{"id":65934,"date":"2021-03-20T21:00:36","date_gmt":"2021-03-20T20:00:36","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=65934"},"modified":"2021-03-20T21:00:36","modified_gmt":"2021-03-20T20:00:36","slug":"james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/","title":{"rendered":"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div class=\"autori mg\">Autor: <strong>Ardian Arifaj<\/strong><i class=\"fa fa-clock-o\" aria-hidden=\"true\"><\/i> | <em>20 Mars 2021<\/em> &#8211; <a href=\"https:\/\/demokracia.com\/james-rubin-ekskluzivisht-per-demokracia-com-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Demokracia.com<\/a><\/div>\n<div class=\"artikull-foto mg\"><\/div>\n<div class=\"text\">\n<p><strong>James Rubin, Ndihm\u00ebs-sekretari i Shtetit n\u00eb administrat\u00ebn e Bill Klintonit, diplomati amerikan q\u00eb ishte nd\u00ebr protagonist\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb arritjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambouillet, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Demokracia.com \u00ebsht\u00eb shprehur krenar me ndihm\u00ebn amerikane p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur ai ishte pjes\u00eb e Departamentit t\u00eb Shtetit Amerikan.<\/strong><\/p>\n<p>E ardhmja e Kosov\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e lidershipit politik q\u00eb ka vendosur t\u00eb ndez vet\u00ebm \u201cmotorin\u201d e ndryshimeve t\u00eb brendshme dhe t\u00eb mos merret shum\u00eb me faktor\u00ebt e jasht\u00ebm si njohjet, njohja reciproke me Serbin\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Kombet e Bashkuara, v\u00ebren James Rubin dhe shton se p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, evolucioni i Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt nuk do t\u00eb varet nga ajo se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Diplomati q\u00eb p\u00ebrshkruhet edhe si ish-krahu i djatht\u00eb i sekretares Madeleine Albright, e quan fat t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb tani n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb President dhe nj\u00eb Sekretar i Shtetit, q\u00eb Ballkanin e kan\u00eb si nj\u00eb nga momentet p\u00ebrcaktuese t\u00eb angazhimit t\u00eb tyre n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, ku lidershipi amerikan ishte vendimtar dhe kur viktimat ishin ndihmuar dhe agresori ishte sanksionuar.<\/p>\n<p>Ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Departamentit t\u00eb Shtetit Amerikan, p\u00ebr Demokracia.com thot\u00eb se p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb populli dhe lider\u00ebt e Kosov\u00ebs u q\u00ebndrojn\u00eb prapa parimeve demokratike dhe t\u00eb toleranc\u00ebs, parime k\u00ebto q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Per\u00ebndimin t\u00eb intervenoj\u00eb, nuk ka arsye q\u00eb Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb dhe Departamenti i Shtetit t\u00eb mos e shohin Kosov\u00ebn si vend mik dhe vend me t\u00eb cilin vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb ndihmuar.<\/p>\n<p><strong>Demokracia.com: Si m\u00ebsuat p\u00ebr Kosov\u00ebn, si u b\u00eb q\u00eb filluat t\u00eb merreni me Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><strong>James Rubin:<\/strong>\u00a0Kur po m\u00ebsoja p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet si kontrolli i arm\u00ebve, p\u00ebr Bashkimin Sovjetik apo p\u00ebr komunizmin n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, asnj\u00ebher\u00eb nuk kisha \u00ebnd\u00ebrruar q\u00eb do t\u00eb merrem me Kosov\u00ebn. As q\u00eb dija p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr shqiptar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shembull q\u00eb tregon sesa ironike \u00ebsht\u00eb jeta, sesa t\u00eb rast\u00ebsishme mund t\u00eb jen\u00eb gj\u00ebrat, q\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00ebsova m\u00eb von\u00eb, u b\u00eb vend me t\u00eb cilin tani kam nj\u00eb lidhje unike.