{"id":69870,"date":"2021-06-25T00:55:34","date_gmt":"2021-06-24T22:55:34","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=69870"},"modified":"2021-06-25T00:55:34","modified_gmt":"2021-06-24T22:55:34","slug":"drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/","title":{"rendered":"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em>Mbi romanin \u201cN\u00ebna e Drit\u00ebs\u201d t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><strong>Timo M\u00ebrkuri<\/strong><\/p>\n<p><strong>I<\/strong>&#8211; T\u00eb shkruash nj\u00eb roman p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereze, s\u00eb pari: duhet ta kesh shpirtin plot drit\u00eb gjer n\u00eb skajet e tij m\u00eb t\u00eb thella. S\u00eb dyti: librin duhet ta shkruash vet\u00ebm me germa drite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb duhet pasur parasysh se edhe drita \u00ebsht\u00eb disa llojesh, ndaj duhet t\u00eb dim\u00eb t\u00eb zgjedhim at\u00eb ashtu si\u00e7 zgjedhim boj\u00ebn p\u00ebr pen\u00ebn. Shkenc\u00ebtar\u00ebt shpjegojn\u00eb se drita e diellit \u00ebsht\u00eb disa formash dhe vjen drejt nesh n\u00eb form\u00ebn e val\u00ebve, madje ato (val\u00ebt) \u201cudh\u00ebtojn\u00eb\u201d n\u00eb form\u00eb rrethore, pik\u00ebrisht si val\u00ebt q\u00eb krijohen n\u00eb nj\u00eb pellg nga r\u00ebnia e nj\u00eb guri.<\/p>\n<p>Ne hamend\u00ebsojm\u00eb se ato vijn\u00eb vet\u00ebm drejt nesh dhe pak vrasim mendjen t\u00eb shohim dhe t\u00eb kuptojm\u00eb se ato shkojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin intensitet edhe n\u00eb kahun e kund\u00ebrt. Ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fakti se kjo val\u00eb drit\u00eb bie mbi ne n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, t\u00eb fort\u00eb, verbuese, madje duke prur\u00eb me vete nxeht\u00ebsin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e drit\u00ebs diellore bie e shp\u00ebrndahet mbi objekte dhe reflektimi i saj drejt nesh, si drit\u00eb e t\u00ebrthort\u00eb, na mund\u00ebson q\u00eb t\u2019i shohim ato n\u00eb dimensionet dhe ngjyrat e tyre. Ekziston dhe drita qiellore, nj\u00eb drit\u00eb e \u00ebmb\u00ebl dhe e ngroht\u00eb, q\u00eb ndon\u00ebse ajri \u00ebsht\u00eb pa ngjyr\u00eb, ta paraqet qiellin n\u00eb nj\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr t\u00eb \u00ebmb\u00ebl.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Timo M\u00ebrkuri\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/Timo_Merkuri.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><em><span style=\"color: #999999;\">Timo M\u00ebrkuri, Sarand\u00eb<\/span><\/em><\/p>\n<p>Gjithsesi kjo drit\u00eb me origjin\u00eb zjarri diellor, nuk \u201charron\u201d t\u00eb mbart\u00eb drejt nesh ngjyr\u00ebn e kuqe n\u00eb t\u00eb verdh\u00eb dhe rrezikun e nxeht\u00ebsis\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb saj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb t\u00eb ndrin, por edhe t\u00eb djeg dhe ajo q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se jet\u00ebgjat\u00ebsia e saj matet me epoka mij\u00ebravje\u00e7are.<\/p>\n<p>Ka dhe nj\u00eb drit\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, q\u00eb nuk t\u00eb vjen n\u00eb form\u00eb val\u00ebsh rrethore apo nj\u00eb drejtimshe, nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb nuk e sheh, por m\u00eb s\u00eb shumti e ndjen, si at\u00eb vet\u00eb ashtu edhe ngroht\u00ebsin\u00eb e saj. Kjo \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb buron nga shpirti i njeriut t\u00eb mir\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb dhe t\u00eb shfaq\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb veten e tij para njer\u00ebzis\u00eb dhe