{"id":70003,"date":"2021-07-03T01:47:48","date_gmt":"2021-07-02T23:47:48","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=70003"},"modified":"2021-07-03T01:47:48","modified_gmt":"2021-07-02T23:47:48","slug":"ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">&#8211; <em>ribotim<\/em> &#8211;<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshti me parim etnik dhe historik, n\u00eb Mbledhjen e Dyt\u00eb \u00eb AVNOJ-it (KA\u00c7KJ) n\u00eb Jajce t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, t\u00eb mbajtur m\u00eb 29.XI.1943 nga komunist\u00ebt jugosllav\u00eb t\u00eb Titos u krijua Maqedonia. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ajo \u00ebsht\u00eb kreatur\u00eb johistorike <strong><em>kominterniste <\/em><\/strong>dhe<strong><em>\u00a0serbokomuniste,\u00a0<\/em><\/strong>n\u00eb funksion t\u00eb neutralizimit dhe t\u00eb amortizimit t\u00eb aspiratave historike homogjeniste dhe ekspansioniste t\u00eb Bullgarsi\u00eb, t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb Greqis\u00eb ndaj saj. Maqedonia pra \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>zon\u00eb-tempon<\/em>, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ekuilibrit nd\u00ebrballkanik. Mund t\u00eb supozohet se prishja e k\u00ebtij ekuilibri \u00ebsht\u00eb\u00a0<strong><em>inkompatibil<\/em><\/strong>me interesat gjeopolitik\u00eb dhe strategjik\u00eb t\u00eb qendrave politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, Maqedonia u shk\u00ebput nga Jugosllavia dhe filloi nd\u00ebrtimin e sistemit pluralist. Pluralizmi politik dhe ideologjik n\u00eb Maqedoni u quajt ndryshe edhe si periudh\u00eb e tranzicionit. Tranzicioni n\u00eb Maqedoni ka hyr\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e tret\u00eb. Ai filloi n\u00eb vitin 1991 dhe zgjat deri n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Me t\u2019u shk\u00ebputur Maqedonia nga Jugosllavia, populli sllavo-maqedonas u b\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; trash\u00ebgues i vet\u00ebm i shtet\u00ebsis\u00eb; dhe<br \/>\n&#8211; mbart\u00ebs i vet\u00ebm i shtet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq, n\u00eb vitin 1991, u privuan nga t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe ata\u00a0<strong><em>trash\u00ebgues t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb<\/em><\/strong>dhe\u00a0<strong><em>mbart\u00ebs t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb<\/em><\/strong>. P\u00ebr t\u00eb drejtat e veta, ata duhej t\u00eb luftonin \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb zhvillimin e proceseve n\u00eb Maqedoni, q\u00eb nga shk\u00ebputja e saj nga\u00a0<strong><em>amalgama jugosllave<\/em><\/strong>, kan\u00eb ushtruar ndikim:<\/p>\n<p>&#8211; faktori sllavo-maqedonas;<br \/>\n&#8211; faktori shqiptar;<br \/>\n&#8211; qendrat politike shqiptare t\u00eb vendosjes \u2013 Tirana dhe Prishtina;<br \/>\n&#8211; boshti sllavo-bizantin ballkanik: Beogradi, Sofja dhe Athina;<br \/>\n&#8211; qendrat politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes \u2013 Uashingtoni dhe Brukseli.<\/p>\n<p>N\u00eb zhvillimet rreth Maqedonis\u00eb, SHBA-ja ka luajtur dhe vazhdon t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; e mbron t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Maqedonis\u00eb;<br \/>\n&#8211; e mbron sovranitetin e Maqedonis\u00eb;<br \/>\n&#8211; parandalon aspiratat hegjemoniste dhe ekspansioniste t\u00eb Bullgaris\u00eb, t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb Greq\u00ebis\u00eb ndaj saj;<br \/>\n&#8211; i sugjeron Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs q\u00eb ndaj Maqedonis\u00eb t\u00eb ndjekin\u00a0<em>politik\u00eb konstruktive<\/em>.<\/p>\n<p>Faktorit politik shqiptar n\u00eb Maqedoni, SHBA-ja i ka sugjeruar dhe vazhdon t\u2019i sugjeroj\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb mos shtroj\u00eb k\u00ebrkesa politike\u00a0<em>radikale<\/em>;<br \/>\n&#8211; t\u00eb ndjek\u00eb\u00a0<em>politik\u00eb konstruktive, paqeruajt\u00ebse dhe stabilzuese<\/em>;<br \/>\n&#8211; t\u00eb veproj\u00eb politikisht, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb institucioneve t\u00eb sistemit;<br \/>\n&#8211; t\u00eb ndjek\u00eb politik\u00eb t\u00eb moderuar.