{"id":67814,"date":"2021-05-03T11:06:52","date_gmt":"2021-05-03T09:06:52","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=67814"},"modified":"2021-05-03T11:06:52","modified_gmt":"2021-05-03T09:06:52","slug":"nje-liber-si-nje-dokument-historik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong><em>Rreth dosjes s\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Sadik Premten<br \/>\n&#8211; p\u00ebrgatitur nga Enver Memishaj.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/bujar_leskaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Dr. Bujar Leskaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, studjuesi Enver Memishaj boton dosjen e Sigurimit t\u00eb Shtetit, Drejtoria e Zbulimit Politik, p\u00ebr Sadik Premten, ish n\u00ebnkryetar i G. K. t\u00eb \u201cT\u00eb Rinjve\u201d dhe njeri nga themeluesit e Partis\u00eb Komuniste. (Arkivi MPB, Sigurimi i Shtetit, Drejtoria e Zbulimit Politik, Fashikulli Sadik Premtja nr. Regjistrit 2960\/21)<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb vazhdim i vepr\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij autori \u201cEliminimi i Grupit Komunist t\u00eb \u201cT\u00eb Rinjve\u201d, botuar n\u00eb vitin 2016 me dokumente, d\u00ebshmi e studime, ku \u00ebsht\u00eb botuar edhe p\u00ebrmbledhja e dosjes s\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Sadik Premten. Por botimi i plot\u00eb i k\u00ebsaj dosje hedh drit\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi aktivitetin antikomb\u00ebtar t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cSadik Premtja, si\u00e7 na thot\u00eb autori i k\u00ebtij libri, ishte produkt i \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb vegj\u00eblis\u00eb shqiptare p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pa bejler\u00eb e agallar\u00eb, por edhe e nj\u00eb populli q\u00eb lufton p\u00ebr liri e demokraci. Ai ka patur nj\u00eb jet\u00eb pritash, pusish e atentatesh t\u00eb gatuara mafiozisht nga siv\u00ebllez\u00ebrit e tij t\u00eb idealit\u201d.<\/p>\n<p>Partia Komuniste Shqiptare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fillimit nga e para t\u00eb historis\u00eb, legjitimoi edhe p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs si mjeti m\u00eb efikas p\u00ebr t\u00eb arritur sa m\u00eb shpejt q\u00ebllimin dhe q\u00eb, n\u00eb vend sa t\u2019i zgjidhnin problemet s\u00eb bashku me njer\u00ebzit, i p\u00ebrdor\u00ebn ata thjesht si objekte q\u00eb duhet t\u2019i n\u00ebnshtroheshin politik\u00ebs s\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Historia e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb fillon m\u00eb 8 n\u00ebntor 1941, \u00ebsht\u00eb dramatikisht e mbushur me gabime e krimet e m\u00ebndjeve t\u00eb sunduara nga ideologjia staliniste, q\u00eb, duke menduar se historia fillon me ta, nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb krim e dhun\u00eb pa b\u00ebr\u00eb ndaj atyre q\u00eb i pengonin n\u00eb rrug\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Libri q\u00eb paraqet para lexuesve z. Enver Memishaj ka si synim t\u00eb hedh\u00eb m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb mbi p\u00ebrndjekjen e dhunshme q\u00eb iu b\u00eb Sadik Premtes, njerit prej kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, e nj\u00ebsoj si ky gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb asaj partie terroriste.<\/p>\n<p>Po p\u00ebr \u00e7far\u00eb ndiqeshin dhe eliminoheshin edhe an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Komuniste? Gogo Nushi, udh\u00ebheq\u00ebsi i lart\u00eb i k\u00ebsaj partie na thot\u00eb se: \u201cP\u00ebr ata q\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb partie e q\u00eb kishin nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi ose q\u00eb kishin shfaqur nj\u00eb dyshim n\u00eb vij\u00ebn ton\u00eb, kemi pasur direktiv\u00eb nga<br \/>\nKomiteti Q\u00ebndror q\u00eb k\u00ebta t\u2019i zhduknim\u201d (Libri \u201cPolitik\u00eb Antikomb\u00ebtare e Enver Hoxh\u00ebs\u201d Plenumi II i KQPKSH,Berat 23 -27 n\u00ebntor 1944, Tiran\u00eb 1996, f. 86)<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shum\u00eb komunist\u00eb nd\u00ebr ta Anastas Lula, Sadik Premte etj u vun\u00eb n\u00eb gryk\u00ebn e pushk\u00ebs s\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tyre. Mynyr Xhindin, thot\u00eb Hysni Kapua, n\u00eb plenum in e Beratit, e vram\u00eb p\u00ebr hi\u00e7 gj\u00eb!!!