{"id":68829,"date":"2021-05-21T19:39:36","date_gmt":"2021-05-21T17:39:36","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=68829"},"modified":"2021-05-21T19:39:36","modified_gmt":"2021-05-21T17:39:36","slug":"biseda-shpirti-me-baben","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/","title":{"rendered":"Biseda shpirti me bab\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fejz\u00eb Demiri<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">( <em>N\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnies<\/em> )<\/p>\n<p>Bab\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb zymt\u00eb duke thithur deri n\u00eb fund tymin e cigares, jam thell\u00eb i zhytur n\u00eb mendime. Thuajse t\u00eb gjitha gj\u00ebrat jan\u00eb duke ecur n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me mua. Shpesh, nga parehatia dhe shpirti i r\u00ebnduar, marr\u00eb lapsin dhe shkruaj n\u00eb ditarin tim, i cili ruan me fanatiz\u00ebm \u00e7do shkronj\u00eb t\u00eb gisht\u00ebrinjve t\u00eb mi t\u00eb dridhur nga emocioni dhe lot\u00ebt e mallit.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, si bir i yti, t\u00eb k\u00ebrkoj falje n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb nuk ta kam p\u00ebrfillur mendimin dhe ato q\u00eb m\u2019i ke th\u00ebn\u00eb, nuk i kam marr\u00eb aq me seriozitet. Bab\u00eb, ti ke qen\u00eb personi q\u00eb nuk ma ktheve asnj\u00ebher\u00eb shpin\u00ebn. Edhe kur t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb linin n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, ti p\u00ebr mua ishe ajo llamba ndri\u00e7uese q\u00eb b\u00ebre drit\u00eb. Edhe kur t\u00eb kam zhg\u00ebnjyer me mossukses e, prap\u00eb i ke p\u00ebrpir\u00eb t\u00eb gjitha, m\u00eb ke p\u00ebrkrahur n\u00eb \u00e7do \u00e7ast pa rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, na ke rritur me dromca shpirti mes vuajtjes dhe mjerimit. Bab\u00eb, edhe pse ishe i lodhur nga puna e r\u00ebnd\u00eb dhe e st\u00ebrmundimshme q\u00eb e b\u00ebje nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb arnat, asnj\u00ebher\u00eb nuk kurseve asgj\u00eb p\u00ebr mua, duke ma plot\u00ebsuar \u00e7do d\u00ebshir\u00eb dhe duke e l\u00ebn\u00eb veten shpeshher\u00eb keq.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, m\u00ebnyra se si e fitoje kafshat\u00ebn e goj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb na rritur neve ka qen\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb, por, tek ti e kam par\u00eb njeriun q\u00eb edhe p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha peripecive e mundimeve nuk dor\u00ebzohet dhe nuk ankohet asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, edhe pse asnj\u00ebher\u00eb nuk t\u00eb jam shprehur, shpesh nuk ma ka z\u00ebn\u00eb gjumi kur m\u00eb binin nd\u00ebrmend flok\u00ebt e tua t\u00eb thinjura dhe rrudhat e m\u00ebdha n\u00eb ball\u00eb q\u00eb tregonin sfidat e shumta q\u00eb i ke pasur n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, t\u00eb them me sinqeritetin e p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, se ajo \u00e7far\u00eb b\u00ebre ti p\u00ebr mua, i kalon kufijt\u00eb e gjith\u00e7kaje. Shpesh, kur t\u2019i shikoja duart e qara e djersa t\u00eb rridhte curril nga puna e r\u00ebnd\u00eb, thosha me vete si nuk kam di\u00e7ka n\u00eb dor\u00ebn time, jo p\u00ebr ta kthyer borxhin, se borxhin ndaj teje nuk mund ta kthej dot, edhe n\u00ebse do t\u00eb kisha dhe nj\u00eb jet\u00eb pas k\u00ebsaj, por, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb larguar nga ajo pun\u00eb q\u00eb katandisi e sfiliti trupin dhe shpirtin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, un\u00eb ende nuk jam i martuar, dhe nuk e di ndoshta si duhet ndjesin\u00eb e t\u00eb qenit prind, ama nj\u00eb gj\u00eb e di sigurt: ajo q\u00eb t\u2019i rrite e kultivove tek ne, un\u00eb nuk do t\u00eb arrij ta b\u00ebj p\u00ebr pasardh\u00ebsit e mi. Fjala \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vrull i brendsh\u00ebm q\u00eb ne e nxjerrim jasht\u00eb e t\u00eb largojm\u00eb at\u00eb q\u00eb na mundon. Mir\u00ebpo, ajo q\u00eb un\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb ta th\u00ebn\u00eb ty, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shprehet me fjal\u00eb. Bab\u00eb, un\u00eb m\u00ebsova gj\u00ebra nga shum\u00ebkush n\u00eb jet\u00eb, por ti u b\u00ebre m\u00ebsuesi im i p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, si bir i gjakut t\u00ebnd, t\u00eb fal\u00ebnderoj pafund\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb gjitha.<br \/>\nTi je drita ime, je gjakimi im!