{"id":70218,"date":"2021-07-14T23:30:40","date_gmt":"2021-07-14T21:30:40","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=70218"},"modified":"2021-07-14T23:39:09","modified_gmt":"2021-07-14T21:39:09","slug":"shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/","title":{"rendered":"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021"},"content":{"rendered":"<p><strong>Emin Azemi<\/strong><\/p>\n<p><em>Juria n\u00eb p\u00ebrb\u00ebre Ibrahim Kadriu (kryetar), Sadete T\u00ebrnava dhe Emin Azemi (an\u00ebtar\u00eb), nga nj\u00eb list\u00eb me tet\u00eb emra t\u00eb mundsh\u00ebm, zgjodh\u00ebn\u00a0 sivjet p\u00ebr \u00e7mimin \u201cBeqir Musliu\u201d, shkrimtarin e njohur nga Shqip\u00ebria, Nasi Ler\u00ebn, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb varg veprash t\u00eb tij t\u00eb botuara, me t\u00eb cilat e pasuroi dhe vazhdon ta pasuroj\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cNasi Lera \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr shkrimtar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb q\u00eb di pse shkruan dhe di \u00e7ka shkruan; vepra e tij, \u00ebsht\u00eb e lidhur me bot\u00ebn ton\u00eb; e shpreh k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe i kthehet po k\u00ebsaj bote n\u00ebp\u00ebrmjet artit dhe t\u00eb komunikimit artistik q\u00eb nxit teksti poetik\u201d, vler\u00ebson shkrimtari dhe studiuesi, Anton Nik\u00eb Berisha<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 24, Gjilani pati fest\u00eb letrare. Si \u00e7do vit, edhe sivjet ky qytet juglindor i Kosov\u00ebs, nderon shkrimtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb arriturat\u00a0e tyre me \u00e7mimin t\u00eb shquar letrar \u201cBeqir Musliu\u2019. Ars klubi me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, i udh\u00ebhequr nga shkrimtari Sabit Rrustemi, po p\u00ebrkujdeset rreth ndjekjes s\u00eb veprimtaris\u00eb letrare t\u00eb krijuesve, duke identifikuar tek ata vlerat m\u00eb t\u00eb spikatura, q\u00eb do t\u00eb hyjn\u00eb pastaj n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar me \u00c7mimin e njohur letrar \u2018Beqir Musliu\u2019.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Emin Azemi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/Emin_Azemi.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Sivjet ky nder i takoi shkrimtarit dhe p\u00ebrkthyesit nga Tirana, Nasi Lera. P\u00ebr ndarjen e k\u00ebtij \u00e7mimi vendosi juria profesionale e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ibrahim Kadriu (kryetar), Emin Azemi dhe Sadete T\u00ebrnava (an\u00ebtar\u00eb).<\/p>\n<p>Ceremonia e ndarjes s\u00eb k\u00ebtij \u00e7mimi u b\u00eb n\u00eb Bibliotek\u00ebn e qyteti t\u00eb Gjilanit \u2018Fan Noli\u2019. T\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe familjar\u00ebt e shkrimtarit Beqir Musliu.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nderur laureatin e sivjetm\u00eb, kishte ardhur edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili n\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, i dor\u00ebzoi shkrimtarit nga Shqip\u00ebria, Nasi Lera, \u00e7mimin letrar \u201cBeqir Musliu\u201d, i cili jepet p\u00ebr arritje t\u00eb larta letrare.<\/p>\n<p>Duke e uruar fituesin e sivjetm\u00eb, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ky \u00e7mim bashkon sot dy cepa t\u00eb tokave tona, ku kufiri akoma i ndan shqiptar\u00ebt mes vete, por duke ecur p\u00ebrpara drejt nj\u00eb bashkimi. Zaten, theksoi ai, Sabit Rrustemi, tash e tridhjet\u00eb vjet, Gjilanit i ka dh\u00ebne epitetin nj\u00eb qendre kulturore dhe emrat sikur i juaji kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ne, p\u00ebrmes shkrimeve shqip dhe n\u00eb rasti tuaj, edhe p\u00ebrmes p\u00ebrkthimit t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, ta kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb veten ton\u00eb, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon se libri dhe dija mbeten gjithmon\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke e fal\u00ebnderuar poetin p\u00ebr gjith\u00eb kontributin dhe krijimtarin\u00eb e tij letrare, Haziri tha se n\u00eb murin e \u00e7mimit t\u00eb madh letrar \u2018Beqir Musliu\u2019, nj\u00eb \u00e7mim ky unik n\u00eb Gjilan dhe Kosov\u00eb, tash e tutje do t\u00eb jet\u00eb i vendosur edhe emri Nasi Lera.