{"id":70242,"date":"2021-07-15T23:23:06","date_gmt":"2021-07-15T21:23:06","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=70242"},"modified":"2021-07-15T23:23:06","modified_gmt":"2021-07-15T21:23:06","slug":"faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/","title":{"rendered":"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">&#8211; <em>ribotim<\/em> &#8211;<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e zhvillimit t\u00eb qyteteve nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje partiake, por komb\u00ebtare. Madje \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare .<\/p>\n<p>Zhvillimi i qyteteve nuk mund t\u00eb shihet nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i fitoreve apo i humbjeve n\u00eb zgjedhjet vendore, p\u00ebrkat\u00ebsisht parlamentare. Partit\u00eb shqiptare mund ta mundin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por kjo m\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje brendashqiptare.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi historike \u00ebsht\u00eb q\u00eb partit\u00eb shqiptare ta mundin dhe ta fitojn\u00eb betej\u00ebn apo luft\u00ebn politike ndaj armiqve dhe ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve historik\u00eb t\u00eb popullit shqiptar \u2013 sllavo-bizantin\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1991 e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, qytezat shqiptare mbet\u00ebn t\u00eb tilla \u2013 qyteza apo kasaba.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019fitore \u00ebsht\u00eb kjo? \u00c7\u2019fitore \u00ebsht\u00eb kjo, e nj\u00eb partie shqiptare ndaj tjetr\u00ebs, kur pothuajse t\u00ebr\u00eb pushtetin politik dhe ekonomik e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb maqedonasit?!<\/p>\n<p>Tetova \u00ebsht\u00eb qytet me dy universitete dhe me pes\u00eb shkolla t\u00eb mesme, por \u00ebsht\u00eb pa uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, pa bibliotek\u00eb bashk\u00ebkohore, pa teat\u00ebr, pa kinema, pa veprimtari kulturore profesionale, pa objekte panairi, pa qend\u00ebr sportive, pa sall\u00eb sporti, pa autopark, me rrug\u00eb t\u00eb ndotura, me kontejner\u00eb pa rrota e q\u00eb nuk zbrazen rregullisht, me kanalizime jop\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb kur t\u2019u kujtohet v\u00ebrshojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe me kryqin e VMRO-s\u00eb n\u00eb kalan\u00eb e Tetov\u00ebs, pik\u00ebrisht aty ku n\u00eb vitin 2001 filloi lufta \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>Si shpjegohet Tetova me dy universitete dhe me pes\u00eb shkolla t\u00eb mesme, por me nj\u00eb pallat kulture q\u00eb nuk ka nxehje qendrore apo q\u00eb gjat\u00eb dimrit funksionon pa nxehje?! Si shpjegohet Tetova me dy universitete dhe me pes\u00eb shkolla t\u00eb mesme, pa asnj\u00eb shfaqje teatrore brenda nj\u00eb viti?! Si shpjegohet Tetova e dy universiteteve dhe e pes\u00eb shkollave t\u00eb mesme, me nj\u00eb trup\u00eb teatrore profesionale prej rreth 30 aktor\u00ebsh t\u00eb shquar, por pa asnj\u00eb pjes\u00eb teatrore t\u00eb p\u00ebrgatitur e t\u00eb shfaqur?! N\u00eb aspektin kulturor, ky qytet i mij\u00ebra student\u00ebve duket si n\u00eb agoni.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Tetova universitare dhe me pes\u00eb shkolla t\u00eb mesme, me mbi 10 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb to, vlon prej: kafeterive, picerive, restoranteve, \u00ebmb\u00ebltoreve, qebaptoreve, byrektoreve, \u00e7ajtoreve, kazinove, bastoreve, tavernave, tymit. Dhe qenve endacak\u00eb. Nd\u00ebrkaq lyp\u00ebsit e vegj\u00ebl t\u00eb udh\u00ebkryqeve t\u00eb qytez\u00ebs t\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb koh\u00ebn e poetit t\u00eb mjerimit .<\/p>\n<p>Si shpjegohet fakti q\u00eb n\u00eb Tetov\u00ebn universitare ka koh\u00eb q\u00eb nga pushteti maqedonas nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pothuajse asnj\u00eb investim?!<\/p>\n<p>Tetova universitare, njashtu si t\u00eb gjitha qytetet shqiptare n\u00eb veriper\u00ebndim, mbijeton:<\/p>\n<p>\u2013 nga d\u00ebrgesat e kurbet\u00e7injve;<br \/>\n\u2013 nga nd\u00ebrmarrjet private, dhe<br \/>\n\u2013 nga bujq\u00ebsia e blegtoria ekstensive e primitive.