<\/p>\n<p>Nj\u00ebherazi, SHBA-ja nuk e ka parap\u00eblqyer dhe nuk e mb\u00ebshtet as sot,\u00a0<strong><em>homogjenizimin<\/em><\/strong>\u00a0mbi baza etnike n\u00eb Maqedoni. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, si n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn politike sllavo-maqedonase, ashtu edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn politike shqiptare, Uashingtoni sugjeron q\u00eb dy bashk\u00ebsit\u00eb etnike t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb\u00a0<em>pluralizmit politik, pluralizmit ideologjik dhe pluralizmit t\u00eb interesave<\/em>.<\/p>\n<p>Sipas faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, homogjenizimi mbi baza etnike do ta destabilizonte Maqedonin\u00eb, do t\u2019i thellonte ndasit\u00eb midis dy etnikumeve dhe do t\u00eb shpinte n\u00eb federalizmin joformal t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, destabilizimi i Maqdonis\u00eb mund t\u00eb hap\u00eb\u00a0<strong><em>kutin\u00eb e Pandor\u00ebs<\/em><\/strong> dhe t\u00eb destabilizoj\u00eb t\u00ebr\u00eb rajonin. Prania e per\u00ebndimor\u00ebve n\u00eb Maqedoni <em>i<\/em>\u00a0<em>neutralizon <\/em>synimet bullgare, serbe dhe greke ndaj saj, duke <em>amortizuar<\/em>\u00a0nj\u00ebherazi edhe pik\u00ebpamjet potenciale radikale t\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb rajon. Sipas faktorit t\u00eb huaj, destabilizimi i Maqedonis\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujton koh\u00ebn e\u00a0<strong><em>luft\u00ebrave ballkanike<\/em><\/strong>\u00a0<em>(1912-1913)<\/em>\u00a0<strong><em>bellum omnium in omnes<\/em><\/strong>, kur rajoni ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb\u00a0<strong><em>fu\u00e7i baruti<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>E mbrojtur nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, Maqedonia u b\u00eb e p\u00ebrk\u00ebdhelura e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb kontestin me Athin\u00ebn rreth emrit, Maqedonin\u00eb nuk e mb\u00ebshtet asnj\u00eb vend i Europ\u00ebs, p\u00ebrpos Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova kurr\u00eb nuk i kan\u00eb mb\u00ebshtetur\u00a0<em>pik\u00ebpamjet dhe veprimet politike radikale<\/em>\u00a0t\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb Maqedoni. Q\u00ebndrimi i Tiran\u00ebs dhe i Prishtin\u00ebs rreth Maqedonis\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0<strong><em>kompatibil\u00a0<\/em><\/strong>me at\u00eb t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar influent. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, autoritet e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar prore nga faktori shqiptar n\u00eb Maqedoni:<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb mos ndjek\u00eb politik\u00eb radikale;<br \/>\n&#8211; t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb institucioneve t\u00eb sistemit;<\/p>\n<p>Tirana dhe Prishtina nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe nuk e mb\u00ebshtesin as sot\u00a0<em>homogjenizimin<\/em>\u00a0n\u00eb Maqedoni mbi baza etnike, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebndrimet e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Interesimi i Tiran\u00ebs dhe i Prishtin\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e rrjedhave politike n\u00eb hap\u00ebsirat etnike shqiptare jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb kurrfar\u00eb\u00a0<strong><em>paternalizmi<\/em><\/strong>. Po qe se faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, interesimin e qendrave politike shqiptare t\u00eb vendosjes e cil\u00ebson si\u00a0<em>paternaliz\u00ebm<strong>\u00a0<\/strong><\/em>politik, at\u00ebher\u00eb atyre duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje:\u00a0<em>A s\u2019\u00ebsht\u00eb vall\u00eb paternaliz\u00ebm nd\u00ebrhyrja e Beogradit n\u00eb \u201cmbrojtje\u201d t\u00eb interesave t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 2% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb saj<\/em>?!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e shk\u00ebputjes s\u00eb Maqedonis\u00eb nga Jugosllavia, shqiptar\u00ebt nuk kishin:<\/p>\n<p>&#8211; klas\u00eb politike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb;<br \/>\n&#8211; klas\u00eb intelektuale akademike;<br \/>\n&#8211; klas\u00eb shoq\u00ebrore relevante.