{"id":68211,"date":"2021-05-09T05:15:17","date_gmt":"2021-05-09T03:15:17","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=68211"},"modified":"2021-05-09T05:15:17","modified_gmt":"2021-05-09T03:15:17","slug":"quo-vadis-maqedonia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/","title":{"rendered":"QUO VADIS MAQEDONIA?!"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/xhelal-zejneli.jpg\" alt=\"Xhelal Zejneli\" width=\"300\" height=\"300\" \/> <strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Maqedonia paraqet raport forcash shqiptaro-maqedonase<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1990 e k\u00ebndej, Maqedonia ka qen\u00eb nj\u00eb vend me num\u00ebr tejet t\u00eb madh incidentesh. Pothuajse s\u2019ka pasur vit t\u00eb ket\u00eb kaluar pa incidente. Incidentet n\u00eb Maqedoni jan\u00eb p\u00ebrshkuar nga dhuna, nga nd\u00ebrhyrjet policore dhe nga nd\u00ebrhyrjet e nj\u00ebsive speciale t\u00eb forcave \u201ct\u00eb rendit\u201d. Shum\u00eb incidente kan\u00eb p\u00ebrfunduar me rrahje, me l\u00ebndime, me plagosje dhe me vrasje. Pas incidenteve kan\u00eb pasur arrestimet, hetimet, aktakuzat, proceset gjyq\u00ebsore dhe d\u00ebnimet drakonike. Viktim\u00eb e t\u00eb gjitha incidenteve t\u00eb dy dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve t\u00eb pluralizmit politik dhe ideologjik, r\u00ebndom kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00ebt, nd\u00ebrkaq ushtrues dhune kan\u00eb qen\u00eb sllavo-maqedonasit.<\/p>\n<p>Mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb ushtruar dhun\u00eb:<br \/>\n&#8211; prej grupeve sllavo-maqedonase;<br \/>\n&#8211; prej organeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb periudha t\u00eb caktuara t\u00eb nj\u00ebzet viteve t\u00eb fundit, mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni shteti ka ndjekur politik\u00eb represive dhe opresion.<\/p>\n<p>Dhuna \u00ebsht\u00eb ushtruar n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra: jan\u00eb sulmuar nx\u00ebn\u00ebsit n\u00ebp\u00ebr shkolla apo n\u00ebp\u00ebr autobus\u00ebt e qarkullimit qytetor; me pretekste t\u00eb ndryshme, jan\u00eb bastisur sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve; nga forcat e armatosura &#8211; n\u00eb koh\u00eb paqeje &#8211; jan\u00eb sulmuar zona t\u00eb caktuara t\u00eb hap\u00ebsirave shqiptare. Vrasje t\u00eb caktuara dhe rr\u00ebmbime individ\u00ebsh, deri m\u00eb sot kan\u00eb mbetur t\u00eb pasqaruara.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb kryeministrit t\u00eb p\u00ebrtash\u00ebm \u2013 Nikolla Gruevskit dhe VMRO-s\u00eb s\u00eb tij, n\u00eb periudh\u00ebn e viteve 2006-2012, n\u00eb Maqedoni u zbatua nj\u00eb politik\u00eb ultranacionaliste. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ultranacionalizmi sllavo-maqedonas u b\u00eb politik\u00eb e shtetit, d.m.th. e qeveris\u00eb. Pjes\u00eb e qeverive t\u00eb viteve 2006-2012 ka qen\u00eb edhe faktori politik shqiptar. Nga kjo\u00a0del\u00a0se n\u00eb zbatimin e politik\u00ebs ultranacionaliste sllavo-maqedonase, duke qen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb, ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe vet\u00eb faktori politik shqiptar n\u00eb Maqedoni. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, faktori politik shqiptar n\u00eb Maqedoni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00ebrthorazi, duke qen\u00eb pjes\u00eb e qeverisjes, b\u00ebhet kreator dhe zbatues i politik\u00ebs nacionaliste antishqiptare t\u00eb partnerit t\u00eb bashk\u00ebqeverisjes \u2013 VMRO-s\u00eb dhe t\u00eb kryeministrit Gruevski!!<\/p>\n<p>Maqedonia kontestohet nga boshti anti-maqedonas Beograd-Athin\u00eb-Sofje:<\/p>\n<p>&#8211; Serbia e mohon Kish\u00ebn Ortodokse Maqedonase;<br \/>\n&#8211; Greqia e mohon emrin e shtetit, e rrjedhimisht edhe emrin e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb;<br \/>\n&#8211; Bullgaria e mohon gjuh\u00ebn, komb\u00ebsin\u00eb dhe historin\u00eb sllavo-maqedonase, duke th\u00ebn\u00eb se sllavo-maqedonasit jan\u00eb bullgar\u00eb, gjuha q\u00eb flasin \u00ebsht\u00eb bullgarishtja, nd\u00ebrsa historia e tyre nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se histori bullgare.