{"id":67579,"date":"2021-04-28T11:38:03","date_gmt":"2021-04-28T09:38:03","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=67579"},"modified":"2021-04-28T11:38:03","modified_gmt":"2021-04-28T09:38:03","slug":"leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: <strong>Florim Zeqa<\/strong>, <em>28.04.2021<\/em><\/p>\n<p>E nderuara Donik\u00eb, e respektuara ministre e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, kryediplomate dhe zv. kryeministre e par\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kam nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t&#8217;iu drejtohem publikisht me k\u00ebrkesa t\u00eb hapura, n\u00eb mos p\u00ebr zgjidhjen e menj\u00ebhershme e t\u00eb gjitha problemeve t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve, t\u00eb pakt\u00ebn t&#8217;u hapni rrug\u00eb dhe t&#8217;i futni n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb zgjidhjes disa prej tyre.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa t\u00eb sinqerta n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb 10 vjet\u00ebve t\u00eb fundit, hiq m\u00eb pak se pes\u00eb her\u00eb ju kam drejtuar publikisht institucioneve t\u00eb shtetit ton\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e disa prej problemeve t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb n\u00eb shtetin italian, dy prej t\u00eb cilave ishin kontakte direkte me zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>Adresimin e par\u00eb publik e b\u00ebra m\u00eb 13\/12\/2011 p\u00ebrmes shkrimit autorial &#8220;<em>T\u00eb hapet konsullata e Kosoves n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Italis\u00eb<\/em>&#8220;, i botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen Bota Sot.<\/p>\n<p>Takimi i par\u00eb me zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Diaspor\u00ebs dhe atyre nga Ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb ndodhi m\u00eb 14\/04\/2013 n\u00eb qytetin Treviso, pas t\u00eb cilit reagova me shkrimin autorial &#8220;M\u00ebrgimtar\u00ebt, nga shteti i tyre k\u00ebrkojn\u00eb trajtim dinjitoz e jo privilegje!&#8221;, i botuar poashtu n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen Bota sot m\u00eb 15\/04\/2013.<\/p>\n<p>Adresimin e dyt\u00eb publik e b\u00ebra m\u00eb dat\u00ebn 26\/04\/2013 me titull: &#8220;<em>Let\u00ebr e hapur Ambasador\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb, zonj\u00ebs Bukurije Gjonbalaj<\/em>&#8220;, i botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen Bota Sot.<\/p>\n<p>Adresimin e tret\u00eb publik e b\u00ebra m\u00eb 05\/06\/2015 me titull &#8220;Let\u00ebr e hapur ministrit t\u00eb Diaspor\u00ebs, zotit Valon Murati&#8221;, i botuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmet e shtypura Bota Press dhe Kosova Sot si dhe n\u00eb dhjetra portale komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kurse takimi i dyt\u00eb me zyrtar\u00eb shtet\u00ebror ndodhi m\u00eb 11.06.2016 n\u00eb Treviso (Itali) me ish ministrin e Diaspor\u00ebs, Valon Murati n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00ebrin prej adresimeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura publike nuk e kam marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje prej zyrtar\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb shtetit ton\u00eb!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00eb t\u00eb dhimbshmet mbeten dy takimet direkte me zyrtar\u00ebt e shtetit, nga t\u00eb cilat, jo vet\u00ebm q\u00eb mbeta pa p\u00ebrgjigje, ky i fundit me ish ministrin e Diaspor\u00ebs, ishte edhe skandaloz, ngase ish ministri n\u00eb vend t\u00eb zotimit p\u00ebr trajtimin e k\u00ebrkesave n\u00eb qeveri dhe parlament, k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesat e mia (tona) t&#8217;iu n\u00ebnshtrohen procedurave burokratike!<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrgjigjes paradoksale t\u00eb ministrit, nj\u00eb bashkatdhetar prezent n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, kishte reaguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb; &#8220;<em>O Florim v\u00ebllau, kot u mundove, ky nuk ka ardhur p\u00ebr neve k\u00ebtu, k\u00ebta t\u00eb qeveris\u00eb nuk m\u00ebrziten fare p\u00ebr problemet tona, mendjen e kan\u00eb tek parat\u00eb dhe&#8230;<\/em>&#8220;!