{"id":6970,"date":"2016-09-22T22:30:51","date_gmt":"2016-09-22T21:30:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6970"},"modified":"2021-05-02T04:03:40","modified_gmt":"2021-05-02T02:03:40","slug":"kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/","title":{"rendered":"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Dr. Agim Vinca<\/strong>, <em>22 shtator 2016<\/em> &#8211; <a href=\"http:\/\/bletashqiptare.com\/aktualitet\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BletaShqiptare.com<\/a><\/p>\n<p>1. Th\u00ebn\u00eb figurativisht, kisha ortodokse serbe n\u00eb kompleksin e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dreg\u00ebz n\u00eb fytyr\u00ebn e kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, Prishtin\u00ebs, q\u00eb e sh\u00ebmton fytyr\u00ebn e tij, prandaj duhet gjetur m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u hequr sa m\u00eb par\u00eb. Th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, ajo \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb hiqej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201ckirurgjike\u201d menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs, pra 17 vjet m\u00eb par\u00eb por, p\u00ebr arsye t\u00eb njohura e t\u00eb panjohura, ky \u201coperacion\u201d nuk u b\u00eb me koh\u00eb dhe kisha-dreg\u00ebz mbeti si problem i pazgjidhur deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>2. Kisha serbe n\u00eb kompleksin e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb faltore, pra nuk \u00ebsht\u00eb objekt fetar i besimtar\u00ebve ortodoks\u00eb, por objekt politik \u201c<em>par excellence<\/em>\u201d, i kurdisur aty p\u00ebr q\u00ebllime politike.<\/p>\n<p>3. Nd\u00ebrtimi i saj (v\u00ebnia e themeleve) n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Qytetit dhe t\u00eb Universitetit ishte pjes\u00eb e programit t\u00eb regjimit kriminal t\u00eb Beogradit p\u00ebr serbizimin dhe pravosllavizimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>4. N\u00eb koh\u00ebn kur u vun\u00eb themelet e k\u00ebsaj kishe problematike, q\u00eb dikush me t\u00eb drejt\u00eb e quajti \u201c<em>djall\u00ebzore<\/em>\u201d, n\u00eb vitin 1992, ne nuk b\u00ebm\u00eb asgj\u00eb, qoft\u00eb edhe nj\u00eb protest\u00eb paq\u00ebsore, p\u00ebr ta penguar nd\u00ebrtimin e saj dhe p\u00ebr t\u2019i treguar bot\u00ebs se nuk pajtoheshim me k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb pushtetit okupues serb. Nuk duhet harruar p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast se student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs qen\u00eb d\u00ebbuar nga objektet e tyre mu nga ata q\u00eb i hyn\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kish\u00ebs, e jo nga dikush tjet\u00ebr! P\u00ebrse heshtet ky fakt?<\/p>\n<p>5. Komuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb, ajo pjes\u00eb e tij q\u00eb jeton n\u00eb Prishtin\u00eb, ka kish\u00ebn e vet n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga lagjet kryesore t\u00eb qytetit, e cila i p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht nevojat e besimtar\u00ebve ortodoks\u00eb p\u00ebr kryerjen e sh\u00ebrbimeve fetare, gj\u00eb q\u00eb, natyrisht, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e tyre e patjet\u00ebrsueshme.<\/p>\n<p>6. T\u00eb kujtojm\u00eb gjithashtu se n\u00eb koh\u00ebn kur u vun\u00eb themelet e k\u00ebsaj kishe dhe m\u00eb von\u00eb, deri n\u00eb vitin 1999, t\u00eb gjitha rrug\u00ebt dhe sheshet e Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb qyteteve t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, qen\u00eb pag\u00ebzuar me emra mesjetar\u00eb serb\u00eb: me emra knjaz\u00ebsh, mbret\u00ebrish e vojvod\u00ebsh. Po t\u00eb ishte \u201cgjall\u00eb\u201d ende regjimi i Millosheviqit, un\u00eb dhe fqinj\u00ebt e mi, fjala vjen, do t\u00eb banonim n\u00eb rrug\u00ebn \u201cCarica Milica\u201d, e cila sot mban emrin e nj\u00eb personaliteti t\u00eb devotsh\u00ebm e humanist t\u00eb provinienc\u00ebs fetare, Imzot Nik\u00eb Prela.