{"id":6735,"date":"2016-09-16T14:29:59","date_gmt":"2016-09-16T13:29:59","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6735"},"modified":"2021-04-25T03:55:43","modified_gmt":"2021-04-25T02:55:43","slug":"frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/","title":{"rendered":"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kemi shansin historik ti tregojm\u00eb vlerat tona<\/strong><\/p>\n<p><strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong><\/p>\n<blockquote><p><em>Libri i autorit Frash\u00ebr Demaj \u201c<strong>Britania e Madhe dhe \u00c7\u00ebshtja Shqiptare 1875-1913<\/strong>\u201d, sapo \u00ebsht\u00eb botuar edhe n\u00eb gjuh\u00ebn bullgare, promovimi i t\u00eb cilit do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb 25 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Sofje t\u00eb Bullgaris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr KultPlus, Frash\u00ebr Demaj ka folur edhe p\u00ebr botime t\u00eb shumta jo profesionale, sipas t\u00eb cilit, jan\u00eb promovuar nga qarqe ekstreme anti-shqiptare. Edhe p\u00ebr qasjen nga k\u00ebnde t\u00eb ndryshme n\u00eb raport me historin\u00eb, Demaj ka th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk duhet t&#8217;i ngat\u00ebrrojn\u00eb gj\u00ebrat, dhe sipas tij, feja dhe shteti jan\u00eb dhe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndara. Ai m\u00eb pas ka folur edhe p\u00ebr nevoj\u00ebn e p\u00ebrkthimit t\u00eb librave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb historis\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, sikurse q\u00eb ka folur edhe p\u00ebr librat shkollor\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb historis\u00eb.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><em>Intervist\u00eb nga <strong>Ardian\u00eb Pajaziti<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>KultPlus: Sapo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer libri i juaj \u201cBritania e Madhe dhe \u00e7\u00ebshtja shqiptare 1875- 1913\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn bullgare, si autor i librit, \u00e7far\u00eb pritje keni nga ky p\u00ebrkthim dhe me \u00e7far\u00eb reagime do t\u00eb p\u00ebrcillet? <\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: Studimi im \u201cBritania e Madhe dhe \u00c7\u00ebshtja Shqiptare 1875-1913\u201d, vjen si rezultat i interesimeve dhe angazhimeve p\u00ebr t\u00eb hulumtuar m\u00eb shum\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb kuadrin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Studimi i botuar n\u00eb gjuh\u00ebn bullgare \u00ebsht\u00eb rezultat i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb institucioneve akademike e shkencore t\u00eb Kosov\u00ebs. Universiteti i Sofjes dhe Ballkanski Naucen Institut para rreth nj\u00eb viti kishin shfaqur interesim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer k\u00ebt\u00eb studim i cili n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb vitin 2011. Pasi arrit\u00ebm marr\u00ebveshjen p\u00ebr kushtet e botimit, filloi p\u00ebrkthimi i librit. Me pun\u00ebt e p\u00ebrkthimit u mor\u00ebn albanolog\u00eb t\u00eb shquar bullgar si: Dr. Anton Pan\u00e7ev, Margarita Getova, Viktoria Mitrova, dhe Daniel Tomov, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. P\u00ebrkthimi i k\u00ebtij botimi krijon mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb studiuesit bullgar t\u00eb historis\u00eb por edhe lexuesi i zakonsh\u00ebm t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb lexoj n\u00eb gjuh\u00ebn e vet studime t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb huaj p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq delikate si\u00e7 ishte \u00e7\u00ebshtja shqiptare. M\u00eb 25 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, libri do t\u00eb promovohet n\u00eb Sofje dhe pastaj presim vler\u00ebsimet e qarqeve shkencore dhe akademike bullgare.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: \u00c7far\u00eb faktesh do t\u00eb prezantohen n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij libri, pik\u00ebrisht nga kjo periudh\u00eb?<\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: N\u00eb monografin\u00eb Britania e Madhe dhe \u00c7\u00ebshtja Shqiptare 1875-1913 trajtohet q\u00ebndrimi i diplomacis\u00eb britanike ndaj \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb mes viteve 1875-1913. