00ebher\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb oxhakut pse nuk ndizen? Po flaka e zjarrit ku shkon? Ndoshta e g\u00eblltit ndonj\u00eb qenie e padukshme? Ndoshta ku\u00e7edra me n\u00ebnt\u00eb krer\u00eb e n\u00ebnt\u00eb gjuh\u00eb ose dragoi shpatull gjer\u00eb e sy skifter, q\u00eb pastaj e nxjerrin p\u00ebrmes goj\u00ebs kur kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb mbrohen ose t\u00eb sulmojn\u00eb? Ndoshta flak\u00ebn e vjedh ndonj\u00eb qenie q\u00eb ne nuk e njohim? [&#8230;]<\/p>\n<p>Mua m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb luaja me zjarrin dhe t\u00eb mendoja p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. Drut\u00eb n\u00eb oxhak i em\u00ebrtoja me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm; i ballafaqoja, i vija nj\u00ebrin kund\u00ebr tjetrit dhe rrija duke i shikuar rr\u00ebket\u00eb e flak\u00ebve q\u00eb m\u00ebsynin nj\u00ebri \u2013 tjetrin: kacafyteshin, shtyheshin ose nj\u00ebsoheshin duke u ngritur lart e m\u00eb lart, thuajse ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb gar\u00eb! Cila flak\u00eb ngadh\u00ebnjente mbi tjetr\u00ebn dhe si mund ta d\u00ebshmonte k\u00ebt\u00eb ngadh\u00ebnjim? Un\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb t\u2019i shihja si e p\u00ebrballonin sulmin q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk shprehej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Doja q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kacafytje t\u00eb ngadh\u00ebnjente ajo flak\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente mua m\u00eb shum\u00eb. Ndoshta gjith\u00eb kjo ishte vet\u00ebm nj\u00eb loj\u00eb q\u00eb ndodhte n\u00eb mendjen time? Ndezja e druve b\u00ebhej jasht\u00eb asaj q\u00eb mendoja un\u00eb!<\/p>\n<p>Ose p\u00ebrshkrimi i ve\u00e7ante i hyrjes s\u00eb vendbanimit t\u00eb Dardanesh\u00ebs, N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Bjeshk\u00ebs s\u00eb Madhe:<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pjerr\u00ebsi e p\u00ebrzgjatur dhe e thelluar; shpati zbret thik teposht\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrball\u00eb ka nj\u00eb ahishte shum\u00ebvje\u00e7are me lisa t\u00eb lart\u00eb q\u00eb thuajse i prekin ret\u00eb. Ajo vijon nga nj\u00eb qarrishte, ku trungjet e disa lisave jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb trash\u00eb sa as dy-tre vet\u00eb nuk mund t\u2019i p\u00ebrthekojn\u00eb. Af\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmb\u00ebsi ngjyr\u00eb plumbi t\u00eb mbyllur. Tek nj\u00eb e \u00e7ar\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trung qarri q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk qet sytha as deg\u00eb, po nuk \u00ebsht\u00eb i thar\u00eb. Thon\u00eb se n\u00ebn t\u00eb Dardanesha i mban thesaret.<\/p>\n<p>Pran\u00eb k\u00ebtij shk\u00ebmbi \u00ebsht\u00eb hyrja q\u00eb t\u00eb shpjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb zgafelle, q\u00eb t\u00eb duket e pafund, po nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. Ajo i sh\u00ebrben N\u00ebn\u00ebs t\u00eb Bjeshk\u00ebs s\u00eb madhe si vend ndeje kur hyn ose del nga sht\u00ebpia. Flitet se Dardanesha rri me qenie t\u00eb magjishme dhe flet me t\u00eb vdekur. Kush ia del t\u00eb hyj\u00eb aty, ka gjas\u00eb q\u00eb ajo, p\u00ebrmes nj\u00eb hyrje t\u00eb n\u00ebndheshme, ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb larg: Aty i ndryn dhe i shpalos fsheht\u00ebsit\u00eb. Duhet t\u00eb kalohet nga nj\u00eb ur\u00eb e nd\u00ebrtuar me gur\u00eb t\u00eb shpirt\u00ebzuar: N\u00ebse Dardanesha nuk kalon s\u00eb pari me qenin e saj mbi ur\u00eb dhe nuk e thot\u00eb urat\u00ebn e fsheht\u00ebsis\u00eb, ura p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast fillon t\u00eb tundet aq shum\u00eb, sa askush nuk mund ta p\u00ebrballoj\u00eb dridhjen dhe do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb humner\u00eb e do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00ebqind copash. As eshtrat pastaj nuk do t\u2019i gjenden.