<\/p>\n<p>Haziri n\u00ebnvizoi se \u00e7mimi letrar \u2018Beqir Musliu\u2019 ng\u00ebrthen n\u00eb vete jo vet\u00ebm nj\u00eb gjini letrare, sepse ne kemi themeluar qendr\u00ebn kulturore evropiane e cila n\u00eb vete do t\u00eb ket\u00eb bibliotek\u00ebn, muzeun e qytetit, galerin\u00eb dhe institucionet e tjera kulturore, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrlidhen me emrin e Beqir Musliut, i cili Gjilanin e ka b\u00ebr\u00eb krenar kudo ku flitet dhe shkruhet shqip.<\/p>\n<p>Kryetari i Ars Klubit \u201cBeqir Musliu\u201d, shkrimtari Sabit Rrustemi, duke u nd\u00ebrlidhur me vler\u00ebsimet q\u00eb u dhan\u00eb, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat tha se laureati i sivjetm\u00eb, shkrimtari dhe p\u00ebrkthyesi, Nasi Lera, paraqet nj\u00eb nder p\u00ebr qytetin ton\u00eb Gjilanin dhe nj\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb madhe p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, e cila po njihet edhe m\u00eb mire p\u00ebrmes vler\u00ebsimeve dhe kontakteve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, si\u00e7 po ndodh sivjet edhe me shkrimtarin Nasi Lera.<\/p>\n<p>Shkrimtari Sabit Rrustemi evokoi kujtimet e viteve t\u00eb hershme t\u00eb rinis\u00eb prej kur ishte njohur me krijimtarin\u00eb letrare t\u00eb Nasi Ler\u00ebs n\u00eb periodikun letrar t\u00eb Kosov\u00ebs, duke u shprehur i k\u00ebnaqur q\u00eb pik\u00ebrisht klubi letrar q\u00eb ai drejton sivjet po e vler\u00ebson\u00a0nj\u00eb prej prozator\u00ebve m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Nasi Lera<\/strong><\/p>\n<h3><strong>KUR HYRA N\u00cb GJILAN PATA NDJESIN\u00cb SE PO HYJA N\u00cb KOR\u00c7\u00cbN TIME<\/strong><\/h3>\n<p>\u201cKur m\u00eb lajm\u00ebruan se isha vler\u00ebsuar me \u00e7mimin \u201cBeqir Musliu\u201d p\u00ebrjetova nj\u00eb emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, emocion q\u00eb e kisha p\u00ebrjetuar shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, kur u botua, n\u00eb Prishtin\u00eb, romani im \u201cT\u00eb jetosh koh\u00ebn\u201d dhe v\u00ebllimi me tregime \u201cDita e tret\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cI nderuari z. kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, z. Lutfi Haziri, t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb juris\u00eb s\u00eb shp\u00ebrblimit \u201cBeqir Musliu\u201d z. Ibrahim Kadriu, zonja Sadete T\u00ebrnava dhe z. Emin Azemi, t\u00eb dashur djem t\u00eb shkrimtarit t\u00eb nderuar Beqir Musliu, m\u00eb lejoni qe ta ndiej veten an\u00ebtar t\u00eb familjes suaj. E ndiej veten shum\u00eb t\u00eb nderuar dhe do ta ndiej veten edhe m\u00eb t\u00eb nderuar kur ju t\u00eb vini n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time ashtu si do vij dhe un\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj, jo vet\u00ebm me libra por shpirt\u00ebrisht\u2026 Kur hyra n\u00eb Gjilan pata ndjesin\u00eb se po hyja n\u00eb qytetin tim.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk e them p\u00ebr t\u2019u dukur se ja tani duhet th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e mir\u00eb, sepse t\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar, jo; k\u00ebt\u00eb e them sepse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ndjeva sikur hyra n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, pasi kam lindur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. M\u2019u duk e nj\u00ebjta atmosfer\u00eb, e nj\u00ebjta ngroht\u00ebsi, dhe aq m\u00eb shum\u00eb kjo atmosfer\u00eb dhe kjo ngroht\u00ebsi m\u2019u forcua edhe m\u00eb shum\u00eb kur u takova me njer\u00ebzit q\u00eb po m\u00eb prisnin n\u00eb hyrje t\u00eb bibliotek\u00ebs, kur u takova me kryetarin, n\u00ebnkryetarin e komun\u00ebs, kur u takova me drejtorin e bibliotek\u00ebs etj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Nasi Lera\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/Nasi_Lera.