koh\u00ebs. Kjo drit\u00eb, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti shfaqet n\u00eb shk\u00eblqimin e syve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr, vazhdon vet\u00ebm nj\u00eb jet\u00eb njeriu p\u00ebr secilin burim njer\u00ebzor. Me k\u00ebt\u00eb drit\u00eb mund t\u00eb shpreh\u00ebsh nj\u00eb dashuri t\u00eb sinqert\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb lumtur nj\u00eb vajz\u00eb, t\u00eb shkruash nj\u00eb poezi t\u00eb bukur apo t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb vep\u00ebr humane p\u00ebr dik\u00eb ose p\u00ebr disa njer\u00ebz, nj\u00eb heroiz\u00ebm apo nj\u00eb vet\u00ebflijim.<\/p>\n<p><strong>II<\/strong>&#8211; Shkenc\u00ebtar\u00ebt na kan\u00eb shpjeguar drit\u00ebn e diellit dhe drita t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, kan\u00eb folur dhe shkruar edhe p\u00ebr drit\u00ebn e shpirtit njer\u00ebzor, por ata s\u2019kan\u00eb mundur t\u00eb flasin,\u00a0 kuptojn\u00eb dhe shpjegojn\u00eb \u201cdrit\u00ebn e dritave\u201d, at\u00eb drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flet n\u00eb romanin e tij \u201cN\u00ebna e Drit\u00ebs\u201d shkrimtari Anton Nik\u00eb Berisha. Kjo drit\u00eb ka mbetur pa u shpjeguar nga shkenc\u00ebtar\u00ebt \u201cateist\u00eb\u201d dhe praktikicen\u00eb p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se burimi i saj \u00ebsht\u00eb mbi shkenc\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb buron prej Hyjit dhe q\u00eb dep\u00ebrton n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb qenies s\u00eb njeriut duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb vet\u00eb n\u00eb drit\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo drit\u00eb shihet vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb,\u00a0 pik\u00ebrisht kur vet\u00eb Hyji t\u00eb fton t\u00eb b\u00ebhesh \u201c<em>drit\u00eb e drit\u00ebs<\/em>\u201d s\u00eb tij: \u201c<em>N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast, nga trupi i saj (Zoj\u00ebs), zuri t\u00eb rrjedh\u00eb nj\u00eb drit\u00eb, q\u00eb shkonte e shumohej dhe shnd\u00ebrrohej n\u00eb uj\u00ebvar\u00eb shk\u00eblqyese; p\u00ebrhapej gjithandej sa e t\u00ebr\u00eb kisha u shnd\u00ebrrua n\u00eb drit\u00eb (f. 68) Ishte nj\u00eb ngroht\u00ebsi q\u00eb m\u00eb dep\u00ebrtonte thell\u00eb n\u00eb qenie dhe m\u00eb p\u00ebrt\u00ebrinte\u201d<\/em> kujton takimin e par\u00eb me k\u00ebt\u00eb drit\u00eb \u201cGonxhja\u201d f\u00ebmij\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb nuk shuhet<em>&#8230;:\u201cDerisa t\u00eb jem n\u00eb bot\u00eb, do t\u00eb jem drita e bot\u00ebs<\/em>\u201d, Gjn 9, 5 (f. 142).<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb, ndryshe nga gjith\u00eb dritat e tjera, pranohet nga njeriu i zgjedhur prej Hyjit (<em>\u201cTi duhet t\u00eb b\u00ebhesh flije e Krishtit!\u201d m\u00eb tha z\u00ebri me but\u00ebsi. f. 69) <\/em>me vullnetin e tij t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebrthithet prej tij n\u00eb \u00e7do or\u00eb dhe dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe kryesorja \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb njeriu shnd\u00ebrrohet n\u00eb drit\u00eb, pjes\u00eb e k\u00ebsaj drite. \u201c<em>Ti e di se dashuria m\u00eb ka kryq\u00ebzuar. Dua q\u00eb edhe ti t\u00eb jesh pjes\u00eb e drit\u00ebs sime!\u201d tha z\u00ebri dhe heshti<\/em>.