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi im i par\u00eb n\u00eb rajon ishte n\u00eb vitin 1992, gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kroaci. Administrata e Bushit nuk ishte shum\u00eb e interesuar p\u00ebr rajonin, por un\u00eb si pjes\u00eb e delegacionit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb pata rastin t\u2019i vizitoj t\u00eb gjasht\u00eb republikat e Jugosllavis\u00eb dhe t\u2019i takoj udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre. Kam takuar Millosheviqin, Tugjmanin, Izetbegoviqin.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi shkuam nga Dubrovniku, ku ishim d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb bombardimit t\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb luft\u00ebs. Aty p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pash\u00eb sa i madh ishte dallimi mes pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese. N\u00eb nj\u00ebra an\u00eb kishte civil\u00eb t\u00eb armatosur, nd\u00ebrsa mbi kodra artileri serbe. Ishte luft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe un\u00eb u ndjeva i tmerruar. Fillova t\u00eb mendoj se \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim q\u00eb ta ndalnim luft\u00ebn. Fillova t\u00eb mendoj sa brutale dhe sa e pakuptimt\u00eb ishte kjo q\u00eb po ndodhte n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb Evrop\u00eb. Kur shkuam n\u00eb Serbi, e takuam Millosheviqin dhe d\u00ebgjuam shpjegimet e tij pse duhej t\u00eb b\u00ebhej luft\u00eb. Aty fillova t\u00eb kuptoj m\u00eb mir\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Na d\u00ebrguan edhe n\u00eb Prishtin\u00eb. Ajo q\u00eb m\u00eb kujtohet qart\u00eb \u00ebsht\u00eb takimi me Ibrahim Rugov\u00ebn, n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb s\u00eb tij. Pat\u00ebm nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb zakonshme. Por, ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse tregonte realitetin e tij, ashtu q\u00eb nga ai ndaheshe duke th\u00ebn\u00eb m\u00eb vete \u201cdo t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d. Ishte bised\u00eb intelektuale, e drejt\u00eb dhe inspiruese.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb inspiroi edhe m\u00eb tep\u00ebr q\u00ebndrimi n\u00eb hotelin \u201cGrand\u201d dhe takimi aty me nj\u00eb njeri q\u00eb dukej se punonte p\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ishte shqiptar i Kosov\u00ebs dhe ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb takohej me zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb dhe t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb kushtet q\u00eb ngjasonin me ato t\u00eb Apartheidit. Aty, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb dhom\u00ebs, ishte Shesheli. Dhe t\u00eb shihje frik\u00ebn n\u00eb fytyr\u00ebn e k\u00ebtij njeriu q\u00eb fliste me ne, t\u00eb shihje sesi m\u00eb fliste me frik\u00eb, at\u00ebher\u00eb pash\u00eb n\u00eb t\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cilat kishim lexuar n\u00eb libra dhe q\u00eb d\u00ebgjonim p\u00ebr disident\u00ebt gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoft\u00eb, t\u00eb ithtar\u00ebve t\u00eb lirive e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, k\u00ebtyre heronjve t\u00eb asaj kohe, se ishin t\u00eb intimiduar nga pushteti dhe njer\u00ebzit e pushtetit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas u mora me Bosnj\u00ebn. Atje lufta po fillonte. Njer\u00ebzit ishin t\u00eb frik\u00ebsuar. Sarajeva, nj\u00eb qytet aq i gjall\u00eb, por ku tani njer\u00ebzit flisnin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po vinte. N\u00eb nj\u00eb an\u00eb flisnin p\u00ebr toleranc\u00eb demokratike, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shumetnike, p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u2019i b\u00ebnte lufta k\u00ebtyre vlerave. Dhe, askush nuk dinte si ta evitonte luft\u00ebn. Me Kosov\u00ebn do t\u00eb merresha m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1993, n\u00eb Bosnj\u00eb e solla senatorin Biden, p\u00ebr t\u00eb cilin punoja at\u00ebher\u00eb. B\u00ebra nj\u00eb raport dhe i tregova sa e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte q\u00eb ai t\u00eb vinte. Kam punuar p\u00ebr, at\u00ebher\u00eb senatorin Biden, p\u00ebr 5 vite. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr shkaqe familjare, nuk udh\u00ebtonte shum\u00eb. Por, erdhi n\u00eb rajon dhe vizitoi Kroacin\u00eb, Bosnj\u00ebn, Serbin\u00eb. Nuk erdh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por ishte koha kur lufta n\u00eb Bosnj\u00eb ishte n\u00eb kulm. Ai b\u00ebri nj\u00eb raport p\u00ebr presidentin amerikan dhe sekretarin e shtetit, ku k\u00ebrkonte fuqish\u00ebm sulmet ajrore. Pastaj jeta m\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb administrat\u00ebn Clinton q\u00eb tanim\u00eb ishte n\u00eb pushtet. Madeleine Albright njihej si nd\u00ebr z\u00ebrat e vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkonte di\u00e7ka m\u00eb konkrete dhe un\u00eb, si dikush q\u00eb k\u00ebrkonte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, k\u00ebrkova t\u00eb punoj me t\u00eb. Ajo m\u00eb mori n\u00eb pun\u00eb dhe udh\u00ebtova me t\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb. Kur ajo u b\u00eb Sekretare e Shtetit, Kosova ishte kthyer n\u00eb agjend\u00eb. Ishte koha pas Dejtonit, viti 1998. Prej aty gj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Demokracia.com: Pra, ke m\u00ebsuar p\u00ebr rajonin, p\u00ebr vuajtjet e popujve t\u00eb rajonit, p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb shtruar. Ku hyn Kosova n\u00eb karrier\u00ebn t\u00ebnde personale? Ke luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Pse ndodhi kjo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>James Rubin:<\/strong>\u00a0P\u00ebr mua nuk ka asgj\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb k\u00ebtu. Jam rritur si nj\u00eb hebre amerikan, q\u00eb gjithmon\u00eb ka menduar p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte n\u00eb mendjet e njer\u00ebzve n\u00eb Departamentin e Mbrojtjes dhe n\u00eb Departamentin e Shtetit, n\u00eb vitet e 40-ta. Isha m\u00ebsuar t\u00eb mos i gjykoj njer\u00ebzit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike apo fetare, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb karakterit t\u00eb tyre. Prandaj, kur pash\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodhte n\u00eb Bosnj\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn mendoja se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebja un\u00eb n\u00ebse do t\u00eb isha n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb kisha p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb isha n\u00eb pozit\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka. N\u00eb Bosnj\u00eb b\u00ebra \u00e7far\u00eb munda, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Albright ishte ambasadore n\u00eb Kombet e Bashkuara. N\u00eb koh\u00ebn kur \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs doli n\u00eb sip\u00ebrfaqe, ajo ishte Sekretare e Shtetit dhe mund t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebshtu, ajo dhe un\u00eb, punuam shum\u00eb af\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ajo m\u00eb dha rol m\u00eb t\u00eb madh sesa vet\u00ebm t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>V\u00ebrejt\u00ebm, q\u00eb n\u00eb fillim, se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb si Bosnja, por \u00ebsht\u00eb e ngjashme. Ai q\u00eb ishte i nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb Bosnj\u00eb ishte agresori, Millosheviqi dhe forcat serbe. Prandaj, nuk duhet t\u00eb humbnim vite me sanksione e diplomaci q\u00eb nuk kishte kuptim, por t\u00eb shikojm\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb ta parandalojm\u00eb gjenocidin para se t\u00eb ndodh\u00eb. E jo t\u00eb reagojm\u00eb pasi q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb. Besoj q\u00eb n\u00ebse ka pasur rast ku ka pasur k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr gjenocid dhe \u00ebsht\u00eb reaguar p\u00ebr ta parandaluar at\u00eb, ku lidershipi amerikan ka pasur rol vendimtar, kjo \u00ebsht\u00eb Kosova.<\/p>\n<p><strong>Demokracia.com: Lufta ka mbaruar para m\u00eb shum\u00eb se dy dekada. Kosova \u00ebsht\u00eb shtet q\u00eb 13 vite. Si e sheh Kosov\u00ebn sot?