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb kam dashur t\u00eb komunikoj me njer\u00ebzit, gjithmon\u00eb kam dashur t\u00eb vij e t\u00eb vizitoj Kosov\u00ebn. Sidomos kur m\u2019u botua romani dhe v\u00ebllimi me tregime. Doja q\u00eb patjet\u00ebr t\u00eb vija n\u00eb Kosov\u00eb, por ishte e pamundur; d\u00ebshira ime nuk varej nga un\u00eb; d\u00ebshira ime q\u00eb t\u00eb send\u00ebrtohej varej nga dikush tjet\u00ebr mbasi t\u00eb tilla ishin, si t\u00eb thuash, ligjet q\u00eb\u2026 i till\u00eb ishte kufiri shtet\u00ebror q\u00eb na ndante ne n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ju n\u00eb Kosov\u00eb. Pavar\u00ebsisht se ky kufi shtet\u00ebror nuk ndante kurr\u00eb dhe nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb komunikimin e madh e t\u00eb sinqert\u00eb shpirt\u00ebror q\u00eb kishim me nj\u00ebri-tjetrin, k\u00ebshtu q\u00eb let\u00ebrsia q\u00eb zhvillohej k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri, po edhe let\u00ebrsia q\u00eb zhvillohej n\u00eb Shqip\u00ebri vinte n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb kam diskutuar dhe kam k\u00ebrkuar edhe kur kam punuar n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos ndahej let\u00ebrsia q\u00eb zhvillohej n\u00eb Kosov\u00eb nga let\u00ebrsia q\u00eb zhvillohej n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb mos b\u00ebheshin krahasime kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb e goditur: let\u00ebrsia q\u00eb zhvillohet n\u00eb Kosov\u00eb apo let\u00ebrsia q\u00eb zhvillohet n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb dyja let\u00ebrsit\u00eb ishin nj\u00eb let\u00ebrsi e vetme, ishin let\u00ebrsi shqipe, ishin let\u00ebrsi shqiptare dhe secila jepte kontributin e vet simbas tematikave dhe shqet\u00ebsimeve krijuese q\u00eb kishin vet\u00eb krijuesit me tem\u00ebn q\u00eb ndesheshin n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kishte nj\u00eb mendim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr poezin\u00eb e poet\u00ebve q\u00eb jetonin n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebshtu mund t\u00eb them se poezia e Ali Podrimjes, poezia e Azem Shkrelit, e Beqir Musliut, Agim Gjakov\u00ebs (megjith\u00ebse Agim Gjakov\u00ebn e kishim nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri), Eqrem Bash\u00ebs, Ramadan Musliut, Ymer Shkrelit, Ibrahim Kadriut, Sabit Rrustemit, Teki D\u00ebrvishit ishte nj\u00eb poezi e till\u00eb q\u00eb e ngriti edhe m\u00eb lart\u00eb gjith\u00eb poezin\u00eb shqipe, q\u00eb hyri dhe q\u00eb zuri vendin q\u00eb meriton n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb poezis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Lutfi Haziri me Nasi Ler\u00ebn\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/Lutfi_Haziri_me_Nasi_Leren.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, krahas poet\u00ebve, nj\u00eb brez i fuqish\u00ebm prozator\u00ebsh i dhan\u00eb proz\u00ebs shqipe pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb artileris\u00eb letrare. Emri i Anton Pashkut, Nazmi Rrahmanit, Mehmet Kraj\u00ebs \u00ebsht\u00eb i dashur p\u00ebr lexuesit shqiptar.<\/p>\n<p>Kritika letrare \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr zhanret m\u00eb serioze dhe m\u00eb t\u00eb mprehta n\u00eb mendimin shqiptar. Emri i Rexhep Qosjes, Sabri Hamitit, Mensur Arifit, Ali Aliut, Prend Buzhal\u00ebs apo edhe e mikut tim Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs jan\u00eb emra t\u00eb cil\u00ebt lexuesi u beson p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e mendimit dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebrsi nuk hyhet me dhun\u00eb, n\u00eb let\u00ebrsi hyhet me mjesht\u00ebri, talent, p\u00ebrkushtim, kultur\u00eb, mundim dhe nderim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn e tyre n\u00eb lart\u00ebsimin e