(f. 71) kujton vajza Gonxhe\u00a0 ftes\u00ebn e Hyjit n\u00eb kish\u00ebn e Letic\u00ebs dhe autori citon kujtimet e saj; <em>Krishti u flijua p\u00ebr t\u2019u ngjallur nga Ati, p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb drit\u00eb q\u00eb do t\u2019u prij\u00eb njer\u00ebzve. K\u00ebshtu i flijuar n\u00eb kryq, Ai u b\u00eb drit\u00eb e drita e shp\u00ebtimi yn\u00eb. Dhe k\u00ebsaj drite dhe k\u00ebsaj fuqie q\u00eb na sh\u00eblbon, ne duhet t\u2019ia hapim zemr\u00ebn<\/em>. ( f. 36) dhe : <em>I krishteri me pag\u00ebzim bashkohet me drit\u00ebn e Hyjit, nd\u00ebrsa me kungim pasurohet me Shpirtin e Shenjt\u00eb<\/em> (f. 37).<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/anb-nena-e-drites-roman.jpg\" alt=\"Anton Nik\u00eb Berisha - N\u00ebna e drit\u00ebs - roman\" width=\"600\" height=\"970\" \/><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb fakti se kjo drit\u00eb nuk vjen te njeriu si drita e diellit, n\u00eb form\u00eb val\u00ebsh rrethore apo t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe nuk p\u00ebrb\u00ebhet nga spekt\u00ebr ngjyrash. \u201cSpektri\u201d i saj \u00ebsht\u00eb dashuria dhe besimi\u00a0 ndaj Hyjit dhe k\u00ebto\u00a0 mbjellin shpres\u00ebn te njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb humbur at\u00eb.<\/p>\n<p>Shtojm\u00eb faktin se njeriu, duke u b\u00ebr\u00eb drit\u00eb, pjes\u00eb e k\u00ebsaj drite sheh qartazi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e jet\u00ebs dhe e ndri\u00e7on k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, sepse: <em>\u201cN\u00eb drit\u00ebn dhe n\u00eb dashurin\u00eb time do t\u2019i kuptosh gj\u00ebrat m\u00eb plotnisht; do t\u00eb jesh e lumtur [&#8230;] K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ua dhuron Hyji vet\u00ebm atyre q\u00eb flijohen p\u00ebr hirin e tij e p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njeriut.\u201d (f. 70) <\/em>Kjo drit\u00eb t\u00eb mund\u00ebson t\u00eb shoh\u00ebsh shpres\u00ebn\u00a0 edhe n\u00eb er\u00ebsir\u00ebn e mjerimit, t\u00eb gjesh g\u00ebzimin n\u00eb vuajtjen p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, sepse: <em>\u201dVet\u00ebm duke qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj drite sheh e ndjen se \u201cvuajtjet e tjetrit jan\u00eb nj\u00ebherit edhe vuajtjet e tua; mjerimi i tij t\u00eb b\u00ebn q\u00eb edhe ti t\u00eb jesh i mjer\u00eb<\/em>\u201d (f. 134) dhe m\u00ebson \u00e7udit\u00ebrisht se: \u201c<em>P\u00ebrbuzja q\u00eb i b\u00ebn tjetrit [&#8230;] nuk bartet tek ai; i p\u00ebrket atij q\u00eb e b\u00ebn. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me urrejtjen: ai q\u00eb e urren tjetrin, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e urren veten: T\u00eb dyja (p\u00ebrbuzja dhe urrejtja) jan\u00eb ndjenja e ndjenjat nuk jan\u00eb sende q\u00eb barten, mbesin aty ku lindin<\/em> (f. 134).<\/p>\n<p>Kjo drit\u00eb e Hyjit ka vet\u00ebm dashuri dhe \u201cdashuri\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh dhe jo t\u00eb marr\u00ebsh. S\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi se sa jep, r\u00ebnd\u00ebsi ka t\u00eb jap\u00ebsh me dashuri t\u00eb madhe: &#8211; \u201c<em>F\u00ebmija yn\u00eb p\u00ebr tre dit\u00eb nuk e ka ngr\u00ebn\u00eb pjes\u00ebn e vet t\u00eb sheqerit; e ka mbledhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb tas dhe e ka sjell\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tu!\u201d (f. 258).<\/em><\/p>\n<p><em>-\u201cN\u00ebn\u00eb, un\u00eb jam lyp\u00ebs dhe sot gjith\u00eb dit\u00ebn kam bashkuar vet\u00ebm 29 paisa. Dua t\u2019i jap ty!\u2026 Desha t\u00eb kesh edhe di\u00e7ka nga un\u00eb\u201d. (f. 259)<\/em><\/p>\n<p><em>-\u201cN\u00ebn\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb jemi martuar dhe kemi hequr dor\u00eb nga kremtja e martes\u00ebs p\u00ebr t\u2019i kursyer t\u00eb hollat p\u00ebr njer\u00ebzit e tu t\u00eb varf\u00ebr! Ato t\u00eb holla ju kemi sjell\u00eb.