{"id":6956,"date":"2016-09-22T14:14:45","date_gmt":"2016-09-22T13:14:45","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6956"},"modified":"2018-03-18T12:38:40","modified_gmt":"2018-03-18T11:38:40","slug":"ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/","title":{"rendered":"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Ben Blushi<\/strong>, <em>22 Shtator 2016<\/em><\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb kerkonte nj\u00eb prov\u00eb ngjashm\u00ebrie mes Rilindjes dhe Partis\u00eb Demokratike ja ku e ka sot:<br \/>\nRilindja po voton ligjin e PD p\u00ebr importin e mbetjeve, nj\u00eb ligj t\u00eb cilin e pati shfuqizuar vet\u00eb n\u00eb vitin 2013.<br \/>\nBesoj se me k\u00ebt\u00eb akt, morali politik i k\u00ebtij grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish merr fund.<\/p>\n<p>Nga nes\u00ebr, t\u00eb dyja bashk\u00eb, Rilindja dhe PD, do t\u00eb nxjerrin kok\u00ebn nga kazan\u00ebt e plehrave dhe do t\u00eb na buz\u00ebqeshin. Natyrisht nuk na mbetet tjet\u00ebr vet\u00ebm t\u00eb kalojm\u00eb aty dhe t&#8217;ua hedhim plehrat n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr t&#8217;i mbuluar.<\/p>\n<p>Ky ligj p\u00ebr heqjen e kufijve p\u00ebr mbetjet q\u00eb vin\u00eb nga Evropa \u00ebsht\u00eb kriminal.<\/p>\n<p>Duke hequr kufijt\u00eb p\u00ebr helmet q\u00eb do hyn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ai do jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs direkt p\u00ebr sh\u00ebndetin e rrezikuar t\u00eb qindra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve, toka, uji dhe ushqimet e t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb helmohen p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb sasive t\u00eb mbetjeve q\u00eb shkakton ky ligj.<\/p>\n<p>N\u00ebse duhet t\u00eb them pse erdhi ky ligj s\u00ebrish n\u00eb parlament, pasi ai u hoq n\u00eb vitin 2013, natyrisht e kam nj\u00eb p\u00ebrgjigje: ky ligj \u00ebsht\u00eb i bler\u00eb. Dikush ka paguar p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb parlament. Pa asnj\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>Rilindja nuk e fsheh m\u00eb se e ka shitur ligjin n\u00eb treg. Esht\u00eb krijuar me sa duket n\u00ebn kujdesin e ve\u00e7ante t\u00eb Partive Tregtare t\u00eb Rilindjes edhe nj\u00eb treg i ri: tregu i ligjeve.<\/p>\n<p>N\u00ebse ke para e blen nj\u00eb ligj, n\u00ebse nuk ke, e blen kund\u00ebrshtari yt.<br \/>\nDyqani i Rilindjes funksionon non stop p\u00ebr t\u00eb shitur ligje.<br \/>\nVet\u00eb Rilindja pra, e pranon se ligji vjen k\u00ebtu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb disa firmave t\u00eb riciklimit, t\u00eb cilat pretendojn\u00eb se kan\u00eb mbetur pa pun\u00eb.<br \/>\nKjo pra \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja. Ligjin nuk e ka sjell\u00eb n\u00eb Kuvend interesi publik, por interesi privat.<br \/>\nInteresi publik k\u00ebrkon past\u00ebrti,interesi privat k\u00ebrkon para. Qeveria u rreshtua me t\u00eb dyt\u00ebn.<br \/>\nEshte kaq e thjesht\u00eb, kaq e posht\u00ebr dhe kaq kriminale.<br \/>\nPrandaj pyetja mbetet prej shum\u00eb koh\u00ebsh: Kush e qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>E qeveris nj\u00eb grusht biznesmen\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt dje kishin kapur PD dhe sot kan\u00eb kapur Rilindjen. Pra rotacioni i pushtetit nuk vlen m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Shqiptar\u00ebt votojn\u00eb dhe gjithmon\u00eb nga kutia e votimit del nj\u00eb grup biznesmen\u00ebsh, pron\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb edhe dy partit\u00eb e m\u00ebdha, PD dhe Rilindja dhe, nj\u00eb pak m\u00eb e vog\u00ebl, e cila b\u00ebn transportin e bizneseve nga nj\u00ebra t\u00eb tjetra. Mes dy brigjeve q\u00eb i ndot i nj\u00ebjti mo\u00e7al, ka gjithmon\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kazan lundrues.