<\/p>\n<p>Sadik Premtja u shp\u00ebtoi atentateve t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij dhe u arratis n\u00eb Franc\u00eb, por edhe atje ish shok\u00ebt e tij do ta ndiqnin k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs dhe do t\u2019i b\u00ebnin atentat, por q\u00eb p\u00ebr fatin e tij t\u00eb mir\u00eb shp\u00ebtoi, ashtu si edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe vdiq n\u00eb prill t\u00eb vitit 1991.<\/p>\n<p>Sadik Premte n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ishte nj\u00eb \u201cAntifashist i or\u00ebve t\u00eb para, organizator dhe luft\u00ebtar n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Iu kund\u00ebrvu q\u00eb n\u00eb fillim vij\u00ebs antikomb\u00ebtare t\u00eb diktatorit Hoxha\u201d. (Dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prof. dr. Sali Berisha nr.<\/p>\n<p>1494 dat\u00eb 22. 5. 1996, q\u00eb dekoron Sadik Premten \u201cMartir i Demokracis\u00eb\u201d.)<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye prof. Sonila Bo\u00e7i thot\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb: \u201cM\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb histori personale, studimi i figur\u00ebs s\u00eb Sadik Premtes, Anastas Lul\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Grupit Komunist t\u00eb \u201cT\u00eb Rinjve\u201d, q\u00eb u p\u00ebrjashtuan nga radh\u00ebt e PKSH-s\u00eb, do t\u00eb na jepte nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetje mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si u nd\u00ebrtua kjo parti q\u00eb n\u00eb lindjen e saj. Zbatimi i parimit stalinist se partia forcohet duke u spastruar, ishte nj\u00eb nga motot q\u00eb iu imponua PKSH-s\u00eb nga t\u00eb d\u00ebrguarit jugosllav, Miladin Popovi\u00e7 dhe Dushan Mugosha&#8230;<\/p>\n<p>Historiografia shqiptare i ka nj\u00eb \u201cborxh\u201d Sadik Premtes, pasi ende nuk i ka kushtuar v\u00ebmendjen e duhur figur\u00ebs s\u00eb tij&#8230; Ende ka nevoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e njeriut q\u00eb sfidoi p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb drejtuesit e PKSH\/PPSH, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb idealizmit dhe nj\u00eb t\u00eb majte m\u00eb evropiane\u201d. (Prof. Asoc. Dr. Sonila Bo\u00e7i, gazeta Tema Tiran\u00eb dt. 5.3.2017, f. 5)<br \/>\nDosja e Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Sadik Premten q\u00eb botohet e n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument historik, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb son\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb err\u00ebt historike n\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn vuajti populli jon\u00eb. Prandaj libri q\u00eb na paraqet z. Memishaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dritare m\u00eb shum\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb njohjes s\u00eb k\u00ebtij personazhi t\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Libra t\u00eb k\u00ebtij lloji vijn\u00eb si detyrim dhe mision q\u00eb rezoluta e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr \u201cDomozdoshm\u00ebrin\u00eb e d\u00ebnimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb krimeve t\u00eb regjimeve totalitare, komuniste\u201c, v\u00eb p\u00ebrpara intelektual\u00ebve, studjuesve dhe historian\u00ebve.<\/p>\n<p>(Rezolut\u00eb nr. 1481, viti 2006 e Asamblea Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs; \u201cgjykimi moral dhe d\u00ebnimi i krimeve t\u00eb kryera, luan nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb edukimin e brezave t\u00eb rinj\u201d.<\/p>\n<p>Rezolut\u00eb, m\u00eb 30 tetor 2006 Kuv\u00ebndit i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cKuv\u00ebndi i Shqip\u00ebris\u00eb fton akademik\u00ebt, historian\u00ebt dhe ekspert\u00ebt e pa varur, q\u00eb t\u2019 i intensifikojn\u00eb k\u00ebrkimet e tyre p\u00ebr p\u00ebrcaktimin dhe verifikimin objektiv t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste\u201d.)