emrit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Vet\u00ebm duke e nderuar nj\u00ebri-tjetrin mund t\u00eb nderosh emrin t\u00ebnd. Vet\u00ebm duke u ndodhur pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit mund t\u00eb \u00e7ash n\u00eb shtigje t\u00eb reja. Shtigjet e let\u00ebrsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb pafundme; \u00ebsht\u00eb i lumtur ai krijues q\u00eb zgjedh p\u00ebr t\u00eb \u00e7ar\u00eb shtegun m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, shtegun q\u00eb ec\u00ebn paralel me shtigjet e ndritur q\u00eb kan\u00eb \u00e7elur t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!\u201d<\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>ANTON NIK\u00cb BERISHA<\/strong><\/p>\n<h3><strong>NJ\u00cb VEP\u00cbR E PASUR LETRARE Q\u00cb P\u00cbRLIGJ NJ\u00cb JET\u00cb NJERIU<\/strong><\/h3>\n<p>\u201cShkrimtari Nasi Lera \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga prozator\u00ebt tan\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb m\u00eb t\u00eb shquar. Me nj\u00eb varg p\u00ebrmbledhjesh me tregime dhe romane t\u00eb botuara, ai e ngriti dhe e pasuroi proz\u00ebn ton\u00eb nga rrafshe dhe aspekte t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kur i qas\u00ebsh dhe vendos ta vler\u00ebsosh vepr\u00ebn letrare t\u00eb Nasi Ler\u00ebs, at\u00ebher\u00eb mendimi i par\u00eb q\u00eb t\u00eb lind\u00eb doemos \u00ebsht\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb fryt i nj\u00eb pune dhe zotimi t\u00eb vijuesh\u00ebm p\u00ebr rreth 60 vjet; nj\u00eb krijimtari q\u00eb n\u00eb qen\u00ebsin\u00eb e vet b\u00ebn jet\u00ebn e vet\u00eb autorit. Kjo krijimtari ka shkuar duke u pasuruar e duke u ngritur pik\u00ebrisht n\u00eb rrafshin e artit e t\u00eb komunikimit q\u00eb ka nxitur (shkaktuar) dhe nxit n\u00eb vazhdim\u00ebsi me marr\u00ebsin.<\/p>\n<p>Nasi Lera \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr shkrimtar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb q\u00eb di pse shkruan dhe di \u00e7ka shkruan; vepra e tij, \u00ebsht\u00eb e lidhur me bot\u00ebn ton\u00eb; e shpreh k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe i kthehet po k\u00ebsaj bote n\u00ebp\u00ebrmjet artit dhe t\u00eb komunikimit artistik q\u00eb nxit teksti poetik.<\/p>\n<p>Kumtes\u00ebn timen p\u00ebr vepr\u00ebn letrare t\u00eb Nasi Ler\u00ebs, i cili sot me merit\u00eb\u00a0 po e merr shp\u00ebrblimin letrar \u201cBeqir Musliu\u201d, e lidh, jo rast\u00ebsisht me dy mendime t\u00eb Ernest Hemiguejt.<\/p>\n<p>I pari lidhet me bot\u00ebn q\u00eb e p\u00ebrfton Nasi Lera p\u00ebrmes struktur\u00ebs gjuh\u00ebsore shpreh\u00ebse, p\u00ebrmes gjuh\u00ebs poetike. Bota e veprave t\u00eb tij p\u00ebrafrohet me nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb (realitetin) ku jeton dhe vepron krijuesi, po p\u00ebrmes artit t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsish\u00ebm ajo b\u00ebhet m\u00eb e pasur dhe m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe me nj\u00eb mund\u00ebsi ndikimi estetik t\u00eb duksh\u00ebm. Shkrimtari i shquar, shkruante: \u201cN\u00eb t\u00eb gjitha tregimet e mia un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb jap ndjesin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jo thjesht\u00eb ta p\u00ebrshkruaj jet\u00ebn ose ta kritikoj, por faktikisht ta b\u00ebj at\u00eb t\u00eb gjall\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ti, kur t\u00eb lexosh di\u00e7ka timen, ta p\u00ebrjetosh me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb q\u00eb lexon\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi q\u00eb i p\u00ebrshkon t\u00eb thuash t\u00eb gjitha veprat letrare t\u00eb Nasi Ler\u00ebs. Pra, ato nuk jan\u00eb imitim i asaj q\u00eb ndodh ose n\u00eb jet\u00ebn konkrete, po krijesa t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme q\u00eb ngrihen p\u00ebrmes shtjellimit t\u00eb menduar dhe p\u00ebrmes gjuh\u00ebs s\u00eb zgjedhur, p\u00ebrmes nj\u00eb teksti t\u00eb p\u00ebrpunuar, nga i cili dalin kuptime t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Teksti i tij nuk synon informacionin e r\u00ebndomt\u00eb, t\u00eb thjesht\u00eb, po shum\u00ebsin\u00eb e mesazheve q\u00eb nxitin p\u00ebrsiatje t\u00eb ndryshme. Vepra e tij ngrihet mbi parimin e poetik\u00ebs s\u00eb Aristotelit: vepra letrare shqipton t\u00eb mundshmen dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn artistike, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsi vet\u00ebm e veprave letrare.