<\/p>\n<p>Tetov\u00ebn universitare shteti q\u00ebllimisht e ka harruar dhe e ka l\u00ebn\u00eb pas dore . P\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr zhvillimin e qyteteve shqiptare mban faktori politik shqiptar, q\u00eb nga viti 1991 deri m\u00eb sot. P\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr zhvillimin e pjes\u00ebve veriper\u00ebndimore t\u00eb k\u00ebtij vendi, e ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb qyteteve shqiptare n\u00eb to, mbajn\u00eb sidomos ministrat dhe deputet\u00ebt shqiptar\u00eb, secili p\u00ebr zon\u00ebn nga e cila delegohet apo p\u00ebr rajonin t\u00eb cilin e p\u00ebrfaq\u00ebson. P\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ngecjen apo p\u00ebr zhvillimin e Tetov\u00ebs universitare mbajn\u00eb ministrat dhe deputet\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb qytetit rr\u00ebz\u00eb Sharrit.<\/p>\n<p>Politika nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm privilegj personal . \u00cbsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi shoq\u00ebrore . Nomenklatura dhe establishmenti shqiptar, q\u00eb nga viti 1991 e deri m\u00eb sot, politik\u00ebn e ka kuptuar shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr si privilegj vetjak, sesa si p\u00ebrgjegj\u00ebsi shoq\u00ebrore. Sot, p\u00ebr mision dhe p\u00ebr ideal komb\u00ebtar as q\u00eb mund t\u00eb flitet.<\/p>\n<p>Maqedonasit, q\u00eb nga viti 1945 e deri m\u00eb sot, t\u00eb gjitha investimet i kan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Shkup dhe n\u00eb Maqedonin\u00eb lindore.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e monizmit, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre ishin kuisling\u00ebt, mercenar\u00ebt, shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm dhe rahman morinat. Po sot, kush vall\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre?! E nj\u00ebjta politik\u00eb e orientimit t\u00eb investimeve n\u00eb Shkup dhe n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb Maqedonis\u00eb vazhdon edhe sot. E nj\u00ebjta politik\u00eb e injorimit t\u00eb interesave shqiptare vazhdon edhe sot. Kjo t\u00eb p\u00ebrkujton koh\u00ebn e getoizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Strategjia antishqiptare e Shkupit \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7do k\u00ebrkes\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paliative (gjysmake) , n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt edhe 30 vjet t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb merren me to, d.m.th. me gjuh\u00ebn, me flamurin\u2026;<\/p>\n<p>\u2013 Vazhdimisht t\u00eb krijohen probleme t\u00eb reja, si\u00e7 jan\u00eb enciklopedia antishqiptare maqedonase, Shkupi 2014, t\u00eb m\u00ebsuarit e gjuh\u00ebs maqedonase nga nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb qysh n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb etj.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb detyrohen shqiptar\u00ebt q\u00eb me dekada t\u00eb merren dhe t\u00eb rimerren me t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa komb\u00ebtare <strong><em>primordiale<\/em><\/strong>, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos\u00a0\u00a0u mbetet koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtje ekonomike;<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb varf\u00ebrohen shqiptar\u00ebt sa m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb rinia e tyre t\u00eb p\u00ebrshkohet nga d\u00ebshp\u00ebrimi, demoralizimi, defetizmi, deprimimi dhe zhg\u00ebnjimi.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb shqyrtohen t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb rajone t\u00eb caktuara t\u00eb dal\u00ebn n\u00ebn 20%\u00a0\u00a0q\u00eb pastaj t\u00eb konsiderohen nj\u00eb minoritet i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm;<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0T\u00eb privohen shqiptar\u00ebt nga t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb ekonomike, bankare dhe financiare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb varf\u00ebrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb skajshme dhe t\u00eb lihen pa perspektiv\u00eb;<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb l\u00ebn\u00eb pa perspektiv\u00eb, shqiptar\u00ebt do t\u00eb detyrohen t\u00eb shp\u00ebrngulen dhe t\u00eb punojn\u00eb si pjatalar\u00ebs n\u00eb metropolet e Evrop\u00ebs dhe n\u00eb vendet tej oqeanit.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna, ministrat shqiptar\u00eb nuk duhet t\u00eb lodhen shum\u00eb rreth integrimeve euro-atlantike t\u00eb Maqedonis\u00eb si dhe p\u00ebr zgjidhjen e kontestit me Athin\u00ebn rreth emrit. Populli thot\u00eb: \u201cS\u00eb pari rregullo pun\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde, pastaj ndreqi sht\u00ebpit\u00eb e huaja\u201d .