<\/p>\n<p><strong>Hapja e Konsullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Italis\u00eb, k\u00ebrkes\u00eb 10 vje\u00e7are<\/strong><\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs time p\u00ebr hapjen e Konsullat\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Italis\u00eb (Treviso), nj\u00eb grup bashkatdhetar\u00ebsh kishte organizuar edhe nj\u00eb Peticion me n\u00ebnshkrimet e mij\u00ebra bashkatdhetar\u00ebve, por asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebto 10 vite nuk u muar\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebrkesat tona t\u00eb arsyeshme nga institucionet e shtetit ton\u00eb!<\/p>\n<p>Arsyeja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr hapje t\u00eb konsullat\u00ebs n\u00eb qytetin Treviso, \u00ebsht\u00eb koncentrimi i madh\u00eb i shtetasve kosovar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb provinc\u00eb me rrethin\u00eb.<\/p>\n<p>Per shkak t\u00eb shtrirjes gjeografike t\u00eb shtetit Italian, m\u00ebrgata jon\u00eb nga pjesa veriore duke filluar nga Trieste, Udine, Pordenone, Treviso, Vicenza&#8230;etj, duhet t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb hiq m\u00eb pak se 500 deri n\u00eb 800 km rrug\u00eb per t\u00eb shkuar n\u00eb Rom\u00eb, humbje e dit\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs e kosto t\u00eb lart\u00eb t\u00eb udh\u00ebtimit, andaj \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb imediate hapja e nj\u00eb Konsullate t\u00eb Republikes s\u00eb Kosoves n\u00eb pjes\u00ebn veriore, ku vet\u00ebm n\u00eb Provincen e Trevisos me rrethin\u00eb llogaritet t\u00eb jen\u00eb dhjetramij\u00ebra shqiptar nga Kosova.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb ndalet diskriminimi i shtetasve kosovar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Specifikat e problemeve t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve n\u00eb Diaspor\u00eb ndryshojn\u00eb var\u00ebsisht prej standardeve demokratike t\u00eb vendeve respektive, mardh\u00ebnjeve nd\u00ebrshtet\u00ebrore dhe lidhjeve miq\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb me Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendi ku un\u00eb jetoj\u00eb s\u00eb bashku me dhjetramij\u00ebra bashkatdhetar\u00eb-Italia, njihet si nj\u00ebra nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb populluara t\u00eb Bashkimit Europian me shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Numri i sakt\u00eb i m\u00ebrgimtar\u00ebve kosovar n\u00eb ket\u00eb shtet nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur asnj\u00ebher\u00eb shkaku i trajtimit jo adekuat nga shteti Italian, i cili her\u00eb na trajtonte si jugosllav, her\u00eb serb\u00eb, e herave tjera serbomalazez e m\u00eb s\u00eb paku na trajtonte si shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs!<br \/>\nPas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, gjegj\u00ebsisht t\u00eb njohjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, menduam se i erdhi fundi k\u00ebtij trajtimi t\u00eb pazakont e t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb shtetasve kosovar nga autoritetet italiane.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo p\u00ebr fat t\u00eb keq, odiseada e keq-trajtimit t\u00eb shtetasve kosovar po vazhdon edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Madje koh\u00ebve t\u00eb fundit, shteti italian \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrdorur standarde t\u00eb dyfishta dhe selektive ndaj shtetasve kosovar.<\/p>\n<p>Var\u00ebsisht prej regjioneve, provincave dhe komunave, disave ua njeh\u00eb pasaport\u00ebn dhe kodin shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs (160), nd\u00ebrsa tjer\u00ebve pasaport\u00ebn, por jo edhe kodin shtet\u00ebror. Nj\u00eb ndarje paradoksale e &#8220;Codice Fiscale&#8221; ndodh\u00eb edhe brenda antar\u00ebve t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje!<br \/>\nZ\u00ebv\u00ebnd\u00ebsimi i kodit t\u00eb Kosov\u00ebs (160) me at\u00eb t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb (118), dhe v\u00ebnja e sigl\u00ebs &#8220;YUG&#8221; n\u00eb let\u00ebrnjoftime dhe lejet e q\u00ebndrimit (Permesso di soggiorno), i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb lajthitje t\u00eb madhe bashkatdhetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt bredhin posht\u00eb e lart\u00eb n\u00ebp\u00ebr zyr\u00ebt e &#8220;Agenzia delle Entrate&#8221; n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb zgjidhjes s\u00eb k\u00ebtij problemi sa kompleks po aq t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhm\u00ebn pensionale.<\/p>\n<p>Shumica e bashkatdhetar\u00ebve jan\u00eb duke e p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb heshtje ket\u00eb problem, por ka edhe t\u00eb atill\u00eb q\u00eb ju drejtohen zyreve legale (Avokat\u00ebve), nga t\u00eb cil\u00ebt &#8220;rrjep\u00ebn&#8221; pam\u00ebshirsh\u00ebm si pasoj\u00eb e k\u00ebtij paradoksi administrativ t\u00eb shtetit italian.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsues mbet\u00ebt fakti, sesi sigla e nj\u00eb shteti t\u00eb vdekur (Jugosllavia) u v\u00ebhet vet\u00ebm shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs, por jo edhe serb\u00ebve, kroateve, boshnjak\u00ebve dhe maqedon\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p>Ky diskriminim ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb nga paslufta, nga koha e pasaportave t\u00eb UNMIK-ut, i cili vazhdoi edhe m\u00eb pasaportat e Kosov\u00ebs, dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq po vazhdon edhe tani m\u00eb pasaportat biometrike t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb momenti i fundit q\u00eb t\u00eb ndalet ky trend i keqtrajtimit t\u00eb shtetasve kosovar nga autoritetet italiane.<\/p>\n<p>Problem tjet\u00ebr serioz p\u00ebr shtetasit e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe udh\u00ebtimi i prind\u00ebrve m\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e posalindur nga Italia p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nEdhe pse m\u00eb dokumente valide, \u00e7ertifikata t\u00eb lindjes, leje q\u00ebndrimi t\u00eb rregulluara p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt (Permesso di Soggiorno), nuk ju mund\u00ebsohet fluturimi nga aeroportet italiane p\u00ebr n\u00eb vendlindje pa nxjerrjen edhe t\u00eb nj\u00eb fletudh\u00ebtimi nga Ambasada e Kosov\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoji shqiptar\u00ebt e Kosoves q\u00eb jetojn\u00eb e veprojn\u00eb p\u00ebrkohesisht n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Italis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb shtrirjes gjeografike, ia m\u00ebsyjn\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Lubjan\u00eb (Republika e Sllovenis\u00eb) p\u00ebr rregullimin apo nxjerrjen e ndonj\u00eb fletudh\u00ebtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e posalindur n\u00eb Itali.<\/p>\n<p><strong>T&#8217;i largoni fasadat mashtruese, trajtoni me dinjitet m\u00ebrgimtar\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Ka vite dhe dekada q\u00eb diaspora \u00ebsht\u00eb e anashkaluar, mbase edhe e harruar nga pushtetar\u00ebt. Fasadat mashtruese p\u00ebrmes pankartave gjigante &#8220;Mir\u00eb se vini bashkatdhetar\u00eb&#8221; dhe &#8220;Dit\u00ebt e Disapor\u00ebs&#8221;, b\u00ebhen p\u00ebr ta mbuluar pla\u00e7kitjen e sistematike t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Diaspora ka nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim dinjitoz n\u00eb vendlindje, duke filluar nga hyrja n\u00eb pikat kufitare, me heqjen e barrierave t\u00eb krijuara n\u00eb form\u00eb &#8220;gjobe&#8221; mbi sigurimin e automjeteve, t\u00eb marrjes s\u00eb &#8220;mitos&#8221; p\u00ebr nxjerrj\u00ebn e dokumenteve e deri tek format e &#8220;haraqit&#8221; p\u00ebr bizneset familjare!<\/p>\n<p>Mesazhi i v\u00ebrtet\u00eb i pankartave gjigante &#8220;Mir\u00eb s\u00eb vini bashkatdhetar\u00eb&#8221;, i p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn e m\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb pla\u00e7kitur i bie: &#8220;Po vjen cjapi t\u00eb kasapi&#8221;. K\u00ebshtu jemi b\u00ebr\u00eb ne bashkatdhetar\u00ebt q\u00eb vijm\u00eb t\u00eb \u00e7&#8217;mallemi m\u00eb vendlindjen ton\u00eb. Dikund m\u00eb pak e dikund m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb jemi rrjepur nga qeverit\u00eb paraprake p\u00ebr &#8220;sh\u00ebrbimet&#8221; qe na i ofron i yni gjys\u00ebm shtet!