{"id":69639,"date":"2021-06-15T02:02:34","date_gmt":"2021-06-15T00:02:34","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=69639"},"modified":"2021-06-15T02:02:34","modified_gmt":"2021-06-15T00:02:34","slug":"tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/","title":{"rendered":"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gani Mehmetaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ismail Kadaren\u00eb e takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb me 1980. Kishte ardhur me Helen\u00ebn n\u00eb promovimin e veprave letrare q\u00eb ia botonte \u201cRilindja\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Ato dit\u00eb flitej se n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebrgatitej xhirimi i filmit \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d, bashk\u00ebprodhim franko-italian\u00eb. Ishte romani i par\u00eb i nj\u00eb shkrimtari shqiptar, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej film jasht\u00eb kufijve t\u00eb shtetit. Edhe kjo ishte ngjarje, sepse po ekranizohej romani i Kadares\u00eb. Nga redaksia e gazet\u00ebs \u201cRilindja\u201d, ku punoja, mora lejen q\u00eb ta takoja shkrimtarin dhe t\u00eb informoja lexuesit e gazet\u00ebs.<\/p>\n<p>E takova n\u00eb hotelin \u201cGrand\u201d, ishte n\u00eb shoq\u00ebri me Helen\u00ebn. Dy-tri hije l\u00ebviznin n\u00eb cepat e korridoreve. N\u00eb k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb time, e v\u00ebrtetoi se pritej fillimi i xhirimit t\u00eb filmit \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d, se do t\u00eb vinte ekipi franko-italian n\u00eb Shqip\u00ebri, projekti do t\u00eb realizohej nga dy shtetet latine n\u00eb terrenet shqiptare. Po ashtu ma v\u00ebrtetoi se do t\u00eb luante Mishel Pikoli e Mar\u00e7ello Mastrojani. P\u00ebr detaje t\u00eb tjera nuk foli. Aq sa m\u00eb tha, m\u00eb mjaftonin p\u00ebr lajm gazete. \u201cRilindja\u201d kishte tirazh 100.000 cop\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Ismaili dhe Helena, ato dit\u00eb ecnin t\u00eb shpenguar sh\u00ebtitores s\u00eb kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Njer\u00ebzit i shihnin me adhurim, por vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb guximshmit afroheshin ose i p\u00ebrsh\u00ebndesnin. Ta takoje a t\u00eb bisedoje me t\u00eb, ishte privilegj. Kadare qe shkrimtari m\u00eb i famsh\u00ebm shqiptar, q\u00eb lexohej e komentohej n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet letrare, dhe jo vet\u00ebm letrare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb doli kompleti i veprave t\u00eb Kadares\u00eb. Tregu yn\u00eb e p\u00ebrpiu. Bleva edhe un\u00eb nj\u00eb kolan\u00eb. Librat i lexova dhe i ruajta n\u00eb bibliotek\u00ebn time deri n\u00eb 9 qershor t\u00eb vitit 1999, kur sht\u00ebpin\u00eb e bibliotek\u00ebn personale ma dogji ushtria serbe. Me sht\u00ebpin\u00eb u shkrumbuan edhe librat e Kadares\u00eb dhe dor\u00ebshkrimet e mia t\u00eb romaneve q\u00eb kurr\u00eb nuk i shkrova m\u00eb\u2026<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gani Mehmetaj - Pre\u00e7 Zogaj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/gani_mehmetaj-prec_zogaj.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>Her\u00ebn e dyt\u00eb<\/strong> Kadaren\u00eb e takova n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb restorantin Juvenilja, pas 24 vitesh. Nuk i tregova p\u00ebr librat q\u00eb m&#8217;i kishte djegur ushtria serbe. Ai qe b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb i famsh\u00ebm, arriti kulmin e krijimtaris\u00eb, ishte n\u00eb kreun e shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Un\u00eb i kisha lexuar veprat e reja q\u00eb i botonte, i kisha ndjekur pothuajse t\u00eb gjitha intervistat e prononcimet n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ia botoja n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRilindja\u201d, ku isha kryeredaktor.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Ai u b\u00eb engj\u00eblli yn\u00eb mbrojt\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebrp\u00ebliteshin p\u00ebr jet\u00eb a vdekje. U angazhua m\u00eb shum\u00eb se askush tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa fjala e tij \u00e7onte pesh\u00eb n\u00eb opinionin bot\u00ebror.