{"id":69155,"date":"2021-05-29T00:27:15","date_gmt":"2021-05-28T22:27:15","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=69155"},"modified":"2021-05-29T00:39:22","modified_gmt":"2021-05-28T22:39:22","slug":"dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/","title":{"rendered":"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Driton Smakaj<\/strong>, <em>27 Maj 1999<\/em><\/p>\n<p>Ishim n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb malit Pashtrik. Kishim nj\u00eb q\u00ebllim; thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Nj\u00eb kufi q\u00eb ndante padrejt\u00ebsisht v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e nj\u00eb gjaku.<\/p>\n<p>Kishim ecur rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 26 Majit kishim z\u00ebn\u00eb pozicionet n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb malit. Prisnim urdh\u00ebrin p\u00ebr luft\u00eb. Isha lodhur dhe m\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb gjumi ulur. Mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb ka\u00e7ube me krahun e djatht\u00eb, nd\u00ebrsa koka m\u00eb kishte rreshqitur mbrapa dhe peshonte mbi nj\u00eb maje guri. Pran\u00eb meje flinte edhe nj\u00eb ushtar tjet\u00ebr, nj\u00ebherit shok dhe bashk\u00ebfshatar i imi Sokoli. Nuk e di se si flinin t\u00eb tjer\u00ebt, por m\u00eb dukej sikur d\u00ebgjoja frym\u00ebmarrjen e zhurmshme t\u00eb dikujt q\u00eb flinte n\u00eb af\u00ebrsi.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesi kishte arritur n\u00eb Pashtrik, e un\u00eb ende flija ashtu ulur me kok\u00ebn mbrapa mbi nj\u00eb maje guri. Nj\u00eb bam kumbuese, e zhurmshme dhe trazuese v\u00ebrtet\u00eb na zgjoi nga gjumi. Ishte artileria e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb l\u00ebshonte predhat 80 dhe 120 mm drejt forcave t\u00eb armikut n\u00eb pik\u00ebn kufitare n\u00eb Gorozhup. N\u00eb shpatin p\u00ebrball\u00eb meje e pash me syt\u00eb e mi nj\u00eb ushtar t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb puthte predh\u00ebn para se ta l\u00ebshonte n\u00eb gryk\u00ebn e minahedh\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nuk kaluan as dhjet\u00eb minuta koh\u00eb dhe komandanti yn\u00eb i togut, Rrahimi, kishte marr\u00eb urdh\u00ebrin p\u00ebrmes radiolidhjes, q\u00eb t\u00eb ecnim drejt thyerjes s\u00eb kufirit dhe p\u00ebrballjes k\u00ebmb\u00ebsorike me forcat armike. Rruga filloi t\u00eb b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb e mundimshme.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrp\u00ebrgjigjia e ka\u00e7ushave t\u00eb armikut n\u00eb malet e Pashtrikut, ishte nj\u00eb rrezik i shtuar p\u00ebr \u00e7do l\u00ebvizje q\u00eb b\u00ebnim. Kur arrit\u00ebm af\u00ebr forcave armike, has\u00ebm n\u00eb zona t\u00eb minuara. S\u00ebpari duheshin ekipet e xhenier\u00ebve t\u00eb pastronin rrug\u00ebn nga minat, e pastaj t\u00eb ecnim NE m\u00eb tutje. Shpesh e prekja s\u00ebpari tok\u00ebn para meje me shuplak\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, e pastaj e b\u00ebja hapin me k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Ishim ofruar rreth 400 apo 500 metra pran\u00eb kufirit, mor\u00ebm urdh\u00ebr t\u00eb rrinim n\u00eb heshtje derisa t\u00eb vinin detaje tjera nga lart\u00eb. Rrahimi e mbante radiolidhjen me pak z\u00eb dhe pran\u00eb veshit q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebgjojej larg.<\/p>\n<p>Aty pran\u00eb ishte ndalur Astriti, djers\u00ebt i shkonin gurrim n\u00ebp\u00ebr fytyr\u00eb. Astritin e pata njohur gjat\u00eb st\u00ebrvitjeve ushtarake n\u00eb Burrel. Ishte nga Ku\u00e7ova e Beratit dhe kishte qen\u00eb n\u00eb Greqi me pun\u00eb. Nj\u00eb mbr\u00ebmje ishte p\u00ebrleshur fizikisht me disa grek\u00eb n\u00eb nj\u00eb kafeteri pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Grek\u00ebt i kishin p\u00ebrqeshur disa shqiptar\u00eb aty n\u00eb kafiteri, duke iu th\u00ebn\u00eb atyre &#8216;<em>ju pini birra e serb\u00ebt po ua masakrojn\u00eb v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit tuaj shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<\/em>&#8216;.