<\/p>\n<p>Fillimisht, Rilindja e kaloi me sukses heqjen e doganave p\u00ebr mbetjet brenda Partis\u00eb Socialiste. Ajo e b\u00ebri prov\u00ebn gjenerale duke hequr doganat morale p\u00ebr mbetjet e biznesit, p\u00ebr mbetjet e krimit, p\u00ebr mbetjet e vulgaritetit dhe injoranc\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Mbetjet e shoq\u00ebris\u00eb Rilindja i b\u00ebri deputet\u00eb. Sot ata po b\u00ebjn\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn erdh\u00ebn k\u00ebtu: po votojn\u00eb p\u00ebr mbetjet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb pa shkuar larg n\u00eb k\u00ebt\u00eb lirik\u00eb t\u00eb zez\u00eb, q\u00eb duhet ta kishte titullin: &#8220;Si t\u00eb jetosh n\u00eb kazan&#8221;, kam disa \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb sqaruar ligjin.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari<\/strong>.<br \/>\nRilindja thot\u00eb se industria e riciklimit ka fitime t\u00eb vogla dhe prandaj duhet t\u00eb blej\u00eb mbetje jasht\u00eb vendit. Pyetja \u00ebsht\u00eb si ka mund\u00ebsi q\u00eb ricikluesit investuan kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetet e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji ishte anulluar prej tre vitesh.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb njelloj si t\u00eb investosh n\u00eb industrin\u00eb e p\u00ebrpunimit t\u00eb kanabisit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb legal. Me t\u00eb nj\u00ebjten llogjik\u00eb, nes\u00ebr mund t\u00eb legalizohet kanabasi, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi, pasi kultivuesit do t&#8217;i k\u00ebrkojn\u00eb qeveris\u00eb mbrojtje dhe pun\u00eb p\u00ebr investimet q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kur kanabisi ishte i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>A ka njeri q\u00eb investon 200 milion euro p\u00ebr nj\u00eb biznes q\u00eb ligji e pengon? \u00c7far\u00eb tregon kjo? Q\u00eb ricikluesit e dinin se nj\u00eb dit\u00eb moratoriumi do t\u00eb hiqej dhe prandaj investuan. N\u00eb fakt \u00e7do njeri, q\u00eb njeh Rilindjen, e dinte.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb dyti<\/strong>.<br \/>\nShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i ndotur n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se m\u00eb pak 20 p\u00ebr qind e mbetjeve tona mblidhen dhe riciklohen. T\u00eb tjerat jan\u00eb rrug\u00ebve dhe na shoq\u00ebrojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se industria e riciklimit ka ende miliona ton mbetje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpunuar k\u00ebtu, \u00e7ka n\u00ebse ndodh, do t&#8217;ia rriste asaj fitimet dhe ne do t\u00eb na e pastronte territorin. Pse nuk ndodh kjo at\u00ebher\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse dikush jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb mbetjet e tij k\u00ebtu. Pra \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria nuk prodhon mbetje, por se Italia apo Gjermania apo kush t\u00eb doj\u00eb, duhet t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb fush\u00eb magazinimi dhe trajtimi t\u00eb mbetjeve t\u00eb tyre dhe tregu dhe fuqia m\u00eb e lir\u00eb e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ne Shqip\u00ebri ka Ardit\u00eb sa t\u00eb duash q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs dhe pas k\u00ebtij ligji, dit\u00ebt e Ardit\u00ebve do t\u00eb shkurtohen. Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb treti<\/strong>.<br \/>\nMeq\u00eb industria e riciklimit paska kaq shum\u00eb fitime, at\u00ebher\u00eb pse nuk ndodh e kund\u00ebrta? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb italian\u00ebt apo francez\u00ebt apo gjerman\u00ebt nuk i blejn\u00eb plehrat tona p\u00ebr t&#8217;i kthyer n\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb? A nuk kan\u00eb ata fabrika p\u00ebrpunimi? A nuk duan t\u00eb fitojn\u00eb? A nuk u duhet l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse fitimet do ishin kaq t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb jeni t\u00eb bindur se secili do t\u00eb kishte nj\u00eb italian me qese te dera e sht\u00ebpis\u00eb duke pritur t\u00eb mbaronim drek\u00ebn p\u00ebr t\u00eb na fshir\u00eb pjatat dhe p\u00ebr t\u00eb na mbledhur shishet e ujit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tregu, por \u00e7\u00ebshtje politike.<\/p>\n<p>Italia ka vendosur t\u00eb mbroj\u00eb natyren e vet. Evropa e mbron natyr\u00ebn e vet. Ne kemi vendosur ta ndotim. Ose m\u00eb sakt\u00eb ta shesim.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb kat\u00ebrti<\/strong>.<br \/>\nA ka ligj t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb Ballkan? A mendoni se vende si Mali i Zi, Kroacia, Greqia, q\u00eb jetojn\u00eb me turiz\u00ebm, do ta merrnin nj\u00eb vendim t\u00eb ngjash\u00ebm? Aboslutisht jo. Kjo do t\u00eb thote se argumenti q\u00eb ky ligj \u00ebsht\u00eb rentab\u00ebl nuk q\u00ebndron, se ndryshe do ta kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb rentab\u00ebl, industria e riciklimit fiton, por shoq\u00ebria humb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb humbim n\u00eb imazh, n\u00eb turiz\u00ebm, n\u00eb sh\u00ebndet, n\u00eb ila\u00e7e, \u00ebsht\u00eb pa dyshim shum\u00eb m\u00eb e madhe se ajo q\u00eb fiton duke rritur koshin e plehrave. Nga sot, fatura e sh\u00ebndetit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rritur. Ja kjo \u00ebsht\u00eb kosto e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pesti<\/strong>.<br \/>\nA nuk ka vende t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb pranojn\u00eb importimin e plehrave t\u00eb Evrop\u00ebs? Pse nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb gj\u00eb t\u00eb themi Serbia q\u00eb nuk ka det, apo Sllovenia apo Hungaria? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb kur vjen puna p\u00ebr t\u00eb derdhur mbetje apo materiale t\u00eb rrezikshme gjithnj\u00eb del Shqip\u00ebria n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb? K\u00ebshtu ndodhi me arm\u00ebt kimike, me ujgur\u00ebt, me muxhahedin\u00ebt, me t\u00eb burgosurit e Guntanamos dhe s\u00eb fundi, me mbetjet e riciklueshme. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb jemi gjithmon\u00eb ne t\u00eb gatshem t\u00eb marrim at\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e refuzojn\u00eb?<\/p>\n<p><strong>S\u00eb gjashti<\/strong>.<br \/>\nKu do shkojn\u00eb mbetjet e mbetjeve? Riciklimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces teknologjik q\u00eb pa dyshim ka shum\u00eb mbetje dhe derdhje uj\u00ebrash t\u00eb ndotura dhe materialesh t\u00eb pariciklueshme. Ku shkojn\u00eb pra mbetjet e mbetjeve?<\/p>\n<p>Ua them un\u00eb: n\u00eb ushqim, n\u00eb bark, n\u00eb mushk\u00ebri, n\u00eb stomak, n\u00eb gjak dhe, n\u00eb fund, n\u00eb varr.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb fundi<\/strong>.<br \/>\nDuke mos patur asnj\u00eb dyshim se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e votuan kund\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj p\u00ebrpara tre vitesh, sot do ta votojn\u00eb pro, \u00e7ka i fut ata n\u00eb katalogun njer\u00ebzor t\u00eb q\u00ebnieve t\u00eb pashpresa, un\u00eb do t\u00eb thosha se ata meritojn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebshkim.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka vet\u00ebm nj\u00eb nd\u00ebshkim t\u00eb merituar:<\/p>\n<p>\u00c7do deputeti q\u00eb voton sot k\u00ebt\u00eb ligj, duhet t&#8217;i shkruhet emrin n\u00eb kazanin e plehrave t\u00eb lagjes. Sepse ka ardhur koha, q\u00eb \u00e7do kazan t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p>Emrin e deputetit q\u00eb e voton sot k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n<p>\/<em>ekskluzive p\u00ebr <a href=\"http:\/\/www.lapsi.al\/node\/38208#.V-PYwfB95hE\" target=\"_blank\">lapsi.al<\/a><\/em>\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Blushi, 22 Shtator 2016 Kushdo q\u00eb kerkonte nj\u00eb prov\u00eb ngjashm\u00ebrie mes Rilindjes dhe Partis\u00eb Demokratike ja ku e ka sot: Rilindja po voton ligjin e PD p\u00ebr importin e mbetjeve, nj\u00eb ligj t\u00eb cilin e pati shfuqizuar vet\u00eb n\u00eb vitin 2013. Besoj se me k\u00ebt\u00eb akt, morali politik i k\u00ebtij grupi t\u00eb ndotur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17642,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-6956","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ben Blushi, 22 Shtator 2016 Kushdo q\u00eb kerkonte nj\u00eb prov\u00eb ngjashm\u00ebrie mes Rilindjes dhe Partis\u00eb Demokratike ja ku e ka sot: Rilindja po voton ligjin e PD p\u00ebr importin e mbetjeve, nj\u00eb ligj t\u00eb cilin e pati shfuqizuar vet\u00eb n\u00eb vitin 2013. Besoj se me k\u00ebt\u00eb akt, morali politik i k\u00ebtij grupi t\u00eb ndotur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-22T13:14:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-18T11:38:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ben_blushi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"262\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish\",\"datePublished\":\"2016-09-22T13:14:45+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-18T11:38:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/\"},\"wordCount\":1454,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ben_blushi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/\",\"name\":\"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ben_blushi.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-22T13:14:45+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-18T11:38:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ben_blushi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ben_blushi.jpg\",\"width\":600,\"height\":262},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Ben Blushi, 22 Shtator 2016 Kushdo q\u00eb kerkonte nj\u00eb prov\u00eb ngjashm\u00ebrie mes Rilindjes dhe Partis\u00eb Demokratike ja ku e ka sot: Rilindja po voton ligjin e PD p\u00ebr importin e mbetjeve, nj\u00eb ligj t\u00eb cilin e pati shfuqizuar vet\u00eb n\u00eb vitin 2013. Besoj se me k\u00ebt\u00eb akt, morali politik i k\u00ebtij grupi t\u00eb ndotur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-22T13:14:45+00:00","article_modified_time":"2018-03-18T11:38:40+00:00","og_image":[{"width":600,"height":262,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ben_blushi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish","datePublished":"2016-09-22T13:14:45+00:00","dateModified":"2018-03-18T11:38:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/"},"wordCount":1454,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ben_blushi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/","name":"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ben_blushi.jpg","datePublished":"2016-09-22T13:14:45+00:00","dateModified":"2018-03-18T11:38:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ben_blushi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ben_blushi.jpg","width":600,"height":262},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ben-blushi-ligji-i-plehrave-fundi-i-moralit-te-nje-grupi-te-ndotur-keqberesish\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ben Blushi: Ligji i plehrave, fundi i moralit t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ndotur keqb\u00ebr\u00ebsish"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}