{"id":69439,"date":"2021-06-08T19:57:22","date_gmt":"2021-06-08T17:57:22","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=69439"},"modified":"2021-06-09T00:06:17","modified_gmt":"2021-06-08T22:06:17","slug":"romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/","title":{"rendered":"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Nexhib Mahfuz\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/Nexhib_Mahfuz.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/><em><span style=\"color: #999999;\">Foto: Nexhib Mahfuz n\u00eb Kajro, Maj 1991 (Xhon Mishel Torban)<\/span>\u00a0<\/em><a href=\"http:\/\/www.alaraby.co.uk\/\"><em>www.alaraby.co.uk<\/em><\/a><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Muhamed Mufaku<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 u botua p\u00ebrkthimi n\u00eb shqip i romanit &#8220;EL KARNEK&#8221; i nobelistit Nexhib Mahfuz. P\u00ebrkthimin e b\u00ebri profesor Ejup Ramadani, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb nga sht\u00ebpia botuese \u201cLena\u201d, me nj\u00eb titull q\u00eb p\u00ebrkthyesi e pa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe: &#8220;KAFENEJA EL KARNEK&#8221;. K\u00ebt\u00eb prurje mund ta konsiderojm\u00eb si vazhdim\u00ebsi e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb nobelistit Nexhib Mahfuz dhe let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb tij me shtetet e ish Jugosllavis\u00eb q\u00eb nga viti 1959 e deri me sot.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kjo marr\u00ebdh\u00ebnie filloi kur bashk\u00ebpunimi mes dy shteteve, Jugosllavis\u00eb dhe Egjiptit, ishin shum\u00eb t\u00eb mira. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie u forcuan edhe m\u00eb shum\u00eb pas heqjes s\u00eb dy monarkive, monarki t\u00eb cilat ishin bashk\u00ebpunuese, p\u00ebr faktin se Kajro ishte selia e qeveris\u00eb mbret\u00ebrore Jugosllave n\u00eb m\u00ebrgim gjat\u00eb viteve 1943 &#8211; 1944. Gjithashtu Presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm, Tito u largua nga kampi komunist i udh\u00ebhequr nga Bashkimi Sovjetik dhe u afrua nga Afrika e Azia, duke kuror\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb afrim n\u00eb Konferenc\u00ebn e Bandung n\u00eb Indonezi me themelimin e nj\u00eb organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb njohur si: \u201c<em>Shtetet e painkuadruara<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Me interesimin e shtypit jugosllav p\u00ebr liderin Gemal Abdu Naser dhe politikat e tij n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1954, natyrsh\u00ebm edhe interesimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb egjiptiane, filloi t\u00eb rritet dhe n\u00eb at\u00eb vit u botua romani i shkrimtarit t\u00eb njohur, Teufik El Hakim, \u201cDit\u00ebt e deputetit n\u00eb fshat\u201d, i p\u00ebrkthyer nga fr\u00ebngjishtja dhe n\u00ebnshkruar nga Vera Koh\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, afrimi politik dhe kulturor midis Jugosllavis\u00eb dhe Egjiptit u p\u00ebrshpejtua pas vitit 1956 me botimin e literatur\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrkthimeve q\u00eb transmetojn\u00eb kultur\u00ebn e nj\u00ebrit vend n\u00eb tjetrin. Si domosdoshm\u00ebri e koh\u00ebs u hap\u00ebn rrug\u00ebt p\u00ebr vizitat kulturore n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, si vizita e Nexhib Mahfuz n\u00eb Jugosllavi n\u00eb vitin 1959 dhe vizita e Ivo Andri\u00e7 (pas fitimit t\u00eb \u00e7mimit Nobel) n\u00eb Egjipt n\u00eb vitin 1962.