{"id":6782,"date":"2016-09-17T17:26:58","date_gmt":"2016-09-17T16:26:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6782"},"modified":"2021-04-25T02:28:55","modified_gmt":"2021-04-25T01:28:55","slug":"kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/","title":{"rendered":"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/koha.net\/?id=4&amp;l=133115\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">KOHA.net<\/a>, <em>17 Shtator 2016 <\/em><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb rr\u00ebfim ekskluziv i shkrimtarit Ismail Kadare p\u00ebr \u00e7mimin Nobel; si e pret \u00e7do vit shkrimtari nominimin prej Akademis\u00eb Suedeze; rasti unik, letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb arkivin e Akademis\u00eb s\u00eb Nobelit nga Shqip\u00ebria q\u00eb flasin kund\u00ebr Kadares\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bllokuar dh\u00ebnien e \u00e7mimit. Historia q\u00eb tregohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e nj\u00eb prej letrave q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar grotesk.<\/strong><\/p>\n<p>Takimi me Kadaren\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb histori zbulimi. Shkrimtari e ka n\u00eb natyr\u00ebn e tij rr\u00ebfimin historik, konstatimin, ruajtjen e nj\u00eb memorieje absolute p\u00ebr njer\u00ebz, ngjarje, vende, transmeton mapo.<\/p>\n<p>Bota letrare n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb festimin e 80 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb shkrimtarit. \u00cbsht\u00eb quajtur viti i Kadares\u00eb. Festimet vazhdojn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb, jo duke hedhur k\u00ebng\u00eb e valle, por duke njohur vepr\u00ebn, duke kuptuar e zbuluar shkrimtarin.<\/p>\n<p>Po ky vit e ka sjell\u00eb shkrimtarin edhe m\u00eb shpesh n\u00eb vendin e tij. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast unik. Ka \u201cbashk\u00ebjetuar\u201d me diktatur\u00ebn dhe ka sjell\u00eb antropologjin\u00eb e saj kur ishte n\u00eb zenit. I ka shp\u00ebtuar persekutimit, por jo censur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs. Prej koh\u00ebsh arkivat po zbulojn\u00eb e qart\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb situat\u00eb etike por edhe estetike mbi autorin dhe vepr\u00ebn, sidomos asaj q\u00eb mbahet nj\u00eb nga veprat monument t\u00eb krijimtaris\u00eb kadareane n\u00eb diktatur\u00eb, \u201c<em>Dimri i vetmis\u00eb s\u00eb madhe<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit, ky roman pati nj\u00eb edicion kritik nga studiuesi Metteo Mandala. Vepra n\u00eb dor\u00ebshkrim, kaloi nj\u00eb aventur\u00eb gjyq\u00ebsore, pasi deri para pak vitesh mbahej me forc\u00eb nga e veja e ish diktatori. Kadare \u00ebsht\u00eb shprehur se kishte frik\u00eb mos e digjte, pasi ishte e vetmja kopje q\u00eb ekzistonte n\u00eb dor\u00ebshkrim. I vetmi n\u00eb origjinal. Nd\u00ebrsa ka vler\u00ebsuar pun\u00ebn e studiuesit arb\u00ebresh, Mandalas\u00eb, mbi dor\u00ebshkrimin n\u00eb d\u00ebshifrimin dhe zbulimin e tekstit.<\/p>\n<p>\u201c<em>E kam shkruar dhe daktilografuar direkt dhe kam punuar mbi tekstet e daktilografuar. Ajo ishte kopje e vetme. S\u2019ka tjet\u00ebr. Mahnitem kur e shikoj, sa sa kam punuar, shkruar prishur e ndrequr. Ishte nj\u00eb tekst mjaft delikat. Donte shum\u00eb kujdes sepse p\u00ebr nj\u00eb fjali mund t\u00eb t\u00eb ikte gjith\u00eb libri\u2026<\/em>\u201d, ka rr\u00ebfyer shkrimtari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb err\u00ebt, t\u00eb panjohur t\u00eb procesit t\u00eb vepr\u00ebs, si kultur\u00eb filologjike q\u00eb kryhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb autor bashk\u00ebkohor t\u00eb cilit i ka \u201cardhur\u201d vepra nga diktatura, n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb procese \u201ccensure\u201d, duke i shp\u00ebtuar kartonit.<\/p>\n<p>Ky edicion kritik i \u201cDimrit t\u00eb vetmis\u00eb s\u00eb madhe\u201d \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si ngjarja e vitit, q\u00eb ka p\u00ebrkuar me dit\u00eblindjen e shkrimtarit. Por nga ana tjet\u00ebr, botuesi ekskluziv i Kadares\u00eb, \u201cOnufri\u201d brenda k\u00ebtij viti boton dhe riboton 15 romane e novela n\u00eb format t\u00eb vog\u00ebl, si nj\u00eb form\u00eb me e thjesht\u00eb p\u00ebr lexuesin. Ky densitet veprimtarie letrare n\u00eb 80 vjetorin e lindjes, merr me vete edhe p\u00ebrkimin tjet\u00ebr me afrimin e ndarjes s\u00eb \u00e7mimit Nobel.<\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb lan\u00e7uar nj\u00eb list\u00eb me nominuesit e k\u00ebtij viti, ku Kadare renditet s\u00ebrish, edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, i pesti n\u00eb kandidatur\u00eb p\u00ebr marrjen e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Akademia e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e ka propozuar s\u00ebrish Kadaren\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u00e7mimin Nobel n\u00eb Let\u00ebrsi. Drejtuesja e departamentit t\u00eb albanologjis\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, akademikja Floresha Dado, ka th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull i merituar p\u00ebr shkrimtarin Ismail Kadare.