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij romani shkrimtari Anton Nik\u00eb Berisha ka arritur q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb begatoj\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb me nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mrekullueshme, por t\u00eb realizoj\u00eb at\u00eb n\u00eb plotni si n\u00eb aspektin rr\u00ebfimor ashtu dhe n\u00eb at\u00eb artistik, duke na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr me vlera q\u00eb do t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb koh\u00ebs, madje edhe meriton t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend n\u00eb lektur\u00ebn shkollore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Izet Abdyli Anton Nik\u00eb Berisha &#8220;Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb&#8230;&#8221; (Gruaja e Kacabashit). Roman p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, botoi &#8220;Faik Konica\u201d Prishtin\u00eb 2020 P\u00ebrrallat, fabulat, goj\u00ebdh\u00ebnat etj. t\u00eb tradit\u00ebs letrare gojore shpeshher\u00eb u kan\u00eb sh\u00ebrbyer shkrimtar\u00ebve si l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u2019i shtjelluar ato n\u00eb form\u00ebn e tregimeve, novelave apo t\u00eb romaneve, duke i veshur me oreolin artistik. Pik\u00ebrisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":64161,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,11],"tags":[],"class_list":["post-65784","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Izet Abdyli Anton Nik\u00eb Berisha &#8220;Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb&#8230;&#8221; (Gruaja e Kacabashit). Roman p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, botoi &#8220;Faik Konica\u201d Prishtin\u00eb 2020 P\u00ebrrallat, fabulat, goj\u00ebdh\u00ebnat etj. t\u00eb tradit\u00ebs letrare gojore shpeshher\u00eb u kan\u00eb sh\u00ebrbyer shkrimtar\u00ebve si l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u2019i shtjelluar ato n\u00eb form\u00ebn e tregimeve, novelave apo t\u00eb romaneve, duke i veshur me oreolin artistik. Pik\u00ebrisht [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-03-16T21:42:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"448\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK\",\"datePublished\":\"2021-03-16T21:42:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/\"},\"wordCount\":1580,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/\",\"name\":\"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\",\"datePublished\":\"2021-03-16T21:42:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/02\\\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg\",\"width\":600,\"height\":448,\"caption\":\"Anton Nik\u00eb Berisha - Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Izet Abdyli Anton Nik\u00eb Berisha &#8220;Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb&#8230;&#8221; (Gruaja e Kacabashit). Roman p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, botoi &#8220;Faik Konica\u201d Prishtin\u00eb 2020 P\u00ebrrallat, fabulat, goj\u00ebdh\u00ebnat etj. t\u00eb tradit\u00ebs letrare gojore shpeshher\u00eb u kan\u00eb sh\u00ebrbyer shkrimtar\u00ebve si l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u2019i shtjelluar ato n\u00eb form\u00ebn e tregimeve, novelave apo t\u00eb romaneve, duke i veshur me oreolin artistik. Pik\u00ebrisht [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-03-16T21:42:52+00:00","og_image":[{"width":600,"height":448,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK","datePublished":"2021-03-16T21:42:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/"},"wordCount":1580,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/","name":"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","datePublished":"2021-03-16T21:42:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/ank-kush-degjofte-e-mos-tregofte.jpg","width":600,"height":448,"caption":"Anton Nik\u00eb Berisha - Kush d\u00ebgjoft\u00eb e mos tregoft\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/roman-i-realizuar-ne-aspektin-rrefimor-dhe-artistik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ROMAN I REALIZUAR N\u00cb ASPEKTIN RR\u00cbFIMOR DHE ARTISTIK"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65784","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65784"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65784\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65785,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65784\/revisions\/65785"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65784"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65784"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65784"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}