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit XX, shqiptar\u00ebt nuk kishin\u00a0<strong><em>klas\u00eb politike<\/em><\/strong>\u00a0t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb ngase gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve 1945-1991 nuk konsideroheshin subjekt apo faktor politik\u00a0<em>shtetformues<\/em>. T\u00eb l\u00ebn\u00eb\u00a0<em>n\u00eb margjinat e proceseve politike<\/em>, shqiptar\u00ebt nuk kishin si t\u00eb krijonin klas\u00eb politike. N\u00eb pozita politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb caktuara em\u00ebroheshin vet\u00ebm ata shqiptar\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn sllavo-maqedonase. N\u00eb vitin 1986 e m\u00eb pas, shtypi i Beogradit, shqiptar\u00ebt e k\u00ebtill\u00eb do t\u2019i quaj\u00eb\u00a0<strong><em>shqiptar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit XX, shqiptar\u00ebt nuk kishin\u00a0<strong><em>klas\u00eb intelektuale<\/em><\/strong>\u00a0t\u00eb fuqishme ngase nuk posedonin asnj\u00eb\u00a0<em>institucion kulturor<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>shkencor<\/em>\u00a0komb\u00ebtar. N\u00eb institucionet kulturore dhe shkencore shtet\u00ebrore, d.m.th. sllavo-maqedonase, nuk ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb fare. N\u00eb vitin 1991 e m\u00eb pas, shqiptar\u00ebt nuk kishin\u00a0<strong><em>klas\u00eb shoq\u00ebrore\u00a0<\/em><\/strong>relevante p\u00ebr arsye se n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs, d.m.th. n\u00eb vitet 1945-1991, ishin\u00a0<em>n\u00eb margjinat e proceseve ekonomike<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>financiare<\/em>.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, edhe organizimi politik i shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, n\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb pluralizmit, nuk ishte n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb duhur. K\u00ebshtu q\u00eb faktori politik shqiptar:<\/p>\n<p>&#8211; asnj\u00ebher\u00eb nuk arriti t\u00eb veproj\u00eb si nj\u00eb faktor i bashkuar dhe unik;<br \/>\n&#8211; nuk nd\u00ebrtoi nj\u00eb platform\u00eb politike t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt;<br \/>\n&#8211; nuk e p\u00ebrkufizoi drejt dhe sakt\u00eb kauz\u00ebn shqiptare n\u00eb Maqedoni<br \/>\n&#8211; nuk e artikuloi sakt\u00eb interesin komb\u00ebtar;<br \/>\n&#8211; nuk e p\u00ebrcaktoi drejt dhe sakt\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit politik.<\/p>\n<p>Me kapacitet politik dhe intelektual t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, faktori politik shqiptar n\u00eb Maqedoni, pa arritur nj\u00eb\u00a0<strong><em>marr\u00ebveshje historike<\/em><\/strong>\u00a0dyetnike me faktorin sllavo-maqedonas, hyri n\u00eb sistem, si n\u00eb organin ligjv\u00ebn\u00ebs, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb ekzekutiv, madje n\u00eb t\u00eb tri nivelet e pushtetit: qendror, vendor dhe gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sistem pa nj\u00eb marr\u00ebveshje historike dyetnike, faktori politik shqiptar:<\/p>\n<p>&#8211; shnd\u00ebrrohej n\u00eb dekor t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Maqedoni;<br \/>\n&#8211; b\u00ebhej veg\u00ebl dhe instrument i pushtetit sllavo-maqedonas;<br \/>\n&#8211; b\u00ebhej pjes\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti, q\u00eb ua siguronte sllavo-maqedonasve statusin e kombit.<\/p>\n<p>Hyrja e faktorit politik shqiptar n\u00eb sistem, pa nj\u00eb marr\u00ebveshje historike nd\u00ebretnike, i sanksionoi shqiptar\u00ebt si nj\u00eb\u00a0<strong><em>pakic\u00eb komb\u00ebtare<\/em><\/strong>. Si pasoj\u00eb e nj\u00eb veprimi t\u00eb till\u00eb, faktori politik shqiptar nuk arriti ta zgjidh\u00eb kauz\u00ebn komb\u00ebtare. Asnj\u00eb popull n\u00eb histori nuk ka arritur ta zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vet komb\u00ebtare duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb popullit sundues dhe dominues, pa arritur paraprakisht nj\u00eb marr\u00ebveshje historike me t\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb integrohesh n\u00eb sistem, pa arritur paraprakisht nj\u00eb marr\u00ebveshje historike me popullin q\u00eb e konsideron veten\u00a0<em>shtetformues<\/em>, do t\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; interesin komb\u00ebtar ta z\u00ebvend\u00ebsosh me nj\u00eb interes