{"id":69203,"date":"2021-06-01T00:55:52","date_gmt":"2021-05-31T22:55:52","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=69203"},"modified":"2021-06-01T00:55:52","modified_gmt":"2021-05-31T22:55:52","slug":"liria-e-esese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/","title":{"rendered":"LIRIA E ESES\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/Prend-Buzhala.jpg\" alt=\"Prend Buzhala\" width=\"300\" \/> <strong>Prend BUZHALA<\/strong>:<\/p>\n<p><strong><em>(V\u00ebllimi me ese \u201cDhembja e koh\u00ebs\u201d i Fejz\u00eb Demirit)<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb ese q\u00eb shqiptojn\u00eb reflektim-shqet\u00ebsimet, preokupimet dhe k\u00ebrkimet, vler\u00ebsimet dhe gjykimet personale. me nj\u00eb fjal\u00eb, eseja \u00ebsht\u00eb ajo fush\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ti e sprovon vetveten (edhe fjala ese rrjedh nga latinishtja <em>exigere<\/em>, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe sprov\u00eb). P\u00ebrpos karakterizimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, autori i ri, Fejz\u00eb Demiri, e kupton q\u00eb kjo trajt\u00eb e shkrimit, sado q\u00eb mund t\u00eb shprehet n\u00eb pak fjal\u00eb apo t\u00eb ket\u00eb gjat\u00ebsi trajtimi, megjithat\u00eb aty k\u00ebrkohet dhe pikasja tematike, p\u00ebrqasjet me fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb dijes, nj\u00eb form\u00ebsim i intelektit krijues.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga eseisti francez Michel de Montaigne, kur m\u00eb 1570 p\u00ebrdori em\u00ebrtimin &#8220;Ese&#8221; p\u00ebr tre libra t\u00eb tij, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb 107 kapituj, e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, tipi i shkrimit t\u00eb till\u00eb mori tiparet e nj\u00eb zhanri specifik, ku gjat\u00ebsia e nj\u00eb shkrimi nuk ishte kriter, dhe ku strukturimi tematik e stilistik merrte her\u00eb karakter didaktik e her\u00eb karakter intelektual e dituror, me citime filozof\u00ebsh, veprash nga autor\u00eb antik\u00eb, nga tekste latine e greke, apo dhe nga koha e tij. Deri kah shek 19 konsiderohej zhan\u00ebr letrar, por gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr eseja mori form\u00ebn midis artit dhe studimit, dijes dhe krijimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, l\u00ebnda e trajtimit \u00ebsht\u00eb e shum\u00ebllojshme, e ndryshme, e pakufizuar. K\u00ebt\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri trajtimi e kupton edhe autori i ri Fejz\u00eb Demiri, q\u00eb e titullon v\u00ebllimin e tij &#8220;Dhembje kohe&#8221;, nj\u00eb titull nga pak lirik, me ngjyresa sentimentale: te kjo dhembje ai shqipton shqet\u00ebsimet reflektimet e tij, k\u00ebrkimet dhe rrug\u00ebkryqet e koh\u00ebs. Meq\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe student i psikologjis\u00eb, at\u00ebher\u00eb strukturat e k\u00ebtyre eseve ng\u00ebrthejn\u00eb shtresime t\u00eb k\u00ebrkimeve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb brendshme. Ne po i ndajm\u00eb n\u00eb tri grupe k\u00ebto ese: n\u00eb ato q\u00eb ligj\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr kujtimet e\u00a0 f\u00ebmij\u00ebris\u00eb n\u00eb kap\u00ebrcyell mosh\u00ebs, n\u00eb ato p\u00ebr dashurin\u00eb dhe n\u00eb ato p\u00ebr meditimet e realitetit e t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<ol>\n<li><strong> Kap\u00ebrcyelli i mosh\u00ebs: <\/strong><strong>kujtesa \u00ebnd\u00ebrrimtare e pafaj\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>E nis me esen\u00eb \u201cKujtimet\u201d.