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr etj. P\u00ebrve\u00e7 diplomacis\u00eb britanike q\u00eb \u00ebsht\u00eb tem\u00eb bosht, aty p\u00ebrfshihet edhe q\u00ebndrimi i diplomacis\u00eb s\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha shfaqur nga konsuj, ambasador dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues tjer\u00eb t\u00eb akredituar si dhe q\u00ebndrimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb qeverive t\u00eb grupit t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha ndaj \u00e7\u00ebshtjes shqiptare por edhe ndaj Perandoris\u00eb Osmane dhe monarkive ballkanike. Nj\u00eb v\u00ebllim i konsideruesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim i kushtohet edhe njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shtetit shqiptar si dhe cop\u00ebtimit dhe mbetjes jasht\u00eb trungut t\u00eb shtetit shqiptar t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebs s\u00eb territoreve shqiptare q\u00eb ju dhan\u00eb Serbis\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Greqis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: I nj\u00ebjti lib\u00ebr ka qen\u00eb mjaft\u00eb i k\u00ebrkuar edhe si botim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00ebse flasim pik\u00ebrisht p\u00ebr reagimet, cilat i vler\u00ebsoni m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ato q\u00eb jan\u00eb brenda p\u00ebr brenda kombit shqiptar, apo t\u00eb atij nd\u00ebrkomb\u00ebtar? <\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: Kjo monografi \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga Instituti i Historis\u00eb n\u00eb vitin 2011. Vler\u00ebsimet kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb pozitive dhe natyrisht un\u00eb jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur me vler\u00ebsimet nga kritika shkencore e historiografike n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebrie Maqedoni. Tani jam duke punuar p\u00ebr ribotimin e versionit n\u00eb shqip. Nga viti 2011 e deri m\u00eb sot n\u00eb kuadrin e hulumtimeve shkencore kam gjetur materiale arkivore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga Arkivi i Londr\u00ebs dhe arkivat tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare pa l\u00ebn\u00eb anash k\u00ebtu edhe fonde arkivore t\u00eb proveniences nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat gjenden n\u00eb Agjencionin Shtet\u00ebror t\u00eb Arkivave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Arkivin e Shtetit Shqiptar n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebto materiale do ti mbarshtroj, ti trajtoj dhe pastaj t\u00eb punoj n\u00eb rivler\u00ebsimin dhe pasurimin e k\u00ebtij studimi me fakte t\u00eb reja. Ndjesia individuale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse kur merr vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse vler\u00ebsimet vijn\u00eb nga brenda ose nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: Jo pak reagime dhe q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme n\u00eb raport me historin\u00eb shqiptare ka brenda popullit shqiptar, do t\u00eb duhej q\u00eb historian\u00ebt t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb unifikim m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, pik\u00ebrisht kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me historin\u00eb, apo defekti q\u00ebndron diku tjet\u00ebr?<\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: N\u00eb shkenc\u00ebn e historis\u00eb nuk ka e as nuk mund t\u00eb ket\u00eb mendime e q\u00ebndrime unifikuese p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme shkencore. Secili historian bazuar n\u00eb burimet arkivore dhe faktet e gjetura ofron si version p\u00ebrfundimtar publikimin e t\u00eb arriturave shkencore p\u00ebrmes konferencave shkencore, artikujve shkencor t\u00eb botuar n\u00eb revista shkencore si dhe me rastin e botimit t\u00eb mongrafive. Fundja detyra e studiuesve t\u00eb historis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hulumtime dhe t\u00eb ofrojn\u00eb fakte secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet p\u00ebr opinionin lexues. Studimet historike duhet t\u00eb bazohen n\u00eb fakte t\u00eb hulumtuara e t\u00eb trajtuara n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e shkenc\u00ebs, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrihet q\u00ebllimi i d\u00ebshiruar dhe respektohet etika profesionale e akademike.