{"id":7035,"date":"2016-09-26T01:08:04","date_gmt":"2016-09-26T00:08:04","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7035"},"modified":"2018-03-18T11:39:03","modified_gmt":"2018-03-18T10:39:03","slug":"pashallare-te-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/","title":{"rendered":"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit"},"content":{"rendered":"<p>Situata politike n\u00eb Gadishullin Ballkanik \u00ebsht\u00eb jo pak komplekse, por se sidoqoft\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb shteteve t\u00eb rajonit. E p\u00ebrbashk\u00ebta \u00ebsht\u00eb se thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha vendet, kemi maxhoranca t\u00eb fuqishme dhe opozita, t\u00eb mbetura tanim\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara, n\u00eb shum\u00eb raste. N\u00eb disa vende ka ndodhur \u201cp\u00ebrmbysja e madhe\u201d, teksa opozita e fuqishme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tanim\u00eb pushtet i pandalsh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb tjera ruhet \u201cstatus-quo\u201d-ja. Vendet e Ballkanit, sido t\u00eb jet\u00eb ndryshojn\u00eb p\u00ebr nga m\u00ebnyra si e prodhojn\u00eb politik\u00ebn. <\/p>\n<p>Serbia vazhdon t\u00eb ruaj\u00eb form\u00ebn tradicionale t\u00eb politikb\u00ebrjes, ku nacionalizmi gjendet gjithnj\u00eb n\u00eb krye, Shqip\u00ebria mbetet n\u00eb dor\u00ebn e m\u00eb t\u00eb \u201cfort\u00ebve\u201d p\u00ebr nga numrat, Maqedonia \u00ebsht\u00eb tabloja e zbehur e Serbis\u00eb, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb shkon drejt BE-s\u00eb, e q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb heq\u00eb hijen e s\u00eb shkuar\u00ebs serbe e ruse. Kosova mbetet meridian politik, mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe shtetit serb, t\u00eb cilat shpesh ngren\u00eb val\u00ebt e madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb tyre, n\u00ebn pretendimin p\u00ebr territorin kosovar. Bosnja ngjan sot si sheshi i betej\u00ebs, si tabloja e zbeht\u00eb e luftrave m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb rajon, p\u00ebr shkak se aty p\u00ebrplasen ende etnit\u00eb dhe k\u00ebrkohet me \u00e7do kusht dominim i serb\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p>Opozita e dikurshme, e madhe n\u00eb numra, por se nuk mundi ta kishte qeverin\u00eb, mori aleaten e saj t\u00eb vjet\u00ebr dhe s\u00eb bashku kan\u00eb formuar nj\u00eb qeveri, q\u00eb p\u00ebr nga numrat, \u00ebshte tep\u00ebr e fuqishme. Analisti politik Fatos Lubonja e ka quajtur madje dominanc\u00ebn e tanishme politike nga dy parti relativisht t\u00eb fuqishme edhe si \u201cputiniz\u00ebm\u201d.<br \/>\n( <a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/analiza-lubonja-ne-panorama-dibra-si-kercenim-i-putinizmit\/\" target=\"_blank\">http:\/\/www.panorama.com.al\/analiza-lubonja-ne-panorama-dibra-si-kercenim-i-putinizmit\/<\/a> ). <\/p>\n<p>Opozita ishte e ngarkuar me shum\u00eb \u201cnjolla\u201d. Vendi njohu \u201cp\u00ebrmbysjen e madhe\u201d sa iu takon partive politike, por se duket se gjendja n\u00eb popull v\u00ebshtir\u00eb se ka ndryshuar. Madje, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, shqiptar\u00ebt po marrin arratin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur jasht\u00eb vendit, sikur t\u00eb ishin n\u00eb luft\u00eb, duke u renditur pas sirian\u00ebve. Partit\u00eb pushtetare e kan\u00eb rritur propagand\u00ebn, p\u00ebrmes medieve e t\u00eb tjera mekanizmave, edhe k\u00ebto t\u00eb kthyera t\u00eb bezdisura, p\u00ebr nj\u00eb popull q\u00eb d\u00ebshiron shpres\u00eb e besim. T\u00eb shumt\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile e shohin shpres\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb re, q\u00eb do t\u00eb kthehej n\u00eb parti politike, e cila t\u00eb mos mb\u00ebshtes\u00eb interesa t\u00eb caktuara, por t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kosova<\/strong><\/p>\n<p>Shteti i Kosov\u00ebs, n\u00eb fillimet e saj si nj\u00eb qenie e brisht\u00eb e pavar\u00ebsuar, e ka nisur vrullsh\u00ebm rrug\u00ebtimin shtet\u00ebror. Ky vrull shoq\u00ebrohet me ato dukuri, q\u00eb kemi par\u00eb edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, t\u00eb Evrop\u00ebs e t\u00eb bot\u00ebs. Korrupsioni, militantizimi dhe t\u00eb tilla \u201cnjolla\u201d mbizot\u00ebrojn\u00eb kudo n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb d\u00ebshmoi m\u00eb s\u00eb miri rasti i p\u00ebrgjimeve, me personazh kryesor Adem Grabovcin, e ku hapeshin konkurse false, kur n\u00eb fakt fituesit ishin p\u00ebrcaktuar. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, d\u00ebshmoi, se p\u00ebrmes legjitimitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kontrollon shtetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thuajse perfekte. <\/p>\n<p>N\u00eb biseda d\u00ebgjohej edhe z\u00ebri i Hashim Tha\u00e7it. Ky i fundit duket se dallonte p\u00ebr nga Grabovci, n\u00eb veprime, vet\u00ebm se ishte i kujdessh\u00ebm n\u00eb ato q\u00eb fliste, duke i shkuar p\u00ebrshtat nofka politike q\u00eb mban: \u201c<em>gjarpri<\/em>\u201d. Dukuria e Grabovcit v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00eb e izoluar, por e kthyer n\u00eb sistem. Opozita \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dob\u00ebt. PDK formoi qeverin\u00eb me LDK-n\u00eb, duke ia l\u00ebshuar k\u00ebsaj t\u00eb fundit postin e kryeministrit, e se p\u00ebrball\u00eb u vendos\u00ebn \u201cVet\u00ebvendosje\u201d, AAK-ja dhe NISMA. Opozita u p\u00ebr\u00e7a, si\u00e7 ishte paralajm\u00ebruar.<br \/>\n( <a href=\"http:\/\/lajmi.net\/maliqi-te-kete-carje-ne-opoziten-e-bashkuar\/\" target=\"_blank\">http:\/\/lajmi.net\/maliqi-te-kete-carje-ne-opoziten-e-bashkuar\/<\/a> ). <\/p>\n<p>AAK-ja dhe NISMA tanim\u00eb sulmojn\u00eb jo rrall\u00eb edhe VV-n\u00eb, kurse L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, e vetme p\u00ebrpiqet t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb nj\u00eb koalicioni, jo t\u00eb past\u00ebr, por e v\u00ebshtir\u00eb shum\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohet, pasi ka forc\u00ebn e numrave. Problem mbetet kontrolli qeveritar n\u00eb mbar\u00eb vendin, sidomos n\u00eb Veri, ku ende ndihet dora e zgjatur serbe.<\/p>\n<p><strong>Maqedonia<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse mund t\u00eb flasim p\u00ebr \u201cputiniz\u00ebm\u201d t\u00eb mirfillt\u00eb, kjo ndodh sidomos n\u00eb Maqedoni. Ky \u00ebsht\u00eb vendi i \u00e7udirave dhe m\u00eb kontraversali n\u00eb rajon. Maqedonia nuk e ka t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ardhmen e saj. P\u00ebr momentin, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet ka qeveri teknike, por kryeminist\u00ebr, njeriu m\u00eb i fuqish\u00ebm mbetet Nikola Gruevski. Nacionalizmi k\u00ebtu ngjan paksa me at\u00eb n\u00eb Serbi, por vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i fshehur. Kjo, sepse Gruevski shpesh thot\u00eb n\u00eb publik se i respekton shqiptar\u00ebt. Projekti q\u00eb u zhvillua k\u00ebtu \u201cShkupi 2014\u201d, padyshim mbetet m\u00eb i tmerrshmi n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Ballkanit. Aty u tranformua historia dhe dol\u00ebn disa statuja, t\u00eb cilat jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebr\u00e7undim total