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet, \u00e7ka mund t\u00eb kujtoj\u00eb nj\u00eb i ri?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb autori a krijuesi i ri n\u00eb mosh\u00eb i takon tipit t\u00eb krijuesit a autorit<em> puer<\/em> (i riu \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrrimtar m\u00eb shum\u00eb), kurse ai n\u00eb mosh\u00eb tipit <em>senex<\/em> (njeri i p\u00ebrvoj\u00ebs, q\u00eb rri e kujton t\u00eb kaluar\u00ebn, frytet e k\u00ebsaj p\u00ebrvoje). K\u00ebsisoj, edhe kjo ese, sado q\u00eb ng\u00ebrthen tipin e shkrimit t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs (kujtesa shqipton nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb), megjithat\u00eb ai nuk mund t\u2019iu ik\u00ebn \u00ebnd\u00ebrrimeve rinore, atij ngaz\u00ebllimi t\u00eb lumturis\u00eb e gazit t\u00eb par\u00eb f\u00ebmij\u00ebror.<\/p>\n<p>I riu sapo ka nisur ta njoh\u00eb bot\u00ebn n\u00eb nuancat, ngjyrat, labirintet e shqet\u00ebsimet e saj. Nuk ka se si t\u00eb mos i kund\u00ebrv\u00eb dy koh\u00eb-formime: at\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb padjall\u00ebzis\u00eb, virgj\u00ebris\u00eb f\u00ebmij\u00ebrore, dhe at\u00eb koh\u00ebs s\u00eb problemeve e shqet\u00ebsimeve jet\u00ebsore. Autori e ndien dhe reflekton p\u00ebr gjurm\u00ebt q\u00eb l\u00eb f\u00ebmij\u00ebria, p\u00ebr gjurm\u00ebt q\u00eb l\u00ebn\u00eb kujtimet:<\/p>\n<p>\u201c<em>Po t\u00eb kishte qen\u00eb e mundur, shum\u00eb gj\u00ebra do t\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime, dhe shum\u00eb gj\u00ebra do t\u2019i ndryshonim apo edhe t\u2019i nxjerrim nga ekzistenca si t\u00eb paqena. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur, sepse jeta nuk na e ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Ne kalojm\u00eb vite jete, ka vite e kujtime q\u00eb ndoshta edhe mund t\u2019i harroj\u00eb koha, mir\u00ebpo mund t\u00eb ket\u00eb \u00e7aste p\u00ebr t\u00eb cilat ia vlen jeta. E pra, at\u00ebher\u00eb kujtimet e ve\u00e7anta jan\u00eb ato q\u00eb pavar\u00ebsisht mosh\u00ebs q\u00eb kemi, kujtohen t\u00eb fresk\u00ebta n\u00eb mbamendjen e vet\u00ebdijes son\u00eb. Ato l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dhe mbresa t\u00eb paharrueshme, t\u00eb cilat edhe pse me bagazhin e madh t\u00eb viteve jan\u00eb epitaf i pashlyesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do njeri.\u201d<\/em><\/p>\n<p>I k\u00ebsaj natyre, n\u00eb kap\u00ebrcyell moshe e njohjeje, ku njeriu tashm\u00eb merr vet\u00eb vendimet e tij n\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe eseja \u201c<em>Let\u00ebrnjoftimi i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb\u201d<\/em>. Tashm\u00eb ai ka dep\u00ebrtuar m\u00eb cip\u00ebn e k\u00ebsaj gjurme jete, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e shqiptimit t\u00eb k\u00ebtij kap\u00ebrcyelli, me eset\u00eb \u201cPorosia e babait\u201d dhe \u201cVog\u00eblushi im\u201d.dhe p\u00ebrplasja mes realitetit t\u00eb d\u00ebshirave e idealeve, dhe ashp\u00ebrsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, sjell te nj\u00eb njohje tjet\u00ebr, te nj\u00eb konceptim i ndrysh\u00ebm gj\u00ebrash, p\u00ebrjetimesh, veprimesh:<\/p>\n<p>\u201c<em>Kur erdh\u00ebm, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, menduam