<\/p>\n<p>Ndodh k\u00ebshtu p\u00ebr arsye se e mundshmja dhe e v\u00ebrteta artistike ofrojn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar imagjinat\u00ebn krijuese dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bot\u00eb sa t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme, po aq dhe t\u00eb vlefshme e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr pasurimin shpirt\u00ebror t\u00eb marr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Mendimi i dyt\u00eb i shkrimtarit t\u00eb madh, Heminguejt, nd\u00ebrlidhet po ashtu me vepr\u00ebn q\u00eb e ka krijuar dhe po e krijon ende Nasi Lera: \u201cKur t\u00eb shkruarit b\u00ebhet vesi kryesor dhe k\u00ebnaq\u00ebsia m\u00eb e madhe, vet\u00ebm vdekja mund t\u2019i jap\u00eb fund.\u201d<\/p>\n<p>Natyrisht se kjo u ndodh krijuesve t\u00eb m\u00ebdhenj, atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me krijimin e veprave t\u00eb artit t\u00eb fjal\u00ebs, t\u00eb nevoj\u00ebs q\u00eb t\u00eb komunikohet p\u00ebrmes artit me dukurit\u00eb e bot\u00ebs e t\u00eb veprimit t\u00eb njeriut dhe e pasurojn\u00eb at\u00eb nga brenda.<\/p>\n<p>Ve\u00e7antit\u00eb q\u00eb i p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb p\u00ebrligjen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme qoft\u00eb n\u00eb tregimet, qoft\u00eb n\u00eb romanet e Nasi Ler\u00ebs. N\u00eb t\u00eb dy llojet letrare ai d\u00ebshmoi krijuesin q\u00eb di si i qaset nj\u00eb objekti poetik, di si ta shtjelloj\u00eb at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn poetike, sidomos t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb kujdesin e\u00a0 madh q\u00eb i kushton t\u00eb shprehurit, p\u00ebrkat\u00ebsisht gjuh\u00ebs poetike, e cila kusht\u00ebzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrmjetme komunikimin dhe ndikimin estetik.<\/p>\n<p>N\u00eb qen\u00ebsin\u00eb e vet proza e Nasi Ler\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjurmim i vijuesh\u00ebm i dukurive t\u00eb bot\u00ebs konkrete dhe i dukurive t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb personazheve, q\u00eb d\u00ebshmohen n\u00eb rrjedha t\u00eb ndryshme t\u00eb veprimit jet\u00ebsor. Ve\u00e7mas i shpreh shqet\u00ebsimet, dramat dhe tragjiken q\u00eb i cil\u00ebsojn\u00eb dhe i p\u00ebrcjellin personazhet.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb bot\u00eb sa t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e t\u00eb nd\u00ebrliqshme Nasi Lera e pasuron me romanet, ku bota e njeriut ton\u00eb shqiptohet n\u00eb aspekte e n\u00eb rrjedha t\u00eb ndryshme dramatike, po nj\u00ebherit p\u00ebrftohet nj\u00eb bot\u00eb p\u00ebrmes tekstit, nj\u00eb bot\u00eb poetike, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb komplekse dhe m\u00eb e qen\u00ebsishme sesa nga ajo konkrete. Kjo bot\u00eb e krijuar p\u00ebrmes artit t\u00eb fjal\u00ebs, ka at\u00eb cil\u00ebsi dhe at\u00eb vler\u00eb q\u00eb ndikon fuqish\u00ebm estetikisht n\u00eb marr\u00ebsin dhe n\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjen e shpirtit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nasi Lera e shqipton sidomos realitetin q\u00eb nd\u00ebrlidhet me bot\u00ebn e brendshme, ku fshihen dukuri nga m\u00eb t\u00eb ve\u00e7antat dhe m\u00eb misterioze. K\u00ebt\u00eb bot\u00eb autori e v\u00ebshtron poetikisht n\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me rrethanat dhe kushtet jet\u00ebsore. Pra, dramat q\u00eb ng\u00ebrthejn\u00eb personazhet n\u00eb veprimin e p\u00ebrditsh\u00ebm, jan\u00eb shkaktari kryesor i dramave, i tragjikes dhe i p\u00ebsimeve t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto dy bot nj\u00ebsohen mjesht\u00ebrisht n\u00eb tekstin poetik, duke u shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme. N\u00eb thelbin e tyre, k\u00ebto dy bot\u00eb p\u00ebrafrohen dhe bashkekzistojn\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kur i ndan koha, vendi, hap\u00ebsira, edhe kur jan\u00eb n\u00eb pajtim ose n\u00eb kund\u00ebrshtim midis tyre.