t\u00eb pjessh\u00ebm;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 &#8211; interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm ta z\u00ebvend\u00ebsosh me interesin personal, me interesin e nj\u00eb grupi apo t\u00eb nj\u00eb koniunkture;<br \/>\n&#8211; ta n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebsh kauz\u00ebn komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para t\u00eb pluralizmit politik, faktori politik shqiptar synim par\u00ebsor kishte, jo t\u00eb zgjidh\u00eb statusin politik t\u00eb shqiptar\u00ebve, por t\u00eb hyj\u00eb sa m\u00eb shpejt n\u00eb sistem &#8211; n\u00eb qeveri, n\u00eb kuvend, n\u00eb gjyq\u00ebsi dhe n\u00eb pushtetin vendor. Ky veprim\u00a0<em>apolitik<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>kuazipolitik<\/em>\u00a0i faktorit shqiptar b\u00ebri t\u00eb mundur ardhjen n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb nj\u00eb\u00a0<em>nomenklature<\/em>, p\u00ebr interesa t\u00eb individ\u00ebve dhe t\u00eb grupeve. Privilegjet dhe favoret e individ\u00ebve, t\u00eb grupeve, t\u00eb klaneve apo t\u00eb nj\u00eb nomenklature, nuk paraqesin interes t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por\u00a0<strong><em>koniunktural<\/em><\/strong>. Interesi koniunktural nuk paraqet interes komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Hyrja n\u00eb sistem e nj\u00eb partie politike shqiptare <strong><em>pa marr\u00ebveshje historike<\/em><\/strong> nd\u00ebrmjet dy popujve,\u00a0 e b\u00ebn at\u00eb parti pjes\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit, pa kurrfar\u00eb roli\u00a0<em>vendimmarr\u00ebs<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rrethanat ballkanike, partit\u00eb politike lindin kryesisht:<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb momentet historike, q\u00eb paraqesin kthesa t\u00eb m\u00ebdha; dhe<br \/>\n&#8211; n\u00eb koh\u00eb krizash t\u00eb thella politike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga terrori sllav dhe nga terri bizantin dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb drit\u00ebn e liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb, populli shqiptar gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pluralizmit nuk kurseu asgj\u00eb, madje as gjakun e bijve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7astin historik t\u00eb shk\u00ebputjes s\u00eb Maqedonis\u00eb nga Jugosllavia n\u00eb vitin 1991, lindi\u00a0<em>Partia p\u00ebr Prosperitet Demokratik<\/em>, me fizionomi t\u00eb nj\u00eb\u00a0<em>l\u00ebvizjeje popullore<\/em>. Lufta e 2001-shit nd\u00ebrkaq, paraqet \u00e7astin historik n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lindi\u00a0<em>Bashkimin Demokratik p\u00ebr Integrim<\/em>. Nga d\u00ebshtimi politik i PPD-s\u00eb, lindi nga gjiri i saj fraksioni i quajtur PPDSH, i cili m\u00eb von\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb subjekt politik t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsish\u00ebm, i identifikuar me em\u00ebrtimin\u00a0<em>Partia Demokratike Shqiptare<\/em>. Pas ngjarjeve tragjike t\u00eb Gostivarit, k\u00ebtij subjekti politik iu bashk\u00ebngjit edhe Partia Demokratike Popullore. Tendencat e individ\u00ebve apo t\u00eb grupeve t\u00eb caktuara p\u00ebr t\u00eb krijuar parti politike shqiptare jasht\u00eb k\u00ebtyre dy momenteve historike t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna, me nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrjashtimi t\u00eb RDK-s\u00eb \u2013\u00a0<strong><em>d\u00ebshtuan<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn politike shqiptare, q\u00eb nga viti 1991 deri m\u00eb sot, u formuan shum\u00eb parti politike. Disa prej tyre u shuan, sapo u formuan. Themeluesit e partive politike tanim\u00eb t\u00eb shuara, nuk kan\u00eb pasur ndonj\u00eb q\u00ebllimi apo synimi komb\u00ebtar. Themeluesit e k\u00ebtyre pseudopartive kan\u00eb pasur vet\u00ebm nj\u00eb\u00a0 q\u00ebllim: t\u00eb b\u00ebhen deputet\u00eb t\u00eb kuvendit maqedonas.<\/p>\n<p>Partia p\u00ebr Prosperitet Demokratik i kishte elementet e nj\u00eb\u00a0<em>l\u00ebvizjeje popullore<\/em>. N\u00eb radh\u00ebt e saj kishte njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt preokupim par\u00ebsor e kishin fatin e shqiptar\u00ebve. Por, karakteristika t\u00eb saj ishin edhe:<\/p>\n<p>&#8211; potenciali politik i kufizuar;<br \/>\n&#8211; fryma nacionaliste e pamjaftueshme;<br \/>\n&#8211; ndikimi nga faktori sllavo-maqedonas;<br \/>\n&#8211; infiltrimi n\u00eb radh\u00ebt e saj, t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb caktuar, me t\u00eb kaluar t\u00eb dyshimt\u00eb.