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: Ku sheh pasojat e q\u00ebndrimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb popull, te mungesa e fakteve historike, apo m\u00eb shum\u00eb te orientimet fetare, q\u00eb shpesh i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb verb\u00ebr q\u00eb edhe t\u00eb mos njohin historin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e argumentuar jo vet\u00ebm prej shqiptar\u00ebve, por edhe prej t\u00eb huajve? <\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr munges\u00eb faktesh, edhe pse ato ekzistuese duhet ti pasurojm\u00eb me hulumtime t\u00eb reja arkivore. Mungesa e informimit dhe dezinformimi i qytetar\u00ebve nga qarqe ekstreme antishqiptare jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb d\u00ebmshme. Shqiptar\u00ebt nuk duhet ti ngat\u00ebrrojn\u00eb gj\u00ebrat. Secili duhet t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn e tij me nder e profesionaliz\u00ebm. Feja dhe shteti jan\u00eb dhe duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndara. Askush m\u00eb shum\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk e ka me borxh t\u00eb jet\u00eb tolerant n\u00eb kuptimin religjioz, sepse jemi popull q\u00eb i takojm\u00eb disa religjioneve, por qe kemi tradit\u00eb n\u00eb respektimin e vlerave religjioze t\u00eb nj\u00ebri tjetrit. Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb. Kemi shansin historik ti tregojm\u00eb bot\u00ebs vlerat tona, pik\u00ebrisht p\u00ebrmes religjionit. Fundja ne jemi popull q\u00eb ishim rreth 1700 vjet t\u00eb krishter\u00eb dhe rreth 300 vjet me shumic\u00eb islame. Pra brenda shqiptar\u00ebve g\u00ebrshetohet edhe krishterimi edhe islami. Kjo na rikujton th\u00ebnien e Fishtes \u201cne v\u00ebrtet\u00eb kemi Bajram e Pashk\u00eb, por shqiptarin\u00eb e kemi bashk\u00eb\u201d\u2026Religjioni duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme qytetare q\u00eb bazohet n\u00eb respekt, tolerance, bashk\u00ebpunim e mir\u00ebkuptim nd\u00ebrshqiptar.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: A mendoni se historin\u00eb e nj\u00eb vendi e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb huajt, gjithnj\u00eb duke pas parasysh se jan\u00eb larg emocioneve? <\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: Historiani nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet rob i emocioneve, ndjesis\u00eb apo ndonj\u00eb faktori tjet\u00ebr subjektiv. Historia nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshir\u00eb, emocion, folklor, publicistik\u00eb e as let\u00ebrsi dhe nuk lejon asnj\u00eb qasje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 asaj shkencore. Ajo pranon vet\u00ebm faktet q\u00eb vijn\u00eb si rezultat i pun\u00ebs k\u00ebrkimore e shkencore. Prandaj historin\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e b\u00ebjn\u00eb ata studiues q\u00eb bazohen n\u00eb k\u00ebrkime dhe respektojn\u00eb ligjet e shkenc\u00ebs pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb studiues vendor apo t\u00eb huaj. Me rend\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb qenit specialist i fush\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: E mendoni se shteti i Kosov\u00ebs b\u00ebn mjaft\u00eb p\u00ebr historin\u00eb? <\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: Shteti i Kosov\u00ebs duke qen\u00eb shtet i ri \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrtuar institucione t\u00eb q\u00ebndrueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, qeveria e vendit tone duhet t\u00eb krijoj standarde n\u00eb p\u00ebrputhje me ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb vet q\u00eb p\u00ebrkrahin zhvillimin e shkenc\u00ebs dhe krijojn\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb shkenca jon\u00eb t\u00eb arrij nivelin e krahasueshmeris\u00eb me shkenc\u00ebn n\u00eb vendet e zhvilluara. Deri m\u00eb tani, shteti ka investuar fare pak n\u00eb projekte shkencore dhe zhvillimin e shkenc\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sa i takon shkenc\u00ebs s\u00eb historis\u00eb mund t\u00eb themi se p\u00ebrkrahja \u00ebsht\u00eb krejt minimale. Ministria e Arsimit Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn deri m\u00eb tani p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk e ka p\u00ebrkrahur financiarisht makroprojektin Historia e Kosov\u00ebs botimi i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ishte me rend\u00ebsi t\u00eb shumanshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkenc\u00ebn e historis\u00eb, por do t\u00eb vihej edhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb diplomacis\u00eb kosovare.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: Kur flasim p\u00ebr shtetin, kemi edhe librat shkollor\u00eb q\u00eb prekin po historin\u00eb, sa jeni i k\u00ebnaqur me p\u00ebrpilimin e teksteve shkollore n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e historis\u00eb? <\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: Tekstet shkollore t\u00eb historis\u00eb kan\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Ato rishikohen dhe plot\u00ebsohen n\u00eb vazhdim\u00ebsi nga autor\u00ebt dhe sht\u00ebpit\u00eb botuese. Q\u00ebllimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb cil\u00ebsore. Duke pasur parasysh se k\u00ebto tekste p\u00ebrdoren tash e 12 vjet, natyrisht se un\u00eb si nj\u00eb