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb t\u00eb mohuar prej fqinj\u00ebve q\u00eb e rrethojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebkuptueshme q\u00eb sllavo-maqedonasit jan\u00eb n\u00eb kriz\u00eb identiteti.<\/p>\n<p>Politika e VMRO-s\u00eb dhe e Gruevskit &#8211; historikisht e vonuar &#8211; ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb krijoj\u00eb kombin maqedonas. P\u00ebr ta tejkaluar kriz\u00ebn e identitetit, disa akademik\u00eb sllavo-maqedonas, prejardhjen e bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tyre e nd\u00ebrlidhin me maqedonasit e lasht\u00ebsis\u00eb. Sipas k\u00ebtyre pseudo-akademik\u00ebve, po qe se maqedonasit e sot\u00ebm nuk nd\u00ebrlidhen me ata t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb, at\u00ebher\u00eb komb maqedonas n\u00eb Ballkan nuk ka.<\/p>\n<p>Me regjistrimin e popullsis\u00eb n\u00eb Maqedoni, t\u00eb kryer para dhjet\u00eb vjet\u00ebsh, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, 25.17 % e popullsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi jan\u00eb shqiptar\u00eb. Ka q\u00eb thon\u00eb se kjo shif\u00ebr arrin rreth 30%. Rrjedhimisht, Gruevski dhe partia e tij penges\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ta krijuar kombin maqedonas e shohin te shqiptar\u00ebt. P\u00ebrse?! K\u00ebshtu sepse barazia e plot\u00eb e shqiptar\u00ebve pashmangsh\u00ebm do t\u00eb shpinte ne federalizmin e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Barazia e plot\u00eb do t\u2019u mund\u00ebsonte shqiptar\u00ebve t\u00eb fitojn\u00eb statusin e popullit shtetformues. Federalizmi i Maqedonis\u00eb dhe statusi i popullit shtetformues t\u00eb shqiptar\u00ebve do t\u2019i shuante p\u00ebrfundimisht \u00ebndrrat e VMRO-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Maqedoni <strong>unitariste, monoetnike<\/strong> dhe <strong>centraliste<\/strong>. Maqedoni federale do t\u00eb thot\u00eb Maqedoni dyetnike \u2013 shqiptaro-maqedonase.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Gruevski dhe partia e tij, p\u00ebrball\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni kan\u00eb kompleks inferioriteti. P\u00ebr ta kap\u00ebrcyer k\u00ebt\u00eb kompleks inferioriteti, Gruevski dhe partia e tij, ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni ndjekin politike ultranacionaliste. Nacionalist\u00ebt maqedonas nuk kan\u00eb kapacitet t\u00eb ballafaqohen me aspiratat grabitqare t\u00eb boshtit Beograd-Athin\u00eb-Sofje. Me shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq, mendojn\u00eb se mund t\u2019ia dalin leht\u00eb. Duhet th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr arsye pragmatike dhe mbi baz\u00ebn e antishqiptarizmit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, politika e Gruevskit \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt me Beogradin.<\/p>\n<p>Shkupi e di se pretendimet historike t\u00eb boshtit anti-maqedonas Beograd-Athin\u00eb-Sofje nuk mund t\u00eb vihen n\u00eb veprim p\u00ebr shkak t\u00eb SHBA-s\u00eb. Rrjedhimisht, me fqinj\u00ebt q\u00eb e kontestojn\u00eb, Shkupi s\u2019ka arsye t\u00eb p\u00ebrplaset. Sovraniteti dhe t\u00ebr\u00ebsia tok\u00ebsore e Maqedonis\u00eb jan\u00eb n\u00ebn kujdesin e Uashingtonit.<\/p>\n<p>Sipas nacionalist\u00ebve t\u00eb Shkupit sllavo-maqedonasit mund t\u00eb maten dhe kan\u00eb arsye t\u00eb maten vet\u00ebm me shqiptar\u00ebt brenda. Ndaj, politika nacionaliste e Shkupit nuk manifestohet ndaj\u00a0\u00a0fqinj\u00ebve q\u00eb e kontestojn\u00eb, por ndaj shqiptar\u00ebve brenda.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2006 e k\u00ebndej, n\u00eb Maqedoni jan\u00eb duke u zhvilluar dy procese:<\/p>\n<p>&#8211; e para, krijimi i kombit maqedonas,<br \/>\n&#8211; e dyta, shnd\u00ebrrimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb pakic\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme.<\/p>\n<p>Procesi i shnd\u00ebrrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb minoritet t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur mund t\u00eb ndikoj\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb diskreditimin e luft\u00ebs s\u00eb 2001-shit;<br \/>\n&#8211; n\u00eb diskreditimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit;<br \/>\n&#8211; n\u00eb diskreditimin e faktorit politik shqiptar n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e pandar\u00eb e k\u00ebsaj politike dhe strategjie t\u00eb Gruevski \u00ebsht\u00eb edhe varf\u00ebrimi ekonomik i shqiptar\u00ebve. Si rrjedhoj\u00eb e mosinvestimit n\u00eb viset veri-per\u00ebndimore, shqiptar\u00ebt shpejt do t\u00eb ballafaqohen me papun\u00ebsi p\u00ebrmasash trondit\u00ebse dhe me probleme sociale shqet\u00ebsuese. P\u00ebr t\u00eb mbijetuar, t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb do t\u2019i marrin rrug\u00ebt e m\u00ebrgimit. Politika e krijimit t\u00eb kombit antik (!!) sllavo-maqedonas, realizohet kryek\u00ebput n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo politik\u00eb e Shkupit krijon nj\u00eb Maqedoni <strong><em>unitariste, centraliste, monoetnike<\/em><\/strong> dhe <strong><em>antidemokratike<\/em><\/strong> \u2013 p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb saj dyetnike.<\/p>\n<p>Klasa politike dhe inteligjencia shqiptare n\u00eb Maqedoni jan\u00eb n\u00eb letargji t\u00eb plot\u00eb. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni merren me <strong><em>mikrovlera<\/em><\/strong>, me <strong><em>mikrostruktura<\/em><\/strong> dhe me <strong><em>mikrosisteme<\/em><\/strong>. Veprojn\u00eb n\u00eb <strong><em>mikroplan<\/em><\/strong>. \u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb nd\u00ebrtimin e sallave t\u00eb fizkultur\u00ebs n\u00eb ndonj\u00eb shkoll\u00eb katundi. \u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, k\u00ebrkesat kan\u00eb qen\u00eb dhe duhet t\u00eb jen\u00eb politike, arritjet po ashtu duhet t\u00eb jen\u00eb politike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2002-2006, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni &#8211; n\u00eb frym\u00ebn e <strong>Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit<\/strong> (2001) &#8211; realizuan k\u00ebrkesa t\u00eb caktuara politike. N\u00eb vitin 2006, nacionalist\u00ebt sllavo-maqedonas ngrit\u00ebn\u00a0\u00a0zhurm\u00eb t\u00eb madhe duke th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt fituan shum\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb e faj\u00ebsuan LSDM-n\u00eb, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Q\u00eb nga viti 2006 e k\u00ebndej, k\u00ebrkesat e faktorit politik shqiptar kan\u00eb hasur n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebt &#8211; <strong><em>vox clamantis in deserto<\/em><\/strong>. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb LSDM-ja vazhdimisht \u00ebsht\u00eb duke i humbur zgjedhjet. Nacionalizmi maqedonas zbriti n\u00eb popull.<\/p>\n<p>Tragjedia e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni q\u00ebndron n\u00eb faktin se k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejta. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptar\u00ebt, duke qen\u00eb popull autokton, nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejta prej askujt. Aq m\u00eb pak nga pala sllavo-maqedonase. Shqiptar\u00ebt n\u00eb tok\u00eb t\u00eb vet, t\u00eb drejtat e veta &#8211; historikisht t\u00eb justifikueshme &#8211; duhet t\u2019i realizojn\u00eb pa i k\u00ebrkuar prej ndokujt. K\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb drejta drejtuar pal\u00ebs maqedonase jepen vet\u00ebm n\u00eb <strong>shtratin e Prokrustit<\/strong>.