{"id":6790,"date":"2016-09-17T16:50:17","date_gmt":"2016-09-17T15:50:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6790"},"modified":"2021-04-25T02:33:20","modified_gmt":"2021-04-25T01:33:20","slug":"fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/","title":{"rendered":"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR"},"content":{"rendered":"<p>SHKRUAN: <strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p>G\u00ebnjeshtra e mashtrimi personal e privat n\u00eb vendet me edukat\u00eb e kultur\u00eb modeste, t\u00eb mang\u00ebt, t\u00eb vonuara n\u00eb zhvillim e shkollim, jan\u00eb, pothuajse, normale, pjes\u00eb e jet\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb pushtet, nuk zgjedhin mjete e metoda, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe g\u00ebnjeshtr\u00ebn e mashtrimin. Dhe, justifikimi, n\u00eb rast t\u00eb kapjes n\u00eb flagranc\u00eb, \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm: &#8220;E b\u00ebj nga nevoja dhe jo nga qejfi; varf\u00ebria, buka e kalamajve&#8221;.<\/p>\n<p>Por, kur g\u00ebnjeshtra e mashtrimi i kalojn\u00eb kufinjt\u00eb e privat\u00ebsis\u00eb, duke veshur petkun zyrtar, kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe vendin. Koalicioni i PDK-s\u00eb me LDK-n\u00eb, e ka ngritur g\u00ebnjeshtr\u00ebn n\u00eb norm\u00eb, n\u00eb ligj. P\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet e tyre, p\u00ebr interesa, thjesht, personale, mashtrojn\u00eb, duke iu referuar interesave t\u00eb popullit, t\u00eb shtetit. P\u00ebr shembull: &#8220;<em>Miratimi, votimi i Sh\u00ebnimit t\u00eb Vij\u00ebs Kufitare Aktuale me Malin e Zi, pra, t\u00eb versionit t\u00eb komisionit zyrtar, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shtet-nd\u00ebrtimit si proces, integrimeve evropiane, liberalizimit t\u00eb vizave<\/em>&#8220;! Pra, humbjen e mij\u00ebra kilometrave tok\u00eb shqiptare, duke ia dhuruar Malit t\u00eb Zi, zyrtar\u00ebt mashtrues e g\u00ebnjeshtar\u00eb, e quajn\u00eb qasje konstruktive n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shtet-nd\u00ebrtimit dhe bro\u00e7kulla t\u00eb tjera neverit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb thuhet se presidenti Hashim prodhon vet\u00ebm fjal\u00eb dhe rren\u00eb. Vet Partia e tij \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr rrenat e shefit t\u00eb dikursh\u00ebm dhe presidentit aktual. Koluareve t\u00eb k\u00ebsaj partie flitet shum\u00eb p\u00ebr rrenat enorme t\u00eb Hashimit. Sa m\u00eb lart po ngjitet, aq m\u00eb shum\u00eb po e shton doz\u00ebn e rrenave dhe t\u00eb mashtrimeve. Dhe, \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se sa m\u00eb shum\u00eb ta g\u00ebnjesh, ta mashtrosh, ta vrasish e ta varf\u00ebrosh k\u00ebt\u00eb popull, aq m\u00eb i pranuesh\u00ebm dhe m\u00eb i votuar do t\u00eb jesh. Pamedyshje, nj\u00eb turp komb\u00ebtar!<\/p>\n<p>Pushtetar\u00ebt mashtrues e rrenacak\u00eb kulmuan n\u00eb posht\u00ebrsi, pse jo, edhe tradhti, kur manipuluan disa barinj t\u00eb zonave kufitare, p\u00ebr t`u d\u00ebrguar let\u00ebr komunave kufitare malazeze, duke u k\u00ebrkuar leje p\u00ebr kullotjen e bag\u00ebtive, pik\u00ebrisht, n\u00eb tokat e kontestuara aktualisht. Dhe, p\u00ebrgjigja e shefave komunal ishte tipike diplomatike: P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, drejtohuni Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs! Ja, deri ku ka arritur bashk\u00ebpunimi konspirativ i pushtetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me ata t\u00eb Malit t\u00eb Zi?!! Kjo t\u00eb kujton bashk\u00ebpunimin e Sigurimit Shqiptar me UDB-n\u00eb jugosllave, p\u00ebr pes\u00eb dekada radhazi, kur filosllavi Enver Hoxha i prangoste nacionalist\u00ebt, komb\u00ebtar\u00ebt e ikur nga Kosova, me porosi t\u00eb jugosllav\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Referencat e pushtetar\u00ebve p\u00ebr kufirin &#8211; nga burimet jugosllave!