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrqeshje e grek\u00ebve, e kishte prekur thell\u00eb ndjenjen e dashuris\u00eb shqiptare, q\u00eb Astriti e kishte pasur t\u00eb fjetur n\u00eb zemr\u00ebn e tij t\u00eb madhe. T\u00eb nes\u00ebrmen nuk kishte shkuar m\u00eb n\u00eb pun\u00eb, por ishte nisur drejt kampeve t\u00eb st\u00ebrvitjes p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb ushtar i U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb st\u00ebrvitjeve edhe pse u prezantuam, ai m\u00eb thoshte &#8211; Drenic\u00eb -. Tash n\u00eb Pashtrik, b\u00ebheshim gati p\u00ebr luft\u00eb frontale, e kur m\u00eb pa, e v\u00ebrejta q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 djers\u00ebve t\u00eb ballit, ishte skuqur n\u00eb fytyr\u00eb dhe shihej nj\u00eb emocion i fort\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tij. Nj\u00eb z\u00eb n\u00eb form\u00eb p\u00ebshp\u00ebrime i doli nga goja:<\/p>\n<p>&#8211; Drenic\u00eb<\/p>\n<p>U ngrita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe shkova pran\u00eb tij, ia dhash dor\u00ebn e ai ma shtr\u00ebngoi burr\u00ebrisht. Pastaj mori \u00e7ant\u00ebn dhe nxori nj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuca sportive. Ngadal\u00eb zbathi \u00e7izmet ushtarake, i vuri ato n\u00eb \u00e7ant\u00eb e pastaj i mbathi k\u00ebpucat sportive. E shikoja habitsh\u00ebm dhe sinqerisht nuk e kuptoja. Pashtriku nuk ishte vend p\u00ebr k\u00ebpuca sportive. \u00c7izmet ushtarake edhe nuk t\u00eb mbronin k\u00ebmb\u00ebt nga gur\u00ebt e shumt\u00eb n\u00eb ato male. Ia b\u00ebra nj\u00eb pyetje t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Pse Astrit k\u00ebpucat sportive?<\/p>\n<p>Astritit i ran\u00eb lot\u00ebt faqeve. M\u00eb shikonte n\u00eb sy, por nga emocionet nuk nxirrte dot nga goja fjal\u00ebt. Kaluan ca momente n\u00eb heshtje e pastaj me gjys\u00ebm z\u00ebri m\u00eb tha:<\/p>\n<blockquote><p>&#8211; Nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb&#8230; po m\u00eb vie r\u00ebnd\u00eb ta shkel\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me \u00e7izme t\u00eb ushtarit &#8211;<\/p><\/blockquote>\n<p>Aq shum\u00eb m\u00eb preku p\u00ebrgjigj\u00ebja e Astritit sa edhe syt\u00eb e mi u mbush\u00ebn me lot\u00eb. Qajt\u00ebm t\u00eb dyt\u00eb dhe nuk gjenim m\u00eb fjal\u00eb t\u00eb thonim di\u00e7ka tjet\u00ebr. Shikonim, d\u00ebgjonim dhe prisnim urdh\u00ebrin p\u00ebr luft\u00eb. Mendoja, shtrihesha me duart mbrapa kok\u00ebs dhe shikoja qiellin. Koh\u00eb pas kohe edhe nxirrja ditarin tim nga xhepi i gj\u00ebr\u00eb i uniform\u00ebs dhe shkruaja.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb pasdit\u00ebs luftimet ishin t\u00eb tmerrshme, rafalet e arm\u00ebve automatike nuk ndaleshin me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Bombardimet nga ana e artileris\u00eb vazhdonin e vazhdonin. Shihnim koh\u00eb pas kohe ushtar\u00ebt e plagosur, q\u00eb barteshin nga vija e luftimeve drejt nj\u00eb zone m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor e m\u00eb pas p\u00ebr n\u00eb Spitalin ushtarak.<\/p>\n<p>U gjenda prap\u00eb me Astritin pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe kishim nj\u00eb grumbull gur\u00ebsh para nesh. Nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb do na mbronte di\u00e7 ky grumbull gur\u00ebsh, por na b\u00ebnte t\u00eb ndjeheshim m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb nga vet\u00eb pamja e tyre.