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0 *\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p><strong>Terri informativ q\u00eb imponon qeveria e p\u00ebrtashme<\/strong> &#8211; Politika e qeveris\u00eb s\u00eb Gruevskit \u00e7on n\u00eb krijimin e nj\u00eb shteti diktatorial, me tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb caktuar edhe mediumet. T\u00eb ndalohet liria e shtypit, liria e fjal\u00ebs, liria e t\u00eb shprehurit n\u00eb koh\u00ebn e anten\u00ebs satelitore, t\u00eb telefonis\u00eb celulare, t\u00eb internetit dhe t\u00eb telefaksit \u00ebsht\u00eb absurde dhe <strong>pun\u00eb Sizifi<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: Sizifi ishte bir i per\u00ebndis\u00eb s\u00eb er\u00ebrave Eolit, mbretit t\u00eb Korintit. Kishte qasje n\u00eb tryez\u00ebn e per\u00ebndive, por k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi e shfryt\u00ebzonte dhe <strong><em>ua jepte njer\u00ebzve fsheht\u00ebsit\u00eb hyjnore<\/em><\/strong>. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u d\u00ebnua q\u00eb ta vendoste n\u00eb maje t\u00eb malit nj\u00eb kep. Sapo mb\u00ebrrinte n\u00eb maje, kepi\u00a0 \u00e7rrokullisej teposht\u00eb dhe ky ia niste nga e para.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb s\u2019ia doli ta vendoste gurin e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb maje. (<em>\u201cOdiseja\u201d, <\/em>e Homerit, k\u00ebnga XI, vargjet 593-600). <strong>Pun\u00eb Sizifi <\/strong>\u2013 pun\u00eb e lodhshme dhe e pafrytshme, e r\u00ebnd\u00eb dhe e kot\u00eb pa kuptim dhe pa q\u00ebllim. <strong>Kompleksi i Sizifit <\/strong>\u2013 term n\u00eb <strong><em>psikanaliz\u00eb<\/em><\/strong> p\u00ebr ndjenj\u00ebn e frik\u00ebs nga mossuksesi eventual pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur duhet arritur nj\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb imponosh err\u00ebsir\u00eb informativ n\u00eb shekullin XXI, n\u00eb nj\u00eb vend me pozit\u00eb gjeografike n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb i aspiron euro-integrimet &#8211; nuk i b\u00ebn nder bot\u00ebs demokratike. T\u2019u kanosesh mediumeve me fjal\u00ebt: <em>\u201c&#8230;\u00a0\u00a0mediumet t\u00eb cilat do t\u00eb botojn\u00eb shkrime q\u00eb mbjellin urrejtje nd\u00ebretnike do t\u00eb nd\u00ebshkohen&#8230;\u201d<\/em> do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh nd\u00ebrrimin e tezave.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb mediumet ato q\u00eb i shkaktojn\u00eb incidentet, por \u00ebsht\u00eb politika e pap\u00ebrgjegjshme e Gruevskit dhe e partis\u00eb s\u00eb tij q\u00eb krijojn\u00eb terren p\u00ebr incidente t\u00eb vazhdueshme. Sipas apelit t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb t\u00eb qeveritar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrtash\u00ebm t\u00eb Shkupit, mediumet n\u00eb Maqedoni u dashka t\u00eb botojn\u00eb vet\u00ebm tekste p\u00ebr hurmat dhe p\u00ebr salep-shit\u00ebsit e Lindjes s\u00eb Af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Sipas tyre, drejtuesit e mediumeve duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb pun\u00ebtor\u00eb me m\u00ebditje q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr buk\u00ebn goj\u00ebs dhe jo t\u00eb jen\u00eb\u00a0\u00a0kreator\u00eb t\u00eb mendimit politik, t\u00eb kritik\u00ebs politike apo t\u00eb kritik\u00ebs sociale. Gazetaria n\u00eb bot\u00ebn e lir\u00eb ku m\u00ebton t\u00eb hyj\u00eb ky vend, \u00ebsht\u00eb veprimtari kreative dhe jo p\u00ebrulje para pushtetar\u00ebve injorant\u00eb. Kjo t\u00eb p\u00ebrkujton <strong><em>bolshevizmin<\/em><\/strong> e <strong>Josip Visarionovi\u00e7 Stalinit<\/strong> (1879-1953) t\u00eb paraqitur n\u00eb vepr\u00ebn <em>\u201cArkipelagu Gulag\u201d<\/em> t\u00eb <strong>Aleksand\u00ebr Isaevi\u00e7 Solzhenjicin<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: Aleksand\u00ebr Isaevi\u00e7 Solzhenjicin (1918-2008) \u00ebsht\u00eb romancier rus, filozof, historian, shkrimtar tregimesh t\u00eb shkurtra, antistalinist, i burgosur politik. M\u00eb 1970 u laurua me \u00e7mimin \u201cNobel\u201d. Pak para vdekjes, lidhur me Kosov\u00ebn u prononcua n\u00eb favor t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e Gruevskit, n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit, synon t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00ebmend\u00ebsi politike dhe ideologjike.