\u201d (fq.261)<\/em><\/p>\n<p><em>-\u201cN\u00ebna ime, t\u00eb dua p\u00ebrtej mas\u00ebs dhe po t\u2019i d\u00ebrgoj t\u00eb holl\u00ebzat e mia p\u00ebr t\u00eb varfrit e tu. K\u00ebto kam e k\u00ebto po t\u2019i nis. T\u00eb kisha pasur m\u00eb shum\u00eb, do t\u2019i kisha nisur t\u00eb gjitha!\u201d<\/em> (f. 262).<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb fiket e ndizet sipas d\u00ebshir\u00ebs\u00a0\u00a0 s\u00eb njeriut si dritat e sht\u00ebpis\u00eb. Kush b\u00ebhet \u201cdrit\u00eb e drit\u00ebs\u201d, shkon pas drit\u00ebs dhe n\u00eb at\u00eb bot\u00eb ulet n\u00eb krah t\u00eb Atit:<em> \u201cPastaj v\u00ebreja se vrundujt e ndri\u00e7imit ngjiteshin p\u00ebrpjet\u00eb [&#8230;] dhe nj\u00ebsoheshin me drit\u00ebn e yjve. <\/em><\/p>\n<p><em>Duke e v\u00ebshtruar at\u00eb ndri\u00e7im u nisa mbas tij. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast ndjeva nj\u00eb ngroht\u00ebs\u00ed shpirti, nj\u00eb leht\u00ebsim frym\u00ebmarrjeje dhe nj\u00eb prehje t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb pafund, si n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Atit. (f. 295)<\/em><\/p>\n<p><strong>III<\/strong>-T\u00eb shkruash nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereza duhet ta njoh\u00ebsh Bibl\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe fjal\u00ebn e Krishtit n\u00eb ve\u00e7anti, ashtu si\u00e7 e njihte dhe e zbatonte ajo, e cila i ishte falur asaj fjale me trup e shpirt. Referimet q\u00eb b\u00ebn autori nga literatura kishtare, mb\u00ebshtetja dhe p\u00ebraf\u00ebria e fjal\u00ebve dhe e veprimeve t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze me ato t\u00eb shenjtor\u00ebve dhe Krishtit, d\u00ebshmojn\u00eb q\u00eb autori \u00ebsht\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb, jo vet\u00ebm i teksteve t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze, por dhe i <em>Bibl\u00ebs <\/em>dhe i literatur\u00ebs kishtare, ku gjen mb\u00ebshtetje \u00e7do mendim dhe veprim i saj. Jo vet\u00ebm q\u00eb autori i njeh k\u00ebto tekste dhe literatura, por kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme ai shkruan n\u00eb stilin e tyre, n\u00eb stilin e librave apo t\u00eb shkrimeve t\u00eb shenjta, duke e \u201cshnd\u00ebrruar\u201d vet\u00eb romanin n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, pjes\u00eb t\u00eb literatur\u00ebs kishtare.<\/p>\n<p>T\u00eb lexosh k\u00ebt\u00eb roman, t\u00eb duket se lexon pjes\u00eb t\u00eb Bibl\u00ebs apo s\u00eb paku nj\u00eb nga Ungjijt\u00eb n\u00eb nj\u00eb variant t\u00eb ri, aq shum\u00eb ngroht\u00ebsi, dashuri e teologji mbartin. Lexoni ju lutem kapitullin e par\u00eb t\u00eb romanit:<em> \u201cDita q\u00eb nuk donte t\u00eb mbaronte\u201d<\/em><em>, <\/em>shihni t\u00eb shkruarin plot dashuri dhe p\u00ebrvujt\u00ebri, tipike e shkrimeve t\u00eb Apostujve dhe ju siguroj se do t\u2019ju \u201clind\u00eb\u201d mendimi q\u00eb ky kapitull mund t\u00eb jet\u00eb \u201criprodhimi\u201d i ndonj\u00eb letre origjinale t\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze ose nj\u00eb fragment shkrimi i nj\u00eb Apostulli.<\/p>\n<p>Hamend\u00ebsimi sado i larg\u00ebt n\u00eb dukje, ka di\u00e7ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: N\u00ebna Tereze kishte stilin e t\u00eb shkruarit si nj\u00eb Apostull i Ri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mund t\u00eb themi se Anton Nik\u00eb Berisha e ka studiuar dhe e ka p\u00ebrvet\u00ebsuar pasurin\u00eb leksikore, teologjike kishtare dhe stilin e Shkrimeve t\u00eb Shenjta sa q\u00eb ky lib\u00ebr mund t\u00eb \u201chyj\u00eb\u201d leht\u00ebsisht n\u00eb fondin e librave kishtar\u00eb i barabart\u00eb me vepra t\u00eb tjera. Nuk duket asgj\u00ebkund se shkruan Anton Nik\u00eb