<\/p>\n<p>Vizita e Nexhib Mahfuz n\u00eb Jugosllavi, ndodhi n\u00eb gusht 1959 si pjes\u00eb e nj\u00eb delegacioni kulturor t\u00eb quajtur \u201cRepublika e Bashkuar Arabe\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sekretari i Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs Abdul Munim El Savi dhe Ibrahim Zaki Hurshid ishin pjes\u00eb e delegacionit egjiptian, kurse nga Siria pjes\u00ebmarr\u00ebs ishte Sami El Durubi, i cili p\u00ebrktheu romanin e njohur t\u00eb Ivo Andri\u00e7 \u201cUra mbi lumin Dri\u201d.<\/p>\n<p>Kjo vizit\u00eb zgjati p\u00ebr dy jav\u00eb (8-22 gusht). Mahfuz midis letrave t\u00eb tij la ditar\u00ebt e k\u00ebsaj vizite n\u00eb form\u00ebn e emrave t\u00eb vendeve q\u00eb vizitoi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i kujtonte dhe t\u00eb shkruante p\u00ebr ato vizita m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa Mahfuz, ia zbuloi disa detaje t\u00eb k\u00ebsaj vizite romancierit Jusuf El Qa\u2019id, i cili m\u00eb von\u00eb botoi librin \u201cNexhib Mahfuz n\u00ebse do t\u00eb fliste\u201d, ku flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>Ky udh\u00ebtim ishte nj\u00eb nga tri udh\u00ebtimet e vetme t\u00eb Mahfuz jasht\u00eb Egjiptit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb ditarin e Mahfuz \u00ebsht\u00eb se vizita e tij ishte e kufizuar n\u00eb republik\u00ebn e Serbis\u00eb, at\u00eb t\u00eb Kroacis\u00eb dhe Sllovenis\u00eb. Disi u mbajt larg republikave ose rajoneve ku prania e nj\u00eb myslimane ishte ngaz\u00eblluese si Bosnja, Maqedonia apo Kosova, e q\u00eb vizit\u00ebs mund t&#8217;i kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00eb ndryshe, sikur t\u2019i vizitonte edhe k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb se si nj\u00eb vizit\u00eb e till\u00eb dy-javore e nj\u00eb shkrimtari, si\u00e7 ishte Mahfuz t\u00eb mos ishte caktuar asnj\u00eb takim me shkrimtar\u00ebt e mir\u00ebnjohur t\u00eb koh\u00ebs si Ivo Andriq, Miroslav K\u00ebrlezha, Branko Shubiq e t\u00eb tjer\u00eb! N\u00eb lidhje me Ivo Andriqin \u00ebsht\u00eb interesant t\u00eb theksohet se kur ai vizitoi Egjiptin n\u00eb 1962, atij i ishte caktuar ta takonte vet\u00ebm Taha Husein dhe asnj\u00eb shkrimtar tjet\u00ebr t\u00eb njohur t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Mahfuz. Kjo l\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se k\u00ebto takime kan\u00eb pasur prapavij\u00eb politike.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Mahfuz ishte liberal q\u00eb nuk p\u00ebrzihej aspak n\u00eb politikat ditore, as nuk shfaqte interesim p\u00ebr to. N\u00eb shkrimet e tij nuk gjejm\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb politike apo interesim se \u00e7far\u00eb ngjau n\u00eb Egjipt, madje as pas vitit 1954, kur d\u00ebbohet Muhamed Nagib dhe likuidohen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkonin nj\u00eb jet\u00eb demokratike. Karakteri i tij ishte i ve\u00e7ant\u00eb. Ai hezitonte edhe t\u00eb udh\u00ebtonte. Madje gjat\u00eb jet\u00ebs e tij nuk udh\u00ebtoi jasht\u00eb shtetit p\u00ebrve\u00e7se tri her\u00eb! N\u00eb Jugosllavi, n\u00eb Jemen, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb shtetit, dhe n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr mjekim. Madje nuk shkoi as n\u00eb Stokholm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb \u00e7mimin Nobel n\u00eb vitin 1988, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai i k\u00ebrkoi falje komunitetit t\u00eb \u201cNobel-it\u201d.