{"id":66121,"date":"2021-03-26T22:20:09","date_gmt":"2021-03-26T21:20:09","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=66121"},"modified":"2021-03-27T00:24:15","modified_gmt":"2021-03-26T23:24:15","slug":"21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/","title":{"rendered":"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure style=\"width: 250px\" class=\"wp-caption alignright\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/naxhije_doci1.jpg\" alt=\"Naxhije Do\u00e7i\" width=\"250\" height=\"380\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Naxhije Do\u00e7i<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Naxhije Do\u00e7i<\/strong> \u2013 <em>Prishtin\u00eb<\/em><\/p>\n<p>(<em>Fragment nga libri \u201cSHPIRTI I D\u00cbRMUAR &#8211; Dhuna serbe kund\u00ebr femr\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb 1997-1999 &#8211; Botim 2001 &#8211; Naxhije Do\u00e7i<\/em>)<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb tmerrshme dhe shfaros\u00ebse sebe t\u00eb vitit 1999, n\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb Naxhije Do\u00e7i, autorja e librit: \u201cSHPIRTI I D\u00cbRMUAR-Dhuna serbe kund\u00ebr femr\u00ebs shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb 1997-1999\u201d, vizitova shum\u00eb familje n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, q\u00eb kishin t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb zhdukur, se doja q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb isha p\u00ebr pak koh\u00eb bashk\u00eb me ta, n\u00eb ndarje t\u00eb dhembjes s\u00eb madhe q\u00eb kishin p\u00ebr humbjen e m\u00eb t\u00eb dashurve t\u00eb tyre. Doja q\u00eb t\u00eb isha n\u00eb mesin e tyre edhe n\u00eb ndarjen e krenaris\u00eb q\u00eb kishin ata p\u00ebr lirin\u00eb e shum\u00ebpritur t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe kishin r\u00ebn\u00eb familjar\u00ebt e shtrenjt\u00eb t\u00eb tyre. Gjat\u00eb vizitave t\u00eb tilla mblidhja edhe sh\u00ebnime p\u00ebr p\u00ebrjetimet dhe p\u00ebsimet e gruas shqiptare dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb tmerrshme dhe t\u00eb pabarabart\u00eb serbe, se mendoja q\u00eb t\u2019i v\u00ebja n\u00eb let\u00ebr ngjarjet e tilla.<\/p>\n<p>M\u00eb dukej i nevojsh\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm nj\u00eb veprim i till\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos e harrojm\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dhembshme dhe realitetin ton\u00eb t\u00eb hidhur historik. Q\u00eb t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb me dije edhe bot\u00ebs demokratike p\u00ebr krimet dhe barbarit\u00eb mesjetare t\u00eb forcave serbe mbi popullat\u00ebn e paarmatosur shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. Rr\u00ebfimet e mbledhura m\u00ebnj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs, pra n\u00eb vitin 2000 i p\u00ebrpunova i mbar\u00ebshtova me t\u00eb gjitha kriteret e nj\u00eb libri monografik dhe n\u00eb janar 2001 i botova me titull \u201cSHPIRTI I D\u00cbRMUAR-Dhuna serbe kund\u00ebr femr\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb 1997-1999\u201d. Q\u00eb ngjarjet n\u00eb lib\u00ebr t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb autentike, rr\u00ebfimet i kam p\u00ebr p\u00ebrpunuar realisht dhe n\u00eb form\u00eb tregimi, por t\u00eb trajtuara n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb, pra ia kam l\u00ebn\u00eb rolin kryesor personazhit t\u00eb rr\u00ebfimit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej vizitave t\u00eb b\u00ebra n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, ishte edhe ajo e b\u00ebr\u00eb n\u00eb vendlindjen time, n\u00eb Therand\u00ebn time dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb biseduar me t\u00eb shp\u00ebtuaren nga masakra serbe e 26 marsit 1999, Vjollca Berisha. N\u00eb dit\u00ebn e vizit\u00ebs sime n\u00eb Familjen Berisha, Vjollca Berisha dukej p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi e heshtur. Dukej edhe se ishte edhe shum\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr tmerret q\u00eb i kishte p\u00ebrjetuar nga krimet e foscave ushtarake serbe mbi t\u00eb, si edhe mbi an\u00ebtar\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb saj. N\u00eb p\u00ebrpjekjet e mia q\u00eb t\u00eb bisedoja me t\u00eb, ajo m\u00ebzi