i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. <\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto i b\u00ebn partia n\u00eb pushtet, VMRO-DPMNE, e cila merr edhe nj\u00eb parti shqiptare n\u00eb koalicion, e q\u00eb prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb BDI-ja. Si\u00e7 ndodh n\u00eb Rusi, ku Putini \u00ebsht\u00eb partia dhe partia \u00ebsht\u00eb Putini, edhe k\u00ebtu Gruevski \u00ebsht\u00eb partia dhe partia \u00ebsht\u00eb Gruevski. Opozita, LSDM-ja \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt dhe p\u00ebrpjekjet e saj jan\u00eb t\u00eb vakta, duke u p\u00ebrballur edhe me nj\u00eb popull, q\u00eb ngjan se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb nacionalist. Maqedonia shfaq probleme t\u00eb theksuara me fqinj\u00ebt. Shteti maqedonas ka probleme me Serbin\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn, me Bullgarin\u00eb p\u00ebr identitetin, me Greqin\u00eb p\u00ebr emrin kushtetues, nd\u00ebrsa \u00e7udit\u00ebrisht nuk ka me Shqip\u00ebrin\u00eb, edhe pse 40 p\u00ebr qind e popullat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb shqiptare, e nuk kan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta me maqedone\u00ebt&#8230;<\/p>\n<p><strong>Serbia<\/strong><\/p>\n<p>Shteti serb ka hyr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e \u201cmodernitetit\u201d me politikan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb disi m\u00eb t\u00eb re, por me mendjen e baballar\u00ebve dhe t\u00eb gjysh\u00ebrve t\u00eb tyre. K\u00ebshtu jan\u00eb dyshja kryesore e politik\u00ebs n\u00eb Beograd, Da\u00e7i\u00e7 dhe Vu\u00e7i\u00e7. Nd\u00ebrsa Nikoli\u00e7 \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e nacionalizmit serb, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr mask\u00eb. Pushteti \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i fort\u00eb, nd\u00ebrsa opozita b\u00ebn disa \u201ccic\u00ebrima\u201d, por askush nuk i d\u00ebgjon. <\/p>\n<p>Edhe kur opozita merr guximin t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr pushtetit, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cKosova ka ikur\u201d, populli nuk e do. Vendi mbetet orbit\u00eb mes dy \u201cbot\u00ebve\u201d, Rusis\u00eb dhe BE-s\u00eb. Situata \u00ebsht\u00eb q\u00eb duke qen\u00eb se askush nuk ka besim te opozita, mb\u00ebshtesin pozit\u00ebn. Vendi ka p\u00ebrq\u00ebndrim t\u00eb madh n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, duke u p\u00ebrzier shpesh me Kosov\u00ebn, me Bosnj\u00ebn e me Kroacin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bosnja<\/strong><\/p>\n<p>Bosnja \u00ebsht\u00eb shteti m\u00eb i sakatuar gjat\u00eb luftrave n\u00eb ish-Jugosllavi dhe duket se ngjan m\u00eb i dob\u00ebti, edhe tanim\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, vazhdon p\u00ebr\u00e7arja mes tre etnive kryesore: <em>serb\u00ebve<\/em>, <em>boshnjak\u00ebve<\/em> dhe <em>kroat\u00ebve<\/em>. Ata, n\u00eb parlament, p\u00ebrfaq\u00ebsohen nj\u00eblloj. Mir\u00ebpo, tensioni i fundit \u00ebsht\u00eb se serb\u00ebt duan 9 majin si Dit\u00eb t\u00eb Etnitetit n\u00eb Republik\u00ebn Srpska, nd\u00ebrsa Gjykata Kushtetuese e ka kund\u00ebrshtuar nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb till\u00eb, e cila ka kuptim vet\u00ebm p\u00ebr serb\u00ebt, duke p\u00ebrjashtuar etnit\u00eb e tjera n\u00eb vend. <\/p>\n<p>Duke shkelur hapur fare sovranitetin e Bosnj\u00ebs, n\u00eb diskutim u p\u00ebrfshin\u00eb lider\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb Kroacis\u00eb. Nikoli\u00e7 ka deklaruar, se lidhur me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, p\u00ebr referendumin e popullit serb p\u00ebr