{"id":69379,"date":"2021-06-06T06:50:56","date_gmt":"2021-06-06T04:50:56","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=69379"},"modified":"2021-06-06T07:05:38","modified_gmt":"2021-06-06T05:05:38","slug":"nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019"},"content":{"rendered":"<p><em>PIK\u00cbPAMJE | LIBRA<\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Ridvan Peshkopia<\/strong> &#8211; <em>12.08.2020 &#8211; <a href=\"https:\/\/kosovotwopointzero.com\/en\/reviewing-mother-teresa-the-saint-and-her-nation\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shkrimi n\u00eb Anglisht<\/a><\/em><\/p>\n<blockquote><p>Nj\u00eb v\u00ebshtrim i vepr\u00ebs m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb G\u00ebzim Alpionit p\u00ebr shqiptaren m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb bot\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p>Miku dhe bashkatdhetari im studiues G\u00ebzim Alpion, i cili ligj\u00ebron n\u00eb Universitetin e Birmingham-it, i ka p\u00ebrkushtuar nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij akademike hetimit, ndri\u00e7imit dhe shkolitjes s\u00eb personalitetit jasht\u00ebzakonisht kompleks t\u00eb Gonxhe Agnes Bojaxhiut. Bota e njeh at\u00eb m\u00eb mir\u00eb si N\u00ebna Terez\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e konsideroj k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb Alpionit nj\u00eb sakrific\u00eb n\u00eb vetvete (un\u00eb vet\u00eb nuk kam mundur t\u2019i p\u00ebrkushtohem nj\u00eb teme t\u00eb vetme hulumtuese), por kjo sakrific\u00eb \u00ebsht\u00eb shpaguar. Ai konsiderohet sot si \u201cautori m\u00eb serioz n\u00eb gjuh\u00ebn angleze\u201d p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Terez\u00eb dhe \u201c<em>themeluesi i fush\u00ebs studimore p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Terez\u00eb<\/em>.\u201d Ai \u00ebsht\u00eb mbase autori m\u00eb i mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb n\u00eb lidhje me Bojaxhiun dhe studimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i saj nuk mund t\u00eb kryhet pa iu referuar gjer\u00ebsisht pun\u00ebs s\u00eb Alpionit.<\/p>\n<p>Libri i tij i ri, <em>N\u00ebna Terez\u00eb: Shenjtorja dhe Kombi i Saj<\/em>, u hodh n\u00eb qarkullim nga sht\u00ebpia botuese Bloomsbury Academic Publishing m\u00eb 31 korrik. N\u00eb disa vende, libri do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb qarkullim m\u00eb 6 gusht dhe 15 shtator.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u2019i kthehem pun\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb sh\u00ebnim i shkurt\u00ebr p\u00ebr vet\u00eb N\u00ebn\u00ebn Terez\u00eb. Un\u00eb vet\u00eb e kam takuar N\u00ebn\u00ebn Terez\u00eb dy her\u00eb, p\u00ebrzem\u00ebrsisht, shpenguar dhe pa m\u00eb l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje afatgjat\u00eb. Un\u00eb nuk jam mes atyre q\u00eb e adhurojn\u00eb N\u00ebn\u00ebn Terez\u00eb e as mes atyre q\u00eb i ngren\u00eb monumente asaj, pasi i kan\u00eb mohuar p\u00ebr dekada bashkimin familjar me nj\u00eb n\u00ebn\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, e cila jetonte e izoluar bashk\u00eb me t\u00eb bij\u00ebn, motr\u00ebn e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb; dhe as jam un\u00eb ndonj\u00eb nga ata q\u00eb e mallkojn\u00eb at\u00eb si t\u00eb pafe dhe satanike.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam lexuar kritika t\u00eb besueshme kund\u00ebr saj nga mjek\u00eb indian\u00eb dhe intelektual\u00eb bot\u00ebror\u00eb, por po ashtu prirem t\u00eb pranoj se vullneti i saj i fuqish\u00ebm njer\u00ebzor ndihmoi n\u00eb ndryshimin e t\u00eb kuptuarit nga bota per\u00ebndimore t\u00eb varf\u00ebris\u00eb n\u00eb Bot\u00ebn e Tret\u00eb, transformoi konceptin e bamir\u00ebsis\u00eb dhe ndihmoi form\u00ebsimin e nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi t\u00eb institucioneve fetare n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb si organizata t\u00eb pun\u00ebs sociale.