q\u00eb i qilte buz\u00ebt e b\u00ebra shkrum nga tmerret e p\u00ebrjetuara. Q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohej pak Vjollca, sepse ajo rrinte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e heshtur dhe duke e shtr\u00ebnguar edhe duart\u00eb, un\u00eb fillova bised\u00ebn me an\u00ebtar\u00ebt t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb familjes, kuptohet bised\u00eb e lir\u00eb dhe me p\u00ebrpjekje p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr tema t\u00eb tjera dhe asesi p\u00ebr tem\u00ebn q\u00eb e kisha n\u00eb planifikim, p\u00ebr at\u00eb t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas pak minutash dhe dal\u00eb ngadal\u00eb Vjollca sikur u qet\u00ebsua pak. Filloi edhe q\u00eb t\u00eb m\u00eb shikoj\u00eb pak edhe si m\u00eb ndryshe, q\u00eb mua m\u2019u duk se shikimi i saj shprehte nj\u00eb si mir\u00ebseardhje p\u00ebr mua. M\u2019u duk q\u00eb edhe m\u00eb njohu q\u00eb ishim t\u00eb nj\u00eb vendi dhe me lidhje familjare n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb shkuara, por m\u00eb shum\u00eb me af\u00ebrsi t\u00eb m\u00ebdha shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>&#8211; Si t\u00eb flas p\u00ebr tmerret q\u00eb i kam p\u00ebrjetuar, prej nga t\u00eb filloj- Ishin fjal\u00ebt e papritura t\u00eb saj&#8230;? Oh, O Zot i Madh!<br \/>\nBised\u00ebn e filluam vet\u00ebm kur Vjollca Berisha u lirua pak nga ankthi i shqet\u00ebsimit t\u00eb madh&#8230;!<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR T\u00cb VDEKUR M\u00cb KAN\u00cb GJUAJTUR N\u00cb KAMION<\/strong><\/p>\n<p>Quhem Vjollc\u00eb Berisha dhe u linda e u rrita n\u00eb Therand\u00eb (Suharek\u00eb). Jam 36 vje\u00e7are. Burri im quhej Sedat Berisha dhe ishte 46 vje\u00e7ar, kur e vran\u00eb mizorisht kriminel\u00ebt serb\u00eb. N\u00eb prag t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb e vran\u00eb m\u00eb 26 mars t\u00eb vitit 1999, bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllain dhe me kush\u00ebrinjt\u00eb. I vran\u00eb dhe i dogj\u00ebn bashk\u00eb me sht\u00ebpin\u00eb. Ndoshta t\u00eb gjall\u00eb i dogj\u00ebn, se nuk na lan\u00eb as ta kthejm\u00eb kryet prapa, q\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb se \u00e7ka iu b\u00ebn\u00eb. Gjurm\u00eb prej tyre mbet\u00ebn vet\u00ebm hiri dhe eshtrat. P\u00ebr mua dhe p\u00ebr djalin tim t\u00eb gjall\u00eb, Gramozin, si edhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb familjen ton\u00eb e tmerrshme dhe kobzez\u00eb ishte dita e asaj fillimpranvere t\u00eb vitit 1999. Ishin koh\u00ebra shum\u00eb t\u00eb trazuara dhe t\u00eb p\u00ebrgjakura ato dy fundvite t\u00eb shekullit nj\u00ebzet mbi Kosov\u00ebn e lodhur dhe t\u00eb rraskapitur nga rob\u00ebrimi i gjat\u00eb serb. Ishte luft\u00eb kretjt\u00ebsisht e pabarabart\u00eb dhe e mbarsur me tmerre tragjike, ku kriminel\u00ebt serb\u00eb t\u00eb armatosur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb, vran\u00eb e pren\u00eb gra e f\u00ebmij\u00eb t\u00eb pambrojtur. Vran\u00eb e pren\u00eb edhe burra n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe k\u00ebshtu p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr ne q\u00eb n\u00eb nism\u00eb t\u00eb luft\u00ebs e vran\u00eb buz\u00ebqeshjen e jet\u00ebs son\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Na lan\u00eb q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb me dh\u00ebmbje t\u00eb trishtueshme p\u00ebr tragjedin\u00eb e r\u00ebnd\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb e Sedati i kishim dikur tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekullush\u00ebm, si tri rreze dielli, prej t\u00eb cil\u00ebve dy i vran\u00eb, Dafin\u00ebn 16 vje\u00e7are dhe Drilonin 14 vje\u00e7ar. Gati e shuan familjen dhe e venit\u00ebn g\u00ebzimin e jet\u00ebs son\u00eb! Tani kemi mbetur un\u00eb e Gramozi 10 vje\u00e7ar p\u00ebr t\u2019i kujtuar t\u00eb tjer\u00ebt. O Zot, sa e v\u00ebshtir\u00eb qenka jeta pa t\u00eb dashurit e shpirtit&#8230;?!