<\/p>\n<p>7. Jo vet\u00ebm rrug\u00ebt e sheshet, por edhe shkollat e fakultetet, n\u00eb vitet e r\u00ebnda t\u00eb okupimit serb, qen\u00eb serbizuar e pravosllavizuar me emrat, me bustet dhe ikonografin\u00eb e tyre. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim faktin se shkoll\u00ebs fillore \u201cHasan Prishtina\u201d n\u00eb Ulpian\u00eb iu nd\u00ebrrua emri me dhun\u00eb nga \u201cHasan Prishtina\u201d n\u00eb \u201cDositej Obradoviq\u201d, kurse busti i Hasan Prishtin\u00ebs u zhduk pa gjurm\u00eb. N\u00eb oborrin e Fakultetit Filologjik qe v\u00ebn\u00eb p\u00ebrmendorja e Vuk Karaxhiqit, thik p\u00ebrpjet\u00eb; n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn nd\u00ebrmjet Fakulteti Filozofik dhe Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare dhe Universitare \u2013 shtatorja e Njegoshit gjer\u00eb e gjat\u00eb, kurse p\u00ebrpara Rektoratit ajo e Dositej Obradoviqit. Asnj\u00ebra syresh sot nuk jan\u00eb m\u00eb, sepse nuk e kishin vendin aty.<\/p>\n<p>8. Nj\u00eb kish\u00eb e ngjashme, si kjo n\u00eb Prishtin\u00eb, qe nd\u00ebrtuar edhe n\u00eb Gjakov\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, ngjitur me Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs \u201dAsim Vokshi\u201d. As kjo sot nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, sepse nuk e kishte vendin aty.<\/p>\n<p>9. Ideja e vjet\u00ebr e politik\u00ebs serbe p\u00ebr zbrazjen e Kosov\u00ebs nga shqiptar\u00ebt dhe serbizimin e saj, provoi t\u00eb b\u00ebhet realitet n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX. Kisha n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb pjell\u00eb e k\u00ebsaj ideje dhe serb\u00ebt, si k\u00ebta \u201ctan\u00ebt\u201d k\u00ebtu, ashtu edhe mentor\u00ebt e tyr\u00eb n\u00eb Beograd, e din\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. Tjet\u00ebr pun\u00eb q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb (lehin edhe kur kafshojn\u00eb!), sepse e till\u00eb \u00ebsht\u00eb filozofia e tyre jet\u00ebsore dhe politike, nj\u00eb filozofi tipike hegjemoniste e shoviniste.<\/p>\n<p>10. Po ne shqiptar\u00ebt, a kemi edhe ne ndonj\u00eb kusur lidhur me k\u00ebt\u00eb kish\u00eb djall\u00ebzore, pjell\u00eb e politik\u00ebs antishqiptare me tradit\u00eb shekullore, frym\u00ebzuese kryesore t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbis\u00eb, pa p\u00ebrmendur edhe disa institucione t\u00eb tjera m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Po qe se duam ta themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb, pa i bishtnuar, pavar\u00ebsisht n\u00eb u p\u00eblqen qarqeve t\u00eb caktuara politike e t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb, si dhe individ\u00ebve mendjepakt\u00eb e t\u00eb molepsur paragjykimesh, nd\u00ebrtimi i Katedrales katolike n\u00eb lokacionin ku dikur ishte Gjimnazi \u201cXhevdet Doda\u201d, pra n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb shkolle, pa u zgjidhur problemi i \u201cdregz\u00ebs\u201d s\u00eb madhe, ishte nj\u00eb hap i ngutsh\u00ebm dhe i pamenduar sa duhet. Mund t\u00eb duket si nj\u00eblloj herezie, por nuk mund t\u00eb mos e themi se nd\u00ebrtimi i Katedrales t\u00ebrthorazi ia forcoi themelet \u201cKish\u00ebs politike serbe\u201d jo larg saj.<\/p>\n<p>11. Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr q\u00eb ndikoi n\u00eb \u201cforcimin e themeleve\u201d t\u00eb k\u00ebsaj kishe qen\u00eb edhe trazirat e vitit 2004. Sado q\u00eb shkas i k\u00ebtyre trazirave ishte mbytja e tre f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb fshatit \u00c7ab\u00ebr n\u00eb lumin Ib\u00ebr, t\u00eb ndjekur me qen nga nj\u00eb serb lokal, nuk mund t\u00eb arsyetohet djegia e disa kishave serbe (edhe pse as sot e k\u00ebsaj dite nuk dihet se kush e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb, dora e kujt qe ajo q\u00eb vuri zjarr mbi ato objekte q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk i kishin prekur kurr\u00eb, kurse U\u00c7K-ja ishte kujdesur t\u2019i ruante gjat\u00eb luft\u00ebs). Propaganda e Beogradit, e ndihmuar edhe nga segmente proserbe t\u00eb UNMIK-ut, e shfryt\u00ebzoi mjesht\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb revolt\u00eb, p\u00ebr t\u2019i paraqitur shqiptar\u00ebt si \u201cvandal\u00eb\u201d, kurse serb\u00ebt lokal\u00eb si viktim\u00eb t\u00eb \u201cnacionalizmit shqiptar\u201d!<\/p>\n<p>12. Nj\u00eb gabim tjet\u00ebr, i panevojsh\u00ebm, u b\u00eb tash s\u00eb voni, n\u00eb muajt e ver\u00ebs, kur, n\u00eb saje t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb nj\u00eb a dy grave t\u00eb frustruara gjat\u00eb luft\u00ebs, filluan g\u00ebrmimet p\u00ebr gjetjen e varrez\u00ebs masive pran\u00eb Kish\u00ebs (kriminel\u00ebt serb\u00eb, sado t\u00eb verb\u00ebr nga urrejtja, nuk ishin aq naiv\u00eb sa t\u2019i groposnin shqiptar\u00ebt e vrar\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit!), t\u00eb cilat rezultuan me asgj\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj z\u00ebvend\u00ebskryeministri serb n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs (dhe t\u00eb Metohis\u00eb-sipas tij) doli e tha: \u201c<em>Ja, g\u00ebrmuat, s\u2019gjet\u00ebt asgj\u00eb. Tani legalizoni Kish\u00ebn!<\/em>\u201d. Kurse pa kaluar shum\u00eb koh\u00eb pasoi aksioni p\u00ebr \u201cpastrimin\u201d e \u201chramit\u201d, brenda dhe jasht\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb, me fshisa n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 \u201cqytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb\u201d, edhe zv. kryeministri Stojanoviq dhe Peshkopi Teodosije.<\/p>\n<p>Ky aksion \u201cspektakular\u201d dhe p\u00ebrgjigjja e zbeht\u00eb e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, grupe fare t\u00eb vogla student\u00ebsh t\u00eb UP-s\u00eb q\u00eb protestuan kund\u00ebr \u201cringjalljes\u201d s\u00eb kish\u00ebs, u b\u00ebn\u00eb shkas q\u00eb t\u00eb hapet nj\u00eb debat i gjer\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb objekt. K\u00ebshtu, pas nj\u00eb heshtjeje t\u00eb gjat\u00eb dhe gati t\u00eb plot\u00eb m\u00eb se dhjet\u00ebvje\u00e7are (<em>personalisht jam prononcuar dy her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje: para se t\u00eb fillonte nd\u00ebrtimi i saj, n\u00eb vitin 1991 dhe pa filluar nd\u00ebrtimi i Katedrales n\u00eb vitin 2006<\/em>), t\u00eb gjith\u00ebve iu hap goja dhe filluan t\u00eb flisnin mbar\u00eb e prap\u00eb p\u00ebr \u201ckish\u00ebn\u201d. Bie n\u00eb sy q\u00ebndrimi tep\u00ebr servil dhe joparimor i politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr hir t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre jan\u00eb gati ta legalizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt djall\u00ebzor.<\/p>\n<p>13. \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebhet me t\u00eb? T\u00eb rr\u00ebnohet ashtu si\u00e7 e meriton nj\u00eb objekt i nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe pa pik\u00eb nevoje nga pik\u00ebpamja religjioze, thjesht p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe aty ku s\u2019e ka vendin, apo t\u00eb zhvendoset n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, jasht\u00eb kompleksit universitar, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, q\u00eb do t\u2019u p\u00ebrgjigjej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb minoritetit serb. (Rr\u00ebnimi do t\u00eb ishte pun\u00eb e past\u00ebr, q\u00eb e zgjidh problemin nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb, kurse spostimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leht\u00eb dhe besoj edhe m\u00eb i pranuesh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr serb\u00ebt, por edhe p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt).<\/p>\n<p>14. \u00cbsht\u00eb jo vet\u00ebm i \u00e7uditsh\u00ebm, por edhe tmerr\u00ebsisht jodinjitoz q\u00ebndrimi i politikan\u00ebve kosovar\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb problem: kish\u00ebn politike t\u00eb Arkan-Millosheviqit n\u00eb truallin e Universitetit. \u201cT\u00eb mos preket\u201d, thot\u00eb nj\u00ebri nga maja e piramid\u00ebs. \u201cT\u2019u lihet besimtar\u00ebve ortodoks\u00eb, n\u00ebse ka\u201d- ia pret tjetri, nj\u00eb ish-komandant, duke harruar se serb\u00ebt jan\u00eb ortodoks\u00eb. \u201cT\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb zhurm\u00eb. Nuk na duhet ky luks!\u201d \u2013 shton nj\u00eb i tret\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse i kat\u00ebrti, kryetari i nj\u00eb partie proislamike, propozon q\u00eb Kish\u00ebs serbe dhe Katedrales katolike, t\u2019i shtohet edhe Xhamia myslimane, te Rektorati (sic!), kurse \u201ckampusi universitar\u201d t\u00eb spostohet n\u00eb periferi t\u00eb qytetit, diku jasht\u00eb, por pa e p\u00ebrcaktuar se ku, sepse, sipas tij, n\u00eb asnj\u00eb qytet t\u00eb bot\u00ebs, nuk paska fakultete n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit si n\u00eb Prishtin\u00eb. Po Sorbona ku \u00ebsht\u00eb, o zot\u00ebri? N\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Parisit! Dhe askujt deri m\u00eb sot s\u2019i ka vajtur mendja q\u00eb ta largoj\u00eb prej aty, ta \u00e7oj\u00eb diku n\u00eb periferi!<\/p>\n<p>15. Serbia si shtet nuk e ka ndryshuar aspak q\u00ebndrimin ndaj Kosov\u00ebs. P\u00ebr Vu\u00e7iqin e Da\u00e7iqin, sikurse p\u00ebr Millosheviqin e Sheshelin, Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Serbis\u00eb, kurse m\u00ebsuesit e tyre shpirt\u00ebror\u00eb jan\u00eb heronj! Diplomacia serbe nuk l\u00eb der\u00eb pa trokitur p\u00ebr ta penguar njohjen e Kosov\u00ebs si shtet, kurse pas bisedimeve t\u00eb Brukselit dhe marr\u00ebveshjeve t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb n\u00ebnshkruara me leht\u00ebsi t\u00eb padurueshme nga \u201cparia\u201d jon\u00eb, prania e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e fuqishme.<\/p>\n<p>Qeveria aktuale e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb pa \u201cList\u00ebn serbe\u201d, prandaj tregohet kaq e pambukt\u00eb edhe ndaj kish\u00ebs-dreg\u00ebz n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs. Rivitalizmi i kish\u00ebs millosheviqiane do t\u00eb ishte p\u00ebr pal\u00ebn serbe nj\u00eb fitore e re n\u00eb raport me Kosov\u00ebn dhe nj\u00eb d\u00ebshtim i radh\u00ebs nga ana e udh\u00ebheqjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Dhe n\u00eb fund, po e mbyllim me nj\u00eb konkluzion, q\u00eb mund t\u00eb quhet edhe aksiom\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb l\u00ebshime q\u00eb u b\u00ebhen serb\u00ebve, aq m\u00eb shum\u00eb zgjohen apetitet e tyre. Kur do ta m\u00ebsojn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, politikan\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mjer\u00eb k\u00ebt\u00eb leksion?!