<\/p>\n<p>E nderuara ministre G\u00ebrvalla, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e dhimb\u00ebshme kur d\u00ebgjon nj\u00eb bashkatdhetar t\u00ebndin t\u00eb d\u00ebshpruar m\u00eb pritjen n\u00eb Kosov\u00eb, kur thot\u00eb: &#8220;q\u00eb sa vite nuk isha n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb mos u kthefsha m\u00eb kurr\u00eb malli s&#8217;m\u00eb merr\u00eb p\u00ebr ket\u00eb vend t\u00eb mallkuar&#8221;.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb ky d\u00ebshprim edhe i vet\u00ebm nj\u00eb bashkatdhetari duhet t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr ju si qeveritar\u00eb t\u00eb rinj\u00eb, prandaj v\u00ebni gishtin kok\u00ebs e mendoni pak m\u00eb thell\u00eb p\u00ebr pasojat d\u00ebshprimit t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve!<\/p>\n<p>T\u00eb jeni t\u00eb kujdessh\u00ebm nga besimi i marr\u00eb nga m\u00ebrgimtar\u00ebt dhe t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm nga mallkimi i tyre. Sa m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm q\u00eb t\u00eb jeni ndaj m\u00ebrgimtar\u00ebve, aq m\u00eb komod do t\u00eb ndjeheni n\u00eb qeverisjen e vendit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, mosukujdesi ndaj m\u00ebrgimtar\u00ebve mund t&#8217;iu kthehet n\u00eb bumerang, siq ju kthye pushtetar\u00ebve paraprak\u00eb.<\/p>\n<p>Qasja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale dhe pa pengesa burokratike ndaj m\u00ebrgimtar\u00ebve dhe trajtimi dinjitoz n\u00eb vendlindje do t\u00eb ndikonte tejet pozitivisht n\u00eb kthimin e besimit dhe rritjen e dashuris\u00eb ndaj shtetit nga ana e m\u00ebrgimtar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Ligji G\u00ebrvalla p\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn&#8221; q\u00eb ju reziston nd\u00ebrrimit t\u00eb pushteteve<\/strong><\/p>\n<p>Politikan\u00ebt n\u00eb pushtet dhe opozit\u00eb i kan\u00eb borxh qytetar\u00ebve dhe m\u00ebrgimtar\u00ebve p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe krijimin e stabilitetit politik, krijimin e kushteve p\u00ebr investime dhe zhvillim t\u00eb lir\u00eb t\u00eb veprimtarive afariste konform\u00eb ligjeve dhe normave demokratike.<\/p>\n<p>Prandaj, ju si pushtetar\u00eb t\u00eb rinj\u00eb e keni rastin historik q\u00eb me veprime t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, t\u00eb krijoni stabilitet politik dhe ekonomik, t\u00eb krijoni infrastruktur\u00eb ligjore q\u00eb mbron\u00eb pronat dhe pasurit\u00eb e ligjshme t\u00eb qytetar\u00ebve, e n\u00eb ve\u00e7anti pronat e m\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb cilat vjedhen dhe pla\u00e7kiten pam\u00ebshirsh\u00ebm prej hajdut\u00ebve ordiner\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Prandaj, u b\u00ebj\u00eb thirrje publike q\u00eb q\u00eb ta rregulloni me ligj mbrojtjen e pronave t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve dhe t&#8217;i lironi ata nga tatimi p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e nd\u00ebrtuara pas lufte, t\u00eb cilat i shfryt\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb muaj n\u00eb vit ose m\u00eb pak, e jo t\u00eb vraponi vet\u00ebm pas Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme q\u00eb mund\u00ebson thithjen e votave t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllime pushtetore (siq e k\u00ebrkon kryeministri Albin Kurti).