<\/strong><\/p>\n<p><strong>James Rubin:<\/strong>\u00a0E kam vizituar Kosov\u00ebn disa her\u00eb edhe pasi e kam p\u00ebrfunduar sh\u00ebrbimin n\u00eb qeverin\u00eb amerikane. Sa her\u00eb kam ardhur, m\u00eb duhet t\u00eb jem i sinqert\u00eb, Kosova m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur e pak\u00ebndshme, jo aq atraktive fizikisht e shpirt\u00ebrisht. Prishtina ende nuk dukej si kryeqytetet tjera t\u00eb Ballkanit. Por, sa m\u00eb shum\u00eb vija, fillova t\u00eb shoh se nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb ndryshe nga kryeqytetet tjera t\u00eb Ballkanit. Sht\u00ebpit\u00eb tani ishin t\u00eb nd\u00ebrtuara, rrug\u00ebt ishin t\u00eb pastra, nuk kishte m\u00eb frik\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb. Dhe nuk dallonte shum\u00eb prej vendeve tjera. Sllovenia e Kroacia v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura, Mali i Zi e Maqedonia ishin pak m\u00eb ndryshe, por p\u00ebr syt\u00eb e nj\u00eb amerikani, t\u00eb gjitha dukeshin bukur t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>E mbaj mend se isha kritikuar nga pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb jasht\u00ebm amerikan dhe nga gazetar\u00eb, se i kishim v\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha \u201cbastet\u201d n\u00eb U\u00c7K-n\u00eb dhe Hashim Tha\u00e7in. Kishte prej atyre q\u00eb thoshin se po b\u00ebnim gabim t\u00eb madh, se duhej ta p\u00ebrkrahnim Rugov\u00ebn. Por, p\u00ebrgjigjja q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e them ishte se ne apo un\u00eb bashk\u00ebpunuam me Hashim Tha\u00e7in, sepse delegacioni kosovar e zgjodhi at\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb delegacionit. Un\u00eb nuk e zgjodha, por ata. Nd\u00ebrsa, ne e kishim strategjin\u00eb q\u00eb t\u00eb bashkonim Evrop\u00ebn kund\u00ebr Serbis\u00eb, duke bindur kosovar\u00ebt q\u00eb t\u00eb thoshin \u201cPo\u201d dhe Serbia t\u00eb thot\u00eb \u201cJo\u201d. Dhe kjo strategji funksionoi vet\u00ebm sepse Hashim Tha\u00e7i ishte mjaft i men\u00e7ur sa t\u00eb n\u00ebnshkruante Marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb dhe serb\u00ebt jo. Shum\u00eb leht\u00eb ka mundur t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb mos b\u00ebhej. Leht\u00eb ka mundur t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb e t\u00ebra t\u00eb shembej.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, pas luft\u00ebs, kam d\u00ebgjuar t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb: pse po shkon n\u00eb konferenc\u00eb para gazetar\u00ebve me t\u00eb, pas demobilizimit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb? Kisha p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje. NATO donte q\u00eb U\u00c7K-ja t\u00eb demobilizohej. Dhe, udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb nuk kishin frik\u00eb t\u2019i dor\u00ebzonin arm\u00ebt, edhe pse ishin fitimtar\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb kryengritje, nuk kishte ndodhur q\u00eb ushtria kryengrit\u00ebse t\u00eb dor\u00ebzonte arm\u00ebt. P\u00ebrs\u00ebri Hashim Tha\u00e7i ishte ai q\u00eb n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshjen. M\u00eb kontaktoi, m\u00eb konsultoi dhe un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb t\u00eb mos priste, por ta mbaronte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, q\u00eb ta p\u00ebrfundonim edhe k\u00ebt\u00eb me sukses. Pra, p\u00ebrs\u00ebri ishte U\u00c7K-ja e cila zgjodhi at\u00eb q\u00eb ta n\u00ebnshkruante.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u zhvillua nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e besimit me t\u00eb. Fillova ta shoh si njeri q\u00eb e mban fjal\u00ebn. Nuk e gjykova n\u00eb baz\u00eb t\u00eb thashethemeve t\u00eb cinik\u00ebve dhe skeptik\u00ebve t\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb thoshin t\u00eb mos e d\u00ebgjoja at\u00eb. Pra, nuk e gjykova n\u00eb baz\u00eb t\u00eb paragjykimeve, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit me t\u00eb. Dhe n\u00eb vitet q\u00eb pasuan ai u d\u00ebshmua nj\u00eb politikan i v\u00ebrtet\u00eb, si dikush q\u00eb ka mb\u00ebshtetur zhvillimin demokratik. Njer\u00ebzit ndoshta nuk p\u00eblqejn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ai. Asnj\u00eb politikan nuk mund ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por, shikojeni situat\u00ebn sot, kur ai dhe qeveria e tij ka nd\u00ebrtuar k\u00ebto procedura ekstreme p\u00ebr ndjekjen e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb askush nuk e ka b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani. Edhe vet\u00eb iu ka n\u00ebnshtruar k\u00ebtyre procedurave. Ideja se ka di\u00e7ka t\u00eb keqe n\u00eb t\u00eb, u tregua e gabuar.