<\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nShpesh, kur qiellin tim e mbulonin ret\u00eb, kur asgj\u00eb nuk shihej, i vetmi yll ndri\u00e7ues u b\u00ebre ti. Bab\u00eb, ti ishe ai q\u00eb mi m\u00ebsove t\u2019i nd\u00ebrroj hapat e jet\u00ebs. M\u00eb thoshe: kudo q\u00eb t\u00eb jesh reflekto dashuri, respekt e humaniz\u00ebm. Nga ti m\u00ebsova q\u00eb jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr t\u00eb mbajm\u00eb inate, t\u00eb kemi urrejtje dhe ta duam njeriun vet\u00ebm p\u00ebr interes. Edukata e mir\u00ebsjellja nuk mbarojn\u00eb, ato duhet t\u00eb jen\u00eb me ty p\u00ebrher\u00eb dhe deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, nga ti m\u00ebsova t\u2019i ndihmoj t\u00eb tjer\u00ebt, dhe t\u2019i p\u00ebrkrah n\u00eb rrug\u00ebn e suksesit t\u00eb tyre. E mira shum\u00ebzohet kur ndahet me t\u00eb tjer\u00ebt, sepse njeriu egoist q\u00eb mendon vet\u00ebm p\u00ebr veten asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebhet det, por do t\u00eb jet\u00eb cekt\u00ebsi. Q\u00ebndro n\u00eb natyr\u00ebn t\u00ebnde, b\u00ebhu i thjesht\u00eb dhe unik. Njeriu i thjesht\u00eb e nd\u00ebrton jet\u00ebn e vet dhe nuk krekoset aspak se \u00e7far\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, m\u00eb thoshe gjithnj\u00eb se kur je n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00ebnde asnj\u00ebher\u00eb mos u frik\u00ebso. Frik\u00ebsohu at\u00ebher\u00eb kur e n\u00ebn\u00e7mon dik\u00eb dhe e gjykon padrejt\u00ebsisht. M\u00eb m\u00ebsove t\u00eb g\u00ebzohem me pak t\u2019i fitoj gj\u00ebrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme se djersa e pun\u00ebtorit q\u00eb lufton p\u00ebr kafshat\u00ebn e goj\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb. Mos lakmo at\u00eb q\u00eb se meriton ta kesh, por puno nga \u00e7do dit\u00eb ta fitosh vet\u00eb, se vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb ia njeh pesh\u00ebn gj\u00ebrave.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nDashuria e rilind diellin, ajo \u00ebsht\u00eb fuqia q\u00eb e v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Ti je krijuar nga dashuria, dhuro tek t\u00eb tjer\u00ebt dashuri se vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb krijohen gj\u00ebrat e mira.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, n\u00eb mes shum\u00eb bisedash me ty, m\u00eb tregoje se kur urrej e helmoj veten, se urrejtja buron nga ti, nga qenia jote. Urrejtja t\u00eb b\u00ebn d\u00ebshtak dhe t\u00eb humb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira. Njeriu e shton lumturin\u00eb kur i b\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb ndjehen t\u00eb lumtur, sepse g\u00ebzimi i tjetrit sjell g\u00ebzimsjelljen t\u00ebnde, dhe buz\u00ebqeshja e tjetrit dyfishon buz\u00ebqeshjen t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, nga ti kuptova se gj\u00ebrat e marrin p\u00ebrgjigjen prej zemr\u00ebs kurse mendja gjithnj\u00eb racionalizon. N\u00eb jet\u00eb ne shohim gj\u00ebrat n\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsi, n\u00eb jasht\u00ebsi dhe dukshm\u00ebri. B\u00ebhu i matur dhe gjykoji gj\u00ebrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe shtruar, sepse gjithmon\u00eb pas di\u00e7kaje fshihet di\u00e7ka m\u00eb e thell\u00eb q\u00eb ti nuk e sheh! Sot realiteti po shtremb\u00ebrohet n\u00eb mij\u00ebra m\u00ebnyra. Jeta m\u00eb s\u00eb shumti i p\u00ebrbaltos t\u00eb mir\u00ebt, kjo bot\u00eb baltake dhe e pashpirt do t\u00eb mundohet t\u00eb t\u00eb hedh\u00eb nga binar\u00ebt e mir\u00ebsis\u00eb, por ti duhet t\u00eb mos ndryshosh, ta njoh\u00ebsh mire veten t\u00ebnde.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nBab\u00eb, m\u00eb thoshe se n\u00eb jet\u00eb secili vijm\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka, e, secili nga ne duhet ta ket\u00eb nga nj\u00eb q\u00ebllim. Kur them q\u00ebllim, jo q\u00ebllime t\u00eb atyre njer\u00ebzve meskin\u00eb e synimeve t\u00eb tyre mediokre, por vizion i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb arrir\u00eb n\u00eb piedestalin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb suksesit dhe arritshm\u00ebris\u00eb. Jeta, thoshe ti, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm diell e kalt\u00ebrsi, shpesh hasim dit\u00eb me vran\u00ebsira shi, bor\u00eb, bresh\u00ebr e mjegullnaj\u00eb. K\u00ebshtu jan\u00eb edhe njer\u00ebzit jo t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb duan me parime t\u00eb pastra, prapa dashuri\u00e7kave t\u00eb tyre fshihen inati, smira e xhelozia. Por, asnj\u00ebher\u00eb gjykimet dhe opinionet e t\u00eb tjer\u00ebve nuk duhet t\u00eb b\u00ebhen realiteti yt.