<br \/>\n\u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e shtetit demokratik t\u00eb botoj\u00eb libra t\u00eb k\u00ebtij lloji me dokumente historike,por edhe e \u00e7do studjuesi si\u00e7 po b\u00ebn z. Memishaj, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave populli t\u00eb njoh\u00eb e t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se sistemi komunist q\u00eb ngriti Enver Hoxh\u00ebs ishte diktatur\u00eb dhe terror mbi popullin shqiptar.<\/p>\n<p>Dosja e Sigurmit \u00ebsht\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb libri I njohjes, i njohjes nga t\u00eb rinjt\u00eb, nga ata q\u00eb vijn\u00eb pas nesh, por edhe nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb provuan dhe jetuan at\u00eb koh\u00eb e megjithat\u00eb nuk e njihnin si duhet arm\u00ebn m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe q\u00eb p\u00ebr popullin ishte arma mizore q\u00eb ushtroi dhun\u00eb dhe terror, pra ky \u00ebsht\u00eb libri i njohjes t\u00eb atij sistemi diktatorial.<\/p>\n<p>Kush studjon diktatur\u00ebn komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb njoh\u00eb historin\u00eb e arm\u00ebs terroriste, mafioze t\u00eb em\u00ebrtuar Sigurimi i Shtetit. Kush do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se si banda terroriste e Enver Hoxh\u00ebs ndiqte, persekutonte, censuronte, nd\u00ebrpriste e kontrollonte korespodenc\u00ebn e mohonte t\u00eb drejtat elementare njerzore duhet t\u00eb njihet me dosje t\u00eb tilla t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. Jo vet\u00ebm studjuesit dhe historian\u00ebt, por \u00e7do njeri nuk mund t\u00eb gjykoj\u00eb e vler\u00ebsoj\u00eb at\u00eb sistem \u00e7njer\u00ebzor pa njohur dosjet e Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kjo dosje \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb kriminale t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe na vjen n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr popullin e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se si ka punuar Sigurimi i Shtetit. Ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb botohen t\u00eb gjitha historit\u00eb e deg\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr \u00e7do rreth q\u00eb vet\u00eb oficer\u00ebt e Sigurimit i hartuan ato n\u00eb vitet \u201970, n\u00ebn sigl\u00ebn \u201cTep\u00ebr Sekret\u201d, q\u00eb gjenden n\u00eb arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, pasi vet\u00eb ata hartuesit e k\u00ebtyre historik\u00ebve konfirmojn\u00eb krimet e kryera. Po ashtu duhen botuar dosjet e zbulimit si dhe t\u00eb kund\u00ebrzbulimit. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre botimeve do t\u00eb kuptohet n\u00eb thell\u00ebsi diktatura komuniste, do t\u00eb kuptohet hipokrizia e regjimit t\u00eb ngritur n\u00eb sistem, q\u00eb ndryshe propagandonte dhe ndryshe vepronte n\u00ebn rrogos me sistemin policor politik.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr at\u00eb bot\u00eb absurde q\u00eb vuajt\u00ebn shqiptar\u00ebt. Pra ky lib\u00ebr ofron nj\u00eb dritare t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb dobishme mbi v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb u detyruan t\u00eb p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt gjat\u00eb sundimit komunist 1944 \u2013 1990. Dosja q\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb edhe studjuesve p\u00ebr t\u00eb studjuar metodat e pun\u00ebs s\u00eb Sigurimit, personalitetet, karkteret, bot\u00ebn njer\u00ebzore, idet\u00eb, bindjet e njeriut q\u00eb nuk ndryshojn\u00eb edhe kur jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb demokratike si Franca, ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00ebsojm\u00eb mendimet dhe idet\u00eb, kontraditat e mendimeve t\u00eb emigrant\u00ebve politik shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Nexhat Peshk\u00ebpia nj\u00eb prej udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar e p\u00ebrshkruan gjendjen e popullit shqiptar n\u00eb vitet \u201953 me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cPopulli Shqiptar \u2013 tha ai \u2013 sot \u00ebsht\u00eb duke ngordhur p\u00ebr buk\u00eb dhe p\u00ebr liri, p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb lufte tmerr\u00ebsisht v\u00eblla-vras\u00ebse t\u00eb imponuar nga t\u00eb huajt dhe q\u00eb populli i yn\u00eb nuk ja ka ndjer\u00eb aspak nevoj\u00ebn. Pastaj vazhdoi ay \u00e7far\u00eb konkuista shoq\u00ebrore jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Sot shteti detyron katundarin t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb drithin dhe ullirin n\u00eb depot e shtetit duke e num\u00ebruar kok\u00ebrr p\u00ebr kok\u00ebrr, dhe kush nuk e dor\u00ebzon nd\u00ebshkohet me d\u00ebnimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Populli s\u2019ka par\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb skllav\u00ebri t\u00eb till\u00eb. Ai don t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga kjo gjendje pa u interesuar as pak se cili mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7liruesi i tij\u00eb\u201d. (Informacion i vitit 1953.)<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta ndodh me Sadik Premtaj. \u00cbsht\u00eb interesant se ky njeri vdiq komunist dhe n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb ai nuk mundi t\u00eb shifte dhe t\u00eb kuptonte realitetin si gjat\u00eb luft\u00ebs ashtu edhe pas \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai \u00ebnd\u00ebrronte p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e regjimit diktatorial n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00ebnd\u00ebrroi deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb vendosej p\u00ebrs\u00ebri diktatura komunist, por tashm\u00eb jo sipas Enver Hoxh\u00ebs por sisps Sadik Premtes!!!<\/p>\n<p>Sadiku thot\u00eb se un\u00eb jam komunist i v\u00ebrtet\u00eb dhe se ata n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb terrorista dhe kan\u00eb devijuar nga komunizmi. Enver Hoxha dhe shok\u00ebt e tija kan\u00eb tradh\u00ebtuar komunizmin sepse sipas tij \u201cDemokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuptim relative. Duhet q\u00eb klasa pun\u00ebtore t\u00eb jet\u00eb e lidhur me sindikatat e saja pa asnj\u00eb frym\u00eb politike, k\u00ebshtu sindikata vet\u00eb t\u00eb interesohet p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb pun\u00ebtoris dhe t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dor\u00eb grevat dhe luft\u00ebn sociale, pa nji thump politik, asnj\u00eb drejtim partije, kundra kapitalizmit. K\u00ebshtu ishte p\u00ebrpara luft\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb sot. Titua ka b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb themeluar socializmin n\u00eb Jugosllavi. Ideollogjija e tij\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb socializ\u00ebm independent dhe jo t\u00eb jet\u00eb i shtypur. Ka liruar shum\u00eb t\u00eb burgosur prej burgu sepse k\u00ebshtu e kishte parashikuar prej kohe, nuk u rrejt\u00eb ose u shit\u00eb me oksidentin por bani treg\u00ebti t\u00eb lir\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoi<br \/>\ngjendjen e popullit\u201d.(Marr\u00eb nga raporti i Franc\u00ebs dat\u00eb 19. 3. 1952)<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pra Sadik Premtja si ideolog mbetet nj\u00eb utopist. Pasi p\u00ebrvoja 100 vje\u00e7are n\u00eb Rusi dhe afro 50 vje\u00e7are n\u00eb Eurpo\u00ebn Lindore tregoi se komuniszmi nuk mund t\u00eb ekzistot\u00eb pa luft\u00ebn e klasave, pa burgjet politike dhe kampet e internimeve. Po ashtu edhe shpresat e Sadik Premtes p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje nga brenda p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur band\u00ebn mafjoze t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs me an\u00eb t\u00eb Bedri Spahiut, Dali Ndreut, Kristo Themelkos etj ish an\u00ebtar\u00eb t\u00eb G.K. \u201cT\u00eb Rinj\u00ebve\u201d, mbeten utopi pasi diktaturat nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbysen me format q\u00eb shpresonte Premtja.