<\/p>\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb prekse flet Vjollca, tek e cila q\u00eb n\u00eb vrojtim t\u00eb par\u00eb njeriu mund t\u00eb v\u00ebrej\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim karakteristik t\u00eb nj\u00eb gruaje t\u00eb sjellshme dhe t\u00eb edukuar. N\u00eb pamje i kishte t\u00eb vij\u00ebzuara ende gjurm\u00ebt e t\u00eb k\u00ebqijave tmerruese, q\u00eb i p\u00ebrjetoi duke qen\u00eb n\u00eb mes t\u00eb jet\u00ebs dhe vdekjes. Kishte nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb heshtur dhe nj\u00eb shikim her\u00eb pas herash t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi t\u00eb pap\u00ebrcaktuar, prej nga si duket p\u00ebrpiqej p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar n\u00eb kujtime t\u00eb dashurit e vet, q\u00eb i kishte humbur sa \u00e7el\u00eb e mbyll\u00eb syt\u00eb&#8230; Flok\u00ebt i kishte ngjyr\u00eb g\u00ebshtenj\u00eb, q\u00eb shpeshher\u00eb i binin mbi syt\u00eb dikur t\u00eb bukur, sot t\u00eb mekur e disi t\u00eb thelluar n\u00eb grop\u00ebza. Me t\u00eb dyja duart\u00eb e mbulonte fytyr\u00ebn e vrerosur, sikur donte p\u00ebr ta ndalur ngash\u00ebrimin e dhimbjen e madhe. K\u00ebshtu q\u00ebndronte nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr. Kur qet\u00ebsohej pak i hiqte duart\u00eb nga fytyra e p\u00ebrlotur, flok\u00ebve t\u00eb gjata iu jepte nj\u00eb f\u00ebrf\u00ebllim\u00eb prapa dhe me ofshamje t\u00eb thella ulej n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb dhom\u00ebs dhe rrinte e strukur dhe e heshtur. P\u00ebr nj\u00eb moment ngritej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe n\u00eb syzen e dollapit q\u00eb gjendej n\u00eb dhom\u00ebn ku rrinte, e nxirrte her\u00eb pas her\u00eb nj\u00eb fotografi, q\u00eb ishte pjes\u00ebrisht\u00eb e djegur.<\/p>\n<p>&#8211; E Sedatit \u00ebsht\u00eb kjo fotografi &#8211; i fliste Vjollca m\u00eb tep\u00ebr vet\u00ebvet\u00ebs se sa t\u00eb tjer\u00ebve.<br \/>\nIshte i pash\u00ebm dhe shum\u00eb i sjellsh\u00ebm burri im. P\u00ebrher\u00eb e kisha p\u00ebrkrahjen e tij dhe un\u00eb sikur fluturoja nga g\u00ebzimi p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen q\u00eb kishte ai ndaj meje.<\/p>\n<p>U shkollova me mundime n\u00eb vendlindjen time t\u00eb bukur, dhe pasi e kreva shkoll\u00ebn e mesme, u martova. M\u00eb d\u00ebshir\u00eb u martova me djalin, me t\u00eb cilin u njoh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur pranvere. Kishim kushte mesatarisht t\u00eb mira p\u00ebr jetes\u00eb. Edhe un\u00eb hyra n\u00eb pun\u00eb si n\u00ebpun\u00ebse dhe kjo m\u00eb g\u00ebzoi pa mas\u00eb, se t\u00eb pakt\u00ebn e kisha nj\u00eb element t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs sime. G\u00ebzimi im nuk zgjati shum\u00eb, se e shkurtoi gjakpir\u00ebsi serb, si\u00e7 e shkurtoi g\u00ebzimin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Ishin vite t\u00eb v\u00ebshtira ato, kur pothuajse t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt u p\u00ebrzun\u00eb nga vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs. N\u00eb vendet tona t\u00eb pun\u00ebs hyn\u00eb serb\u00ebt dhe ve\u00e7 kishin filluar m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb t\u00eb silleshin kolon\u00ebt e rinj t\u00eb sjellur nga Kroacia e Bosna e Hercegovina. Shqiptar\u00ebt mbet\u00ebn rrug\u00ebve dhe rrinin kot n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb papun\u00eb e me shum\u00eb halle. Pasoi kriza e madhe ekonomike dhe migrimi i shqiptar\u00ebve jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Dal\u00ebngadal\u00eb zbrazej Kosova nga shqiptar\u00ebt dhe kjo ishte nj\u00eb breng\u00eb e madhe p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Un\u00eb jetoja n\u00eb bashk\u00ebsi familjare me prind\u00ebrit dhe v\u00ebllaz\u00ebrit e burrit tim, ku secili an\u00ebtar i familj\u00ebs i aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb i kishte obligimet e veta. M\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ishte se aty n\u00eb mes t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes kishte harmoni dhe mir\u00ebkuptim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Kjo atmosfer\u00eb e koordinuar familjare ndikoi q\u00eb un\u00eb leht\u00eb t\u2019i p\u00ebrshtatem jet\u00ebs s\u00eb re dhe kjo e kishte nj\u00eb dom\u00ebth\u00ebnie t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>M\u00eb lind\u00ebn pastaj f\u00ebmij\u00ebt dhe tani t\u00ebr\u00eb jeta ime ishte e orientuar p\u00ebr t\u2019i rritur dhe p\u00ebr t\u2019i edukuar, me \u00e7\u2019rast ndjeja nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me, kur i shihja duke u rritur. Kur qeshnin