<\/p>\n<p>Bab\u00eb, nga ti fitova besimin t\u00eb jem vetvetja, se ti gjithmon\u00eb thoshe: kij besim n\u00eb hapat e tu, mos t\u00eb t\u00eb gjunj\u00ebzoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ta pret rrug\u00ebn. T\u00eb dish ta shfryt\u00ebzosh koh\u00ebn dhe ta menaxhosh at\u00eb, \u00ebsht\u00eb primati m\u00eb i \u00e7muar n\u00eb jet\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb mos ia l\u00ebr gj\u00ebrat koh\u00ebs apo rast\u00ebsis\u00eb. Suksesin nuk e sjell dembelizmi, rehatll\u00ebku dhe rast\u00ebsia, por at\u00eb e sjell puna e palodhshme, vullneti dhe p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nBab\u00eb, m\u00eb thoshe se n\u00eb jet\u00eb nuk do t\u00eb arrish asgj\u00eb, n\u00ebse mendon t\u2019i shkel\u00ebsh t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr ta ngritur veten t\u00ebnde. Aty ku mungon altruizmi dhe skuqja nga e keqja, uroj q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos hysh. N\u00eb jet\u00eb duhet ta dish \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe e sinqert\u00eb, sepse n\u00eb dit\u00ebt e sotme edhe padrejt\u00ebsit\u00eb po i quajn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb drejta. N\u00eb jet\u00eb nuk mund t\u00eb rritesh pa sfida, nuk mund t\u00eb forcohesh pa u sfiduar dhe asnj\u00eb fort\u00ebsi nuk b\u00ebhet pa rezistenc\u00eb.<\/p>\n<p>Biri im, m\u00eb thoshe p\u00ebrtej t\u00eb gjith\u00ebve, e p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjithave sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe do e kesh me veten t\u00ebnde. Do i njoh\u00ebsh njer\u00ebzit, do i njoh\u00ebsh gj\u00ebsendet me koh\u00eb edhe gj\u00ebrave do t\u2019ua m\u00ebsosh kuptimin. Do ta m\u00ebsosh t\u00eb ndash t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja, me kok\u00ebn t\u00ebnde do t\u00eb gjykosh.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mundohesh ta shikosh veten, por ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg, madje, p\u00ebrtej syve tu. Vetja \u00ebsht\u00eb oqeani m\u00eb i thell\u00eb e m\u00eb i pafund, bir.<\/p>\n<p>Aty ku shfaqen magjit\u00eb, aty ku edhe misteret e enigmat e koh\u00ebs mund t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje. Po nuk arrite k\u00ebt\u00eb ta kap\u00ebrcesh nuk mund t\u00eb jetosh, bir.<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<br \/>\nBiri im, ji k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs t\u00eb dish jo deri ku shohin syt\u00eb e tu, por aty ku syri yt nuk sheh dot. At\u00eb q\u00eb duket e shohin t\u00eb gjith\u00eb, mund ta prekin t\u00eb gjith\u00eb. Mir\u00ebpo t\u00eb rrall\u00ebt mb\u00ebrrijn\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb shum\u00eb thell\u00eb struket. Bab\u00eb, nga ti kuptova se n\u00eb detin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb mbijetojn\u00eb. Thell\u00ebsia u takon disave, vet\u00ebm atyre q\u00eb zhyten n\u00eb horizontin e tejkap\u00ebrcimit. Dielli asnj\u00ebher\u00eb nuk e sheh veten por l\u00ebshon rreze ngroht\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ti duhet t\u00eb jesh drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, biri im.<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>.<br \/>\nT\u00eb duhet koh\u00eb e gjat\u00eb t\u00eb rrug\u00ebtosh drejt s\u00eb panjohur\u00ebs. Edhe at\u00ebher\u00eb kur mendon se syri dhe mendja jote mund t\u2019i shoh\u00eb dhe njoh\u00eb t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drit\u00eb ku nuk mund t\u00eb shihet, por ajo rrezaton t\u00eb gjith\u00eb dhe mbi gjith\u00e7ka. Biri im, m\u00eb thoshe, mbi t\u00eb panjohur\u00ebn \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia jote, \u00ebsht\u00eb guximi yt, kok\u00ebfort\u00ebsia, motivimi q\u00eb ti t\u00eb provosh dhe t\u00eb p\u00ebrpiqesh derisa t\u00eb gjesh m\u00ebnyr\u00ebn e duhur se si arrihet ajo q\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e do. Aty nuk ekziston dyshimi, konfuzioni, jokompetenca. Do t\u00eb duhet koh\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr ta kuptuar, por mbi t\u00eb panjohur\u00ebn \u00ebsht\u00eb shkopi magjik, bir!<\/p>\n<p><strong>7<\/strong>.<br \/>\nBab\u00eb, m\u00eb tregoje q\u00eb jeta t\u00eb hedh\u00eb deri n\u00eb buz\u00eb t\u00eb abisit po lejove. Duhet t\u00eb jesh shum\u00eb i fort\u00eb t\u00eb p\u00ebrballesh me jet\u00ebn. Po rave n\u00eb gjunj\u00eb ajo do t\u00eb t\u2019i p\u00ebrtyp\u00eb t\u00eb gjitha \u00ebndrrat, shpresat, do t\u00eb t\u2019i vras\u00eb edhe koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb \u00e7muara. Kafshat\u00ebn n\u00eb fyt do ta z\u00eb, nuk do t\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb as t\u00eb buz\u00ebqesh\u00ebsh. Do t\u00eb t\u2019i largoj\u00eb edhe miqt\u00eb, shok\u00ebt, t\u00eb af\u00ebrmit, zjarrin q\u00eb me vite e ke ndezur do ta shuaj\u00eb. Pasurin\u00eb q\u00eb me vite e mund e ke krijuar, do ta b\u00ebj\u00eb terak t\u00eb that\u00eb. Do ta humb\u00eb entuziazmin, bir, ecjen nuk do ta kesh m\u00eb si m\u00eb par\u00eb e vullnetin p\u00ebr koke do t\u00eb ta marr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>8<\/strong>.