<\/strong><\/p>\n<p>Referencat e fundme t\u00eb pushtetar\u00ebve tan\u00eb, p\u00ebr ta p\u00ebrligjur Sh\u00ebnimin e vij\u00ebs kufitare me Malin e Zi, rrjedhin nga burimet serbo-jugosllave. Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi tjet\u00ebr e satanizmit pushtetar. Dokumentacioni i pushtues\u00ebve serbo-sllav, me datimet e viteve 1945, 1974, 1981, 1988, i bartur deri n\u00eb dit\u00ebt tona, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parap\u00ebrgaditje e hershme e administrat\u00ebs pushtuese, p\u00ebr ta ligj\u00ebsuar zhvatjen e tokave shqiptare. Deri k\u00ebtu nuk ka asgj\u00eb t\u00eb papritur dhe aq m\u00eb pak habi.<\/p>\n<p>Por, irriton theksh\u00ebm e skajsh\u00ebm, k\u00ebmb\u00ebngulja mushkore e kupol\u00ebs t\u00eb sotme pushtetare e shtet\u00ebrore e Kosov\u00ebs, n\u00eb servimin dhe sh\u00ebrbimin, pik\u00ebrisht, me k\u00ebt\u00eb dokumentacion t\u00eb pushtues\u00ebve! Kadastrimi, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vjelja e taksave t\u00eb kullotave t\u00eb shpatnaj\u00ebs Bjelluh\u00eb e gjetk\u00eb, jan\u00eb veprime me paramendime e parashikime t\u00eb b\u00ebra dikur, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb &#8220;fait a copli&#8221;(fakt t\u00eb kryer &#8211; si\u00e7 thon\u00eb freng\u00ebt), aneksimin e sot\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre kullotave, maleve, tokave. Madje, disa taksime t\u00eb kullotave rezultojn\u00eb krejt von\u00eb, pas vitit 1981, n\u00eb koh\u00ebn milloshevi\u00e7iane!<\/p>\n<p>Zonat, ku \u00ebsht\u00eb paguar taksa dy komunave malazeze, jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebta n\u00eb em\u00ebr dhe simbolike n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. Ato jan\u00eb tej kufinj\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, si kullotat n\u00eb kufi me Plav\u00ebn apo kullotat n\u00eb Gllarev\u00eb, prapa Bjeshk\u00ebve t\u00eb Thata t\u00eb komun\u00ebs t\u00eb Istogut.<\/p>\n<p><strong>Histori e p\u00ebrs\u00ebritur: Analogjia e marrjes t\u00eb Autonomis\u00eb me Demarkacionin!<\/strong><\/p>\n<p>Hajka shfrenuese agjitative e kryeministrit Isa Mustafa, p\u00ebr ta pranuar Demarkacionin n\u00eb vij\u00ebn fatale aktuale, \u00ebsht\u00eb kopje e pathar\u00eb e presionit milloshevi\u00e7ian, p\u00ebr t`u pajtuar me heqjen e Autonomis\u00eb, n\u00eb vitin 1989. P\u00ebr heqjen e Autonomis\u00eb, ashtu si edhe tani p\u00ebr Demakacionin dhe Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave Serbe n\u00eb Kosov\u00eb, ka pasur shum\u00eb debate, kund\u00ebrshti e mospajtime. Pati edhe akademik\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb \u00e7irreshin se &#8220;me heqjen e Autonomis\u00eb, Kosova nuk humb\u00ebt asgj\u00eb&#8221;, ashtu si\u00e7 thon\u00eb sot qeveritar\u00ebt, pushtetar\u00ebt, kuvendar\u00ebt e shtetar\u00ebt se &#8220;me Demarkacionin e &#8220;Zajednic\u00ebn&#8221; Kosova nuk humbet asnj\u00eb milimet\u00ebr tok\u00eb, nuk humb asgj\u00eb&#8221;!??<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa jan\u00eb nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb fakte se me Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave Serbe, Kosova b\u00ebhet nj\u00eb shtet hi\u00e7 funksional, nj\u00eb shtet rakitik e bllokues i \u00e7dokoh\u00ebsh\u00ebm. Pra, Serbia b\u00ebhet hisedare n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe, me Sh\u00ebnimin e vij\u00ebs kufitare me Malin e Zi, kufi krejt artificial, hi\u00e7 natyral, me humbjen e mij\u00ebra hektar\u00ebve tok\u00eb, tkurret ndjesh\u00ebm Kosova, sepse edhe k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, \u00ebsht\u00eb mjaft e sakatosur.