<\/p>\n<p>Pra, ai u befasua nga lajmi, kur mori vesh se ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb delegacionin kulturor p\u00ebr ta vizituar Jugosllavin\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takoi sekretarin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs Abdul Munim El Savi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mir\u00ebkuptimin e tyre q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e delegacionit. Mir\u00ebpo, shpejt kuptoi se vendimi ve\u00e7se ishte marr\u00eb nga instanca t\u00eb larta shtet\u00ebrore dhe nuk kishte tjet\u00ebr rrug\u00ebdalje pos q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjej pozitivisht.<\/p>\n<p>Me t\u2019u kthyer nga udh\u00ebtimi, Mahfuz i shpalosi disa nga detajet e vizit\u00ebs n\u00eb bisedat e tij me romancierit Jusuf El Qa\u2019id, i cili botoi m\u00eb von\u00eb librin \u201cNexhib Mahfuz n\u00ebse do fliste\u201d n\u00eb t\u00eb cilin lib\u00ebr flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>Nder detajet q\u00eb ai zbuloi \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb nga orientalist\u00ebt jugosllav q\u00eb mban\u00eb mend vet\u00ebm emrin e tij t\u00eb par\u00eb Mehmet (e q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb Mehmet Mujiq 1920 &#8211; 1984), orientalisti m\u00eb i shquar n\u00eb Bosnj\u00eb, e paska vizituar Mahfuzin n\u00eb Kajro n\u00eb vitin 1956, dhe i paska k\u00ebrkuar leje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer romanin e tij \u201cRrugicat e Midakut\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn serbokroate, iniciativ\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Mahfuz natyrisht e kishte mir\u00ebpritur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Mahfuz po ecte me an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit n\u00eb Beograd, drejt hotelit, krejt rast\u00ebsisht, d\u00ebgjoi dik\u00eb q\u00eb e th\u00ebrriste me emrin e tij arab. An\u00ebtar\u00ebt e delegacionit u habit\u00ebn q\u00eb dikush e njihte at\u00eb n\u00eb Jugosllavi, dhe ky nuk ishte askush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Mehmet Mujiq.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrsh\u00ebndetjes dhe nj\u00eb bisede t\u00eb shkurt\u00ebr, Sami El Durubi e pyeti Mujiqin: \u201cA mund t\u00eb na tregoni p\u00ebr nj\u00eb klub nate?\u201d \u00a0Mujiq u befasua nga pyetja dhe tha: \u201cUn\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj, por nuk shkoj dot atje me ty, un\u00eb jam nj\u00eb njeri fetar.\u201d<\/p>\n<p>Kjo ngjarje mund t\u00eb shpjegoj\u00eb ngurrimin e Mujiq-it p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer romanin \u201cRrugicat e Midakut\u201d dhe prirjen e tij p\u00ebr ta p\u00ebrkthyer romanin \u201cToka\u201d t\u00eb Abdu Rrahman El Sharkavi-t<\/p>\n<p>Mujiq p\u00ebrfaq\u00ebsonte gjenerat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb orientalist\u00ebve q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb p\u00ebrkthimin e let\u00ebrsis\u00eb arabe, nd\u00ebrsa vala e dyt\u00eb erdhi n\u00eb vitet e gjasht\u00ebdhjeta dhe shtat\u00ebdhjeta me autor\u00ebt Hasan Kalshi, Sulejman Grozdaniq, Rada Bogoviq, Asad Durakoviq e t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrkthyen emra t\u00eb shquar si: Taha Husein, Mahmud Tajmur, Jusuf Idris, Fuad El Takarli, Xhabra Ibrahim Xhabra, Tajib Salih, Mahmud Dervish e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ato vite pata fatin t\u00eb isha i pari q\u00eb p\u00ebrktheva Nexhib Mahfuz n\u00eb shqip, kur botova nj\u00eb kapitull t\u00eb romanit t\u00eb tij \u201cPasqyrat\u201d n\u00eb k\u00ebndin kulturor t\u00eb gazet\u00ebs \u201cRilindja\u201d m\u00eb 12 qershor 1979.