<\/p>\n<p>Ministrat shqiptar\u00eb s\u00eb pari duhet t\u00eb punojn\u00eb dhe t\u00eb angazhohen p\u00ebr zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale t\u00eb popullit t\u00eb vet n\u00eb hap\u00ebsirat veriper\u00ebndimore t\u00eb k\u00ebtij vendi, e pastaj t\u00eb preokupohen me \u00e7\u00ebshtjen maqedonase.<\/p>\n<p>Zgjidhja e kontestit rreth emrit me Athin\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar:<\/p>\n<p>\u2013 t\u00eb VMRO-s\u00eb;<br \/>\n\u2013 t\u00eb Athin\u00ebs; dhe<br \/>\n\u2013 t\u00eb Uashingtonit.<\/p>\n<p>Po qe se VMRO-ja nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb historike, do t\u00eb humb <strong>koh\u00ebn politike<\/strong>. <strong>Humbja e koh\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb fatale<\/strong>.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi, p\u00ebrse ministrat shqiptar\u00eb t\u00eb qeverive maqedonase lodhen gjithaq lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, kur s\u2019i p\u00ebrfill kush?!<\/p>\n<p><strong><em>In ultima linea<\/em><\/strong>, Maqedonia do ta nd\u00ebrroj\u00eb emrin n\u00eb at\u00eb \u00e7ast kur t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb Uashingtoni. Nj\u00ebsoj si rasti i njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Shkupi dhe nga Podgorica. Sapo dha urdh\u00ebr Uashingtoni, Maqedonia dhe Mali i Zi e njoh\u00ebn shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Maqedonasit duan ta fitojn\u00eb betej\u00ebn ndaj Athin\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i shpallur shqiptar\u00ebt qiraxhinj n\u00eb tok\u00eb t\u00eb vet. Rrjedhimisht, edhe p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrngulur nga trojet e veta st\u00ebrgjyshore.<\/p>\n<p>Ka shqiptar\u00eb q\u00eb thon\u00eb se sot nuk ka investime p\u00ebr arsye se nuk jemi n\u00eb NATO dhe n\u00eb BE!! Po si ka investime p\u00ebr pjes\u00ebn lindore t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe p\u00ebr Shkupin 2014?! Nga vijn\u00eb parat\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb identiteti t\u00eb rrejsh\u00ebm dhe t\u00eb nj\u00eb historie t\u00eb trilluar e t\u00eb paqen\u00eb ?!<\/p>\n<p>Si \u00e7do qytet tjet\u00ebr n\u00eb Maqedoni, edhe Tetova ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr arritjen e t\u00eb drejtave komb\u00ebtare, si n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs dhe t\u00eb tiranis\u00eb serbo-sllave gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve 1945-1991, ashtu edhe n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit , nga viti 1991 e k\u00ebndej.<\/p>\n<p>Proceseve politike q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit , p\u00ebrpos inteligjencies apo atdhetar\u00ebve tetovar\u00eb, u kan\u00eb kontribuar edhe intelektual\u00ebt dhe atdhetar\u00ebt e t\u00eb gjitha hap\u00ebsirave shqiptare n\u00eb Maqedoni. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb gjitha proceset q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Tetov\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pluralizmit, jan\u00eb mb\u00ebshtetur pa rezerva nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni. Proceset politike q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Tetov\u00eb, nuk jan\u00eb zhvilluar vet\u00ebm prej tetovar\u00ebve, por prej faktorit shqiptar n\u00eb Maqedoni. Rrjedhimisht, veprimtaria e faktorit shqiptar n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur pa rezerva edhe nga qendrat politike shqiptare t\u00eb vendosjes \u2013 nga Tirana dhe Prishtina.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ngjarjet komb\u00ebtare m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Tetov\u00eb, me mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Ballkan jan\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 M\u00eb 15.04..1990 u themelua n\u00eb Tetov\u00eb l\u00ebvizja popullore politike Partia e Prosperiteti Demokratik (PPD);<br \/>\n\u2013 Pothuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u themelua po n\u00eb Tetov\u00eb Partia Demokratike Popullore (PDP);<\/p>\n<p>\u2013 M\u00eb 27.XII.1991, Kuvendi i Autonomis\u00eb n\u00eb Tetov\u00eb, mori vendim p\u00ebr shpalljen e Referendumit p\u00ebr autonomin\u00eb