Berisha, t\u00eb duket se je duke d\u00ebgjuar vet\u00eb N\u00ebn\u00ebn Tereze q\u00eb flet p\u00ebr jet\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse erdh\u00ebm t\u00eb kjo pik\u00eb, vlen t\u00eb themi se stili i t\u00eb shkruarit t\u00eb romanit ka edhe nj\u00eb tipar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: gjith\u00eb romani \u201czhvillohet\u201d brenda kapitullit <em>\u201cDita q\u00eb nuk donte t\u00eb mbaronte<\/em>\u201d, t\u00eb cilin duke hyr\u00eb n\u00eb mes e ndan n\u00eb dy pjes\u00eb, pjesa e par\u00eb dhe pjesa e XXVI, e cila \u00ebsht\u00eb dhe mbyllja e romanit. Romani \u00ebsht\u00eb i shkruar n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb, \u00ebsht\u00eb N\u00ebna Terez\u00eb q\u00eb \u201crr\u00ebfen\u201d dhe jo Anton Nik\u00eb Berisha q\u00eb \u201ckrijon\u201d, duke qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb sip\u00ebrore i besuesh\u00ebm dhe t\u00ebrheq\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>IV<\/strong>&#8211; \u00cbsht\u00eb interesant fakti se ky roman \u201cflet\u201d i gjithi shqip, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dihet se N\u00ebna Terez\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jetoi apo punoi, madje n\u00eb vizit\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb iu refuzua nga shteti monist k\u00ebrkesa e saj p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb \u201csht\u00ebpi t\u00eb vobekt\u00ebsh\u201d. \u00cbsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb leht\u00ebsirat q\u00eb i krijoi\u00a0 shteti i ri demokratik n\u00eb vizit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr romanin \u201cN\u00ebna e drit\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb t\u00eb shkruajm\u00eb dhe t\u00eb themi se: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman i shkruar me dashuri, madje me shum\u00eb dashuri, gj\u00eb q\u00eb na tregon se edhe vet\u00eb autori \u201cka marr\u00eb drit\u00eb nga drita e Hyjit\u201d, s\u00eb paku p\u00ebr t\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. Mir\u00ebpo, duhet shtuar se edhe portreti i N\u00ebn\u00ebs Tereze, fjal\u00ebt e saj, mendimet e saj, besa n\u00eb veprimet dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e saj, bien er\u00eb Shqip\u00ebrie.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb krye romani nis me nj\u00eb vizit\u00eb te dajat, por fjala \u201cdaj\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb sinonim i shprehjes \u201cdashuri e dhembshuri p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt\u201d . Fjala daj\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e but\u00eb dhe m\u00eb e ngroht\u00eb se fjala xhaxha. Te dajat f\u00ebmija loz e qesh, nd\u00ebrsa te xhaxhai rri urt\u00eb dhe d\u00ebgjon. Dajat t\u00eb afrojn\u00eb ngroht\u00ebsi e dashuri t\u00eb dukshme, xhaxhai t\u00eb afron p\u00ebrvoj\u00eb jete.<\/p>\n<p>N\u00ebna Tereze u rrit n\u00eb nj\u00eb familje katolike n\u00eb ambiente katolike dhe ne menj\u00ebher\u00eb kujtojm\u00eb q\u00ebndres\u00ebn e popullsis\u00eb katolike p\u00ebr t\u00eb mos braktisur besimin e krishter\u00eb, pavar\u00ebsisht masakrave q\u00eb armiqt\u00eb kryen mbi k\u00ebt\u00eb popullsi. Vajza Gonxhe u rrit me tregimin p\u00ebr Shtjefnin e Gjonit n\u00eb Stub\u00ebll, t\u00eb cilin ushtar\u00ebt turq e masakruan \u2018<em>Trupin, trupin do ta shkallmojm\u00eb, do t\u2019i presim k\u00ebmb\u00ebt, duart, kok\u00ebn; do t\u2019i nxjerrim syt\u00eb, gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e jotja dhe e trupit t\u00ebnd; gjith\u00e7ka do ta zhb\u00ebjm\u00eb; nuk do t\u00eb t\u00eb mbes\u00eb asnj\u00eb cop\u00eb p\u00ebr b\u00e9 e rr\u2019f\u00e9!