<\/p>\n<p>Kjo strategji e rr\u00ebfimit poetik d\u00ebshmohet, fjala vjen,n\u00eb romanin \u201cOr\u00ebt e qytetit t\u00eb vog\u00ebl\u201d,\u00a0 \u201cNata e premier\u00ebs\u201d, \u201cT\u00eb gjith\u00eb premtojn\u00eb Parisin\u201d e t\u00eb tjer\u00eb, ku shpaloset drama dhe tmerri i realitetit konkret t\u00eb njeriut ton\u00eb, shpesh dhe vet\u00ebdija e tij e fjetur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb veprimtarin\u00eb e Nasi Lera, nj\u00eb vend me r\u00ebnd\u00ebsi z\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebrkthimet e\u00a0 shum\u00eb veprave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore, p\u00ebrkat\u00ebsisht\u00a0 p\u00ebrkthimet e shkrimtar\u00ebve nobelist\u00eb, si E. Heminguej, A. Kamy, J. Saramago, G. G. Marquez, A. Zhid, Le Clezio, M. V. Llosa, J. Kavabata, Kenzaburo\u00a0 si dhe t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj si M. Kund\u00ebrsa, M. Duras. M. Turnie, Akutagava, S. De Bavuar, M. Gallo, D. Merezhkovski etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrkthime kan\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se ato lidhen me disa nga veprat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb u krijuan n\u00eb fush\u00ebn e artit t\u00eb fjal\u00ebs, let\u00ebrsis\u00eb, po para s\u00eb gjithash p\u00ebr p\u00ebrkthimin cil\u00ebsor, p\u00ebr gjuh\u00ebn e pasur poetike dhe t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb shprehurit shqip\u201d, tha Anton Nik\u00eb Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij mbi krijimtarin\u00eb e shkrimtarit Nasi Lera.<\/p>\n<p><em>Nj\u00eb vler\u00ebsim mbi krijimtarin\u00eb e Nasi Ler\u00ebs, kishte dh\u00ebn\u00eb edhe shkrimtari Besnik Mustafaj p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb profilin e tij n\u00eb FB:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb vler\u00ebsim plot\u00ebsisht i merituar. Sapo kam lexuar edhe librin e tij te fundit me tregime \u201cVetmia e syve t\u00eb qenit\u201d, nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr e mjesht\u00ebris\u00eb s\u00eb jasht\u00ebzakonshme autoriale te Nasi Ler\u00ebs. Juria e \u00c7mimit \u201cBeqir Musliu\u201d ka nderuar edhe veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Urime te p\u00ebrzem\u00ebrta!, ka shkruar Mustafaj.<\/em><\/p>\n<h3><strong>RAPORTI I JURIS\u00cb P\u00cbR \u00c7MIMIN LETRAR VJETOR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d Q\u00cb SIVJET IU DHA SHKRIMTARIT NASI LERA<\/strong><\/h3>\n<p>Sivjet p\u00ebr \u00e7mimin \u201cBeqir Musliu\u201d, juria nga nj\u00eb list\u00eb me tet\u00eb emra t\u00eb mundsh\u00ebm, zgjodh\u00ebn shkrimtarin e njohur nga Shqip\u00ebria, Nasi Ler\u00ebn, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb varg veprash t\u00eb tij t\u00eb botuara, me t\u00eb cilat e pasuroi dhe vazhdon ta pasuroj\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00e7mimi \u201cBeqir Musliu\u201d i \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb poetit Ali Podrimja m\u00eb 2004 dhe n\u00eb vazhdim, n\u00ebp\u00ebr vite, deri m\u00eb sot jan\u00eb nderuar gjithsej 14 shkrimtar\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimtari Nasi Lera erdhi n\u00eb Gjilan me nj\u00eb biografi t\u00eb pasur letrare e intelektuale. Ai u lind m\u00eb 20 shtator t\u00eb vitit 1944 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku kreu shkollimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm, nd\u00ebrkaq studimet i vazhdoi dhe i kreu n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. Fillimisht punoi m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, m\u00eb