<\/p>\n<p>Konkluzionet q\u00eb arrin Sigurimi i Shtetit se \u201caktiviteti i Sadik Premtes prej agjenti dhe provokatori t\u00eb ndyr\u00eb kryesisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb zbulimit jugosllav, atij Sovjetik dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera. Ka t\u00eb dh\u00ebna nga emigrant\u00ebt e Lindjes se ai \u00ebsht\u00eb edhe agjent i sh\u00ebrbimeve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Atlantikut. Nga detyrat q\u00eb kryen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr jan\u00eb pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb grupet trockiste, dh\u00ebnia e informatave mbi vendin ton\u00eb dhe njer\u00ebzit q\u00eb njef dhe puna q\u00eb b\u00ebn n\u00eb radh\u00ebt e emigracionit reaksionar dhe atij Kosovar\u201d, n\u00eb pamjen e par\u00eb k\u00ebto cil\u00ebsime jan\u00eb qesharake, por edhe me interes se tregojn\u00eb fare qart\u00eb nivelin e mjeruar intelektual t\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe Kadri Hazbiut, me teorit\u00eb qesharake t\u00eb poliagjent\u00ebve.<\/p>\n<p>Emigracioni p\u00ebrndjekja, vuajtja e t\u00eb af\u00ebrmve n\u00eb Shqip\u00ebri natyrisht q\u00eb e lodh\u00ebn Sadik Premten dhe n\u00eb disa raste \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb deklaroj\u00eb se: \u201cTa kisha ditur, do t\u2019i kisha pranuar t\u00eb gjitha urdh\u00ebrat e Partis\u00eb dhe sot\u00eb me pozit\u00eb influente q\u00eb do t\u00eb kisha do t\u2019i vleja m\u00eb shum\u00eb gjendjes s\u00eb sotme dhe kauz\u00ebs sime. Fatkeq\u00ebsisht kam qen\u00eb i ri dhe m\u00eb ka munguar eksperienca\u201d.<\/p>\n<p>Socialisti Vasil G\u00ebrmenji pasi p\u00ebrshkruan varf\u00ebrin\u00eb dhe terrorin n\u00eb Shqip\u00ebri, thot\u00eb q\u00ebllimin e jet\u00ebs s\u00eb tij: Dhe gj\u00ebja m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb evitojm\u00eb rikthimin e bejler\u00ebve. (Let\u00ebr e Vasil G\u00ebrmenjit drejtuar S. Premtes e dat\u00ebs 24 janar 1948)<\/p>\n<p>Kund\u00ebr mendimeve t\u00eb Sadik Premtes dhe Vasil G\u00ebrmenjit shprehet Ali Toto: \u201cUn\u00eb jam besniku privat k\u00ebtu n\u00eb Paris i Nuredin Vlor\u00ebs, i cili m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos merrem me partit\u00eb politike por t\u00eb kem durim e t\u00eb pres; vet\u00ebm t\u00eb jem kurdoher\u00eb anti komunist dhe t\u2019i luftoj me t\u00eb gjitha mjetet e mija t\u00eb gjith\u00eb ata komunista t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn \u00e7far\u00ebdo maske q\u00eb t\u00eb jen\u00eb fshehur, jan\u00eb agjent t\u00eb Legat\u00ebs. Kjo asht detyra ime kombtare\u201d. (Informacion i vitit 1954)<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr grupi zogist i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Nu\u00e7i Kota, Isuf Begeja, Sefedin \u00c7ollaku p\u00ebrpiqet p\u00ebr bashkimin n\u00ebp\u00ebrmjet komitetit \u201cL\u00ebvizjen Patriotike Shqiptare\u201d, me kryetar Nu\u00e7i Kote, por gjen kund\u00ebrshtar nga gjith\u00eb grupet e tjera.<\/p>\n<p>Po ashtu nga kjo dosje m\u00ebsojm\u00eb edhe p\u00ebr jet\u00ebn dhe vuajtjet e emigrant\u00ebve politik shqiptar n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Vasil G\u00ebrmenji shkruan: K\u00ebtu ve\u00e7 pun\u00ebs me kazm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb huajt s\u2019ka tjet\u00ebr.(Let\u00ebr Vasil G\u00ebrmenjit drejtuar S. Premtes e dat\u00ebs 24 janar 1948)<\/p>\n<p>Nga dosja e Sigurimit t\u00eb Shtetit paraqitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr del e qart\u00eb se Sadik Premtja po ashtu edhe emigran\u00ebt e tjer\u00eb politik t\u00eb njohur dhe q\u00eb zhvillonin aktivitet propogandistik kund\u00ebr regjimit n\u00eb Shqip\u00ebri ndiqeshin n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb hidhnin n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb, ose Amerik\u00eb.