se t\u00eb gjitha t\u00eb mirat do t\u00eb na i sjell\u00eb jeta. Menduam se t\u00eb gjitha gj\u00ebrat do t\u2019i kemi t\u00eb gatshme, madje ndoshta edhe pa mund fare\u2026. Me koh\u00eb dhe mosh\u00eb filluam ta shikonim bot\u00ebn nga nj\u00eb k\u00ebnd tjet\u00ebr. Me koh\u00eb dhe mosh\u00eb t\u00eb pjekuris\u00eb njeriu kuptuaka gj\u00ebrat ndryshe dhe m\u00eb shtruar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, kuptuam se \u00e7do gj\u00eb sado e vog\u00ebl t\u00eb ishte, dashka pun\u00eb, mund e sakrific\u00eb.<\/em> \u201c<\/p>\n<p>I kap\u00ebrthyer mes k\u00ebsaj dhumbjeje, ku kiha m\u00eb nuk ta lejon nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb dyt\u00eb, si e ndien k\u00ebt\u00eb \u201cdhembje kohe\u201d (eseja \u201c<em>Dhembje kohe\u201d<\/em>), p\u00ebr shkak se idealiteti i k\u00ebrkuar sot (i sinqeritetit dhe fisnik\u00ebris\u00eb) ka ikur me mosh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe kjo koh\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbarsur me di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Lart\u00ebsimi i emocionit: <\/strong><strong>epistemologjia e dashuris\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Dhe mosha e rinis\u00eb identifikohet me zjarrin e dashuris\u00eb.\u00a0 Nuk ka se si t\u2019i ik\u00ebn k\u00ebtij emocioni t\u00eb bukur, ashtu sikund\u00ebr shprehet, me vrulle lirike, te eseja \u201c<em>Zjarr zemre\u201d.<\/em> Preokupimet sa emocionale, aq edhe rweflektive,, mbi dashurin\u00eb, vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb shkrimet tjera. Te eseja \u201c<em>Fisnik\u00ebri apo dob\u00ebsi<\/em>&#8230;\u201d Dhe shkrimi i till\u00eb, duke ndjekur thyerjen e kornizave t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs tematike, pretendon t\u00eb jet\u00eb her\u00eb shkrim q\u00eb reliktin p\u00ebr erosin q\u00eb l\u00ebviz mes shqet\u00ebsimit dhe lumturis\u00eb, p\u00ebr epistemologjin\u00eb e situat\u00ebs reale jet\u00ebsore t\u00eb dashuris\u00eb&#8230; e deri te dashuria si <em>agape<\/em>, humanitet apo trop. Le ta kujtojm\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, vepr\u00ebn \u201cGostia\u201d t\u00eb Platonit\u201d q\u00eb ligj\u00ebron p\u00ebr dashurin\u00eb e ku Fedri e nis bashk\u00ebbisedimin a dialogun e tij mbi natyr\u00ebn erosit si gjakim ndaj di\u00e7kaje, si gjakim p\u00ebr t\u00eb poseduar a fituar qenien q\u00eb do. Prandaj dhe modeli i shkrimit t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb<em> model i gjakimit<\/em> t\u00eb dashuris\u00eb. Mandej shfaqet ky gjakim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb mugon a q\u00eb nuk t\u00eb dhurohet,. K\u00ebshtu reflekton Platoni, por le ta shohim se si futet n\u00eb hap\u00ebsirat e k\u00ebsaj epistemologjie, krejt natyrsh\u00ebm, edhe i riu Demiri:<\/p>\n<p><em>\u201cMir\u00ebpo n\u00eb dit\u00ebt e sotme sa e \u00ebmb\u00ebl aq edhe e hidhur qenka dashuria. Ka njer\u00ebz q\u00eb japin pa rezerv\u00eb dashuri, ama nj\u00ebsoj nuk e marrin at\u00eb dashuri, madje as nga ata q\u00eb v\u00ebrtet i dashurojm\u00eb. Dashuria, thuhet se, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb fisnike, at\u00ebher\u00eb e p\u00ebrse p\u00ebr dik\u00eb t\u00eb dashurosh qenka dob\u00ebsi?! T\u00eb dashurosh dik\u00eb aq zjarrt\u00eb, e nxeht\u00ebsisht do t\u00eb thot\u00eb ta harrosh veten, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh dynjer\u00ebzisht&#8230;\u201d<\/em><\/p>\n<p>Meq\u00eb i riu dhe e reja e p\u00ebrplot\u00ebsojn\u00eb dhe e mbushullojn\u00eb qenien njeri n\u00eb realizimin e k\u00ebsaj ndjesie, at\u00ebher\u00eb vjen natyrsh\u00ebm edhe p\u00ebrqasja eseistike-lirike e Demirit:<\/p>\n<p>\u201c<em>Ajo i jep frym\u00ebzim jet\u00ebs, ngjyr\u00eb, pesh\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsi. Dashuria ia shton vullnetin jet\u00ebs, pa t\u00eb, beso, jeta \u00ebsht\u00eb e zbraz\u00ebt.