<br \/>\nBab\u00eb, gjithnj\u00eb m\u00eb thoshe se shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb t\u00eb l\u00ebndoj\u00eb e v\u00ebrteta dhe e drejta sesa t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqesh me mashtrime e g\u00ebnjeshtra. Dhimbja do t\u00eb jet\u00eb miku yt i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Ajo do t\u00eb t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb n\u00eb hapat q\u00eb i b\u00ebn ti p\u00ebr t\u00eb arrir\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhimbja t\u00eb b\u00ebn t\u00eb fort\u00eb t\u2019u p\u00ebrballesh t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsive. T\u00eb ndihmon t\u2019i \u00e7mosh m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebrat, t\u2019i duash njer\u00ebzit dhe vlerat e tyre. Jeta do t\u00eb t\u00eb p\u00ebrplas\u00eb e do t\u00eb ndeshesh me gjith\u00e7ka, bir.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ket\u00eb \u00e7aste a momente q\u00eb do t\u00eb thuash: gjith\u00e7ka mori fund p\u00ebr mua.<br \/>\nDo t\u00eb qash e do t\u00eb strukesh n\u00eb nj\u00eb qoshe duke th\u00ebn\u00eb se jeta qenka nj\u00eb humbell\u00eb e thell\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb dilet dot nga ajo.<\/p>\n<p>Edhe lot\u00ebt do t\u00eb shteren nga hidh\u00ebrimi i tep\u00ebrt.<br \/>\nN\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, do t\u00eb ngrihesh prap\u00eb, do t\u00eb buz\u00ebqesh\u00ebsh me dhimbjen t\u00ebnde, duke th\u00ebn\u00eb: un\u00eb jam m\u00eb i fort\u00eb se kaq, kam lindur p\u00ebr t\u00eb jetuar i lumtur dhe i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe dhimbjet nuk mund t\u00eb m\u00eb ndalin mua.<\/p>\n<p><strong>9<\/strong>.<br \/>\nBab\u00eb, m\u00eb m\u00ebsove se n\u00eb jet\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb fjal\u00ebt dometh\u00ebn\u00ebse e jo llomotitjet e kota. Kot mund ta ngresh z\u00ebrin n\u00ebse nuk ke \u00e7far\u00eb thua. Qet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb \u00ebmb\u00eblsi, ajo i baraspeshon gj\u00ebrat. N\u00eb jet\u00eb duhet t\u00eb themi fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta e jo fjal\u00eb pa zem\u00ebr. Gjith\u00e7ka i vjen n\u00eb koh\u00eb atyre q\u00eb duan dhe din\u00eb t\u00eb presin. Dashuria \u00ebsht\u00eb vet\u00eb jeta dhe jeta nuk ka kuptim pa dashuri. Biri im, edhe n\u00eb shkret\u00ebtirat e humb\u00ebtirat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta ka nj\u00eb cop\u00eb vend ku mund t\u00eb lulon lulja.<\/p>\n<p>E shikon mrekullin\u00eb, biri im, edhe n\u00eb thell\u00ebtirat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dashuria asnj\u00ebher\u00eb nuk shuhet, ajo lind e rilind vazhdueshm\u00ebrisht\u2026 Dashuria p\u00eblcet edhe shk\u00ebmbinjt\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb rr\u00ebpir\u00ebt. Ajo \u00ebsht\u00eb madh\u00ebri, flak\u00ebdrit\u00eb q\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb gjith\u00ebve na drit\u00ebson.<\/p>\n<p><strong>10<\/strong>.<br \/>\nBiri im, m\u00eb thoshe, e mira arrihet duke ngulmuar, sikurse bima p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt, duhet t\u00eb kapesh pas nj\u00eb q\u00ebllimi. Edhe kur t\u00eb tjer\u00ebt dyshimtas t\u00eb shikojn\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb beso n\u00eb veten dhe n\u00eb kapacitetin t\u00ebnd fuqiplot\u00eb. Ndri\u00e7o edhe aty ku nuk ka r\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb drit\u00eb. B\u00ebhu luft\u00ebndez\u00ebs me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe pengesat. Ki durim se me durueshm\u00ebri do t\u00eb arrish.<\/p>\n<p><strong>11<\/strong>.<br \/>\nBab\u00eb, m\u00eb tregoje se jeta nuk na favorizon shum\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat t\u2019i marrim t\u00eb nd\u00ebrlikuara, me plot mendime dhe emocione. E di se shpesh, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ecim udh\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb qart\u00eb, ndeshemi me k\u00ebnde t\u00eb err\u00ebta dhe shtigje qorre q\u00eb nuk na d\u00ebrgojn\u00eb askund p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb theqafje. Biri im, frika e d\u00ebshtimit shuan shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ecur drejt\u00eb nj\u00eb drejtimi t\u00eb ri me plot sukses. E kur nuk e ke shpres\u00ebn dhe guximin \u00ebsht\u00eb si t\u00eb mos jetosh fare. Jeta l\u00ebviz edhe kur ne ndalemi apo stepemi n\u00eb vend. Ajo l\u00ebviz dhe nuk na pret asnj\u00eb moment. K\u00ebshtu edhe ne duhet rendur drejt saj, dometh\u00ebn\u00eb duhet l\u00ebvizur.