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrgatitesha t\u00eb shkoja n\u00eb Kajro me nj\u00eb burs\u00eb p\u00ebr nj\u00eb muaj dhe ishte n\u00eb programin tim takimi me Mahfuz-in, d\u00ebshira ime ishte t&#8217;i dhuroja atij nj\u00eb kopje t\u00eb gazet\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta vazhdoja pun\u00ebn n\u00eb p\u00ebrkthimin e romanit, por kjo nuk ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb disa rrethanave t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nexhib Mahfuz ishte i mir\u00ebnjohur dhe i respektuar n\u00eb mesin e orientalist\u00ebve n\u00eb Beograd, Sarajev\u00eb e Prishtin\u00eb, nd\u00ebrsa marrja e \u00c7mimit Nobel n\u00eb vitin 1988 kishte nj\u00eb rol ky\u00e7 p\u00ebr botimet e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij letrare. N\u00eb vitin 1990 n\u00eb Sarajev\u00eb iu botua romani \u201cMes dy pallateve\u201d, me p\u00ebrkthim t\u00eb Sulejman Grozdaniqit.<\/p>\n<p>Mahfuz tanim\u00eb &#8220;u flet&#8221; banor\u00ebve t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, pasi q\u00eb kolegu i ndjer\u00eb Mehmet Kico (1949 &#8211; 2018) iu p\u00ebrkushtua p\u00ebrkthimit t\u00eb veprave e tij n\u00eb gjuh\u00ebn boshnjake.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 2000-2018 Kico botoi romanet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Mahfuz, si: \u201cThashethemet mbi Nilin\u201d, \u201cDisa net t\u00eb Nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb net\u00ebve\u201d, &#8220;Kajroja e Re&#8221;, &#8220;Hajduti dhe qent\u00eb&#8221;, &#8220;Miramari&#8221;, &#8220;Zot\u00ebriu i Respektuar&#8221;, &#8220;Pasqyrat&#8221;, etj., k\u00ebshtu Mahfuz b\u00ebhet nj\u00eb shkrimtar shum\u00eb i pranish\u00ebm, krahasuar me shkrimtar\u00ebt e tjet\u00ebr arab\u00eb e t\u00eb pranish\u00ebm me veprat e tyre n\u00eb ish republikat jugosllave.<\/p>\n<p>Duke iu kthyer edhe nj\u00eb her\u00eb romanit t\u00eb fundit \u201cF\u00ebmij\u00ebt e lagjes son\u00eb\u201d t\u00eb botuar n\u00eb Prishtin\u00eb \u00a0dhe t\u00eb p\u00ebrkthyer nga Ejup Ramadani n\u00eb shqip, vlen t\u00eb theksohet se ky p\u00ebrkthyes viteve t\u00eb fundit i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebrkthimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb arabe. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2016, p\u00ebrktheu romanit tjet\u00ebr t\u00eb Naxhib Mahfouz &#8220;Rr\u00ebfimi i nj\u00eb nate&#8221;, botim ky nga sht\u00ebpia botuese \u201cKoha\u201d.<\/p>\n<p>Botim i fundit \u00ebsht\u00eb edhe \u201cKafeneja El-Karnek\u201d, botim i cili u vler\u00ebsua lart n\u00eb mesin e kritik\u00ebve, si shkrimtari Ibrahim Kadriu dhe p\u00ebrkthyesi Selim Maloku (ish sekretar n\u00eb ambasad\u00ebn Jugosllave n\u00eb Kajro). Kadriu vler\u00ebsoi aft\u00ebsin\u00eb e Mahfuz p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kafenen\u00eb, pra vendin protagonist t\u00eb romanit arab, si dhe t\u00ebr\u00eb p\u00ebrqendrimi n\u00eb dialog t\u00eb jet\u00eb brenda kafenes\u00eb. Maluku po ashtu e vuri theksin edhe n\u00eb disa karakteristika t\u00eb romanit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfaqja e shoq\u00ebris\u00eb egjiptiane n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme tranzitore, diku pas ngjarjeve t\u00eb vitit 1967, po edhe zbulimi i nj\u00eb p\u00ebrmbledhjeje t\u00eb asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb Egjipt n\u00eb vitin 1952.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<em>Autori i punimit \u00ebsht\u00eb shkrimtar dhe akademik kosovar-sirian<\/em>.)