<\/p>\n<p>Partia p\u00ebr Prosperitet Demokratik doli nga skena dhe e pezulloi veprimtarin\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gjurme t\u00eb theksuar n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar t\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, vet\u00eb fakti i themelimit t\u00eb saj, paraqet akt historik. Duhet theksuar se n\u00eb raste t\u00eb caktuara ky subjekt politik manifestoi p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, si:<\/p>\n<p>&#8211; nuk mori pjes\u00eb n\u00eb\u00a0<em>referendumin<\/em>\u00a0e Kiro Gligorovit, t\u00eb mbajtur m\u00eb 19991,\u00a0<em>p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb<\/em>, me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu bashk\u00ebngjitur ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr t\u00eb eks-Jugosllavis\u00eb;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0<em>bojkotoi<\/em>\u00a0<em>regjistrimin e popullsis\u00eb<\/em>\u00a0n\u00eb Maqedoni, t\u00eb zbatuar n\u00eb vitin 1991;<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0<em>nuk e votoi<\/em>\u00a0Kushtetut\u00ebn, t\u00eb miratuar n\u00eb Kuvendin e RM-s\u00eb m\u00eb 17 n\u00ebntor 1991, sipas s\u00eb cil\u00ebs Maqedonia p\u00ebrkufizohej si shtet\u00a0<em>unitar, monoetnik dhe centralist<\/em>;<\/p>\n<p>&#8211; organizoi\u00a0<em>Referendumin p\u00ebr autonomi politiko-territoriale<\/em>\u00a0t\u00eb pjes\u00ebs veri-per\u00ebndimore t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb zbatuar m\u00eb 11 dhe 12 janar 1992;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb vitin 1994, n\u00eb selin\u00eb e k\u00ebsaj partie, <strong>Prof. Dr<\/strong>. <strong>Fadil Sulejmani<\/strong> e lexoi\u00a0<em>Vendimin e themelimit t\u00eb Universitetit t\u00eb Tetov\u00ebs<\/em>, t\u00eb cilin, me n\u00ebnshkrimet e veta e mb\u00ebshtet\u00ebn edhe disa ministra t\u00eb k\u00ebtij subjekti politik si dhe tri komunat\u00a0 e udh\u00ebhequra prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Projekti madhor i themelimit t\u00eb Universitetit t\u00eb Tetov\u00ebs u mb\u00ebshtet nga inteligjencia shqiptare, nga faktor\u00eb politik\u00eb, nga organizma t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, nga shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb mbar\u00eb trojet etnike, nga diaspora shqiptare etj.<\/p>\n<p>Pas tet\u00eb vjet qeverisjeje t\u00eb pasuksesshme t\u00eb PPD-s\u00eb, pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb u b\u00eb PDSH-ja. Ndryshime t\u00eb caktuara pozitive q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb k\u00ebtij subjekti politik, nuk e preknin statusin politik dhe juridik t\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Politika e faktorit shqiptar n\u00eb Maqedoni ka elemente t\u00eb caktuara t\u00eb\u00a0<em>politik\u00ebs populiste<\/em>. Faktori politik shqiptar, m\u00eb tep\u00ebr i ngjan nj\u00eb\u00a0<strong><em>l\u00ebvizjeje<\/em><\/strong>\u00a0<strong><em>popullore<\/em><\/strong>, sesa nj\u00eb subjekti politik bashk\u00ebkohor, q\u00eb funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, me program politik t\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe me vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ndarja e faktorit politik shqiptar n\u00eb\u00a0<strong><em>djathtist\u00eb\u00a0<\/em><\/strong>dhe n\u00eb\u00a0<strong><em>majtist\u00eb,\u00a0<\/em><\/strong>nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se p\u00ebrcaktim fiktiv. Shqiptar\u00ebt nuk Maqedoni nuk posedojn\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; shtres\u00eb shoq\u00ebrore relevante dhe klas\u00eb pun\u00ebtore;<br \/>\n&#8211; bujq\u00ebsi intensive bashk\u00ebkohore dhe blegtori t\u00eb menaxhuar sipas standardeve evropiane;<br \/>\n&#8211; nd\u00ebrmarrje prodhuese t\u00eb mir\u00ebfillta, makroekonomi dhe treg komb\u00ebtar;<br \/>\n&#8211; sistem bankar komb\u00ebtar dhe kapital financiar q\u00eb vihet n\u00eb qarkullim p\u00ebr proceset makroekonomike;<br \/>\n&#8211; eksport mallrash dhe tregje t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni funksionojn\u00eb kryesisht me\u00a0<em>mikrovlera<\/em>, me\u00a0<em>mikrostruktura<\/em>\u00a0dhe me\u00a0<em>mikrosisteme<\/em>. Veprojn\u00eb n\u00eb\u00a0<em>mikroplan<\/em>. Preokupim i elektoratit shqiptar \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsimi dhe ekistenca lakuriqe. P\u00ebr \u00e7far\u00eb djathtizmi e majtizmi mund t\u00eb flitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes?! Po t\u00eb hapen rrug\u00ebt p\u00ebr n\u00eb Per\u00ebndim, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb perspektiv\u00ebn e vet do ta k\u00ebrkonin n\u00eb qendrat evropiane.