{"id":6907,"date":"2016-09-20T22:35:35","date_gmt":"2016-09-20T21:35:35","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6907"},"modified":"2021-04-28T05:42:22","modified_gmt":"2021-04-28T03:42:22","slug":"shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/","title":{"rendered":"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan <strong>Prof. Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p>Pas luft\u00ebrave t\u00eb pand\u00ebrprera me Austro-Hungarin\u00eb dhe Rusin\u00eb, Perandoria osmane u dob\u00ebsua duksh\u00ebm dhe kjo krijoi mund\u00ebsi q\u00eb disa qendra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare si Shkodra, Elbasani, Durr\u00ebsi, Voskopoja, Janina etj. t\u00eb sh\u00ebnonin nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm ekonomik, t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi ekonomin\u00eb monetare, zejtarin\u00eb dhe tregtin\u00eb q\u00eb nga fillimi i shek. XVIII. K\u00ebto rrethana t\u00eb reja krijuan mund\u00ebsi edhe p\u00ebr zhvillimin e aktiviteteve t\u00eb ndryshme kulturore: n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjkekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ta futur gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb kish\u00ebn ortodokse. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim u p\u00ebrkthyen materiale t\u00eb ndryshme fetare n\u00eb geg\u00ebrishten e mesme dhe n\u00eb variantin e tosk\u00ebrishtes, q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb risi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr historin\u00eb e gjuh\u00ebs letrare shqipe.<\/p>\n<p>Tradita e pasur e shkrimit t\u00eb shqipes n\u00eb variantin e Veriut, edhe pse nuk u nd\u00ebrpre plot\u00ebsisht, p\u00ebsoi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p>Materialet e \u201cKuvendit t\u00eb Arb\u00ebnit\u201d, Gramatikat e Grotaferrat\u00ebs dhe Fran\u00e7esko Maria da Le\u00e7es si dhe katekizmi i Gjon Nikoll\u00eb Kazazit e vazhduan k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb shkrimi gjat\u00eb shek. XVIII, duke plot\u00ebsuar koloritin e aktiviteteve t\u00eb shum\u00ebllojshme arsimore e kulturore t\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Me forcimin e k\u00ebsaj prirjeje shpjegohen nismat e nj\u00eb anonimi nga Elbasani, t\u00eb Kost\u00eb Beratit, t\u00eb Grigor Voskopojarit, mitropolit i Durr\u00ebsit nga viti 1769 dhe t\u00eb Theodor Haxhifilipit (rreth vitit 1730-1805) nga Elbasani, i njohur me emrin Dhaskal Todri, q\u00eb krijuan alfabete t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb shqipes. Ky i fundit nism\u00ebn e tij e pagoi me jet\u00ebn e tij duke mbetur i vrar\u00eb, pa arritur t\u00eb ngrinte nj\u00eb shtypshkronj\u00eb n\u00eb Elbasan q\u00eb do t\u00eb botonte vepra shqip.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij shekulli njohu nj\u00eb gjall\u00ebrim m\u00eb t\u00eb madh literatura e qarkut kulturor konfesional ortodoks e mysliman. Anonimi i Elbasanit solli n\u00eb shqip copa t\u00eb ungjillit, si dhe Grigor Voskopojari, kurse Dhaskal Todri solli n\u00eb shqip \u201cDhiat\u00ebn e vjet\u00ebr dhe t\u00eb re\u201d, ndon\u00ebse nuk arriti ta botonte. K\u00ebto p\u00ebrpjekje u shumuan n\u00eb shekullin pasues me botimin m\u00eb 1827 t\u00eb tekstit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u201cDhiat\u00ebs s\u00eb re\u201d t\u00eb p\u00ebrkthyer nga Vangjel Meksi dhe t\u00eb redaktuara nga Grigor Gjirokastriti, si dhe me korpusin e madh t\u00eb p\u00ebrkthimeve fetare t\u00eb Konstandin Kristoforidhit (1827-1895) n\u00eb dy dialektet e shqipes.