f\u00ebmij\u00ebt e mij foshnje,kishin nj\u00eb z\u00eb karakteristik \u00ebmb\u00eblzues p\u00ebr ne prind\u00ebt, dhe dyshoja se mos po gullmoj tep\u00ebr n\u00eb ta. Shpeshher\u00eb nga nj\u00eb ndjenj\u00eb e till\u00eb mundohesha t\u00eb largohesha, se m\u00eb kujtoheshin fjal\u00ebt e gjysh\u00ebs, e cila m\u00eb thoshte q\u00eb t\u00eb mos i shikoj f\u00ebmij\u00ebt gjat\u00eb me sy t\u00eb ngulitur, se mund t\u2019iu mirrja m\u00ebsysh. E respektoja mendimin e shprehur t\u00eb gjysh\u00ebs, por megjithat\u00eb nuk mund p\u00ebrmbahesha&#8230;<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e mij rriteshin n\u00ebp\u00ebr p\u00ebrflakjet e koh\u00ebve tona, ashtu si\u00e7 ishim rritur edhe ne n\u00ebn pesh\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb s\u00eb gjat\u00eb. Koha e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre u b\u00eb e trazuar. T\u00eb gjitha koh\u00ebt tona ishin t\u00eb trazuara. F\u00ebmij\u00ebt e mij, por edhe f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nuk m\u00ebsonin m\u00eb n\u00eb lokalet e tyre shkollore, sepse pushtuesi serb i kishte p\u00ebrz\u00ebn\u00eb qysh para dhjet\u00eb vjet\u00ebsh dhe ua kishte zaptuar. Nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb m\u00ebsonin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb-shkolla, n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb r\u00ebnda. Edhe pse nuk kishin as banka shkollore, korrnin suksese t\u00eb vazhdueshme mu para syrit kriminel t\u00eb pushtuesit barbar.<\/p>\n<p>Dafina ime si nx\u00ebn\u00ebse shp\u00ebrblehej p\u00ebrher\u00eb me medalje p\u00ebr dituri dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vazhdimisht e g\u00ebzonte shkoll\u00ebn e vet ku m\u00ebsonte. E ve\u00e7anta e mrekullis\u00eb ishte, se m\u00eb s\u00eb shumti na g\u00ebzonte ne prind\u00ebve. Ajo i pat vet\u00ebm 16 pranvera, kur me gjakun e vet\u00eb i ujiti rr\u00ebnj\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. E Driloni im me syrin e tij pish\u00eb?! Kurr\u00eb nuk kam mundur p\u00ebr ta ndalur q\u00eb t\u00eb mos dilte n\u00eb protesta, kur k\u00ebrkohej liria e Kosov\u00ebs. Edhe pse ishte i ri, dinte t\u00eb logjikonte se ishim t\u00eb rob\u00ebruar dhe se nuk kishte loj\u00ebra t\u00eb qeta f\u00ebmij\u00ebrore. As nuk mund t\u00eb shkonte i qet\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, se rruga ishte e mbushur me polic\u00eb serb\u00eb dhe m\u00eb ushtar\u00eb e me tanke serbe, t\u00eb cil\u00ebt dinin vet\u00ebm t\u00eb vrisnin, t\u00eb masakronin, t\u00eb pla\u00e7kisnin dhe t\u00eb shkat\u00ebrronin \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ishte shqiptare. Sikur u poq para kohe Driloni im, se kishte sjellje dhe qendrime gati burr\u00ebrore. Sikur e kuptoi se jeta e shqiptarit ishte t\u00ebr\u00eb lot\u00eb e gjak&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; O Zot, f\u00ebmij\u00ebt e mij nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00eb! M\u2019i vran\u00eb gjakpir\u00ebsat n\u00eb dit\u00ebn e 26 marsit t\u00eb vitit 1999. Trishtuesh\u00ebm m\u2019i vran\u00eb n\u00eb lokalin e p\u00ebrgjakur n\u00eb Q\u00ebndr\u00ebn Zejtare. Me dhun\u00eb na mbyll\u00ebn n\u00eb at\u00eb lokal t\u00eb tmerrit dhe na vran\u00eb e na masakruan pamshirsh\u00ebm. Ishte fillimpranvera m\u00eb e p\u00ebrgjakshme q\u00eb mbahet mend ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebto an\u00ebt tona. Ishte fundshekulli i dhembjeve t\u00eb pafuntme&#8230; Ndoshta edhe duke i vrar\u00eb e masakruar m\u2019i kan\u00eb madh\u00ebshtuar f\u00ebmij\u00ebt e mij si engjuj p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb pavdek\u00ebsi&#8230; K\u00ebshtu po m\u00eb thon\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrpiqen t\u00eb m\u00eb ngushllojn\u00eb. Por, un\u00eb kam mbetur pa ta!!! O Zot i Madh\u00eb, si k\u00ebsshtu&#8230;?!