<\/p>\n<p>Q\u00ebndruam bashk\u00eb gati dy or\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pik\u00eb luftimi. N\u00eb nj\u00eb moment, nj\u00eb predh\u00eb e artileris\u00eb, q\u00eb nuk e dinim n\u00ebse ishte predh\u00eb q\u00eb vinte nga armiku, apo gabimisht nga artileria jon\u00eb, u ngul n\u00eb tok\u00eb pak metra nga istikami yn\u00eb. Tymoste tym t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb i ngjante nj\u00eb avulli q\u00eb zhdukej sapo ngjitej pak lart nga toka dhe bashkohej me ajrin. Prisja t\u00eb eksplodonte. Mendoja q\u00eb ishin momentet e fundit t\u00eb jet\u00ebs dhe nuk l\u00ebviza e as nuk fola fare. Por, predha nuk eksplodoi, mbeti e ngulur n\u00eb tok\u00eb aty pran\u00eb nesh dhe koh\u00eb pas kohe e v\u00ebshtroja me frik\u00eb se mos do t\u00eb eksplodonte.<\/p>\n<p>Astriti ishte shtrir\u00eb dhe me automatikun e tij shtinte pa nderprer\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb armikut. Diku rreth nj\u00ebzet metra m\u00eb tutje e kam v\u00ebrejtur Komandantin e Kompanis\u00eb Ekremin, zhagas kam shkuar deri tek ai dhe i kam th\u00ebn\u00eb &#8216;predha q\u00eb ra pran\u00eb nesh, m\u00eb ngjau sikur erdhi nga artileria jon\u00eb. Mund t\u00eb njoftosh p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb shtyejn\u00eb trajektoren e minahedh\u00ebses, p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 300 metra m\u00eb tutje&#8217;.<\/p>\n<p>Nuk e di n\u00ebse arriti t\u00eb d\u00ebgjonte Komandant Ekremi k\u00ebto q\u00eb i thash\u00eb, sepse n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb e v\u00ebrejta q\u00eb nga k\u00ebmba e tij rridhte gjak. Ishte plagosur. M\u00eb urdh\u00ebroi t\u00eb kthehesha n\u00eb pik\u00ebn e luftimit ku isha dhe ashtu b\u00ebra. Prap\u00eb zhagas u ktheva aty ku kisha qen\u00eb, e Astriti ende ishte aty. N\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb rreth 30 metra m\u00eb tutje, nj\u00eb ushtar i U\u00c7K-s\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb mitralozin e tij mbi nj\u00eb mur arash t\u00eb gur\u00ebve dhe i ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb shtinte pand\u00ebrprer\u00eb mbi forcat armike. Ishte nj\u00eb vij\u00eb luftimi me mbi nj\u00ebmij\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb aksion.<\/p>\n<p>Krismat e rafaleve t\u00eb arm\u00ebve automatike dhe kumbimi i eksplodimit t\u00eb predhave t\u00eb artileris\u00eb, e b\u00ebnin situat\u00ebn psikologjike t\u00eb ushtar\u00ebve sa tensionuese aq edhe emocionuese p\u00ebr nj\u00eb fitore.\u00a0P\u00ebr nj\u00eb moment e kemi v\u00ebrejtur ushtarin e mitralozit t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb duke mbyllur syt\u00eb p\u00ebr t\u00eb fundm\u00ebn her\u00eb n\u00eb betejen e nderit p\u00ebr liri. Kemi d\u00ebgjuar z\u00ebra q\u00eb k\u00ebrkonin ndihm\u00eb p\u00ebr ushtar\u00eb t\u00eb plagosur. Astriti zhagas ka l\u00ebvizur n\u00eb drejtim t\u00eb z\u00ebrave.<\/p>\n<p>M\u00eb tha di\u00e7ka, por nuk arrita ta kuptoj, nuk d\u00ebgjoje dot fjal\u00ebt nga krismat e shumta, vet\u00ebm n\u00ebse i flisje dikujt me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vesh. Mbeta i vet\u00ebm dhe mundohesha t\u00eb v\u00ebshtroja p\u00ebr-rreth. Zhagas af\u00ebr meje arriti nj\u00eb ushtare e U\u00c7K-s\u00eb, nj\u00eb grua me flok\u00eb pak ka\u00e7urrela, ishte pjes\u00eb e ekipit t\u00eb mjek\u00ebve.<\/p>\n<p>Te veshi i kam folur me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb atje m\u00eb tutje ka ushtar\u00eb t\u00eb plagosur. Ajo vazhdoi zhagas n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim ku kishte shkuar Astriti. Krismat dhe hudhja e predhave t\u00eb artileris\u00eb nga forcat armike u shtuan. Vija jon\u00eb e zjarrit ishte identifikuar pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht dhe predhat e shumta binin pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb distanca t\u00eb af\u00ebrta pran\u00eb nesh. Cop\u00ebzat e dheut e cop\u00ebzat e gur\u00ebve binin mbi ne pas eksplodimit t\u00eb predhave.