\u2019<\/em><\/p>\n<p><em>\u2018Trupin tim, po, po jo dhe shpirtin tim.. Ai \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm dhe i pavdeksh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm dhe i pavdeksh\u00ebm hiri i Hyjit. Un\u00eb nj\u00eb her\u00eb ia kam fal\u00eb Atij shpirtin dhe ai i p\u00ebrket vet\u00ebm Atij.\u2019<\/em> (f. 60). K\u00ebto rr\u00ebfime q\u00ebndrese bese e besimi ishin n\u00eb fakt shkolla e v\u00ebrtet\u00eb e Gonxhes s\u00eb vog\u00ebl, m\u00ebsimet e s\u00eb cil\u00ebs i erdhi rasti t\u2019i vej\u00eb n\u00eb jet\u00eb n\u00eb vende t\u00eb larg\u00ebta dhe n\u00eb kushte ekstreme, edhe p\u00ebr \u2018t\u00eb, si fem\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019ju argumentoj me p\u00ebrshkrimin n\u00eb Kreun XVIII (f. 204) :<\/p>\n<p>nd\u00ebrsa punonte me m\u00eb t\u00eb varfrit e m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve n\u00eb rrug\u00ebt e Kalkut\u00ebs, nj\u00eb buz\u00ebmbr\u00ebmje, n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs N\u00ebna Tereze d\u00ebgjoi nj\u00eb r\u00ebnkim.<\/p>\n<p>U afrua dhe: \u201c<em>Buz\u00eb nj\u00eb grumbulli mbeturinash v\u00ebrejta nj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ishte tru\u00e7uar si cop\u00eb mishi e hedhur. Iu afrova edhe m\u00eb shum\u00eb. Bleni i flok\u00ebve, q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb anash, si nj\u00eb litar i ferrit, m\u00eb dha t\u00eb kuptoj se ishte grua. D\u00ebneste n\u00eb heshtje [&#8230;] U p\u00ebrkula n\u00eb gjunj\u00eb p\u00ebr t\u2019ia par\u00eb fytyr\u00ebn dhe nuk u besova syvet: po e hanin krymbat. \u201cO Hyj i gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm!\u201d klitha dhe i mbylla syt\u00eb [&#8230;]<\/em> <em>Pastaj i l\u00ebshova duart posht\u00eb dhe [&#8230;] u dhash\u00eb hapave si plumb pushke, u turravrapa.[&#8230;]<\/em> <em>Nuk e di sa ngarenda ashtu e pastaj nga mbrenda ndjeva nj\u00eb z\u00eb: \u201cAi trup \u00ebsht\u00eb i Krishtit!\u201d, \u201cKrishtin e han\u00eb krymbat, jo gruan!\u201d.<\/em> <em>U ndala sikur dikush t\u00eb m\u2019i kishte prer\u00eb k\u00ebmb\u00ebt [&#8230;]<\/em> <em>mblodha fuqin\u00eb e trupit [&#8230;] si i mbledh pikat e ujit kur ke etje dhe u ktheva te gruaja [&#8230;] Iu afrova. E ngrita pak dhe zura t\u2019ia pastroja krymbat. As vet\u00eb nuk e kuptoja se si n\u00eb ato \u00e7aste ato insekte, q\u00eb l\u00ebviznin pa ndalur, nuk m\u00eb dukeshin t\u00eb ndyr\u00eb, t\u00eb neveritsh\u00ebm. Ia hoqa nj\u00eb nga nj\u00eb e pastaj e ngarkova n\u00eb shpin\u00eb&#8230;\u201d(<\/em>f. 204<em>).<\/em><\/p>\n<p>Nuk e di pse leximi i k\u00ebsaj pjese m\u00eb solli nd\u00ebrmend ngjarjen e Sh\u00ebn Pjetrit: Roma po digjej dhe Neroni l\u00ebshoi mbi t\u00eb krishter\u00ebt bashk\u00eb me ushtrin\u00eb edhe akuz\u00ebn e zjarrv\u00ebnies.<\/p>\n<p>Shok\u00ebt e k\u00ebshilluan Sh\u00ebn Pjetrin q\u00eb t\u00eb largohej nga Roma, s\u00eb paku t\u00eb shp\u00ebtonte ai me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ringrinte Kish\u00ebn e krishter\u00eb pas masakr\u00ebs. Nd\u00ebrsa po ecte me nxitim rrug\u00ebve q\u00eb t\u00eb nxirrnin nga qyteti n\u00eb flak\u00eb, Sh\u00ebn Pjetri sheh p\u00ebrball\u00eb Jezu Krishtin q\u00eb po nxitonte drejt Rom\u00ebs. I habitur, por dhe i tmerruar, i del p\u00ebrpara dhe e pyet: Quo vadis, domne (Ku shkon, Zoti im).<\/p>\n<p>&#8211; Po shkoj t\u00eb kryq\u00ebzohem p\u00ebrs\u00ebri, se ti e braktise popullin tim &#8211; iu p\u00ebrgjigj Jezu Krishti duke nxituar hapin.