<\/p>\n<p>Presioni dhe shantazhi i tanish\u00ebm i Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Isa Mustaf\u00ebs, ndaj deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb krejt i nj\u00ebjt\u00eb me presionin dhe shantazhin e Milloshevi\u00e7it me band\u00ebn e tij ndaj delegat\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe at\u00ebher\u00eb Autonomia u hoq me vot\u00ebn e shumic\u00ebn t\u00eb delegat\u00ebve, si\u00e7 quhet diktatura e shumic\u00ebs. Jan\u00eb filmime t\u00eb koh\u00ebs, jan\u00eb duart e ngritura edhe t\u00eb delegat\u00ebve shqiptar\u00eb, nj\u00eb njoll\u00eb e p\u00ebrjetshme, nj\u00eb tradhti ndaj votues\u00ebve t\u00eb tyre dhe Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt protestonin pa frik\u00eb e trim\u00ebrisht para tankeve pushtuese e fashizoide serbo-jugosllave.<\/p>\n<p>Por, tradhtia e deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr miratimin e dy marr\u00ebvershjeve, t\u00eb prodhuara nga Hashimi dhe banda e LPK-s\u00eb, n\u00eb ujdi me Serbin\u00eb dhe ndonj\u00eb aleat\u00eb t\u00eb saj, do t\u00eb jet\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb e turpshme, m\u00eb tradhtare, sepse askush prej tyre nuk rrezikohet me jet\u00eb, ve\u00e7se me humbje posti po. K\u00ebtu asnj\u00eb pardon, asnj\u00eb k\u00ebrkim falje, nuk do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb shprehje, nuk do t\u00eb amnestohet. Horrat pushtetar\u00eb kan\u00eb gjetur nj\u00eb popull &#8211; leshko &#8211; dhe po tallin ko\u00e7et me t\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vitin 1989, p\u00ebr dallim nga delegat\u00ebt q\u00eb votuan n\u00eb tuf\u00ebzim, si bag\u00ebtia, p\u00ebrkund\u00ebr bindjeve t\u00eb tyre, pati edhe delegat\u00eb me integritetet intelektual personal. Heqjen e Autonomis\u00eb Kosov\u00ebs e kund\u00ebrshtuan hapur 10 (dhjet\u00eb) delegat\u00eb, t\u00eb prir\u00eb nga tribuni trim, Uk\u00eb Byty\u00e7i, i vrar\u00eb nga SHIK-u kriminal i Kadri Veseli dhe i Hashim Tha\u00e7it. Deputet\u00eb me personalitet dhe integritet intelektual, t\u00eb prir\u00eb nga Heroi i Koshar\u00ebs, Anton Quni, pati edhe n\u00eb mosvotimin e Hashim dhelpr\u00ebs, t\u00eb cilin populli e akuzon p\u00ebr vrasjet planifikuese t\u00eb 1.820 luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb FARK-ut dhe t\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p>Takimi me kryetar\u00ebt e komunave, q\u00eb i ndan\u00eb vija kufitare me Malin e Zi, biseda me rugovasit n\u00eb Rugov\u00ebn piktoreske, jan\u00eb shtes\u00eb e p\u00ebrpjekjes mashtuese e masterbuese, fort t\u00eb turpshme. Sipas Kryeministrit , Qeveria do t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb krijuar leht\u00ebsira, duke b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje shtes\u00eb, p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar hap\u00ebsir\u00ebn tok\u00ebsore t\u00eb humbur, natyrisht, me dashjen e pushtetar\u00ebve, duke i &#8220;garantuar&#8221; se bag\u00ebtit\u00eb e tyre as mizat nuk kan\u00eb p\u00ebr t`i pickuar, n\u00eb ver\u00ebn e vaposur!!<\/p>\n<p>Konkluzioni \u00ebsht\u00eb sa i qart\u00eb, aq edhe cinik e tmerrues: Pajtohuni t\u00eb b\u00ebheni qiraxhinj n\u00eb tokat e gjysh\u00ebrve tuaj! Th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb tro\u00e7: Qeveria b\u00ebn \u00e7ka b\u00ebn, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e saj, populli t\u00eb mos haj\u00eb bajga!