<\/p>\n<p><strong>12<\/strong>.<br \/>\nBab\u00eb, m\u00eb ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb ajo q\u00eb ty t\u00eb frik\u00ebson asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb ato p\u00ebrmasa e tmerrshme si\u00e7 mendon ti. A nuk kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cSapo mbyllet nj\u00eb der\u00eb, tjetra \u00ebsht\u00eb e hapur\u201d. Krijo brenda vetes nj\u00eb imazh t\u00eb lart\u00eb suksesi, edhe at\u00ebher\u00eb kur mendon se bota ka r\u00ebn\u00eb mbi ty, mendo me vete si do t\u00eb ndjeheshe po ta kishe arritur at\u00eb. N\u00eb mendjen t\u00ebnde ky imazh do t\u00eb shum\u00ebzohet dhjet\u00ebra apo qindra her\u00eb e mandej do t\u00eb b\u00ebhet aq i besuesh\u00ebm, saq\u00eb do t\u00eb shpie po aty ku ke synuar n\u00eb maj\u00ebn piramidale t\u00eb suksesit. Biri im i shtrenjt\u00eb, n\u00eb momentet kur mendon q\u00eb asgj\u00eb nuk ka kuptim p\u00ebr ty, ndieje ajrin e fresk\u00ebt q\u00eb t\u2019i hap syt\u00eb. Liroje frym\u00ebmarrjen thell\u00eb deri n\u00eb brendi t\u00eb qenies t\u00ebnde. Hidhe pas krah\u00ebve frik\u00ebn dhe ngurrimd\u00ebshtimin, ndjehu i \u00e7liruar.<\/p>\n<p><strong>13<\/strong>.<br \/>\nPamund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb bllokad\u00eb e kornizave t\u00eb mendjes son\u00eb q\u00eb nuk sheh m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb rreth vicioz. Pamund\u00ebsia n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb mundim e v\u00ebshtir\u00ebsi por jo mosarritje. N\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb leht\u00eb t\u00eb ec\u00ebsh rrug\u00ebs s\u00eb shkelur, hap rrug\u00eb edhe aty ku nuk ka shkelur asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebmba. \u00c7do vep\u00ebr e nisur me frik\u00eb bart n\u00eb vete embrionin e d\u00ebshtimit. Biri im, n\u00eb vij\u00ebn lineare ngarendin t\u00eb gjith\u00eb, thesari \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjesh rrug\u00ebn e drejt\u00eb kur je n\u00eb udh\u00ebkryq! N\u00eb jet\u00eb do ta kuptosh se \u00e7do sukses i madh p\u00ebrpara ka pasur mossukses. N\u00ebse humbni gj\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb do t\u00eb fitoni n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Asnj\u00ebher\u00eb mos t\u2019ju mashtroj\u00eb err\u00ebsira para agimit. Agimi i juaj i suksesit, lumturis\u00eb dhe i begatis\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vij\u00eb.<\/p>\n<p><strong>14<\/strong>.<br \/>\nBab\u00eb, m\u00eb thoshe q\u00eb mos ta helmoj veten me shqet\u00ebsime. Sepse helmi vret shpres\u00ebn dhe besimin duke shkaktuar senilitetin dhe melankolin\u00eb. Mos e kthe besimin n\u00eb frik\u00eb, por frik\u00ebn mposhte me besimplot\u00eb. Mendimet e frikshme tiranizojn\u00eb dhe tundojn\u00eb thell\u00eb qenien ton\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebhu i pamposhtur, forca e gjith\u00eb bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb mendjen t\u00ebnde, bir! E mira dhe e keqja jan\u00eb personale dhe varen nga ne. Mos lejo m\u00ebrzin\u00eb t\u00eb t\u00eb kufizoj\u00eb apo rob\u00ebroj\u00eb. Forca dhe kapaciteti q\u00eb ke kap\u00ebrcejn\u00eb \u00e7do barrier\u00eb dhe tejkalojn\u00eb \u00e7do sfid\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqitet. Forca dhe i t\u00ebr\u00eb potenciali \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde, bir!<br \/>\nShfryt\u00ebzoje!<\/p>\n<p><strong>15<\/strong>.<br \/>\n\u00c7\u2019na gjeti gjith\u00eb kjo vetmi brenda shpirtrash q\u00eb si demon i eg\u00ebr e i p\u00ebshtir\u00eb po na hakmerret. Pse koha e pashpirt na ka ndar\u00eb atje larg?!<br \/>\nKu na mbeti gjith\u00eb ajo dashuri q\u00eb pat\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin?!<\/p>\n<p>Po g\u00ebzimi, lumturia ku mbet\u00ebn apo ia kan\u00eb mbathur me t\u00eb katrat! Koh\u00eb lakuriq\u00ebsish, nervash e andrallash. Koh\u00eb jud\u00ebsh, nopran\u00ebsh zem\u00ebrgur\u00ebsie. Biri im, nj\u00eb dit\u00eb \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb, lolit\u00eb sheshit do t\u00eb dalin\u2026<\/p>\n<p><strong>16<\/strong>.<br \/>\nShpesh n\u00eb mendjen ton\u00eb lidhim nyj\u00ebn e asgj\u00ebs\u00eb duke mos pasur as th\u00ebrrmimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shpres\u00ebs. Jeta nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hi\u00e7, ama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hi\u00e7 i plot\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb zvarriten drejt mjerimit dhe d\u00ebshp\u00ebrueshm\u00ebris\u00eb. Biri im, thell\u00eb brenda qenies t\u00ebnde \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drit\u00eb e brendshme e cila ndritsh\u00ebm drit\u00ebson edhe err\u00ebsir\u00ebn m\u00eb t\u00eb zymt\u00eb. Njeriu, kur do t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka me seriozitet, s\u2019ka asgj\u00eb nga jeta njer\u00ebzore q\u00eb nuk mund ta realizoj\u00eb.