Dit\u00ebn e Etnitetit, duhet zhvilluar patjet\u00ebr takim urgjent ose ka gjasa t\u00eb mbledh\u00eb K\u00ebshillin e Shtetit. Edhe Ivica Da\u00e7i\u00e7 ka reaguar ashp\u00ebr, gjithnj\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb serb\u00ebve. Presidentja kroate, Kitarovi\u00e7 n\u00ebnvizoi se edhe ajo do t\u00eb mbroj\u00eb me \u00e7do kusht kroat\u00ebt n\u00eb Bosnj\u00eb. Shkurt, shteti boshnjak mbetet ende i dob\u00ebt dhe ku sovraniteti shkelet me dy k\u00ebmb\u00eb. Aty ende serb\u00ebt duan dominim, duke mos respektuar tri-etnitetin e Republik\u00ebs.<br \/>\n(<a href=\"http:\/\/www.shekulli.com.al\/p.php?id=497366&#038;nikolic-mund-te-perdorim-edhe-ushtrine-per-serbet-e-bosnjes\" target=\"_blank\">http:\/\/www.shekulli.com.al\/p.php?id=497366&amp;nikolic-mund-te-perdorim-edhe-ushtrine-per-serbet-e-bosnjes<\/a> ). <\/p>\n<p>Lideri lokal serb, kryetari i Republik\u00ebs Srpska, Milorad Dokik, edhe p\u00ebr nga fytyra, ngjan si \u201cqeni\u201d i Beogradit n\u00eb Bosnj\u00eb, q\u00eb gjithnj\u00eb nxit sherr e konflikte n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb sa duket ende nuk e ka marr\u00eb veten nga dara e gjakut dhe e dhun\u00ebs, ushtruar ndaj k\u00ebtij shteti, kryesisht prej serb\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Greqia<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Aleksis Tsipras ka marr\u00eb pushtetin me partin\u00eb e tij populiste t\u00eb majt\u00eb, SYRIZA dhe duket se v\u00ebshtir\u00eb se do ta l\u00ebshoj\u00eb shpejt. Kjo, edhe sepse kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm partit\u00eb e tjera, t\u00eb cilat u m\u00ebsuan hapur se e kishin mashtruar popullin grek. Pra, kemi nj\u00eb pushtet t\u00eb fort\u00eb n\u00eb numra, q\u00eb ka sfumuar thuajse totalisht partit\u00eb tradicionale, PASOK-un dhe Demokracin\u00eb e Re. Edhe pse fillimi ishte shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, duket se n\u00eb shtetin grek, ngjau si me \u201cFerm\u00ebn e kafsh\u00ebve\u201d t\u00eb Xhorxh Oruellit, ku parimet nis\u00ebn t\u00eb bien me radh\u00eb. <\/p>\n<p>Edhe SYRIZA shkeli premtime t\u00eb shumta dhe u dor\u00ebzua edhe p\u00ebrball\u00eb fuqis\u00eb gati perandorake t\u00eb Evrop\u00ebs, duke pranuar borxhe nga ajo. Sidoqoft\u00eb, vler\u00ebsimet p\u00ebr shtetin grek kan\u00eb shkuar sa i takon politikave ndaj emigrant\u00ebve. Greqia \u00ebsht\u00eb shteti q\u00eb mban sot pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb emigrant\u00ebve, s\u00eb bashku me Italin\u00eb. Shumica e emigrant\u00ebve t\u00eb ardhur n\u00eb kontinent kan\u00eb p\u00ebfunduar n\u00eb k\u00ebto dy vende. Shtetet e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs nuk kan\u00eb pranuar q\u00eb t\u00eb marrin emigrant\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb plani i BE-s\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb emigrant\u00ebve thuajse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb disa vende, thuajse t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Turqia<\/strong><\/p>\n<p>Situata politike n\u00eb Turqi ka muaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cnxehur\u201d, qysh prej 15 korrikut, nat\u00ebn kur u mendua se u organizua grushti i shtetit ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan. N\u00eb at\u00eb nat\u00eb, t\u00eb gjith\u00ebve po iu shkonte nd\u00ebrmend se Erdogani po rr\u00ebznohej dhe se \u201cperandoria\u201d e tij pushtetare do t\u00eb merrte fund. T\u00eb gjith\u00eb po mendonin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte tanim\u00eb me shtetin turk. T\u00eb shumt\u00eb hamend\u00ebsonin se mund t\u00eb ikte nj\u00eb gjysm\u00eb-diktator