<\/p>\n<p>Ju ftoj\u00eb publikisht q\u00eb ta iniconi nxjerrjen e nj\u00eb ligji q\u00eb e ndalon hara\u00e7in legal 22 vje\u00e7ar q\u00eb ushtrohet ndaj m\u00ebrgimtar\u00ebve n\u00eb pikat kufitare me policat e sigurimeve, t\u00eb cilat nuk u garantojn\u00eb dhe mbulojn\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ju zonja ministre e dini mir\u00eb, q\u00eb parat\u00eb q\u00eb vjelen n\u00eb pikat kufitare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb &#8220;policave t\u00eb sigurimeve&#8221; nuk p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e shtetit, por n\u00eb xhepat ish pushtetar\u00ebve paraprak\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu ju ftoj\u00eb ta ndaloni me ligj hara\u00e7in legal 22 vje\u00e7ar ndaj m\u00ebrgimtar\u00ebve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtimit t\u00eb nxjerrjes s\u00eb dokumentave t\u00eb udh\u00ebtimit (50 euro p\u00ebr let\u00ebrnjoftim dhe 100 euro p\u00ebr pasaport) si dhe t\u00eb hiqen t\u00eb gjitha barrierat burokratike p\u00ebr nxjerrjen e dokument\u00ebve tjera p\u00ebr m\u00ebrgimtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, dit\u00ebt e \u00e7muara t\u00eb pushimeve i kalojn\u00eb duke pritur para sporteleve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb k\u00ebsaj radhe, k\u00ebrkesave t\u00eb arsyeshme t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t&#8217;iu jepni rrug\u00ebn e zgjidhjes e nderuara minsitre G\u00ebrvalla.<\/p>\n<p><strong>Zgjidhja e problemeve, p\u00ebrmir\u00ebson imazhin e shtetit<\/strong><\/p>\n<p>E nderuara ministre G\u00ebrvalla, angazhimi i juaj i menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb sip\u00ebrpermendura, do tua leht\u00ebsonte brengat e shumta t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb pushimeve verore.<\/p>\n<p>Pra, arritja e shpejt\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshje me autoritetet italiane p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e udh\u00ebtimit pa pengesa t\u00eb familjeve me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb posalindur drejt vendlindjes do t\u00eb ishte nj\u00eb ndihmes\u00eb e \u00e7muar p\u00ebr bashkombasit tuaj, nj\u00eb akt human dhe patriotik, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb mbaheshit gjat\u00eb n\u00eb mendjet dhe zemrat e bashkombasve tuaj n\u00eb shtetin italian.<\/p>\n<p>E nderuara ministre G\u00ebrvalla, ju ftoj\u00eb q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb me homologun tuaj italian t&#8217;i trajtoni problemet e ngritura n\u00eb shkrim rreth trajtimit t\u00eb shtetasve kosovar\u00eb nga zyrtar\u00ebt italian, kurse n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb t&#8217;i shqyrtoni mund\u00ebsit\u00eb e hapjes s\u00eb konsullat\u00ebs n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Italis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Treviso.<\/p>\n<p>Pra, ligjin e kompletuar p\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn ta v\u00ebni si prioritetin num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn tuaj dhe sa m\u00eb par\u00eb ta d\u00ebrgoni para ligjv\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr miratim n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Propozoj nga k\u00ebtu, q\u00eb ligji t\u00eb quhet k\u00ebshtu; &#8220;Ligji G\u00ebrvalla p\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn&#8221;, i cili pa m\u00ebdyshje do t&#8217;i rezistoj\u00eb koh\u00ebs dhe nd\u00ebrrimit t\u00eb pushteteve siq ndodh\u00eb n\u00eb Itali, ku ligjet e mira u rezistojn\u00eb dekadave. K\u00ebsisoji do t\u00eb mbaheshit gjat\u00eb n\u00eb mend e mbase p\u00ebrgjithmon\u00eb nga m\u00ebrgimtar\u00ebt e shp\u00ebrndar\u00eb gjithandej globit.<\/p>\n<p>Ministre e nderuar e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe zv. kryeministre e par\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, kryediplomate Donika G\u00ebrvalla, mbetem me shpres\u00ebn q\u00eb kjo let\u00ebr e imja t\u00eb gjej\u00eb vend n\u00eb agjend\u00ebn tuaj si ministre dhe t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e prioriteteve t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja juaj e gjat\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb, jeta e gjat\u00eb n\u00eb emigrim, p\u00ebrkushtimi dhe dashuria q\u00eb keni ndaj vendit dhe bashkatdhetar\u00ebve, m\u00eb shtyn\u00eb t\u00eb besoj n\u00eb ju q\u00eb do t&#8217;i merrni seriozisht k\u00ebrkesat e parashtruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Ndihma (institucionale) n\u00eb zgjidhjen e problemeve dhe brengave t\u00eb shumta t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb krijimin e nj\u00eb imazhi pozitiv