<\/p>\n<p>Karakteristik\u00eb e proceseve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn politike shqiptare n\u00eb Maqedoni, n\u00eb periudh\u00ebn e viteve 1991 e k\u00ebndej \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0 potenciali jo aq i madh i faktorit politik shqiptar;<br \/>\n&#8211; shkalla e ul\u00ebt e organizimit t\u00eb faktorit politik shqiptar;<br \/>\n&#8211;\u00a0 niveli jo aq i lart\u00eb i inteligjencies shqiptare;<br \/>\n&#8211;\u00a0 oportunizmi dhe konformizmi n\u00eb radh\u00ebt e inteligjencies;<br \/>\n&#8211;\u00a0 mungesa e institucioneve kulturore dhe shkencore komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni do t\u00eb sillet midis\u00a0<strong><em>skil\u00ebs dhe haribd\u00ebs<\/em><\/strong>.\u00a0<em>Kauza shqiptare<\/em>\u00a0do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb\u00a0<em>k\u00ebrkesa jo mjaft t\u00eb definuara<\/em>, t\u00eb cilat, faktori sllavo-maqedonas do t\u2019i shtrij\u00eb n\u00eb\u00a0<strong><em>shtratin e Prokrustit<\/em><\/strong>. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori, nj\u00eb popull nuk i ka realizuar interesat komb\u00ebtar\u00eb, derisa ato jan\u00eb matur n\u00eb shtratin e Prokrustit. Shqiptar\u00ebt ishin ata q\u00eb shtronin k\u00ebrkesa. Ia shtronin ato pal\u00ebs sllavo-maqedonase. K\u00ebta t\u00eb fundit nd\u00ebrkaq, ishin ata q\u00eb vendosnin n\u00ebse do ta pranonin ose jo, k\u00ebrkes\u00ebn e caktuar. P\u00ebr sasin\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb matura n\u00eb shtratin e sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb, vendoste pala tjet\u00ebr. \u00c7do e drejt\u00eb apo k\u00ebrkes\u00eb, e matur n\u00eb shtratin e Prokrustit zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u00a0<strong><em>paliative\u00a0<\/em><\/strong>dhe\u00a0<strong><em>gjysmake.<\/em><\/strong>\u00a0Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7\u00ebshtja\u00a0 t\u00eb caktuara q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me interesin shqiptar, nuk u zgjidh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb drejtat e veta legjitime dhe historikisht t\u00eb bazuara, shqiptar\u00ebt duhej t\u00eb vendosnin vet\u00eb dhe jo t\u2019i paraqitnin k\u00ebrkes\u00eb pal\u00ebs sllavo-maqedonase. Ky s\u2019do t\u00eb kishte qen\u00eb kurrfar\u00eb koncepti radikal, por realiz\u00ebm politik.<\/p>\n<p>Edhe sot, n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e tret\u00eb t\u00eb pluralizmit politik, \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni p\u00ebrplaset midis\u00a0<em>skil\u00ebs dhe haribd\u00ebs <\/em>dhe ndodhet e shtrir\u00eb n\u00eb\u00a0<em>shtratin e Prokrustit<\/em>.<\/p>\n<p>Faktori politik shqiptar duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin nd\u00ebrmjet zgjidhjes s\u00eb\u00a0<strong><em>statusit politik dhe juridik<\/em><\/strong>, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe zgjidhjes s\u00eb\u00a0<strong><em>k\u00ebrkesave<\/em><\/strong>, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Nj\u00eb populli q\u00eb s\u2019e zgjidh drejt statusin e vet politik dhe juridik, s\u2019i mbetet tjet\u00ebr pos me vite dhe dekada t\u00eb merret me zgjidhje k\u00ebrkesash.