<\/p>\n<blockquote><p>ALPIONI ARGUMENTON SE JETA E N\u00cbN\u00cbS TEREZ\u00cb DHE HISTORIA E KOMBIT T\u00cb SAJ JAN\u00cb T\u00cb ND\u00cbRLIDHURA.<\/p><\/blockquote>\n<p>N\u00ebna Terez\u00eb \u00e7au rrug\u00ebn drejt nj\u00eb transformimi t\u00eb madh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrklasore dhe, duke humanizuar t\u00eb skamurin, u ofroi nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kamurve t\u00eb gjejn\u00eb humanizmin e tyre. Kjo ishte nj\u00eb arritje revolucionare n\u00eb vetvete.<\/p>\n<blockquote><p>N\u00eb librin e tij m\u00eb t\u00eb fundit, argumenti kryesor teorik i Alpionit \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb personalitet i p\u00ebrmasave dhe ndikimit bot\u00ebror si N\u00ebna Terez\u00eb nuk vjen rast\u00ebsisht.<\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb portret t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj figure ndikimplot\u00eb, libri i qaset N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb n\u00eb rrethanat e saj familjare dhe mjedisin e saj etnik, kulturor dhe shpirt\u00ebror. Autori eksploron jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e saj n\u00ebn drit\u00ebn e informacionit t\u00eb zbuluar rishtas p\u00ebr familjen e saj, tradit\u00ebn shpirt\u00ebrore shqiptare p\u00ebrpara dhe pas hyrjes s\u00eb krisht\u00ebrimit si dhe ndikimin e Vatikanit dhe fuqive t\u00eb tjera mbi popullin e saj qysh nga mesjeta e hershme.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb traumat e saj, vuajtjet dhe arritjet si individ por edhe si misionare, si dhe n\u00eb spiritualitetin e saj kompleks, Alpioni argumenton se jeta e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb dhe historia e kombit t\u00eb saj, ve\u00e7an\u00ebrisht marr\u00ebdh\u00ebnia e popullit t\u00eb saj me katolicizmin, jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura. Shkolitja e k\u00ebsaj nd\u00ebrlidhje \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb kuptimin e asaj, se si kjo ikon\u00eb bashk\u00ebkohore shpirt\u00ebrore dhe humanitare u b\u00eb mish\u00ebrimi i ADN-s\u00eb kulturore dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb kombit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr Alpioni p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb tradit\u00ebn shpirt\u00ebrore iliro-shqiptare p\u00ebrpara dhe pas futjes s\u00eb feve monoteiste. Ai ofron informacion mbi rolin ky\u00e7 dhe t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm q\u00eb luajt\u00ebn ilir\u00ebt n\u00eb krijimin e nj\u00eb strehe p\u00ebr krisht\u00ebrimin n\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tre breza para se sa vet\u00eb romak\u00ebt t\u00eb konvertoheshin zyrtarisht n\u00eb t\u00eb. Alpioni thekson tradit\u00ebn apostolike ilire p\u00ebr t\u00eb treguar se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, shqiptar\u00ebt ishin p\u00ebrpara gjithkujt tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, libri argumenton se mikpritja q\u00eb ilir\u00ebt e lasht\u00eb i dhan\u00eb k\u00ebsaj feje ishte nj\u00eb pasqyrim i homogjenitetit t\u00eb k\u00ebsaj \u201c<em>race t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Po ashtu, ky p\u00ebrqafim i hersh\u00ebm i krisht\u00ebrimit, asokohe feja e skllev\u00ebrve, t\u00eb varf\u00ebrve dhe t\u00eb shtypurve, ka dometh\u00ebnie t\u00eb madhe si p\u00ebr statusin e ilir\u00ebve n\u00eb Perandorin\u00eb Romake, ashtu edhe p\u00ebr ndjenjat e tyre ndaj Rom\u00ebs s\u00eb asaj kohe. K\u00ebsisoj, Alpioni argumenton se marrja e fes\u00eb s\u00eb krishtere nuk ndodhi as p\u00ebr t\u00eb mbushur ndonj\u00eb zbraz\u00ebti shpirt\u00ebrore dhe as si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb identitet komb\u00ebtar t\u00eb ri.