<\/p>\n<p>\u201cAkademia e Shkencave d\u00ebrgoi zyrtarisht, p\u00ebrs\u00ebriti edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Komitetin e Nobelit t\u00eb Akademis\u00eb Suedeze p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb \u00e7mimin Nobel. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ne kemi shtuar si argumente t\u00eb tjera jo vet\u00ebm p\u00ebrmasat e jasht\u00ebzakonshme bot\u00ebrore q\u00eb ka Kadare, faktin q\u00eb vepra e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb 45 gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb shkruar kritik\u00eb me vler\u00ebsime maksimale n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Kadare \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs shpirt\u00ebrore t\u00eb shum\u00eb popujve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Nuk e di se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb shkrimtar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u00e7mimin Nobel se sa t\u00eb botohet n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe t\u00eb shkruaj\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb larta p\u00ebr artin e tij kritik\u00eb t\u00eb njohur nga gjith\u00eb bota, dhe q\u00eb t\u00eb marr\u00eb edhe shum\u00eb \u00e7mime t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d \u2013ka deklaruar Floresha Dado.<\/p>\n<p>Dhe ja ku jemi, mbi 15 vite q\u00eb pritet ceremonia e Nobelit p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nga imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimtari. Kadare m\u00ebsojm\u00eb se sot \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebr n\u00eb Paris, pas disa muajsh q\u00ebndrimi n\u00eb Shqip\u00ebri, ku edhe kaloi nj\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore duke iu n\u00ebnshtruar nj\u00eb operacioni. Familjar\u00ebt kan\u00eb deklaruar se gjendja e shkrimtarit tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Udh\u00ebtimi i tij drejt Parisit \u00ebsht\u00eb itinerari i vazhduesh\u00ebm ku Kadare ndan jet\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb prej vitit 1991, kur u largua p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar azil n\u00eb Franc\u00eb, si rebelim ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm Ramiz Alis\u00eb, t\u00eb cilit i drejtoi edhe nj\u00eb let\u00ebr publike ku shpjegonte dhe denonconte politikisht arsyet e largimit t\u00eb tij nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, duke qen\u00eb nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb shpesh ka ngjallur reaksione t\u00eb brendshme midis nostalgjik\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs, atyre q\u00eb ishin shkrimtar\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb saj, Kadare ka mbajtur p\u00ebrsip\u00ebr riskun e komprometimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij, duke u anatemuar p\u00ebr \u201cshp\u00ebtimin\u201d e tij nga persekucioni, pse nuk u b\u00eb kund\u00ebrshtar i regjimit. Nd\u00ebrsa vepra e shkrimtarit ka treguar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, nj\u00eb lexim historik i shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb kuptuar sistemin diktatorial.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim nominimi p\u00ebr Nobel i Kadares\u00eb ka qen\u00eb motivuar gjithnj\u00eb, duke u p\u00ebrkrahur nga pjesa e shkrimtar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve m\u00eb me integritet. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me shkrimtarin duket se kjo histori ka tjet\u00ebr perceptim. Pyetjes son\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kaq t\u00eb gjat\u00eb me Nobelin, Kadare e ka marr\u00eb me indiferentiz\u00ebm, si nj\u00eb process pothuaj i mbyllur p\u00ebr t\u00eb, aq edhe zhg\u00ebnjyes.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb na b\u00ebn t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb shkrimtarit drejtp\u00ebrdrejt, gjat\u00eb bised\u00ebs ton\u00eb t\u00eb lir\u00eb, lidhet me ironin\u00eb shqiptare p\u00ebr letrat anonime. Prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb folur se n\u00eb Akademin\u00eb suedeze t\u00eb Nobelit nga Shqip\u00ebria jan\u00eb d\u00ebrguar shum\u00eb letra anonime, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u2019i bllokuar dh\u00ebnien e \u00e7mimit. I vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb edhe vet\u00eb shkrimtari ka rr\u00ebfyer, ndoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb histori absurde, pothuaj unike n\u00eb 100 vjet\u00ebt e Nobelit.