<\/p>\n<p>N\u00eb vendlindjen time q\u00eb nga viti 1998 u ballafaquam me ofensivat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme serbe. Luft\u00eb e rrebt\u00eb u b\u00eb gjithkah gjat\u00eb atij viti. Me jav\u00eb e me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb shihnim vet\u00ebm tym e flak\u00eb. Digjeshin fshatrat shqiptare p\u00ebrreth, si Bukoshi, Vraniki, Buzhala, Dardha (Sllapuzhani), Gurmadhi (Peqani), Lumari (Reshtani), Gurrasi (Sedenqani), Vneshta (Samadragja) etj. U shkat\u00ebrruan e u zhduk\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb dhe pasurit\u00eb e tyre si t\u00eb mos kishin qen\u00eb kurr\u00eb aty. Banor\u00ebt e k\u00ebtyre fshatrave masovikisht i d\u00ebbuan nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe i vran\u00eb e i masakruan kudo q\u00eb i gjet\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe ne n\u00eb Therand\u00eb aso kohe gdhiheshim dhe ngryseshim me shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha nga bresherit\u00eb e plumbave dhe t\u00eb granatave, q\u00eb na binin mbi krye. L\u00ebvizjet e lira t\u00eb shqiptar\u00ebve ishin t\u00eb kufizuara dit\u00ebn edhe nat\u00ebn, apo edhe krejt\u00ebsisht t\u00eb ndaluara. Ata q\u00eb nuk i respektonin k\u00ebto rregulla luanin me kok\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Kur m\u00eb 24 mars 1999 filluan sulmet e para t\u00eb aeroplan\u00ebve t\u00eb NATO-s mbi pozicionet serbe, ne u g\u00ebzuam shum\u00eb. Nuk e dinim fare, se pas jo m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb-gjasht\u00eb or\u00ebsh g\u00ebzimin e till\u00eb do ta paguajm\u00eb me jet\u00ebn dhe me gjakun e m\u00eb t\u00eb dashur\u00ebve tan\u00eb\u2026 E merrnim me mend se serb\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyre apo tjet\u00ebr, do t\u00eb hakmerren n\u00eb ne shqiptar\u00ebt, por se do t\u00eb bie mbi familjen ton\u00eb tragjedia m\u00eb e madhe e urrejtj\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, k\u00ebt\u00eb\u00eb as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nuk kemi mundur q\u00eb ta merrnim me mend&#8230; Kishte m\u00eb se dy vjet\u00eb q\u00eb flitej p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb e NATO-s p\u00ebr sulme, po q\u00eb se regjimi serb nuk e ndal dhun\u00ebn dhe terrorin mbi popullin e pafajsh\u00ebm shqiptar, por ne disi i merrnim me rezerv\u00eb lajmet e tilla&#8230; Prej moti erreshim e g\u00ebdhiheshim me trishtime nga pushtuesi serb dhe normal q\u00eb nga pesha e r\u00ebnd\u00eb e nj\u00eb trajtimi t\u00eb till\u00eb tmerrues mesjetar, q\u00eb na b\u00ebhej si popull n\u00eb trojet tona, ndonj\u00ebher\u00eb ndoshta edhe kemi menduar, se mos edhe Bota e edhe Zoti jan\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Serbis\u00eb fashizoide. Normal q\u00eb e v\u00ebrteta ishte ndryshe dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrteteje ndryshoi edhe bindja jon\u00eb, se n\u00eb bot\u00eb, megjithat\u00eb dominon drejt\u00ebsia dhe humaniteti\u2026<\/p>\n<p>M\u00eb 25 mars 1999 ishte dita e dyt\u00eb pas sulmeve t\u00eb aeroplan\u00ebve t\u00eb NATO-s mbi pozicionet serbe. N\u00eb dukjen e par\u00eb ishte nj\u00eb qet\u00ebsi, por thelb\u00ebsisht ajo qet\u00ebsi ishte e rrejshme dhe vrastare. \u00c7dokund ndihej nj\u00eb heshtje e tmerrshme&#8230;N\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb m\u00ebngjesit, papritmas n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb hyn\u00eb njer\u00ebz si t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb uniformuar, t\u00eb cil\u00ebve u prinin disa serb\u00eb vend\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ne edhe i njihnim. Ishin Zorani i Peros dhe Mishkoviqi, q\u00eb dikur kishin punuar n\u00eb nj\u00eb zyre bashk\u00eb me shqiptar\u00ebt. K\u00ebta tani ishin b\u00ebr\u00eb kryekriminel\u00eb u prinin kriminel\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb serb\u00eb t\u00eb ardhur nga Serbia. Na bastis\u00ebn sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb dhe t\u00eb kunatit si edhe sht\u00ebpit\u00eb e djem\u00ebve t\u00eb axh\u00ebs s\u00eb burrit tim, t\u00eb cil\u00ebve u mor\u00ebn shuma t\u00eb m\u00ebdha parash pa dh\u00ebn\u00eb kurrfar\u00eb shpjegimesh p\u00ebr to. Nd\u00ebrsa pronar\u00ebt e parave, Nexhatin dhe Fatonin, t\u00eb cil\u00ebt ishin v\u00ebllez\u00ebr, n\u00eb prani t\u00eb familjes i rrahen me shufra gome dhe me kundak pushk\u00ebsh derisa i alivanos\u00ebn dhe i shtrin\u00eb p\u00ebr tok\u00eb. I rrah\u00ebn dhe i malltretuan edhe t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb hasnin n\u00eb ta. Ishin t\u00eb tmerrsh\u00ebm n\u00eb dukje kriminel\u00ebt, me fytyra t\u00eb ngjyrosura dhe me shamia ngjyrash t\u00eb ndryeshme t\u00eb lidhura n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb bastisje dhe me pla\u00e7kitjen e t\u00ebr\u00eb asaj shume t\u00eb madhe parash q\u00eb na i b\u00ebn\u00eb, ne menduam se nj\u00eb mllef t\u00eb madh e kryen nj\u00ebher\u00eb ndaj nesh dhe se p\u00ebr disa dit\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb na trazojn\u00eb. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bindjeje kob\u00ebzez\u00eb ne edhe vendos\u00ebm q\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb rrim\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, se ishte shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb largoheshe nga sht\u00ebpia. Ishte v\u00ebshtir\u00eb, se ishim t\u00eb rrethuar, nga se sht\u00ebpia jon\u00eb gjendej af\u00ebr stacionit policor, si edhe af\u00ebr postbllokut t\u00eb improvizuar ushtarako-policor serb, t\u00eb vendosur dit\u00ebve t\u00eb fundit enkas p\u00ebr malltretime dhe p\u00ebr krime mbi shqiptar\u00ebt. E, nga ana tjet\u00ebr na dukej edhe m\u00ebkat ikja nga sht\u00ebpia jon\u00eb. Pat\u00ebm menduar edhe se a do t\u00eb largohemi nga sht\u00ebpia, apo do t\u00eb rrim\u00eb ende n\u00eb t\u00eb, kjo do t\u00eb varet krejt nga rrethanat e qet\u00ebsimit provizor t\u00eb gjendjes, apo t\u00eb acarimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb saj&#8230;. B\u00ebm\u00eb gabim tragjik p\u00ebr familjen ton\u00eb q\u00eb ndejt\u00ebm. Gabimet p\u00ebr njer\u00ebzit gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb pabarabart\u00eb kurr\u00eb nuk kan\u00eb skaj! Mbi baz\u00ebn e atyre gabimeve ne edhe p\u00ebsuam. T\u00eb ishim larguar me koh\u00eb nga sht\u00ebpia, ndoshta ngjarjet do t\u00eb rridhnin ndryshe&#8230;!Por, ne nuk u larguam! Nuk donim q\u00eb t\u00eb largoheshim t\u00eb par\u00ebt. Largimi ishte dhimbja q\u00eb e shkretonte Kosov\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrm\u00ebn, m\u00eb 26 mars 1999, para mesdit\u00ebs, diku kah ora dhjet\u00eb forca t\u00eb shumta serbe me tanke dhe me armatim tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb i rrethuan sht\u00ebpit\u00eb tona. Vinin turma-turma ushtar\u00eb e paramilitar\u00eb dhe ne u trishtuam kur e pam\u00eb nj\u00eb invadim t\u00eb till\u00eb, aq t\u00eb madh\u00eb. K\u00ebta kishin ardhur me q\u00ebllime t\u00eb caktuara, q\u00eb t\u00eb na likuidonin t\u00eb gjith\u00ebve. Na hyn\u00eb brenda me barabari t\u00eb pakrahasuar, duke b\u00ebrtitur me z\u00ebra \u00e7mendurak\u00eb dhe duke k\u00ebrsitur me arm\u00eb. I k\u00ebrkonin p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb burrat dhe ngado q\u00eb silleshin thenin gjera t\u00eb vlefshme n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi dhe e rrahnin ke e hasnin. Vjehrra ime, Hava doli jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7ka po ngjan dhe \u00e7ka po b\u00ebhet k\u00ebshtu me ne. Nga tmerri t\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebm jasht\u00eb. Kriminel\u00ebt kishin sy t\u00eb gjakosur. Ishin t\u00eb armatosur dhe thikat iu viz\u00ebllonin n\u00eb k\u00ebll\u00ebfa. Na than\u00eb q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb niseshim p\u00ebr Shqip\u00ebri, se p\u00ebrndryshe do t\u00eb na likuidonin t\u00eb gjith\u00ebve. Nuk na dhan\u00eb afat p\u00ebr asgj\u00eb, as q\u00eb t\u2019i vishnim f\u00ebmij\u00ebt e as q\u00eb t\u00eb merrnim ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb vete. Dol\u00ebm ashtu si ishim n\u00eb sht\u00ebpi, megjith\u00ebse ne prej koh\u00ebsh asnj\u00ebher\u00eb nuk ishim krejt\u00ebsisht\u00eb t\u00eb shkujdesur, se ishte luft\u00eb. Luft\u00eb e pabarabart\u00eb totale, sepse armiku serb kishte armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa ne shqiptar\u00ebt ishim popull duarthat\u00eb, i mbetur n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e pam\u00ebshirshme t\u00eb bish\u00ebs s\u00eb eg\u00ebrsuar&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e kriminel\u00ebve serb\u00eb i ndan\u00eb burrat tan\u00eb dhe duke i rrahur dhe maltretuar i d\u00ebrguan deri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit dhe prap\u00eb i kthyen. Kishte shum\u00eb ushtar\u00eb dhe polic\u00eb serb\u00eb at\u00eb dit\u00eb para sht\u00ebpive tona. Mund t\u00eb them se ishin m\u00eb s\u00eb nj\u00ebqind, t\u00eb cil\u00ebt duke vrapuar her\u00eb lart\u00eb e her\u00eb posht\u00eb shkrepnin me arm\u00eb sa mundnin dhe shanin e b\u00ebrtitnin sa me