nga autor\u00ebt do t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb ndryshime edhe m\u00eb shum\u00eb, sidomos n\u00eb aspektin metodiko-didaktik dhe dizajn, me q\u00ebllim q\u00eb tekstet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me pretendimet tona p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb moderne. Gjithsesi, sipas analiz\u00ebs dhe krahasimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me vendet e rajonit, tekstet shkollore t\u00eb historis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se vendet fqinj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: Po n\u00eb raport me rajonin, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj se shum\u00eb shpesh, historian\u00eb serb jan\u00eb munduar t\u00eb shtremb\u00ebrojn\u00eb faktet n\u00eb raport me historin\u00eb e Kosov\u00ebs, ku e sheh defektin? <\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: Serbia \u00ebsht\u00eb e njohur prej koh\u00ebsh si nj\u00eb vend q\u00eb instrumentalizon p\u00ebr interesa t\u00eb politik\u00ebs ditore dhe nacional-shovinizmit edhe institucione shkencore dhe akademike. Prijatare e tendencave dhe falsifikimeve \u00ebsht\u00eb Akademia Serbe e Shkencave dhe Institutet k\u00ebrkimore-shkencore t\u00eb karakterit historik. Nga ana tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb mesin e historian\u00ebve serb, ka edhe z\u00ebra t\u00eb arsyes q\u00eb flasin me korrekt\u00ebsi p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr aq koh\u00eb sa shkenca vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave politike, ajo nuk mund t\u00eb lirohet nga qasja tendencioze ndaj vendeve dhe popujve fqinj.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: Pik\u00ebrisht te shtremb\u00ebrimi i fakteve nga t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, duke e pas\u00eb parasysh se jemi edhe nj\u00eb shtet i vog\u00ebl, do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fokus m\u00eb i madh q\u00eb librat e historis\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthehen edhe n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, kemi ndonj\u00eb fond t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkthimin e librave t\u00eb historis\u00eb?<\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: Shteti jon\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi duhet t\u00eb ndaj fonde p\u00ebr p\u00ebrkthimin e studimeve t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebt e huaja. V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb duhet ti kushtohet p\u00ebrkthimeve n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, por edhe n\u00eb gjuh\u00eb tjera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb sa m\u00eb thell\u00eb, jo vet\u00ebm te institucionet shkencore e akademike, por edhe te student\u00ebt dhe lexuesit e zakonsh\u00ebm. Duke pasur parasysh koston e p\u00ebrkthimit, mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb vogla, sepse p\u00ebr studiuesit gj\u00ebja m\u00eb e zorshme \u00ebsht\u00eb gjetja e p\u00ebrkrahjes financiare p\u00ebr p\u00ebrkthim dhe botim. Gjithsesi i mbetet shtetit q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsi kryesor i veprave dhe studiuesve shqiptar\u00eb. Fundja, shteti ka interes, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb afirmohen vlerat tona akademike, shtet\u00ebrore e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>KultPlus: Dhe krejt p\u00ebr fund, kan\u00eb kaluar 17 vjet nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb aspektin e historis\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet publikimeve, botimeve, punimeve shkencore, q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb bagazh t\u00eb literatur\u00ebs s\u00eb historis\u00eb?<\/strong><br \/>\n<strong>Frash\u00ebr Demaj<\/strong>: Pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb botuar shum\u00eb studime e monografi t\u00eb karakterit historik q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb periudha, probleme dhe personalitete t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb. Nd\u00ebr to dominojn\u00eb botime nga historia m\u00eb e re e Kosov\u00ebs. Shumica prej tyre kan\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe vler\u00eb shkencore. Por, ka edhe t\u00eb atilla q\u00eb do ti quaja \u201csuficit literature\u201d jo profesionale dhe pa asnj\u00eb vler\u00eb shkencore. T\u00eb tilla \u201cvepra\u201d nga njer\u00ebz jo profesionist jan\u00eb botuar me q\u00ebllime t\u00eb caktuara, kryesisht p\u00ebr ti servuar opinionit publik. Disa njer\u00ebz nuk e kuptojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si ta lexosh, si ta studiosh historin\u00eb. Gjithsesi, botimi i veprave t\u00eb mir\u00ebfillta shkencore asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm. Sa m\u00eb shum\u00eb vepra shkencore q\u00eb botohen aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb argumentohet e kaluara historike jo vet\u00ebm e popullit ton\u00eb, por edhe popujve dhe shteteve p\u00ebrreth.