<\/p>\n<p>Befas Sh\u00ebn Pjetrit iu kujtua se e kishte mohuar (tradhtuar n\u00eb fakt) tri her\u00eb Krishtin dit\u00ebn q\u00eb e arrestuan. Kjo do t\u00eb ishte e kat\u00ebrta dhe m\u00eb e r\u00ebnda. Ndaj i tmerruar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019do linte pas se sa \u00e7\u2019mund ta gjente p\u00ebrpara, u kthye drejt Rom\u00ebs, ku e priti [&#8230;] kryq\u00ebzimi. Kok\u00ebposht\u00eb. N\u00ebn\u00ebs Tereze nuk i doli Jezu Krishti p\u00ebrpara tek ajo grua t\u00eb cil\u00ebn e hanin krimbat, asaj i foli Hyji dhe i tha: \u201c<em>N\u00eb at\u00eb trup gruaje \u00ebsht\u00eb Biri i Hyjit; nuk mund ta mohosh dashurin\u00eb e tij. Atij ia ke dh\u00ebn\u00eb <strong>bes\u00ebn<\/strong> q\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb.\u201d<\/em> Ishte \u201cbesa\u201d q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb, ajo q\u00eb e ktheu<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a> te gruaja fatkeqe.<\/p>\n<p>Po t\u00eb studiosh portretin e N\u00ebn\u00ebs Tereze jan\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb t\u00eb \u201cvijat\u201d, \u201cngjyrat\u201d dhe shprehjet e frazeologjit\u00eb shqipe q\u00eb ajo i ka marr\u00eb me vete nga vendorigjina. Shprehje t\u00eb tilla si: <em>\u201cSado q\u00eb ngula k\u00ebmb\u00eb t\u00eb m\u00ebsoja di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb, \u00e7ile gur goj\u00ebn\u201d<\/em> (f. 267), <em>\u201cNuk thuhet rast\u00ebsisht: e keqja nuk rri asnj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm\u201d, \u201cSht\u00ebpia nuk mund t\u00eb futej n\u00eb thes, sikur fshiheshin rastet n\u00ebp\u00ebr spitale\u201d<\/em> (f. 272),<em> \u201cfluturakja<\/em>\u201d (avioni) &#8230;(f. 277), \u201c<em>Dy atllar\u00eb n\u00eb nj\u00eb mullar nuk lidhen\u201d thot\u00eb urtia\u201d. \u201cThash\u00eb , sa p\u00ebr t\u2019ua hequr dushkun fjal\u00ebve<\/em>\u201d (f. 288), \u201c<em>Hapja e nj\u00eb sht\u00ebpie p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt nga AIDS-i n\u00eb nj\u00eb qytet, n\u00ebnkuptonte ta b\u00ebsh zjarrin e duksh\u00ebm ose t\u00eb luash me flak\u00eb\u201d<\/em> (f.. 273)..<\/p>\n<p><strong>V-Bota e gjitha e di q\u00eb N\u00ebna Tereze \u00ebsht\u00eb shqiptare.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi, p\u00ebrmes nj\u00eb rr\u00ebfimi poetik t\u00eb ngritur, e p\u00ebrforcon edhe ky roman i Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje ky roman, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb q\u00eb vendi yn\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb streh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt evropiane i kujton k\u00ebsaj Evrope se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i origjin\u00ebs s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Tereze; \u00ebsht\u00eb populli i saj ai q\u00eb vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb jasht\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ajo, sa qe gjall\u00eb hapi kudo n\u00eb kryeqytetet evropiane dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs\u00a0 sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb vobekt\u00ebve, duke u dh\u00ebn\u00eb strehim, shpres\u00eb e jet\u00eb t\u00eb mjer\u00ebve dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve t\u00eb tyre, pa dallim feje, ngjyre e race.<\/p>\n<p><em>Sarand\u00eb, qershor 2021<\/em><\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> <em>N\u00eb fakt kjo gjetje e autorit m\u00eb kujtoi klerik\u00ebt katolik\u00eb, q\u00eb binin n\u00ebn plumbat e komunist\u00ebve me thirrjen: Rroft\u00eb Krishti!.