t\u00eb luajtur mendja e kres\u00eb. V\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb koncetroheshe p\u00ebr t\u00eb menduar di\u00e7ka t\u00eb men\u00e7ur n\u00eb ato momente t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Pasi i b\u00ebn\u00eb skenat e tilla, e k\u00ebrkuan kunatin tim, Bujarin me em\u00ebr dhe pasi e maltretuan dhe e rrah\u00ebn pa ia da me kundak e shqelma, e vran\u00eb n\u00eb vend. I tmerruar nga vepra e kryer kriminele iu doli p\u00ebrpara burri im, Sedati, q\u00eb t\u00eb mirrej vesh dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye vepronin asisojit dhe u tha: \u201c\u00c7ka i b\u00ebt\u00eb k\u00ebshtu vllait tim?!\u201d. Ata e ndal\u00ebn edhe Sedatin dhe i than\u00eb, se pasi po t\u00eb intereson se \u00e7ka i b\u00ebm\u00eb v\u00ebllait, ndalu edhe ti, se edhe ty t\u00eb rregullojm\u00eb si at\u00eb dhe shkrehen bresh\u00ebri plumbash mbi t\u00eb e e vran\u00eb. E vran\u00eb Sedatin dhe un\u00eb kisha mbetur e mpir\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga tmerri, duke u dridhur e menduar se a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb vall\u00eb kjo q\u00eb po ngjan me ne, apo \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e trazuar. Nuk m\u00eb lan\u00eb gjat\u00eb q\u00eb t\u00eb mendoj p\u00ebr realitetin e tragjedis\u00eb, q\u00eb po e p\u00ebrjetonim, se kris\u00ebn arm\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb shumta n\u00eb drejtim t\u00eb ne grave e f\u00ebmij\u00ebve dhe ne m\u00eb nuk dinim se nga t\u2019ia mbanim. Na urdh\u00ebruan q\u00eb t\u00eb largohemi dhe na ndiqnin me shkrep\u00ebtima arm\u00ebsh, q\u00eb t\u00eb dalim n\u00eb rrug\u00ebn e asfaltuar, q\u00eb shpiente p\u00ebr Perzeren, p\u00ebr t\u2019iu bashkangjitur kolon\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb d\u00ebbohej p\u00ebr Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kunatin Nexhmedinin, bashk\u00eb me djemt\u00eb e xhaxhait Nexhatin dhe Fatonin nuk i lan\u00eb kriminel\u00ebt e mallkuar q\u00eb t\u00eb hyn\u00eb n\u00eb kalvar. I kthyen dhe pasi i mb\u00ebshtet\u00ebn p\u00ebr muri, i pushkatuan para sht\u00ebpis\u00eb. Kur k\u00ebrsit\u00ebn arm\u00ebt, ne t\u00eb tmerruar u ndal\u00ebm dhe e pam\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn tragjike. Gruja e xhaxhait, Fatimja, kur e v\u00ebren se po don\u00eb t\u2019ia vrasin djalin e vet\u00ebm, Fatonin, t\u00eb cilin edhe e kishte rritur jetim, vrapoi p\u00ebr t\u2019ia kapur automatikun nj\u00ebrit prej polic\u00ebve, q\u00eb gjuante pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, por polici kriminel e vret edhe at\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb tre t\u00eb mb\u00ebshteturit p\u00ebr muri dhe me nipin. E vrisnin secilin q\u00eb mundohej p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb tjetrit&#8230; Edhe kunata ime, Lirie Berisha, m\u00ebsuese dhe shtat\u00ebz\u00ebn\u00eb n\u00eb muajin e n\u00ebnt\u00eb, e tmerruar p\u00ebr sken\u00ebn tragjike q\u00eb e shihte me sy, kishte hyr\u00eb n\u00eb vendkrimin e tmerrit, q\u00eb ta shp\u00ebtonte bashk\u00ebshortin, Nexhmedinin, nga se kishte v\u00ebrejtur q\u00eb ai ishte i plagosur. Kishte dashur, q\u00eb ta t\u00ebrhiqte zhagas, p\u00ebr t\u2019ia shp\u00ebtuar jet\u00ebn, por e kishin tmerruar kriminel\u00ebt me krisma arm\u00ebsh gjithkah p\u00ebrreth dhe e kishin b\u00ebr\u00eb shosh\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb ngrat\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>Krejt kjo ngjarje u zhvillua me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse sa \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ve\u00e7ohen detajet. Aty kishte kacafytje t\u00eb pabarabarta. Kishte z\u00ebra f\u00ebmij\u00ebsh t\u00eb \u00e7jerrur gjer n\u00eb trishtim dhe krisma t\u00eb pand\u00ebrprera arm\u00ebsh, nga t\u00eb cilat binin njer\u00ebzit n\u00eb tok\u00eb si lisat e prer\u00eb. Njer\u00ebzit e vrar\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dy sht\u00ebpive, q\u00eb kriminel\u00ebt i dogj\u00ebn dhe i b\u00ebn\u00eb shkrumb. I dogj\u00ebn edhe kufomat dhe prej tyre s\u2019ka mbetur pothuaj asgj\u00eb pos ndonj\u00eb pjes\u00eb e eshtrave t\u00eb tyre apo ndonj\u00eb gjurm\u00eb tjet\u00ebr e p\u00ebraf\u00ebrt identifikuese, si rrypi i zingjirit i or\u00ebs s\u00eb dor\u00ebs, ndonj\u00eb dh\u00ebmb ari, q\u00eb e kan\u00eb pasur viktimat n\u00eb goj\u00eb etj.