<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politik\u00ebs antishqiptare t\u00eb Shkupit, drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti apo t\u00ebrthorazi, vihen edhe disa t\u00eb ashtuquajtur analist\u00eb dhe krijues t\u00eb opinioneve. K\u00ebta far\u00eb analist\u00eb dhe opinion-b\u00ebr\u00ebs nuk jan\u00eb ve\u00e7se kuisling\u00eb, mercenar\u00eb dhe antishqiptar\u00eb. Nuk jan\u00eb ve\u00e7se instrumente t\u00eb shtetit, n\u00eb funksion t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb Maqedonie <strong><em>monoetnike<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Sipas qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrtashme t\u00eb Gruevskit, mund t\u00eb shkruash \u00e7mos, por jo edhe ide dhe ideologji komb\u00ebtare. Mund t\u00eb shkruash \u00e7mos, por jo edhe t\u00eb kritikosh \u2013 qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb but\u00eb \u2013 pushtetar\u00ebt dhe qeveritar\u00ebt. Qeveritar\u00ebt dhe pushtetar\u00ebt e Shkupit nuk duhet t\u00eb harrojn\u00eb se nj\u00eb prej detyrave t\u00eb nj\u00eb qytetari, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00eb intelektuali &#8211; \u00ebsht\u00eb kritika politike dhe kritika shoq\u00ebrore. Krejt kjo, n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb proceseve demokratike n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Dihet cilat shkrime nuk duhet t\u00eb gjejn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb mediume: ato q\u00eb mbjellin gjuh\u00ebn e urrejtjes, sugjerojn\u00eb mjetet violente, propagandojn\u00eb ksenofobi, nxisin <strong><em>jotoleranc\u00eb nd\u00ebretnike, fetare, sociale<\/em><\/strong> dhe <strong><em>racore<\/em><\/strong>, <strong><em>gjykojn\u00eb me stereotipe<\/em><\/strong> dhe <strong><em>paragjykime<\/em><\/strong>. Praktika e ka d\u00ebshmuar se nj\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb vet\u00ebm kur e lejon kritik\u00ebn politike. Nj\u00eb shoq\u00ebri forcohet vet\u00ebm kur i k\u00ebrkon n\u00eb vetvete t\u00eb metat e saj. Lirin\u00eb e fjal\u00ebs e kan\u00eb sugjeruar iluminist\u00ebt francez\u00eb qysh n\u00eb shekullin XVIII:<\/p>\n<p>&#8211; shkrimtari i gjithansh\u00ebm francez (poet, romancier, dramaturg, kritik letrar, publicist), historiani, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shquar i filozofis\u00eb <strong><em>iluministe<\/em><\/strong> n\u00eb Evrop\u00eb &#8211; <strong>Volteri <\/strong>(Voltaire, pseudonim p\u00ebr Fran\u00e7ois-Marie Arouet, 1694-1778);<\/p>\n<p>&#8211; romancieri francez, filozof, teoricien social-politik dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i Enciklopedis\u00eb<strong> Zhan-Zhak Ruso<\/strong> (Jean-Jacques, 1712-1778);<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>shkrimtari dhe filozofi francez <strong>D\u00ebni Did\u00ebro <\/strong>(Denis Diderot, 1713-1784);<\/p>\n<p>&#8211; matematikani, fizikani dhe filozofi francez <strong>Dalamber <\/strong>(Jean le Rond d\u2019Alembert, 1717-1783), i njohur edhe p\u00ebr k\u00ebrkimet matematikore (barazimet diferenciale; derivatet e pjesshme, parciale); dhe<\/p>\n<p>&#8211; <strong><em>enciklopedist\u00ebt francez\u00eb<\/em><\/strong><em>. <\/em>(Enciklopedist\u00eb quheshin grupi i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve rreth Enciklopedis\u00eb s\u00eb Franc\u00ebs, q\u00eb u botua n\u00eb vitet 1751-1780, n\u00eb krye me Did\u00ebron\u00eb dhe Dalamberin. Ndihmuan me p\u00ebrkushtim edhe Volteri dhe Rusoi).