politiko-territoriale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. Ky referendum u mbajt n\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat shqiptare n\u00eb Maqedoni m\u00eb 11 e 12 janar 1992;<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb shkurt 1994 u themelua dhe veproi me seli n\u00eb Tetov\u00eb PPDSH-ja, m\u00eb von\u00eb Partia Demokratike Shqiptare (PDSH);<\/p>\n<p>\u2013 M\u00eb 17.12.1994 u themelua n\u00eb Tetov\u00eb Universiteti i Tetov\u00ebs;<br \/>\n\u2013 N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2001 u themelua n\u00eb Tetov\u00eb Universiteti i Evrop\u00ebs Juglindore (UEJL);<\/p>\n<p>\u2013 M\u00eb 14 mars t\u00eb vitit 2001 n\u00eb kalan\u00eb e Tetov\u00ebs shp\u00ebrtheu lufta e popullit shqiptar p\u00ebr liri, q\u00eb kishte nisur n\u00eb Tanush\u00eb qysh n\u00eb janar t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit;<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb fshatin Shipkovic\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs, n\u00eb vitin 2001 u themelua Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare, struktur\u00eb ushtarake q\u00eb e drejtoi dhe e komandoi luft\u00ebn;<\/p>\n<p>\u2013 Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb 200-shit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi politik i U\u00c7K-s\u00eb dhe kryekomandanti i saj Ali Ahmeti q\u00ebndroi n\u00eb Shipkovic\u00eb t\u00eb Sharrit, nga ku i komandoi veprimet luftarake;<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb vitin 2002 u themelua n\u00eb Tetov\u00eb Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI);<br \/>\n\u2013 Vite me radh\u00eb mbahet n\u00eb Tetov\u00eb manifestimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i poezis\u00eb \u201cDit\u00ebt e Naimit\u201d;<\/p>\n<p>\u2013 Gati \u00e7do vit, sh\u00ebnohen n\u00eb Tetov\u00eb p\u00ebrvjetor\u00ebt e demonstratave masive t\u00eb \u201968, q\u00eb shp\u00ebrthyen n\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb vitin 1968;<\/p>\n<p>\u2013 Gjat\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (1999), nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e refugjat\u00ebve kosovar\u00eb u vendos\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb Tetov\u00eb (sikund\u00ebr edhe n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet shqiptare);<\/p>\n<p>N\u00eb Tetov\u00eb ndodhen edhe disa nd\u00ebrmarrje ekonomike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si: Ekologu, Renova, Vez\u00eb Sharri etj.<\/p>\n<p>Klubi komb\u00ebtar i Tetov\u00ebs \u2013 \u201cShk\u00ebndija \u201d, duke qen\u00eb kampione e Maqedonis\u00eb n\u00eb futboll, me ngjyrat kuq e zi, mori pjes\u00eb n\u00eb garat e kampionatit evropian.<\/p>\n<p>Kjo flet se Tetova ka nj\u00ebfar\u00eb potenciale demografik. Ka tradita historike komb\u00ebtare t\u00eb \u00e7mueshme. Ka disa rrethana gjeografike dhe natyrore t\u00eb volitshme, si\u00e7 jan\u00eb fusha e Pollogut dhe Sharri plak. Rrjedhimisht, ka edhe nj\u00ebfar\u00eb potenciali ekonomik, kulturor dhe intelektual.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb k\u00ebto merita, n\u00eb Tetov\u00ebn historike vite t\u00eb t\u00ebra s\u2019\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb investim .<\/p>\n<p>Faktori politik shqiptar duhet ta mb\u00ebshtes\u00eb zhvillimin e Tetov\u00ebs dhe shnd\u00ebrrimin e saj n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr politike, ekonomike dhe kulturore. Tetova nuk zhvillohet vet\u00ebm p\u00ebr tetovar\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Ajo nuk zhvillohet n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qyteteve t\u00eb tjera, apo n\u00eb kurriz t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interes jetik t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb zhvillim t\u00eb gjitha qytetet dhe vendbanimet shqiptare n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Tetova vitet e fundit sh\u00ebnon r\u00ebnie dhe ngecje. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nuk shohim t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb zhvillim t\u00eb pakt\u00ebn ndonj\u00eb qytet tjet\u00ebr shqiptar n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Pushtetar\u00ebt e Shkupit, me ndonj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb vetin shqiptar, mbase mund ta zvarritin zhvillimin e Tetov\u00ebs, por kurr\u00eb nuk do t\u2019ia dalin ta shtrojn\u00eb p\u00ebr toke. Dielli nuk zihet me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb. As val\u00ebt e detit jo.