<\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Anton Nik\u00eb Berisha<\/strong>, shkrimtar<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto: Nexhib Mahfuz n\u00eb Kajro, Maj 1991 (Xhon Mishel Torban)\u00a0www.alaraby.co.uk Shkruan: Muhamed Mufaku N\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 u botua p\u00ebrkthimi n\u00eb shqip i romanit &#8220;EL KARNEK&#8221; i nobelistit Nexhib Mahfuz. P\u00ebrkthimin e b\u00ebri profesor Ejup Ramadani, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb nga sht\u00ebpia botuese \u201cLena\u201d, me nj\u00eb titull q\u00eb p\u00ebrkthyesi e pa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69443,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-69439","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Foto: Nexhib Mahfuz n\u00eb Kajro, Maj 1991 (Xhon Mishel Torban)\u00a0www.alaraby.co.uk Shkruan: Muhamed Mufaku N\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 u botua p\u00ebrkthimi n\u00eb shqip i romanit &#8220;EL KARNEK&#8221; i nobelistit Nexhib Mahfuz. P\u00ebrkthimin e b\u00ebri profesor Ejup Ramadani, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb nga sht\u00ebpia botuese \u201cLena\u201d, me nj\u00eb titull q\u00eb p\u00ebrkthyesi e pa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-06-08T17:57:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-08T22:06:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA\",\"datePublished\":\"2021-06-08T17:57:22+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-08T22:06:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/\"},\"wordCount\":1715,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/\",\"name\":\"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg\",\"datePublished\":\"2021-06-08T17:57:22+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-08T22:06:17+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg\",\"width\":500,\"height\":780,\"caption\":\"Nexhib Mahfuz - Rr\u00ebfim i nj\u00eb nate\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Foto: Nexhib Mahfuz n\u00eb Kajro, Maj 1991 (Xhon Mishel Torban)\u00a0www.alaraby.co.uk Shkruan: Muhamed Mufaku N\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 u botua p\u00ebrkthimi n\u00eb shqip i romanit &#8220;EL KARNEK&#8221; i nobelistit Nexhib Mahfuz. P\u00ebrkthimin e b\u00ebri profesor Ejup Ramadani, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb nga sht\u00ebpia botuese \u201cLena\u201d, me nj\u00eb titull q\u00eb p\u00ebrkthyesi e pa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-06-08T17:57:22+00:00","article_modified_time":"2021-06-08T22:06:17+00:00","og_image":[{"width":500,"height":780,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA","datePublished":"2021-06-08T17:57:22+00:00","dateModified":"2021-06-08T22:06:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/"},"wordCount":1715,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/","name":"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg","datePublished":"2021-06-08T17:57:22+00:00","dateModified":"2021-06-08T22:06:17+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/nm-rrefim_i_nje_nate.jpg","width":500,"height":780,"caption":"Nexhib Mahfuz - Rr\u00ebfim i nj\u00eb nate"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/romani-kafeneja-el-karnek-nexhib-mahfuz-me-vlera-te-larta\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ROMANI \u201cKAFENEJA EL-KARNEK\u201d NEXHIB MAHFUZ ME VLERA T\u00cb LARTA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69439"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69439\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69447,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69439\/revisions\/69447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}