\u201d<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr ta shpjeguar, me gjuh\u00ebn e eses\u00eb, k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb personale mbi dashurin\u00eb, ai jepet mbas k\u00ebrkimit t\u00eb sublimimit a lart\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj ndjesie, pa u hedhur n\u00eb k\u00ebrkimet e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj ndjenje n\u00eb aspektin e dashuris\u00eb trupore, fizike mes djalit e vajz\u00ebs. Ai ndalon te ky lart\u00ebsim, mbushullim. Nuk ndien nevoj\u00eb t\u00eb hidhet as n\u00eb k\u00ebrkimet tjera t\u00eb k\u00ebsaj ndjesie: te ato t\u00eb nderka hyjnore e ides\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb. Aty, pa dashas, vjen edhe skepsa, ai \u201cdemoni\u201d i brendsh\u00ebm, kur ai k\u00ebrkon me ngulm fisnik\u00ebrimin e vetes, qenies dhe dhurimit t\u00eb dashuris\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e habitshme, prandaj, p\u00ebrse n\u00eb vend t\u00eb kontemplacionit ka m\u00eb shum\u00eb liriz\u00ebm t\u00eb shprehjes, dhe n\u00eb vend t\u00eb g\u00ebrmimit t\u00eb t\u00eb fshehtave e misterit t\u00eb saj, ai p\u00ebrqendrohet te shkalla e lart\u00ebsimit dhe mbushullimit t\u00eb k\u00ebsaj ndjesie. Nuk ndien nevoj\u00eb, po ashtu, si k\u00ebng\u00ebtari popullor, q\u00eb ta p\u00ebrshkruaj\u00eb bukurin\u00eb fizike t\u00eb femr\u00ebs, sepse k\u00ebt\u00eb autori e arrin n\u00ebp\u00ebrmes vargut poetik, meq\u00eb shkruan edhe poezi. K\u00ebsisoj, krahas eseve t\u00eb lart-theksuara, i k\u00ebtij k\u00ebrkim-shqiptimi lirik, \u00ebsht\u00eb edhe eseja \u201c<em>Nj\u00eb det kujtimesh\u201d:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cTi e kupton, e dashur, se dremitjet e shpirtit nuk m\u00eb l\u00ebnkan t\u00eb qet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hon dhimbjesh? Ti e kupton, e dashur, se zjarr\u00ebngroht\u00ebsia e dashuris\u00eb, dep\u00ebrtuaka gjer n\u00eb palc\u00eb?\u00a0 Dashuria \u201cvret\u201d qenien e dashur, aty ku dhemb m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi. Dashuria i ka rr\u00ebnj\u00ebt e thella n\u00eb kujtes\u00eb, sikurse nj\u00eb lis qindravje\u00e7ar dhe v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb shkulen. Mos e merr dashurin\u00eb si di\u00e7ka t\u00eb ikur, ajo \u00e7do dit\u00eb po rritet, se i ka thelluar rr\u00ebnj\u00ebt.\u201d<\/em><\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> Sfidat e jet\u00ebs <\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Grupin e tret\u00eb t\u00eb eseve, e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ato me tematik\u00eb mbi jet\u00ebn dhe fatin, mbi misteret e ekzistimit dhe problemeve e p\u00ebrplasjeve n\u00eb jet\u00eb q\u00eb shkaktojn\u00eb \u201cdhembje kohe\u201d e q\u00eb z\u00ebn\u00eb pjes\u00ebn qendrore t\u00eb librit: \u201cM\u00ebsimdh\u00ebnie apo m\u00ebsimnx\u00ebnie efektive\u201d, \u201cKur koha largon njer\u00ebzit e dashur\u201d, \u201cHeshtje e pazbuluar\u201d dhe \u201cNj\u00eb det kujtimesh\u201d. K\u00ebsisoj, porta n\u00ebp\u00ebrmes t\u00eb ci\u00ebs dep\u00ebrton brezi i ri, me formim t\u00eb shlndosh\u00ebl arsimor, jet\u00ebsor, dituror e etik, \u00ebsht\u00eb ajo e m\u00ebsimdh\u00ebnies efektive (eseja \u201c: \u201cM\u00ebsimdh\u00ebnie apo m\u00ebsimnx\u00ebnie efektive\u201d), meq\u00eb realitetin ton\u00eb e kan\u00eb goditur e l\u00ebnduar shum\u00eb pamje t\u00eb r\u00ebnda devijuese.