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vazhdoj ta gjykoj n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs sime me t\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk kam par\u00eb fakte p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr krime q\u00eb sigurisht q\u00eb ndodhin n\u00eb luft\u00eb, nga nj\u00eb popullat\u00eb q\u00eb vuan nga nj\u00eb sulmi aq i madh. Por, ta lidh\u00ebsh at\u00eb me k\u00ebto, pa pasur fakte, \u00ebsht\u00eb \u201cguilt by asociation\u201d dhe kjo \u00ebsht\u00eb e gabuar.<\/p>\n<p><strong>Demokracia.com: Ku \u00ebsht\u00eb Kosova sot?<\/strong><\/p>\n<p><strong>James Rubin:<\/strong>\u00a0Gj\u00ebrat nuk zhvillohen shpejt. Vet\u00ebm gjat\u00eb koh\u00ebs sa e kam njohur at\u00eb, Kosova ka kaluar nga koha e atij njeriut n\u00eb hotelin \u201cGrand\u201d q\u00eb frik\u00ebsohej t\u00eb flas\u00eb, te heqja e k\u00ebrc\u00ebnimit serb e deri te shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar nga shumica e shteteve. Por, \u00ebsht\u00eb frustruese ngecja dhe jan\u00eb dy pengesa prej t\u00eb cilave nuk dihet se cila vjen e para, e cila e dyta.<\/p>\n<p>Disa thon\u00eb se problemi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb se zhvillimi i Kosov\u00ebs ngec nga mungesa e njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dhe, t\u00eb tjer\u00ebt thon\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm arsyetim p\u00ebr nj\u00eb sistem politik t\u00eb ngecur. Duket se k\u00ebt\u00eb her\u00eb votuesit e Kosov\u00ebs u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi k\u00ebtyre t\u00eb dyt\u00ebve dhe d\u00ebshirojn\u00eb ta provojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Te lider\u00ebt e rinj nuk e shoh gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ta zgjidhin \u00e7\u00ebshtjen e njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Lider\u00ebt e rinj duket se kan\u00eb prioritete tjera. K\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb nuk jan\u00eb pajtuar as me Rambujen\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk do ndodhnin t\u00eb gjitha tjerat.<\/p>\n<p>K\u00ebta do t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb zgjedhin problemet p\u00ebrbrenda dhe nuk do ta shohin munges\u00ebn e njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Kombet e Bashkuara, n\u00eb NATO, n\u00eb BE, si arsye pse zhvillimi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i kufizuar.<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse e kan\u00eb mir\u00eb. Shpresoj q\u00eb e kan\u00eb mir\u00eb. Shpresoj q\u00eb gj\u00ebrat mund t\u00eb rregullohen. Edhe ashtu, tash p\u00ebr tash, nuk shoh q\u00eb ka lider\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vendosur t\u2019i zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e hapura dhe t\u00eb arrijn\u00eb paqe. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, por \u00ebsht\u00eb fakt.<\/p>\n<p><strong>Demokracia.com: Cili \u00ebsht\u00eb roli i administrat\u00ebs s\u00eb re amerikane? Presidenti Biden ka vizituar rajonin disa her\u00eb, e p\u00ebrmend\u00ebt edhe vet\u00eb. Sekretari i Shtetit, Blinken, e njeh rajonin mir\u00eb. E njeh Kosov\u00ebn, pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me t\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Si do t\u00eb reflektoj\u00eb kjo n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb rajon?<\/strong><\/p>\n<p><strong>James Rubin:<\/strong>\u00a0E ardhmja e Kosov\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, duke u nisur nga ajo q\u00eb e tham\u00eb m\u00eb her\u00ebt, \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e lidershipit politik q\u00eb ka vendosur t\u00eb ndez vet\u00ebm \u201cmotorin\u201d e ndryshimeve t\u00eb brendshme dhe t\u00eb mos merret shum\u00eb me faktor\u00ebt e jasht\u00ebm si njohjet, njohja reciproke me Serbin\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Kombet e Bashkuara. Kjo nuk duket se do t\u00eb jet\u00eb prioritet i tyre. Pra, nuk besoj se evolucioni i Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt do t\u00eb varet nga ajo se kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00ebse do t\u00eb ekzistonte d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje finale t\u00eb paqes. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, keni nj\u00eb President n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe nj\u00eb Sekretar t\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb Ballkanin si nj\u00eb nga momentet p\u00ebrcaktuese t\u00eb angazhimit t\u00eb tyre n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, kur lidershipi amerikan ka qen\u00eb vendimtar, kur viktimat jan\u00eb ndihmuar dhe agresori \u00ebsht\u00eb sanksionuar. Nuk besoj q\u00eb Biden dhe Blinken do ta harrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Biden e konsideron pun\u00ebn e tij n\u00eb Bosnj\u00eb si nj\u00eb nga t\u00eb arriturat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs sa ka qen\u00eb senator. Nuk besoj se do t\u00eb harroj\u00eb se kush n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb populli i Kosov\u00ebs dhe lider\u00ebt e Kosov\u00ebs u q\u00ebndrojn\u00eb prapa parimeve demokratike dhe t\u00eb toleranc\u00ebs, parime k\u00ebto q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Per\u00ebndimin t\u00eb intervenoj\u00eb, nuk ka arsye q\u00eb Sht\u00ebpia e Bardhe dhe Departamenti i Shtetit t\u00eb mos e shohin Kosov\u00ebn si vend mik dhe vend q\u00eb jemi krenar q\u00eb e kemi ndihmuar.<\/p>\n<p><strong>Demokracia.com: A mund t\u00eb presim bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Uashingtonit me kryeqendrat evropiane p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>James Rubin<\/strong>: P\u00ebrgjigjja e menj\u00ebhershme \u00ebsht\u00eb \u201cPO\u201d. Administrata e kaluar nuk ishte e interesuar apo nuk ishte e aft\u00eb q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me partner\u00ebt n\u00eb NATO. I kishte v\u00ebn\u00eb prioritet t\u00eb ul\u00ebt bashk\u00ebpunimit me diplomacin\u00eb evropiane. Nuk ishte e interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb kishte sukses n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes finale, kjo do t\u00eb ishte interesante, por nuk ia dol\u00ebn. As q\u00eb e filluan. Nuk \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb isha kund\u00ebr, mos t\u00eb keqkuptohem. N\u00ebse do t\u00eb gjendej nj\u00eb zgjidhje q\u00eb do t\u00eb sillte njohje reciproke me Serbin\u00eb, nuk shoh arsye pse Shtetet e Bashkuara do t\u00eb thoshin \u201cnuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d. Kjo nuk ka kuptim. Por, kjo nuk ndodhi.<\/p>\n<p>Tash jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur rruga evropiane \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar, t\u00eb mos them \u00ebsht\u00eb margjinalizuar si politik\u00eb. Ka probleme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb. Ka rreziqe t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb. Besoj se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb administrata t\u00eb zgjedh q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me evropian\u00ebt \u2013 dhe besoj se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2013 dhe t\u00eb luaj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon. Koh\u00ebt e fundit, Amerika \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme sepse Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Rreziku p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl. Prandaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e duhur q\u00eb fqinj\u00ebt t\u00eb luajn\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh. Pra, do t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunim ose t\u00eb themi m\u00eb mir\u00eb \u2013 do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb sinkronizimit.<\/p>\n<p><strong>Demokracia.com: A mendoni se ky \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr sukses n\u00eb dialog?