<\/p>\n<p>Natyrisht Kadare ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Nobelin, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb si shkrimtar. A do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb kishim nj\u00eb Nobel? Kadare thot\u00eb: \u201cPo do t\u00eb ishte imazh shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb p\u00ebrball\u00eb prap\u00ebsive. Do t\u2019i kishte dh\u00ebn\u00eb imazh, si vend i vog\u00ebl me gjuh\u00eb t\u00eb lasht\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Por p\u00ebr Kadaren\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb normale, ku \u00e7do vit ai bashk\u00eb me emra t\u00eb tjer\u00eb nominohen p\u00ebr Nobel, k\u00ebt\u00eb e pohon edhe vet\u00eb shkrimtari duke th\u00ebn\u00eb se bashk\u00eb me autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u201cjemi b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb si t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt e juris\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Nobelit dhe Sekretarin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb tyre\u2026\u201d<\/p>\n<p>Shkrimtari ka treguar se ka dashur t\u00eb shikoj\u00eb Arkivin me letrat anonime t\u00eb d\u00ebrguar nga Shqip\u00ebri kund\u00ebr tij, n\u00eb Akademin\u00eb Suedeze. \u201cNj\u00eb dit\u00eb madje mua dhe Helen\u00ebn na ftoi nj\u00eb prej tyre p\u00ebr drek\u00eb. Iu luta t\u00eb hyja n\u00eb Arkiv, doja t\u00eb shikoja letrat anonime p\u00ebr mua, por refuzoi. Iu luta t\u00eb m\u00eb thoshte \u00e7far\u00eb shkruanin, por ai m\u00eb tha vet\u00ebm nj\u00eb rast q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb dukur t\u00eb gjith\u00ebve grotesk. Se ishte grotesk nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk ishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb sado banal t\u00eb ishte. Aq t\u00eb \u00e7uditur me k\u00ebto \u201canonime\u201d shqiptare\u201d, ka treguar Kadare. Jo pak her\u00eb ka ndodhur q\u00eb n\u00eb prag t\u00eb \u00e7mimit Nobel, kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur emri Kadares\u00eb ka nisur \u201cfushat\u00eb\u201d kund\u00ebr t\u00eb tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde q\u00eb ky \u00e7mim t\u00eb mos mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa ne, jemi njohur nga shkrimtari me nj\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb nj\u00eb prej letrave anonime t\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr shkrimtarit, q\u00eb mbahet n\u00eb arkivin e Akademis\u00eb Suedeze. Shkrimtari tha se i kan\u00eb treguar p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebr anonime ku mes t\u00eb tjerash ishte shkruar se me vepr\u00ebn e tij, \u201csulmohet gjuha shqipe\u201d, se Kadare nuk shkruan n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte v\u00ebrtet grosteske dhe e pakuptueshme\u201d, thot\u00eb shkrimtari. Nxitur nga kjo ngjarje, Kadare ka treguar se botuesi i tij ekskluziv, n\u00eb Franc\u00eb botoi gjith\u00eb kolan\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe si dhe fr\u00ebngjishte, duke ua b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb Akademis\u00eb suedeze.<\/p>\n<p><strong>Histori<\/strong><\/p>\n<p>Kur Alfred Nobel vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb testamentin e tij shp\u00ebrndarjen e \u00e7mimeve \u201cNobel\u201d, askujt nuk ia mori mendja se nj\u00eb dit\u00eb ato do t\u00eb b\u00ebheshin nj\u00eb ngjarje bot\u00ebrore. P\u00ebr shum\u00eb vite, \u00e7mimet mbet\u00ebn monopol i Europ\u00ebs, por tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb event prestigjioz q\u00eb priten me kureshtje nga bota akademike dhe jo vet\u00ebm. M\u00ebsoni faktet interesante t\u00eb \u201cNobelit\u201d t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb nga zanafilla deri tani<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse quhen laureat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Laureat\u00eb i referohet nderimit n\u00ebp\u00ebrmjet kuror\u00ebs s\u00eb dafin\u00ebs. N\u00eb mitologjin\u00eb greke, Apollo p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga mbajtja e nj\u00eb kurore dafine mbi kok\u00eb. Kurora p\u00ebrb\u00ebhet nga deg\u00ebt dhe gjethet e nj\u00eb peme dafine q\u00eb n\u00eb latinisht shkruhet \u201claurus nobilis\u201d. N\u00eb Greqin\u00eb e lasht\u00eb, kurora prej dafine u jepej fitimtar\u00ebve si shenj\u00eb nderimi, si konkurrent\u00ebve atletik\u00eb, ashtu edhe atyre n\u00eb konkurset e poezis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Veprat e Kadares\u00eb me njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebr veprat kryesore t\u00eb Ismail Kadares\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb: \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d, \u201cK\u00ebshtjella\u201d, \u201cKronik\u00eb n\u00eb gur\u201d, \u201cDimri i madh\u201d, \u201cUra me tri harqe\u201d, \u201cPrilli i thyer\u201d, \u201cDosja H, Piramida\u201d, \u201cPallati i \u00ebndrrave\u201d etj. An\u00ebtar\u00ebt e Akademis\u00eb Suedeze do t\u00eb mblidhen gjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vijim, p\u00ebr t\u00eb vendosur se cili shkrimtar do t\u00eb jet\u00eb fitues, n\u00eb tetor, i \u00e7mimit Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi 2016.