<\/p>\n<p>P\u00ebr Alpionin, shqiptar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrbrendshm\u00ebrisht pragmatist\u00eb. Pragmatizmi i tyre, i cili shfaqet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zgjedhjet e tyre shpirt\u00ebrore dhe fetare, ilustron mbi t\u00eb gjitha karakteristik\u00ebn m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb k\u00ebtij populli. Shqiptar\u00ebt nuk e kan\u00eb vendosur kurr\u00eb fen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb identitetit t\u00eb tyre; asnj\u00eb fe nuk ka qen\u00eb p\u00ebr ta <em>raison d\u2019\u00eatre<\/em> apo shenjuesja kryesore e identitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, duke ndjekur analiz\u00ebn e Alpionit, duket e arsyeshme t\u00eb argumentosh se krisht\u00ebrimi i hersh\u00ebm, m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb burim identiteti komb\u00ebtar dhe\/ose spiritualiz\u00ebm individual, thjesht u dha shqiptar\u00ebve nj\u00eb ideologji \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>V\u00ebmendja q\u00eb Alpioni i kushton n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb krishtere t\u00eb kombit shqiptar nuk ka aspak t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pik\u00ebpamjen e disave \u2014 si t\u00eb huaj ashtu edhe shqiptar\u00eb \u2014 se kjo fe \u00ebsht\u00eb feja \u201ce v\u00ebrtet\u00eb\u201d e k\u00ebtij populli.<\/p>\n<blockquote><p>P\u00cbR SHQIPTAR\u00cbT, IDENTITETI KOMB\u00cbTAR \u00cbSHT\u00cb NJ\u00cb NOCION Q\u00cb P\u00cbRFSHIN TEJETEJ EKZISTENC\u00cbN E TYRE PARA- DHE PASMONOTEISTE.<\/p><\/blockquote>\n<p>Ndryshe nga krisht\u00ebrimi, islami pati qen\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga pushtuesit osman\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo fe nuk duhet par\u00eb si mbivendosje n\u00eb identitetin dhe trash\u00ebgimin\u00eb shqiptare dhe mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb t\u00eb hiqet qafe. Ashtu sikund\u00ebr krisht\u00ebrimi, edhe islami p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb element t\u00eb identitetit shqiptar.<\/p>\n<p>Alpioni argumenton se shqiptar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar shpirt\u00ebrisht nga t\u00eb dyja k\u00ebto fe. Ato ilustrojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij populli p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, p\u00ebrqafuar dhe praktikuar fe t\u00eb reja me lirshm\u00ebrin\u00eb inovative, q\u00eb karakterizon ve\u00e7an\u00ebrisht popujt e vjet\u00ebr me filozofi kulturore t\u00eb sofistikuara, duke mos lejuar asnj\u00eb fanatiz\u00ebm t\u00eb kontrolloj\u00eb plot\u00ebsisht jet\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Kjo shpegon pse, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, identiteti komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nocion q\u00eb p\u00ebrfshin tejetej ekzistenc\u00ebn e tyre para- dhe pasmonoteiste. Un\u00eb mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument elegant, i cili ndihmon n\u00eb t\u00eb kuptuarit e q\u00ebndrimit unik t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj fes\u00eb, si dhe toleranc\u00ebn mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse nd\u00ebrfetare mes tyre.<\/p>\n<blockquote><p>Alpioni po ashtu tregon se lidhja e matur dhe skepticizmi i shqiptar\u00ebve ndaj feve jan\u00eb rezultat i p\u00ebrvojave t\u00eb tyre t\u00eb dhimbshme me fet\u00eb dhe institucionet fetare.<\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb parashtuara tejetej n\u00eb lib\u00ebr, p\u00ebrfshirja e Vatikanit n\u00eb zvog\u00eblimin e arkdioqezave katolike t\u00eb Dardanis\u00eb, Ohrit, Tivarit dhe Shkupit dhe n\u00eb rrudhjen e komunitetit katolik t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb n\u00eb Shkup, tregon se kjo organizat\u00eb, s\u00eb bashku me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe, ka luajtur nj\u00eb rol n\u00eb sabotimin e krisht\u00ebrimit mes shqiptar\u00ebve dhe, si rezultat, ka kontribuar n\u00eb sllavizimin e tyre.