<\/p>\n<p>Qyteti i Voskopoj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull u b\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme kulturore, me nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjer\u00eb arsimore e me institucione p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Edhe pse let\u00ebrsia q\u00eb u zhvillua n\u00eb Voskopoj\u00eb ishte kryesisht n\u00eb gjuh\u00ebn greke, nevoja p\u00ebr t`i v\u00ebn\u00eb gardh rrezikut t\u00eb asimilimit, b\u00ebri t\u00eb pashmangshme edhe p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs amtare, duke inkurajuar objektivisht zhvillimin e kulturave komb\u00ebtare. N\u00eb shkollat e Voskopoj\u00ebs u p\u00ebrdor\u00ebn edhe shqipja e arumanishtja p\u00ebr m\u00ebsimin e greqishtes.<\/p>\n<p>Dukuria m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e zhvillimit letrar n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shek.XVIII \u00ebsht\u00eb poezia shqipe me alfabet arab, q\u00eb u quajt poezia e bejtexhinjve. Kjo ishte nj\u00eb dukuri kontradiktore, sepse n\u00eb t\u00eb poet\u00ebt bejtexhi shpreh\u00ebn nga nj\u00eb an\u00eb, prirjen p\u00ebr ta dalluar veten nga komb\u00ebsit\u00eb e tjera p\u00ebrmes shkrimit t\u00eb shqipes, si gjuh\u00eb e poezis\u00eb s\u00eb tyre, nga ana tjet\u00ebr, ata ishin n\u00ebn ndikimin e fort\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs orientale dhe t\u00eb moralit islam.<\/p>\n<p><strong>Pas p\u00ebrhapjes s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb islamizmit, n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shek.<\/strong><br \/>\nXVIII u ngrit nj\u00eb rrjet i gjer\u00eb institucionesh arsimore e kulturore islame, mejtepet e medreset\u00eb ku jepej feja islame, let\u00ebrsit\u00eb orientale n\u00eb gjuh\u00ebt osmane e arabe. Numri i njer\u00ebzve t\u00eb shkolluar n\u00eb k\u00ebto institucione u rrit, duke formuar k\u00ebshtu nj\u00eb shtres\u00eb intelektual\u00ebsh t\u00eb brumosur me kultur\u00ebn dhe ideologjin\u00eb e pushtuesit. Prej k\u00ebsaj shtrese dol\u00ebn poet\u00ebt bejtexhinj, q\u00eb soll\u00ebn n\u00eb krijimtarin\u00eb e tyre idet\u00eb e fes\u00eb e t\u00eb moralit islam, t\u00eb shprehura me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb mbytur nga orientalizmat. Ata e shkruan shqipen me alfabet arab, ndoq\u00ebn modelet e poezis\u00eb orientale dhe rimor\u00ebn kryesisht motivet e atyre let\u00ebrsive.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb krijimtaria e bejtexhinjve pati r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr zhvillimin e let\u00ebrsis\u00eb shqipe nga disa an\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, sepse p\u00ebrmes saj shqipja b\u00ebri jet\u00ebn e vet t\u00eb shkruar, edhe pse me alfabet arab, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur tradita e let\u00ebrsis\u00eb fetare-katolike t\u00eb shek. XVI-XVII ishte fashitur dhe tradita e let\u00ebrsis\u00eb kishtare ortodokse n\u00eb jug ishte fare e kufizuar, edhe kur shqipja u shkrua me alfabetin grek ose me alfabete t\u00eb krijuara enkas. Duke shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe poet\u00ebt bejtexhinj d\u00ebshmonin vet\u00ebdijen e komb\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre; ata e dallonin veten nga popujt e tjer\u00eb t\u00eb perandoris\u00eb, si komb\u00ebsi me gjuh\u00ebn e vet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, edhe pse e mb\u00ebshtetur n\u00eb motivet dhe modelet e poezis\u00eb orientale, ajo nuk mund t\u00eb ishte e shk\u00ebputur nga trualli ku lindi, nga bota e njeriut shqiptar. P\u00ebr pasoj\u00eb ajo u tregua e ndjeshme edhe ndaj p\u00ebrjetimeve t\u00eb individit dhe ndaj konflikteve t\u00eb tij morale me institucionet e koh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim krijimtaria e bejtexhinjve sh\u00ebnon nj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb zhvillimin e brendsh\u00ebm t\u00eb poezis\u00eb shqipe. Duke mbetur jo vet\u00ebm n\u00eb kufijt\u00eb kronologjik\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, por edhe brenda caqeve t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb saj, ajo p\u00ebrs\u00ebri e kap\u00ebrceu at\u00eb n\u00eb disa drejtime. Me t\u00eb nisi trajtimi n\u00eb rrafsh t\u00eb gjer\u00eb i tem\u00ebs laike dhe pasqyrimi i disa elementeve t\u00eb jet\u00ebs shqiptare t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputja e saj nga let\u00ebrsia e vjet\u00ebr, si akt krijimi. Poezia e bejtexhinjve nuk plot\u00ebson funksione didaktike, utilitare, ajo \u00ebsht\u00eb produkt i p\u00ebrjetimeve subjektive dhe i frym\u00ebzimit krijues, sepse solli n\u00eb tradit\u00ebn poetike shqipe bot\u00ebn subjektive t\u00eb individit, edhe kur zhytet n\u00eb mjegull\u00ebn e misticizmit ose shk\u00ebputet prej saj, edhe kur ngrihet n\u00eb spekulacione metafizike ose zbret n\u00eb tok\u00eb, duke trajtuar disa an\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb realitetit t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Krijimtaria e bejtexhinjve u shfaq si nj\u00eb rrym\u00eb e gjer\u00eb poetike q\u00eb u shtri n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare. Ajo ishte rezultat i zhvillimit t\u00eb jet\u00ebs intelektuale n\u00eb disa qytete e qendra t\u00eb m\u00ebdha shqiptare, si Berati, Elbasani, Prishtina, Shkodra, Prizreni, Tetova, Gjakova, Gjirokastra, Kolonja, Frash\u00ebri, Konispoli etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb shquarit p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb Nezim Frakulla (vdekur m\u00eb 1760) nga Berati. Ai \u00ebsht\u00eb autor i shum\u00eb poezive turqisht, arabisht e persisht, por vepra e tij kryesore \u00ebsht\u00eb \u201cDivani\u201d shqip q\u00eb thyen skem\u00ebn tradicionale t\u00eb divaneve orientale, sepse, krahas motiveve t\u00eb njohura n\u00eb to, poeti solli disa aspekte t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e vjershave t\u00eb tij jan\u00eb gazelet, ku i k\u00ebndohet bukuris\u00eb e dashuris\u00eb, por nuk mungojn\u00eb dhe vjersha me nota kritike p\u00ebr disa vese morale e dukuri negative t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebkoh\u00ebs me t\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe Sulejman Naibi (vdekur m\u00eb 1772) po nga Berati. Edhe ky shkroi nj\u00eb \u201cDivan\u201d. Vjershat e pakta q\u00eb njohim prej tij jan\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuara e me vlera artistike. Ndryshe nga poet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mysliman\u00eb, ai shkruan me nj\u00eb shqipe m\u00eb t\u00eb past\u00ebr e m\u00eb t\u00eb lakuar.<\/p>\n<p>Tahir Efendi Gjakova (fundi i shek. XVIII-shek. XIX) hartoi nj\u00eb vep\u00ebr shqip, n\u00eb vargje dhe n\u00eb proz\u00eb, me titullin \u201cEmni Vehbije\u201d q\u00eb p\u00ebrmban porosi e k\u00ebshilla n\u00eb frym\u00ebn e moralit islam. Vepra u botua m\u00eb 1835 n\u00eb Stamboll, kuptohet me alfabetin arab. Ajo paraqet interes si dokument gjuh\u00ebsor i t\u00eb folmes s\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>Muhamet Ky\u00e7yku (1784-1844) nga Konispoli \u00ebsht\u00eb autor i dy poemave me subjekt me motive biblike e kuranike \u201cErveheja\u201d dhe \u201cJusufi e Zelihaja\u201d, t\u00eb p\u00ebrshkuara nga fryma e moralit islam. Poeti q\u00eb me krijimtarin\u00eb e tij q\u00ebndron m\u00eb af\u00ebr jet\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb Hasan Zyko Kamberi (shek. XVIII-XIX) nga Starja e Kolonj\u00ebs. \u00cbsht\u00eb autor i nj\u00eb \u201cMevludi\u201d dhe i shum\u00eb poezive lirike, me tem\u00eb shoq\u00ebrore e erotike. I lidhur me jet\u00ebn e fshatit dhe jo me jet\u00ebn orientale t\u00eb qyteteve e mjediseve feudale, ai pasqyroi n\u00eb poezin\u00eb e tij halle dhe dilema t\u00eb njeriut t\u00eb varf\u00ebr, zakone e probleme shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs. Vjersha m\u00eb e fuqishme e tij \u00ebsht\u00eb \u201cParaja\u201d, nj\u00eb satir\u00eb e fort\u00eb ndaj realitetit t\u00eb korruptuar dhe ndaj rolit shkat\u00ebrrues t\u00eb paras\u00eb. Vjershat e Hasan Zyko Kamberit kan\u00eb gjurm\u00ebt e ndikimit t\u00eb tradit\u00ebs poetike popullore dhe jan\u00eb shkruar me nj\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, af\u00ebr s\u00eb folmes popullore.<\/p>\n<p>Poezia e bejtexhinjve mbeti brenda disa mjediseve t\u00eb mbyllura dhe shterroi gradualisht p\u00ebrpara zhvillimit t\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsie t\u00eb re t\u00eb shekullit q\u00eb erdhi, t\u00eb frym\u00ebzuar nga idet\u00eb e Rilindjes. Ajo mbijetoi p\u00ebrtej shekullit t\u00eb saj p\u00ebr arsye historike t\u00eb njohura vet\u00ebm n\u00eb disa qendra kulturore e fetare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shek. XVIII pati nj\u00eb gjall\u00ebrim t\u00eb l\u00ebvizjes letrare e kulturore edhe te arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb. Autori m\u00eb i shquar i let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe t\u00eb k\u00ebtij shekulli \u00ebsht\u00eb Jul Variboba (1724-1788), i cili botoi m\u00eb 1762 vepr\u00ebn \u201cGjella e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb virgj\u00ebr\u201d nje poemth q\u00eb shtjellon jet\u00ebn e Maris\u00eb dhe t\u00eb Krishtit, e p\u00ebrshkuar nga nj\u00eb not\u00eb humanizmi tok\u00ebsor e lirizmi t\u00eb vetvetish\u00ebm, e shkruar n\u00eb frym\u00ebn e poezis\u00eb popullore, me nj\u00eb ngjyres\u00eb lokale. Vepra ka r\u00ebnd\u00ebsi si nj\u00eb krijim artistik i frym\u00ebzuar q\u00eb sh\u00ebnoi k\u00ebrc\u00ebnimin nga kuadri i ngusht\u00eb didaktik-utilitar, drejt nj\u00eb let\u00ebrsie me vlera t\u00eb dukshme artistike.<\/p>\n<p>Midis autor\u00ebve arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli duhen p\u00ebrmendur edhe poet\u00ebt Nikoll\u00eb Brankati (1675-1741), Nikoll\u00eb Filja (1691-1769) dhe Nikoll\u00eb Keta (1742-1803). Ky i fundit \u00ebsht\u00eb edhe autor i nj\u00eb vepre historiko-etnografike me titull \u201cThesar njoftimesh p\u00ebr maqedonasit\u201d, q\u00eb u botua pjes\u00ebrisht te revista \u201cLa Sicilia\u201d (Palermo, 1867).<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia e shek. XVI-XVIII ka r\u00ebnd\u00ebsi jo vet\u00ebm si etapa e par\u00eb e zhvillimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, por edhe sepse ajo vuri bazat e shkrimit shqip.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Prof. Zymer Mehani Pas luft\u00ebrave t\u00eb pand\u00ebrprera me Austro-Hungarin\u00eb dhe Rusin\u00eb, Perandoria osmane u dob\u00ebsua duksh\u00ebm dhe kjo krijoi mund\u00ebsi q\u00eb disa qendra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare si Shkodra, Elbasani, Durr\u00ebsi, Voskopoja, Janina etj. t\u00eb sh\u00ebnonin nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm ekonomik, t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi ekonomin\u00eb monetare, zejtarin\u00eb dhe tregtin\u00eb q\u00eb nga fillimi i shek. XVIII. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":42851,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-6907","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan Prof. Zymer Mehani Pas luft\u00ebrave t\u00eb pand\u00ebrprera me Austro-Hungarin\u00eb dhe Rusin\u00eb, Perandoria osmane u dob\u00ebsua duksh\u00ebm dhe kjo krijoi mund\u00ebsi q\u00eb disa qendra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare si Shkodra, Elbasani, Durr\u00ebsi, Voskopoja, Janina etj. t\u00eb sh\u00ebnonin nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm ekonomik, t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi ekonomin\u00eb monetare, zejtarin\u00eb dhe tregtin\u00eb q\u00eb nga fillimi i shek. XVIII. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-20T21:35:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-04-28T03:42:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/zymer_mehani_portret.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII\",\"datePublished\":\"2016-09-20T21:35:35+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-28T03:42:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/\"},\"wordCount\":1748,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/zymer_mehani_portret.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/\",\"name\":\"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/zymer_mehani_portret.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-20T21:35:35+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-28T03:42:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/zymer_mehani_portret.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/07\\\/zymer_mehani_portret.jpg\",\"width\":300,\"height\":300,\"caption\":\"Zymer Mehani, portret\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan Prof. Zymer Mehani Pas luft\u00ebrave t\u00eb pand\u00ebrprera me Austro-Hungarin\u00eb dhe Rusin\u00eb, Perandoria osmane u dob\u00ebsua duksh\u00ebm dhe kjo krijoi mund\u00ebsi q\u00eb disa qendra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare si Shkodra, Elbasani, Durr\u00ebsi, Voskopoja, Janina etj. t\u00eb sh\u00ebnonin nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm ekonomik, t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi ekonomin\u00eb monetare, zejtarin\u00eb dhe tregtin\u00eb q\u00eb nga fillimi i shek. XVIII. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-20T21:35:35+00:00","article_modified_time":"2021-04-28T03:42:22+00:00","og_image":[{"width":300,"height":300,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/zymer_mehani_portret.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII","datePublished":"2016-09-20T21:35:35+00:00","dateModified":"2021-04-28T03:42:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/"},"wordCount":1748,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/zymer_mehani_portret.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/","name":"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/zymer_mehani_portret.jpg","datePublished":"2016-09-20T21:35:35+00:00","dateModified":"2021-04-28T03:42:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/zymer_mehani_portret.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/07\/zymer_mehani_portret.jpg","width":300,"height":300,"caption":"Zymer Mehani, portret"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqipja-letare-gjate-shekullit-xviii\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIPJA LETARE GJAT\u00cb SHEKULLIT XVIII"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6907"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6907\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67568,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6907\/revisions\/67568"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/42851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}