von\u00eb redaktor n\u00eb Radio e Televizionin e Tiran\u00ebs, por edhe redaktor n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb i lidhur me let\u00ebrsin\u00eb ishte edhe sekretar i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por gjithher\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e krijimtaris\u00eb origjinale e n\u00eb p\u00ebrkthimin e nj\u00eb varg veprash t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb shquar t\u00eb let\u00ebrsive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga vitet e gjasht\u00ebdhjeta Nasi Lera \u00ebsht\u00eb krijues aktiv, duke b\u00ebr\u00eb prov\u00ebn e par\u00eb me librin me titull \u201cBora e fundit\u201dt\u00eb botuar m\u00eb 1972, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra libra t\u00eb tjer\u00eb: tregime, romane dhe p\u00ebrkthime. Pra, lista e botimeve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb mjaft e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast po p\u00ebrmendim vet\u00ebm disa sosh, si p\u00ebr shembull v\u00ebllimet e tregimeve: \u201cEra e pishave\u201d, \u201cSyt\u00eb e dashuris\u00eb\u201d, \u201cDuaje emrin t\u00ebnd\u201d, \u201cUl\u00ebrima e heshtur\u201d, \u201cTregime t\u00eb zgjedhura\u201d etj., romanet: \u201cGjaku i prillit\u201d, \u201cT\u00eb jetosh koh\u00ebn\u201d, \u201cNgjallja e diktatorit\u201d, \u201cT\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb vdekur\u201d, \u201cSyt\u00eb e Sofis\u00eb\u201d, \u201cVetmia e syve t\u00eb qenit\u201d, \u201cTreni ec\u00ebn drejt bores \u201cetj.<\/p>\n<p>N\u00eb opusin e tij krijues jan\u00eb edhe dhjet\u00ebra vepra t\u00eb p\u00ebrkthyera t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb njohu bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Nasi Lera ka p\u00ebrkthyer shkrimtar\u00ebt e njohur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore: Fransua Sagan (\u201cMartesa e Zhozes\u00eb\u201d), Milan Kundera (\u201cVall\u00ebsi i lamtumir\u00ebs\u201d), Gi de Mopasan(V\u00ebllim me tregime),Gabriel Garsia Markez (\u201cGjenerali n\u00eb labirintin e vet\u201d), Jasumari Kavabati (\u201cGj\u00ebmimi i malit\u201d), Isabela Alende (\u201cP\u00ebr dashurin\u00eb dhe hije\u201d; disa vepra t\u00eb Joze Saramaga, Albert Kamy etj.<\/p>\n<p>Brenda veprimtaris\u00eb s\u00eb tij jan\u00eb edhe skenar\u00ebt e filmave: \u201cDuaje emrin t\u00ebnd\u201d, \u201cT\u00eb jetosh koh\u00ebn\u201d, \u201cTelefoni i nj\u00eb m\u00ebngjesi\u201d e \u201cM\u00ebngjese t\u00eb reja\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr veprat e Nasi Ler\u00ebs duhet th\u00ebn\u00eb se ato cil\u00ebsohen me nj\u00eb stil t\u00eb ngritur e t\u00eb pasur poetik dhe p\u00ebrshkohen me nj\u00eb ndjeshm\u00ebri lirike, prandaj \u00e7mohet nd\u00ebr shkrimtar\u00ebt m\u00eb lirik\u00eb n\u00eb letrat shqipe.<\/p>\n<p>Veprimtaria e tij romanore p\u00ebrvijohet p\u00ebrmes nj\u00eb kategorie t\u00eb t\u00ebr\u00eb personazhesh, p\u00ebrmes nj\u00eb sfondit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb realitetit artistik q\u00eb imponohet me kreativitet shum\u00ebdimensional. Opusi i tij i gjer\u00eb i tregimeve dhe i romaneve d\u00ebshmon p\u00ebr nj\u00eb individualitetin krijues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si n\u00eb llojllojshm\u00ebrin\u00eb e dukurive t\u00eb trajtuara, ashtu dhe n\u00eb shtrirjen e atyre dhe n\u00eb mesazhet poetike q\u00eb ng\u00ebrthejn\u00eb veprat e krijuara nga ky shkrimtar.<\/p>\n<p>Me bindje themi se Nasi Lera vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb njohur dhe t\u00eb respektuar nga lexuesi dhe kritika letrare p\u00ebr origjinalitetin e spikatur artistik, si edhe p\u00ebr kontributin e shumansh\u00ebm n\u00eb l\u00ebmin e let\u00ebrsis\u00eb origjinale dhe t\u00eb veprave t\u00eb p\u00ebrkthyera.