<\/p>\n<p>Suksesi dhe lumturia jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde, bir! Mos u b\u00ebj pengsjell\u00ebs dhe mos krijo mure aty ku mund t\u00eb kalohet. Magjia \u00ebsht\u00eb ar, \u00ebsht\u00eb forc\u00eb e pashpjegueshme q\u00eb b\u00ebn mrekullin\u00eb. A nuk ka qen\u00eb mrekulli dita kur erdhe n\u00eb jet\u00eb, bir! Ti i ke dh\u00ebn\u00eb kuptim jet\u00ebs, e jeta t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kuptim ty! Shijoje \u00e7do moment jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, jet\u00ebbardh\u00eb, jet\u00ebgjat\u00eb! JETA \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ty, dhe ti n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj&#8230;<\/p>\n<p><strong>17<\/strong>.<br \/>\nBiri im, mendja \u00ebsht\u00eb si fara, varet n\u00eb \u00e7far\u00eb toke do e mbjell\u00ebsh dhe sa kujdesesh p\u00ebr t\u00eb. Po e mbille n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb ujitur, t\u00eb pllenuar dhe t\u00eb p\u00eblleshme, fara shpejt sjell fryte t\u00eb bollshme dhe t\u00eb \u00ebmbla. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn sjell produkt t\u00eb keq. Edhe n\u00eb mendjen e njeriut duhet \u201cmbjell\u00eb\u201d t\u00eb mir\u00ebn, pozitiven, motivueshm\u00ebrin\u00eb. Po \u201cmbolle\u201d negativen, mandej do t\u00eb p\u00ebrballesh me pasojat. Ndrysho mendimin, se nga ai varet edhe jeta. N\u00eb jet\u00eb mos u b\u00ebj zem\u00ebrak dhe andrall\u00ebtar, lumturia sjell g\u00ebzimplot\u00ebn dhe dobiprurjen. Biri im, jeta \u00ebsht\u00eb n\u00eb ty, p\u00ebr ty, dhe n\u00eb duart e tua, vazhdo e mos u ndal drejt yllit t\u00ebnd prijatar.<\/p>\n<p><strong>18<\/strong>.<br \/>\nJeta \u00ebsht\u00eb e frytshme dhe e gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb realizojn\u00eb vepra t\u00eb m\u00ebdha dhe zellsh\u00ebm e shfryt\u00ebzojn\u00eb \u00e7do moment. Mir\u00ebpo, ca t\u00eb tjer\u00eb bir, harxhojn\u00eb koh\u00ebn kot me gj\u00ebra t\u00eb pavlefshme dhe mosp\u00ebrfillje. N\u00eb jet\u00eb duhet ta shfryt\u00ebzojm\u00eb \u00e7do \u00e7ast dhe ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb frytshme at\u00eb. Jeta nuk na pret, ajo ec\u00eb n\u00eb parimet e saj, n\u00eb rrjedhat e saj duke mos u ndalur asnj\u00eb moment. Jeta ndahet n\u00eb tre koh\u00eb: e kaluar, e tashme e ardhme. Po t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn do ta humbim t\u00eb sotmen, hapin q\u00eb jemi duke e b\u00ebr\u00eb, ngase e kaluara \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e ikur e cila vazhdimisht pengon rrug\u00ebtimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Penges\u00eb tjet\u00ebr mjaft e madhe \u00ebsht\u00eb pritja, e cila varet nga e nes\u00ebrmja. Edhe kjo pengon rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs son\u00eb, bir. Ne nuk mund ta parashikojm\u00eb apo ta dim\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ende nuk ka ardhur apo p\u00ebrjetuar. E ardhmja nuk ka destinacion, ngjarjet e saj jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtjella nga pasiguria. E vetmja q\u00eb mund ta kontrollojm\u00eb \u00ebsht\u00eb hapi q\u00eb b\u00ebjm\u00eb sot, e tashmja e cila gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ecje e rrokullisje. Biri im, jetoje jet\u00ebn sot, t\u00eb plot\u00eb e me ndershm\u00ebri duke e b\u00ebr\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebs \u00e7do \u00e7ast\u00ebsi.<\/p>\n<p>Koha po ik\u00ebn aq turravrap<br \/>\nDhe kujtimet jan\u00eb pjes\u00eb e memorizuar q\u00eb mbeten<br \/>\nEdhe kur bota mendon se ka r\u00ebn\u00eb mbi ty<br \/>\n\u00c7do dit\u00eb e lind nj\u00eb agim tjet\u00ebr<\/p>\n<p>(<strong>N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrfundimit<\/strong>)<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb t\u00eb mug\u00ebt ku dhembja ka pushtuar t\u00ebr\u00eb shpirtin dhe qenien time, t\u00eb flas ty bab\u00eb, t\u00eb flas me lotin q\u00eb m\u00eb rrjedh si rr\u00ebke nga faqet e mia t\u00eb rrufitura. I ulur af\u00ebr prushnaj\u00ebs q\u00eb gum\u00ebzhin flak\u00eb zjarrndez\u00ebse e un\u00eb i gjori i mbledhur kruspull nga acari q\u00eb m\u00eb ngrin p\u00ebrbrenda. Duke shkruar p\u00ebr ty, n\u00eb mendjen time sorollaten dhjet\u00ebra e qindra mendime t\u00eb cilat nuk m\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment. Duart m\u00eb dridhen bab\u00eb, po gjithnj\u00eb ngush\u00ebllohem pran\u00eb flet\u00ebs sime t\u00eb bardh\u00eb. Si ka mund\u00ebsi i them vetes, q\u00eb gjith\u00eb kjo hap\u00ebsir\u00eb zjarrndez\u00ebse e flak\u00ebp\u00ebrv\u00ebluese e un\u00eb prap\u00eb ai acari q\u00eb m\u00ebrdhin edhe flak\u00ebndez\u00ebshit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj! Bab\u00eb, ti je zjarri im, q\u00eb m\u00eb shkrin k\u00ebt\u00eb acar.