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkon njeriun e \u00e7liruar, dhe ky formim arrihet kur m\u00ebsuesi zhvillon q\u00ebndrim kritik e vet\u00ebkritik, \u00ebsht\u00eb krijues, dhuron di\u00e7ka t\u00eb re, q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb arritur cil\u00ebsin\u00eb, q\u00eb zhvillon komunikim, \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb e n\u00eb k\u00ebso rastesh nx\u00ebn\u00ebsi lirohet, shfaq kureshtje p\u00ebr dije e p\u00ebr njohje t\u00eb jet\u00ebs dhe bot\u00ebs. Fejz\u00eb Demiri d\u00ebshiron ta shoh\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb \u00e7liruar, edhe shkoll\u00ebn ton\u00eb, edhe shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, ku nd\u00ebrtohen ura mir\u00ebkuptimi. Te seja \u201cKur koha largon njer\u00ebzit e dashur\u201d, e trajton edhe nj\u00ebher\u00eb iden\u00eb e p\u00ebrjetimit t\u00eb moskthimit t\u00eb asaj q\u00eb ikln e shkon p\u00ebrgjithmon\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c<em>Nga brendia na tundon nj\u00eb gjakim i thell\u00eb shpirt\u00ebror q\u00eb s\u00eb paku t\u2019i shohim edhe nj\u00eb her\u00eb, sepse ik\u00ebn pa na th\u00ebn\u00eb lamtumir\u00eb!\u201d<\/em><\/p>\n<p>Ai e ka regjistruar k\u00ebt\u00eb mbamendje, me porosin\u00eb q\u00eb l\u00eb prapa jeta e secilit njeri:<\/p>\n<p><em>\u201cSa keq q\u00eb njeriu nuk ia di edhe aq r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb personave q\u00eb dikur s\u00eb bashku me ne ishin n\u00eb jet\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Meq\u00eb jemi qenie momentale, at\u00ebher\u00eb t\u00eb mos ia l\u00ebm\u00eb gj\u00ebrat rast\u00ebsis\u00eb a koh\u00ebs. Ja si reflekton p\u00ebr koh\u00ebn autori<em>: <\/em><\/p>\n<p><em>\u201cKoha nuk \u00ebsht\u00eb afat bankar me mund\u00ebsi kthimi. Shpesh mjafton edhe nj\u00eb \u00e7ast i vet\u00ebm q\u00eb\u00a0 t\u2019i jap\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi nj\u00eb kujtimi t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb paharruar. Ta \u00e7mojm\u00eb e ta shfryt\u00ebzojm\u00eb maksimalisht koh\u00ebn. Koha kalon aq shpejt kur af\u00ebr kemi njer\u00ebz t\u00eb sinqert\u00eb e t\u00eb dashur.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Sfidat e jet\u00ebs, dhembjet e kujtimet, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe boshtin tematik e trajtimor t\u00eb eseve t\u00eb k\u00ebsaj natyre, si \u201cHeshtje e pazbuluar\u201d dhe \u201cNj\u00eb det kujtimesh\u201d.