<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Agim Vinca, 22 shtator 2016 &#8211; BletaShqiptare.com 1. Th\u00ebn\u00eb figurativisht, kisha ortodokse serbe n\u00eb kompleksin e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dreg\u00ebz n\u00eb fytyr\u00ebn e kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, Prishtin\u00ebs, q\u00eb e sh\u00ebmton fytyr\u00ebn e tij, prandaj duhet gjetur m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u hequr sa m\u00eb par\u00eb. Th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, ajo \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb hiqej n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17508,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-6970","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prof. Dr. Agim Vinca, 22 shtator 2016 &#8211; BletaShqiptare.com 1. Th\u00ebn\u00eb figurativisht, kisha ortodokse serbe n\u00eb kompleksin e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dreg\u00ebz n\u00eb fytyr\u00ebn e kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, Prishtin\u00ebs, q\u00eb e sh\u00ebmton fytyr\u00ebn e tij, prandaj duhet gjetur m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u hequr sa m\u00eb par\u00eb. Th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, ajo \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb hiqej n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-22T21:30:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-02T02:03:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_vinca.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"407\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ\",\"datePublished\":\"2016-09-22T21:30:51+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-02T02:03:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/\"},\"wordCount\":1811,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/agim_vinca.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/\",\"name\":\"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/agim_vinca.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-22T21:30:51+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-02T02:03:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/agim_vinca.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/agim_vinca.jpg\",\"width\":600,\"height\":407,\"caption\":\"Agim Vinca\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Prof. Dr. Agim Vinca, 22 shtator 2016 &#8211; BletaShqiptare.com 1. Th\u00ebn\u00eb figurativisht, kisha ortodokse serbe n\u00eb kompleksin e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dreg\u00ebz n\u00eb fytyr\u00ebn e kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, Prishtin\u00ebs, q\u00eb e sh\u00ebmton fytyr\u00ebn e tij, prandaj duhet gjetur m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u hequr sa m\u00eb par\u00eb. Th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, ajo \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb hiqej n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-22T21:30:51+00:00","article_modified_time":"2021-05-02T02:03:40+00:00","og_image":[{"width":600,"height":407,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_vinca.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ","datePublished":"2016-09-22T21:30:51+00:00","dateModified":"2021-05-02T02:03:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/"},"wordCount":1811,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_vinca.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/","name":"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_vinca.jpg","datePublished":"2016-09-22T21:30:51+00:00","dateModified":"2021-05-02T02:03:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_vinca.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/agim_vinca.jpg","width":600,"height":407,"caption":"Agim Vinca"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kisha-djallezore-dhe-debati-rreth-saj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KISHA DJALL\u00cbZORE DHE DEBATI RRETH SAJ"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6970"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6970\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67764,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6970\/revisions\/67764"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}