<\/p>\n<p><strong>Sait Meraku me Komisionin e tij, sh\u00ebnoi vij\u00ebn kufitare n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Pas Plenumit t\u00eb LKJ-s\u00eb, t\u00eb mbajtur n\u00eb Ishullin Brione, i hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e re jugosllave me emrin &#8220;Plenumi i Brioneve&#8221;, me \u00e7`rast u godit ministri i brendsh\u00ebm federal, Aleksand\u00ebr Rankovi\u00e7i me band\u00ebn e tij, torturuese e vrastare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, populli i Kosov\u00ebs frymoi, pak\u00ebsa, m\u00eb lirsh\u00ebm. Kjo frym\u00eb, n\u00eb dukje, shp\u00ebtuese, trim\u00ebroi edhe fshatar\u00ebt e trev\u00ebs t\u00eb Rugov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt iu sul\u00ebn maleve, duke i prer\u00eb lisat pa kriteret e parashikuara n\u00eb ligjet e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo i shqet\u00ebsoj\u00eb fshatar\u00ebt malazez\u00eb t\u00eb Velik\u00ebs, tej Qaf\u00ebs s\u00eb \u00c7akorrit, sepse pushtetar\u00ebt e tyre i cyt\u00ebn, duke u th\u00ebn\u00eb se ajo, pra, Bjelluja \u00ebsht\u00eb zon\u00eb kadastrale e Velik\u00ebs. Situata u acarua, sepse edhe ashtu tensioni ishte i pranish\u00ebm. Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e kishte goditur Rugov\u00ebn dhe ishin, pik\u00ebrisht, ata, fqinj\u00ebt e par\u00eb, pra, \u00e7etnik\u00ebt e Velik\u00ebs, t\u00eb ndihmuar nga ushtria partizane, t\u00eb cil\u00ebt, kishin vrar\u00eb burrat e Rugov\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gra t\u00eb veja dhe f\u00ebmij\u00eb jetim\u00ebr. Velika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i madh, q\u00eb shtrihet nga Qafa e \u00c7akorrit e deri n\u00eb Morin\u00eb, ku kryq\u00ebzohen rrug\u00ebt: djathtas p\u00ebr Andrijevic\u00eb dhe majtas, p\u00ebr Plav\u00eb dhe Guci.<\/p>\n<p>P\u00ebr t`i qet\u00ebsuar gjakrat, n\u00eb mes t\u00eb Rugov\u00ebs shqiptare dhe Velik\u00ebs malazeze, n\u00eb vitin 1971, kryetari i Komun\u00ebs t\u00eb Pej\u00ebs, Sait Meraku, krijoi nj\u00eb komision verifikues dhe p\u00ebrcaktues t\u00eb kufirit. Nuk dihet, sakt\u00ebsisht, n\u00ebse ishte nisjativ\u00eb personale, apo e sugjeruar nga lart. Por dihet se kishte nj\u00eb mik t\u00eb fort, deri n\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim, malazez, drejtor i Servisit Qendror t\u00eb Makinave n\u00eb Pej\u00eb. Ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se malazez\u00ebt e Pej\u00ebs ishin fort t\u00eb lidhur me ata t\u00eb Velik\u00ebs. Miku malazez i kryetarit Meraku, u kishte th\u00ebn\u00eb malazez\u00ebve t\u00eb Pej\u00ebs dhe atyre t\u00eb Velik\u00ebs se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb tyre pajtimi me shqiptar\u00ebt e Rugov\u00ebs dhe m\u00eb tej n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pa humbur koh\u00eb, kryetari Sait Meraku kishte shkuar, fillimisht, n\u00eb Shkup, p\u00ebr t\u00eb hulumtuar dokumentacionin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs. Atje siguroi nj\u00eb dokumentacion modest, por, u pengua p\u00ebr hulumtim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb nga maqedonasit n\u00eb at\u00eb arkiv. Ai ishte i vendosur n\u00eb misionin e tij dhe udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Stamboll. Me ndihm\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm atje, n\u00eb arkivat turke, kishte siguruar t\u00eb dh\u00ebna shkrimore dhe harta valide t\u00eb kufinj\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr Veriun e saj.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet, turqit din\u00eb shum\u00eb p\u00ebr kufinjt\u00eb e Kosov\u00ebs. Por, ata rezervohen t\u00eb ndihmojn\u00eb apo t\u00eb prononcohen, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kardinale n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe t\u00eb serb\u00ebve e malazez\u00ebve, nga ana tjet\u00ebr. Ata vazhdojn\u00eb ta ruajn\u00eb miq\u00ebsin\u00eb me k\u00ebto vende. K\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi po e favorizon shum\u00eb i ashtuquajturi &#8220;minoritet turk&#8221; n\u00eb Kosov\u00eb, i cili, si pakic\u00eb, \u00ebsht\u00eb fort i lidhur me sllavo-fol\u00ebsit n\u00eb Kosov\u00eb, qofshin ata goran\u00eb, musliman\u00eb apo edhe serb\u00eb.