<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0 *\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Si do t\u00eb hyj\u00eb ky vend n\u00eb NATO dhe n\u00eb BE me nj\u00eb ideologji komb\u00ebtare t\u00eb tipit t\u00eb shekullit XIX?! Politika e sotme e Shkupit i komprometon dhe i diskrediton: faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, qendrat politike shqiptare t\u00eb vendosjes \u2013 Tiran\u00ebn dhe Prishtin\u00ebn, si dhe faktorin politik shqiptar n\u00eb Maqedoni. Politika e Gruevskit ka p\u00ebr synim t\u2019i disiplinoj\u00eb shqiptar\u00ebt. Dhuna q\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar mbi shqiptar\u00ebt vitet e fundit, nuk \u00ebsht\u00eb ushtruar as para vitit 2001. Ka edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb thon\u00eb \u2013 as n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Maqedonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend <strong><em>dyetnik<\/em><\/strong>, at\u00ebbot\u00eb puna e par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb qeverit\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb kujdesi maksimal p\u00ebr nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike t\u00eb sh\u00ebndosha. Politika e Gruevskit e b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn \u2013 marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike i rr\u00ebnon n\u00eb themel. Nacionalizmi i VMRO-s\u00eb krijon klim\u00eb antishqiptare. T\u00eb rinjt\u00eb sllavo-maqedonas edukohen dhe rriten n\u00ebn frym\u00ebn e antishqiptarizmit.<\/p>\n<p>Antishqiptarizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt produkt i politik\u00ebs nacionaliste t\u00eb Gruevskit dhe t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim duhet par\u00eb t\u00eb gjitha incidentet q\u00eb ndodhin n\u00eb Maqedoni. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, edhe incidentet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb pjell\u00eb e politik\u00ebs nacionaliste t\u00eb Gruevskit dhe t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. Politika e Gruevskit vetvetiu gjeneron kriz\u00eb, saq\u00eb krizat n\u00eb Maqedoni jan\u00eb b\u00ebr\u00eb normale. Ky vend \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me kriza. Ato jan\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri e tij. \u00c7do dy-tre muaj ndodh nga nj\u00eb incident dhe her\u00eb-her\u00eb me pasoja tragjike.<\/p>\n<p>Brohoritjet e shpeshta t\u00eb t\u00eb rinjve sllavo-maqedonas n\u00ebp\u00ebr stadiume dhe n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb tjera publike, me p\u00ebrmbajtje antishqiptare, si:<\/p>\n<p>&#8211; Vdekje shqiptar\u00ebve;<br \/>\n&#8211; Dhoma gazi p\u00ebr shqiptar\u00ebt;<br \/>\n&#8211; Shqiptar i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptar i vdekur;<\/p>\n<p>&#8211; Cenimi vulgar i integritetit dhe i dinjitetit <strong><em>t\u00eb femr\u00ebs shqiptare<\/em><\/strong>, si dhe parulla t\u00eb tjera me p\u00ebrmbajtje shoviniste, duhej ta alarmonin me koh\u00eb qytetarin\u00eb maqedonase, klas\u00ebn politike dhe qeverin\u00eb. Nd\u00ebrhyrjet e organeve t\u00eb rendit dhe atyre t\u00eb gjyq\u00ebsis\u00eb, n\u00eb raste t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb puna e fundit q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. Cili shqiptar pas k\u00ebtyre parullave antishqiptare do ta ndjej\u00eb Maqedonin\u00eb si shtete t\u00eb vetin?! Nacionalizmi sllavo-maqedonas, me automatiz\u00ebm nxit nacionalizmin shqiptar.<\/p>\n<p>Thelbi i nacionalizmit maqedonas \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Maqedonia \u00ebsht\u00eb shtet nacional i maqedonasve, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb minoritet;<br \/>\n&#8211; Sipas k\u00ebsaj ideologjie, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni e kan\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn; k\u00ebtu nuk jan\u00eb ve\u00e7se minoritet.<\/p>\n<p>Nacionalist\u00ebt maqedonas duhet ta din\u00eb se Maqedonia paraqet raport forcash shqiptaro-maqedonase. Jasht\u00eb k\u00ebtij raporti, nuk ka Maqedoni. Jasht\u00eb k\u00ebtij raporti ka vet\u00ebm nj\u00eb Maqedoni jostab\u00ebl, t\u00eb paq\u00ebndrueshme me tensione nd\u00ebretnike permanente.