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat dhe informacionet Sigurimi i Shtetit i merrte nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, t\u00eb rekrutuar dhe t\u00eb paguar me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve. Pra nd\u00ebrsa populli vuante Sigurimi p\u00ebr mbajtjen e pushtetit me dhun\u00eb, paguante pa kursim, bile paguante edhe p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar atje ku i kishte hedhur fati zi, si\u00e7 p\u00ebrshkruhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr atentati d\u00ebshtuar kund\u00ebr Sadik Premtes.<\/p>\n<p>Libri q\u00eb ka p\u00ebrgatitur z. Memishaj \u00ebsht\u00eb me vler\u00eb si dokument historik, por edhe pse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb e p\u00ebr k\u00ebto dokumente n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb bjer\u00eb interesi e do t\u00eb shkruhet pak. ose aspak<\/p>\n<p><em>Vlor\u00eb m\u00eb 15 prill 2021<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth dosjes s\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Sadik Premten &#8211; p\u00ebrgatitur nga Enver Memishaj. Dr. Bujar Leskaj N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, studjuesi Enver Memishaj boton dosjen e Sigurimit t\u00eb Shtetit, Drejtoria e Zbulimit Politik, p\u00ebr Sadik Premten, ish n\u00ebnkryetar i G. K. t\u00eb \u201cT\u00eb Rinjve\u201d dhe njeri nga themeluesit e Partis\u00eb Komuniste. (Arkivi MPB, Sigurimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67815,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-67814","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rreth dosjes s\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Sadik Premten &#8211; p\u00ebrgatitur nga Enver Memishaj. Dr. Bujar Leskaj N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, studjuesi Enver Memishaj boton dosjen e Sigurimit t\u00eb Shtetit, Drejtoria e Zbulimit Politik, p\u00ebr Sadik Premten, ish n\u00ebnkryetar i G. K. t\u00eb \u201cT\u00eb Rinjve\u201d dhe njeri nga themeluesit e Partis\u00eb Komuniste. (Arkivi MPB, Sigurimi i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-05-03T09:06:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"790\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK\",\"datePublished\":\"2021-05-03T09:06:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/\"},\"wordCount\":2612,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/\",\"name\":\"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg\",\"datePublished\":\"2021-05-03T09:06:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg\",\"width\":600,\"height\":790,\"caption\":\"Enver Memishaj - Dosja e sigurimit\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Rreth dosjes s\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Sadik Premten &#8211; p\u00ebrgatitur nga Enver Memishaj. Dr. Bujar Leskaj N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, studjuesi Enver Memishaj boton dosjen e Sigurimit t\u00eb Shtetit, Drejtoria e Zbulimit Politik, p\u00ebr Sadik Premten, ish n\u00ebnkryetar i G. K. t\u00eb \u201cT\u00eb Rinjve\u201d dhe njeri nga themeluesit e Partis\u00eb Komuniste. (Arkivi MPB, Sigurimi i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-05-03T09:06:52+00:00","og_image":[{"width":600,"height":790,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK","datePublished":"2021-05-03T09:06:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/"},"wordCount":2612,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/","name":"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg","datePublished":"2021-05-03T09:06:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/enver-memishaj-dosja-e-sigurimit.jpg","width":600,"height":790,"caption":"Enver Memishaj - Dosja e sigurimit"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-liber-si-nje-dokument-historik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NJ\u00cb LIB\u00cbR SI NJE DOKUMENT HISTORIK"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67814","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67814"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67814\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67816,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67814\/revisions\/67816"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67815"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}