<\/p>\n<p>Em\u00ebrtesa &#8220;boshnjak\u00eb&#8221; n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb kamufluese dhe fiktive, sepse musliman\u00ebt sllavo-fol\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nuk kan\u00eb origjin\u00eb nga Bosnja. Ata jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Sanxhakut, t\u00eb cil\u00ebt, nd\u00ebr vite e dekada, kan\u00eb humbur gjuh\u00ebn am\u00ebtare &#8211; shqipen. Pra, &#8220;turqit&#8221; e Kosov\u00ebs, q\u00eb shum\u00eb syr\u00ebsh mbajn\u00eb, edhe sot, mbiemrat e fiseve klasike shqiptare, si d\u00ebshmi shum\u00eb dom\u00ebth\u00ebn\u00ebse t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare shqiptare, po ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet turko &#8211; shqiptare. \u00cbsht\u00eb di\u00e7 tjet\u00ebr me \u00e7erkez\u00ebt e Vusht\u00ebris\u00eb apo edhe diku tjet\u00ebr, origjina e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb \u00c7erk\u00ebzia, t\u00eb cil\u00ebt sulltanati osman i kishte internuar, p\u00ebrshkak t\u00eb moslojalitetit karshi Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Kryetari Meraku u vu n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij Komisioni profesional dhe p\u00ebrshkoi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn kufitare t\u00eb Kosov\u00ebs me Malin e Zi si dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vij\u00ebs kufitare me Serbin\u00eb, deri n\u00eb Zubin Potok. Sipas k\u00ebtij Komisioni, duke filluar nga trek\u00ebndshi kufitar: Shqip\u00ebri &#8211; Mali i Zi &#8211; Kosov\u00eb, me em\u00ebrtesat dalluese: Qafa e \u00c7akorrit, Kulla e Zhlepit, Qafa e Belegut, duke e l\u00ebn\u00eb br\u00ebnda edhe Shpell\u00ebn e Belegut, n\u00eb Bjeshk\u00ebt e Thata, bora e grumbulluar aty, sh\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr sigurimin e ujit, n\u00eb stin\u00ebn e ver\u00ebs, p\u00ebr disa fshatra, duke vazhduar me maj\u00ebn e Maleve t\u00eb Mokn\u00ebs dhe tutje p\u00ebr Qaf\u00ebn e Dasmor\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p>Kryetari i Pej\u00ebs Sait Meraku Sh\u00ebnimin e vij\u00ebs kufitare me Malin e zi dhe pjes\u00ebrisht me Serbin\u00eb, e b\u00ebri me ngjyr\u00eb, boj\u00eb vaji t\u00eb kuq t\u00eb mbyllur, rezistent n\u00eb vite e dekada edhe ndaj t\u00eb reshurave. Madje, disa nga gur\u00ebt masiv jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pozicione mbrojt\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj ngjyre. Edhe sot, diku-diku, gjurm\u00ebt e gur\u00ebve masiv, si shenja kufitare, jan\u00eb t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi i vij\u00ebs kufitare, me Malin e Zi dhe pjes\u00ebrisht t\u00eb Serbis\u00eb, i b\u00ebr\u00eb nga Komisioni profesional, me kryetarin e Komun\u00ebs t\u00eb Pej\u00ebs, Sait Merakun n\u00eb krye, p\u00ebrshkon Qafa e Maje, t\u00eb vendbanimeve t\u00eb p\u00ebrhershme dhe ato stinore, sezonale e bjeshkore. Kjo metod\u00eb e ndarjeve kufitare, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me p\u00ebrcaktimet e profesionale t\u00eb kufinj\u00ebve natyral\u00eb, si praktik\u00eb e p\u00ebrbotshme. Popujt, kombet kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkujdesje dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e brezave. P\u00ebr t`i shmangur luft\u00ebrat, popujt nd\u00ebrkufitar\u00eb, vijat ndar\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb aspektin strategjik t\u00eb balancuara, t\u00eb mbrojtjes apo t\u00eb