<\/p>\n<p>Kam provuar t\u00eb l\u00ebviz n\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin drejtim edhe un\u00eb, andej ku kishte shkuar Astriti. Nuk kam kaluar as edhe pes\u00eb metra zhagas dhe kam v\u00ebrejtur trupin e Astritit t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, nd\u00ebrsa motra e U\u00c7K-s\u00eb b\u00ebnte \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbajtur Astritin n\u00eb jet\u00eb. Nuk doja ta besoja. Astriti na la dhurat\u00eb buz\u00ebqeshjen e tij t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe lot\u00ebt e dashuris\u00eb p\u00ebr Atdheun. Jam shtrir\u00eb n\u00eb shpin\u00eb, shikoja qiellin dhe qaja.<\/p>\n<p>Luftimet kan\u00eb vazhduar edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, e kur u ndalen krismat kuptuam q\u00eb kishim mbi 40 ushtar\u00eb t\u00eb plagosur e diku rreth 10 t\u00eb vrar\u00eb. T\u00ebrheqja e ushtar\u00ebve t\u00eb plagosur n\u00ebp\u00ebr shkrepat e Pashtrikut ishte edhe nj\u00eb dram\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p>Nuk mund\u00ebm ta mohoj, q\u00eb beteja e par\u00eb e luftimeve kishte shkaktuar edhe panik mes shum\u00eb ushtar\u00ebve. T\u00eb lodhur nga ecjet e gjata n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe me ushqime jo t\u00eb mjaftueshme, nuk ishte aspak e thjesht\u00eb mbajtja e moralit mes ushtar\u00ebve. Disa edhe refuzonin t\u00eb bartnin t\u00eb plagosurit, pik\u00ebrisht sepse iu ishte shtjerr\u00eb forca fizike, nuk ecnin dot p\u00ebr vete, e l\u00ebre m\u00eb t\u00eb bartnin dik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, trupat e gjakosur t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb plagosur dhe gj\u00ebmat e tyre nga dhimbjet e b\u00ebnin pamjen e nat\u00ebs edhe m\u00eb t\u00eb err\u00ebt e m\u00eb t\u00eb trisht\u00eb.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi i kemi t\u00ebrhequr t\u00eb plagosurit at\u00eb nat\u00eb, edhe pse t\u00ebrheqja e t\u00eb gjith\u00eb atyre ushtar\u00ebve ka zgjatur me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, disa prej tyre deri n\u00eb or\u00ebt e m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa d\u00ebshmor\u00ebt e r\u00ebn\u00eb e kan\u00eb kaluar nat\u00ebn aty, ku i mbyll\u00ebn syt\u00eb p\u00ebr her\u00ebn e fundit, duke luftuar p\u00ebr lirin\u00eb dhe p\u00ebr ATDHEUN.<\/p>\n<p>I rraskapitur dhe me muskujt q\u00eb dridheshin nga st\u00ebrlodhja gjat\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb plagosur, jam shtrir\u00eb n\u00eb l\u00ebndin\u00eb me sy hapur drejt qiellit. Gjum\u00eb kisha, por nuk m\u00eb flihej.<\/p>\n<p>Flisja n\u00eb heshtje me Astritin p\u00ebr mos shkeljen e tok\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me \u00e7izmet e ushtarit.<\/p>\n<blockquote><p>Kujtime personale t\u00eb nj\u00eb dite lufte.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Driton Smakaj, 27 Maj 1999 Ishim n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb malit Pashtrik. Kishim nj\u00eb q\u00ebllim; thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Nj\u00eb kufi q\u00eb ndante padrejt\u00ebsisht v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e nj\u00eb gjaku. Kishim ecur rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 26 Majit kishim z\u00ebn\u00eb pozicionet n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb malit. Prisnim urdh\u00ebrin p\u00ebr luft\u00eb. Isha lodhur dhe