<\/strong><\/p>\n<p><strong>James Rubin:<\/strong>\u00a0Nuk besoj se \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr sukses n\u00eb dialog \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e aktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm. Mendoj se \u00e7el\u00ebsi i suksesit n\u00eb dialog \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e lider\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi. \u00c7\u00ebshtjet nuk duhet t\u2019u n\u00ebnshtrohen presionit nga jasht\u00eb, t\u00eb detyrohet nj\u00eb shtet t\u00eb njoh nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb shtet t\u2019i harroj\u00eb t\u00eb gjitha pasojat e luft\u00ebs. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e vendeve per\u00ebndimore. Ne besojm\u00eb se edhe vendet e vogla kan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb nj\u00ebjta dhe jan\u00eb t\u00eb barabarta me ne. Askush nuk mund t\u2019u thot\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm Rusia e Putinit dhe Kina e Xi-s\u00eb n\u00eb fakt. Ato thon\u00eb \u201cjemi shtet i madh dhe mund t\u2019u themi t\u00eb tjer\u00ebve se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb duart e vet\u00eb shteteve t\u00eb vendosin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. A duhet t\u2019i ndihmojm\u00eb, a duhet t\u2019u ofrojm\u00eb incentiva? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb \u201cpo\u201d. Por, a duhet t\u00eb jemi faktor vendimtar? Jo, nuk duhet t\u00eb jemi. N\u00ebse ka lider\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb e t\u00eb nevojshme, ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i ndihmojm\u00eb. Por, n\u00ebse kjo u duket se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta, ne nuk mund t\u00eb ndihmojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Demokracia.com: A mund t\u00eb presim q\u00eb t\u00eb keni rol n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb rajon si pjes\u00eb e administrat\u00ebs s\u00eb re?<\/strong><\/p>\n<p><strong>James Rubin:<\/strong>\u00a0Puna q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe kontaktet me miqt\u00eb e mi atje \u00ebsht\u00eb pun\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn krenohem m\u00eb s\u00eb shumti nga koha sa punova n\u00eb qeveri. Jam krenar q\u00eb njer\u00ebzit si Presidenti Clinton, si Sekretarja Albright dhe un\u00eb pat\u00ebm mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshime t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr njer\u00ebzit. Jam krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Jam krenar sesi \u00ebsht\u00eb rritur Kosova, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur, nuk \u00ebsht\u00eb pa v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>A do t\u00eb kem ndonj\u00eb rol n\u00eb t\u00eb ardhmen? N\u00eb sistemin ton\u00eb kjo nuk varet nga un\u00eb. Do t\u00eb ishte mashtrim t\u00eb them se nuk m\u00eb intereson puna n\u00eb qeveri. M\u00eb intereson. Kam punuar p\u00ebr Presidentin Biden p\u00ebr kat\u00ebr vite kur ai ishte senator. E njoh shum\u00eb mir\u00eb Sekretarin e Shtetit. Dhe n\u00ebse m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike n\u00eb Evrop\u00eb, do t\u00eb isha i nderuar. N\u00ebse m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Azi, edhe k\u00ebt\u00eb do ta pranoja. Por, nuk e di. Shpresoj q\u00eb, pa marr\u00eb parasysh se si, t\u00eb jem n\u00eb gjendje t\u00eb ndihmoj.<\/p>\n<p><strong>Demokracia.com: Cili do t\u00eb ishte mesazhi juaj p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe kosovar\u00ebt tani n\u00eb k\u00ebto rrethana q\u00eb i p\u00ebrshkruat?<\/strong><\/p>\n<p><strong>James Rubin:<\/strong>\u00a0T\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb dhe lider\u00ebt e tyre do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb me veten e tyre p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb t\u00eb ecet p\u00ebrpara. N\u00eb demokraci \u2013 dhe ne e kemi m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e Trumpit \u2013 \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr lider\u00ebt q\u00eb t\u00eb premtojn\u00eb gjith\u00e7ka e t\u00eb mos arrijn\u00eb asgj\u00eb, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Trump me premtimet p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kur lider\u00ebt premtojn\u00eb se \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb zgjidhet, zakonisht e kan\u00eb gabim.