sulmit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sh\u00ebnimi i vij\u00ebs aktuale kufitare, i marr\u00eb nga Dokumentacion i hartuar, fshehurazi dhe q\u00ebllimsh\u00ebm, nga pushtuesi serbo-sllav, p\u00ebr ta mund\u00ebsuar aneksimin e tanish\u00ebm t\u00eb tokave tona, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht kundra-natyral, me strategji t\u00eb nj\u00ebanshme, vrojtuese e sulmuse, aspak i balancuar, absolutisht t\u00eb papranueshme nga \u00e7far\u00ebdo qeverie e shteti, t\u00eb prir\u00eb nga akademik\u00eb e profesor\u00eb, por as nga \u00e7oban\u00ebt e bujqit, q\u00eb kan\u00eb, sadopak, ndjesi lirie dhe atdhedashurie.<\/p>\n<p><strong>Profanizmi i komisionit zyrtar dhe anashkalimi njoh\u00ebsve vendor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb dom\u00ebth\u00ebn\u00ebse em\u00ebrimi i nj\u00eb krykomisioneri nepotik, lokal dhe p\u00ebrzgjedhja nga ai i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb komisionit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb larg k\u00ebtij kufiri, madje nuk kan\u00eb asnj\u00eb njohuri fillestare, si dhe ku ka qen\u00eb dje kufiri dhe ku \u00ebsht\u00eb sot. Shelegu i Hashimit, i besuari provincial i tij, Murat Meha, qysh n\u00eb nism\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shefit t\u00eb tij, natyrsh\u00ebm, duke ndar\u00eb edhe gjahun e majm\u00eb.<\/p>\n<p>Krejt q\u00ebllimsh\u00ebm u anashkaluan ekspert\u00ebt profesionist\u00eb t\u00eb zonave kufitare, p\u00ebr ta kamufluar sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. E gjith\u00eb kjo b\u00ebhej p\u00ebr interesa personale, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dikush nga nd\u00ebshkimi krejt meritor! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, tashm\u00eb, jan\u00eb publikuar shum\u00eb qindra fakte dhe d\u00ebshmira.<\/p>\n<p><strong>Angazhimet e dyshimta deri n\u00eb privatizimin e \u00e7\u00ebshtjes<\/strong><\/p>\n<p>Kauza e kund\u00ebrshtis\u00eb ishte e madhe dhe krejt e qart\u00eb. Pushtetar\u00ebt donin ta lokalizonin dhe t\u00eb mos lejonin t\u00eb b\u00ebhet kund\u00ebrshti masive. Ata i akuzonin n\u00ebnshkruesit e Peticionit se po i ndihmojn\u00eb kund\u00ebshtar\u00ebt politik\u00eb, me n\u00ebnshkrimet e tyre kund\u00ebr Demarkacionit dhe Bashk\u00ebsis\u00eb t\u00eb Komunave Serbe. Nga ana tjet\u00ebr, disa nga ata q\u00eb mor\u00ebn bajrakun e kund\u00ebrshtis\u00eb, ishin d\u00ebshmuar si kriminel\u00eb lufte, t\u00eb cil\u00ebt kishin gjakosur kund\u00ebrshtar\u00ebt plolitik\u00eb shqiptar\u00eb, para, gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs. Pra, nuk mund ta p\u00ebrfaq\u00ebsonin popullin, sepse krimi nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar.<\/p>\n<p>Ka edhe disa ngat\u00ebrresa, t\u00eb b\u00ebra nga mosnjohja apo t\u00eb q\u00ebllimshme. Em\u00ebrtesat e Qafave, Kodrave, Majeve, nuk kan\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha tok\u00ebsore. Ato jan\u00eb pika referuese kufitare. P\u00ebr shembull, Qafa e \u00c7akorrit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb &#8211; ndar\u00ebse kufitare me Malin e Zi. Pron\u00ebsia e k\u00ebsaj Qafe \u00ebsht\u00eb e p\u00ebbashk\u00ebt: e shqiptar\u00ebve dhe e malazez\u00ebve. Po k\u00ebshtu mund t\u00eb thuhet p\u00ebr Kull\u00ebn e Zhlepit, p\u00ebr Qaf\u00ebn e Belegut, p\u00ebr Qaf\u00ebn e Dasmor\u00ebve dhe t\u00eb tjera Qafa e Maje kufitare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ G\u00ebnjeshtra e mashtrimi personal e privat n\u00eb vendet me edukat\u00eb e kultur\u00eb modeste, t\u00eb mang\u00ebt, t\u00eb vonuara n\u00eb zhvillim e shkollim, jan\u00eb, pothuajse, normale, pjes\u00eb e jet\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb pushtet, nuk zgjedhin mjete e