si Erdogani e se skenar\u00ebt politik\u00eb p\u00ebr shtetin turk mund t\u00eb ishin akoma edhe m\u00eb keq. <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga skenar\u00ebt e err\u00ebt mundet t\u00eb ishte ai se Turqia mund t\u00eb b\u00ebhej sikund\u00ebr Siria. Kjo, pasi n\u00eb Siri e vende t\u00eb tjera t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, fill pasi ran\u00eb diktator\u00ebt, u krijuan trazira dhe kaos politik. Mir\u00ebpo, asgj\u00eb nuk ndodhi, sa i takon l\u00ebkundjes s\u00eb mundshme t\u00eb Erdoganit. Ky i fundit mbeti n\u00eb pushtet dhe madje nisi edhe persekutimin e njer\u00ebzve t\u00eb kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij politik, Fehtullah Gylen. Erdogani i burgosi dhe i internetoi si mos m\u00eb keq njer\u00ebzit e kleriut mysliman, me banim n\u00eb SHBA. <\/p>\n<p>N\u00ebse ka ndonj\u00eb vend ballkanik, ku v\u00ebrtet\u00eb meritohet t\u00eb thuhet se ka \u201cpashallar\u00eb\u201d n\u00eb pushtet, ky vend \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Turqia. Madje, pashallar\u00ebt turq e kthejn\u00eb politik\u00ebn, aty ku kan\u00eb interesa dhe ku fryn era e pushtetit. K\u00ebshtu, Ankaraja i tensionoi raportet fillimisht me Mosk\u00ebn, por se m\u00eb tej Erdogani, pasi u ve\u00e7ua nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i shkoi Putinit n\u00eb zyr\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, por politika e shtetit turk karshi Bashar-Al-Asadit n\u00eb Siri, ndryshoi menj\u00ebher\u00eb, sipas kahut t\u00eb Rusis\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00ebse dje, Asadi ishte njeri i urryer p\u00ebr Turqin\u00eb, ai u kthye n\u00eb engj\u00ebll. Erdgonai m\u00eb tej tha se \u201cmund t\u00eb arrihet n\u00eb kompromis me Asadin\u201d, duke gjetur shprehjen shp\u00ebtimtare se \u201cna mjafton ta luftojm\u00eb ISIS-in\u201d. Ankaraja mbetet vendi, ku pashallar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb pushtet dhe ata kontrollojn\u00eb thuajse \u00e7do pushtet tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e \u00e7\u00ebshtjet e hetimeve. Gjithashtu, lufta politike nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb egrat n\u00eb Ballkan, zhvillohet pik\u00ebrisht n\u00eb shtetin turk. Parimet, sidomos p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb karrige t\u00eb pushtetit, duken tep\u00ebr larg. \u00c7do gj\u00eb duket se b\u00ebhet p\u00ebr para dhe mir\u00ebqenie.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vend t\u00eb mbylljes<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb thuajse t\u00eb gjitha shtetet e Ballkanit, nuk ka pasur thuajse aspak ndryshime radikale, nga sa kan\u00eb qen\u00eb. Pushteti, fuqia ekonomike, biznesi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb p\u00ebrparon furish\u00ebm, p\u00ebrball\u00eb pafuqis\u00eb. Pushteti i forcuar \u00ebsht\u00eb realitet n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb gadishullit. Lidhjet mes politik\u00ebs \u2013 medias \u2013 biznesit, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb bukuri natyrore t\u00eb shkat\u00ebrrohen n\u00eb vendet e rajonit, n\u00eb krye t\u00eb jen\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz dhe se \u201cndryshimi i madh\u201d jasht\u00eb rrethit vicioz t\u00eb interesave t\u00eb ngushta, t\u00eb duket tep\u00ebr i larg\u00ebt.