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb, nga ana e tyre, po ashtu prej shekujsh kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn presionin e Patriarkan\u00ebs Ekumenike Ortodokse dhe Kish\u00ebs Ortodokse Greke dhe p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr helenizimin e k\u00ebtyre shqiptar\u00ebve vazhdojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Po aq e dhimbshme ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebrvoja e shqiptar\u00ebve musliman\u00eb. K\u00ebrc\u00ebnimi osman ndaj identitetit dhe kohezionit komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb rishtuar tani me p\u00ebrpjekje t\u00eb pareshtura dhe fonde t\u00eb pamata nga Turqia p\u00ebr t\u00eb turqizuar musliman\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebrisht me pun\u00ebt e tij t\u00eb m\u00ebher\u00ebshme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ri Alpioni zbaton nj\u00eb perspektiv\u00eb sociologjike p\u00ebr t\u00eb s\u00ebnd\u00ebrtuar dhe testuar arguementet e tij teorike. N\u00eb monografin\u00eb e tij <em>N\u00ebna Terez\u00eb: Shenjtore apo e Famshme<\/em>? botuar n\u00eb 2007 nga sht\u00ebpia botuese Routledge dhe n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb vitit 2019 p\u00ebr arsyet e munges\u00ebs s\u00eb personaliteteve fetare n\u00eb fush\u00ebn e studimit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb famsh\u00ebm, Alpioni ka n\u00ebnvizuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb perspektiv\u00eb sociologjike n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve\/temave dhe personaliteteve fetare, n\u00eb vend q\u00eb ato t\u2019u lihen p\u00ebrjashtimisht teologjis\u00eb dhe hajografis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ri, Alpioni thekson dometh\u00ebnien e p\u00ebrdorimit t\u00eb p\u00ebrfytyrimit sociologjik n\u00eb studimin e nd\u00ebrveprimit t\u00eb individit dhe shoq\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrthurjen e biografis\u00eb dhe historis\u00eb, si edhe transformimin e \u201c<em>problemeve personale<\/em>\u201d n\u00eb \u201c<em>\u00e7\u00ebshtje publike<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Me argumentin e tij kompleks, ky studim e p\u00ebrballi Alpionin me disa sfida serioze epistemologjike dhe metodologjike. Teksa mbetet thelb\u00ebsisht nj\u00eb studim sociologjik, ashtu sikund\u00ebr edhe n\u00eb nd\u00ebrmarrjet e tij t\u00eb tjera hulumtuese, p\u00ebrve\u00e7se si sociolog, n\u00eb k\u00ebt\u00eb monografi Alpioni vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb edhe si teolog, historian, antropolog, psikolog, shkenc\u00ebtar politik, ekspert i studimeve kulturore dhe analist i medias.<\/p>\n<blockquote><p>NJ\u00cb NGA TEMAT M\u00cb MAGJEPS\u00cbSE Q\u00cb ALPIONI KA HULUMTUAR TE N\u00cbNA TEREZ\u00cb \u00cbSHT\u00cb ERR\u00cbSIRA E SHPIRTIT.<\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00ebn e tij n\u00eb terren, Alpioni udh\u00ebtoi n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr vendesh (Indi, Australi, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni e Veriut dhe Itali) p\u00ebr t\u00eb takuar t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb, koleg\u00eb si edhe vullnetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndihmuar n\u00eb organizat\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ka p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht Arkivin Komb\u00ebtar Shqiptar n\u00eb Tiran\u00eb, Arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Arkivin e Arkdioqez\u00ebs Katolike Tiran\u00eb-Durr\u00ebs. Po ashtu, Alpioni