<\/p>\n<p>Politika nuk \u00ebsht\u00eb oportuniz\u00ebm dhe konformiz\u00ebm. Kuisling\u00ebt do t\u2019i mallkoj\u00eb historia.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethanat kur ka ngecje dhe nuk ka zhvillim, qeveritar\u00ebt dhe pushtetar\u00ebt ndjekin politik\u00ebn <strong><em>panem et circenses<\/em><\/strong> (buk\u00eb dhe arg\u00ebtim) . Sipas poetit romak \u2013 <strong>Juvenalit<\/strong> , kjo ishte parull\u00eb e qarqeve sunduese n\u00eb Perandorin\u00eb Romake. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, jepi popullit buk\u00eb, dasma, ceremoni fetare, mevlude, bastore, loj\u00ebra arg\u00ebtuese, sport \u2013 dhe sundo mbi t\u00eb sa t\u00eb duash dhe si t\u00eb duash.<\/p>\n<p>Sllavo-bizantin\u00ebt gjithmon\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve kan\u00eb pasur strategji n\u00ebnshtruese.\u00a0\u00a0Historia e d\u00ebshmon se, p\u00ebr t\u00eb sunduar m\u00eb leht\u00eb, ata kan\u00eb dalluar dy kategori shqiptar\u00ebsh: shqiptar\u00eb nacionalist\u00eb; dhe\u00a0\u00a0\u2013\u00a0\u00a0shqiptar\u00eb t\u00eb moderuar apo luajal\u00eb. Shqiptar\u00ebt e moderuar m\u00eb von\u00eb do t\u2019i cil\u00ebsojn\u00eb\u00a0\u00a0si t\u00eb ndersh\u00ebm .<\/p>\n<p>Me shqiptar\u00ebt nacionalist\u00eb boshti antishqiptar i krimit Shkup-Beograd-Titograd, kurr\u00eb nuk ka bashk\u00ebpunuar. Madje edhe i ka persekutuar. Boshti sllav i sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb ka bashk\u00ebpunuar dhe ka bashk\u00ebvepruar vet\u00ebm me shqiptar\u00ebt e moderuar, t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe luajal\u00eb .<\/p>\n<p>Sot, faktori politik shqiptar n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7mim dhe p\u00ebr asnj\u00eb kusht nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb\u00a0\u00a0disa ministra apo p\u00ebrfaq\u00ebsues diplomatik\u00eb t\u2019i propozoj\u00eb, t\u2019i sugjeroj\u00eb, t\u2019i parap\u00eblqej\u00eb, t\u2019i em\u00ebroj\u00eb dhe t\u2019i caktoj\u00eb Shkupi.<\/p>\n<p>Ka kaluar koha <strong><em>e kuisling\u00ebve, e mercenar\u00ebve, e shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm, e rahman morinave dhe e kolon\u00ebs s\u00eb pest\u00eb<\/em><\/strong><em>.<\/em><\/p>\n<p>Si shpjegohet fakti: Emrat e disa rrug\u00ebve t\u00eb qyteteve shqiptare jan\u00eb nd\u00ebrruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore, nd\u00ebrkaq faturat vazhdojn\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohen me em\u00ebrtimet e vjetra t\u00eb rrug\u00ebve. Me em\u00ebrtimet e vjetra vazhdojn\u00eb t\u00eb l\u00ebshohen edhe dokumentet vetjake. A thua kush duhet t\u00eb merret me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje?! M\u00ebsuesit, mjek\u00ebt apo barinjt\u00eb e kopeve n\u00eb bjeshk\u00ebt e Sharrit?! Po faktori politik?! Po establishmenti dhe nomenklatura politike shqiptare, \u00e7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb?! T\u00eb dalin p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb n\u00eb mediume, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrs\u00ebritur vite me radh\u00eb klishet\u00eb dhe refrenet q\u00eb tanim\u00eb i din\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb djep!<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekzistenciale . Mund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt akademik\u00eb t\u00eb universiteteve shqiptare t\u00eb dalin n\u00eb protesta, por jo m\u00eb p\u00ebr enciklopedin\u00eb e Akademis\u00eb maqedonase, por p\u00ebr buk\u00eb dhe pun\u00eb . Faktori politik shqiptar, ministrat dhe deputet\u00ebt e tyre, q\u00eb hiqen si t\u00eb popullit, duhet ta din\u00eb se mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi historike para brezave q\u00eb vijn\u00eb .<\/p>\n<p>Maqedonasit po qe se duan q\u00eb Maqedonia t\u00eb ekzistoj\u00eb si shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe me perspektiv\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013\u00a0\u00a0\u00a0duhet t\u00eb pranojn\u00eb barazin\u00eb e plot\u00eb me shqiptar\u00ebt;<br \/>\n\u2013 duhet t\u00eb pranojn\u00eb federalizmin, p\u00ebrkat\u00ebsisht konfederalizimin e k\u00ebtij vendi;<br \/>\n\u2013 duhet t\u2019ua njohin shqiptar\u00ebve statusin e popullit shtetformues;<br \/>\n\u2013 duhet t\u00eb pranojn\u00eb nj\u00eb Maqedoni me dy entitete : me entitetin shqiptar dhe me at\u00eb maqedonas.