<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishim fal\u00ebnderues t\u00eb gjith\u00eb. Ai e preku dhe e zgjoi nd\u00ebrgjegjen e bot\u00ebs demokratike. Me shkrimet e tij u angazhua m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebt dhe intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, e p\u00ebr\u00e7onte z\u00ebrin e shqiptar\u00ebve m\u00eb fuqish\u00ebm se askush tjet\u00ebr, kritikonte dhe alarmonte. N\u00eb disa raste mori q\u00ebndrim t\u00eb rrept\u00eb ndaj Ibrahim Rugov\u00ebs, duke ia par\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhe politik\u00ebn paq\u00ebsore. Edhe k\u00ebto shkrime ia botoja.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu i hynte n\u00eb hak Rugov\u00ebs, i mungonin informatat ose ia shtremb\u00ebronin gj\u00ebrat njer\u00ebzit q\u00eb e takonin dhe q\u00eb ai u besonte. Prandaj, n\u00eb dy-tre shkrime mora q\u00ebndrim kritik ndaj tij, duke ia par\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhe rrept\u00ebsin\u00eb. \u201c<em>Si do t\u00eb reagonte ai, po t\u00eb qe n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e Rugov\u00ebs n\u00eb Kosov\u00ebn e okupuar?<\/em>\u201d, e pyeta n\u00eb fund t\u00eb shkrimit.<\/p>\n<p>Takimi me te ishte i k\u00ebndsh\u00ebm, ishte i pranish\u00ebm edhe Bujar Hudhri, botuesi i \u201cOnufrit\u201d, me t\u00eb cilin pat\u00ebm l\u00ebn\u00eb takim p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e botimit t\u00eb librit tim p\u00ebr filmin. Erdha nga pushimet n\u00eb Sh\u00ebngjin. N\u00eb ambientet e ngrohta t\u00eb Juveniljes biseduam p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, p\u00ebr fenomenet devijante t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Kadareja ishte i brengosur me t\u00eb drejt\u00eb, druante se i kemi humbur me p\u00ebrcaktimin e tyre oriental t\u00eb <em>fanatizmit islamik<\/em>. N\u00eb k\u00ebto tema, orientimi im ishte i nj\u00ebjt\u00eb me ato t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh. Por raporti i dikursh\u00ebm me Rugov\u00ebn rrinte pezull n\u00eb aj\u00ebr.\u00a0\u201c<em>Un\u00eb i k\u00ebrkova falje Rugov\u00ebs p\u00ebr kritikat q\u00eb i b\u00ebra<\/em>\u201d, m\u00eb tha nd\u00ebr fjalit\u00eb e para. \u201c<em>Gabova dhe i k\u00ebrkova falje, dhe mbet\u00ebm miq<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gani Mehmetaj - Zogjt\u00eb e qyqes\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/gani_mehmetaj-zogjte_e_qyqes.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>\u201c<em>Burrat e m\u00ebdhenj, kur gabojn\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje<\/em>\u201d, i thash\u00eb, i bindur se ai ishte nd\u00ebr ata burra. Me kujtohej ardhja e I. Kadares\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb te Rugova, jo shum\u00eb koh\u00eb pasi u \u00e7lirua Kosova. M\u00eb kujtohej edhe konferenca e shtypit q\u00eb organizuan, dhe miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb e vazhduan. \u201c<em>Rugova e pranoi faljen time<\/em>\u201d, m\u00eb tha, sikur t\u00eb qe shkarkuar nga nj\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Rugova e kishte mbrojtur vepr\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb shum\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb me nj\u00eb shkrim publik, ku thoshte se nuk duhet ndaluar vepra e shkrimtarit, n\u00ebse politika zyrtare nuk pajtohej me prononcimet e tij publike. Kadare kishte kritikuar rrept\u00eb politik\u00ebn jugosllave p\u00ebr dhun\u00ebn e terrorin q\u00eb ushtronte ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavi. Prandaj u t\u00ebrbuan zyrtar\u00ebt jugosllav\u00eb. Kritik\u00ebn e Ismailit e d\u00ebgjuam i madh e i vog\u00ebl n\u00eb Radio Tirana. K\u00ebto kujtoja kur po bisedonim.<\/p>\n<p>Me Kadaren\u00eb biseduam edhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, p\u00ebr mediokret n\u00eb let\u00ebrsi e n\u00eb politik\u00eb, p\u00ebr intrigat e ul\u00ebta e p\u00ebr nd\u00ebrskamsat. U p\u00ebrpoqa ta bindja se, nuk e vlente t\u00eb shpenzonte energji me disa individ\u00eb, q\u00eb nuk ishin t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb. Nuk kan\u00eb ndikim politik e kulturor, sulmet e tyre nuk ia err\u00ebsonin fam\u00ebn mjeshtrit t\u00eb madh. U ndam\u00eb miq\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong>Her\u00ebn e tret\u00eb<\/strong>, takimi ishte m\u00eb kuptimploti, me nj\u00eb arsye t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: shkoja me romanin tim \u201c<em>Zogjt\u00eb e qyqes<\/em>\u201d, q\u00eb kishte marr\u00eb \u00c7mimin \u201c<em>Kadare 2021<\/em>\u201d nga juria e Institutit Europian \u201c<em>Pashko<\/em>\u201d. Kishte dhjet\u00eb vjet q\u00eb isha futur n\u00eb uj\u00ebrat e let\u00ebrsis\u00eb, pasi u mora koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me kritik\u00eb filmi, gazetari, skenar\u00eb, prodhimtari filmi artistik dhe me drama.