<\/p>\n<p>Pas \u00e7do incidenti n\u00eb Maqedoni, pasojn\u00eb edhe interpretimet:<\/p>\n<p>&#8211; incidentet i shkakton q\u00ebllimisht Gruevski, n\u00eb shenj\u00eb trysnie para samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb \u00c7ikago&#8230;;<br \/>\n&#8211; incidentet i shkakton q\u00ebllimisht qeveria p\u00ebr t\u2019ua t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen qytetar\u00ebve prej problemeve reale;<br \/>\n&#8211; incidentet i shkakton Serbia, p\u00ebr ta destabilizuar Maqedonin\u00eb dhe rajonin;<br \/>\n&#8211; incidentet jan\u00eb pasoj\u00eb normale e kriz\u00ebs ekonomike dhe sociale;<br \/>\n&#8211; incidentet i shkakton Gruevski p\u00ebr t\u00eb gjetur pretekst p\u00ebr t\u00eb ushtruar represion dhe opresion mbi shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb: politika e Gruevskit dhe e VMRO-s\u00eb, duke qen\u00eb ultranacionaliste dhe antishqiptare, \u00ebsht\u00eb vatra e kriz\u00ebs, <strong><em>gjeneron kriz\u00eb<\/em><\/strong> dhe \u00ebsht\u00eb kriza vet\u00eb.<\/p>\n<p>Pas \u00e7do incidenti n\u00eb Maqedoni pasojn\u00eb edhe klishet\u00eb dhe refrenet e faktor\u00ebve t\u00eb caktuar:<\/p>\n<p>&#8211; Faktori politik shqiptar n\u00eb Maqedoni gjithmon\u00eb del me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deklarat\u00eb: <em>\u201c&#8230;ruani gjakftoht\u00ebsin\u00eb dhe mos bini pre e provokimeve&#8230;\u201d<br \/>\n<\/em>&#8211; Autoritet e Tiran\u00ebs dalin me prononcimin: <em>\u201c&#8230;nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb ekzistojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera&#8230;\u201d<\/em><\/p>\n<p>&#8211; Udh\u00ebheqja e Prishtin\u00ebs del me deklarat\u00ebn: <em>\u201c&#8230;nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb&#8230;\u201d;<br \/>\n<\/em>&#8211; Faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar apelon: <em>\u201c&#8230;t\u00eb zihen fajtor\u00ebt dhe t\u00eb nxirren para drejt\u00ebsis\u00eb&#8230;\u201d<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb perspektiv\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nacionalist\u00ebt sllavo-maqedonas duhet:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0t\u00eb heqin dor\u00eb nga krijimi i nj\u00eb kombi artificial;<br \/>\n&#8211; t\u00eb rishqyrtojn\u00eb politik\u00ebn nacional-romantike t\u00eb tipit t\u00eb shekullit XIX;<br \/>\n&#8211; t\u00eb heqin dor\u00eb nga politika antishqiptare;<br \/>\n&#8211; ta pranojn\u00eb realitetin shqiptar dhe t\u2019ua njohin shqiptar\u00ebve statusin e popullit shtetformues;<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb kultivojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebretnike t\u00eb sh\u00ebndosha;<br \/>\n&#8211; ta nd\u00ebrrojn\u00eb emrin, n\u00eb kompromis me Greqin\u00eb;<br \/>\n&#8211; t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb Maqedoni stabile, t\u00eb q\u00ebndrueshme si parakusht p\u00ebr sjelljen e investimeve t\u00eb jashtme; dhe<br \/>\n&#8211; t\u00eb integrohen n\u00eb bot\u00ebn euroatlantike.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira nd\u00ebretnike, me shqiptar\u00eb t\u00eb shtypur, t\u00eb p\u00ebrkujton utopin\u00eb e <strong>Josip Broz Titos<\/strong> (1892-1980) mbi <strong><em>v\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimin midis kombeve dhe komb\u00ebsive<\/em><\/strong>. Vet\u00ebm dy popuj t\u00eb barabart\u00eb mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb paqe, n\u00eb harmoni dhe n\u00eb prosperitet.