ka pasur qasje n\u00eb dokumentacionin dhe letrat private t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb t\u00eb ruajtura n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr arkivash personale dhe t\u00eb pap\u00ebrdorura m\u00eb par\u00eb n\u00eb studimet p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Terez\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb kurdoher\u00eb i magjepsur me pun\u00ebn e Alpionit rreth N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb, sepse ai kurdoher\u00eb ka mbajtur distanc\u00eb emocionale dhe shpirt\u00ebrore nga subjekti i studimit t\u00eb tij, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb domosdoshm\u00ebrisht dhe arsyetueshm\u00ebrisht objektiv n\u00eb studimin e tem\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb personalitetit dhe spiritualitetit t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ri, Alpioni kombinon k\u00ebndsh\u00ebm ekspetiz\u00ebn e tij n\u00eb sociologjin\u00eb e fes\u00eb, nacionalizmin, fam\u00ebn, rac\u00ebn, median, filmin dhe nj\u00eb stil letrar t\u00eb pashoq.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga temat m\u00eb magjeps\u00ebse q\u00eb Alpioni ka hulumtuar te N\u00ebna Terez\u00eb \u00ebsht\u00eb err\u00ebsira e shpirtit. Nga bisedat e mia t\u00eb gjata virtuale me t\u00eb (dhe ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb takime dhe diskutime shoq\u00ebruar me kafe), kam kuptuar se err\u00ebsira e shpirtit e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb (t\u00eb cil\u00ebn ajo e pranon n\u00eb disa nga letrat e saj), ka frym\u00ebzuar tek Alpioni nj\u00eb opus t\u00eb ri k\u00ebrkimor.<\/p>\n<p>N\u00eb botimet e tij m\u00eb t\u00eb fundit, Alpioni merret me koncepte t\u00eb tilla ekzotike dhe ezoterike, si karizma e par\u00eb nga nj\u00eb perspektiv\u00eb sociologjike dhe perspektiv\u00eb e teologjis\u00eb publike, retorika populiste e Enoch Powell-it, si edhe arsyeja e munges\u00ebs s\u00eb ikonave bashk\u00ebkohore shpirt\u00ebrore n\u00eb studimet e njer\u00ebzve t\u00eb famsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb vijave t\u00eb tilla t\u00eb mendimit, Alpioni po zhvillon tani iden\u00eb e \u201c<em>kapitalit t\u00eb fam\u00ebs<\/em>\u201d si nj\u00eb ndryshore n\u00eb kontekste si brenda vendeve, ashtu edhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku ai dep\u00ebrton brenda dukuris\u00eb s\u00eb \u201c<em>Nat\u00ebs s\u00eb Err\u00ebt t\u00eb Shpirtit<\/em>\u201d nga nj\u00eb perspektiv\u00eb sociologjike dhe eksploron rolin e fes\u00eb n\u00eb fabrikimin e identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Libri i tij m\u00eb i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kulminim e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve.<\/p>\n<p><em>Imazhi i ballin\u00ebs: Kopertina e librit \u201cN\u00ebna Terez\u00eb: Sh\u00ebnjtorja dhe Kombi i Saj\u201d nga G\u00ebzim Alpion.<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Ridvan Peshkopia\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/ridvan-peshkopia.png\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>P\u00cbR AUTORIN\/EN<\/strong><br \/>\n<em>Ridvan Peshkopia \u00ebsht\u00eb lektor n\u00eb Universitetin p\u00ebr Biznes dhe Teknologji, Kosov\u00eb. Ai e ka mar\u00eb doktoratur\u00ebn e tij n\u00eb Shkenca Politike nga Universiteti i Kentucky-t dhe ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit akademik studiues postdoktoral n\u00eb Universitetin George Washington. Fushat e tij t\u00eb k\u00ebrkimit mbulojn\u00eb modelimin matematikor dhe statistikor p\u00ebr shkenca politike, sjellje politike, teori politike, studime migracioni, studime t\u00eb paqes dhe studime filmike. Ai ndan koh\u00ebn mes Gjakov\u00ebs dhe Tiran\u00ebs.