<\/p>\n<p>Kisha lexuar \u00e7do gj\u00eb nga Kadareja, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha marr\u00eb nj\u00eb n\u00ebnshkrim t\u00eb mjeshtrit t\u00eb madh, nd\u00ebrsa edhe nga familja ime kishin n\u00ebnshkrime t\u00eb tij, q\u00eb m\u00eb vinte maraz pse ata po e un\u00eb jo. Edhe k\u00ebsaj here nuk mora firm\u00ebn e tij, por ia dhash\u00eb romanin tim me kushtim e firm\u00eb. Nj\u00eb lib\u00ebr ia kushtova edhe Bujar Hudhrit, botuesit t\u00eb \u201cOnufrit\u201d. Vazhduam bised\u00ebn pa u p\u00ebrqendruar n\u00eb ndonj\u00eb tem\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por me nj\u00eb ndjenj\u00eb se hera e tret\u00eb ishte ndryshe nga dy her\u00ebt e kaluara, kishte m\u00eb pak shqet\u00ebsim e m\u00eb shum\u00eb emocione.<\/p>\n<p>Kush e kishte menduar se do t\u00eb kishte her\u00eb t\u00eb tret\u00eb. Por rast\u00ebsia \u00ebsht\u00eb mbret i bot\u00ebs. Nuk i dihet, prap\u00eb mund t\u00eb takohemi me ndonj\u00eb shkas t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gani Mehmetaj Ismail Kadaren\u00eb e takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb me 1980. Kishte ardhur me Helen\u00ebn n\u00eb promovimin e veprave letrare q\u00eb ia botonte \u201cRilindja\u201d. Ato dit\u00eb flitej se n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebrgatitej xhirimi i filmit \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d, bashk\u00ebprodhim franko-italian\u00eb. Ishte romani i par\u00eb i nj\u00eb shkrimtari shqiptar, q\u00eb do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69640,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-69639","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gani Mehmetaj Ismail Kadaren\u00eb e takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb me 1980. Kishte ardhur me Helen\u00ebn n\u00eb promovimin e veprave letrare q\u00eb ia botonte \u201cRilindja\u201d. Ato dit\u00eb flitej se n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebrgatitej xhirimi i filmit \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d, bashk\u00ebprodhim franko-italian\u00eb. Ishte romani i par\u00eb i nj\u00eb shkrimtari shqiptar, q\u00eb do t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-06-15T00:02:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"411\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb\",\"datePublished\":\"2021-06-15T00:02:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/\"},\"wordCount\":1210,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/\",\"name\":\"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2021-06-15T00:02:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg\",\"width\":640,\"height\":411,\"caption\":\"Gani Mehmetaj - Ismail Kadare\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Gani Mehmetaj Ismail Kadaren\u00eb e takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb me 1980. Kishte ardhur me Helen\u00ebn n\u00eb promovimin e veprave letrare q\u00eb ia botonte \u201cRilindja\u201d. Ato dit\u00eb flitej se n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebrgatitej xhirimi i filmit \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d, bashk\u00ebprodhim franko-italian\u00eb. Ishte romani i par\u00eb i nj\u00eb shkrimtari shqiptar, q\u00eb do t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-06-15T00:02:34+00:00","og_image":[{"width":640,"height":411,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb","datePublished":"2021-06-15T00:02:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/"},"wordCount":1210,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/","name":"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg","datePublished":"2021-06-15T00:02:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/gani-mehmetaj-ismail-kadare.jpg","width":640,"height":411,"caption":"Gani Mehmetaj - Ismail Kadare"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/tri-takimet-e-mia-me-ismail-kadarene\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tri takimet e mia me Ismail Kadaren\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69639"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69639\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69641,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69639\/revisions\/69641"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69640"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}