metoda, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe g\u00ebnjeshtr\u00ebn e mashtrimin. Dhe, justifikimi, n\u00eb rast t\u00eb kapjes n\u00eb flagranc\u00eb, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65219,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-6790","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ G\u00ebnjeshtra e mashtrimi personal e privat n\u00eb vendet me edukat\u00eb e kultur\u00eb modeste, t\u00eb mang\u00ebt, t\u00eb vonuara n\u00eb zhvillim e shkollim, jan\u00eb, pothuajse, normale, pjes\u00eb e jet\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb pushtet, nuk zgjedhin mjete e metoda, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe g\u00ebnjeshtr\u00ebn e mashtrimin. Dhe, justifikimi, n\u00eb rast t\u00eb kapjes n\u00eb flagranc\u00eb, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-17T15:50:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-25T01:33:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/idriz-zeqiraj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"355\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR\",\"datePublished\":\"2016-09-17T15:50:17+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-25T01:33:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/\"},\"wordCount\":2796,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/idriz-zeqiraj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/\",\"name\":\"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/idriz-zeqiraj.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-17T15:50:17+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-25T01:33:20+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/idriz-zeqiraj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/03\\\/idriz-zeqiraj.jpg\",\"width\":300,\"height\":355,\"caption\":\"Idriz Zeqiraj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ G\u00ebnjeshtra e mashtrimi personal e privat n\u00eb vendet me edukat\u00eb e kultur\u00eb modeste, t\u00eb mang\u00ebt, t\u00eb vonuara n\u00eb zhvillim e shkollim, jan\u00eb, pothuajse, normale, pjes\u00eb e jet\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb pushtet, nuk zgjedhin mjete e metoda, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe g\u00ebnjeshtr\u00ebn e mashtrimin. Dhe, justifikimi, n\u00eb rast t\u00eb kapjes n\u00eb flagranc\u00eb, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-17T15:50:17+00:00","article_modified_time":"2021-04-25T01:33:20+00:00","og_image":[{"width":300,"height":355,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/idriz-zeqiraj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR","datePublished":"2016-09-17T15:50:17+00:00","dateModified":"2021-04-25T01:33:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/"},"wordCount":2796,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/idriz-zeqiraj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/","name":"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/idriz-zeqiraj.jpg","datePublished":"2016-09-17T15:50:17+00:00","dateModified":"2021-04-25T01:33:20+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/idriz-zeqiraj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/idriz-zeqiraj.jpg","width":300,"height":355,"caption":"Idriz Zeqiraj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fenomeni-shqetesues-i-genjeshtres-dhe-i-mashtrimit-zyrtar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FENOMENI SHQET\u00cbSUES I G\u00cbNJESHTR\u00cbS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6790"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6790\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67401,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6790\/revisions\/67401"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}