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb sllavo-maqedonasit, ndon\u00ebse nj\u00eb popull i vog\u00ebl dhe\u00a0<em>me identitet t\u00eb diskutuesh\u00ebm,<\/em>\u00a0t\u2019i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin t\u00eb drejtat\u00a0<strong><em>primordiale <\/em><\/strong>t\u00eb shqiptar\u00ebve autokton\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb?! Nga e marrin forc\u00ebn p\u00ebr t\u2019i n\u00ebnshtruar shqiptar\u00ebt?! Duhet th\u00ebn\u00eb se:<\/p>\n<p>&#8211; politika antishqiptare e Shkupit mb\u00ebshtetet nga\u00a0<em>boshti bizantin i rajonit<\/em>\u00a0\u2013 Beograd, Sofje dhe Athin\u00eb, p\u00ebrfshi dhe Mosk\u00ebn;<br \/>\n&#8211; p\u00ebr shkak t\u00eb\u00a0<em>fragjilitetit<\/em>\u00a0dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb\u00a0<em>gjeopolitike<\/em>, Maqedonia g\u00ebzon mbrojtjen e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar influent;<br \/>\n&#8211; organizimi politik i faktorit shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb duhur.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ta parandaluar faktorizimin e shqiptar\u00ebve, pala sllavo-maqedonase, q\u00eb nga viti 1991 e k\u00ebndej, zbatoi ndaj tyre nj\u00eb strategji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; nd\u00ebrtoi sistem unitar, krijoi shtet monoetnik dhe ushtroi pushtet centralist;<br \/>\n&#8211; ndoqi politik\u00eb restriktive dhe diskriminuese;<br \/>\n&#8211; nd\u00ebrmori\u00a0 veprime opresive, duke nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb viset shqiptare edhe me ekspedita ushtarako-policore.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb drejtat politike t\u00eb shqiptar\u00ebve jan\u00eb injoruar, si nga Kiro Gligorovi apo LSDM-ja e Branko C\u00ebrvenkovskit, ashtu edhe nga\u00a0 VMRO-t\u00eb e Lub\u00e7o Georgievskit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Nikolla Gruevskit. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i trajtojn\u00eb si\u00a0<em>pakic\u00eb komb\u00ebtare<\/em>. Madje, dy partit\u00eb sllavo-maqedonase vazhdimisht e kan\u00eb faj\u00ebsuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr sasin\u00eb gjoja t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb ua japin shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Politika\u00a0<em>diskriminuese, restriktive, unitariste, centraliste dhe monoetnike<\/em>\u00a0e sllavo-maqedonasve i vendosi shqiptar\u00ebt n\u00eb grupin e pakicave ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb:\u00a0<em>vlleht\u00eb, rom\u00ebt, serb\u00ebt, turqit<\/em>. Shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq, brenda dy dekadave t\u00eb pluralizmit politik, asnj\u00ebher\u00eb nuk e refuzuan takimin me t\u00eb d\u00ebrguarin e OSBE-s\u00eb p\u00ebr pakica, duke filluar q\u00eb nga\u00a0ambasadori <strong>Gert Arens <\/strong>(Geert-Hinrich Arhens, 1934-)\u00a0deri te\u00a0diplomati norvegjez <strong>Knut Volebek <\/strong>(Knut Vollebaek, 1946-). Nuk mund t\u00eb pretendosh p\u00ebr status populli shtetformues, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb takohesh me emisarin p\u00ebr pakica.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1991 deri m\u00eb sot, faktori sllavo-maqedonas i p\u00ebrjashtoi shqiptar\u00ebt nga t\u00eb gjitha\u00a0<em>proceset ekonomike dhe financiare<\/em>. N\u00eb\u00a0<em>proceset ekonomike dhe financiare<\/em>, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm 1%. N\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb tranzicionit, t\u00eb gjitha nd\u00ebrmarrjet, fabrikat dhe repartet prodhuese t\u00eb hap\u00ebsirave etnike shqiptare\u00a0<em>u privatizuan<\/em>\u00a0nga pala sllavo-maqedonase. Duke i margjinalizuar shqiptar\u00ebt nga proceset ekonomike dhe financiare, i shnd\u00ebrroi ata n\u00eb\u00a0<em>popull social<\/em>. E popujt social, preokupim par\u00ebsor s\u2019e kan\u00eb dot \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, gjuh\u00ebn, flamurin dhe Sk\u00ebnderbeun, por ekzistenc\u00ebn lakuriqe. Nj\u00eb popull, i sjell\u00eb n\u00eb zgrip t\u00eb mbijetes\u00ebs lakuriqe, m\u00eb leht\u00eb n\u00ebnshtrohet dhe sundohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta relativizuar pesh\u00ebn e faktorit shqiptar, pala sllavo-maqedonase i shtyri shqiptar\u00ebt:<\/p>\n<p>&#8211; t\u00eb merren me vetveten dhe t\u00eb kacafyten nd\u00ebr vete;<br \/>\n&#8211; t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa t\u2019i p\u00ebrs\u00ebrisin dhe t\u2019i p\u00ebrs\u00ebrisin vite me radh\u00eb;<br \/>\n&#8211; me dekada t\u00eb merren me \u00e7\u00ebshtjen e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb flamurit;<br \/>\n&#8211; t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb sa m\u00eb larg k\u00ebrkesave ekonomike.