t\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit dhe kthimin e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb institucione dhe lidhjen e fuqishme emocionale (shpirt\u00ebrore) t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve me atdheun e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Florim Zeqa, 28.04.2021 E nderuara Donik\u00eb, e respektuara ministre e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, kryediplomate dhe zv. kryeministre e par\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kam nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t&#8217;iu drejtohem publikisht me k\u00ebrkesa t\u00eb hapura, n\u00eb mos p\u00ebr zgjidhjen e menj\u00ebhershme e t\u00eb gjitha problemeve t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve, t\u00eb pakt\u00ebn t&#8217;u hapni rrug\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":66868,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-67579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan: Florim Zeqa, 28.04.2021 E nderuara Donik\u00eb, e respektuara ministre e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, kryediplomate dhe zv. kryeministre e par\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kam nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t&#8217;iu drejtohem publikisht me k\u00ebrkesa t\u00eb hapura, n\u00eb mos p\u00ebr zgjidhjen e menj\u00ebhershme e t\u00eb gjitha problemeve t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve, t\u00eb pakt\u00ebn t&#8217;u hapni rrug\u00eb dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-04-28T09:38:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Donika-Gervalla.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla\",\"datePublished\":\"2021-04-28T09:38:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/\"},\"wordCount\":2475,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/04\\\/Donika-Gervalla.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/\",\"name\":\"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/04\\\/Donika-Gervalla.jpg\",\"datePublished\":\"2021-04-28T09:38:03+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/04\\\/Donika-Gervalla.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/04\\\/Donika-Gervalla.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"Donika Gervalla\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan: Florim Zeqa, 28.04.2021 E nderuara Donik\u00eb, e respektuara ministre e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, kryediplomate dhe zv. kryeministre e par\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kam nderin dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t&#8217;iu drejtohem publikisht me k\u00ebrkesa t\u00eb hapura, n\u00eb mos p\u00ebr zgjidhjen e menj\u00ebhershme e t\u00eb gjitha problemeve t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve, t\u00eb pakt\u00ebn t&#8217;u hapni rrug\u00eb dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-04-28T09:38:03+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Donika-Gervalla.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla","datePublished":"2021-04-28T09:38:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/"},"wordCount":2475,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Donika-Gervalla.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/","name":"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Donika-Gervalla.jpg","datePublished":"2021-04-28T09:38:03+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Donika-Gervalla.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Donika-Gervalla.jpg","width":800,"height":450,"caption":"Donika Gervalla"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-kryediplomates-donika-gervalla\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Let\u00ebr e hapur kryediplomates Donika G\u00ebrvalla"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67579"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67579\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67580,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67579\/revisions\/67580"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66868"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}