<\/p>\n<p>Ndryshe, krizat n\u00eb <strong><em>Makondon markeziane<\/em><\/strong> do t\u00eb riciklohen prore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Maqedonia paraqet raport forcash shqiptaro-maqedonase Q\u00eb nga viti 1990 e k\u00ebndej, Maqedonia ka qen\u00eb nj\u00eb vend me num\u00ebr tejet t\u00eb madh incidentesh. Pothuajse s\u2019ka pasur vit t\u00eb ket\u00eb kaluar pa incidente. Incidentet n\u00eb Maqedoni jan\u00eb p\u00ebrshkuar nga dhuna, nga nd\u00ebrhyrjet policore dhe nga nd\u00ebrhyrjet e nj\u00ebsive speciale t\u00eb forcave \u201ct\u00eb rendit\u201d. Shum\u00eb incidente [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":56404,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-68211","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>QUO VADIS MAQEDONIA?! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"QUO VADIS MAQEDONIA?! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Maqedonia paraqet raport forcash shqiptaro-maqedonase Q\u00eb nga viti 1990 e k\u00ebndej, Maqedonia ka qen\u00eb nj\u00eb vend me num\u00ebr tejet t\u00eb madh incidentesh. Pothuajse s\u2019ka pasur vit t\u00eb ket\u00eb kaluar pa incidente. Incidentet n\u00eb Maqedoni jan\u00eb p\u00ebrshkuar nga dhuna, nga nd\u00ebrhyrjet policore dhe nga nd\u00ebrhyrjet e nj\u00ebsive speciale t\u00eb forcave \u201ct\u00eb rendit\u201d. Shum\u00eb incidente [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-05-09T03:15:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/shkupi-mac.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"850\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"636\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"QUO VADIS MAQEDONIA?!\",\"datePublished\":\"2021-05-09T03:15:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/\"},\"wordCount\":2923,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/shkupi-mac.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/\",\"name\":\"QUO VADIS MAQEDONIA?! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/shkupi-mac.jpg\",\"datePublished\":\"2021-05-09T03:15:17+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/shkupi-mac.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/05\\\/shkupi-mac.jpg\",\"width\":850,\"height\":636,\"caption\":\"Shkupi, Mac\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/quo-vadis-maqedonia\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"QUO VADIS MAQEDONIA?!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"QUO VADIS MAQEDONIA?! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"QUO VADIS MAQEDONIA?! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Maqedonia paraqet raport forcash shqiptaro-maqedonase Q\u00eb nga viti 1990 e k\u00ebndej, Maqedonia ka qen\u00eb nj\u00eb vend me num\u00ebr tejet t\u00eb madh incidentesh. Pothuajse s\u2019ka pasur vit t\u00eb ket\u00eb kaluar pa incidente. Incidentet n\u00eb Maqedoni jan\u00eb p\u00ebrshkuar nga dhuna, nga nd\u00ebrhyrjet policore dhe nga nd\u00ebrhyrjet e nj\u00ebsive speciale t\u00eb forcave \u201ct\u00eb rendit\u201d. Shum\u00eb incidente [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-05-09T03:15:17+00:00","og_image":[{"width":850,"height":636,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/shkupi-mac.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"QUO VADIS MAQEDONIA?!","datePublished":"2021-05-09T03:15:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/"},"wordCount":2923,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/shkupi-mac.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/","name":"QUO VADIS MAQEDONIA?! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/shkupi-mac.jpg","datePublished":"2021-05-09T03:15:17+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/shkupi-mac.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/shkupi-mac.jpg","width":850,"height":636,"caption":"Shkupi, Mac"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/quo-vadis-maqedonia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"QUO VADIS MAQEDONIA?!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68211"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68211\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68212,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68211\/revisions\/68212"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}