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e strategjis\u00eb antishqiptare ishin edhe\u00a0<em>abuzimet<\/em>\u00a0dhe\u00a0<em>pasurimi brenda nat\u00ebs<\/em>\u00a0q\u00eb ua mund\u00ebsoi faktori sllavo-maqedonas individ\u00ebve t\u00eb caktuar nga radh\u00ebt e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb\u00a0<em>kast\u00eb t\u00eb korruptuar samuraj\u00ebsh<\/em>. Kjo kast\u00eb e t\u00eb privilegjuarve, duke u b\u00ebr\u00eb instrument i politik\u00ebs unitariste, centraliste dhe monoetnike sllavo-maqedonase, u shnd\u00ebrrua n\u00eb grup politik irrelevant, t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm dhe joinfluent. Duhet ditur se jan\u00eb do pun\u00eb q\u00eb nuk shkojn\u00eb bashk\u00eb, si p.sh.:<\/p>\n<p>&#8211; edhe atdhetar, edhe pjes\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb nj\u00eb shteti diskriminues; ose<br \/>\n&#8211;\u00a0 dje i varf\u00ebr, sot pasanik brenda nate dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe patriot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli &#8211; ribotim &#8211; N\u00eb kund\u00ebrshti me parim etnik dhe historik, n\u00eb Mbledhjen e Dyt\u00eb \u00eb AVNOJ-it (KA\u00c7KJ) n\u00eb Jajce t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, t\u00eb mbajtur m\u00eb 29.XI.1943 nga komunist\u00ebt jugosllav\u00eb t\u00eb Titos u krijua Maqedonia. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ajo \u00ebsht\u00eb kreatur\u00eb johistorike kominterniste dhe\u00a0serbokomuniste,\u00a0n\u00eb funksion t\u00eb neutralizimit dhe t\u00eb amortizimit t\u00eb aspiratave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60252,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-70003","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli &#8211; ribotim &#8211; N\u00eb kund\u00ebrshti me parim etnik dhe historik, n\u00eb Mbledhjen e Dyt\u00eb \u00eb AVNOJ-it (KA\u00c7KJ) n\u00eb Jajce t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, t\u00eb mbajtur m\u00eb 29.XI.1943 nga komunist\u00ebt jugosllav\u00eb t\u00eb Titos u krijua Maqedonia. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ajo \u00ebsht\u00eb kreatur\u00eb johistorike kominterniste dhe\u00a0serbokomuniste,\u00a0n\u00eb funksion t\u00eb neutralizimit dhe t\u00eb amortizimit t\u00eb aspiratave [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-07-02T23:47:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK\",\"datePublished\":\"2021-07-02T23:47:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/\"},\"wordCount\":3309,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/\",\"name\":\"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"datePublished\":\"2021-07-02T23:47:48+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"Xhelal Zejneli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli &#8211; ribotim &#8211; N\u00eb kund\u00ebrshti me parim etnik dhe historik, n\u00eb Mbledhjen e Dyt\u00eb \u00eb AVNOJ-it (KA\u00c7KJ) n\u00eb Jajce t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, t\u00eb mbajtur m\u00eb 29.XI.1943 nga komunist\u00ebt jugosllav\u00eb t\u00eb Titos u krijua Maqedonia. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ajo \u00ebsht\u00eb kreatur\u00eb johistorike kominterniste dhe\u00a0serbokomuniste,\u00a0n\u00eb funksion t\u00eb neutralizimit dhe t\u00eb amortizimit t\u00eb aspiratave [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-07-02T23:47:48+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK","datePublished":"2021-07-02T23:47:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/"},"wordCount":3309,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/","name":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","datePublished":"2021-07-02T23:47:48+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","width":800,"height":450,"caption":"Xhelal Zejneli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-fillimet-e-nje-veprimi-politik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 FILLIMET E NJ\u00cb VEPRIMI POLITIK"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70003","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70003"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70003\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70004,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70003\/revisions\/70004"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}