<\/p>\n<p><strong>Prend BUZHALA<\/strong><\/p>\n<p><strong>TEKSTE FRYM\u00cbZUESE<\/strong><br \/>\n<strong>P\u00cbR DY SH\u00cbMB\u00cbLLTYRA<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<em>Fejz\u00eb Demiri: \u201cBiseda t\u00eb shpirtit <\/em><em>me bab\u00ebn\u201d, 2020<\/em>)<\/p>\n<p>Jan\u00eb tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb pjes\u00eb, me dy tekste n\u00eb fillim e n\u00eb fund, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi tekstuale: t\u00eb konceptuara si bashk\u00ebbisedim i t\u00eb birit me baban\u00eb e tij:<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, jan\u00eb monolog\u00ebt spiritual\u00eb, refleksiv\u00eb e udh\u00ebzues, q\u00eb i biri ia drejton babait t\u00eb tij dhe i merr fjal\u00ebt, k\u00ebshillat e reflektimet tjeranga prindi.<\/p>\n<p>Pra, jan\u00eb tekste q\u00eb alternohen nj\u00ebri me tjetrin, teksti thuret n\u00eb dy veta: ligj\u00ebron n\u00eb veten e par\u00eb protagonisti tekstual (personazh ideografik autorial) q\u00eb i drejtohet n\u00eb veten e dyt\u00eb prindit dhe her\u00eb-her\u00eb ligj\u00ebron edhe prindi q\u00eb i drejtohet t\u00eb birit.<\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<\/p>\n<p>Jan\u00eb si tekste udh\u00ebzuese unike, me t\u00eb cilat dep\u00ebrton n\u00eb thelbin e jet\u00ebs, ecjes n\u00eb jet\u00eb, p\u00ebrballjeve dhe sfidave: n\u00eb \u00e7 \u2018m\u00ebnyr\u00eb ai i rizbulon vlerat e jet\u00ebs, duke i g\u00ebrshetuar dy p\u00ebrvoja, at\u00eb t\u00eb prindit dhe at\u00eb t\u00eb t\u00eb birit. N\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb gjitha k\u00ebto tekste monolog\u00ebsh, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me tem\u00ebn e madhe t\u00eb realizimit t\u00eb qenies njer\u00ebzore n\u00eb jet\u00eb e p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr vlerat e qenies e p\u00ebr formimin e realizuar t\u00eb personalitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Dhe prindi, si nj\u00eb fanar udh\u00ebzimesh, e shtyn t\u00eb birin t&#8217;i zbuloj\u00eb ato prirje q\u00eb i ka brenda vetvetes. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim q\u00eb lexohet leht\u00eb, n\u00eb frym\u00ebn e nj\u00eb filozofie humaniste, edukuese, n\u00eb k\u00ebto vorbulla koh\u00ebsh. K\u00ebto tekste g\u00ebrshetohen me apologjin\u00eb ndaj babait, pra me tekstet e lavd\u00ebrimeve p\u00ebr prindin.<\/p>\n<p>V\u00ebllimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi lexohet si model i sh\u00ebmb\u00eblltyrave t\u00eb lart\u00ebsuara t\u00eb babait e t\u00eb t\u00eb birit, t\u00eb tujgura n\u00eb g\u00ebrshet me th\u00ebniet e urta, me shpreh\u00ebsin\u00eb poetike, me alternime t\u00eb tjera tekstuale, q\u00eb natyrsh\u00ebm ndahen n\u00eb pjes\u00eb (me an\u00eb numrash). Ato mund t\u00eb lexohen edhe si poza t\u00eb p\u00eblqyeshme poetike. Lirin\u00eb e leximit le ta p\u00ebrzgjedh\u00eb vet\u00eb lexuesi.<\/p>\n<p>Secila pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme tekstuale-refleksive, dhe, t\u00eb gjitha s\u00eb bashku, thurin nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, nj\u00eb v\u00ebllim unik tekstual. Mu si protagonist\u00ebt e Koeljos, edhe k\u00ebta dy personazhe ligj\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr sfidat n\u00eb jet\u00eb: q\u00eb ato t\u00eb pranohen, q\u00eb ta harmonizojm\u00eb jet\u00ebn me \u00ebndrrat dhe q\u00eb t&#8217;i ndjekim rrug\u00ebt e fatet tona t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<\/p>\n<p>Fejz\u00eb Demiri tashm\u00eb e ka krijuar p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb l\u00ebmin e letrave me poezi, ese e tekste psiko-refleksive e spirituale. K\u00ebsisoj, ky v\u00ebllim vjen si nj\u00eb ftes\u00eb e re p\u00ebr ta realizuar e p\u00ebrqafuar \u00ebnd\u00ebrrimin ton\u00eb jet\u00ebsor, me gjitha pasigurit\u00eb q\u00eb i kemi p\u00ebrpara. Autori sikur e rizbulon te secili prej nesh nj\u00eb prind me t\u00eb birin, i zbulon ato marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb na drejtojn\u00eb t\u00eb marrim rrug\u00ebn ton\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb jan\u00eb tekste miniaturash, jan\u00eb pjes\u00ebza frym\u00ebzuese. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshira e autorit q\u00eb t&#8217;i ndaj\u00eb me lexuesit udh\u00ebzimet, meditimet psiko-spirituale, dhe pse jo, edhe psiko-etnike: shqiptari \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb prindin e hyjnizon n\u00eb p\u00ebrmasa qiellore. Dhe prindi do nj\u00eb trash\u00ebgimtar t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla. Autori na fton q\u00eb n\u00eb shtegtimet e jet\u00ebs, do ndjekur edhe nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb brendsh\u00ebm shpirt\u00ebrore, t\u00eb rritjes s\u00eb brendshme t\u00eb personalitetit ton\u00eb.<\/p>\n<p><em>Shkurt 2020<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fejz\u00eb Demiri ( N\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnies ) Bab\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb zymt\u00eb duke thithur deri n\u00eb fund tymin e cigares, jam thell\u00eb i zhytur n\u00eb mendime. Thuajse t\u00eb gjitha gj\u00ebrat jan\u00eb duke ecur n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me mua. Shpesh, nga parehatia dhe shpirti i r\u00ebnduar, marr\u00eb lapsin dhe shkruaj n\u00eb ditarin tim, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68830,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35,8,10],"tags":[],"class_list":["post-68829","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Biseda shpirti me bab\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Biseda shpirti me bab\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fejz\u00eb Demiri ( N\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnies ) Bab\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb zymt\u00eb duke thithur deri n\u00eb fund tymin e cigares, jam thell\u00eb i zhytur n\u00eb mendime. Thuajse t\u00eb gjitha gj\u00ebrat jan\u00eb duke ecur n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me mua. Shpesh, nga parehatia dhe shpirti i r\u00ebnduar, marr\u00eb lapsin dhe shkruaj n\u00eb ditarin tim, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-05-21T17:39:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fejze-demiri.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Biseda shpirti me bab\u00ebn\",\"datePublished\":\"2021-05-21T17:39:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/\"},\"wordCount\":4256,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/fejze-demiri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/\",\"name\":\"Biseda shpirti me bab\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/fejze-demiri.jpg\",\"datePublished\":\"2021-05-21T17:39:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/fejze-demiri.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/fejze-demiri.jpg\",\"width\":600,\"height\":800,\"caption\":\"Fejz\u00eb Demiri\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/biseda-shpirti-me-baben\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Biseda shpirti me bab\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Biseda shpirti me bab\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Biseda shpirti me bab\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Fejz\u00eb Demiri ( N\u00eb vend t\u00eb parath\u00ebnies ) Bab\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb zymt\u00eb duke thithur deri n\u00eb fund tymin e cigares, jam thell\u00eb i zhytur n\u00eb mendime. Thuajse t\u00eb gjitha gj\u00ebrat jan\u00eb duke ecur n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me mua. Shpesh, nga parehatia dhe shpirti i r\u00ebnduar, marr\u00eb lapsin dhe shkruaj n\u00eb ditarin tim, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-05-21T17:39:36+00:00","og_image":[{"width":600,"height":800,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fejze-demiri.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Biseda shpirti me bab\u00ebn","datePublished":"2021-05-21T17:39:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/"},"wordCount":4256,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fejze-demiri.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/","name":"Biseda shpirti me bab\u00ebn - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fejze-demiri.jpg","datePublished":"2021-05-21T17:39:36+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fejze-demiri.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/fejze-demiri.jpg","width":600,"height":800,"caption":"Fejz\u00eb Demiri"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/biseda-shpirti-me-baben\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Biseda shpirti me bab\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68829"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68829\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68831,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68829\/revisions\/68831"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}