\u00a0<strong>\/<a href=\"http:\/\/demokracia.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Demokracia.com<\/a>\/<\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Ardian Arifaj | 20 Mars 2021 &#8211; Demokracia.com James Rubin, Ndihm\u00ebs-sekretari i Shtetit n\u00eb administrat\u00ebn e Bill Klintonit, diplomati amerikan q\u00eb ishte nd\u00ebr protagonist\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb arritjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambouillet, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Demokracia.com \u00ebsht\u00eb shprehur krenar me ndihm\u00ebn amerikane p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur ai ishte pjes\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65935,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,34],"tags":[],"class_list":["post-65934","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-politike"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Autor: Ardian Arifaj | 20 Mars 2021 &#8211; Demokracia.com James Rubin, Ndihm\u00ebs-sekretari i Shtetit n\u00eb administrat\u00ebn e Bill Klintonit, diplomati amerikan q\u00eb ishte nd\u00ebr protagonist\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb arritjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambouillet, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Demokracia.com \u00ebsht\u00eb shprehur krenar me ndihm\u00ebn amerikane p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur ai ishte pjes\u00eb e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-03-20T20:00:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/James-Rubin.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\",\"datePublished\":\"2021-03-20T20:00:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/\"},\"wordCount\":3724,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/James-Rubin.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Politik\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/\",\"name\":\"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/James-Rubin.jpg\",\"datePublished\":\"2021-03-20T20:00:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/James-Rubin.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/James-Rubin.jpg\",\"width\":800,\"height\":480,\"caption\":\"James Rubin\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Autor: Ardian Arifaj | 20 Mars 2021 &#8211; Demokracia.com James Rubin, Ndihm\u00ebs-sekretari i Shtetit n\u00eb administrat\u00ebn e Bill Klintonit, diplomati amerikan q\u00eb ishte nd\u00ebr protagonist\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb arritjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambouillet, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Demokracia.com \u00ebsht\u00eb shprehur krenar me ndihm\u00ebn amerikane p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur ai ishte pjes\u00eb e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-03-20T20:00:36+00:00","og_image":[{"width":800,"height":480,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/James-Rubin.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn","datePublished":"2021-03-20T20:00:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/"},"wordCount":3724,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/James-Rubin.jpg","articleSection":["Artikuj","Politik\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/","name":"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/James-Rubin.jpg","datePublished":"2021-03-20T20:00:36+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/James-Rubin.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/James-Rubin.jpg","width":800,"height":480,"caption":"James Rubin"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/james-rubin-biden-dhe-blinken-fat-i-mire-per-kosoven\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"James Rubin: Biden dhe Blinken, fat i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65934"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65936,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65934\/revisions\/65936"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}