\/<a href=\"http:\/\/www.kultplus.com\/?id=11&amp;i=498\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">KultPlus.com<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kemi shansin historik ti tregojm\u00eb vlerat tona Frash\u00ebr Demaj Libri i autorit Frash\u00ebr Demaj \u201cBritania e Madhe dhe \u00c7\u00ebshtja Shqiptare 1875-1913\u201d, sapo \u00ebsht\u00eb botuar edhe n\u00eb gjuh\u00ebn bullgare, promovimi i t\u00eb cilit do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb 25 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Sofje t\u00eb Bullgaris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr KultPlus, Frash\u00ebr Demaj ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67429,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-6735","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kemi shansin historik ti tregojm\u00eb vlerat tona Frash\u00ebr Demaj Libri i autorit Frash\u00ebr Demaj \u201cBritania e Madhe dhe \u00c7\u00ebshtja Shqiptare 1875-1913\u201d, sapo \u00ebsht\u00eb botuar edhe n\u00eb gjuh\u00ebn bullgare, promovimi i t\u00eb cilit do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb 25 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Sofje t\u00eb Bullgaris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr KultPlus, Frash\u00ebr Demaj ka [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-16T13:29:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-25T02:55:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/frasher_demaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"350\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"433\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb\",\"datePublished\":\"2016-09-16T13:29:59+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-25T02:55:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/\"},\"wordCount\":2318,\"commentCount\":2,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/09\\\/frasher_demaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/\",\"name\":\"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/09\\\/frasher_demaj.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-16T13:29:59+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-25T02:55:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/09\\\/frasher_demaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/09\\\/frasher_demaj.jpg\",\"width\":350,\"height\":433,\"caption\":\"Frash\u00ebr Demaj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kemi shansin historik ti tregojm\u00eb vlerat tona Frash\u00ebr Demaj Libri i autorit Frash\u00ebr Demaj \u201cBritania e Madhe dhe \u00c7\u00ebshtja Shqiptare 1875-1913\u201d, sapo \u00ebsht\u00eb botuar edhe n\u00eb gjuh\u00ebn bullgare, promovimi i t\u00eb cilit do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb 25 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Sofje t\u00eb Bullgaris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr KultPlus, Frash\u00ebr Demaj ka [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-16T13:29:59+00:00","article_modified_time":"2021-04-25T02:55:43+00:00","og_image":[{"width":350,"height":433,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/frasher_demaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb","datePublished":"2016-09-16T13:29:59+00:00","dateModified":"2021-04-25T02:55:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/"},"wordCount":2318,"commentCount":2,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/frasher_demaj.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/","name":"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/frasher_demaj.jpg","datePublished":"2016-09-16T13:29:59+00:00","dateModified":"2021-04-25T02:55:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/frasher_demaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/frasher_demaj.jpg","width":350,"height":433,"caption":"Frash\u00ebr Demaj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/frasher-demaj-toleranca-fetare-ndershqiptare-nuk-ka-asnje-alternative\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Frash\u00ebr Demaj: Toleranca fetare nd\u00ebrshqiptare nuk ka asnj\u00eb alternativ\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6735"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6735\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67430,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6735\/revisions\/67430"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}