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi romanin \u201cN\u00ebna e Drit\u00ebs\u201d t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs Timo M\u00ebrkuri I&#8211; T\u00eb shkruash nj\u00eb roman p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereze, s\u00eb pari: duhet ta kesh shpirtin plot drit\u00eb gjer n\u00eb skajet e tij m\u00eb t\u00eb thella. S\u00eb dyti: librin duhet ta shkruash vet\u00ebm me germa drite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb duhet pasur parasysh se edhe drita \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69871,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-69870","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mbi romanin \u201cN\u00ebna e Drit\u00ebs\u201d t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs Timo M\u00ebrkuri I&#8211; T\u00eb shkruash nj\u00eb roman p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereze, s\u00eb pari: duhet ta kesh shpirtin plot drit\u00eb gjer n\u00eb skajet e tij m\u00eb t\u00eb thella. S\u00eb dyti: librin duhet ta shkruash vet\u00ebm me germa drite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb duhet pasur parasysh se edhe drita \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-06-24T22:55:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/anb-nena-e-drites.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"585\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb\",\"datePublished\":\"2021-06-24T22:55:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/\"},\"wordCount\":3230,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/anb-nena-e-drites.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/\",\"name\":\"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/anb-nena-e-drites.jpg\",\"datePublished\":\"2021-06-24T22:55:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/anb-nena-e-drites.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/06\\\/anb-nena-e-drites.jpg\",\"width\":800,\"height\":585,\"caption\":\"Anton Nik\u00eb Berisha - N\u00ebna e drit\u00ebs\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Mbi romanin \u201cN\u00ebna e Drit\u00ebs\u201d t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs Timo M\u00ebrkuri I&#8211; T\u00eb shkruash nj\u00eb roman p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Tereze, s\u00eb pari: duhet ta kesh shpirtin plot drit\u00eb gjer n\u00eb skajet e tij m\u00eb t\u00eb thella. S\u00eb dyti: librin duhet ta shkruash vet\u00ebm me germa drite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb duhet pasur parasysh se edhe drita \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-06-24T22:55:34+00:00","og_image":[{"width":800,"height":585,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/anb-nena-e-drites.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb","datePublished":"2021-06-24T22:55:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/"},"wordCount":3230,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/anb-nena-e-drites.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/","name":"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/anb-nena-e-drites.jpg","datePublished":"2021-06-24T22:55:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/anb-nena-e-drites.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/anb-nena-e-drites.jpg","width":800,"height":585,"caption":"Anton Nik\u00eb Berisha - N\u00ebna e drit\u00ebs"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/drita-e-hyjit-e-shnderron-njeriun-ne-drite\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DRITA E HYJIT E SHND\u00cbRRON NJERIUN N\u00cb DRIT\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69870"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69870\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69873,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69870\/revisions\/69873"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69871"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}