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KOHA.net, 17 Shtator 2016 Nj\u00eb rr\u00ebfim ekskluziv i shkrimtarit Ismail Kadare p\u00ebr \u00e7mimin Nobel; si e pret \u00e7do vit shkrimtari nominimin prej Akademis\u00eb Suedeze; rasti unik, letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb arkivin e Akademis\u00eb s\u00eb Nobelit nga Shqip\u00ebria q\u00eb flasin kund\u00ebr Kadares\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bllokuar dh\u00ebnien e \u00e7mimit. Historia q\u00eb tregohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41601,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8],"tags":[],"class_list":["post-6782","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"KOHA.net, 17 Shtator 2016 Nj\u00eb rr\u00ebfim ekskluziv i shkrimtarit Ismail Kadare p\u00ebr \u00e7mimin Nobel; si e pret \u00e7do vit shkrimtari nominimin prej Akademis\u00eb Suedeze; rasti unik, letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb arkivin e Akademis\u00eb s\u00eb Nobelit nga Shqip\u00ebria q\u00eb flasin kund\u00ebr Kadares\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bllokuar dh\u00ebnien e \u00e7mimit. Historia q\u00eb tregohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-17T16:26:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-25T01:28:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ismail-kadare.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"965\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij\",\"datePublished\":\"2016-09-17T16:26:58+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-25T01:28:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/\"},\"wordCount\":1808,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/ismail-kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/\",\"name\":\"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/ismail-kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-17T16:26:58+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-25T01:28:55+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/ismail-kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/ismail-kadare.jpg\",\"width\":800,\"height\":965,\"caption\":\"Ismail Kadare\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"KOHA.net, 17 Shtator 2016 Nj\u00eb rr\u00ebfim ekskluziv i shkrimtarit Ismail Kadare p\u00ebr \u00e7mimin Nobel; si e pret \u00e7do vit shkrimtari nominimin prej Akademis\u00eb Suedeze; rasti unik, letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb arkivin e Akademis\u00eb s\u00eb Nobelit nga Shqip\u00ebria q\u00eb flasin kund\u00ebr Kadares\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bllokuar dh\u00ebnien e \u00e7mimit. Historia q\u00eb tregohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-17T16:26:58+00:00","article_modified_time":"2021-04-25T01:28:55+00:00","og_image":[{"width":800,"height":965,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ismail-kadare.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij","datePublished":"2016-09-17T16:26:58+00:00","dateModified":"2021-04-25T01:28:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/"},"wordCount":1808,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ismail-kadare.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/","name":"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ismail-kadare.jpg","datePublished":"2016-09-17T16:26:58+00:00","dateModified":"2021-04-25T01:28:55+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ismail-kadare.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/ismail-kadare.jpg","width":800,"height":965,"caption":"Ismail Kadare"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-rrefen-per-letrat-anonime-qe-shkojne-ne-akademine-e-nobelit-nga-shqiperia-kunder-tij\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr letrat anonime q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Nobelit nga Shqip\u00ebria kund\u00ebr tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6782","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6782"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6782\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67398,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6782\/revisions\/67398"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6782"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6782"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6782"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}