<\/p>\n<p>\/<strong>Dionis Xhafa<\/strong>\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Situata politike n\u00eb Gadishullin Ballkanik \u00ebsht\u00eb jo pak komplekse, por se sidoqoft\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb shteteve t\u00eb rajonit. E p\u00ebrbashk\u00ebta \u00ebsht\u00eb se thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha vendet, kemi maxhoranca t\u00eb fuqishme dhe opozita, t\u00eb mbetura tanim\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara, n\u00eb shum\u00eb raste. N\u00eb disa vende ka ndodhur \u201cp\u00ebrmbysja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17630,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-7035","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Situata politike n\u00eb Gadishullin Ballkanik \u00ebsht\u00eb jo pak komplekse, por se sidoqoft\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb shteteve t\u00eb rajonit. E p\u00ebrbashk\u00ebta \u00ebsht\u00eb se thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha vendet, kemi maxhoranca t\u00eb fuqishme dhe opozita, t\u00eb mbetura tanim\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara, n\u00eb shum\u00eb raste. N\u00eb disa vende ka ndodhur \u201cp\u00ebrmbysja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-26T00:08:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-18T10:39:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ballkan.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"314\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"235\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit\",\"datePublished\":\"2016-09-26T00:08:04+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-18T10:39:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/\"},\"wordCount\":2124,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ballkan.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/\",\"name\":\"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ballkan.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-26T00:08:04+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-18T10:39:03+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ballkan.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ballkan.jpg\",\"width\":314,\"height\":235},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pashallare-te-ballkanit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Situata politike n\u00eb Gadishullin Ballkanik \u00ebsht\u00eb jo pak komplekse, por se sidoqoft\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb shteteve t\u00eb rajonit. E p\u00ebrbashk\u00ebta \u00ebsht\u00eb se thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha vendet, kemi maxhoranca t\u00eb fuqishme dhe opozita, t\u00eb mbetura tanim\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara, n\u00eb shum\u00eb raste. N\u00eb disa vende ka ndodhur \u201cp\u00ebrmbysja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-26T00:08:04+00:00","article_modified_time":"2018-03-18T10:39:03+00:00","og_image":[{"width":314,"height":235,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ballkan.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit","datePublished":"2016-09-26T00:08:04+00:00","dateModified":"2018-03-18T10:39:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/"},"wordCount":2124,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ballkan.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/","name":"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ballkan.jpg","datePublished":"2016-09-26T00:08:04+00:00","dateModified":"2018-03-18T10:39:03+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ballkan.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ballkan.jpg","width":314,"height":235},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pashallare-te-ballkanit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pashallar\u00eb t\u00eb Ballkanit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7035\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}