m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69156,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-69155","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Driton Smakaj, 27 Maj 1999 Ishim n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb malit Pashtrik. Kishim nj\u00eb q\u00ebllim; thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Nj\u00eb kufi q\u00eb ndante padrejt\u00ebsisht v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e nj\u00eb gjaku. Kishim ecur rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 26 Majit kishim z\u00ebn\u00eb pozicionet n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb malit. Prisnim urdh\u00ebrin p\u00ebr luft\u00eb. Isha lodhur dhe m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-05-28T22:27:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-28T22:39:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/driton-smakaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"449\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"566\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb!\",\"datePublished\":\"2021-05-28T22:27:15+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-28T22:39:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/\"},\"wordCount\":1856,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/driton-smakaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/\",\"name\":\"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/driton-smakaj.jpg\",\"datePublished\":\"2021-05-28T22:27:15+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-28T22:39:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/driton-smakaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/05\\\/driton-smakaj.jpg\",\"width\":449,\"height\":566,\"caption\":\"Driton Smakaj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Driton Smakaj, 27 Maj 1999 Ishim n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb malit Pashtrik. Kishim nj\u00eb q\u00ebllim; thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Nj\u00eb kufi q\u00eb ndante padrejt\u00ebsisht v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e nj\u00eb gjaku. Kishim ecur rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 26 Majit kishim z\u00ebn\u00eb pozicionet n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb malit. Prisnim urdh\u00ebrin p\u00ebr luft\u00eb. Isha lodhur dhe m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-05-28T22:27:15+00:00","article_modified_time":"2021-05-28T22:39:22+00:00","og_image":[{"width":449,"height":566,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/driton-smakaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb!","datePublished":"2021-05-28T22:27:15+00:00","dateModified":"2021-05-28T22:39:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/"},"wordCount":1856,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/driton-smakaj.jpg","articleSection":["Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/","name":"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/driton-smakaj.jpg","datePublished":"2021-05-28T22:27:15+00:00","dateModified":"2021-05-28T22:39:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/driton-smakaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/driton-smakaj.jpg","width":449,"height":566,"caption":"Driton Smakaj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dashuria-e-nje-ushtari-per-memedhene\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dashuria e nj\u00eb ushtari p\u00ebr M\u00cbM\u00cbDHEN\u00cb!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69155"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69155\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69159,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69155\/revisions\/69159"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69156"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}