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong> N\u00eb p\u00ebrfundim: eseja dhe poezia <\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Sado q\u00eb jan\u00eb ese t\u00eb shkurta, l\u00ebnda q\u00eb ato ng\u00ebrthejn\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pasur. Ndryshe nga shum\u00eb eseist\u00eb t\u00eb sprovuar, Fejz\u00eb Demiri e parap\u00eblqen at\u00eb ese q\u00eb nuk meret me fluturime imagjinative, por q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e realitetit e t\u00eb ejt\u00ebs, p\u00ebrjetimit dhe p\u00ebrvoj\u00ebs personale. Madje, ai arrin q\u00eb subjektin ligj\u00ebrues, vetveten, ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb realitet t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs, e ku na shfaqen prirjet p\u00ebr ta thur\u00eb e ushqyer mendimin, p\u00ebrjetimin. Pik\u00ebrisht pse ai shkruan me nj\u00eb stil lirik, eseja e tij m\u00eb shum\u00eb an\u00ebson kah shkrimi letrar, i nd\u00ebrthurur me esen\u00eb meditative-filozofike.<\/p>\n<p>Jan\u00eb ese, pse jo, t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, pik\u00ebrisht, pse shkrimi i till\u00eb k\u00ebrkon individualitetin, bot\u00ebn personale, profilin personal t\u00eb meditim-p\u00ebrjetimit, ku shpesh e shpesh ligj\u00ebron edhe zemra krahas mendjes. Ai nuk ndien nevoj\u00eb t\u00eb futet shum\u00eb n\u00eb abstraksione a n\u00eb metafora anekdotike, sikund\u00ebr veprojn\u00eb eseist\u00eb t\u00eb rryer, as t\u00eb jepet pas thurjeve ekzibicioniste t\u00eb fjalive, ku brenda nj\u00eb th\u00ebnieje shfaqet nj\u00eb paradoks jet\u00ebsor a meditativ, e, megjithat\u00eb, ai arrin t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb aso mjetesh t\u00eb thjeshta shpreh\u00ebse e meditative q\u00eb e zgjojn\u00eb kureshtjen dhe lirin\u00eb e p\u00ebrsiatjes.<\/p>\n<p>Nuk p\u00ebrdor citate, mbase, k\u00ebsisoj, eseja referenc\u00eb ka vet\u00eb autorin e mendimin e tij t\u00eb lirsh\u00ebm. Eseja e Demirit i ngjet poezis\u00eb: \u00ebsht\u00eb l\u00ebnda personale e p\u00ebrzgjedhur, intimisht e trajtuar, ligj\u00ebron, posi n\u00eb pezi, me z\u00ebrin e tij, i nd\u00ebrron kahet e mendimit lirsh\u00ebm, pa u kufizuar te ndonj\u00eb paralajm\u00ebrim a njoftim paraprak. Ai \u00ebsht\u00eb zot i k\u00ebsaj l\u00ebnde, sillet ashtu si ai mendon dhe shkruan si ai p\u00ebrjeton, mediton p\u00ebr ta dhuruar edhe porosin\u00eb aspak t\u00eb imponuar.<\/p>\n<p>Dhe lexohet me nj\u00eb frym\u00eb, ashtu si lexohet nj\u00eb poezi.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht pse eseja k\u00ebrkon lirin\u00eb e v\u00ebzhgimit, autori ndjehet i lir\u00eb n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn q\u00eb e eseizon dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn reflekton.<\/p>\n<p>Dhe, k\u00ebsisoj, ai ia dhuro n lexuesit lirin\u00eb e leximit, mendimit dhe p\u00ebrjetimit.<\/p>\n<p><em>23 janar 2018<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prend BUZHALA: (V\u00ebllimi me ese \u201cDhembja e koh\u00ebs\u201d i Fejz\u00eb Demirit) Jan\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb ese q\u00eb shqiptojn\u00eb reflektim-shqet\u00ebsimet, preokupimet dhe k\u00ebrkimet, vler\u00ebsimet dhe gjykimet personale. me nj\u00eb fjal\u00eb, eseja \u00ebsht\u00eb ajo fush\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ti e sprovon vetveten (edhe fjala ese rrjedh nga latinishtja exigere, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe sprov\u00eb). P\u00ebrpos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69204,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8,10],"tags":[],"class_list":["post-69203","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>LIRIA E ESES\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LIRIA E ESES\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prend BUZHALA: (V\u00ebllimi me ese \u201cDhembja e koh\u00ebs\u201d i Fejz\u00eb Demirit) Jan\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb ese q\u00eb shqiptojn\u00eb reflektim-shqet\u00ebsimet, preokupimet dhe k\u00ebrkimet, vler\u00ebsimet dhe gjykimet personale. me nj\u00eb fjal\u00eb, eseja \u00ebsht\u00eb ajo fush\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ti e sprovon vetveten (edhe fjala ese rrjedh nga latinishtja exigere, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe sprov\u00eb). P\u00ebrpos [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-05-31T22:55:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/feiz-demiri2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"845\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"LIRIA E ESES\u00cb\",\"datePublished\":\"2021-05-31T22:55:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/\"},\"wordCount\":2365,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/feiz-demiri2.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/\",\"name\":\"LIRIA E ESES\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/feiz-demiri2.jpg\",\"datePublished\":\"2021-05-31T22:55:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/feiz-demiri2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/feiz-demiri2.jpg\",\"width\":600,\"height\":845},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/liria-e-esese\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"LIRIA E ESES\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LIRIA E ESES\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"LIRIA E ESES\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Prend BUZHALA: (V\u00ebllimi me ese \u201cDhembja e koh\u00ebs\u201d i Fejz\u00eb Demirit) Jan\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb ese q\u00eb shqiptojn\u00eb reflektim-shqet\u00ebsimet, preokupimet dhe k\u00ebrkimet, vler\u00ebsimet dhe gjykimet personale. me nj\u00eb fjal\u00eb, eseja \u00ebsht\u00eb ajo fush\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ti e sprovon vetveten (edhe fjala ese rrjedh nga latinishtja exigere, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe sprov\u00eb). P\u00ebrpos [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-05-31T22:55:52+00:00","og_image":[{"width":600,"height":845,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/feiz-demiri2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"LIRIA E ESES\u00cb","datePublished":"2021-05-31T22:55:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/"},"wordCount":2365,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/feiz-demiri2.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/","name":"LIRIA E ESES\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/feiz-demiri2.jpg","datePublished":"2021-05-31T22:55:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/feiz-demiri2.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/feiz-demiri2.jpg","width":600,"height":845},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/liria-e-esese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"LIRIA E ESES\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69203"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69203\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69205,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69203\/revisions\/69205"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69204"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}