<\/p>\n<p>&#8211; <em>P\u00ebrzgjedhur p\u00ebr ripublikim sot m\u00eb 26.03.2021 &#8211; Naxhije Do\u00e7i<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Naxhije Do\u00e7i \u2013 Prishtin\u00eb (Fragment nga libri \u201cSHPIRTI I D\u00cbRMUAR &#8211; Dhuna serbe kund\u00ebr femr\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb 1997-1999 &#8211; Botim 2001 &#8211; Naxhije Do\u00e7i) Menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb tmerrshme dhe shfaros\u00ebse sebe t\u00eb vitit 1999, n\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb Naxhije Do\u00e7i, autorja e librit: \u201cSHPIRTI I D\u00cbRMUAR-Dhuna serbe kund\u00ebr femr\u00ebs shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb 1997-1999\u201d, vizitova [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53245,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-66121","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Naxhije Do\u00e7i \u2013 Prishtin\u00eb (Fragment nga libri \u201cSHPIRTI I D\u00cbRMUAR &#8211; Dhuna serbe kund\u00ebr femr\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb 1997-1999 &#8211; Botim 2001 &#8211; Naxhije Do\u00e7i) Menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb tmerrshme dhe shfaros\u00ebse sebe t\u00eb vitit 1999, n\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb Naxhije Do\u00e7i, autorja e librit: \u201cSHPIRTI I D\u00cbRMUAR-Dhuna serbe kund\u00ebr femr\u00ebs shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb 1997-1999\u201d, vizitova [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-03-26T21:20:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-03-26T23:24:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"635\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb\",\"datePublished\":\"2021-03-26T21:20:09+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-26T23:24:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/\"},\"wordCount\":4043,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/\",\"name\":\"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg\",\"datePublished\":\"2021-03-26T21:20:09+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-26T23:24:15+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/04\\\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg\",\"width\":500,\"height\":635,\"caption\":\"Naxhije Do\u00e7i - Shpirti i d\u00ebrmuar\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Naxhije Do\u00e7i \u2013 Prishtin\u00eb (Fragment nga libri \u201cSHPIRTI I D\u00cbRMUAR &#8211; Dhuna serbe kund\u00ebr femr\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb 1997-1999 &#8211; Botim 2001 &#8211; Naxhije Do\u00e7i) Menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb tmerrshme dhe shfaros\u00ebse sebe t\u00eb vitit 1999, n\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb Naxhije Do\u00e7i, autorja e librit: \u201cSHPIRTI I D\u00cbRMUAR-Dhuna serbe kund\u00ebr femr\u00ebs shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb 1997-1999\u201d, vizitova [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-03-26T21:20:09+00:00","article_modified_time":"2021-03-26T23:24:15+00:00","og_image":[{"width":500,"height":635,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb","datePublished":"2021-03-26T21:20:09+00:00","dateModified":"2021-03-26T23:24:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/"},"wordCount":4043,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/","name":"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg","datePublished":"2021-03-26T21:20:09+00:00","dateModified":"2021-03-26T23:24:15+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/naxhije_doci-shpirti_i_dermuar.jpg","width":500,"height":635,"caption":"Naxhije Do\u00e7i - Shpirti i d\u00ebrmuar"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/21-vjet-nga-masakra-serbe-e-26-marsit-1999-ne-suhareke\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"21 VJET NGA MASAKRA SERBE E 26 MARSIT 1999 N\u00cb SUHAREK\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66121"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66121\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66122,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66121\/revisions\/66122"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}