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb at\u00eb q\u00eb tham\u00eb p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij letrare, origjinale dhe t\u00eb p\u00ebrkthyer, Nasi Ler\u00ebs i jepet me plot merit\u00eb \u00e7mimi \u201cBeqir Musliu\u201d p\u00ebr vitin 2021\u201d, thuhet n\u00eb raportin e juris\u00eb, t\u00eb cilin e parqiti shkrimtari Ibrahim Kadriu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emin Azemi Juria n\u00eb p\u00ebrb\u00ebre Ibrahim Kadriu (kryetar), Sadete T\u00ebrnava dhe Emin Azemi (an\u00ebtar\u00eb), nga nj\u00eb list\u00eb me tet\u00eb emra t\u00eb mundsh\u00ebm, zgjodh\u00ebn\u00a0 sivjet p\u00ebr \u00e7mimin \u201cBeqir Musliu\u201d, shkrimtarin e njohur nga Shqip\u00ebria, Nasi Ler\u00ebn, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb varg veprash t\u00eb tij t\u00eb botuara, me t\u00eb cilat e pasuroi dhe vazhdon ta pasuroj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":70220,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-70218","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Emin Azemi Juria n\u00eb p\u00ebrb\u00ebre Ibrahim Kadriu (kryetar), Sadete T\u00ebrnava dhe Emin Azemi (an\u00ebtar\u00eb), nga nj\u00eb list\u00eb me tet\u00eb emra t\u00eb mundsh\u00ebm, zgjodh\u00ebn\u00a0 sivjet p\u00ebr \u00e7mimin \u201cBeqir Musliu\u201d, shkrimtarin e njohur nga Shqip\u00ebria, Nasi Ler\u00ebn, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb varg veprash t\u00eb tij t\u00eb botuara, me t\u00eb cilat e pasuroi dhe vazhdon ta pasuroj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-07-14T21:30:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-07-14T21:39:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021\",\"datePublished\":\"2021-07-14T21:30:40+00:00\",\"dateModified\":\"2021-07-14T21:39:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/\"},\"wordCount\":3529,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/07\\\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/\",\"name\":\"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/07\\\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg\",\"datePublished\":\"2021-07-14T21:30:40+00:00\",\"dateModified\":\"2021-07-14T21:39:09+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/07\\\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/07\\\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg\",\"width\":800,\"height\":500,\"caption\":\"Takimi me shkrimtarin Nasi Lera\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Emin Azemi Juria n\u00eb p\u00ebrb\u00ebre Ibrahim Kadriu (kryetar), Sadete T\u00ebrnava dhe Emin Azemi (an\u00ebtar\u00eb), nga nj\u00eb list\u00eb me tet\u00eb emra t\u00eb mundsh\u00ebm, zgjodh\u00ebn\u00a0 sivjet p\u00ebr \u00e7mimin \u201cBeqir Musliu\u201d, shkrimtarin e njohur nga Shqip\u00ebria, Nasi Ler\u00ebn, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb varg veprash t\u00eb tij t\u00eb botuara, me t\u00eb cilat e pasuroi dhe vazhdon ta pasuroj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-07-14T21:30:40+00:00","article_modified_time":"2021-07-14T21:39:09+00:00","og_image":[{"width":800,"height":500,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021","datePublished":"2021-07-14T21:30:40+00:00","dateModified":"2021-07-14T21:39:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/"},"wordCount":3529,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/","name":"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg","datePublished":"2021-07-14T21:30:40+00:00","dateModified":"2021-07-14T21:39:09+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/takimi_me_shkrimtarin_Nasi_Lera.jpg","width":800,"height":500,"caption":"Takimi me shkrimtarin Nasi Lera"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-nasi-lera-nderohet-me-cmimin-letrar-beqir-musliu-per-vitin-2021\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME \u00c7MIMIN LETRAR \u201cBEQIR MUSLIU\u201d p\u00ebr vitin 2021"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70218"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70218\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70223,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70218\/revisions\/70223"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}