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PIK\u00cbPAMJE | LIBRA Nga Ridvan Peshkopia &#8211; 12.08.2020 &#8211; Shkrimi n\u00eb Anglisht Nj\u00eb v\u00ebshtrim i vepr\u00ebs m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb G\u00ebzim Alpionit p\u00ebr shqiptaren m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb bot\u00eb. Miku dhe bashkatdhetari im studiues G\u00ebzim Alpion, i cili ligj\u00ebron n\u00eb Universitetin e Birmingham-it, i ka p\u00ebrkushtuar nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij akademike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69380,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-69379","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"PIK\u00cbPAMJE | LIBRA Nga Ridvan Peshkopia &#8211; 12.08.2020 &#8211; Shkrimi n\u00eb Anglisht Nj\u00eb v\u00ebshtrim i vepr\u00ebs m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb G\u00ebzim Alpionit p\u00ebr shqiptaren m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb bot\u00eb. Miku dhe bashkatdhetari im studiues G\u00ebzim Alpion, i cili ligj\u00ebron n\u00eb Universitetin e Birmingham-it, i ka p\u00ebrkushtuar nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij akademike [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-06-06T04:50:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-06T05:05:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019\",\"datePublished\":\"2021-06-06T04:50:56+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-06T05:05:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\"},\"wordCount\":2239,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\",\"name\":\"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg\",\"datePublished\":\"2021-06-06T04:50:56+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-06T05:05:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg\",\"width\":800,\"height\":600,\"caption\":\"G\u00ebzim Alpion - Mother Teresa - The Saint and Her Nation\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"PIK\u00cbPAMJE | LIBRA Nga Ridvan Peshkopia &#8211; 12.08.2020 &#8211; Shkrimi n\u00eb Anglisht Nj\u00eb v\u00ebshtrim i vepr\u00ebs m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb G\u00ebzim Alpionit p\u00ebr shqiptaren m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb bot\u00eb. Miku dhe bashkatdhetari im studiues G\u00ebzim Alpion, i cili ligj\u00ebron n\u00eb Universitetin e Birmingham-it, i ka p\u00ebrkushtuar nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij akademike [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-06-06T04:50:56+00:00","article_modified_time":"2021-06-06T05:05:38+00:00","og_image":[{"width":800,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019","datePublished":"2021-06-06T04:50:56+00:00","dateModified":"2021-06-06T05:05:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/"},"wordCount":2239,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/","name":"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg","datePublished":"2021-06-06T04:50:56+00:00","dateModified":"2021-06-06T05:05:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gezim_alpion-mother_teresa-the_saint_and_her_nation.jpg","width":800,"height":600,"caption":"G\u00ebzim Alpion - Mother Teresa - The Saint and Her Nation"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-lexim-kritik-i-librit-nena-tereze-shenjtorja-dhe-kombi-i-saj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NJ\u00cb LEXIM KRITIK I LIBRIT \u2018N\u00cbNA TEREZ\u00cb: SH\u00cbNJTORJA DHE KOMBI I SAJ\u2019"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69379"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69379\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69384,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69379\/revisions\/69384"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69380"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}