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb Maqedoni me dy kombe : me kombin shqiptar dhe me at\u00eb maqedonas. Ndryshe, ka p\u00ebr ta p\u00ebsuar si\u00e7 e p\u00ebsoi Jugosllavia e AVNOJ-it n\u00eb Kongresin e XIV t\u00eb LKJ-s\u00eb (Lidhjes s\u00eb Komunist\u00ebve t\u00eb Jugosllavis\u00eb) , t\u00eb mbajtur n\u00eb Beograd prej 20 deri m\u00eb 22 janar 1990 dhe t\u00eb udh\u00ebhequr nga antishqiptari i p\u00ebrbetuar Milan Pan\u00e7veski.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kongres u ndesh\u00ebn dy pik\u00ebpamje , diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta:<\/p>\n<p>\u2013 pik\u00ebpamja centraliste serbe; dhe<br \/>\n\u2013 pik\u00ebpamja konfederaliste sllovene.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se koncepti serb ishte antihistorik \u2013 d\u00ebshtoi. Nj\u00eb dit\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mund ta p\u00ebsoj\u00eb edhe Maqedonia. Nd\u00ebr shqiptar\u00eb mbase edhe sot ka <strong><em>kuaj Troje<\/em><\/strong>. <strong><em>Timeo Danaos et dona ferentes<\/em><\/strong> (Laokoonti).<\/p>\n<p><em>Botuar m\u00eb 21.10.2012<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli &#8211; ribotim &#8211; \u00c7\u00ebshtja e zhvillimit t\u00eb qyteteve nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje partiake, por komb\u00ebtare. Madje \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare . Zhvillimi i qyteteve nuk mund t\u00eb shihet nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i fitoreve apo i humbjeve n\u00eb zgjedhjet vendore, p\u00ebrkat\u00ebsisht parlamentare. Partit\u00eb shqiptare mund ta mundin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por kjo m\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60252,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-70242","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli &#8211; ribotim &#8211; \u00c7\u00ebshtja e zhvillimit t\u00eb qyteteve nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje partiake, por komb\u00ebtare. Madje \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare . Zhvillimi i qyteteve nuk mund t\u00eb shihet nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i fitoreve apo i humbjeve n\u00eb zgjedhjet vendore, p\u00ebrkat\u00ebsisht parlamentare. Partit\u00eb shqiptare mund ta mundin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por kjo m\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-07-15T21:23:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb\",\"datePublished\":\"2021-07-15T21:23:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/\"},\"wordCount\":2598,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/\",\"name\":\"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"datePublished\":\"2021-07-15T21:23:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"Xhelal Zejneli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli &#8211; ribotim &#8211; \u00c7\u00ebshtja e zhvillimit t\u00eb qyteteve nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje partiake, por komb\u00ebtare. Madje \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare . Zhvillimi i qyteteve nuk mund t\u00eb shihet nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i fitoreve apo i humbjeve n\u00eb zgjedhjet vendore, p\u00ebrkat\u00ebsisht parlamentare. Partit\u00eb shqiptare mund ta mundin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por kjo m\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-07-15T21:23:06+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb","datePublished":"2021-07-15T21:23:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/"},"wordCount":2598,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/","name":"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","datePublished":"2021-07-15T21:23:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","width":800,"height":450,"caption":"Xhelal Zejneli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/faktori-politik-shqiptar-ne-maqedoni-pergjegjesi-para-historise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FAKTORI POLITIK SHQIPTAR N\u00cb MAQEDONI \u2013 P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI PARA HISTORIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70242"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70242\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70243,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70242\/revisions\/70243"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}